Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Lightbulb Thaēi i jep Pacollit mandat mbi Hoxhajn !!!!

    10-05-2011 11:16 CET Ende pa bėrė asnjė ditė jetė, strategjia e lobimit pėr njohje tė pavarėsisė sė Kosovės ka hasur nė pengesė – madje prej vetė Qeverisė sė Kosovės.

    Marrėveshja e re e koalicionit qeverisės mes Partisė Demokratike tė Kosovės dhe Aleancės Kosova e Re i ka dhėnė kompetenca shtesė nė ēėshtjen e lobimit zėvendėskryeministrit tė parė, Behgjet Pacolli, gjė qė nuk ėshtė marrė parasysh nė kohėn kur strategjia origjinale ėshtė hartuar.

    Drafti pėr lobim, i hartuar nga disa ambasadorė kosovarė nė bashkėpunim me ministrin e Jashtėm, Enver Hoxhaj, i ėshtė dorėzuar presidentes sė Kosovės, Atifete Jahjaga, nė mėnyrė qė nė kapacitetin e udhėheqėses sė politikės sė jashtme tė Kosovės, edhe Presidenca tė japė kontributin e vet nė strategji.

    Mirėpo, siē shkruan “Koha Ditore” nė numrin e sė hėnės, dokumenti ku bėhet analizė e detajuar e shteteve qė nuk na kanė njohur, e edhe jepen instruksione se ēfarė qasjeje duhet qė tė ketė Kosova ndaj kėtyre shteteve, ka mbetur nė gjysmė. Ai po pret pėrgjigjet nga Presidenca dhe institucionet e tjera, nė mėnyrė qė pas dy javėsh tė miratohet nė qeveri.

    Ndėrkohė nė marrėveshjen e re pėr koalicion PDK-AKR parashihet qė lobimi tė bėhet ndryshe nga strategjia.

    Nė marrėveshjen e re madje presidentja nuk figuron si udhėheqėse e procesit, por ish-presidenti, tash zėvendėskryeministėr i parė, Behgjet Pacolli.

    Sipas marrėveshjes, do tė krijohet njė “task forcė” pėr lobim, e qė do tė udhėhiqet nga Pacolli. “Task forca”, sipas marrėveshjes, do tė ketė pėr qėllim zbatimin e strategjisė pėr lobim.

    “Zėvendėskryeministri i parė ka tė drejtė qė tė krijojė njė ‘task forcė’ qė pėrfshin ministrin e Jashtėm, tė Integrimeve, atė tė Diasporės, i cili do tė punojė pėr harmonizimin dhe koordinimin e veprimtarisė sė tyre nė funksion tė strategjisė sė njohjeve”, thuhet nė marrėveshjen e re mes PDK-sė dhe AKR-sė.

    Pėr mė shumė, marrėveshja i jep Pacollit tė drejtėn e ndryshimit tė strategjisė. “Zėvendėskryeministri ka tė drejtė tė punojė pėr zbatimin, eventualisht dhe rishikimin apo pėrshtatjen e kėsaj strategjie nė mėnyrė progresive nė varėsi tė angazhimit tė aktorėve tė ndryshėm vendės dhe ndėrkombėtarė”, thuhet nė marrėveshje.

    “Kėsaj ‘task force’ mund t’i bashkohen dhe personalitete tė shquara vendėse dhe ndėrkombėtare, qė kanė potencial suksesi nė veprimtarinė pėr njohjen e shtetit tė Kosovės”, thuhet nė marrėveshje.

    Marrėveshja qė ėshtė bėrė me qėllim tė akomodimit tė Pacollit, i jep atij tė drejtė edhe qė plotėsisht tė mbėshtetet nė shėrbimin diplomatik tė shtetit tė Kosovės nėpėr botė, si dhe tė drejtėn tė propozojė konsuj nderi nė tė gjithė globin, tė cilėt i shėrbejnė jo vetėm veprimtarisė njohėse, por dhe asaj tė nxitjes sė investimeve tė huaja nė Kosovė dhe pėrmirėsimit tė imazhit.

    Strategjia pėr lobim e hartuar nga ambasadorėt dhe ministri i Jashtėm nuk e ka parashikuar rolin e zėvendėskryeministrit tė krijuar nga marrėveshja mes PDK-sė e AKR-sė, e as krijimin e ndonjė “task force”.

    Megjithatė zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Artan Behrami, ka thėnė se nuk ka kurrfarė pėrplasjeje mes strategjisė dhe marrėveshjes pėr koalicion. Sipas tij, strategjia deri nė detaje pėrcakton mėnyrėn e veprimit pėr shtimin e njohjeve pėr Republikėn e Kosovės. Ministria e Punėve tė Jashtme, sipas Behramit, do t`i pranojė tė gjitha sugjerimet plotėsuese pėr strategjinė.

    “Punimet nė strategjinė pėr lobim kanė pėrfunduar. Tani jemi nė pritje tė rekomandimeve tė presidentes dhe tė Parlamentit. Tė gjitha kėto rekomandime do tė inkorporohen nė Strategjinė pėr lobim, nė mėnyrė qė ajo tė jetė mė gjithėpėrfshirėse dhe mė e plotė dhe do tė jetė gati tė jetė edhe publike dhe tė miratohet edhe nė Qeveri”, ka thėnė Behrami.


    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...t-mbi-hoxhajn/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    nuk mund te them shum se s'di kurgja....POR PACOLLI DITEN E DYTE SHKOJ E VIZITOJ MITROVICEN E VERIUT DUKE DHANE NJE MESAZH .......te tane te tjeret rrine e llakaciten me llafe e teori koti....
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  3. #3
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Une po shkoj per cdo dite gadi,po zgjidhje nuk po beje dot!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    o gazetari i tanjigut e dim e dim qe ty te pengoin njohjet per kosoven
    e ti paske harrue qe Kryeēlirimtari i kosoves
    ka than niher se pari kosova
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •