Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet qe te marrin pjese ne votime shqiptaret qe gjenden jashte Shqiperise?

Votues
34. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po. Ata qe kane te drejte vote duhet t'ju krijohet kjo mundesi me ligj.

    27 79.41%
  • Jo.

    7 20.59%
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 120 prej 126
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar mė parė nga Hyllien Lexo Postimin
    Ky nuk duket si argument se sa si njė besim. Po lexoja para disa muajsh njė artikull mbi dinamikėn "nuovi albanesi - vecchi albanesi", dhe se si nė fillim Arbėreshėt u distancuan nga Shqiptarėt, ku ndikoi pothuajse 100% mėnyra se si erdhėn dhe si u portretizuan, por shkruante artikulli qė ka rifilluar njė lloj lidhje mes tė dyave. Arbėreshėt ishin po ata qė dhanė shkėndijat pėr Rilindjen Kombėtare. Mė duket se po na shet shumė lirė ne Shqiptarėt.
    Un thjeshtė po them se gjeneratat e mėvonshme nė vend qė tė votojnė pėr cėshtje lokale, mund tė votojnė pėr zgjedhjen e njė deputeti ose disa qė do mbaj dhe lidhjet. Kėtė mė duket se e aplikon disi Kroacia qė ka njė komunitet shumė tė fortė nė Australi.

    Nuk e kuptoj ku e keni problemin ju qė aman kushdo qė ikėn mos u ktheftė mė e mos e pafsha mė. Absurde.
    Hyllien, ne lidhje me Arbereshet, jo vetem kaq: ata kane hap shkollat e para shqipe ne Himare, ne shek. e 17-te, shekuj para asaj qe ne festojme si mesonjetoren e 'pare' te Korces. (PS: per saktesi: ka pase shkolla shqip dhe ne Mirdite ne te njejtin shekull).

  2. #102
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga Sofi _ Lexo Postimin
    Hyllien, ne lidhje me Arbereshet, jo vetem kaq: ata kane hap shkollat e para shqipe ne Himare, ne shek. e 17-te, shekuj para asaj qe ne festojme si mesonjetoren e 'pare' te Korces. (PS: per saktesi: ka pase shkolla shqip dhe ne Mirdite ne te njejtin shekull).
    Po ėshtė e vėrtetė pėrvec Arbėreshėve vecas edhe ata qė bėnin pjesė tek Misioni Bazilian ka vazhduar pėr disa dekada nė Himarė dhe kanė hapur shkolla dhe janė munduar tė organizojnė njė farė rezistence kulturore asimilimit Turk. Po ky ėshtė minimumi. Kontributi Arbėresh ėshtė shumė i madh, dhe kurrė nuk ėshtė trajtuar nga regjimi Komunist qė ka dashur tė presim lidhjet me gjithė botėn jo mė me vėllezėrit tanė matanė kufirit. Kontributi Arbėresh nė njė epokė ku Shqipėria sundohej nga Turqit, ku nuk kishte komunikim qė ka sot, dhe ata kishin mbi 3-400 vjet qė kishin ikur e prap sė prapi kontribuan, tregon se gjaku nuk bėhet uji, populli nuk i harron origjinat e tia kudo tė ndodhet, dhe ata qė kėrkojnė njė platformė politike, ekonomike ku flasin pėr zhbėrje identiteti, lindin shumė dyshime se cila ėshtė agjenda e tyre e mirfilltė. Shqipėrisė i duhen qė njerėzit e saj, kudo qė janė tė jenė tė ndėrgjegjshėm nga vijnė.

    Psh, komuniteti Polak qė ka disa gjenerata nė Amerikė ėshtė ende tmerrėsisht i lidhur me vendlindjen, jo vetėm tė thajnė nė gjuhėn e tyre gjeneratat e mėvonshme tė lindura kėtu, por me arritjet politike qė kanė kryer nė Amerikė, kanė garantuar dhe njė farė prosperiteti pėr popullin e tyre, gjithmonė historikisht nėn njė presion tė vazhdueshėm rotacional(pra nė varėsi tė epokės historike) ushtark politik dhe ekonomik nga Gjermania dhe Rusia
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #103
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga Sofi _ Lexo Postimin
    Admiral, po nuk te duan te votosh mor bir. Shumica e politikaneve thone "shyqyr qe na ka ngel vec gjysma ketu!" hahha. Kuptohet qe do te perdorin argumenta nga me absurdet, duke na krahasuar ty dhe mua me ata qe jane shperngul ne Turqi ketu e sa vite me pare! Dhe ata qe sjellin per votime nga Greqia jane anetare partish, jo te-pa-parti, si puna jone lol.

    Ne fakt jo vetem politikanet. Kam punuar ne Shqiperi per ca vite para pak kohesh dhe me shihnin si t'u kisha marre copen e tortes haha lol

    Dhe ne SHBA qe ekziston mundesia e votes ne mungese (per studente e tjere qe punojne/jetojne jashte vendi), nuk ua numerojne ato vota vec ne qofte rezultati shume i ngushte, jek e jek. Asnje politikan ne fakt nuk do qe te votojne "ex-pats", sic quhen ketej.

    Nejse, une do te votoja po te mundesohej opsioni i votes ne mungese (ps: ose po te ndodhesha ne vend - emrin ne lista e kam )
    une ne fakt vetem nga parimi nisem. pasi keta thone: "ju jani larguar nga shqiperia dhe nuk dini fare se cfare ndodh. nuk e njihni realitetin politik shqiptar dhe pasojat e zgjedhjes suaj te gabuar do i vuajne vetem ne qe jetojne ne shqiperi."
    arsyetim tej mase qesharak i cili hidhet poshte me fakte. nje qe nuk e njeh realitetin nuk voton fare.

    edhe une e kam emrin ne lista, por nuk do votoja edhe sikur te isha ne shqiperi.

    sdq shpeshhere realiteti shihet me mire nga jashte.
    kubanet qe jetojne ne kuba, e shohin fidelin si nje "zot". ndersa kubanet qe jetojne jashte e shohin si perbindesh.

    ne shqiperi ke sa te duash njerez qe votojne per tifozllek. i jane bere partite si ekipet e zemrave. cfaredo qe te bejne, ua japin voten.
    njoh une njerez ne shkoder, te cilet edhe nqs do e zinin sali berishen ne shtrat me gruan e tyre, perseri do e votonin. lol
    jo per gje, por e njohin me mire realitetin. ne tradhetaret nuk dime gje
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anėtarėsuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    PO mire zoterinju, mbetet vetem te shohin si do rrjedhin ngjarjet ene praktike. Do zoti ndodh sic thoni ju.
    Kantonizimi i hapėsirės shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  5. #105
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Tafti bafti pra si pėrherė.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    une ne fakt vetem nga parimi nisem. ...
    Admiral, ke shume te drejte; dhe une dakord jam e flas kryesisht ne parim (pastaj se vendos te votoje Safeti, a Arianiti, a Sotiri pune e tyre...).

  7. #107
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Dakort qe po votojne, po sa deputete do ti jepen zonave te jashtme ??? Maksimumi dy, zona e Evropes dhe kusuri Botes qe mbetet. Minimumi nje, te gjithe qe jetojne jasht zgjedhin vetem nje deputet.

    Eshte 100% e sigurte qe vota e te jashtemve nuk do te perfshihet me voten e brendshme. Pra, ka Kuvendi 140 deputete, 1 ose 2 zgjdhen nga vota e jashtme, 138 te tjere zgjdhen nga vota e brendshme.

    Per mendimin tim duhet te votoje KUSH KA VETEM NENSHTETESINE SHQIPTARE. Kush ka dy pashaporta nuk duhet te gezoje te drejten elektorale.

    Tjeter problem eshte vendi i votimit. Ku do te votohet, vetem ne ambasade apo edhe ne kosullata. Po ne ato vende ku nuk kemi perfaqesi dipllomatike ???


    Votimin me poste e perjashtoj kategorikisht per momentin ....
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Blue Baron,

    Nuk eshte shume e komplikuar se ka plot vende te tjera qe kane krijuar sisteme per kete problem me pare - dhe qeveria (e sotshme a e neserme) fare lehte mund te adaptoj nje model qe i pershtatet.

    Si shembull: ne SHBA x-i ben kerkesen (qofte online nepermjet nje sistemi te automatizuar duke mbush pikat perkatese, apo ne nje menyre tjeter ne varesi te nese voton per zgjedhje presidenciale apo shteterore). Te nisin nje form (flete votimi) dhe e kthen me poste per adresen e asaj pjese te komisionit qe merret me keto fare votimesh. Fare lehte. Nese Shqiperia ka ec kaq perpara me demokracine e transparencen sic thuhet, nuk ka shans t'i ngelet opsioni i manipulimit postes. Me dashte e ben 'zap' posten, si me thene, fare lehte.

    Dhe nuk behet fjale per te krijuar deputete te vecante per diasporen (sic e mendoj une te pakten). Gjithekush voton per aty ku dhe i eshte caktuar ne varesi te rezidences se perhershme/vendbanimit ne Shqiperi. Psh. une do te votoja per deputetin e zones sime (te vendbanimit) dhe per kryetar bashkie ne qytetin ku kam vendbanimin e perhershem ne Shqiperi. Fare lehte mund te votohet si per zgjedhje lokale dhe ato qendrore.

    Mund te kete dhe modele te tjera por ky eshte nje opsion.

    Ne lidhje me ata qe kane 2 nenshtetesi: perderisa Shqiperia e lejon 2-nenshtetesine, perse te mos votojne? C'kuptim ka mbajtja e nenshtetesise Shqiptare pa opsion vote?

  9. #109
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga Sofi _ Lexo Postimin
    Ne lidhje me ata qe kane 2 nenshtetesi: perderisa Shqiperia e lejon 2-nenshtetesine, perse te mos votojne? C'kuptim ka mbajtja e nenshtetesise Shqiptare pa opsion vote?
    Flet ne kete menyre se nuk e kupton qe dhe pse te ikur, sa te lidhur jemi ne me ate vend. Ta kuptoje Blue s'do flisje keshtu. Ne jemi te ikur fizikisht por shpirterisht sado vite qe kalojne jemi ne Shqiperi. Te marre shembull kete forum, i krijuar dhe moderuar nga diaspora....pse valle? Mos na trajtoni ne qe jetojme larg si te huaj ne vendin tone, se vec te huaj nuk jemi! Jemi adaptuar me menyren e jeteses kudo qe kemi vajtur, pervec ketij adaptimi s'kemi shume gjera te tjera te perbashketa...kurse me ju qe jetoni ne Shqiperi kemi gjithcka.

    Nese ju duket me mire te kujdeset 1 njeri (vendasi) me rritjen e femijes sesa 2 veta (vendasi + diaspora) atehere s'kam cfare te ju them, pervec se s'bie dakort. Dy mendje qe punojne bashke jane me mire sesa nje.

    Cdo shqiptari qe jeton jashte, qe ka te drejten e votes pra qofte ajo dhe me 2 nenshtetesi, duhet ti krijohet mundesia te votoj.

  10. #110
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Shqiptari qe te votoje jashte duhet:
    1.Te jete ne ate shtet me status ligjor i ligjshem dhe jo i paligjshem(ilegal,pa letra fare).Nqs je ilegal nuk ke te drejte te jetosh ne ate vend dhe as behet fjale te kesh te drejte te votosh.
    2.Nqs je me status qytetar i atij shteti ose je me leje qendrimi me te drejte per te punuar,ligji te jep te drejten te shkosh te votosh.
    3.Te kesh minimumin e moshes qe pranohet per te votuar.zakonisht eshte 18 vjec.
    3.Te dije gjuhen e vendit te huaj ku banon te shkruar dhe te folur.
    Si mund te votosh kur nuk di asnje fjale.Te mos dish gjuhen do te thote te mos kesh idene se cfare behet.Te mos kesh idene fare nga politika qe ndodh ne ate shtet,Te mos kesh ide per platformat politike te partive,programet elektorale,kandidatet ne zgjedhje premtimet e tyre etj.Te shkosh te votosh pa patur asnje ide dhe asnje informacion per politiken e atij shteti pa njohur fare as kandidtaet cfare premton njeri dhe tjetri,ska llogjike.Per ke do votosh dhe pse?Ti nuk di te lexosh, kuptosh gjuhen e shkruar dhe te folur.Perse kerkon te votosh,pa e ditur se cfare behet?
    Ne shtetet e Europes dhe Amerike ligji ta jep te drejten per votim por duhen pas parasysh te plotesohen kushtet me lart.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 05-06-2011 mė 00:04
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  11. #111
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Benseven: ne fakt po flitet per mundesine e votimit per zgjedhjet ne Shqiperi....por dhe keto me siper jane te vlefshme, sdq. dhe ato i kemi parasysh, mendoj...

    Soni - po o jeto, dakord me ty jam.

  12. #112
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga Sofi _ Lexo Postimin
    Blue Baron,

    Nuk eshte shume e komplikuar se ka plot vende te tjera qe kane krijuar sisteme per kete problem me pare - dhe qeveria (e sotshme a e neserme) fare lehte mund te adaptoj nje model qe i pershtatet.

    Si shembull: ne SHBA x-i ben kerkesen (qofte online nepermjet nje sistemi te automatizuar duke mbush pikat perkatese, apo ne nje menyre tjeter ne varesi te nese voton per zgjedhje presidenciale apo shteterore). Te nisin nje form (flete votimi) dhe e kthen me poste per adresen e asaj pjese te komisionit qe merret me keto fare votimesh. Fare lehte. Nese Shqiperia ka ec kaq perpara me demokracine e transparencen sic thuhet, nuk ka shans t'i ngelet opsioni i manipulimit postes. Me dashte e ben 'zap' posten, si me thene, fare lehte.

    Dhe nuk behet fjale per te krijuar deputete te vecante per diasporen (sic e mendoj une te pakten). Gjithekush voton per aty ku dhe i eshte caktuar ne varesi te rezidences se perhershme/vendbanimit ne Shqiperi. Psh. une do te votoja per deputetin e zones sime (te vendbanimit) dhe per kryetar bashkie ne qytetin ku kam vendbanimin e perhershem ne Shqiperi. Fare lehte mund te votohet si per zgjedhje lokale dhe ato qendrore.

    Mund te kete dhe modele te tjera por ky eshte nje opsion.

    Ne lidhje me ata qe kane 2 nenshtetesi: perderisa Shqiperia e lejon 2-nenshtetesine, perse te mos votojne? C'kuptim ka mbajtja e nenshtetesise Shqiptare pa opsion vote?


    Problemi i pare eshte sherbimi postar. Per mendimin tim lehtesisht i manipulueshem nga ēdokush qe ka interesa ne Shqiperi. Jane te manipulueshme sherbimet shteterore dhe ato private.

    Kalojme tek votimi dhe zgjedhja e perfaqesuesve ne parlament. Ti si emigrant nuk je rezident ne Shqipri, por ne shtetin ku jeton. Per mendimin tim, vota jote nuk duhet te influencoje jeten lokale, dmth te atij qe jeton pjesen me te madhe te vitit ne Shqipri.
    Kush nuk paguan taksat ne Shqipri, nuk mund te vendose mbi administrimin e taksave te atyre qe i paguajne ne Shqipri. Maksimumi eshte perfaqesimi me nje ose dy deputete qe te mbrojne interesat e emigranteve.

    Gjithashtu, kush gezon dy pashaporta nuk mund te votoje. Nuk me duket aspak e drejte qe edhe nje grek, italian, gjerman, amerikan, etj. te vendose kush do te qeverise Shqiprine.


    Vota e emigranteve nuk mund te vleje absolutisht per pushtetin lokal ...




    Edhe diēka tjeter. Mendoj se per te votuar duhet edhe te jesh i pajisur me nje biēim karte/ēertifikate rezidence. Dmth diēka qe te vertetoje qe jeton ne nje territor/lokalitet te caktuar. Kjo qe t'i prese hovin ketyre levizjeve jashte-brenda dhe brenda-brenda me raste zgjedhjesh.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  13. #113
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Flet ne kete menyre se nuk e kupton qe dhe pse te ikur, sa te lidhur jemi ne me ate vend. Ta kuptoje Blue s'do flisje keshtu. Ne jemi te ikur fizikisht por shpirterisht sado vite qe kalojne jemi ne Shqiperi. Te marre shembull kete forum, i krijuar dhe moderuar nga diaspora....pse valle? Mos na trajtoni ne qe jetojme larg si te huaj ne vendin tone, se vec te huaj nuk jemi! Jemi adaptuar me menyren e jeteses kudo qe kemi vajtur, pervec ketij adaptimi s'kemi shume gjera te tjera te perbashketa...kurse me ju qe jetoni ne Shqiperi kemi gjithcka.

    Nese ju duket me mire te kujdeset 1 njeri (vendasi) me rritjen e femijes sesa 2 veta (vendasi + diaspora) atehere s'kam cfare te ju them, pervec se s'bie dakort. Dy mendje qe punojne bashke jane me mire sesa nje.

    Cdo shqiptari qe jeton jashte, qe ka te drejten e votes pra qofte ajo dhe me 2 nenshtetesi, duhet ti krijohet mundesia te votoj.

    Edhe une refugjat jam o s0ni. Por nuk me duket e drejte te barazosh voten tende si diaspore me voten e vendasve. Nqs do te kontribuosh per vendin dhe vendasit, bujrum e kthehu ne Shqiperi ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  14. #114
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Absolutisht qe po.

  15. #115
    G99, kėrkesė pėr votat e emigrantėve

    28/08/2011 18:40

    Nė pritje tė diskutimeve pėr ndryshimet nė Kodin Zgjedhor, partia G99 i ėshtė rikthyer pėrpjekjeve qė nė kod tė pėrfshihet edhe votimi nga emigrantėt shqiptarė.

    Ervin Mete, kryetar i G99 shpjegon domosdorshmėrinė pėrse emigrantėt duhet tė votojnė nė vėndet ku ata jetojnė dhe punojnė. Zoti Mete thotė se emigrantėt janė kanė rėndėsi jetike pėr ekonominė shqiptare me tė ardhurat qė sjellin ne vend, por zėri i tyre nuk dėgjohet nėpėrmjet votimit.

    Edhe Komisioni i Venecias, i cili mund tė cilėsohet si “Gjykata Kushtetuese” e Kėshillit tė Europės, e cila disa muaj mė parė u ka bėrė thirrje shteteve anėtare tė tij, ku bėn pjesė edhe Shqipėria, qė tė plotėsojė tė drejtėn e qytetarėve qė jetojnė jashtė vendit pėr tė votuar pėr qeverinė dhe institucionet e tjera tė vendit.

    top-channel

  16. #116

    Pėr: Shqiptaret qe jetojne jashte duhet t'u krijohen mundesite qe te votojne!

    A do tė votojnė shqiptarėt me tė drejtė vote, por qė jetojnė jashtė Shqipėrise?

    Shumė ėshtė folur dhe premtuar nga tė gjitha palėt, mirėpo deri mė sot nuk ka asgjė!

    Kosova si shteti mė i ri nė Ballkan ua ka krijuar kėtė mundėsi qytetarėve tė saj qė jetojne anėkėnd botės. Po Shqipėria pse e ka kaq tė veshtirė?

  17. #117

    Pėr: Shqiptaret qe jetojne jashte duhet t'u krijohen mundesite qe te votojne!

    Veliaj dhe Rama zyrtarizojnė konsensusin pėr projektin e G99 pėr votėn e emigrantėve

    7 mai 2009, 15:00

    Veliaj dhe Rama zyrtarizojnė konsensusin pėr projektin e G99 pėr votėn e emigrantėve

    Nė njė aktivitet tė organizuar sot paradite liderėt e G99 dhe PS, Erion Veliaj dhe Edi Rama prezantuan publikisht angazhimin e kualicionit kryesor tė opozitės pėr tė mundėsuar votėn e emigrantėve, njė e drejtė kushtetuese dhe njė obligim qė sipas tė dy liderėve, klasa politike i ka bashkėaksionerėve mė tė rėndėsishėm ekonomikė tė vendit.
    Para qindra qytetarėve tė mbledhur nė kėtė rast, shumė prej tė cilėve tė afėrm tė emigrantėve si dhe studentė qė jetojnė jashtė Shqipėrisė, Veliaj dhe Rama shpjeguan rėndėsinė qė ka vota e atyre qė pėrbėjnė njė tė tretėn e banorėve tė vendit si njė mundėsi demokratike pėr pėrfshirje nė vendimmarrje.

    Veliaj tha se vota e emigrantėve ka qenė projekti i parė i G99 dhe njė nga kushtet primare pėr pjesmarrjen nė kualicion me PS. Veliaj falenderoi liderin e opozitės Rama pėr pėrqafimin qė i bėri platformės sė G99 pėr tė mundėsuar konkretisht dhe nė mėnyrė efikase procesin e votimit tė atyre shqiptarėve qė ndodhen jashtė kufijve.

    “Sot ndeshemi me njė qeveri e cila pėr ata qė jetojnė brenda kufijve aplikon taksėn e votės ndėrkohė qė pėr ata qė ndodhen jashtė kufijve mohon krejtėsisht tė drejtėn e votės. Pavarėsisht diferencave tė panumėrta qė na ndajnė me qeverinė e zoti Berisha ne tentuam qė projektin tonė pėr tė mundėsuar votėn e bashkatdhetarve tanė ta negocionim duke e shpėnė dhe nė parlament por pėrgjigja qė morėm ishte heshtje e mė pas refuzim. Nuk na habit kjo gjė. Berisha ka frikė sepse vota e atyre qė janė mėsuar tė jetojnė me standarte europiane do tė kėrkonte standarte vote tė cilat zoti Berisha nuk i njeh. Berisha ka frikė nga vota e shqiptarėve jashtė vendit sepse ka frikė pikėrisht nga kėto standarte.

    Sot nuk ėshtė dita pėr tė folur pėr ato qė nuk janė arritur por pėr ato qė ne sė bashku do tė arrijmė brenda 100 ditėve tė para tė mandatit tonė, konkretizimin e njė platforme pėr tė cilėn jemi tė lumtur qė kemi gjetur konsensusin dhe mbėshtetjen e njė force e cila beson te politika e bashkimit. Ka ardhur koha e sė vėrtetės, ka ardhur koha qė tju bėjmė shqiptarėve ato premtime qė do tė mbajmė dhe platforma e G99 pėr tė mundėsuar votėn e emigrantėve ėshtė krejtėsisht e realizueshme. Ajo do tė shlyejė mė nė fund pas gjithė kėtyre viteve borxhin mė tė madh qė ne ju kemi familjarėve, miqve dhe fėmijėve tanė jashtė vendit. Ata janė aksionerėt kryesorė tė ekonomisė tonė. Dėrgesat e tyre vit pas viti kanė qenė shumėfisha tė investimeve tė huaja nė vend dhe kanė mbajtur nė kėmbė stabilietin financiar tė vendit.

    Sot ėshtė dita kur tė gjithė ne ndėrkohė qė jemi kėtu mendojmė pėr dikė qė kemi jashtė kufijve, njė familjar apo njė mik tė dashur. Sot ėshtė ndoshta dita kur ne ti marrim nė telefon dhe tju themi qė ka njė kualiicon qė mendon dhe pėr ta dhe qė do tė bėjė gjithcka tė jetė e mundur qė ata tė pėrfshihen nė vendimmarrje. Sot ėshtė dita pėr tė gjithė ata emigrantė qė na ndjekin, tė marrin nė telefon familjet e tyre dhe tiu thonė qė ditėn e votimeve tė zgjedhin ndryshimin,” tha Veliaj.

    Lideri i forcės kryesore opozitare nė vend, Edi Rama shprehu pėrkrahjen e plotė pėr platformėn e G99 dhe e cilėsoi atė si njė hap tė rėndėishėm nė rikonceptimin e marrėdhėnieve tė politikės me qytetarėt.

    “Unė jam i bindur, se duke u bashkuar me propozimin dhe duke pėrqafuar plotėsisht alternativėn e Grupimit 99, pėr tė garantuar pjesmarrjen e emigrantėve nė procesin jetik tė demokracisė, qė janė zgjedhjet pėrmes votimit jashtė atdheut, ne hapim njė faqe tė re nė historinė e demokracisė shqiptare. Hapim njė faqe tė re nė historinė e marrdhėnieve mes Shqipėrisė sė shqiptarėve qė jetojnė kėtu dhe Shqipėrisė sė shqiptarėve qė jetojnė atje. Qysh nė ditėt e para tė qeverisė tonė, ne do tė fillojmė punėn pėr ta kthyer alternativėn e Grupimit 99 pėr votėn e emigrantėve, nė njė projekt tė qartė dhe tė pėrcaktuar, tė cilin tė gjithė aleatėt e koalicionit tonė tė bashkimit tė ri pėr ndryshim, do ta njohin si projektin e tyre tė pėrbashkėt. Do ta mbėshtetin si projektin e tyre tė pėrbashkėt dhe do ta inkurajojnė pėrmes njė organizimi tėrėsor nė tė gjithė territoret ku ka shqiptarė e shqiptare, pėr tė nxitur tė gjitha forcat e tjera politike, qė tė bėhen pjesė e kėtij projekti dhe sė bashku t’ju japim mundėsi tė gjithėve, qofshin tė majtė, qofshin tė djathtė, apo ēfarėdo qofshin, qė me votėn e tyre, tė thonė fjalėn e tyre pėr njė Shqipėri qė ėshtė e tyre sa ėshtė edhe e jona,” - tha Rama.

    https://fr-fr.facebook.com/notes/erion-veliaj/veliaj-dhe-rama-zyrtarizojn%C3%AB-konsensusin-p%C3%ABr-projektin-e-g99-p%C3%ABr-vot%C3%ABn-e-emigran/91934626432?comment_id=1772142

  18. #118

    Pėr: Shqiptaret qe jetojne jashte duhet t'u krijohen mundesite qe te votojne!

    Rama Vota e emigranteve imperativi yne

    2011-12-19

    Gazeta Shqip

    Kurban emigron ne Selanik. Kreu i PS-se promovon librin e tij prane emigranteve shqiptare

    E drejta e votes dhe zbatimi praktik i saj per emigrantet shqiptare hyn ne axhenden e partive politike si prioritet politik. Kreu socialist Edi Rama se bashku me sekretarin per emigracionin Erion Veliaj sekretarin e grupit parlamentar Taulant Balla kreun e Bashkise se Korces Niko Peleshi dhe i shoqeruar edhe nga bashkeshortja Linda Rama ka qene dje ne Selanik ku ka promovuar librin e tij Kurban. Sikunder gjate gjithe takimeve te zhvilluara me kete rast edhe kesaj radhe deklarimet dhe komentet politike nuk kane munguar ne takimet e zhvilluara me qytetaret shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Selanik e ku ne vemendje ka qene perspektiva e tyre dhe roli ne zhvillimet ne Shqiperi. Vota e emigranteve eshte pjese e rendesishme e programit te ri te socialisteve. Ajo eshte nje imperativ per PS-ne. Ne Programin e PS secili prej shqiptareve qe jetojne ne emigracion mund te jape kontributin e tij pasi platforma politike e prezantuar ne Kongresin e 5 nentorit ka ende nevoje per ide dhe kontribute. Besoj se ne se bashku e ndajme bindjen qe ne rast se Shqiperia do te ishte tjeter shteti shqiptar do te ishte tjeter dhe menyra sesi do te funksiononte shoqeria dhe vendi yne brenda dhe jashte do te ishte tjeter secili nga ata qe me nje pasaporte shqiptare jetojne jashte do te shiheshin me nje sy tjeter eshte shprehur Rama. Me nje hapje qe fton komunitetin e madh te shqiptareve qe jetojne jashte per te qene me aktive ne zhvillimet politike shqiptare kreu i PS-se ka lene te kuptohet se mundesia e votimit do te kete shume shpejt lehtesite e nevojshme per tu realizuar. Ne rast se deri me sot organizimi i emigranteve per te votuar ka qene nje histori sporadike me aq mundesi se kane ekzistuar ne grupe shume te vogla njerezish ne krahasim me bashkesine e madhe te emigracionit posacerisht ne Greqi sot ky eshte nje imperativ per ju dhe per ne per bashkesine ketu dhe per Shqiperine u shpreh ai. Por me me rendesi eshte arsyetimi i Edi Rames sa i perket integrimit te emigranteve ne jeten ekonomike shqiptare duke e pare ate ne te ardhmen jo si diaspore e re por si nje potencial qe mund te kapitalizohet nisur edhe nga kriza e tanishme greke. Plaga me therese eshte pikepyetja se cdo te behet neser me ju ketu si pjese e kesaj shoqerie qe po kalon nje krize te hatashme. do te behet me te gjitha ato probleme qe vijne ne shtepine tuaj sot per ate arsye qe ju thashe ne fillim qe politika merret me jeten tende cdo dite dhe ti i paguan asaj cmimin. Ne rast se ketu ju skeni pasur shume per te bere ne kuptimin per ta influencuar politiken per arsye qe dihen ne Shqiperi ju keni shume per te bere per Shqiperine ju keni shume per te bere. Kjo do te thote qe ta mendoni veten pjese te procesit politik dhe te ndikoni dhe ndihmoni qe sa me shume prej jush te organizohen dhe te vijne per te votuar tha kreu i PS-se. Pertej politikes takimi ka ballafaquar autorin me lexuesin ne dhenien e autografeve per librin. Nderkohe Rama dhe njerezit qe e shoqeronin kane zhvilluar edhe nje takim me kryetarin e Bashkise se Selanikut Janis Butaris te cilit sikurse njofton selia roze i ka dhene jo vetem librin Kurban po edhe nje dhurate simbolike me elemente te tradites shqiptare.

  19. #119

    Pėr: Shqiptaret qe jetojne jashte duhet t'u krijohen mundesite qe te votojne!


  20. #120

    Pėr: Shqiptaret qe jetojne jashte duhet t'u krijohen mundesite qe te votojne!


Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •