Kundėrshtarėt e autostradės, kundėrshtarėt e lirisė
19-05-2011 12:24 CET
Kryeministri Hashim Thaēi tha para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės se kontrata me konsorciumin Bechtel- Enka, e publikuar ditė mė parė nga Lėvizja Vetėvendosje, nuk ėshtė versioni final.
Thaēi siguroi ligjvėnėsit se transparenca financiare e projektit ėshtė e plotė dhe se gjitha shpenzimet deri nė detaje janė tė pėrfshira nė ligjet pėrkatėse pėr buxhetin. Ndėrkaq, Lėvizja Vetėvendosje, pėrmes deputetit Visar Ymerit, kėrkoi qė kontrata origjinale e qeverisė me konsorciumin Bechtel- Enka tė bėhet publike.
Nė pėrgjigje kryeministri Hashim Thaēi ka shkuar mė tej me akuzat ndaj Lėvizjes Vetėvendosje. Ai tha se kundėrshtimet pėr autostradėn bėhen nga ata qė kanė kundėrshtuar edhe dokumentet qė sollėn lirinė dhe pavarėsinė e vendit.
Kuvendi i Kosovės nė seancėn e sotme pėrveē tjerash do tė shqyrtojė edhe raportin financiarė pėr Buxhetin e Republikės sė Kosovės, pėr vitin 2010 si dhe do tė mbajė debat pėr masakrėn e Burgut tė Dubravės.
Ndėrkaq, partia mė e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK), nė shenjė revolte, ka braktisur tė enjten punimet e seancės plenare tė Kuvendit tė Kosovės. Deputetėt e LDK-sė kėtė veprim e kanė marrė pasi gjatė shqyrtimit tė Raportit financiar pėr Buxhetin e Republikės sė Kosovės, pėr vitin 2010 nė seancė nuk kanė qenė tė pranishėm as kryeministri e as ndonjė ministėr tjetėr.
Shefi i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, Ismet Beqiri ka thėnė se kjo qeveri nuk ėshtė serioze. /rtk/indeksonline/zėri/
Krijoni Kontakt