Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 49 prej 49
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga skampin Lexo Postimin
    Ne qofte se ka qene kishe pse shteti nuk ja u njef te drejten qe ta ndertojne si ka qene?apo diçka eshte kunder ligjeve dhe interesave te vendit?
    Keta prifterinjte ne qofte se punojne per llogari te Zotit pse duan ta ndertojne shtepine e tije vjedhurazi si hajdute!! sigurisht qe prifti i kosines duhet te jete ideator i kesaj levizje se ai eshte b... e zgjuar qe di te vjedhe varre dhe jo me te ndertoje kishe brenda mureve te nje ndertese.

    Sa shume te dedikuar mbas Zotit jane keta mor aman
    Nje kishe nuk eshte shtepia e Zotit, por nje ndertese qe i sheben nje komuniteti per te kryer ritet fetare.Meqenese kisha menaxhonte jeten shpirterore te komunitetit , ajo kthehej dhe si nje hipoteke shpirterore e ketij komuniteti.Nje ndertese me permasa te tilla vlerash kthehet ne simbole,keshtu ai fiton te drejten e mbrojtejes nga te "cuditeshmit", qe i del pune me njesi te tilla identiteti kombetare.Ndertohet me leje , apo pa leje , nje dleme e turpshme.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ne Shqiperi (Kosove) asnje institucion nuk meriton emrin qe ka. As kishe, as xhami, as gjykate, as polici, as shkolle, as universitet, as spital, as parllament, as kryeminister, as dreq e i biri nuk jane ata cka duhet te jene. Nje emer te perbashket kan te gjithe, e ai eshte KORRUPTIM deri ne palce!
    Gjithashtu bashkohem me mendimin tend pasi ato qe ke shkruajtur jan edhe mendimi im pa ndryshuar as edhe nje germe.

    O' njerez ne nuk na duhen kishat me ikona ne shkrimin grek edhe prifterinjte Grek, apo xhamite me kuranin ne gjuhen Arabe , ne na duhet rregull o vllezer, stabilitet zbatim ligji, nuk ja ndien njeriu per kishat e xhamite.
    Keta vijne e ndertojne nga nje stalle me kyq siper edhe e quajne territor grek te tjere vijne e ndertojne stalle me libra arab( e ku ta di me se ç'fare tjeter ) nuk jam shume e dhen pas ketyre qe quhen shtepite e zotit.
    Une personalisht mendoj qe ne duhet te jemi te bashkuar si shipetare edhe te besojme ne nje zot,( diku kam lexuar se Gjergj Kastrioti kishte bere te mundur bashkimin e shqipetareve, duke then se zoti eshte nje per te gjith , edhe duke vendosur emrin UNIT per besimin qe ata praktikonin.
    Kam lexuar qe kjo gje nuk i pelqeu papes edhe ortodokseve ne ate koh edhe nuk u perkrah nisma e Gj.Kastriotit per bashkimin e besimit.
    Une mendoj qe duhet te jemi" UNIT," qe t'ju tregojme rrugen atyre qe vijne e na derdellisin ne shtepine tone, duke ndertuar kisha e xhamia ne token tone, te zhduken se boll derrasa te shtrembura na kane ç'are qe s'na bejne pune veç per dru zjarri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga a.koci : 14-06-2011 më 06:06

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    kali trojes

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    nuk eshte gje tjeter vec se nje kryenecsi dhe nje tjeter perpjekie e PAPA KOCKA REMIHESIT per te percmuar dhe injoruar vendimin e pushtetit lokal dhe atij gjyqesor.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  5. #45
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga a.koci Lexo Postimin
    O' njerez ne nuk na duhen kishat me ikona ne shkrimin grek edhe prifterinjte Grek, apo xhamite me kuranin ne gjuhen Arabe , ne na duhet rregull o vllezer, stabilitet zbatim ligji, nuk ja ndien njeriu per kishat e xhamite.
    Keta vijne e ndertojne nga nje stalle me kyq siper edhe e quajne territor grek te tjere vijne e ndertojne stalle me libra arab( e ku ta di me se ç'fare tjeter ) nuk jam shume e dhen pas ketyre qe quhen shtepite e zotit.
    nuk po replikoj me ty koc... por mora kuoten qe perseritet vazhdimisht ne shkrime.
    Pra idea eshte "kombi" jo kisha apo xhamia. Une nuk di te egzistoje nje komb i tille ne bote qe te jete i bashkuar dhe pa fe. Feja sherben pike se pari per unitetin e kombit. Per sa kohe qe ne shqiperi do kete dy besime kurre nuk ka per te patur unitet te mirfillete. Unitete te maskuara po, pranime nga e keqja e njeres apo tjetres fe po, por kurre nuk mund te kete unitet te vertete dhe ndjene kombetare sic e shikojme ne shtetet ku jetojme.
    Ne opinionin tim kje eshte arsyeja kryesore e prapambetjes dhe e mungeses se identitetit qe dhe sot po na gerryen.
    Per grekun orthodoksia eshte njelloj si atdheu, festojne te njejtat festa luten per te njejtin zot.
    Italianet,francezet,spanjolet,portugezet katolicizmin e unifikojne me atdheun.....
    Shtetet me te zvilluara protestane, kristjanizmin e barazojne me patriotizmin....

    nga ana tjeter
    Arabet gati mohojne ndarjen teritorjale dhe pranojne qenjen e tyre islame si paresore
    Pra na pelqen neve ose jo, cdo perpjekje per tu paraqitur i pa fe dhe nacionalist eshte ne thelb i pa vertete.
    Pa dashur te nxitohem per perberjen e organizates qe "zbuloje" pune e kishes ne permet, kerkoje ndihmen e forumsave per te na dhene ketu emrat e anetarve te organizates: aleanca kuq e zi.
    Nga sa kam pare deri tashti me shume me duket "aleance jeshile dhe e verdhe".

    FLM

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga a.koci Lexo Postimin
    Gjithashtu bashkohem me mendimin tend pasi ato qe ke shkruajtur jan edhe mendimi im pa ndryshuar as edhe nje germe.

    O' njerez ne nuk na duhen kishat me ikona ne shkrimin grek edhe prifterinjte Grek, apo xhamite me kuranin ne gjuhen Arabe , ne na duhet rregull o vllezer, stabilitet zbatim ligji, nuk ja ndien njeriu per kishat e xhamite.
    Keta vijne e ndertojne nga nje stalle me kyq siper edhe e quajne territor grek te tjere vijne e ndertojne stalle me libra arab( e ku ta di me se ç'fare tjeter ) nuk jam shume e dhen pas ketyre qe quhen shtepite e zotit.
    Une personalisht mendoj qe ne duhet te jemi te bashkuar si shipetare edhe te besojme ne nje zot,( diku kam lexuar se Gjergj Kastrioti kishte bere te mundur bashkimin e shqipetareve, duke then se zoti eshte nje per te gjith , edhe duke vendosur emrin UNIT per besimin qe ata praktikonin.
    Kam lexuar qe kjo gje nuk i pelqeu papes edhe ortodokseve ne ate koh edhe nuk u perkrah nisma e Gj.Kastriotit per bashkimin e besimit.
    Une mendoj qe duhet te jemi" UNIT," qe t'ju tregojme rrugen atyre qe vijne e na derdellisin ne shtepine tone, duke ndertuar kisha e xhamia ne token tone, te zhduken se boll derrasa te shtrembura na kane ç'are qe s'na bejne pune veç per dru zjarri.
    Une mendoj qe duhet te jemi" UNIT," qe t'ju tregojme rrugen atyre qe vijne e na derdellisin ne shtepine tone, duke ndertuar kisha e xhamia ne token tone, te zhduken se boll derrasa te shtrembura na kane ç'are qe s'na bejne pune veç per dru zjarri


    Dakord, po keshtu qeme me duket dhe punet na shkuan per djall.Hangrem njeritjetrin.U gezuam shume ne 91 dhe kerkuam nje forme te re, nje ndryshim nga e meparshmja, mos po kerkon me na fute perseri ne ate thes?Une jam dakord me ndryshimin ,po kjo duhet gjetur duke vene trunin ne pune dhe jo te ngrihen kembet e ti bien kokes.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  7. #47
    Hiqni kolonat e kultit nga kolonat e kulturës në Përmet!

    Për dijeni Presidentit të Republikës, zotit Bamir Topi

    Religjioni, institucioni i kultit dhe kultura, gjithmonë për njeriun në veçanti dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi, jo vetëm për nga rrënja e përbashkët, por nga marrëdhëniet e harmonishme mes tyre dhe njerëzve, nga produktiviteti i vlerave të përbashkëta, mbeten pjesë e vyer e historisë botërore e shqiptare.

    Është kjo marrëdhënie e harmonishme midis religjionit e kulturës, që e pasuroi dhe fisnikëroi më tej botën me kryeveprat e skulpturës antike, kryeveprat e Mikelanxhelos, Rafaelos, me beshat e Bahut, rekuiemet e Moxartit, Verdit, Fores, me disa vepra të Listit... është kjo marrëdhënie midis njeriut të kulturës e të religjionit, të shqiptarizmës e atdhetarizmës që prodhuan vlerat e Nolit, Fishtës etj.

    Por, ashtu siç është quajtur një tmerr i tmerrshëm përfundimi në turrën e druve i Galileit dhe gjuetia e inkuizicionit ndaj heretikëve, ashtu do të mund të quhej tmerrimi i vetë tmerrit, nëse një ditë një mendjeje të çmendur do t’i shkonte ndërmend që brenda kolonave të kulturës së “Grand Opera Paris” të ndërtonte kolonat e një kishe, ose brenda operës së Vjenës, Romës... duke i shkatërruar kolonat e kulturës, të ndërtonte një faltore kulti ku të digjej e të vinte erë temjan. Por një tmerr i tillë në kohë paqeje jo vetëm nuk ka ndodhur e s’mund të ndodhë, madje as edhe në kohë lufte jo. Por e pabesueshmja ndodhi dhe në një kohë të trazuar paqeje. Ajo që s’mund të ndodhë kurrsesi në botën e vlerave të qytetërimit, ndodhi këto ditë në Shqipëri, në Përmet – qytetin që i dha vlera të jashtëzakonshme qytetërimi kulturës shqiptare, qytetin e trëndafilave, me njerëzit më të fisëm e më mikpritës, që një këngë më shumë dhe një gotë raki më tepër u shton ymrin e u jep jetë.

    Cili ishte lajmi? Brenda Shtëpisë së Kulturës në Përmet ishin hedhur kolonat e një kishe. Trëndafilat janë spërkatur tashmë me pluhurin e kolonave të kulturës dhe llaçin e kolonave të kultit.

    Lajmin e përhapën mediat në Shqipëri e jashtë, dhe ashtu siç më shokoi mua, i ka shokuar gjithë shqiptarët, sigurisht dhe përmetarët që dot s’e kanë gëlltitur, por çudi si kanë qëndruar gojëkyçur, kur natën apo ditën si të ishte një Rozafë - një Rozafë kulturore - e shohin këtë fakt, dëgjojnë fadroma që rrënojnë kolona kulture e i kthejnë në gërmadha për të ndërtuar kolona kulti.

    Mora në telefon mikun tim, Aleksandër Çipa, kryeredaktor i “Shqip” dhe i thashë se nuk ma mban shpirti të rri indiferent, do të shkruaj, e pasi më dha konfirmimin, po shprehem.

    Në atë kronikë televizive pashë vetëm mure të shembur. I gjithë kati i dytë rënë përtokë. Skena e koncerteve ku ligjëronte poezia e Naimit, klarineta e Laverit, zëri i Mentorit, ishin rrënuar. Ambientet ku shkruante poezinë Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Lliko Nano... rrënuar, çatia hedhur në tokë dhe kjo ndodhte në vendin e Frashërllinjve, në vendin e Odise Paskalit, Janaq Paços, aktorit Naim Frashëri, të Perikli Çulit, Hektor Dules, Nonda Bulkës, Uran Hajdarit... Hedhur përtokë muret ku ekspozoheshin veprat e Odise Paskalit dhe artistëve të tjerë, vendi ku bëja prova me afro 1000 koristë, pra një e pesta e qytetit, sa përmetarët thoshin se, kur bën prova Peçi s’ka xhiro shëtitorja. Përtokë zyra ku unë kam punuar, ku kam shkruar muzikën e filmit “Gjeneral gramafoni”, “Tokë e përgjakur”, “Monumenti”, ku u skicua filmi “Në çdo stinë”, baleti “Kecat dhe ujku”, ku u shkrua Rapsodia No.2 për violinë ekzekutuar nga Ibrahim Madhi edhe tri vallet për violinë e piano - CD në Paris, aty e kanë zanafillën. Përtokë zyra ku kam biseduar me Vath Korreshin, Viktor Gjikën, Laver Bariun. Aty ku punova për kabatë me mbretërit e klarinetës, Usta Laverin e Çobanin dhe këngët “Mora rrugën për Janinë” e “Zura një bilbil me vesë” me Basin që vjen një herë në shekull, Mentor Xhemali, e Ylli Zeqiri. Gërmadhë zyrat ku buçitnin disqet e koleksionistit Vangjel Mango të prodhuara në vite ‘20-‘30 në Amerikë e Stamboll (fshatrat e Përmetit, ndër të vetmet fshatra që sillnin nëpërmjet gramafonit një teknologji perëndimore kulturore, e imagjinoni Përmeti në kohën kur Shqipëria binte erë barut, kultivonte kulturë e dëgjonte disqe. E rrallë kjo për Shqipërinë e atyre viteve), rrënoja ambientet ku punuan miqtë e mi, kompozitorët Thoma Simaku e Vasil Tole (asnjë rreth tjetër, as i vogël, e as i madh nuk e ka pasur këtë shans të madh që në shtëpinë e kulturës të punojnë 3 kompozitorë profesionistë të zotë), e pra që të gjitha një rrënim, një mjerim. Gërmadhë skena ku punonte me valltaret e talentuar përmetarë Gëzim Kaceli, Ramazan Bogdani, Ilir Çulli, Llazar Vangjeli; bërë pluhur ambientet ku punoheshin këngët e nga ku i përcilleshin mesazhe gëzimi gjithë familjeve shqiptare: A kan uj´ato burime; Trëndafili fletë-fletë; O borzilok; Poshtë nga çahiret; Në mes të oborrit mbiu një qershi; Tane moj tani; Moj kunadheja Leshverdhe; Doli Laceja nga stani; Penxheren e zotris sate; Ç’ke moj tambura që s’bie; Porsi pendët e palloit; Dalin vajzat nga Bolenga etj. Ka shqiptar që nuk i di këto këngë?

    Kush i shkatërroi kolonat e kulturës në Përmet për të ngritur kolonat e kultit? Një pyetje që do përgjigje. Kush do t’ia japë?

    Rrënim, shkatërrim, mjerim, pluhur, po kush e bëri? Po me çfarë kuraje, po mbi ç’ligj?

    Si e ka lejuar Bashkia e qytetit që nën hundën e saj të hyjnë makina me zhavorr natën apo ditën, ditën apo natën. Oh, ç’kuje! “Natëno vetëmo”, për të ngritur kolona kulti?

    A janë paditur përgjegjësit?

    Po ashtu siç bëri Bashkia Tiranë, e cila ua krijoi mundësinë komuniteteve fetare të ndërtojnë institucionet e kultit, katedralen katolike, katedralen ortodokse, e më pas dhe xhaminë e re, të cilat janë e do të bëhen edhe vende kulturore e koncertale, pse Bashkia Përmet nuk dha një tokë për të ndërtuar kishën? Më mirë me 2 institucione kulture: kisha dhe pallati i kulturës? Apo tani që s’ka asnjë as kishë, e as pallat kulture? Institucioni i kultit ka nevojë për selinë dhe aktivitetin e tij, sepse kulti është pjesë shpirtërore e besimtarëve. Kjo marrëdhënie e harmonishme midis institucionit të kultit e kulturës do të pasuronte e fisnikëronte edhe botën shpirtërore të njerëzve në Përmet. Dhe s’do të ishte e nevojshme të futeshin në konflikte të tilla. Në një institucion kulti në Përmet do të vinin edhe shumë artistë nga Tirana për koncerte dhe Përmeti të kishte një jetë të dyfishtë: kulti dhe kulturore.

    Por, ajo që më bën përshtypje është se, si s’kam dëgjuar asnjë zë të dalë as nga Ministria e Kulturës, as nga Teatri i Operas, as nga kryetari i Akademisë së Shkencave dhe anëtarë të saj, ku mes tyre ka dhe përmetarë, në mbrojtje të këtij institucioni të kulturës?

    Si s’kam dëgjuar ndonjë përpjekje të grupit parlamentar të kulturës, që nëse legjislacioni është i dobët, të parashikohen sanksione ligjore kur dhunohet një institucion kulturor si në rastin e tmerrshëm të Përmetit? A do të hartojë MTKRS-ja e Parlamenti një ligj me penalitete përkatëse?

    Kush do ta paguajë faturën e dëmit prej miliona lekësh për ta ndërtuar të ri Pallatin e Kulturës që Përmeti e meriton, edhe shumë më të bukur nga ai që ishte? Kisha apo firma që e shkatërroi??

    A do të ketë një padi nga organet që e kanë në nomenklaturë Shtëpinë e Kulturës Përmet, padi & peticion të cilën ta firmosin gjithë përmetarët?

    Dëgjova një padi, pas pilafit, kur i dashur lexues, duhet të dini se Bashkia nga Pallati i Kulturës është 100 hapa larg, dhe zhurma e shembjeve të çatisë e mureve s’paska depërtuar brenda veshëve të zënë me dyllë të Bashkisë!

    Përmetarëve u është prishur një pjesë e shpirtit, e historisë, e vlerave që s’janë vetëm të tyret, por janë vlera kombëtare të gjithë Shqipërisë. Pyesni shkodranët, tiranasit, durrsakët, elbasanasit, korçarët për dashurinë që ata kanë për muzikën e butë e të ëmbël përmetare si vetë njerëzit, për të kuptuar se të vrasësh shpirtin kulturor të përmetarëve do të thotë të vrasësh një pjesë të shpirtit kulturor të shqiptarëve.

    A e ka shqyrtuar rastin në fjalë Prokuroria e Përmetit??
    A do të ngrihet me klithma mbi gërmadha një super-kaba gjigande?

    Shkruaj këto radhë dhe kujtoj Usta Laverin, që gërnetës i dha butësinë e shpirtit, por dhe klithmat e shpirtit të protestës si tek ‘Gjenerali’, dy duar me gishtërinj të butë që u jepnin butësinë e poezinë e shpirtit çelësave metalike të gërnetës, çelësat që nga duart e Ustait për mua e për shqiptarët nuk ishin më metalike, ato bëheshin ‘trëndafila fletë-fletë’, bëheshin borzilokë, bëheshin ‘moj buzëkarafilja ime’, ’shami me mollë të ëmbla’, bënin të mbinin qershi, degë jeshile, të kullonte qumësht dallëndysheje. Kujtoj atë kurriz të përkulur të Ustait si t’i përkulej e falej tokës e në respekt njerëzve që e adhuronin, e me një gjoks që në kulminacione të kabasë krenarisht i mburrej qiellit për këtë pasuri të kombit, e së fundmi pala fustanelle të bardha mbështillnin si me re këtë monument të gjallë të kulturës sonë popullore prej mishi, gjaku e tingulli, Bilbili i Përmetit, Laver Bariu. Dhe mbi të gjitha, ato monumente të kulturës shqiptare që përmenda më sipër, të cilat janë vlerë kombëtare. Në vend që në sallat e kulturës të kishte dhoma muzeale, atje sot ka vetëm rrënim, harrim, shkatërrim. Një pamje televizive ajo që pamë, tejet më trishtuese se shtëpia e rrënuar, e harruar në fund të filmit “Dasma e Sakos”. Po ku është kabaja e përmetarëve për të klithur në këtë moment? Pse s’mblidhen gjithë klarinetistët e Përmetit, Tepelenës, Korçës, Gjirokastrës, Kolonjës, që në një super-kaba gjigande të demonstrojnë pikërisht aty para gërmadhave të Shtëpisë së Kulturës? Më kujtohet një koncert gjigand i të madhit dirizhor Daniel Barenbohim, i cili bashkoi orkestrën e Izraelit dhe të Palestinës aty mbi gërmadhat e luftës. A e frymëzon kjo ide regjisoren Vera Grabocka apo dhe të tjerë?

    A do të bashkohen me idenë time dhe të bashkëpunojnë për t’i ngritur klithmat mbi gërmadha të një super-kabaje gjigande, kryetari i ri i Bashkisë Përmet, të cilit i uroj fitoren në zgjedhje; kryetari i Bashkisë Korçë; kryetari i Bashkisë Gjirokastër; kryetari i Bashkisë Vlorë, kryetari i Bashkisë Tepelenë; kryetari i Bashkisë Sarandë; kryetari i Bashkisë Kolonjë?

    Për t’i dhënë një pamje organizative më institucionale ideve që po shpreh, i sugjeroj kryetarit të ri të Bashkisë Përmet të formojë një Komitet me gjithë kryetarët e bashkive që sapo përmenda edhe me Niko Peleshi, Stefan Çipa e Shpëtim Gjika e të tjerët, edhe me personalitete të shquara të kulturës në mbrojtje të kulturës në Përmet.

    Nëse unë përdora 2 klarinetistë tek ‘Gjenerali’, Laver e Çobani (Ujku i thoshte Laveri, Çobanit ngaqë e vlerësonte në mënyrë të jashtëzakonshme), këtu do të sugjeroja 10-20 klarinetistë, që mbi gërmadha të rilindte edhe një herë JETA, e kjo në një manifestim të madh popullor i filmuar nga disa televizione, në prezencë edhe të disa ambasadorëve, e do të shihnin në Përmet mbi gërmadha një spektakël që s’e kanë parë në asnjë vend tjetër të botës. Kjo që sugjeroj le të jetë jo një manifestim njëditor, por 1-javor i gërshetuar edhe me projeksione në një ekran gjigant para Shtëpisë së Kulturës të filmave dokumentarë që janë të shumtë për Përmetin dhe personalitet e tij në kulturën kombëtare. Për të vijuar më tej, nëse këto radhë mi lexon miku im, Fatmir Toçi le të hapë ai me shoqatën e botuesve edhe një panair libri, i gërshetuar me panair pikture e muzike. E mbi të gjitha, fjala e ditës të jetë KABAJA, kjo formë e jashtëzakonshme që i jep
    IDENTITET KOMBËTAR SHQIPËRISË NË HAPËSIRAT BOTËRORE DHE NJËKOHËSISHT ËSHTË KONTRIBUT I RËNDËSISHËM QË PASURON KULTURËN EUROPIANE

    Kabaja, e cila reflekton shpirtin e njeriut që nga djepi, me përkëdheljen e një nina-nane, e deri tek arkivoli; kabaja e cila dashuron si shpirti, kabaja e cila si një shi trëndafilash fletë- fletë i derdh petalet e tingujve, fërfërin si flladi, gurgullon si Vjosa; kabaja e cila ka ngjashmëri me Vjosën për nga gurgullimat, ondulacionet, pastërtia, kthjelltësia, sasia e prurjeve; kabaja e cila lëndohet si shpirti e të lëndon shpirtin, qan si shpirti, klith si ai, emigron si shpirti dhe ‘merr rrugën për Janinë’; super-kabaja gjigante me gjithë këta klarinetistë do të shndërrohet në një ‘oi’ të madhe, e cila të përthyhet në mijëra ‘oi’ të vogla, duke krijuar hapësira të pamata që do t’i quaja ‘hapësirat e oirave’.
    Ju garantoj se kjo super-kaba do të shërbejë si një ‘fadromë sonore’ për t’u thënë atyre që e bënë:
    Hiqni kolonat e kultit nga kolonat e kulturës në Përmet dhe rindërtoni Pallatin e Kulturës!

    Të dashur përmetarë! Të dashur shqiptarë! Është ndërprerë një burim, një lumë i madh, le t’ia vëmë emrin Vjosa kulturore, që çon ujë të kthjellët në detin e kulturës shqiptare. Kur më kanë pyetur në intervistë tek dokumentari i Donika Mustafaj për Usta Laver me titull: “Ustai i fundit”, kam thënë në mënyrë metaforike se: Ato burime do të kenë gjithmonë ujë – Dhe ato burime do të kenë përherë ujë të freskët, pavarësisht nga kjo trombozë e momentit.

    Arti i popullit, nga vetë nocioni i kreatorit të tij “popull“ është arti kolektiv, arti i zhvilluar në bashkësi, që jeton një kohë bashkësie e cila matet me mijëvjeçarë. Është e rëndësishme të theksoj se kjo bashkësi kolektive, KY DET KULTUROR, mbushet nga gjithë prurjet që vijnë nga burimet e përrenjtë individualë (e në këtë rast unë e besoj se do të mbushet edhe nga Vjosa kulturore), pra kjo bashkësi kolektive, njëkohësisht i ushqen e i mbush me lëndë burimet edhe përrenjtë individualë. Sa i ngjan ky proces ujit, i cili nëpërmjet burimeve e përrenjve krijon bashkësitë e mëdha të lumenjve e deteve, ku më pas procesi i avullimit e kondensimit, shiut, i kthen në lëndë ujore për të furnizuar përsëri burimet e përrenjtë e vegjël, e si në një proces zinxhir, përsëri burimet e përrenjtë e vegjël të mbushin DETIN KULTUROR SHQIPTAR.

    Për mua personalisht, si për shumë kompozitorë, mbetet vërtetë e mrekullueshme kur bashkohen 2 shkolla, ashtu si 2 burime, si dy lumenj në një shtrat të vetëm që rendin drejt detit kulturor, pra shkolla e ustallarëve të mëdhenj të popullit, dhe shkolla e ustallarëve të artit muzikor botëror. Është kjo një nga arsyet pse mua nuk më shkruan pena në këtë shkrim, por shpirti. Procesi i përrenjve e lumenjve drejt detit vazhdon. Procesi i avullimit, kondensimit, shiut vazhdon. Përrenjtë, lumenjtë rimbushen e vazhdojnë përjetësisht udhën drejt detit. Drejt detit apo Detit Kulturor? Të dyja së bashku. Kjo, pa dyshim do të ndodhë edhe me rrjedhën e afërt të ngjarjeve në Përmet.
    Prandaj, unë e bashkoj zërin tim me miliona shqiptarë dhe ripërsëris në mënyrë ultimative.
    Hiqni kolonat e kultit nga ai vend dhe ndërtoni jo vetëm kolonat e kulturës, por edhe të kultit në Përmet!

    Ju të gjithë e dini, e sigurisht edhe komuniteti ortodoks se aty sipër në Leusë (Leusa me një nga perlat e këngëve përmetare “Zbresin vajzat nga Leusa tabore tabore”), pra në Leusë ka një kishë të mrekullueshme qindravjeçare. Unë e kam vizituar ndoshta 38 vjet më parë. Me afreske fantastike dhe vende ku kanë kënduar koristë. Vërtet e pabesueshme në një fshat në mal, në këtë kishë gjen vende për të kënduar liturgji tamam për një ansambël koristësh. Pra, shih se si kulti dhe kultura janë në harmoni. Religjioni dhe liturgjia në harmoni, si edhe në Vatikan, Notre Dame de Paris, Sacre Coeur e në gjithë katedralet e kishat e botës. Kulti dhe kultura pasurojnë me jetë koncertale shpirtin e njerëzve.

    Ç’bëhet me kishën e Leusës? Dua të pyes, a ka bërë ndonjë investim komuniteti ortodoks, Bashkia Përmet, Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve për ta restauruar e kthyer në një qendër kulti e turistike? Unë që kam shkruar e botuar mbi 10 vepra liturgjike (ndoshta më shumë se çdokush tjetër në Shqipëri), përfshi edhe Gaudeamus, me porosi të komunitetit katolik për koncertin kur u inaugurua katedralja katolike, Tiranë, 26 janar 2002; ju premtoj se kur të restauroni kishën e Leusës, kur të ngrini kishën e Përmetit dhe Pallatin e ri të Kulturës jam i gatshëm të jap kontributin tim si kompozitor me disa vepra që të ekzekutohen premierë botërore.

    Tani, duke kadencuar në fund të shkrimit tim dhe pasi mora një miratim nga Aleksandër Çipa, i cili do të hapë një rubrikë në disa numra të “Shqip”, i ftoj: Bardhyl Londo, Dritëro Agolli, Vasil Tole, Thoma Simaku, Hektor Dule, Perikli Çuli, Ervin Çuli, vajzën e Odise Paskali – Floriana Paskali, Arjan Paço – djali i Janaq Paço, Uran Hajdari, historianin Kastriot Bezati, familjarët e Nonda Bulka, kryetarin e ri të Bashkisë Përmet, Niko Peleshi, Stefan Çipa, kryetarin e Bashkisë Gjirokastër, të prononcohen në mbrojtje të kulturës në Përmet. Me rigjetjen e kolonave të kulturës, por edhe të kolonave të kultit në tokën e Përmetit, pyetjes:
    A KANË UJË ATO BURIME?
    do t’i përgjigjemi:
    PO, ATO DO TE KENË UJË EDHE PAS MIJËRA VJETËVE!

    Prof. Aleksandër Peçi – Artist i Merituar
    Prof. Titullar i Kompozicionit Akademia e Arteve
    President i “Aelfior Edition”
    Anëtar i Shoqatës së Kompozitorëve e Botuesve, SACEM - Paris


    Marrë nga Gazeta Shqip

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Eshte interesant te shikosh, nje tufe ish-komunistesh permetare, qe Partia e Punes i mblodhi ne Tirane e i beri dikushi, qe sot na japin "leksione" kulture ne permetareve te tjere, qe nuk ia shitem shpirtin e traditen tone djallit. Ky me lart pyet per Kishen e Leuses qe e paska vizituar 38 vjet me pare si i derguari i PPSH nga Tirana. KOASH ka investuar ne kete Kishe para disa vitesh, $250,000 per ruajtjen e restaurimin e afreskeve te Kishes.

    Cfare ke bere ti dhe nje qerre permetaresh me besim te vdekur dhe me moral komunist per kulturen e Permetit e permetareve? Kultura me e madhe qe Permeti ruan, jane pikerisht ato kishat shekullore dhe jo mbeturinat e kultures se realizmit socialist, qe ngrinin kultin e diktatorit Hoxha.

    Shko e bej ndonje kenge per femije qe ti thurrin lavde Partise e xhaxhit Enver, dhe lerua punet e Kishes e besimit atyre permetareve qe besojne e shkojne ne Kishe cdo te diele. Turpi nuk i ngelet Kishes dhe besimtareve orthodhokse qe kerkojne pronen e tyre, turpi i ngelet pinjolleve bastarde si puna juaj, qe per hir te idealeve komuniste me te cilat u brumoset, jeni gati te shkelni me kembe edhe fene e traditen e baballareve, gjysherve e stergjysherve tuaj, qe jane rrefyer ne ato Kisha.

    Albo

  9. #49
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Hiqni kolonat e kultit nga kolonat e kulturës në Përmet!

    Për dijeni Presidentit të Republikës, zotit Bamir Topi

    . . .

    Prof. Aleksandër Peçi – Artist i Merituar
    Prof. Titullar i Kompozicionit Akademia e Arteve
    President i “Aelfior Edition”
    Anëtar i Shoqatës së Kompozitorëve e Botuesve, SACEM - Paris


    Marrë nga Gazeta Shqip
    Bravo shqipe. Paska ende shqiptar.. Kisha frike un se greqia e kishte marre cep me cep.. por jo si duket.. ende degjohen zera ne shqip.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •