Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Kosovë: Autoritetet kundërshtojnë çdo synim për ndarjen tokësore të vendit

    Kosovë: Autoritetet kundërshtojnë çdo synim për ndarjen tokësore të vendit

    16 Maj 2011

    Në Kosovë, autoritetet kanë shprehur sot kundërshtimin e tyre ndaj çdo synimi për ndarjen tokësore të Kosovës. Këto komente pasuan deklaratat e Ministrit serb të Punëve të Brendshme Ivica Daçiç, i cili ka theksuar se ndarja është zgjidhje për problemin e Kosovës. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se për të ardhmen e vendit vendosin qytetarët e saj dhe partnerët ndërkombëtarë.

    Autoritetet në Prishtinë hodhën sërish sot poshte çdo mundësi për ndarjen tokësore të Kosovës. Këto komente pasuan deklaratat e Ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë Ivica Daçiç, sipas të cilit serbët e Kosovës duhet ti bashkohen Serbisë, ndërsa pjesa tjetër të ndahet nga Serbia, edhe pse sipas tij, kjo nuk i pëlqen, as Beogradit e as Prishtinës. Ai i ka quajtur “sterile” bisedimet e nisura në Bruksel ndërmjet Beogradit e Prishtinës, pasi që sipas tij, do të kalojnë vite e dekada dhe nuk do të arrihet asgjë nëpërmjet tyre. Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi, thotë se për të ardhmen e Kosovës vendosin qytetarët e saj dhe partnerët ndërkombëtarë.

    “Asnjëherë Serbia nuk ka mundur të vendos për Kosovën, por për Kosovën vendosin qytetarët e saj dhe partnerët tanë ndërkombëtarë Brukseli dhe Washingtoni. Vullnetet e Serbisë kanë sjellë luftëra, gjenocide dhe shenja të pakënaqësisë në rajon. Unë duhet të besoj se ata do të ndryshojnë kapitullin nga koha e konfrontimeve në kohën e bashkëpunimeve.”, tha zëvendëskryeministri Kuqi.

    Kosova shpalli pavarësinë ne shkurt të vitit 2008 dhe është njohur nga 75 vende të botës në mesin e të cilave Shtetet e Bashkuara dhe vendet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian. Por, pavarësia e Kosovës vazhdon të kundërshtohet ashpër nga Serbia, me të cilën Kosova, ka filluar një raund bisedimesh për zgjidhjen e çështjeve praktike të interesit të përbashkët.

    Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sërish gjatë dy ditëve të ardhshme në Bruksel në raundin e katërt të bisedimeve, të cilat siç thuhet, do të përfshijnë çështjen e personave të zhdukur, të trashëgimisë kulturore dhe njohjes së diplomave shkollore dhe universitare. Në takimin e radhës, ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian Robert Kuper pritet t’u paraqes delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit një kuadër të një marrëveshjeje që ka të bëjë me telekomunikacionin, energjinë dhe lëvizjen e lirë, tema këto që janë shtruar tashmë në bisedime ndërmjet të dyja palëve.

    Në Prishtinë, opozita thotë se bisedimet janë në favor të Serbisë dhe Kosova nuk do të ketë asnjë përfitim prej tyre në këtë periudhë kur Beogradi refuzon të njoh pavarësinë e Kosovës dhe kontrollon një pjesë të territorit të saj me strukturat paralele. Por, udhëheqësit e qeverisë besojnë se fundi i bisedimeve do të shënojë edhe një hap drejt forcimit të paqes në rajon.

    voa albanian

  2. #2

    Kantrimen: Ndryshimi i kufijve në Ballkan i papranueshëm dhe i rrezikshëm

    Kantrimen: Ndryshimi i kufijve në Ballkan i papranueshëm dhe i rrezikshëm

    Zëri i Amerikës, Uashington

    E premte, 27 Maj 2011


    Ndihmës Zëvendës Sekretari i Shtetit për Euroazinë Thomas Countryman, tha se ndryshimi i kufijve në Ballkan është i papranueshëm dhe madje i rrezikshëm. Në një intervistë për shërbimin serb të Zërit të Amerikës, zyrtari i lartë amerikan tha gjithashtu se njerëzit në Kosovë dhe Serbi presin rezultate nga bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës që po zhvillohen në Bruksel.

    Zyrtari i lartë amerikan e hodhi poshtë idenë e shprehur së fundi nga ministri i brendshëm serb Ivica Daçiç për mundësinë e ndarjes së Kosovës. Ai tha se çështja e ndarjes apo e statusit të Kosovës nuk është pjesë e bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel mes Beogradit dhe Prishtinës.

    Për Shtetet e Bashkuara, për Kosovën, dhe për shumë vende tjera të BE-së kjo është e qartë. Për Shtetet e Bashkuara ndryshimi i kufijëve është jo real, i papranueshëm madje edhe i rrezikshëm.”

    Popujt dhe kombësitë e Ballkanit duhet të bashkëjetojnë, tha zoti Countryman, duke shtuar se nuk është e mundur dhe as e pranueshme që të bëhen ndarje të territoreve në baza etnike. Sipas tij, një proces i tillë i ndarjes së kufijve në baza etnike nuk mund kryehet me sukses dhe në mënyrë paqësore.

    Lidhur me synimet e Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit tha se nuk mendon që Serbia mund të pranohet në Bashkimin Evropian pa pranuar realitetin e ri të krijuar në Kosovë.

    “Natyrisht çështja se kush pranohet në Bashkimi Evropian është punë e Brukseli dhe jo e Uashingtonit. Por unë mendoj se Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm të pranojë në gjirin e tij një vend tjetër që ka pretendime territoriale. Unë nuk e shoh mundësinë e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian për sa kohë që Serbia nuk e pranon realitetin e krijuar në Kosovë.”

    Lidhur me bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës ndihmës zëvendës sekretari Countryman tha se ato po shkojnë më mirë se ç’është pritur. Ai tha se bisedimet po zhvillohen në një frymë profesionale, palët kanë treguar respekt ndaj njëri tjetrit, gatishmëri dhe fleksibilitet. Por sipas tij ende nuk ka patur vullnet politik për bisedime serioze për zgjidhjen e problemeve praktike. Shqiptarët dhe serbët në Kosovë e Serbi, tha ai, presin rezultate të cilat do të përmirësojnë jetën e tyre të përditshme.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Pse A Hala Se Kan Nda Zyrtarisht Qudi Po Veriu Ku I Bjen

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •