Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Fitorja me e madhe e Koalicionit te Djathte, nuk e gjeni ne numrat e zgjedhjeve, e gjeni tek fakti qe koalicioni i djathte eshte funksional dhe u zgjerua ne keto zgjedhje nga zgjedhjet e fundit parlamentare te 2011. Berisha u krijoi hapesira te gjitha partive te tij te koalicionit ne keto zgjedhje, ku bie ne sy LSI dhe partia e cameve. Duke u dhene ketyre partive kapital politik ne pushtetin lokal, Berisha siguron bashkepunimin e tyre edhe ne zgjedhjet e ardhshme 2 vjet si sot. Si LSI si partia e cameve i sjellin Berishes vota te elektoratit te majte.

    Ajo qe bie po ne sy, eshte fakti qe koalicioni i majte jo vetem qe eshte rrudhur, por edhe atyre pak partive qe kane mbetur ne kete koalicion, Rama u krijoi shume pak hapesira per te kandiduar. Gati te gjitha kandidaturat ishin njerezit e socialiste dhe jo njerez te ketyre partive te vogla. Keto parti te vogla, me perjashtim te partise se Paskal Milos qe ka marre vota ne keshillat bashkiake ne disa qytete te vendit, partite e tjera jo vetem qe nuk e kane zgjeruar elektoratin e tyre por jane rrudhur ndjeshem. Shembulli me konkret eshte PBDNJ qe nuk ka arritur te fitoje as ne bastionet e saj dhe perqindja e votave ne rang vendi eshte me pak se 1%.

    Pas ketyre zgjedhjeve, partite e vogla qe jane ne koalicion me PD kane dale te fituara krahasimisht me 4 vjet me pare. Partite e vogla ne koalicionin e majte, jo vetem qe nuk e kane shume per te festuar, por pas zgjedhjeve do te rivleresojne pozicionin e tyre brenda koalicionit te majte.

    Me nje fjale: Berisha po e zgjeron tenden e vete duke joshur parti te vogla e duke u krijuar hapesira; Rama po e udheheq PS dhe koalicionin e vete si ne kohen e Enverit, duke mos u lejuar partive te vogla hapesira.

    Nese sot ne Shqiperi do te mbaheshin zgjedhje parlamentare, fitorja e te djathteve do te ishte me e larte se 54%. Kjo do te bier ne sy ne voten kombetare per keshillet bashkiake, ku elektorati voton per partine dhe jo per personin.

    Berisha shpreson qe edhe ne 2013 do te perballet me Edvin Ramen, pasi ky akoma nuk e ka kuptuar qe nuk vihet me ne pushtet me vote pblebishitare, vihet vetem me koalicione fluide. Ai grupim qe do te kete koalicionin me te madh te partive nga i gjithe spektri politik, do te gezoje pushtetin ne Shqiperi.

    Albo

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    E pashe dhe grafikun e 24 po me duket shume raw jo shum i qarte.
    Kjo eshte nxjerre dhe para disa diteve nga nje analist statistikor tek ora news (sme kujtohet emri te them te drejten) ku behej krahasimi me zgjedhjet e 2009-es. Jane ruajtur pothuajse te njejtat balanca ne raport me numrin qe ka perkrahur cdo krah politik. Kete rradhe pozita madje ka shenuar rritje. Ndersa demagogjia e Rames se fitoi zgjedhjet lokale eshte nje mbrockull qesharake pasi pak a shume ai thjesht mbajti te njejtat bashki qe ka patur. Ska asnje zhvillim te ri dhe asnje fitore te re. Pervec Kavajes pjesa tjeter mbetet njesoj sic ka qene. Ndersa me vote popullore PS-ja eshte e humbur. Kjo konfirmon jo vetem rezultatin e 2009-es po hedh poshte dhe maskaraden e Rames per manipulim te zgjedhjeve. Mbase socialistet do fillojne te zgjohen nga gjumi e te kuptojne talljen me inteligjencen e tyre qe ju beri Rama. Natyrisht nese deshirojne te zgjohen.

  3. #23
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Interesant eshte puna e autostrades ne syt e njerzeve ne shqipri. Autostrada per popullin e shqipris konsiderohen si nje projekt ndoshta tretesor per nga rendesia ne jeten e tyre, autostrada thjesht konsiderohet si nje nder per kosoven dhe jo per shqiprin sepse skan kurfar interesi nga kjo autostrad (sepaku keshtu mendojn edhe pse gabimisht).

    Nga keto zgjedhje po shifet qe ndertimi i autostrades ka pasur pothuajse kunder efekte per PDn.


    Kam binjen qe PDja me shum ka vota ne kosove dhe maqendoni se sa ne Shqipri
    Bindjen tende eshte e konfirmuar dhe nga ku sit ku tek sondazhi ka fitu me magjoranz te ekzagjerume Basha.
    Por flisni keshtu se ato pak dite qe vini ne shqiperi o shifni ne interne se keni iden se cfar shkaterimi u k BO ATJE NGA SHPELLARET.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •