Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 86 prej 86
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-05-2011
    Postime
    78
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Fakulteti i Drejtesise perfshin shume lende te tjera, eshte me gjitheperfshires, dhe eshte shume terheqes. Ka shume volum nuk e mohoj, por eshte tejet i bukur, une e kam pasur me shume qejf, sepse tani e kam kryer.

    Se pari ty te duhet te japesh lendet me zgjedhje si provim shteteror, qe te besh preferencen e juridikut dhe duhet ta fitosh. E ke plotesuar formularin? Duhet te japesh provimet e lendeve me zgjedhje, qe te fitosh te drejten e arsimit te larte.

    Pra si fillim, duhet ta fitosh te drejten e te qenurit student se pari, pastaj flasim si te jesh student i sukseshem.
    Ke aplikuar per provimet?

    E prisja pergjigjen tende ne lidhje me keshillat se si te jem student i shkelqyer..
    Mbase nuk ke pasur kohe, por do ta pres, gjithsesi!

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-05-2011
    Postime
    78
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    BrokenSmile, do jesh nga fillimi i studimeve ti prandaj po m'dukesh shume e gezuar prit edhe icik se do fillojne ankimet. Me leje te ankohem pak tani lol, mengjesi shume i bukur perjashta, dielli ndricon, zogjte kendojne ahhh pranvere edhe ku me ke mua, po filloj diten me thashethemet e forumit derisa te zhys koken mbi libra.

    Angelina, me kembe te mbare sot!!

    Citrusse ti them dhe dy llafe ty.....merr shembull nga ne te 3-ja derisa te plakemi do jemi duke studiuar. Mua cdo dege tjeter me duket teper e lehte ne krahasim me kete qe po bej, volumi i mesimeve qe duhet te dish eshte skandal, fryn e fryn koken edhe kur mendon qe s'mban dot me e shtyn veten edhe me shume dhe lexon nje kapitull me teper, pra derisa ta besh koken llastik. 27 vjec s'eshte gje hic, ehuu sa vite ke perpara jetes tende!! Mjaft mos e ul veten me, me ku duhet te ishe dhe ku je. Depresionin qe kalove (shkakun e di ti) duhet ta shohesh si mesim jete, dmth si experience jete dhe thuaj me mendjen tende qe s'do ja lejosh vetes te shkosh me ne ate gjendje. Eshte e vertete qe gjate kohes kur je i depresuar te ulet memorja, kjo nuk te ka ndodhur vetem ty por dhe te tjerve gjate depresionit. POR jam e besimit qe tani duhet te jesh normal sic mepare. Ty te duhet vetem kurajo dhe heqja e mendimeve negative. Qe te gjithe kane halle mbase ndryshojene nga te tuajat por halle gjithesesi. Nxirre te keqen mos e mbaj perbrenda. Dhe me shume se cdo gje ty te duhet te ndryshosh ambjent, qofte kjo shkolla apo ndonje pune. Ti e di me mire se ne per cfare ke nevoje me teper!! Nese e sheh veten te futur me streset e studentave apo nese e sheh veten ne pune, kjo varet e gjitha tek ty. Familja jote do te qendrroj mbrapa nese TI merr ne dore vullnetin per te studiuar. Pac fat!!!!
    Pikerisht. E vetmja gje e mire e deprsionit eshte se kam mesuar per jeten dhe per fytyrat e njerezve qe teoria nuk besoj qe do te m'i mesonte kurre. Pra cdo e keqe ka dhe te miren e saj

    Falemnderit!

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-05-2011
    Postime
    7

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Nuk ka te bej vetem koha!

    Pa dyshim mosha luan rolin e saje, por eshte vetem nje pjese e fotografise te madhe.

    Nuk po kuptoj perse po perqendrohesh kaq reth moshes edhe po le thelbin jashte.

    Thelbi eshte te pyetesh veten sinqerisht c'fare kerkon edhe perse, studimet jane nje angazhim i madhe, dhe kur nje angazhim i madh merret persiper per arsye qe nuk perqafsojne ate qe duam ne te vertete gjerat nuk shkojne mire.

  5. #85
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Mosha 27 vjece eshte shume moshe e re per t'ia nis nga shkolla e mesme,e le me per studime...le qe kurre nuk eshte vone te mesosh dhe te avansohesh ne karriere...nder kuriozitet per kete fushe jete ka qe kane kryer fakultetin kur kane mbushur 90 vjet moshe...kuptohet jane raste te rralla, por si pergjithsim kurre nuk eshte vone per mesim!


    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: A eshte vone te fillohen studimet ne moshen 27 vjecare?

    Gruaja italiane pėrgatitet qė tė fillojė shkollėn e mesme nė moshėn 90 vjeēare

    Njė grua italiane 90 vjeēare, qė nuk mundi ta vijoj shkollimin pėr shkak tė Luftės sė Dytė Botėrore, ėshtė kthyer nė klasė pėr tė studiuar, nė mėnyrė qė tė pranohet nė shkollė tė mesme.

    Annunziata Murgia ėshtė personi mė i vjetėr nė klasėn e saj qė ndjek mėsime pėr t’u pranuar mė pas nė shkollė tė mesme.

    “Mė pėlqen tė studioj, mė ka pėlqyer gjithmonė. Por kur shpėrtheu lufta, gjithēka ndryshoi pėr mua. Mė duhej tė shkoja dhe tė punoja, pasi familja ime kishte vėshtirėsi dhe unė duhej tė luaja rolin tim. Njėherė e njė kohė, vetėm ata qė kishin para mund tė studionin”, thotė ajo.

    Murgia tha se mėsoi tė qepte kur ishte fėmijė dhe vazhdoi tė bėhej rrobaqepėse. Por ajo lexoi shumė libra dhe tha se studionte vetėm, sa herė t’i jepej mundėsia.

    Pasionet e saj janė historia dhe muzika.

    “Unė i kam dashur gjithmonė librat e historisė, edhe sepse kam pėrjetuar njė pjesė tė mirė tė historisė sė shkruar nė libra – kam parė pasojat e Luftės sė Parė Botėrore dhe kam pėrjetuar tė dytėn”, u shpreh 90 vjeēarja.

    Kalimi i provimit, i cili pėrfshin teste pėr shkrim e kėndim dhe matematikė italiane, kėrkohet pėr tė pranuar nė arsimin e mesėm tė lartė, i cili nė Itali pėrfundon nė moshėn 18 vjeēare.

    Marina Pilia, mėsuese e letėrsisė nė shkollė, e pėrshkroi Murgian si njė nxėnėse shumė tė pasionuar dhe tė angazhuar, shkruan Guardian, transmeton Klankosova.tv.

    “Edhe pse ka disa vėshtirėsi nė dėgjim, ajo ėshtė aktive nė orėt e mėsimit, veēanėrisht nė histori”, tha Pilia.

    Shkolla kryesisht kujdeset pėr mėsimin e tė rriturve, dhe ata tė moshės 16-20 vjeē qė kanė nevojė tė mėsojnė pėrsėri. Mosha mesatare e nxėnėsve nė klasėn e Murgias ėshtė mbi 40 vjeē, disa prej tė cilėve po pėrgatiten edhe pėr diplomėn e shkollės sė mesme.

    “Shpesh ato janė gra qė rikuperojnė arsimin pasi kanė lindur fėmijė, ose njerėz qė nuk e kanė marrė kurrė diplomėn dhe kanė nevojė pėr punė, pasi ėshtė kėrkesa minimale e arsimit”, tha Pilia.

    Personi i fundit nė grupmoshėn e Murgias qė u ul pėr provimin nė shkollė ishte njė grua 87-vjeēare, nė vitin 2016.

    “Disa mė shoqėrojnė nė shtėpi nė mbrėmje, kur ėshtė errėsirė, shokėt e klasės janė si nipėrit e mi”, shtoi ajo.


    Kosovarja

    https://www.kosovarja-ks.com/gruaja-...en-90-vjecare/

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •