Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Thumbs down PTK ia “fal” objektin telekomit serb!!!!

    Enis Veliu | 10-05-2011 09:25 CET Menaxhmenti i Postës dhe Telekomit të Kosovës, ua ka falë strukturave paralele serbe në komunën e Shtërpcës objektin modern të PTK-së, ndërkaq për nevoja të veta ajo para pak ditësh ka blerë një shtëpi private nga Dragana Mrdjinac për 348 mijë euro, ku një metër katror i bie të jetë 828 euro, apo më shtrenjtë se çmimi i një metër katrori të një banese në Prishtinë.

    Objekti i PTK-së në Shtërpcës nga mbarimi i luftës e deri tash është në funksion të Telekomit Serb, sepse deri tash PTK-ja nuk ka shfaqur gatishmëri për ta marrë atë.

    Zyrtarë të PTK-së të hënën nuk kanë qenë në gjendje të flasin për këtë çështje, duke u arsyetuar se është ditë pushimi.

    “Të martën mund të shikoj nëse PTK-ja ka pasur apo jo objekt të vetin në Shtërpcë. Këtë unë nuk e di”, tha përmes telefonit zëdhënësi i PTK-së Menduh Abazi.

    Por, në anën tjetër Milazim Alishiqi, kryetar i Sindikatës së Punëtoreve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, thotë se posta para luftës e ka ndërtuar objektin e vet modern në qendër të Shtërpcës. Sipas tij, përpos objektit në atë kohë është ndërtuar edhe rrjeti shpërndarës për 1000 shtëpi.

    “Institucionet tona duhet ta marrin këtë objekt nga strukturat paralele, sepse ai është ndërtuar me paratë tona dhe nga punëtorët tanë duhet të shfrytëzohet”, tha ai.

    Por, blerja e shtëpisë private dhe heqja dorë nga objekti i vet ka befasuar tej mase zyrtarë të Kuvendit Komunal të Shtërpcës.

    Nënkryetari i kësaj komune Beqir Fejzullahu thotë se objekti i ri i PTK-së, por edhe disa pika të tjera në këtë komunë nga mbarimi i luftës janë në funksion të Telekomit Serb.

    Ai thotë se prej kohës kur ai është në pozitën e nënkryetarit të komunës PTK-ja asnjë herë nuk ka bërë ndonjë kërkesë për të marrë objektin, i cili aktualisht menaxhohet nga strukturat paralele në këtë komunë.

    “Vitin e kaluar, kur ne kemi filluar të qeverisim, zyrtarë nga PTK-ja kanë ardhur te unë dhe për herë të parë u kemi bërë të mundshme që të futen në komunë, por ata asnjëherë nuk kanë bërë ndonjë kërkesë në komunë, por as tek unë që të ushtrojmë ndikimin tonë që objekti t’u merret strukturave paralele dhe t’i jepet PTK-së”, tha ai.

    Fejzullahu thotë se blerja e objektit është veprim jo mirë i menduar nga menaxhmentit i PTK-së. Sipas tij, nëse vërtet PTK-ja ka pasur nevojë për objekt, ajo atë ka mundur ta marrë me qira e jo ta blejë.

    “Blerja nuk është zgjidhje e duhur. Unë mendoj se herëdo kurdo objekti i cili mbahet nga strukturat paralele duhet t’i takojë Telekomit të Kosovës”, tha ai.

    Edhe Hamdi Haliti, këshilltar në Kuvendin Komunal të Shtërpcës, thotë se vendimi i menaxhmentit të PTK-së për të blerë shtëpi private është hap i pamenduar fare.

    Sipas tij, objekti i PTK-së ekziston në mes të Shtërpcës.

    Kundër blerjes së shtëpisë private nga PTK-ja kanë reaguar edhe zyrtarë të partive opozitare, por edhe njohës të ekonomisë në vend.

    Sipas tyre, blerja e shtëpisë në prag të privatizimit, paraqet mundësinë e fundit të keqpërdorimit të fondeve publike, para se kjo kompani të kalojë në duar të kompanisë private.

    PTK-ja s’e ka kërkuar objektin

    Nënkryetari i komunës së Shtërpcës, Beqir Fejzullahu, thotë se vitin e kaluar ka bërë të mundur që për herë të parë PTK-ja të futet në komunë të Shtërpcës.

    Por, ai thotë se zyrtarë të kësaj kompanie asnjëherë nuk kanë bërë ndonjë kërkesë në komunë, por as te ai që të ushtrojnë ndikimin e tyre për lirimin e objektit të PTK-së, i cili mbahet edhe më tej nga struktura paralele.

    http://www.zeri.info/artikulli/2/8/2...elekomit-serb/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    kjo eshte edhe nji rren si te gjitha qe dolen deri sot te gazetave proserbe e te gazetarucave te tanjugut
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    kjo eshte edhe nji rren si te gjitha qe dolen deri sot te gazetave proserbe e te gazetarucave te tanjugut
    Ndegjo ore Llapo.

    Shume e kjarte eshte tani, se kjo qeveri e shefit te juaj Hashim Thacit, eshte e krijuar nga ca qarqe nderkombetare vetem e vetem ta kthej Serbine prap ne Kosove. E kjo u pa me viziten e atij qetniku berkovic ne Prishtine.

    Ju ore Llapo, mund te thoni cka te doni, por Thaci nuk punon fare per interesat e Shumices Shqiptare te Kosoves, por ai - Thaci punon per interesat e qarqeve nderkombetare anti-Shqiptare, punon per interesat e tija personale pra pasurim te paligjshem dhe punon per interesat e pakices serbe ne Kosove dhe Shtetit Serb.

    E ti leh sa te duash ore Llapo, se ngjyrae vertete e shefit te juaj po del ma shume e ma shume.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Ndegjo ore Llapo.

    Shume e kjarte eshte tani, se kjo qeveri e shefit te juaj Hashim Thacit, eshte e krijuar nga ca qarqe nderkombetare vetem e vetem ta kthej Serbine prap ne Kosove.
    HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •