Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 44 prej 44
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Qosja pėr krizėn aktuale nė Shqipėri, Berishėn e Kadarenė

    Publikuar: Sot, mė 26 maj 2011
    ,nė Koha Ditore,Prishtinė



    Tiranė, 26 maj – Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn Telegraf, akademik Rexhep Qosja analizon situatėn aktuale politike nė Shqipėri, ngėrēin e krijuar pas zgjedhjeve tė 8 majit, pėr letrėn e Ismail Kadaresė drejtuar Lulzim Bashės. Ai flet gjithashtu edhe pėr perspektivėn e ēėshtjes kombėtare shqiptare, ku e thekson si tė pashmangshėm bashkimin e Shqipėrisė me Kosovėn.

    Profesor, pas zgjedhjeve tė 8 Majit, nė Tiranė ėshtė krijuar tension i ri politik. Cili ėshtė perceptimi juaj pėr kėtė tension dhe si e keni pėrjetuar atė?

    - Ėshtė shumė e rėndėsishme qė dukuritė, proceset, veprimet, sjelljet, mendimet, idetė nė jetėn politike dhe shoqėrore tė emėrtohen mundėsisht sa mė saktė, sa mė pėrpiktė. Si pėr organizmin e njeriut, ashtu edhe pėr organizmin shoqėror vetėm diagnozat e sakta bėjnė tė mundshme qė tė gjendet terapia pėrkatėse. Shqipėria ishte nė krizė dhe ishte nė njė krizė tė pėrgjithshme, qė zgjat shumė, shumė. Kjo qė ju quani, tani, “njė tension i ri politik” nė tė vėrtetė ėshtė njė shkallė mė tej, njė ashpėrsim i dukshėm mė i madh i kėsaj krize tė pėrgjithshme, sepse ėshtė, njėkohėsisht, krizė qė me ashpėrsinė e vetė lėndon fort organizmin shoqėror! Pėr mendjen time dhe pėr shpirtin tim kjo ėshtė njė fatkeqėsi pėr Shqipėrinė dhe pėr shqiptarėt!

    Nė njė situatė tė tillė, Presidenti i BE-sė, Barroso, anuloi njė vizitė nė Tiranė ditėt e fundit. Kė bėni pėrgjegjės pėr kėtė vizitė tė munguar dhe pse?

    - Evropa sot apo, mė saktė tė thuhet, tani e disa vjet ka dy kriza: njėra krizė quhet Bjellorusi, kurse kriza tjetėr quhet Shqipėri. Nė qoftė se bėhemi objektivė, realistė, jo mashtrues ndaj vetvetes, do tė themi: kriza e quajtur Shqipėri ėshtė po aq e madhe dhe po aq e gjithanshme sa kriza e quajtur Bjellorusi! Anulimi i vizitės sė Kryetarit tė Bashkimit Evropian, Hoze Manuel Barozo, nė pėrbėrjen e delegacionit tė tė cilit ishte edhe komisionari pėr Integrim, Shtefan Fyle, nė Tiranė ėshtė masė e rreptė ndėshkuese qė i shqiptohet politikės shqiptare, qė i shqiptohet regjimit shqiptar, qė i shqiptohet Shqipėrisė. Kjo ėshtė masa mė e rėndė ndėshkuese, me pasojat mė tė mėdha, qė i ėshtė shqiptuar Shqipėrisė prej BE-sė pas vitit 1997. Mė pyetni se kė bėj unė “pėrgjegjės pėr kėtė vizitė tė munguar dhe pse”? Unė, natyrisht, e di pėrgjegjėsin, por unė nuk e kam fuqinė ligjore tė shpall pėrgjegjėsin. Sepse, po tė kisha fuqi qė tė shpall pėrgjegjėsit unė do tė merrja edhe masat pėrkatėse ndaj pėrgjegjėsit a pėrgjegjėsve. Gjendja nė tė cilėn ėshtė Shqipėria, kriza e pėrgjithshme nė tė cilėn gjendet ajo, pamja e saj tepėr e padėshiruar nė Evropė dhe nė botė pėrgjithėsisht, e tregojnė pėrgjegjėsin, e shpallin pėrgjegjėsin. Dhe, ky pėrgjegjės ėshtė regjimi shqiptar; dhe ky pėrgjegjės ėshtė protagonisti i kėtij regjimi; dhe ky pėrgjegjės ėshtė sundimtari i kėtij regjimi; dhe ky pėrgjegjės ėshtė Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha. Pse? Sepse ėshtė pushtetmbajtės. Sepse ėshtė sundimtar. Sepse nė duart e tij janė tė gjitha levat e pushtetit nė Shqipėri! Sepse ėshtė autokrat. Sepse ėshtė autokrat i tipit mė anakronik, mė fyes pėr njė shoqėri qė pretendon tė quhet evropiane, bashkėkohore! Sepse ėshtė shkelės i Kushtetutės dhe i ligjeve!

    Si e konsideroni rolin e ndėrkombėtarėve nė situatėn aktuale politike tė Shqipėrisė?

    - Sipas mendjes sime, edhe ndėrkombėtarėt janė fajtorė pėr krizėn nė tė cilėn ėshtė e zhytur Shqipėria, prandaj edhe pėr ashpėrsimin e tashėm tė kėsaj krize. Mua mė ēudisin shumė sjelljet e tyre tė lara e tė lyera, kjo do tė thotė sjelljet e tyre tė mėndafshta ndaj tė kėqijave tė vazhdueshme qė prodhon klasa politike nė Shqipėri; mė ēudisin shumė sjelljet e tyre dyfytyrėshe ndaj krizės sė pėrgjithshme nė Shqipėri; mė ēudisin shumė sjelljet e tyre tė “figurshme”, “poetike”, bėn ashtu e bėn kėshtu, ndaj regjimit shqiptar fare qartė autoritar; nuk mė ēudisin sjelljet e tyre mostoleruese (me shumė vonesė) ndaj regjimeve autoritare nė Afrikėn Veriore, por mė ēudisin sjelljet e tyre toleruese ndaj regjimit autoritar nė Shqipėri. Mė ēudisin e, ndoshta, nuk do tė duhej tė mė ēudisin: atje ka naftė shumė e nė Shqipėri nuk ka naftė as pėr Shqipėrinė!

    Pėr zgjidhjen e kėsaj krize, ditėt e fundit Ismail Kadare i drejtoi njė letėr tė hapur kandidatit demokrat pėr Bashkinė e Tiranės, Lulzim Bashės, ku i kėrkonte tėrheqjen nga gara. Nė kėtė pikė, a jeni ju nė njė mendje me Kadarenė pėr zgjidhjen e krizės dhe uljen e tensioneve politike?

    Krizat politike e institucionale, shtetėrore, zakonisht, nuk zgjidhen me letra e thirrje, tė cilat mund tė sjellin, kur e kur leverdi pėr shkruesin, kur e kur leverdi pėr marrėsin e, kur e kur leverdi pėr protagonistėt e krizave. Nuk po i paragjykoj “frytet” e letrės qė pėrmendni, por dua tė them: intelektuali e ka pėr obligim mendor dhe etik ta thotė tė vėrtetėn pavarėsisht sa e hidhur mund tė jetė ajo, pavarėsisht sa kanosen interesat e tij nga ajo, pavarėsisht sa e keqpritur prej tė tjerėve, prej opinionit, mund tė jetė ajo. Ai qė e quajmė intelektual nuk bėn kalkulime, kurrfarė kalkulimesh. E, e vėrteta pėr dramėn e zgjedhjeve tė 8 majit nė Shqipėri ėshtė fare e qartė, fare e dukshme. Tregimi pėr kėtė dramė ėshtė ky: mė 21 janar tė kėtij viti janė vrarė 4 protestues, tė pafajshėm dhe tė varfėr. Atė ditė kur janė vrarė ata, Lulzim Basha ishte ministėr i Punėve tė Brendshme tė Shqipėrisė. Nė ēastin kur janė vrarė kėta katėr qytetarė tė varfėr, thuhet se ministri Lulzim Basha gjendej nė ndėrtesėn e Kryeministrisė sė Shqipėrisė. Nė ata katėr protestues tė pafajshėm e tė varfėr nuk ka mundur tė shtihet me armė pa dijen e Lulzim Bashės (dhe tė Kryeministrit Sali Berisha). Por, edhe po tė ishin vrarė pa dijen e tij, ata, megjithatė, janė vrarė derisa ai ishte ministėr, derisa ai u lėshonte urdhra Policisė dhe Gardės sė shtetit. Kur kalin e vret shala mendja e shėndoshė e popullit, e filozofėve tė demokracisė, e intelektualėve dhe e shkrimtarėve e thotė: fajtor ėshtė kalorėsi. Domethėnė: Lulzim Basha, tė cilin unė kurrė nuk e kam takuar, kundėr tė cilit unė, qė pėrpara, nuk mund tė kem asgjė, objektivisht ėshtė vrasės i katėr protestuesve tė pa armė nė dorė. Nė botėn demokratike ai ministėr, domethėnė ai fajtor pėr vrasjen e katėr protestuesve, nuk mund tė kandidohet pėr kryetar tė bashkisė sė kryeqytetit, as pėr kryetar tė asnjė qyteti, as pėr ndonjė pozitė tjetėr politike. Kandidimi i tij, e kam thėnė edhe njėherė tjetėr dhe po e pėrsėris prapė, nga ana e Partisė nė tė cilėn ėshtė anėtar, nė tė vėrtetė nga ana e Kryeministrit tė Shqipėrisė, Sali Berisha, ėshtė provokim i mendjes demokratike, i mendjes kundėrdespotike. Kandidimi i tij, rrjedhimisht, ėshtė cenim i rėndė i kulturės politike tė popullit shqiptar. Po tė mendonte pėr interesat e vendit, ai nuk do tė pranonte tė kandidohej. Po t’i mendonte interesat e Shqipėrisė, Kryeministri i Shqipėrisė, nuk do ta kandidonte njė njeri me barrė aq tė madhe politike e morale nė karrierėn politike e nė ndėrgjegje, po do tė kandidonte njė anėtar tjetėr tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, e cila ka anėtarė shumė mė tė merituar, mė tė ēmuar e me mė shumė pėrvojė politike e qeverisėse se Lulėzim Basha. Njė njeriu tė tillė, qė ėshtė bėrė shkak pėr zhytjen e vendit nė krizė tė rrezikshme politike e shtetėrore nuk i ēohet letėr me lutjen qė tė tėrhiqet prej garės politike e pushtetore sepse edhe mendja mė e virgjėr do t’i tregonte: ai qė me barrė tė tillė politike e penale nė karrierė e nė shpirt hyn nė garė politike pėr pozitė tė re, mė tė lartė, ai prej asaj gare nuk tėrhiqet i gjallė! Njė njeriu tė tillė i ēon letėr vetėm ai qė letrėn politike e shkruan duke menduar jo pėr tė vėrtetėn qė nė tė thuhet, por pėr frytet e saj vetjake. Megjithatė, kjo letėr e I. Kadaresė ka njė vlerė politike: ajo e tregon vetėdijen e autorit pėr fajin e Lulėzim Bashės, por kjo vetėdije, mjerisht, s’ėshtė bėrė ndėrgjegje qė e tregon qartė dhe e mbron pa kalkulime tė vėrtetėn pėr krizėn e tashme nė Shqipėri, kryeprotagonisti i sė cilės ėshtė Sali Berisha.

    Po pėr valėn e re tė protestave tė opozitės, ē’mendim keni?

    - Siē ėshtė parė mė shumė herė, krizėn politike, shoqėrore, institucionale tė Shqipėrisė, nuk po e zgjidhin, fatkeqėsisht, as bisedat, as bisedimet, as institucionet e pavarura, as ndėrhyrjet e paqarta tė BE-sė. Nė qoftė se faktorėt ndėrkombėtarė, nė qoftė se BE-ja, vazhdon tė jetė e paqartė, e pavendosur, e larė dhe e lyer si deri tani, nė qoftė se Kolegji Zgjedhor s’e zgjidh krizėn, atėherė mbetet vetėm njė mjet pėr zgjidhjen e saj: protestat demonstratat, grevat, nė tė vėrtetė mosbindja qytetare. Tani nuk mund tė flitet mė vetėm pėr truket e Sali Berishės nė zgjedhje siē fliste pėr tė ish- ambasadori amerikan nė Tiranė. Tani kemi tė bėjmė me rrėmbim, me plaēkitje tė rezultatit tė zgjedhjeve, me turli-turli makinacionesh! Tani kemi tė bėjmė me shkelje tė ligjit; tani kemi tė bėjmė me shkelje tė Kodit Zgjedhor; tani kemi tė bėjmė me privatizim tė plotė, brutal, tė shtetit, domethėnė me cenim pėrfundimtar tė shtetit! Atė qė ia mohoi opozitės gjatė dy vjetėve, Kryeministri i Shqipėrisė tani ia lejoi vetes; dhe kipcit tė tij, Lulėzim Bashės! Dhe, kėshtu ndodhi pėrbuzja, fyerja mė e rėndė e opozitės shqiptare, nė tė vėrtetė e gjysmės sė Shqipėrisė!
    Pėr hir tė ardhmėrisė demokratike tė Shqipėrisė, opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura, nuk guxojnė tė lejojnė qė padrejtėsia, dhuna tė bėhen tė ligjshme, siē po do ta bėjė Sali Berisha duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe ligjin dhe siē e ka bėrė edhe sa herė mė parė. Pėr hir tė ardhmėrisė demokratike tė Shqipėrisė, opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura tė Shqipėrisė, nuk guxojnė tė lejojnė qė nė skenėn politike shqiptare tė ngrihet paligjshėm e tė bėhet politikisht i qėndrueshėm edhe njė Sali Berishė i dytė, i cili, siē e dėshmoi mė nė fund, do tė zbatojė teknologjinė politike e pushtetore tė gėnjeshtrės, tė mashtrimit, tė falsifikimit, tė rrėmbimit, tė mėsuar prej mėsuesit dhe padronit tė tij. Opozita shqiptare, Kolegji Zgjedhor, institucionet e pavarura tė Shqipėrisė, nuk guxojnė tė harrojnė devizėn themeltare tė demokracisė, nė tė cilėn mbėshtetet gjithė historia demokratike e popujve historikė liridashės: ėshtė mėkat t’i bėhet e padrejtė tjetrit, por po aq ėshtė mėkat edhe tė durohet padrejtėsia. Protestat, demonstratat, grevat e urisė, mosbindja qytetare paqėsore, prandaj, jo vetėm se janė tė ligjshme, por ato janė tė domosdoshme pėr tė shpėtuar dinjitetin shtetėror tė Shqipėrisė, pėr ta nxjerrė Shqipėrinė prej krizės, pėr tė filluar shėrimi i Shqipėrisė: shėrimi politik, etik dhe shtetėror i Shqipėrisė. Por, kam drojė se opozitės i mungon frymėmarrje mjaftueshėm e gjatė pėr ndėrmarrje tė tillė historike. Po ta kishte kėtė frymėmarrje nuk do ta ndėrpriste grevėn e urisė dhe nuk do tė pranonte tė mashtrohej prej pėrfaqėsuesve tė BE-sė nė restorantin “Krokodil” nė Strasburg!
    ---------------------------

    Ps.Kam pėrshtypje se ky pamflet i ri i Qosjes ėshtė shenjė e fillimit tė fundit tė padronve tė tij.....

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    zotri harroje NATON ajo nuk nderhyn ne kso gjera kto jan pun partish kurse NATO nderhyn nerast se shqiptaret kan ndonje pun serioze dhe dhe patriotike kurse ju mundesit i keni te tregoheni patriotik ne vend revoltes per salen apo ramen keni BOLLANON AT BOTHQIRIN NGA GREQIA TA HUDhENI NE DET
    Para se te merremi me Bollanon duhet me pastru Salen ! Sepse Sala , si mik i Bollanos , te cilit i fali territoret shqiptare , na vret mbrapa kraheve !

    Eshte e njohur boterisht aleanca greko-serbi , kunder shqiptareve !
    Por une nuk arrij te kuptoj ! Ne rast se ti je shqiptar , ē'ne ti aleat me serbet ?

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    OPINION

    Edi Rama, rrezik kombėtar pėr tė ardhmen tonė tė shpejtė ne BE

    24-05-2011 /

    Nga Kostaq Xoxa


    Nė “Refleksionet” f. 184, lexojmė: “Denoncimi pa kompromis i veprimtarisė kriminale tė PPSH-sė, deri nė nxjerrjen e saj jashtė ligjit, ėshtė i vetmi shteg nga duhet tė kalojė PSSH-ja pėr tė fituar tė drejtėn e qytetarisė nė shoqėrinė e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundėsi pėr opozitėn (e gushtit tė v.1991, shėnim) qė atdheu i mbetur nė duart e rrugaēėve tė qosheve tė errėta tė nomenklaturės apo tė kriminelėve ordinerė t’ua kthejnė miliona njerėzve tė ndershėm besimin qė kanė humbur. Pėr sa kohė qė PS-ja nuk ka bėrė denoncimin e plotė tė origjinės dhe tė historisė sė saj, ajo s’mund ta ketė tė drejtėn pėr tė qenė njė parti e ligjshme“. (Firmosur: a. k. (Ardian Klosi) dhe e.r. (Edi Rama).
    Mė poshtė flitet pėr “dėshirėn e pakontrolluar pėr pushtet”. Dhe – citojmė sėrish - : “Pikėrisht kjo dėshirė i shtyu komunistėt nė 1942-’43 tė nxisin luftėn civile. Nisur nga kjo, me tė drejtė ēdo demokrati i mbetet qė tė denoncojė rrezikun e degjenerimit tė demokracisė nė demagogji”. Dhe, fill mė pas, shkohet te vendimet e Konferencės sė Pezės: “Kurse Kongresi i Pėrmetit, me fitimin e Luftės Civile nga komunistėt ia mohoi me dhunė popullit shqiptar tė drejtat politike”.
    Tani autori i kėtyre rreshtave, e.r.-ja, ia arriti pėr bukuri jetėsimit tė “dėshirės sė pakontrolluar pėr pushtet”. Madje duke qenė, tashmė, nė krye tė asaj PS-je e cila, sipas Edit, ėshtė e paligjshme, sepse “nuk ka bėrė denoncimin e plotė tė “origjinės dhe tė historisė sė saj” (shih citimin, mė lart), jo vetėm qė nuk e ka bėrė kėtė denoncim origjine, por pinjollėt e atij regjimi diktatorial monstruoz (epitet i pėrsėritur nė kėto Refleksione) , sot i kemi deputetė nė parlament. Dhe bash ata qė cilėsohen si “rrugaēė tė qosheve tė errėta tė nomenklaturės apo kriminelė ordinerė, qė e degjeneruan demokracinė nė demagogji”, - pikėrisht kėta demagogė, pra, - na akuzojnė se bėjmė luftė klasash, se denigrojmė deputetin e tanishėm Ditmir Bushati, si birin e Sulejman Bushatit, Sekretarit I tė komiteteve tė Partisė sė Punės nė Shkodėr e nė Kukės, qė Dossiétė e gazetės sonė i kanė nxjerrė, publikisht, me firmėn e tij, lista internimesh, dėnimesh tė planifikuara dhe ndėshkime me vdekje tė njerėzve tė pafajshėm. Gjithsesi, ata demagogė (dhe falsifikatorė, do tė shtonim), pėrdhunojnė tė vėrtetėn. Se Ditmiri nuk kritikohet si i biri i Sulejmanit, por sepse ėshtė shprehur, me kapadaillėk si ai i ustait tė tij, se e ka pėr nder, qė ėshtė i biri i Sulejmanit!
    E pamė se si ėshtė shprehur Edvini pėr Konferencėn e Pezės dhe pėr Kongresin e Pėrmetit. Kur kishte tė drejtė: nė gushtin e 1991-shit apo tani, qė ėshtė kryetari suprem i PS-sė (ndonėse i kontestuar édhe brenda familjes sė majtė nga LMN-ja). Tani ėshtė pėrgjegjės i kategorisė sė parė ai, dhe vetėm ai, qė nė Pezė, ēdo 16 shtator, ēohen me autobusė falas, tė miturat (si Ina e pornotregimit tė tij?) e tė miturit. Pa pėrjashtuar, natyrisht, edhe kasketat e Enverit qė kishin bėrė kėrdinė nė Luftėn Civile, cilėsor i e.r.-sė ky, - siē e pamė. Pėr mė tepėr, ndonėse tė miturat/tė miturit nuk duheshin politizuar nė atė moshė, ato – sipas mjaft pjesėmarrėsve, - drogoheshin, kur veteranėt kėndonin, tėrė qejf, “Enver Hoxha e mprehu shpatėn”, para avujve tė alkoolit. Fotot e Enver Hoxhės vėrshonin anembanė, tė zbukuruara me korniza dafinash. Apoteozė! Njė dhunim i pafalshėm, flagrant, ndaj Rezolutės sė AP-sė sė KE-sė dhe ndaj ndjeshmėrisė sė ish-tė pėrndjekurve politikė qė kishin humbur rininė e tyre, familjen, tė afėrtit, nga terrorizmi stalinist i atij Enveri, qė glorifikohej nė mėnyrė tė turpshme nė Pezė. Sa pėr Kongresin e Pėrmetit, ky farė kongresi, me vendime tė pėrpiluara nė Jugosllavi, e ka emrin e vet nėpėr shkolla, nėpėr emėrtime rrugėsh, nėpėr aktivitete tė indoktrinuarish. “Rrugaēėt e qosheve tė errėta”, u shndėrruan nė populistėt e Edi Ramės!
    Ja si u katandis Shqipėria, nėn hyqmin e Edvinit!
    ***
    Stereotipa tė tillė, alter egot e tė cilėve i shohim nė “rrugaēėt e qosheve tė errėta tė nomenklaturės apo si kriminelė ordinerė, qė e degjeneruan demokracinė nė demagogji”, (tė na falet qė po pėrsėrisim e-r- nė) i portretizon mjeshtėrisht shkrimtari ynė i madh, I. Kadareja, nė librin e tij “Legjenda e legjendave” (f. 113-115): “Kėta nėnzota lindnin herė pas here ose, mė saktėsisht, fabrikoheshin herė pas here, prej shtetit totalitar, njėlloj si thashethemet, njėlloj si shpifjet. Ata fabrikoheshin dy mėnyrash: ose duke u bazuar nė njė njeri, i cili pėr t’u kthyer nė hero tjetėrsohej aq shumė nga propaganda saqė nuk njihej mė, ose shpikeshin krejt... si rasti i Lei Fenit nė Kinė. I tillė ishte katėrmbėdhjetėvjeēari Pavlik Morozovi (nė B.S, - sh.) i cili, pėr besnikėri ndaj shtetit komunist, tradhtoi babanė dhe u vra nga ungji i vet... Duke e bėrė Morozovin hero model pėr tė gjithė rininė sovjetike, duke vėnė mijėra buste tė tij nė oborret e shkollave, duke shkruar kėngė e poema pėr tė, komunistėt rusė kryen njė nga krimet mė tė lemerishme: ata himnizuan tradhtinė dhe denoncimin nė gjirin e familjes...Dhe ky fėmijė denonciator shpallet hero dhe model pėr miliona nxėnės tė Bashkimit Sovjetik”. “...Edhe komunistėt shqiptarė fabrikuan karikatura heronjsh nga mė qesharakėt. Sipas skemės sovjetike... korpusin kryesor e pėrbėnin tė gjymtuarit, ata qė, ndonėse ishin pa sy e pa kėmbė, bėnin ēudira nė jetė. (Pėrmendet Fuat Ēela). Me flirtin e ri me kinezėt, u braktis ndikimi sovjetik dhe modelet ruse po zėvendėsoheshin me ato kineze. Lei Feni u shtyp nga treni pėr tė shpėtuar njė kalė. Ditari i tij: njė vidhė e mendimit tė Maos. Tė qenit kursimtar pėrputhej me problemet kineze, gjer nė mbledhjen e kutive tė konservave pėr t’i dėrguar nė shtet: shkurt njė personazh i mjerueshėm, midis kopracit tė Molierit dhe Plushkinit tė Gogolit”.
    Njė karikaturė tė tillė heronjsh, e kemi edhe ne, kėtu, nė vendin tonė. Ky ėshtė Edvin Kristaq Rama. I. Kadareja i identifikon kėta tipa si tė gjymtuar. Heroi ynė, nuk ėshtė vetėm qesharak, por edhe tragjik. Mjafton tė shihen ēuditė e tij nė “Refleksionet”. Ėshtė i vetmi person, qė s’mund tė ketė tė dytė nė rruzull, qė ka nxjerrė jashtė ligjit veprėn e vet. Mė shumė se kaq. E ka hequr nga tė gjitha libraritė, me anė tė pavlik morozovėve tė tij, dhe e ka vėnė nė zjarr! Njė autodafé! Shkrimtari ynė i madh, kėta tipa i quan “tė mjerueshėm”. Dhe korpusin kryesor tė tyre e vėren te tė gjymtuarit nė sy dhe nė kėmbė. Nė tė vėrtetė Karikatura jonė ėshtė e gjymtuar nė tru! Njė gazetė pėrmendte rastin kur E. Rama ishte dėrguar nė Burrel, pėr zborin ushtarak. Alarm nė familjen e Anetės. Kjo dhe i shoqi, Kristaqi, iu lutėn shkrimtarit (...) qė tė shkonte nė Burrel dhe t’i thoshte komandantit tė zborit qė tė mos i linin nė dorė armėn, se mos ndodhte ndonjė hatą. Shkrimtari - tė cilit s’ia kemi pėrmendur emrin, - nė gazetė pėrmendet me emėr e me mbiemėr. Por nuk ka dalė asnjė pėrgėnjeshtrim prej tij. Nga ana tjetėr njė psikiatėr qė njihet si serioz, por nuk dėshiron tė identifikohet, e di shumė mirė se e.r.-ja ėshtė kuruar pėr nevrastenķ. Njė gazetar, qė tani e ka kapėrcyer Rubikonin pėr interesa meskine, ia ka nxjerrė personazhit tonė tė gjitha shenjat psikopatike nė njė gjyq tė bujshėm, si pasojė e tė cilit njė vajzė e talentuar dhe me talent ka pėsuar, pėr shkak tė kėtij personi, trauma tė tmerrshme, qė e kanė mbyllur nė njė vetmi murgeshash. Mos tė themi tė tjerat, qė kanė tė bėjnė me mujshinė ndaj seksit delikat! Prandaj themi se ėshtė nga ato karikaturat qė pėrmend Kadareja, i gjymtuar po se po, por nė njė organ anatomik nga mė tė rėndėsishmit.
    Njė gazetė ka dalė kėto ditė me titullin “Hapi rrugėn budallait”. Budallait i hapet rruga. Po tė marrit a i hapet? Aq mė tepėr kur kėrkon tė fitojė bashkinė e Tiranės nė tavolinė? E ta quajė fitoren me 10 vota, “fitore historike?”. L. Basha ka fituar 8-9 herė vota mė shumė se ai. Dikur (2007), nė Temal tė Shkodrės, kandidati demokrat Nard Mani, u shpall fitues me 3 vota diferencė. Por nga kutitė e kėshillave dolėn 5 vota mė shumė pėr kandidatin socialist Mark Zhurin. Nė gjykatėn e apelit votat e gjetura nė kutitė e kėshillave u cilėsuan “tė vlefshme” dhe kryetar u shpall socialisti Mark Zhuri. Kandidatėt i shtrėnguan dorėn njėri-tjetrit. Vota ėshtė e shenjtė. Kutia ėshtė vetėm pėr njė lehtėsim llogaritjeje. Nuk ka asnjė nen tė Kodit Zgjedhor qė tė shprehet nė mėnyrė eksplicite nėse quhen tė vlefshme ose jo, votat e kutisė sė ndėrruar. Dikur Rama buēiste: “Duam tė shohim votat tona!”. Tani ia mohon tė drejtėn L. Bashės, qė tė shohė votat e tij! Nė qoftė se votat e Bashės do tė shkonin pėr dhjamė qeni, atėherė do tė cenohej Kushtetuta: “Votimi duhet tė jetė i lirė, i fshehtė, i barabartė”. Barazimi i votės cenohet, kėshtu, nė mėnyrė flagrante dhe kutive s’ka pėrse t’u mbetet hatri!
    Kryetari i KQZ-sė, Arben Ristani, ka mbajtur njė gjakftohtėsi shembullore, duke punar qetėsisht, mė tė tre anėtarėt e tij, pavarėsisht nga zhurmnaja e atyre qė kėrkonin tė hynin forcėrisht nė sallėn e KQZ-sė, por nuk u lanė nga policia. Raporti i votave ishte 4:3. Treshja thartohej pėr kėtė ndarje. Por harronte se nė zgjedhjet e mėparshme raporti ishte 5:2, madje edhe 6:1! Tani Rama dhe tė tijtė nuk duan tė ballafaqohen me organet mė tė larta (Kolegjin Zgjedhor), sepse kėto organe kanė pas vlerėsuar votėn, jo kutinė! – siē kishte ndodhur me precedentin e Temalit tė Shkodrės.
    Tani ky ekzemplar i dhunės, E. Rama, ka bėrė thirrje qė tė mblidhen nga janė e nga s’janė, nė revoltė “paqėsore”, qė tė rrėzojė qeverisjen e Aleancės pėr qytetarin, qė ka dalė fitimtare! Natyrisht qė kjo “veprimtari demokratike” do tė njėmendėsohet me ata qė ai i quante dikur “rrugaēė tė qosheve tė errėta” apo “kriminelė ordinerė”. Tronditja ka vajtur gjer te shkrimtari ynė, I. Kadareja. Me tė drejtė, ai ėshtė tepėr i shqetėsuar, pėr “mundėsinė e njė izolimi tė ri”. Por, qė tė tėrhiqet Basha nga gara, siē ėshtė thelbi i letrės sė tij drejtuar kandidatit pėr kryetar bashkie nė emėr tė “Aleancės pėr Qytetarin”, kjo do tė asgjėsonte zgjedhjet e lira nė vendin tonė. Sepse, thjesht, fitorja e garės nuk mund kondicionohet dot nga njė i marrė qė humbjen e quan fitore historike(!). Dhe u dashka quajtur e tillė, fitore historike pėrndryshe ai, i marri, na qenka nė gjendje tė pėrdorė dhunėn dhe ta paraqesė vendin e tij, si njė shtet joligjor! Ėshtė fatkeqėsia e mbajtjes gjallė tė mendėsisė enveriste, tė cilėn Rama premtoi ta zhbėnte nė emėr tė demokracisė, por nuk vonoi tė bėhej prototipi i i ruajtjes dhe i stimulimit tė kėsaj mendėsie


    55

    -
    Nuk iu ndave ketyre Koēi Xoxeve si ti , dhe Fahri Balliu , o Brari ! Ha...ha...ha

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    eshte manipuluar titulli i temes ...!!!

    edhe njehere .....



    X Moderatoret

    nuk e di cili ka qene nga moderatoret qe ka ndryshuar titullin e temes por kjo qe ka ndodhur nuk eshte e drejte ....

    eshte bere devijim i tematikes te cilen une e kam nisur te mesazhi i pare ....

    titulli dhe tematika ishte komplet ndryshe nga ajo qe keni shkruar ju tani ..... tema ishte me titullin "kodheli ben thirrje militanteve per rrethim te KZAZ-ve" gje e cila ndryshon komplet ne ate qe ju keni vendosur .... ndryshon komplet thelbin e ceshtjes ....

    ju kerkoj ta ktheni titullin sic ishte ne fillim ....!!!



    .
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •