Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 44
  1. #1

    Thumbs up Zbulohet kontrata midis Qeverisė dhe Bechtel-Enka !!!

    Sot nė Kuvendin e Republikės tė Kosovės deputetėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! Visar Ymeri dhe Albin Kurti e bėnė publike kontratėn midis Qeverisė sė Kosovės dhe Bechtel-Enka.



    Kjo kontratė i ėshtė dėrguar para pak ditėsh Albin Kurtit dhe Visar Ymerit nga persona tė panjohur.



    Deputetėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! e kanė ndjerė si obligim moral qė kėtė kontratė, qė po mbahet e fshehur nga Qeveria e Kosovės ta ndajnė me publikun. Ekspertėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! janė duke e analizuar nė hollėsi kėtė kontratė dhe sot, 16 maj, nė ora 15:00 nė zyrat e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! do tė mbajmė konferencė pėr media nė lidhje me kėtė ēėshtje.



    Duket se insistimi i vazhdueshėm i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! qė kjo kontratė tė bėhet publike, ka bėrė qė Albinit e Visarit t’i dėrgohet kjo kontratė nė adresat e tyre.



    Njė kopje e kontratės iu ėshtė dhėnė tashmė gazetarėve .



    Me kėtė rast Albin Kurti tha se “Lėvizja VETĖVENDOSJE! ėshtė pėr rrugėn e kombit, por ne duam transparencė tė plotė pėr gjithēka qė bėhet nė emėr tė kombit”.

    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,2971&author=0
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Autostrada, VV: Kontrata sekrete, e dėmshme pėr qytetarin16-05-2011 21:17 CET Lėvizja Vetėvendosje e quan anti-kushtetuese pretendimin e Qeverisė sė Kosovės pėr ta mbajtur “sekrete” kontratėn pasi me kėtė mbrohen interesat e kontraktorit. Vetėvendosje e bėri publike kontratėn e shumėpėrfolur pėr ndėrtimin e autostradės, e cila u pohua se ishte dėrguar pėrmes postės nė adresat e shtėpive tė disa prej zyrtarėve tė partisė.

    Nė mėngjes, gjatė njė konference pėr medie nga Kuvendi, ishin deputetėt Albin Kurti dhe Visar Ymeri qė shpėrndanė kopjet e kėsaj kontrate, ndėrsa pasdite folėn mė konkretisht Shpend Ahmeti e Besnik Bislimi. Ata thanė se tė gjeturat e para nga kjo kontratė dėshmojnė pėr kushte shumė tė pafavorshme dhe pėr njė transferim komplet tė rreziqeve eventuale tek qeveria e Kosovės ndėrsa mė e rrezikshme ėshtė se nuk shkruhet askund ēmimi i tėrėsishėm i kontratės.

    “Ndėr gjetjet mė shqetėsuese nė kontratė shihen edhe pagesat automatike qė i bėhen Bechtel-Enka pėr transferim tė makinerisė nė Kosovė, pėr mirėmbajtjen e makinerisė, kthimin e saj nė vendin e origjinės, por edhe pėr kthimin e vetė punėtorėve tė huaj tė stacionuar nė Kosovė”, ka thėnė Ahmeti.

    Ahmeti mė tej ka thėnė se ėshtė skandaloze kėrkesa qė “pėr ndėrmjetėsim tė pagesave pėr nėn-kontraktorėt eventual, Bechtel-Enkas t’i paguhet njė provision prej 8%, njėsoj siē janė tepėr tė larta normat e interesit tė aplikuara nė rast tė vonesave me pagesė”.

    Vetėvendosje pretendon se “shkelje tė mėdha janė vėrejtur edhe tek ēmimet pėr njėsi ku nė rastet si tė betonit, rėrės apo zhavorit, janė paraparė ēmime disa herė mė tė larta se ēmimet e tregut nė rajon. Rėra paguhet me ēmim 28 euro, ndėrsa ēmimi nė treg ėshtė 10 – 13 Euro; betoni paguhet me ēmim rreth 180 euro, ndėrsa ēmimi nė treg ėshtė 75 euro”.

    Sipas kėsaj lėvizjeje, kjo kontratė nė tėrėsi rezulton tė jetė mjaft e dėmshme pėr tatimpaguesit, qytetar tė Kosovės, dhe Lėvizja Vetėvendosje! fton tė gjithė ekspertėt e vullnetit tė mirė qė t’i bashkohen asaj nė studimin e kontratės dhe gjetjen e mėnyrave pėr minimizimin e dėmit qė i shkaktohet buxhetit tė vendit.

    “Duam tė pėrsėrisim edhe njė herė se jemi fuqishėm pėr Rrugėn e Kombit, por jemi po ashtu fuqishėm tė vendosur qė tė shfrytėzojmė tė gjithė mekanizmat ekzistues pėr tė parandaluar keqpėrdorimet nė emėr tė saj”, ėshtė thėnė, mes tjerash, nė konferencėn pėr medie tė lėvizjes Vetėvendosje. /zėri/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...per-qytetarin/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    Vetėvendosja: Kjo ėshtė kontrata nė vlerė prej 659 milionė €
    Nga Express mė 16 maj 2011 nė ora 17:20
    (E plotėsuar) Pėrderisa paradite nė konferencė pėr media e ka bėrė publike kontratėn ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės dhe konzorciumit “Bechtel&Enka” pėr autostradėn Vėrmicė-Merdare, nė konferencėn e pasdites, Lėvizja Vetėvendosje ka paraqitur detaje tė kėsaj kontrate dhe tashmė ėshtė e bindur qind pėr qind se kjo ėshtė kontrata origjinale, ani pse i mungojnė nėnshkrimet.

    Ekonomistėt e kėsaj lėvizje, Shpend Ahmeti e Besnik Bislimi edhe njėherė kanė paraqitur qėndrimin e Vetėvendosje pėr rrugėn e kombit, duke thėnė se Lėvizja Vetėvendosje e mbėshtetė ndėrtimin e kėsaj rruge, por kundėrshton keqpėrdorimit nė emėr tė kombit.

    Pėr kontratėn tė cilėn paradite Albin Kurti e Visar Ymeri e kanė bėrė publike, por nuk kanė folur me siguri tė plotė nėse ėshtė origjinale, pasdite Shpend Ahmeti ėshtė shprehur i bindur se ėshtė ajo, edhe pse nuk ka nėnshkrime, duke thėnė se e kanė krahasuar me njė tjetėr kontratė me nėnshkrime.

    “Jemi tė bindur se kjo ėshtė kontrata e fundit, sepse tanimė e kemi parė edhe njė version me nėnshkrime. Prandaj mendojmė se kjo kontrata 100 pėr qind ajo qė ėshtė nėnshkruar nė fund me ‘Bechtel&Enka’”, ka thėnė Ahmeti.

    Sipas pėrfaqėsuesve tė Vetėvendosjes nė kontratė ėshtė specifikuar nė mėnyrė fikse ēmimi prej 659 milionė e 813 mijė e 400 euro e 39 centė, por ndėrkohė nė brendėsi tė kontratės nuk pėrfshihet asnjė ēmim fiks.

    Shpend Ahmeti ka thėnė me kėtė rast se edhe kursimet prej 350 milionėve qė i pėrmend kryeministri nuk janė tė qėndrueshme.

    “Para disa javėsh dėgjuam se do tė ketė kursime 350 milionė euro. Nėse kontrata ėshtė 659 milionė, a do tė thotė se kjo rrugė do tė na kushtojė 300 milionė. Jo, sepse kryeministri vetė tha se do tė na kushtojė diku rreth 700 milionė euro. Domethėnė, sipas tij, 1 miliard paska kushtuar autostrada qė pas kėtyre kursime tė kushtojė 700 milionė. Domethėnė flasin me aq lehtėsi pėr qindra miliona euro qė janė aq tė vlefshme pėr buxhetin e Kosovės, sa qė kjo ėshtė marramendėse”, ka thėnė Ahmeti.

    Kurse, Besnik Bislimi ėshtė ndalur tek anėt tjera tė kontratės, duke paraqitur favorizime tė ndryshme tė kompanisė “Bechtel&Enka”.

    “Nė kuadėr tė ēmimit parashihen edhe disa pagesa direkte nė ‘Bechtel&Enka’. Pėr shembull ata marrin 40 milionė euro pagesė fillestare, vetėm pėr ta sjellur makinerinė e vetė nė Kosovė. Pastaj pėr amortizimin e kėsaj makinerie marrin pėr ēdo muaj nga 1 milionė euro, pastaj marrin para pėr ta kthyer makinerinė nė vendin e tyre, marrin para pėr t’i kthyer punėtorėt qė kanė punuar nė Kosovė nėpėr vendet e tyre. Do tė thotė pėr ēdo hap tė punės ata marrin para prej Qeverisė sė Kosovės”, ka thėnė Bislimi.

    Sipas tij, nė bazė tė tenderit parashihet qė kompanitė ofertuese tė ofrojnė edhe dizajnin e rrugės dhe kontos, por njė gjė tė tillė nuk e ka bėrė ‘Bechtel&Enka’.

    Ndėrkaq njė tjetėr element qė veēon Bislimi, ėshtė fakti se ēmimet nė kontratė vlejnė vetėm pėr tri vjet dhe nėse punimet vazhdojnė pėr mė gjatė se tri vjet, nė emėr tė inflacionit automatikisht tė gjitha ēmimet rriten pėr 12 pėr qind, pa bėrė njė analizė se sa mund tė jetė inflacioni nė kėto tri vjet.

    Po ashtu edhe proklamimin se kompania ėshtė e obliguar tė punėsojė staf lokal, Bislimi e quan farsė, ngase nė kontratė sipas tij, kompania vetėm inkurajohet tė pranojė staf lokal, por nuk obligohet dhe sipas tij, ky numėr i punėtorėve lokalė do tė jetė 1 mijė e 533, qė do tė arrihet nė vitin 2012.

    Me kėtė rast, pėrfaqėsuesit e Vetėvendosjes kanė krahasuar edhe ēmimet pėr njėsi, tė cilat sipas kontratės, pėr “Bechtel&Enka” janė tė panegociueshme.

    “Betonin ne e paguajmė 180 euro pėr kub sipas kontratės, nė treg mund tė gjendet me 75 euro. Mė shumė se dyfishi i tregut. Rėra paguhet me 26 euro sipas kontratės, nė treg mund tė gjendet 10 deri nė 13 euro, pra dyfishi i asaj qė ėshtė nė treg. Nėse po duam ekonomi tė tregut, sė paku t’i marrim ēmimet e tregut. Pse janė kėto ēmime tė panegociueshme. Asfalti, shtresa e fundit paguhet me 117 euro pėr ton, ndėrsa ne nė treg mund ta gjejmė me ēmimin nga 70 deri nė 80 euro”, ka thėnė Shpend Ahmeti.

    Kontrata sipas Lėvizjes Vetėvendosje, ėshtė kopje e kontratės sė Shqipėrisė, ndėrsa ata kanė paralajmėruar se do tė analizojnė edhe mė shumė bashkė edhe me ekspertė tė tjerė pėr tė nxjerrė detaje tjera tė saj. Po ashtu ata kanė thėnė se do tė shohin mėnyrėn se si do ta ngrisin kėtė ēėshtje nė Kuvendin e Kosovės.

    Pėrfaqėsuesit e Vetėvendosjes, kanė theksuar se publikimin e kėsaj kontrate e bėjnė duke u bazuar nė nenin 97 qė paraqet pėrgjegjėsinė e Qeverisė, nė nenin 120 qė thotė se shpenzimet publike dhe mbledhja e tė hyrave, duhet tė bazohet nė parimet e llogaridhėnies, efektshmėrisė, efikasitetit dhe transparencės, nė rregulloren e punės sė Qeverisė dhe nė vetė kontratėn e nėnshkruar.

    Vetėvendosja publikon kontratėn mes Qeverisė dhe ‘Bechtel&Enka’

    Lėvizja Vetėvendosje ka bėrė tė hėnėn publike njė kopje tė kontratės ndėrmjet Qeverisė sė Kosovės dhe konsorciumit “Bechtel&Enka” pėr ndėrtimin e autostradės Vėrmicė -Merdare. Albin Kurtit dhe Visar Ymerit kjo kontratė prej 103 faqesh nė gjuhėn angleze u ka shkuar me postė nė adresat e shtėpive nga persona tė panjohur.

    Pavarėsisht se nuk e dinė se kush ua ka dėrguar kėtė kontratė, Kurti e Ymeri besojnė se kjo ėshtė kontrata origjinale, duke pasur parasysh faktin se aty flitet pėr sektorėt e caktuar tė autostradės qė do tė ndėrtohet nė Kosovė.

    Megjithėse kanė thėnė se u ėshtė dorėzuar para disa ditėsh, Kurti e Ymeri nuk kanė qenė nė gjendje tė japin ndonjė detaj tė kėsaj kontrate, por kanė thėnė se gjatė ditės ekspertėt e kėsaj lėvizje do ta analizojnė dhe nė njė konferencė pėr media nė orėn 15.00 do tė bėjnė publike analizėn e kontratės.

    Shefi i GP tė Vetėvendosjes, Visar Ymeri nuk ka qenė i qartė pėr saktėsinė e kontratės, por ai beson se kjo ėshtė kontrata origjinale.

    “Kontrata ėshtė e nėnshkruar. Nėnshkrimet nuk janė, por ėshtė kontratė qė ka tė bėjė me autostradėn qė e lidhė Merdarėn me Morinėn, me autostradėn nė Shqipėri dhe kėtu janė logot edhe tė korporatės “Bechtel&Enka” edhe tė Qeverisė sė Kosovės dhe nė pėrmbajtjen e saj shihet se flitet pėr sektorėt, ose segmentet qė do tė ndėrtohen nė Kosovė. Pra kjo kontratė ėshtė kontratė qė e ka nėnshkruar Qeveria e Kosovės me “Bechtel&Enka”. Mirėpo pėr ta verifikuar nėse saktėsisht ėshtė kjo kontratė konsiderojmė se duhet ta pyesni Qeverinė qė ta bėni njė krahasim mes asaj qė e ka Qeveria, tė cilėn nuk po e bėn publike, me kėtė kontratė”, ka thėnė Ymeri.

    Edhe Albin Kurti i pyetur pėr deklaratat e fundit tė udhėheqėsve serb pėr mundėsinė e ndarjes sė Kosovės, nuk ka dashur tė flas pėr kėtė, por ka thėnė se kjo konferencė ėshtė vetėm pėr ēėshtjen e autostradės, kundėr tė cilės megjithatė, ka thėnė se nuk ėshtė as Lėvizja Vetėvendosje.

    “Ne jemi pėr rrugėn e kombit, por ne jemi pėr transparencė, pėr gjithēka qė bėhet nė emėr tė kombit. Po e ndajmė me juve kėtė kontratė, sepse duam qė qytetarėt e Kosovės tė jenė nė dijeni tė asaj se ēfarė po bėn Qeveria e Kosovės me paratė e qytetarėve tė Kosovės. Ne si deputetė tė Kuvendit na ėshtė dhėnė kjo kontratė dhe ndjejmė pėrgjegjėsi qė ta publikojmė atė”, ka thėnė Kurti.

    As Kurti as Ymeri nuk kanė qenė nė gjendje tė japin asnjė koment sa i pėrket pėrmbajtjes sė kontratės, as pėr ēmimin e saj, por kanė dhėnė se ekspertėt e Vetėvendosjes do ta analizojnė dhe gjatė ditės do tė nxjerrin konkluzionet.

    Lėvizja Vetėvendosje edhe mė herėt ka kėrkuar nga Qeveria e Kosovės qė ta bėjė publike kėtė kontratė, ndėrkaq nė seancėn e fundit plenare, kryeministri Hashim Thaēi me kėrkesė tė Vetėvendosjes, ka bėrė tė ditur se ēmimi i kėsaj kontrate ėshtė rreth 700 milionė euro./kosovapress/

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,14,53859
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #5
    Kam nje pytje: e dini gje ju se kush eshte pronari i Bechtel? Do jua di per nder, nese ma tregoni si informacion.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Kam nje pytje: e dini gje ju se kush eshte pronari i Bechtel? Do jua di per nder, nese ma tregoni si informacion.
    Bechtel eshte kompani amerikane: http://en.wikipedia.org/wiki/Bechtel

    Ajo qe s'po kuptoj eshte kjo: perse segmenti Prishtine -Merdar ne menyre manipuluese paraqitet si pjese e Rruges se Kombit?? Kombi nuk fillon ne Merdar. Bravo te qofte Thaci, u mbushe xhepat te gjitheve dhe vetes sate, i cove the uje ne mulli Serbise, dhe te gjitha keto nen termin patriotik "Rruga e Kombit".

    PS: Themeluesi i hershem i kompanise Bechtel ka pas qene drejtor i CIA gjate luftes se ftohte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sofi _ : 16-05-2011 mė 18:42

  7. #7
    Sofi, qe eshte amerikane e di une, por a e thote se cili eshte pronari i vertete aty?

    Sa per ate qe thua se cuditesh, te them te drejten nuk marr vesh gje

  8. #8
    Citim Postuar mė parė nga Sofi _ Lexo Postimin
    PS: Themeluesi i hershem i kompanise Bechtel ka pas qene drejtor i CIA gjate luftes se ftohte.
    Tani e pashe kete shtesen. Sec kam nje mendje te mbrapshte une kshu....Mos valle po mendon te njejten gje si une?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Sofi, qe eshte amerikane e di une, por a e thote se cili eshte pronari i vertete aty?

    Sa per ate qe thua se cuditesh, te them te drejten nuk marr vesh gje
    Themeluesi i kompanise eshte John McCone, ish-drejtor i CIA gjate luftes se ftohte, sic thashe dhe me siper. Nuk e di nese aktualisht ka nje person te vetem ne pronesi. Por di qe historikisht jane perfshire ne projekte shume fitimprurese nepermjet dhenies se tenderave nga Qeveria Amerikane.


    Cfare nuk more vesh per ate qe shkrova ne lidhje me rrugen? Per te saktesuar: nuk e kuptoj sesi ai segment rrugor qe permenda konsiderohet si pjese e rruges se kombit. Rruga e Kombit eshte Durres-Prishtine - > ky segment lidh Shqiperine dhe Kosoven e jo ai i Prishtine-Merdar.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Sofi _ Lexo Postimin
    Bechtel eshte kompani amerikane: http://en.wikipedia.org/wiki/Bechtel

    Ajo qe s'po kuptoj eshte kjo: perse segmenti Prishtine -Merdar ne menyre manipuluese paraqitet si pjese e Rruges se Kombit?? Kombi nuk fillon ne Merdar. Bravo te qofte Thaci, u mbushe xhepat te gjitheve dhe vetes sate, i cove the uje ne mulli Serbise, dhe te gjitha keto nen termin patriotik "Rruga e Kombit".

    PS: Themeluesi i hershem i kompanise Bechtel ka pas qene drejtor i CIA gjate luftes se ftohte.
    Po pse kaq shume kohe tu desh ty per te kuptuar qe ajo qe u be ne Shqiperi dhe qe po behet ne Kosove , nuk eshte "Rruga e Kombit "? Ajo eshte as me pak dhe as me shume "Rruga e Serbit dhe e Rusit" ! Kjo rruge u be qe Serbi te kishte dalje ne detin Adriatik ku qeveria Shqiptare me siguri (ne mos ia ka dhene) do t'i jape eskluzivitet ne portin e Shengjinit dhe dalje ne Durres !

    Po te qe per Kombin duhej bere "Rruga e Arberit" qe i sherbente edhe Korridorit te 8-te , nga ku trojet shqiptare ktheheshin ne nje miniere eurosh dhe ne nje rruge zhvillimi !

    Po kush ta beje burri i Sllobodankes ?

  11. #11
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    konsorcium Turko-Arabo-Magjypo-Amerikano-Evropian, ashtu sic jua ka enda Talebaneve Arabo-Kristian.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Te gjith besoi se e pam marrin e radhes se ketyre klyshqve te vetfundosjes argatve te serbis para televizionit duelen kishe po thoim diqka
    a ne realitet treguan haptazi qe jan argat te serbis
    a e pat si e paraqiten nji kontrat te falcifikuar nga sebet plus kopje e duelen e ban veten hor haaaaaaaaaa

    flm per ket tem ti hapsi i temes
    ke fillue meu kthye mbar edhe ti e ke pa qe keta te vetfundosjes me te vertet jan argat te shkaut
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  13. #13
    Ajo eshte as me pak dhe as me shume "Rruga e Serbit dhe e Rusit" ! Kjo rruge u be qe Serbi te kishte dalje ne detin Adriatik ku qeveria Shqiptare me siguri (ne mos ia ka dhene) do t'i jape eskluzivitet ne portin e Shengjinit dhe dalje ne Durres !
    C'a nuk lexon njeriu ketu thuaj!!! Eshte bere forumi si fushe ku hedhin anetaret gjyle topi, vec te bie ku te bie....

    Si thote edhe nje shok i imi: "C'a nuk po na shohin veshet, dhe c'a nuk po na degjojne syte"

    Naten me mire, se ketu te luan tepeleku!

  14. #14
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    C'a nuk lexon njeriu ketu thuaj!!! Eshte bere forumi si fushe ku hedhin anetaret gjyle topi, vec te bie ku te bie....

    Si thote edhe nje shok i imi: "C'a nuk po na shohin veshet, dhe c'a nuk po na degjojne syte"

    Naten me mire, se ketu te luan tepeleku!
    Shkurt i thone te masesh peshen e b.yckes me termometer :P

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Sot nė Kuvendin e Republikės tė Kosovės deputetėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! Visar Ymeri dhe Albin Kurti e bėnė publike kontratėn midis Qeverisė sė Kosovės dhe Bechtel-Enka.



    Kjo kontratė i ėshtė dėrguar para pak ditėsh Albin Kurtit dhe Visar Ymerit nga persona tė panjohur.



    Deputetėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! e kanė ndjerė si obligim moral qė kėtė kontratė, qė po mbahet e fshehur nga Qeveria e Kosovės ta ndajnė me publikun. Ekspertėt e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! janė duke e analizuar nė hollėsi kėtė kontratė dhe sot, 16 maj, nė ora 15:00 nė zyrat e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! do tė mbajmė konferencė pėr media nė lidhje me kėtė ēėshtje.



    Duket se insistimi i vazhdueshėm i Lėvizjes VETĖVENDOSJE! qė kjo kontratė tė bėhet publike, ka bėrė qė Albinit e Visarit t’i dėrgohet kjo kontratė nė adresat e tyre.



    Njė kopje e kontratės iu ėshtė dhėnė tashmė gazetarėve .



    Me kėtė rast Albin Kurti tha se “Lėvizja VETĖVENDOSJE! ėshtė pėr rrugėn e kombit, por ne duam transparencė tė plotė pėr gjithēka qė bėhet nė emėr tė kombit”.

    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,2971&author=0

    Mujota reagon ndaj Vetėvendosjes

    Ministri i Infrastrukturės, Fehmi Mujata

    Ministri i Infrastrukturės, Fehmi Mujata, pėrmes njė konference pėr media tė hėnėn nė orėt e pas ditės, ka reaguar ndaj publikimit tė njė kopje tė kontratės qė ka tė bėjė me “Rrugėn e kombit” mes Qeveris dhe kompanisė “Bechtel-Enka” nga Lėvizja Vetėvendosje, duke i quajtur veprimet e Vetėvendosjes “aventura politike”.

    Ministri Mujota ka theksuar se projekti i autostradės po shkon drejt pėrfundimit tė 38 kilometrave tė para, fal punės dhe bashkėpunimit tė shkėlqyeshėm tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe konzorciumit “Bechtel-Enka”.

    “Pėrkundėr kėsaj, sot para qytetarėve tė vendit pėrmes kundėrshtuesve politik tė projektit mė tė rėndėsishėm nė Republikėn e Kosovės, autostradės Vėrmicė-Merdare, janė sulmuar institucionet legjitime tė vendit tonė, duke bėrė publike njė dokument anonim pėr kredit politik”, ka thėnė Mujota.

    Ai ka thėnė se pasojat e dhunės sė shkaktuar janė tė freskėta dhe nuk mund tė mbulohen dhe as tė harrohen, me siē i ka quajtur ai kėso lloj aventura politike, qė po bėnė Vetėvendosja.

    Mujota ka shtuar se kontrata se kontrata mes Qeveris dhe kompanisė “Bechtel-Enka”, ėshtė kontrata mė e mirė qė ndonjėherė ndonjė qeveri ka arritur nė rajon. Kėtė projekt ai e ka vlerėsuar si njė projekt gjigant pėr Kosovėn.

    “Ftojmė Vetėvendosjen tė punojė me ne, ta ndėrtojmė Kosovėn dhe jo nė dėm tė njė projekti kaq madhorė ta zhvendosin vėmendjen e opinionit publik nga dhuna qė ushtruan ditė mė parė ndaj institucioneve tė Republikės sė Kosovės”, tha ai.

    Me kėtė rast, ministri Mujota i ka ftuar tė gjithė kundėrshtuesit e “Rrugės sė kombit”, qė nė vend tė frustrimit dhe refuzimit, ta vizitojnė trasenė e autostradės dhe tė pėrjetojnė jetėsimin e saj
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Tani e pashe kete shtesen. Sec kam nje mendje te mbrapshte une kshu....Mos valle po mendon te njejten gje si une?
    Haha

    Po


    PS: ne lidhje me segmentin e fundit rrugor, sinqerisht nuk shoh se cfare fitimi sjell per 'kombin' kur konsiderohet si pjese e rruges se kombit...Merdar lidh Kosoven me Serbine e jo Shqiperine me Kosoven...nejse....

  17. #17
    Ore ju Militante te PDK-se se Hashim Thacit - Esad Pashe Toptanit, juve cdo dite po ju del ngjyra e vertete, juve cdo dite e me teper po tregoheni se kush jeni.

    Ju jeni ata qe shitet indentitetin Kombetar Shqiptar, ju jeni ata qe shitet flamurin kombetar shqiptar e kontabaduat flamurin e Pokraines se Serbise, ju jeni ata qe hyte ne bisedime me Serbin pa as te vetmin kusht, ju jeni ata qe pruat Kosoven ne kete gjendje te mjerueshme, ju jeni ata qe vidhni votat e lira te qytetareve, ju jeni ata qe vidhni leket e qytetareve te Kosoves, ju jeni ata qe keqperdorni luften e UCK-se dhe deshmoreve te saj vetem e vetem per qellimet e juaja personale.

    Ju militante te Hshim Thacit - Esad Pashe Toptanit kot e keni, se gradualisht i tere Kombi Shqiptare shofin se cfare jeni ju.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar mė parė nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Ore ju Militante te PDK-se se Hashim Thacit - Esad Pashe Toptanit, juve cdo dite po ju del ngjyra e vertete, juve cdo dite e me teper po tregoheni se kush jeni.

    Ju jeni ata qe shitet indentitetin Kombetar Shqiptar, ju jeni ata qe shitet flamurin kombetar shqiptar e kontabaduat flamurin e Pokraines se Serbise, ju jeni ata qe hyte ne bisedime me Serbin pa as te vetmin kusht, ju jeni ata qe pruat Kosoven ne kete gjendje te mjerueshme, ju jeni ata qe vidhni votat e lira te qytetareve, ju jeni ata qe vidhni leket e qytetareve te Kosoves, ju jeni ata qe keqperdorni luften e UCK-se dhe deshmoreve te saj vetem e vetem per qellimet e juaja personale.

    Ju militante te Hshim Thacit - Esad Pashe Toptanit kot e keni, se gradualisht i tere Kombi Shqiptare shofin se cfare jeni ju.
    HAAAAAAAAAAAAA
    u pa edhe u vertetue sot para TV.se ini ngul keq po luen serbija me juve qysh po i qohet
    po ju te vetfundosjes si keni as dy ko.qe men bre po qysh kerkoni konferenc per shtyp me kontrata te falcifikuara plus kopje haaaaaaaa
    tregoni perse ini kaq magar
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Llapi;

    Citim Postuar mė parė nga Llapi Lexo Postimin
    HAAAAAAAAAAAAA
    u pa edhe u vertetue sot para TV.se ini ngul keq po luen serbija me juve qysh po i qohet
    po ju te vetfundosjes si keni as dy ko.qe men bre po qysh kerkoni konferenc per shtyp me kontrata te falcifikuara plus kopje haaaaaaaa
    tregoni perse ini kaq magar
    PSE TI LAPUSH E KENI ORIGJINALIN E ATI DOKUMENTI PO EDHE KUSH ZBULON DIQKA PER JUVE ME SIGURI ESHT UDBASH AAHAHHA KURSE SA IPERKET SERBIS AJO JO SHUM LARG LUJTI ME JUVE QOKE MIDIS PRISHTINE KURSE NE KOSOVE IMADH E I VOGEL E DIN SE KJO QEVERI ESHT QEVRI E GENJESHTARVE SI KUR ME RASTIN E RITJES RROGAVE NDAJ ARSIMTARVE

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Kjo Autostrad Si Gurisht Lidh Kosoven Me Serbin Kjo Qeveri Syt I Ka Kah Serbia E Jo Kah Shqiperia Kta Matufat E Pdk-s Per Serbi Jan Ne Gjendje Edhe Me Vra Shqiptar Kujdes Jan Rac E Poshter

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •