Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Exclamation Pagat dhe mëditjet prioritet i Qeverisë !!!!

    Petrit Sherifi | 07-05-2011 10:23 CET Qeveria e Kosovës ka shfrytëzuar gati qind për qind buxhetin për paga dhe meditje. Vetëm për Kuvendin, Zyrën e Presidentit, Zyrën e Kryeministrit dhe 18 ministrive, janë shfrytëzuar mbi 98 për qind të buxhetit për paga vitin e kaluar, raporti i shpenzimeve të publikuara nga Ministria e Financave për vitin 2010, shpenzime këto të cilat kapin shumën prej 316 milionë e200 mijë euro.

    Nëse krahasohen këto linja buxhetore me ato të vitit 2009, vërejmë se ka rritje prej mbi 36 milionë euro. Në vititn 2009, shpenzimet për paga dhe meditje ishin 268 milionë e 925 mijë euro, kurse një vit më herët 228 milionë e 59 mijë euro.

    Ministritë për të cilat shkojnë më së shumti mjete për këto dy linja buxhetore janë Ministria e Punëve të Brendshme me 46.204 milionë euro, Ministria e Shëndetësisë me 32.646 milionë euro, Ministria e Forcës së Sigurisë me 10.180 milionë euro, Ministria e Drejtësisë me 9.491 milionë euro, Ministria e Ekonomisë dhe Financave me 9.068 milionë euro, Kuvendi me 4.497 milionë euro etj.

    Sipas këtij raporti të publikuar nga Ministria e Financave, shuma prej 316.200 mijë euro, ka përfshirë 311.417 milionë euro nga fondi i përgjithshëm i buxhetit të vendit dhe 4.783 milionë euro nga grantet e përcaktuara të donatorëve.

    Edhe pagesat e nëpër komunat e Kosovës kanë shënuar ngritje, ku sipas këtij raporti, gjatë vitit 2010 në Komunën e Prishtinës janë shpenzuar 16 milionë e 534 mijë euro, kurse në vitin 2009 6 milionë e 71 mijë euro, në Komunën e Prizrenit janë shpenzuar 11 milionë e 129 mijë euro, ndërsa në 2009 janë shpenzuar 2 milionë e 179 mijë euro, në Pejë janë shpenzuar 8 milionë e 264 mijë euro, në 2009 vetëm 3 milionë e 39 mijë euro, në Gjilan për vitin 2010 janë shpenzuar 9 milionë e 106 mijë euro, kurse në 2009 vetëm 558 mijë euro.

    Shpenzimet e premtuara që do të pësonin ulje në fillim të qeverisjes “Thaçi I”, vetëm sa janë rritur, ku edhe shpenzimet për mirëmbajtje dhe riparim, që përfshihet mirëmbajtja e automjeteve, ndërtesave, infrastrukturës rrugore, pajisjeve të TI-së, mobileve etj, në vitin 2008, këto shpenzime ishin 22.8 milionë, në vitin 2009 u bënë afro 25 milionë, për të përfunduar në vitin që lamë pas në 27.5 milionë euro.

    Avni Zogiani, drejtues i organizatës “Çohu”, ka thënë se ka humbur komplet sensi apo ideja me të cilën ka ardhur në pushtet kjo qeveri.

    Ai ka thënë se një nga premtimet themelore ka qenë zvogëlimi i shpenzimeve, por sipas tij, kryeministri i vendit e demantoi veten dhe tani ekziston një qeveri ndër më të zgjeruarat në rajon. “Tërësisht është kundër premtimeve dhe retorikës në bazë të të cilave kjo qeveri tani është në pushtet”, ka theksuar Zogiani.

    Ramadan Ilzai nga Lëvizja “Fol” ka thënë se ndër vendimet e para të Qeverisë, Thaçi ishte edhe ai për reduktimin e shpenzimeve në reprezentacion, telefon, derivate etj. Ai ka thënë se kanë parë që ky vendim nuk është zbatuar megjithëse shpenzimet janë reduktuar në krahasim me kryeministrat e kaluar.

    Institucionet pagat dhe mëditjet

    Kuvendi: 4.497.236

    Zyra e Presidentit: 301.448

    Zyra e Kryeministrit: 2.317.327

    Ministria e Ekonomisë dhe Financave: 9.068.365

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: 748.813

    Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit: 1.037.805

    Ministria e Shëndetësisë: 32. 646.023

    Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë: 3.747.905

    Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: 3.368.250

    Ministria e Planifikimit Hapësinor: 1.046.623

    Ministria e Administrimit dhe Qeverisjes Lokale: 610.831

    Ministria e Punëve të Brendshme: 46.204.330

    Ministria e Drejtësisë: 9.491.362

    Ministria e Punëve të Jashtme: 2.491.028

    Ministria e Forcës së Sigurisë: 10.180.333

    Ministria e Integrimeve Evropiane: 204.995

    Ministria për Komuniteteve: 390.520

    Ministria për Energjetikë dhe Miniera: 476.431

    http://www.zeri.info/artikulli/2/8/2...et-i-qeverise/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Kryeçlirimtari e Kryeministri i vendit i mbajti premtimet qe i ka dhan
    e ju gazetarucat e tanjugut vajtoni sa te doni
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    mikut te branko stefanoviqit per cdo dite i dalin mashtrimet ne fushe dhe rrenat e tij i zhgenjejn mijera mesues qe i mashtroi per te ja dhen voten!

    Mësimdhënësit, pa përgjigje nga qeveria
    Anita Kadriu | 19-05-2011 09:51 CET

    Mësimdhënësit kosovarë janë të vendosur t’i kundërpërgjigjen qeverisë në qoftë se nuk realizohet vendimi për pagesën e shtesës (rritjes) së pagës për muajët janar dhe shkurt. Përgjigjja në adresë të qeverisë pritet të jetë bojkoti i procesit mësimor, përmes disa formave, e njëra ndër to, e përfolur nga mësimdhënësit si më e qëlluar për ta bindur qeverinë të zbatojë vendimin e saj, është mosdhënia e dëftesave nxënësve.

    Mirëpo, para këtij vendimi mësimdhënësit kanë vendosur të presin ndonjë zhvillim konkret lidhur me këtë çështje nga qeveria. Mësimdhënësit kanë varur shpresat tek mbledhja e qeverisë, e cila është mbajtur të mërkurën, por që nuk është folur për pagesën e mësimdhënësve.

    Në dhjetë minutat e parë të kësaj mbledhjeje diskutimet e qeverisë nuk kanë qenë publike, ndërsa në pjesën e hapur për media, çështja e pagesës nuk është diskutuar, as nga vetë ministri i Arsimit, Ramë Buja, i cili vetëm një orë më parë kishte përfunduar një takim me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), të cilëve iu kishte premtuar se do të ngriste shqetësimin e mësimdhënësve në mbledhjen e qeverisë dhe do të kërkonte që pagesa të kryhet sa më parë.

    I vetmi që është deklaruar për borxhin e dy muajve që parashihen në rritje të pagës ka qenë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, por që nuk ka dhënë përgjigjen e pritur nga mësimdhënësit.

    Kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj, ka thënë për “Zërin” se të mërkurën janë takuar me ministrin e Arsimit, Ramë Buja, i cili ka ndarë shqetësimin e tij për mospagesën për janar dhe për shkurt të mësimdhënësve. Sipas tij, ministri ka premtuar se do të ngrejë këtë problem në mbledhjen e qeverisë.

    “Ne kemi njoftuar ministrin për gjendjen në arsim dhe ia kemi dorëzuar të gjitha dokumentet, përfshirë dhe vendimin e nënshkruar për rritjen e pagave dhe mënyrën e pagesës retroaktive”, ka theksuar Shabanaj, sipas të cilit ministri është njoftuar edhe me disponimin e mësimdhënësve që të mos japin dëftesat në qoftë se nuk i marrin mjetet shtesë. Ai ka thënë se pritet nisja e shprehjes së pakënaqësisë përmes masave sindikale për të realizuar jetësimin e vendimit.

    “Këshilli i Përgjithshëm i SBASHK-ut vendos për masat, andaj varësisht nga vendimi do të vendosim për hapat që do të ndërmarrim. Këshilli më së largu do të mblidhet të premten, ndërkohë nëpër përfaqësitë sindikale nëpër komuna është duke u verifikuar gjendja në procesin mësimor dhe duke u marrë reagimet e mësimdhënësve”, ka thënë Shabanaj.

    Sipas tij, janë bërë tre muaj nga koha kur mjetet është dashur të derdhen në konton e mësimdhënësve dhe nuk mund të shtyhet kjo çështje më shumë. Mësimdhënësit, sipas përfaqësive sindikale nëpër komuna, kërkojnë mjetet para se të përfundojë viti shkollor dhe të nisin pushimet e verës. Afati i fundit i dhënë nga SBASHK-u është gjysma e qershorit.

    Megjithëkëtë, qeveria nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur mund të paguhen mjetet. Përfaqësues të qeverisë nuk kanë përmendur muajin qershor, si kohë e mundshme për të kryer obligimin ndaj mësimdhënësve. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se qeveria do ta shqyrtojë këtë çështje dhe do të dalë me qëndrimin e vet.

    “Qeveria do t’i shohë mundësitë e veta dhe do të dalë me një qëndrim adekuat. Por, qeveria e ka mbajtur fjalën e vet për rritjen e pagave dhe punëtorët tanë i gëzojnë këto paga”. Kuçi ka theksuar se nuk ka informacione për çështje buxhetore se si mund të shkojnë ato, por ka folur rreth asaj që qeveria ka marrë vendimin më të mirë të mundur dhe më të vështirin në këtë situatë dhe të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm...

    “Ata për dy muaj i kanë marrë pagat me rritje, por nuk mund të jap premtime se mund t’i marrin në qershor në mënyrë retroaktive për çështje që nuk janë në dorën time”, ka thënë Kuçi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •