Sot rrugëve të Preshevës sërish u dëgjua dhe buçiti ritmi i daulles dhe zurlës për vite të tëra që i munguan. Presheva ishte dhe mbetet vatër e Kulturës dhe traditës.
Me 13 dhe 14 maj, pikërisht në ditën e dëshmorëve, në Preshevë po mbahet festivali i këngës dhe valleve shqipe.
Në ditën e parë të këtij festivali, në Preshevë u paraqitën këto shoqëri Kulturoro Artistike dhe ansamblet:
SHKA "Rexho Mulliqi" nga Presheva
SHKA "Jeta e re" nga Sllupçani i Maqedonisë
SHKA "Zëri i Luginës" nga Bujanoca dhe
Ansambli i Gjilanit - Gjilan
Presheva nesër do të ketë nderin ti presë këto ansamble që vijnë nga të gjitha pjesët e shqiptarisë si
Ansambli "Dasma" nga Pozharani, Kosovë
Ansambli "Shqiponjat" nga Kaçaniku
SHKA "Burimet e Sharrit" Tetovë
Ansambli "Kemal Azizi" nga Vitia dhe
Ansambli "Krahët e Shqiponjës" nga Tirana. /presheva.com/
per ma shum foto klikoni ktu
Presheva Jehon 2011 - Festivali i këngës dhe vallës ( 13 Maj ) | Facebook
Krijoni Kontakt