Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 49
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2005
    Postime
    40

    E Verteta E Kishes Se Permetit (artikuj Nga Faqja Zyrtare E Kishes Ortodokse_

    DUKE KLIKUAR KETU GJENI ARTIKULLIN E PLOTE TE SAJTI I KISHES http://www.orthodoxalbania.org/Shqip...htypiFrame.htm


    Pas vlerësimit të Kishës “Lindja e Hyjlindëses” në Pazarin e vjetër të Përmetit, qëllimi i këtij artikulli është, të tregojë pikërisht vlerat e saj unike historike dhe arkitektonike. Sipas traditave vendase, kisha u ndërtua në një periudhë të panjohur, aty rreth viteve 1600. U pikturua më 1814 nga Paskal Trandafili dhemidis viteve 1816 dhe 1827 u zgjerua me kontributin e Janaq Prevezhanit. Si pjesë e domosdoshëm dhe e pandarë e Pazarit të vjetër pëmetar, kisha ndoqi zhvillimin e tij. Si pasojë, ajo u rindërtua nga themelët më 1929 dhe u riparua mbas vitit 1941,kur pësoi dëmtime serioze nga bombardimet italiane të qytet. Më 1967, në kohën e regimit komunist, kisha u transformua në 'Stepëpi Kulture'. Më 2001, kisha iu kthye komunitetit ortodoks, por në kohën e fundit (2003) autoritetet vendase e rimorën atë për ta kthyer përseri si 'Shtëpi Kulture', duke mos njohur vlerat e kishës.

    Nga pamja arkitektonike transformimi i 1967-tës i kishës rezultoi në një pakicë ndryshimesh në strukturën e kishës. Pjesa lindore u zhmadhua në lartësi, kurse një shtesë u shtua pranë murit jugor të kishës duke përdorur atë, dritaret dhe disa hyrje të kishës u mbyllën, kurse të tjera u hapën ndërsa pjesët e brendshme dhe të jashtme të kishës u modifikua për nevojat e shtëpisë së kulturës. Megjithatë del qartë së, nën këtë që duket sot si një shtëpi kulture, në realitet ndodhet një kishë me vlerë të vëçantë, jo vetëm për historinë, por edhe për arkitekturën e saj. Kisha, pas Çlirimit (1912) si një lloj reagimi kundër kufizimeve të rregullores osmane mbi aktivitetin ndërtimor kishtar, paraqet vullnetin e popullit përmetar të konstruktojnë një kishë madhështore, duke imituar modelet paleokristiane. Kjo zgjidhjë arkitektonike mund të gjendet në përgjithësi nëpër qytete ballkanike të tjera, por në kontekstin e Shqipërisë është mjaft e rrallë, sepse ndërtime kishtarë nga kjo periudhë nuk konsideroheshin monumente kulture dhe në shumicën e rasteve u shkatëruan nga regjimi komunist.

    Si përfundim, kisha e Lindjes së Hyjlindësjes në Pazarin e vjetër të Përmetit duhet të konsiderohet si një monument, jo vetëm i popullit vendas apo ballkanik, por në përgjithësi i pasurisë botëror kulturor. Kështu, kisha duhet të ristaurohet në vlerat e saj origjinale.



    1. Historia e Kishës:

    Kisha e Lindjes së Tërëshenjtës ka qenë gjithmonë një pikë referimi dhe një pjesë e pandarë e pazarit të vjetër të Përmetit. Përmeti është një qytet në jug të Shqipërisë, i cili është ndërtuar në breg të lumit Vjosë. Ende nuk njihet me saktësi së kur është përmendur për herë të parë në burimet historike; prandaj është e pamundur, që në këtë moment, të përcaktojmë datën e themelimit të qytetit. Megjithatë, Përmeti si qytet është përmendur në burimet osmane të shek. të XV-të si një qendër administrative. Që atëherë është bërë i mundurgjurmimi i zhvillimit të tij, nëpërmjet të dhënave të popullsisë, të nxjerra nga burimet me besueshmëri relative[1]

    Zhvillimi i popullsisë së qytetit të Përmetit
    Data
    Numri i shtëpive (haneve) ose I popullsisë
    Të Krishterë
    Myslimanë
    Burime

    1431/32


    42 hane (2-3 shtëpi për çdo hane)
    42
    -
    Regjistrimi osman i tokave të vitit 1431/32.

    afër. 1518
    136 hane (për shek. e XVI-të afërsisht 1 shtëpi për çdo hane)
    136
    -
    Regjistrimi osman i taksave të vitit 1518

    afër. 1582
    125 hane
    125
    -
    Regjistrimi osman i taksave të vitit 1582

    shek. i XVII-të (pjesa e II-të)
    150 shtëpi
    -
    -
    Udhëtari osman

    Evliya Çelebi

    1768
    3.000 banorë
    1.500
    1.500
    Dositej Obradoviç[2]

    1806
    700 shtëpi
    -
    -
    F. Pouqueville, H. Holland

    1829
    4.000-5.000 banorë
    -
    -
    Felix de Beaujour[3]

    1830-1840
    4.800 banorë
    -
    -
    i panjohur[4]

    1856
    134 (?) shtëpi
    -
    -
    P. Aravantinos

    1873
    5.000 banorë
    1.500
    -
    Emile Isambert[5]

    1879
    600 shtëpi
    -
    -
    Kodiku i Mitropolisë së Korçës[6]

    1897
    1.000 familje
    -
    -
    Kostandin Pishota[7]

    1900-1912
    5.000 banorë
    -
    -
    i panjohur[8]




    Pazari i vjetër i Përmetit përmendet për herë të parë në burimet osmane të shek. të XVI-të . Që atëherë, ka patur një mungesë informacionesh rreth saj deri në shek. e XIX-të, që kur kemi të dhëna konkrete në dispozicionin tonë. Sipas këtyre të dhënave, pazari i vjetër më 1830-1840 ka patur 100 dyqane. Në fund të shek. të XIX-të pati një zhvillim të konsiderueshëm; tashmë numëroheshin 180-183 dyqane . Ndërmjet 1900 dhe 1912 pazari i vjetër kishte 190 dyqane . Pazari i vjetër shpesh vuajti shkatërrime të shkaktuara nga zjarri (1865-1870, 7 Korrik 1943, 9 Tetor 1943, 28 Janar 1944 dhe 11 Qershor 1944) . Si pasojë sot nuk është ruajtur asgjë nga Pazari i Vjetër, përveç kishës së tij. Prandaj, kjo kishë është e vetmja pjesë e pazarit të vjetër që ka mbijetuar deri në ditët tona.
    Kisha e Lindjes së Hyjlindëses është e vendosur në pjesën lindore të pazarit të vjetër në Përmet në një lagje të quajtur “lagjja e Qoshkut dhe e Lumit”. Kjo lagje është e vendosur në pjesën lindore të bregut të lumit të Vjosës. Lagjja ishte emëruar sipas një “Qoshke” e cila ka qenë e ndërtuar në pjesën perëndimore të vendit të kishës dhe përdorej nga krerët e vendit si një vend mbledhjeje me qeveritarë zyrtarë për të bashkëbiseduar rreth çështjeve të ndryshme. Për këtë arsye sheshi i kishës quhej “sheshi i hyqymetit” (i administratës), në të cilin zyrat e nën-prefekturës, e kadastrës dhe gjyqi lokal funksionuan. Ky vend i Asamblesë u shkatërrua plotësisht nga zjarri rreth viteve 1865-1870 . Materialet e vjetra u përdorën më vonë për ngritjen e një zyre të re qeveritare, si rezultat i të cilit lagjet e pazarit të vjetër nuk e humbën kurrë rëndësinë e tyre për Përmetin. Në një dorëshkrim të shkruar prej një banori të moshuar nga Përmeti, përmendet së dikur këmbana e kishës përdorej për sahatin e pazarit dhe vetëm në vitin 1913 iu rikthye kishës. Siç do të shohim më poshtë, kisha e Lindjes së Hyjlindëses ka qenë një pjesë e nevojshme dhe e pandarë e historisë së pazarit të vjetër.
    Sipas Taqi Kristos kisha e Hyjlindëses në Pazar ishte kisha më e vjetër brenda qytetit të Përmetit[15]. Tempulli[16] përmendet në shënimet e kodikut të Mitropolisë së Korçës . Themelet e tij ishin bërë me kontributin e Zoto Lolit nga Përmeti në një periudhë të rrezikshme dhe trazirash, sipas St. Adhamit, për arsye të kundërvënies të ashpër të fanatikëve myslimanë. Më 1814-tën, gjatë sundimit të Ali Pashë Tepelenës kisha u pikturua nga Paskal Trëndafilli, banor i Rupshës së Pogonit, me patronazhim (= kontributin dhe kujdesin) e Janaq Prevezhanit (ndoshta nga Prezeva, Greqi). Në mbishkrimin përkatës që u botua i përkthyer shqip, lexohet: “O Zot, ndihmo shërbëtorin tënd Janaq Prevezhani” . Më vonë gjatë viteve të kryepriftërisë së Meletit, Mitropolitit të Korçës (1816-1827) kisha u zgjerua nëpërmjet kontributet e mbledhura nga banorët vendas, të cilët jetonin e punonin si tregtarë dhe zejtarë në Pazarin e vjetër të Përmetit. Kisha e Lindjes së Hyjlindëses u ndërtua tek pazari i vjetër, në mënyrë që të shërbente në nevojat shpirtrore të zejtarëve dhe tregtarëve të Krishterë, të cilët jetonin me familjet e tyre në lagjet jo të Krishtera të qytetit.
    Me kalimin e kohës, kisha nuk ngeli e paprekur. Për këtë arsye dhe duke marrë parasysh përmasat e vogla të tempullit, i cili nuk mundej të vazhdonte të plotësonte nevojat e banorëve vendas, të krishterët e ndjenë të nevojshme të ndërtonin një kishë të re me përmasa më të mëdha në 1929 . Por duket së ambiciet tejkaluan fondet në dispozicion. Kjo fazë konstruktive tregohet në dy fotografi të vjetra, e para përpara përfundimit, më 1930-tën, e dyta pas atij. Sipas një dokumenti, në vitin 1941, pas bombardimeve të qytetit të Përmetit nga forcat italiane, kisha pësoi dëme të konsiderueshme . Për këtë arsye, tempulli pësoi një tjetër fazë konstruktive, kështu që u zgjerua mëtej dhe mori formën e sotme, që duket poshtë shtesave që iu shtuan atij, me qëllim që të funksiononte si ‘Shtëpi Kulture’. Prandaj në shek. e XX-të u dha përshtypja së kjo ndertesë ka qenë gjithmonë karabina duke mos patur ndonjë vlerë kulturore apo historike , kështu që regjimi komunist e ktheu atë në teatër.
    Stiliam Adhami, kontributit të të cilit i detyrohemi shumë, për shkak së mblodhi së bashku shumë të dhëna që i përkasin historisë së kishës së Hyjlindëses në pazarin e vjetër të Përmetit, duket së nuk ka qenë i informuar për faktin që “Shtëpia e Kulturës”, që ka funksionuar në sheshin e kishës, nuk ishte veçse një transformim i thjeshtë dhe jo i gjerë i kishës së re. Për këtë arsye ai i referohet kishës më shumë si një toponim sesa si monument; prandaj shkron: “si toponim përfshinte zonën prapa dyqaneve të pazarit të vjetër, pak a shumë rreth truallit ku është ndërtuar“Shtëpia e Kulturës” ”. I njëjti autor pranoi së të dhënat e vetme nga kisha që mund t’i shërbenin historisë dhe veçanërisht historisë së artit janë emrat e ktitorit dhe të patronit (= të sponsorve) dhe të piktorëve të tempullit në shek. e XIX-të, të cilët nuk paraqiten në asnjë vend tjetër të Shqipërisë. Faktet që na dha vetë Adhami në publikimet e tij tregojnë vlerat e kishës të cilat janë të nevojshme dhe të pandarë së bashku me kujtimet historike të pazarit të vjetër në Përmet.

    2. Arkitektura e Kishës:

    Siç kemi përmendur më përpara, Kisha e Lindjes së Hyjlindësjes në Pazarin e vjetër të Përmetit ka patur të paktën katër faza konstruktive. Ndryshimet që këto faza i kryën kishës u bënë për të plotësuar nevojat e zhmadhimit të ndertëses kishtare për arsyen e përmasave të vogla të saj nga njera anë, dhe nga tjetra për ‘nderim’. Studimi i arkitekturës së saj u bazua kryesisht mbi të dhëna të mbledhura në dy ekspedita, gjithashtu edhe pas kërkimeve në burime bibliografike dhe dokumentare.
    Faktkeqësisht, nuk disponojmë të dhëna mbi fazën e parë të konstruksionit të kishës [shih pl. ]. Sipas traditës vendase, që transmentojmë duke qenë të rezervuar, kisha u ndërtua afër viteve 1600 dhe ka qenë e vogël. Sot, asgjë nuk ka mbetur nga kjo kishë, për të cilën vetëm gërmime ose kërkime sistematike në bibliografi mund të na japin të dhëna të reja.
    Zhvillimi i Pazarit të vjetër të Përmetit gjatë shekullit të XIX-të dhe rritja e popullsisë së krishterë që kishin nevojë për kishën, rezultuan në zhmadhimin gradual të kishës. Faza e dytë konstruktive, që përfshinte një zgjarim i kishës, u realizua, siça thamë më përpara në kohën e Mitropolitit të Korçës Meletit (1816-1827). Një pjesë e kësaj faze konstruktive ka mundësi të ndodhet nën strukturën e sotme të kishës, ndoshta në anën lindore, ku, pas gërmimit të pjesshëm dhe eksperimental në brendësinë e kishës, u zbuluan gurë të muraturës me ngjyrë të ndryshëm nga gurë të tjerë të kishës. Sidoqoftë, vetëm pas gërmimit të suvasë së mureve dhe restaurimit të plot të kishës, mund ta mbeshtesim në fakte konkrete këtë hipotezë.
    Më pak së 100 vjet pas fazes së dytë konstruktive, më 1929, ndoshta për arsyen e dëmtimeve të shumta të kishës nga djegiet, si atë midis viteve 1865-1870 dhe sigurisht për shkak të përmasës së vogël të kishës që nuk kishte më mundesinë të plotësonte nevojat e shumta të krishterëve, kisha pati një fazë të tretë konstruktive. Kjo fazë ka qenë një rindërtim komplet i kishës me përmasa madhështore. Në një fotografi të vjetër, të marrë rreth vitit 1930 [fig. ], vërehej kisha përpara fundit të fazës së tretë konstruktive, që sipas vendasit i përkiste vitit 1934. Në atë kohë struktura e poshtme e kishës kishte përfunduar, por jo struktura e sipërme e saj. Megjithatë, ashtu siç paraqitet në disa fotografi të tjera të kishës, të marra pas 1934 [shih fig. ], kisha paraqitet e përfunduar. Duke u bazuar në të gjitha fotografitë, tempulli duket së ishte i tipit të bazilikës, me kupolë, me një këmbanore dy-dimensionale në lartësinë e murit perëndimor, me katër pillastra qëndrore, të cilat ndanin nefin horizontal nga nefi tërthor, ku mbështetej kupola. Ana veriore e kishës, në pjesën e lartë të saj, kishte një grup dritaresh katrore, poshtë të cilave ndodhesin tre dritare të tjera dhe një hyrje, shkalla e së cilës kishte një bazament që duket deri më sot nga jashtë. Muratura e kishës përbëhet nga blloqe të bardhë guri, të prerë dhe të përpunuar me mjeshtri. Gurët janë lidhur fort njëri me tjetrin nga një shtresë e hollë gëlqereje [fig. ]. Ky stil murature u përdor shpesh në ndërtesa të arkitekturës neo-klasike të fillimit të shek. të XX-të. Muratura e këtij stili paraqitet në pjesë të ndryshme të kishës, në murin verior dhe në atë lindor të jashtëm, por edhe në murin lindor, atë verior dhe jugor të brendshëm. Një çati dyujse, e ndryshme nga ajo ekzistuesja, mbulonte kishën.
    Si rezultat i përplasjes së Luftës së II-të Botërore, qyteti u dëmtua nga bombardimet italiane. Atëherë, kisha pësoi dëmtime prej 40 m2 muraturë, 60 m2 suva, 25 m2 çati dhe 15 m2 tavan . Mandej, duket së dëmtimet që pësoi Pazari i Përmetit nga zjarri (ndërmjet viteve 1865-1870, si dhe më 6 Korrik 1943, në 9 Tetor 1943, në 28 Janar 1944 dhe në 11 Qershor 1944) kishin intensifikuar dëmtimet e tempullit. Si pasojë, tempulli kishte nevojë për riparime të mëdha, që, siç duket, rezultuan edhe në zhmadhimin e kishës me një shtesë në anën perëndimore.
    Këto faza të njëpasnjëshme konstruktive të shek. të XX-të i krijuan banorëve vendas të sotme përshtypjen së kjo kishë mbetej gjithmonë e papërfunduar, prandaj edhe mendohej së nuk paraqiste asnjë vlerë . Kështu, më 1967, kur regjimi komunist, gjatë ‘revolucionit të tij kulturor’, konfiskoi kishat dhe manastiret në Shqipëri, kisha e Lindjes së Hyjlindëses në Pazarin e vjetër të Përmetit u kthye në ‘shtëpi kulture’. Ndërhyrjet në skeletin e kishës pas 1967-tës përfshinin: i) shkatërrimin e pjesës së lartë të kishës (kupolë, etj.). ii) Mbylljen e dritareve dhe hyrjeve origjinale (përveç atë jugore) me tulla të kuqe dhe hapjen e dritareve dhe hyrjeve të reja. iii) Lartësimin prej 2 metrash të pjesësh lindore të kishës për nevojat e fuajesë (sallës pushimi) së teatrit duke përdorur tulla të kuqe [see pl. ]. iv) Futjen i një senazhi çimentoje në një pikë të lartë të mureve për të siguruar qëndrueshmërinë statike të ndërtesës dhe për të lidhur muraturën me një mënyrë më të fortë.
    Pavarësisht nga këto ndërhyrje, një seri faktesh tregojnë së nën pamjen e dukshme të objektit gjendet e ruajtur forma origjinale e ndërtimit të kishës. Këto fakte janë: i) Εksistenca e fragmentit të këmbanores së ngritur në lartësinë e murit perëndimor, që mund të shihet nga zona e katit të dytë, ku qëndronin spektatorët. ii) Ekzistenca e mureve të kishës që janë të ndryshëm nga muret e shtesave (në gjerësi, në përbërjen e materialeve dhe në stilin e muratures). iii) Ekzistenca në brendësinë e kishës e harkut të pjesës lindore të saj [fig. ], që është ndoshta fakti më i qartë i ruajtjes së skeletit të kishës me gjithë punën transformuese që iu bë asaj.
    Ndërhyrja më e madhe që u realizua pas vitit 1967 në formën e kishës ka qenë ndërtimi i një shtese kompletisht të re gjatë murit jugor të kishës. Kjo shtesa u ndërtua me gurë, siç del qartë nga pjesat ku u gërmua suvaja për të krahasuar muraturen e saj me atë të kishës. Por cilësia e muratures së shtesave, siç u zbulua, është shumë e dobët në krahasim me atë të kishës [shih krahasimisht pl. ]. Gurët e përdorur [fig. ] janë skalitur trashë, dhe janë vendosur me një menyrë të palidhur, duke krijuar jo fuga midis tyre, si në muraturen e mureve të kishës, por boshllëqe të cilët janë mbushur me një shtresë të trashë llaçi me cilësi jo të mirë. Më tej, gjerësia e mureve të tempullit është 90cm, kurse ajo e mureve të dy shtesave, të ndërtuara pas 1967, është 60cm. Të dyja ato shtesa, gjithashtu edhe e treta në lartësinë e pjesës lindore të kishës janë qartë ndryshe nga tempulli në tip, zgjidhje funksionale dhe konstruktive, kompozim i pjesave përbërese, trajtim arkitektonike dhe dekorative të pjesës së brendshëm dhe së jashtëm, siç edhe në stil.
    Në fund i fundit, kisha paraqet një vlerë të vëçantë arkitektonike. Sipas historianit të shquar të histories së arkitekturës kishtare Ćurcić, aty nga fundi i sundimit osman në Ballkan, dhe veçanërisht pas tij, subjekte të krishterë të perandorisë ndjenë nevojën të rilindin madhështinë e modeleve klasike paleokristianë të arkitekturës bizantine. Rastësisht ndertimët paraqiteshin një lloj ekzagjerimi si një menyrë reagjimi kundërt kufizimet e rregulorjes osmane mbi ndërtimin e kishave dhe veçanërisht e këmbanoreve. Ky rezultoi në rizbulimin e tipit të bazilikës në përgjithësi, me ose pa kupolë. Ćurcić citon shumë shembuj të tilla, kryesisht nga qytete të mëdha të Ballkanit, përveç Shqipërisë. P.sh. në Athinë, që u çlirua në shek. e XIX-të, shumë prej kishave, të ndërtuara para ose pas pak viteve nga çlirimi, paraqesin këtë modë të arkitekturës kishtare, ndoshta me shembullin më karakteristik katedraljen e saj . veçanërisht, një tip të ri bazilike u krijua, me narteks (nganjëherë të ngritur duke përfshirë edhe ginekonit) gjatë fasadave jugore, perëndimore dhe veriore. Ky tip u paraqit për herën e parë në Selanik, në kishën e Shën Minait edhe në kisha të tjera, të gjitha të datuara nga fundi i shek. të XIX-të deri në fillimët e shekullit XX-të, duke patur parasysh së Selaniku bashkë me venda të tjera të Maqedonisë u çliruan nga sundimi osman vetëm në 1912. Nga Selaniku tipi u shërdau nëpërmjet viseve të ndryshme të Ballkanit.
    Rrethet krishterë ortodokse në Shqipëri nuk mbetën të larguar nga arritjet e arkitekturës kishtar në Ballkan. Katedralja e vjetër e Korçës, e ndërtuar më 1897, e shkatërruar pa dallim nga regjimi komunist ndoshta ishte shembulli më i shquar, që i përket edhe tipit të ri të bazilikës që u krijua në Selanik. Shembuj të tjera që shfaqen këtë modë të arkitekturës përfshijnë një seri ndërtimesh kishtare madhështorë, por të ekzagjeruara dhe të shpërpjesëtuar – në krahasim me kishat me të cilat ato janë ngicur – këmbanorje në rrethe të ndryshme, si në Korçë (p.sh. këmbanorja jashtë kishës së Shën Nikollës në Boboshticë më 1928, e.tj.), në Myzeqe (p.sh. këmbanorja në pjesën jug-perëndimore të katholikoit të manastirit të Ardenicës më 1925, e.tj.), në Himarrë, e.tj. Duke qenë ndërtuar pak djetëvjeçarëve përpara vendosjes së sistemit komunist, nuk u kushtua rëndësi ndërtimëve kishtarë të tillë dhe u konsideruan të parëndësishme nga pamja kulturore. Prandaj, shumica prej atyre, veçanërisht kishat, u shkatërruan për të konstruktuar ndërtime të tjera në vendin e tyre. Kisha e Lindjes së Hyjlindësjes në Pazarin e vjetër të Përmetit është një nga të paktat, ndoshta unike, shembull i kishave të saj modë që ruhet deri më sot dhe, pra, duhet të konsiderohet si monument i vlërave të vëçanta arkitektonike.
    Si monument kulturor dhe fetar, ka nevojë të tërheqjë vëmendjen tonë, jo vetëm për rivendosjen e tij në vlerat e vjetra funksionale dhe fetar të tij, por edhe për restaurim. Me gjithë ato vlerat historike dhe arkitektonike, japin mëndimin së Kisha e Lindjes së Hyjlindësjes në Pazarin e vjetër të Përmetit duhet të konsiderohet jo thjeshtë si një monument të Përmetit dhe të banorëve të tij, ose të popullit shqiptar apo të atij balklkanike, por si një monument të pasurisë botëror kulturor.



    Bibliography – Abbreviations

    Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’ = Adhami S., ‘Mbi Urbanistikën dhe Arkitekturën e Pazarit të Vjetër të Përmetit’ (Sur l’ urbanisme et l’ architecture du vieux bazaar de Përmet), Monumentet, v. 2 (1982), p. 43-41 (French resumé on p. 52-53).

    Adhami S., Vështrim = Adhami S., Vështrim mbi Kulturën Popullore të Trevës së Përmetit, Tiranë 2001: Ada Publications.

    Adhami S., Përmeti dhe përmetarët = Adhami S., Përmeti dhe Përmetarët në Udhëpërshrkimet e të Huajve dhe në Kujtimet e Popullit, Tiranë 2001.

    Adhami S., Përmeti në histori = Adhami S., Përmeti dhe Përmetarët në Faqet e Historisë – Nga Lashtësia deri në 1939, Tiranë 2001: Neraida Publications.

    Giakoumis K., Monasteries = Giakoumis K., The Monasteries of Jorcucat and Vanishtë in Dropull and of Spelaio in Lunxhëri, as Monuments and Institutions during the Ottoman Period (15th-19th Centuries) in Southern Albania, Ph.D. thesis submitted at the Centre for Byzantine, Ottoman and Modern Greek Studies, The University of Birmingham, Birmingham 2002.

    Inalcik H., ‘Arnawutluk’ = Inalcik H., ‘Arnawutluk’, Encyclopaedia of Islam, v. 1 (1960), p. 651-658.

    Pulaha S., Popullsia e Kosovës = Pulaha S., Popullsia shqiptare e Kosovës gjatë shek. XV-XVI (studime dhe dokumente), Tiranë 1983.

    Pulaha S. ‘Qytetet shqiptare’ = Pulaha S. ‘Qytetet shqiptare nën regjimin feudal ushtarak osman gjatë shekujve XV-XVI (Les villes albanaises sous le regime féodal militaire ottoman au cours des XVe et XVIe siècles)’, Monumentet, v. 1 (1984), p. 17-42; French synopsis, p. 43-49.

    Shkodra Z., Esnafët = Shkodra Z., Esnafët shqiptarë. (Shek. XV-XX), Tiranë 1973.

    Shkodra Z., Qyteti = Shkodra Z., Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Tiranë 1984: Instituti i Historisë Ed..





    Shenime

    * I detyrohemi studentëve të Akademisë Teologjike Ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’, Kristaq Nikulit dhe Eleni Nanit, për ndihmën që na dhanë në përkthimin dhe redaktimin e artikullit nga origjinali në anglisht.

    [1] Për popullsinë e Përmetit kemi përdorur këta botime: Inalcik H., ‘Arnawutluk’, f. 655; Pulaha S., Populsia e Kosovës, f. 651-652; Pulaha S., ‘Qytetet shqiptare’, f. 26-27; Adhami S., Vështrim, f. 22-36; ibid, Përmeti dhe përmetarët, f. 69-76; and ibid., ‘Urbanistika dhe Arkitertura’, f. 43-44, Ii cili citon të dhëna nga udhëtarë të huaj duke pa referuar burimeve të tij. Mandej, ka një kundërshtim midis të dhënave që citon nga udhëtarë të huaj dhe të dhënave citiuan prej atij duke pa referuar burimët e tij [Adhami S., Vështrim, f. 39]. Është të nëvojshëm të theksojmë së regjistrimët osmane të taksave që u përdorën këtu për shekullin e XV-të nuk i regjistrojnë zyrtarët dhe oficierët osmanë. Prandaj, popullsia e myslimanëve në Përme duhet të ishin më shumë sesa paraqiteshin në këta dokumenta. Për një krahasim i të dhënave të popullsisë në visët e Epirit (Greqi dhe Shqipëri) deri në fund i shek. XVI-të, shih Giakoumis K., Monasteries, v. II, f. 526-531. Numra të rrumbullakosura duhet të konsiderohen të pasakta.

    [2] Cited in Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 37.

    [3] Cited in Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 24.

    [4] Cited in Shkodra Z., Qyteti, f. 200.

    [5] Cited in Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 31.

    [6] Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’, f. 44.

    [7] Cited in Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 37.

    [8] Cited in Shkodra Z., Qyteti, f. 200.

    [9] Shkodra Z., Esnafët, f. 35.

    [10] Shkodra Z., Esnafët, f. 338; cf. Kostandin Pishota’s të dhëna të cituara në Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 39.

    [11] Të cituar në Shkodra Z., Qyteti, f. 200.

    [12] Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’, f. 50.

    [13] Për një përshkrim të vogël të pazarit dhe të vendit të kishës, shih Adhami S., Vështrim, especially f. 72-73 and plan on f. 132.

    [14] Të nxjerrë nga Frashëri F. – Kajca A. – Bubësi Z. – At-Stath Melani, Pazari i Vjetër, botuar në Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 380-381.

    [15] Të nxjerrë nga dorëshkrimi i Taqi Kristos ‘Me Një Plak nga Përmeti prej Tates, Tiranës, 14 Maj 1978’, botuar në Adhami S., Përmeti dhe përmetarët, f. 168.

    [16] Krahasimisht, përshkrimi më i informuar mbi këtë kishë gjendet në Adhami S., Përmeti në histori, f. 146-148 (veçanërisht 147-148).

    [17] Përkthimi i kodikut nga Pepo nuk ndodhej në bibliotekën e Akademisë Teologjike në Mars 2003, kur u shkrua këtë raport.

    [18] Shih shënim Nr. 16.

    [19] Patrinelis C., ‘Κορυτσάς Μητρόπολις’, Ηθική και Θρησκευτική Εγκυκλοπαίδεια, v. 7 (1965), f. 873.

    [20] Për këta informacionë bashkuam të dhëna të nxjerra nga Adhami S., Përmeti në histori, f. 147-148 dhe nga tradita gojore vendase, të transmituara nëpërmjet priftit e enorisë së Përmetit at-Vasil. Saktësia e traditës u konfirmua edhe nga dy fotografi të vjetra, e para nga të cileve është marrë nga viti 1930, kurse e dyta pak vjet më vonë.

    [21] Shih Arkivët Qëndror të Shtetit, Fondi 602 (1941), Dosja 59, fl.35.

    [22] Për këta argumente, shih Adhami S., Përmeti në histori, f. 146, 148.

    [23] InterlocutorBashkëfolës: The local priestPrifti vendas, father Bat-Vasil.

    [24] Për fotografi të tjera të vjetra, në të cilët kasha paraqitet komplet në fazën e tretë konstruktive të saj, shih Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’, p. 44, fig. 1-2.

    [25] Shih Arkivët Qëndror të Shtetit, Fondi 602 (1941), Dosja 59, fl.35.

    [26] Adhami S., ‘Urbanistika dhe Arkitektura’, p. 50.

    [27] Shih shënim Nr. 22.

    [28] Ćurcić Sl., ‘Byzantine legacy in ecclesiastical architecture of the Balkans after 1453’, in Clucas L. [ed.], The Byzantine Legacy in Eastern Europe, New York 1988, p. 65-67.

    For the complete article in Adobe Acrobat click the following:

    Church of the Nativity of the Theotokos at Pazar i Vjetër, Përmet - English

    Kisha e Lindjes së Hyjlindjes tek pazari i Vjetër, Përmet - Shqip

  2. #22
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Thojne qe "Shtepia e Kultures" ka qene fillimisht kisha ortodokse por E. Hoxha e ktheu ne shtepi kulture. Arkitektura e Shtepise se Kultures eshte ajo e kishesh se vjeter ndertuar ne vitin 1600. Kurse tashme shkojne dhe e shkatarrojne kete arkitekture te vjeter per te ndertuar ndertese/kishe te re qe duhet ta mbroje si monument jo vetem populli shqiptar por i gjithe ballkani. Sa hipokrite. Une s'kuptoj gje me kete llogjike, si prishin 'arkitekturen e kishes se vjeter' duke thene qe po ja mbrojme vlerat e lashta.

  3. #23
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Thojne qe "Shtepia e Kultures" ka qene fillimisht kisha ortodokse por E. Hoxha e ktheu ne shtepi kulture. Arkitektura e Shtepise se Kultures eshte ajo e kishesh se vjeter ndertuar ne vitin 1600. Kurse tashme shkojne dhe e shkatarrojne kete arkitekture te vjeter per te ndertuar ndertese/kishe te re qe duhet ta mbroje si monument jo vetem populli shqiptar por i gjithe ballkani. Sa hipokrite. Une s'kuptoj gje me kete llogjike, si prishin 'arkitekturen e kishes se vjeter' duke thene qe po ja mbrojme vlerat e lashta.
    Mire qe po prishet nje shtepi kulture, por ideja qe po zevendesohet me nje ndertese fetare nuk me pelqen. Po behet edhe shqiperia nje vend "lufte fetare", te ne nuk kane ekzistuar asnjehere probleme te tilla, kishim disa kisha/xhami/teqe e ishim rehat...tani vetem per ndertim objektesh fetare e kemi mendjen.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #24
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Mire qe po prishet nje shtepi kulture, por ideja qe po zevendesohet me nje ndertese fetare nuk me pelqen. Po behet edhe shqiperia nje vend "lufte fetare", te ne nuk kane ekzistuar asnjehere probleme te tilla, kishim disa kisha/xhami/teqe e ishim rehat...tani vetem per ndertim objektesh fetare e kemi mendjen.
    Ore do i bejme konkurenc botes apo jo???

    Sa pak largpames jeni.

    Me xhami konkurenc arabis kurse me kisha konkurenc restos se botes.
    Ne toke pallati.Kush ka nevoj per kujtur iher???
    Ai qe ska kultur e kulturon zoti e ben me mjekren si lesh sqetulle.

    Vendi cudirave........................
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Ore do i bejme konkurenc botes apo jo???

    Sa pak largpames jeni.

    Me xhami konkurenc arabis kurse me kisha konkurenc restos se botes.
    Ne toke pallati.Kush ka nevoj per kujtur iher???
    Ai qe ska kultur e kulturon zoti e ben me mjekren si lesh sqetulle.

    Vendi cudirave........................
    mire e ke ti po me ke flet thuaj??? edhe kete kemi mangut ne

    La vita non si spiega, si VIVE!

  6. #26
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Mire qe po prishet nje shtepi kulture, por ideja qe po zevendesohet me nje ndertese fetare nuk me pelqen. Po behet edhe shqiperia nje vend "lufte fetare", te ne nuk kane ekzistuar asnjehere probleme te tilla, kishim disa kisha/xhami/teqe e ishim rehat...tani vetem per ndertim objektesh fetare e kemi mendjen.
    Nese ne te vertete ka qene kishe dhe u rikthye ne shtepi kulture gjate komunizmit, atehere ok kane te drejte. Pra ta quajne kishe serisht ndertesen dhe ta mbrojne si te lashte!!!! Ka qene kishe dhe doni ti ruani lashtesine, bravo jam dakort. Ajo qe me inatos me shume eshte se te bejne budalla me zor. Thojne qe e duan mbrapsh me pretense qe arkitektura e nderteses eshte e lashte, por mbasi ta marrim do ta shembim dhe ngrejme nje tjeter te re me te madhe, me te bukur etj. etj.

    Per kishte te re, te madhe, me te bukur...pak hapesire ka qyteti per te ndertuar dicka te tille? PSE ngulin kembe per tek vendi i vjeter!! Mos me teper PSE genjejne. Genjeshtren nuk e duroj dot. E sheh gjithe ate cercaf te gjate qe kane qendisur? I gjithe shkrimi eshte ndertuar ne genjeshter. Ti jeton vete ne Itali dhe s'do te them une sa rendesi i japin ndertesave te vjetra dhe rinovimet te tyre, por ne asnje menyre nuk shembin ndertesat me vlera te lashta per ti zevendesuar me te kohes. I humbet krejtesisht kuptimi. Cfare do thojne ne te ardhmen "kjo toka eshte e cmuar se ka pas ne te nje kishe te vjeter, qe u rikthye ne shtepi kulture gjate komunizmit, por ne dolem me te mencmit se te gjithe e shembem fare dhe krijuam kete kishe qe shihni sot".

    Po ashtu i gjithe ai shkrimi i gjate ka nje arsye te vetme; Mashtrim i gjithi.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Ne Shqiperi (Kosove) asnje institucion nuk meriton emrin qe ka. As kishe, as xhami, as gjykate, as polici, as shkolle, as universitet, as spital, as parllament, as kryeminister, as dreq e i biri nuk jane ata cka duhet te jene. Nje emer te perbashket kan te gjithe, e ai eshte KORRUPTIM deri ne palce!
    ne skemi bere shtet kurre gjate tre mije vjeteve te historise qe kemi kaluar, ti dashke shtet me 20 vjet demokraci!

  8. #28
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Edhe ju keni shkije atu ne Permet..?
    Njelloj sikur kendej nga Ilirida.. me duket kjo pune!!!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2005
    Postime
    40

    Pse duhet te respektohet vendi?

    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Thojne qe "Shtepia e Kultures" ka qene fillimisht kisha ortodokse por E. Hoxha e ktheu ne shtepi kulture. Arkitektura e Shtepise se Kultures eshte ajo e kishesh se vjeter ndertuar ne vitin 1600. Kurse tashme shkojne dhe e shkatarrojne kete arkitekture te vjeter per te ndertuar ndertese/kishe te re qe duhet ta mbroje si monument jo vetem populli shqiptar por i gjithe ballkani. Sa hipokrite. Une s'kuptoj gje me kete llogjike, si prishin 'arkitekturen e kishes se vjeter' duke thene qe po ja mbrojme vlerat e lashta.
    Une mendoj qe kthimi dhe kompensimi i pronave tek pronaret e ligjshme do te zgjidhte cdo problem. Ai vend ka qene Kishe dhe kete e deshmojne te gjitha burimet historike dhe tradita brez pas brezi, shoqeruar edhe me fotografite perkatese te asaj periudhe. Ai eshte vend i shenjte dhe duhet respektuar si i tille duke u ringritur Kisha. Le te mendojme pak, do rikthehet shtepia e kultures qe ka ekzistuar ne komunizem...? Kam pershtypjen qe shteti yne ka 20 vjet qe i ka eleminuar shtepite e kultures, se dyti, mendoni qe do investoje me qindra mijera shteti yne per te rindertuar pallatin e kultures dhe te kete aty aktivitete kulturore??? Une dyshoj. Por per nje gje jam i sigurt, qe Kisha do afroje shume besimtare dhe do rrezatoje kulture, do kete aktivitet te gjalle te pakten njehere ne jave gjate meshave hyjnore, plus aktivitete te tjera fetare, kulturore, edukative etj.

  10. #30
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Per mua kjo puna e ndertimit te Kishave dhe Xhamive eshte nje lufte e ftohte mes komuniteteve fetare islame dhe te krishtere,kush e kush te zeje sa me shume territore.Kush e kush te vjedhi me shume.Prania e tre feve eshte shume e rrezikshme ,nese deri tani kemi pasur tolerance,do fillojne pretendimet dhe per ndyshimet e emrave te rrugeve,shesheve,apo dhe vete historise sepse secila prej ketyre feve ka versionin e vet.Shyqyr qe shumica eshte ateiste dhe mban rendin se ne do ishim ndare si Bosnja ne tre pjese.Duhet te krijohet nje ligj qe te ndaloje ndertimin e objekteve fetare ne nje kuote te caktuar,se kete fetaret vetem per vendin qe nuk po e rruajne.Te kisha une dore do rrafshoja ca xhami e kisha mir e mire dhe te vija shkolla ku te paktente shkruajne shqio dhe te kendojne shqip.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  11. #31
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga isidor Lexo Postimin
    Une mendoj qe kthimi dhe kompensimi i pronave tek pronaret e ligjshme do te zgjidhte cdo problem. Ai vend ka qene Kishe dhe kete e deshmojne te gjitha burimet historike dhe tradita brez pas brezi, shoqeruar edhe me fotografite perkatese te asaj periudhe. Ai eshte vend i shenjte dhe duhet respektuar si i tille duke u ringritur Kisha. Le te mendojme pak, do rikthehet shtepia e kultures qe ka ekzistuar ne komunizem...? Kam pershtypjen qe shteti yne ka 20 vjet qe i ka eleminuar shtepite e kultures, se dyti, mendoni qe do investoje me qindra mijera shteti yne per te rindertuar pallatin e kultures dhe te kete aty aktivitete kulturore??? Une dyshoj. Por per nje gje jam i sigurt, qe Kisha do afroje shume besimtare dhe do rrezatoje kulture, do kete aktivitet te gjalle te pakten njehere ne jave gjate meshave hyjnore, plus aktivitete te tjera fetare, kulturore, edukative etj.

    Isidor, si eshte puna, s'kane leke te blejne toke tjeter per te ndertuar kishe te re? Une jam dakort qe ndertesen ta quani kishe serisht dhe te merret ne kujdes vjetersia e saj. Por jo me shkaterrim dhe ri-ndertime si mbas qejfit.

  12. #32
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Te kisha une dore do rrafshoja ca xhami e kisha mir e mire dhe te vija shkolla ku te paktente shkruajne shqio dhe te kendojne shqip.
    Ky eshte botekuptim enverist.. mbaj mendjen. Nuk duam me Enverin.. duam grekun.. shkaun.. turkun.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Opake Opinga
    Anëtarësuar
    11-02-2011
    Postime
    245
    Albo, pse ja fut kot? E di qe je besimtar po ne fund te fundit kur c'do gjykate thote jo eshte jo. Si ndertohet kisha pa leje me mes te nates? Thone qe paska vec 252 prone kisha
    Talaq, Talaq, Talaq.

  14. #34
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Kur ndertohet nje Xhami , si pershembull ajo ne Mitrovice atehere i ke sulmet nga te gjithe anet e forumit , dhe kur ndertojne ne gjdo ane Kisha , shum me shume se Xhamija ne Shqiperi , sidomos me prapavij politike ( ate "Greke") , atehere nuk u behet vone shumices

  15. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shiko shiko, aleanca e xhonturqve e paska gjetur armikun edhe ne Permet.
    Albo
    Ja se cfare titulli jep "PRONARI I FORUMIT " , me poshte as qe lodhem ta lexoj komentin e ketij , sepse ia ka mbjellur Janutollosi ne shpirte Orthodoxine "greke" dhe gjdo atdhetar i duket xhonturk ketij dhe ketyre qe jane sikurse ky .

  16. #36
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Marrja e Zotit!
    Paj gati me u ba hori i botes mos me dhan ne ket tem as nji ide per kapercimin e ktyre mosmarveshjeve.
    Disa e shan Albon !..Per mendimin tim vetem duajeni kombin, se feja esht diq e veqant,dhe njeriu ka shijen e vet.
    Disa qe duan kishen u themi grek e serb,disa Romak e Vatikan e disa TURKOARABO_Indana.
    Ktu Albo e qartsoi edhe punen e prones e te ati kumunistit qe hengri gjuhen deri sa po sheiste.
    Prona heret a von duhet ti kthehet pronarit.
    Sa per kujtes, po permend ndertimin e nji gjamie ne pronen e nji megjnuni ne kohen e kalifatit dhe muslimanet ja kthyen pronen pronarit.

    E ne qe po dojm me i ri mar tokat tona det-me det ...cka.

  17. #37
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Kur ndertohet nje Xhami , si pershembull ajo ne Mitrovice atehere i ke sulmet nga te gjithe anet e forumit , dhe kur ndertojne ne gjdo ane Kisha , shum me shume se Xhamija ne Shqiperi , sidomos me prapavij politike ( ate "Greke") , atehere nuk u behet vone shumices
    Sepse ne kete forum ka shume pasardhes te Zerves, atij qe perndoqi dhe kreu terror ndaj shqiptareve muslimane te Camerise. Ketu ke gjithashtu pasardhes te atyre qe erdhen me ardhat sllavo-komuniste-orthodhokse dhe vrane shqiptaret e Kosoves, te cilet dorezuan armet per te mos bere lufte vellavrases me shqiptaret e Shqiperise.

    Ketu ke "patriote', qe cdo dite e bejne punen e shkaut, duke i meshuar rrenave per gjoja njefare terrorizmi islamik qe na ekziston nder shqiptare dhe duke shperndare fobine dhe rrezikun qe po na ekzistoka nga shqiptaret muslimane. Ata jane dore e zgjatur e shkaut e grekut, se te njejten politike dhe retorike e kemi degjue nder vite nga shkiet. Dmth krijojne njefare rreziku te paqene.

    Keta mundohen ta godasin fort sidomos Kosoven se eshte zemra e shqiptarise dhe ju pengon shume pavaresia e saj, dhe nje xhami me u ndertu dalin e bertasin si te cmendur per gjoja njefare rreziku nga islami dhe terroristet shqiptare, ndersa nuk merren me veten dhe problemet tyre keta "orthodhokset e Janullatosit".

    .

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Sot ne gazeten shekulli lexova per nje tendence qe te nderrojme alfabetin e shqipes me ate arab, dite me pare shikojme nje levizje kunder regjistrimit te perkatesise fetare (frika se mos del komuniteti musliman minorance), me tej shilokjme se nje grupim "nacionalist"na ben thirrje per te luftuar ne rikthimin e territoreve te vilajteve te perandorise, sot ketu po shikoj dhe revoltimin e rindertimit te nje kishe ne truallin e vet.Te gjitha keto jane nje tregues amoraliteti te injektuar nga interferimet islamike radikale.nje popull nuk ka si felliqet me shume se kur gerryen vetveten.Asnje popull i rajonit nuk vepron keshtu.

    Nje e vertete eshte e pa kontestueshme,kjo kishe ndertohet ne vendin e vet dhe se ajo nuk po pengohet nga organet shteterore , por nga grupime dhe individ te nje edukimi shpirterore amoral.(komuniste,apo radikale islamik).Une di qe, nese ka nje komunitet qe ka mardhenie korrekte me ligjin, ne kete vend mekataresh, eshte pikerisht komuniteti ortodoks.Kush ka kurjozitet le te notoje ne per webe dhe te na sjelle shembuj per te na dhene kenaqesine e raporteve te komuniteteve te ndryshme me ligjin shqiptar.
    Dhe ne Durres kisha ortodokse e re u ndertu ne vendin ku ka qene me pare , o dicka aty perreth,por dhe xhamija e madhe kaloi ne te njetin proces me kete te Permetit.Dhe ajo ishte kthyer ne qender kulturore dhe mund te them, se per rindertimin e saj u shkel ligji shqiptar i cili nuk i rikthen objektet qe sherbejne si objekte kulturore.Perse nuk kishte debat,mos Kreshniku apo Lamja ishin te vegjel ne ate kohe?Poi leme te gjitha keto.bej nje pyetje, kur dihet se ne ortodokset shqiptare jane me te miret, cfar ju shqeteson?perse nuk merreni me problematiken e komunitetit tuaj qe po demton jo vetem jeten dhe imazhin ne vend, por eshte kaq problematike dhe ne vendet persndimore te cilet, tashme po kerkojne qe te ndertohen burgje te rinj ne Shqiperi, qe te ekstradojne te denuarit shqiptare qe kane mbipopulluar burgjet perendimore.C'eshte gjithe kjo levizje anti krishtere?Ka tebeje me patriotixmin, nacionalizmin, apo shkerdhatizmin e edukimit shpirterore?
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  19. #39
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    nuk kam dituri per kete ceshtje. thjeshte po flas nga parimi.
    nese ka qene kishe, duhet te kthehet kishe.
    ne shkoder, katedralja e sotme, gjate diktatures ka qene pallat sporti.
    ne vitet 90 i eshte kthyer funksionit origjinal dhe nuk me duket se ka protestuar njeri.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Ne qofte se ka qene kishe pse shteti nuk ja u njef te drejten qe ta ndertojne si ka qene?apo diçka eshte kunder ligjeve dhe interesave te vendit?
    Keta prifterinjte ne qofte se punojne per llogari te Zotit pse duan ta ndertojne shtepine e tije vjedhurazi si hajdute!! sigurisht qe prifti i kosines duhet te jete ideator i kesaj levizje se ai eshte b... e zgjuar qe di te vjedhe varre dhe jo me te ndertoje kishe brenda mureve te nje ndertese.

    Sa shume te dedikuar mbas Zotit jane keta mor aman
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •