Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 49
  1. #1
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Ndërtojnë kishë fshehurazi brenda Pallatit të Kulturës

    E diel 8 Maj 2011 15:55

    Aleanca Kuq e Zi akuzoi Kishën Ortodokse shqiptare të Përmetit se është duke kryer fshehtas punime brenda pallatit të kulturës “Naim Frashëri”, me qëllim shembjen ose ndërtimin brenda tij të një kishe. Sipas përfaqësuesve të kësaj lëvizje, gërmimet bëhen natën, ndërsa është zgjedhur pikërisht koha e fushatës zgjedhore kur vëmendja e vendorëve është e pakët.

    Pallati i kulturës në Përmet që prej vitit ‘97 ka qenë mollë sherri mes përfaqësuesve të Kishës Ortodokse dhe Bashkisë së qytetit, ndërsa në vitin 2004, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, u vendos që pallati t’i shërbente kulturës së këtij qyteti, informon TVNews24.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ku qeveria nuk funksionon pse jo,,,,

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-04-2011
    Postime
    394
    nuk habitemi ,jemi mesuar me kesi lloj intrigash

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    te gjith ne mbeshtetje te aleances KUQ E ZI .

  5. #5
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    edhe kjo mund te ndodh edhe njerzit shpirteror te cilet thojn se ju kemi nenshtru zotit dhe qe thojn jemi te paster bejn kesi gjera turp per ta kjo tregon se keta nuk jan njerz qe ju kan nenshtru zotit por jan njerz qe ju kan nenshtru djallit
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Shiko shiko, aleanca e xhonturqve e paska gjetur armikun edhe ne Permet.

    Ajo qe me lart titullohet "Pallati i Kultures", qe vetem pallat nuk eshte, eshte godina qe ne Permet njihet si "Shtepia e Kultures", pasi si per nga madhesia si per nga pamja, ajo i ngjan nje shtepie e jo nje pallati. Godina gjendet ne mes te qytetit te Permetit, dhe ka funksionuar si "shtepi kulture" vetem gjate viteve te komunizmit. Me ardhjen e demokracise, "shtepia e kultures" u kthye ne nje kend lojrash si bilardo e lojra fati, me qellime perfitimi nga ata qe ishin "drejtore" te shtepise se kultures.

    Te gjithe permetaret e vjeter, e dine qe ajo godine ka qene Kisha e Shen Marise se Pazarit. Jo vetem godina, por edhe trualli i lulishtes perreth, qe ka qene i rrethuar me murr dhe ka qene prone e Kishes. Komunistet e pervetesuan dhe e dhunuan Kishen ne 1967, dhe e kthyen ne "shtepi kulture", ku behej propaganda e Partise e shokut Enver ne te gjitha nivelet, qe nga femijet e vegjel te shkollave, e deri tek "takimet e byrose me popullin".

    Me ardhjen e demokracise, Kisha Orthodhokse me te drejte e ka kerkuar ligjerisht pronen e saj, duke e shpene ceshtjen ne gjyq dhe duke e fituar ate. Mirepo si cdo gje qe ka lidhje me Kishen, komunistet dhe injorantet e sulmojne ate edhe kur ajo kerkon te drejten e saj. Prej disa vitesh tashme, godina funksionon si Kishe, dhe ky nuk eshte nje "sekret", eshte nje e vertete qe te gjithe permetaret e dine.

    Shkoni e kerkoni ta "pushtoni" Kishen, se ku i dihet, e merrni ate qe kerkoni. Kur ne vitin 1967 Partia dha urdher te shkaterroheshin Kisha e xhami, u dha urdher qe rinia e qytetit te shkaterronte Kishen. Mirepo permetaret i mbyllen femijet e tyre neper shtepi, pasi ia kishin friken Perendise e nuk vinin dore mbi shtepine e Zotit. Dolen vetem komunistet dhe femijet e tyre. Dhe kur u mblodhen para godines, askush nuk guxonte qe te vinte doren i pari mbi Kishen, duke rrezua pllakat e gurit te catise. Doli nje komunist i betuar, qe si per tu nxjerre friken banoreve, doli i pari e rrezoi pllakat e catise. Dhe Partia e nderoi per kete akt trimerie duke i dhene edhe dekorate. Problemi i vetem eshte, se nuk kaloi shume kohe, dhe ky njeri qe i njihnin te gjithe ne Permet, u keput e ra i vdekur ne mes te bulevardit kryesore te qytetit, para Kishes se Shen Marise, teksa kish dale xhiro me nje shokun e vete.

    Kush ve dore mbi Kishen, pergjigjen e merr nga Perendia. Dhe ndeshkimi i Perendise, shkon deri ne 6 breza.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-05-2011 më 13:41

  7. #7
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Albo, ca po thua mer burre.
    Duket si ndonje film horror, me te vdekur papritur..
    EXORCIST the beginning !!
    Cdo gje eshte relative...

  8. #8
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Kush ve dore mbi Kishen, pergjigjen e merr nga Perendia. Dhe ndeshkimi i Perendise, shkon deri ne 6 breza.
    Une e di qe deri ne 7 breza nuk ju hiqet mallkimi dhe ndeshkimi.

    P.S. Po ti Ximi c'pate me kishen e Primetit ?

  9. #9
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shiko shiko, aleanca e xhonturqve e paska gjetur armikun edhe ne Permet.

    Ajo qe me lart titullohet "Pallati i Kultures", qe vetem pallat nuk eshte, eshte godina qe ne Permet njihet si "Shtepia e Kultures", pasi si per nga madhesia si per nga pamja, ajo i ngjan nje shtepie e jo nje pallati. Godina gjendet ne mes te qytetit te Permetit, dhe ka funksionuar si "shtepi kulture" vetem gjate viteve te komunizmit. Me ardhjen e demokracise, "shtepia e kultures" u kthye ne nje kend lojrash si bilardo e lojra fati, me qellime perfitimi nga ata qe ishin "drejtore" te shtepise se kultures.

    Te gjithe permetaret e vjeter, e dine qe ajo godine ka qene Kisha e Shen Marise se Pazarit. Jo vetem godina, por edhe trualli i lulishtes perreth, qe ka qene i rrethuar me murr dhe ka qene prone e Kishes. Komunistet e pervetesuan dhe e dhunuan Kishen ne 1967, dhe e kthyen ne "shtepi kulture", ku behej propaganda e Partise e shokut Enver ne te gjitha nivelet, qe nga femijet e vegjel te shkollave, e deri tek "takimet e byrose me popullin".

    Me ardhjen e demokracise, Kisha Orthodhokse me te drejte e ka kerkuar ligjerisht pronen e saj, duke e shpene ceshtjen ne gjyq dhe duke e fituar ate. Mirepo si cdo gje qe ka lidhje me Kishen, komunistet dhe injorantet e sulmojne ate edhe kur ajo kerkon te drejten e saj. Prej disa vitesh tashme, godina funksionon si Kishe, dhe ky nuk eshte nje "sekret", eshte nje e vertete qe te gjithe permetaret e dine.

    Shkoni e kerkoni ta "pushtoni" Kishen, se ku i dihet, e merrni ate qe kerkoni. Kur ne vitin 1967 Partia dha urdher te shkaterroheshin Kisha e xhami, u dha urdher qe rinia e qytetit te shkaterronte Kishen. Mirepo permetaret i mbyllen femijet e tyre neper shtepi, pasi ia kishin friken Perendise e nuk vinin dore mbi shtepine e Zotit. Dolen vetem komunistet dhe femijet e tyre. Dhe kur u mblodhen para godines, askush nuk guxonte qe te vinte doren i pari mbi Kishen, duke rrezua pllakat e gurit te catise. Doli nje komunist i betuar, qe si per tu nxjerre friken banoreve, doli i pari e rrezoi pllakat e catise. Dhe Partia e nderoi per kete akt trimerie duke i dhene edhe dekorate. Problemi i vetem eshte, se nuk kaloi shume kohe, dhe ky njeri qe i njihnin te gjithe ne Permet, u keput e ra i vdekur ne mes te bulevardit kryesore te qytetit, para Kishes se Shen Marise, teksa kish dale xhiro me nje shokun e vete.

    Kush ve dore mbi Kishen, pergjigjen e merr nga Perendia. Dhe ndeshkimi i Perendise, shkon deri ne 6 breza.

    Albo
    Po te kuptoj Albo edhe ne Kosov pothuajse ne qdo komun kemi probleme te tilla sepse regjimi serb i ka okupu me dhun dhe ju ka dhuru miqve te saj ne disa prej tyre ka ndertu kisha serbe edhe pse sot kan te gjth dokumentat te pronave ato nuk kthehen ,nese une sot qohem dhe rrenoj kishen serbe ne ferizaj e cila eshte ne oborrin e xhamis dhe ndertoj xhami ather do qohej ne kemb edhe evropa ,apo nese qohem dhe i rrenoj ato objekte afariste ne prishtin prizeren dhe ne vend te tyre ndertoj xhami etj

    Pse u desh Albo te punohet naten prej kujt kan frik ?
    Nese permetasit deshirojn te ndertojn nje kish ne vendin e tyre nuk besoj qe do mund te ndaloj edhe pushteti pse nuk dalin populli te protestoj dhe te filloj te ndertoj diten e jo naten ?

    Une nuk jam kunder kishes dhe asnje objekti tjeter fetar te te gjitha feve ,ajo qe me shtyri te postoj kete postim ne forum ishte se aty punohej naten ashtu siq punohej edhe ne kalan e shkupit dhe njerzit qe punojn mfsheftas naten ata nuk kan qellim te mir prapa tyre fshihet diqka
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  10. #10

    Kisha e “Trojës” në Përmet

    Objekti i kultit në barkun e pallatit të kulturës, bashkia hesht.

    Duke neglizhuar vendimin e formës së prerë të gjykatës shqiptare, dhe nën mbështetjen e heshtur të bashkisë së Përmetit, Kisha Ortodokse ndërton natën brenda mureve të Pallatit të Kulturës, kishën e re pa leje ndërtimi dhe në një objekt që nuk është pronë e saj.
    Dhe këtë nuk ka se si ta ndalojë as policia bashkiake, as policia ndërtimore, e as ajo e rendit dhe kjo pasi, ka qënë vetë bashkia e këtij qytetiti, pronarja e kësaj ndërtese, të paktën tre herë ka dërguar për miratim në Këshillin Bashkiak një plan rregullues të territorit të qendrës së qytetit ku në të tria rastet përfshihej ndërhyrje në Pallatin e Kulturës, por që të treja herët me shumicë votash projektet janë rrëzuar.
    Pikërisht në këtë situatë Bashkia Përmet në shkelje të plotë të vendimeve të gjykatës ka bashkëpunuar duke lejuar në këtë mënyrë përmes një qarkoreje jo zyrtare nisjen e punimeve për rikonstruktimin e catisë së Pallatit të Kulturës.
    Top Channel ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të asaj që po ndodh brenda mureve të Pallatit të Kulturës. Godina në brendësi të saj është shkatërruar plotësisht, ndërkohe që ka nisur ndërtimi i një godine tjetër e cila mund të dallohet lehtësisht nga 10 kolonat e betonit të ngritura disa metra nga toka. Tashmë gjithcka qartësohet. Brenda godinës së Pallatit të Kulturës "Naim Frashëri", po ndërtohet në menyrë të kundraligjshme dhe ilegale një kishë. Duke shfrytëzuar amullinë aktuale politike krerët e kishës ortodokse të Përmetit, mes të cilëve prifti i lidhur me skandalin e zhvarrimeve në Kosinë, Vasil Thomollari, po luajnë me faktin e kryer duke sfiduar hapur këtë herë drejtësine shqiptare, e cila ka folur me vendim të formës së prerë kundër tyre.

    http://top-channel.tv/video.php?id=26164

    Nga Marin Mema
    Marrë nga Top Channel

  11. #11
    Mos na e prek ne seder administratorin.

  12. #12
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Pak hapesire ka Permeti per te ndertuar kisha, pse kembengulin per nje brenda Pallatit te Kultures, kur me vota 3 here ja kane dhene pergjigjen per jo. Skane faj gjejne pa bejne, xhamite ne nje krah e kishat ne tjetren. Kot qe ndertohen njehere, po bosh mbeten brenda.

  13. #13
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Pak hapesire ka Permeti per te ndertuar kisha, pse kembengulin per nje brenda Pallatit te Kultures, kur me vota 3 here ja kane dhene pergjigjen per jo. Skane faj gjejne pa bejne, xhamite ne nje krah e kishat ne tjetren. Kot qe ndertohen njehere, po bosh mbeten brenda.
    Fe e kulturuar prandaj
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  14. #14
    Skandali në Përmet, Jaçe premton zgjidhje

    Kryebashkiaku që pret të marrë detyrën: Nuk lejojnë ndërtim pa leje. Pronën do ta marrim

    Kryetari i ri i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe, deklaroi se konflikti disavjeçar midis bashkisë dhe Kishës Ortodokse mbi pronësinë e ish-pallatit të kulturës “Naim Frashëri”, do të zgjidhet ligjërisht. Ndërkohë që ndërtimi i ditëve të fundit në ilegalitet të plotë të një kishe në brendësi të objektit në pronësi të bashkisë, ka marrë vlerën e skandalit të radhës. “Sikurse jam shprehur publikisht edhe gjatë fushatës elektorale, zgjidhja e këtij konflikti do të jetë një nga prioritetet tona që do të zgjidhet mbi bazën ligjore, duke respektuar ligjin dhe vetëm ligjin”, tha kryebashkiaku i ri që ende nuk ka marrë në dorë mandatin nga KQZ. Në përgjigje të interesimit të gazetës “Shqip”, inxhinieri 36-vjeçar Gilberto Jaçe, njëkohësisht kryetari aktual i PS-së së Rrethit të Përmetit, nënvizoi se konflikti disavjeçar midis bashkisë dhe Kishës Ortodokse mbi pronësinë e ish-pallatit të kulturës ka qenë objekt i disa vendimeve gjyqësore të niveleve të ndryshme të sistemit gjyqësor. Sipas tij i takon Përmbarimit të ekzekutojë vendimet e marra për këtë çështje. Kryebashkiaku i Përmetit që pritet të nisë mandatin e tij të parë pas disa ditësh, Gilberto Jaçe, thotë se ende nuk është i informuar nëse punimet që kryhen në territorin e brendshëm të Pallatit të Kulturës janë me leje ndërtimi sipas ligjit. “Kur them që zgjidhja është një prioritet dhe se ajo do të vijë nëpërmjet ligjit dhe vetëm ligjit, kam parasysh që nëse kemi të bëjmë me një ndërtim të paligjshëm, në këtë do të veprohet si do të veprohej me çdo ndërtim tjetër pa leje”, tha Jaçe. Konflikti 14-vjeçar mes bashkisë dhe Kishës Ortodokse për pronësinë mbi qendrën kulturore të Përmetit mjediset e së cilës përkohësisht janë adaptuar në kishë, pas nisjes së punimeve nga një skuadër ndërtuesish, ditët e fundit mori pamjen e një skandali të radhës në zinxhirin e skandaleve të tjera që kanë për protagonistë disa përfaqësues të Kishës Ortodokse në Përmet. Përfaqësuesit e saj, në rastin e qendrës kulturore, pretendojnë se ajo është ngritur mbi truallin që i takonte Kishës së Shën Mërisë së Pazarit, por në fakt, sipas dokumenteve të paraqitura në organet e drejtësisë nga 584 metra katrorë të këtij objekti, vetëm 25 metra katrorë i takojnë truallit të kishës. Sikurse është bërë e ditur edhe më parë, bazuar në dokumentet arkivore të Përmetit dhe në ato të Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit në Tiranë, Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër më 2001, Gjykata e Apelit në vitin 2002 dhe Gjykata e Lartë në vitin 2003, janë shprehur me vendim të formës së prerë, që Pallati i Kulturës “Naim Frashëri”, të mbetet i tillë, duke mos pranuar kërkesën e Kishës Ortodokse të qytetit të Përmetit. Edhe në vitin 2004 Gjykata Kushtetuese, pasi e shqyrtoi këtë çështje vendosi të lërë në fuqi vendimet e tri shkallëve të gjyqësorit, duke i cilësuar ato të rregullta.


    Marrë nga Gazeta Shqip

  15. #15
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Pak hapesire ka Permeti per te ndertuar kisha, pse kembengulin per nje brenda Pallatit te Kultures, kur me vota 3 here ja kane dhene pergjigjen per jo. Skane faj gjejne pa bejne, xhamite ne nje krah e kishat ne tjetren. Kot qe ndertohen njehere, po bosh mbeten brenda.
    na duhen ne te ardhmen per monumente kulture.

  16. #16
    Ta mbajne me shkume JORGOT sepse te gjitha shkallet e gjyqesorit u kan thene F-U-C-K se fundmi edhe gjykata kushtetuese .
    Nje her shkojn e zhvarosin te vdekurit ne Kosine gjasme se atje kishte Greke(nga kjo doli dicka e mire Filmi Balkan Pazar) tani dashkan kishe ne mes te PERMETIT wadafak

  17. #17
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ne Shqiperi (Kosove) asnje institucion nuk meriton emrin qe ka. As kishe, as xhami, as gjykate, as polici, as shkolle, as universitet, as spital, as parllament, as kryeminister, as dreq e i biri nuk jane ata cka duhet te jene. Nje emer te perbashket kan te gjithe, e ai eshte KORRUPTIM deri ne palce!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  18. #18
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Keto gjera mund te ndodhin vetem ne Shqipri!! Le te shkojne diku ne perendim dhe le te tentojne diçka te tille!! Eh nene nene se çka i gjene....
    Mos i bej dikujt ate,qe nuk ke deshire te ta bej dikush

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Tallet greku me ne se ska shtet.
    Greku me nje dhemb ne goje sic eshte sot, ne asnje dhembe ne goje dalim.
    Albania Uber Alles

  20. #20
    SHQIPNI TAVOLINASH

    KISHA E PAFÉ

    Në Përmet po ngrihet një kishë brënda në Pallat të Kulturës. Jo në oborr a në kopësht të pallatit, por brenda përbrënda godinës, që tani nuk është më godinë, por i kanë mbetur vetëm katër muret pa dysheme e çati. E pamë të gjithë në televizor se si hidhnin shtat kollonat e betonta me fitila të hekurt të kishës, brënda mureve të rrënuara të pallatit të kulturës (eh, si nuk ju ndanë këtij vëndi kollonat e betonit pa leje). Ashtu siç rritet grami e i zë frymën tokës; ashtu sikundër kungulli që u rrit e mori gardhin derisa e rrëzoi. Se si mund të dalë nga një përdhosje e tillë një tempull i Zotit, vetëm njerëz të pafe e pa Zot si shqiptarët mund ta dinë. Se si mund të pajtohet Perëndia me të tilla horrllëqe, vetëm horrave që thonë se i shërbejnë mund t’u duket normale.

    Si gjithmonë nuk funksionon asgjë, as polici e as bashki, as inspektoriat ndërtimi e as gjykata, ndaj nuk po merrem fare me ta. Nuk po merrem të bëj as politikë kush e la e si e la këtë punë deri këtu, pse s’foli e majta apo pse s’lëvizi e djathta. Nuk funksionoi as pushteti i katërt, media demek. Pra, si kudo në Europën e asociuar dhe integruar, ku kur tri pushtetet e tjera nuk lëvizin, fap, lëviz dhe denoncon media dhe bëhet qameti. Këtu media e bëri të vetën, e denoncoi skandalin jo vetëm me fjalë por edhe me film, por prapë askush nuk e bëri qejfin qeder. Ndaj nuk po merrem me ta, por me vetë Perëndinë.

    Feja, jetë e mot ka shërbyer si ekuilibruese e luhatjeve të shoqërisë; ka shërbyer si pasqyrë e moralit, ku njerëzia janë parë dhe janë përpjekur të ndreqen; ka shërbyer edhe si përçonjëse e vlerave të zbehura. Në një shoqëri si kjo e jona, ku sistemet e vlerave janë në krizë të thellë, religjoni do të duhej të ishte bash në rolin e vet. Të ndikonte të na ndreqë. Mirëpo kusht’ i parë për këtë, është që shërbenjësit e fesë të jenë të ndryshëm, të veçantë dhe më të lartër se grigja e tyre, se vetëm kështu mund të bëhen barinj të shpirtrave. Mirëpo në këtë vënd që ka aftësinë të kthejë në karagjosllëk çdo gjë, edhe religjoni kthehet e bëhet gaz i botës.

    Në librat e shenjta midis 10 porosive të Zotit, renditet edhe “Mos lakmo gjënë e tjetrit”. E pra, këtu në Përmetin tonë, është vetë Kisha që zë pronën e tjetrit, se prona ku po ndërton Kisha kishë, nuk është pronë e kishës por e tjetërkujt. Dhe pastaj çuditemi me çudi se pse as Zoti vetë nuk i bën dot fajde këtij vëndi!

    Porosia e Apostujve para grigjës së besimtarëve, ishte “Shpallni besimin tuaj”. Edhe Krishti vetë, për t’i vënë vulën thosh: “Për atë që i vjen turp të shpallë besimin, edhe mua do të më vijë turp ta mbroj para Atit”. Ndërsa këtu edhe kishat ndërtohen fshehurazi natën. Le më besimtarët, por edhe vetë Kisha fsheh besimin. Dhe pastaj themi pse dreqin është i mallkuar ky vënd.

    Krishti teksa i përgatiste njerëzit për botën tjetër, kujdesej që ndërkaq ata të zbatonin rregullat e kësaj bote. Për këtë i porosit besimtarët “Jepini Cezarit atë që i takon Cezarit”. Pra bindjuni ligjeve dhe paguani taksat. Eh, ç’i kanë punuar Atij, komunistët dhe marksistët për këtë sentencë, duke e akuzuar se kështu Krishti i shërbente shtypësve dhe kapitalit. Në fakt, Krishti kish kuptuar 2000 vjet më parë, një gjë shumë të thjeshtë. Dakord të merremi me fe, filozofi e politikë, por edhe shtetin duhet ta respektojmë, se pa të kthehemi e bëhemi kafshë të egra. Në Përmet po ndërtohet një kishë pa leje, pa paguar taksat që i takojnë Cezarit (shtetit). Dhe pastaj themi pse jemi bërë si njerëz të egër!

    Noli, kur flet më ‘23-shin për 5 anarkitë e jetës shqiptare të kohës së tij, në krye fare vë anarkinë fetare, duke shkruar për “katër fe të ndryshme, që nuk kanë zënë rrënjë fare në zemrën e një populli pagan”. Dhe të mos harrojmë se Noli ankohet për anarki fetare, kur të paktën prifti ishte prift e hoxha ishte hoxhë. Po ç’duhet të themi tani në kohë të Demokracisë, kur shohim që prifti i sotëm ka qenë deri dje kapterr në Ushtrinë e Enver Hoxhës, apo hoxha ka qenë magazinjer në kooperativë, ndërsa imami ka qenë këpucar në komunale. Pa i neveritur aspak këto zanate, nuk mund të presim që prej tyre si me magji të na dalin shërbenjës të fesë me mënt cipë e dije. Ky stan këtë bulmet që nxjerr do nxjerrë.

    Për të mbajtur udhën e drejtë edhe kur shoqëritë e humbasin atë, religjonet kujdesen t’i mbushin rradhët e tyre me njerëz të virtytshëm e të kënduar. Përgatisin shërbenjës të fesë plot besim dhe teollogë plot dije. Mirëpo, siç e thashë në krye, ky vënd ka aftësinë e çuditshme që të kthejë në karagjosllëk edhe gjërat e shenjta, ndaj edhe na ndodh që komunisti i djeshëm, i bërë prift a hoxhë jo për vokacion a shkëndijë hyjnore, por se ka lënë mjekër, të ndërtojë pa leje, të zaptojë gjënë e tjetrit, të shesë varret me gjithë kokalla brënda, apo të bëjë pazar me vakëfet.

    Por edhe për të këtillët ka menduar Krishti, ndaj ndërsa e çonin në kryq, ju drejtua Atit Qiellor dhe i kërkoi: “Fali At se s’dijnë ç’bëjnë”.

    Ka një parti në këtë vënd, që pretendon të mbrojë të drejtat kombëtare, por, me gjithë emrin e madh dhe pretendimin edhe më të madh, njerëzia e njohin për kollaj si Partia e Çamërve. Paçka, edhe si e tillë s’ka gjë të keqe, se edhe çamërit shqiptarë janë por, nëse kjo parti do që, nga Parti e Çamërve, të bëhet Parti e Shqiptarizmës, duhet të ndërmarrë bëma që i shërbejnë shqiptarizmës.

    Le t’i propozoj unë një të tillë kryetarit Idrizi. Le të bëhet Partia e tij nismëtare që çdo shqiptar i mirë që e do Shqipërinë dhe Perëndinë, të vejë atje në Përmet një ditë për të protestuar kundër sakrilegjit që i bëhet fesë dhe atdheut. Po, po, të vemë të gjithë bashkë atje në Përmetin e besimtarëve të urtë dhe atdhetarëve të mëdhenj dhe të protestojmë së bashku.

    Shpëtim, unë ta thashë timen. Të paktën ata që e këndojnë gazetën do presin çdo bësh ti tani.

    EKSTREMET PUQEN

    Deri atëhere kishin qenë të dy bashkë në një parti, komunistë. Njëzet vjet më parë, udhët e tyre u ndanë. Hysniu u bë “shoku Hysni” ndërsa shoku Sali u bë “Sali”. Hysniu u përpoq që, duke mos lëvizur nga vija komuniste, të mbronte idealin e dalë boje, ndërsa Saliu kaloi në ekstremin tjetër, u bë antikomunist.

    Kaluan 20 vjet. Në ditën e zgjedhjeve më 8 maj, Hysniu, pa lëvizur nga komunizmi, për çudi u gjend në një llogore me Saliun që ishte shpallur antikomunist. Një dreq e merr vesh se si mund të ngjasë një gjë e tillë.

    Shpjegimet janë dy. E para, edhe Saliu nuk ishte aq antikomunist sa na shitet, edhe Hysniu nuk ishte aq komunist sa na përbetohet, kështu që të dy dolën në një qafë. E dyta, shpjegimi tjetër mund të jetë sentenca e lashtë sa vetë politika: “Ekstremet puqen”. Dhe u puqën. Atyre s’u doli keq.

    Ndërsa ne, ne mbetëm prapë këtu, të provojmë mbi kurriz sentencat e politikës.

    Nga Artan Lame
    Marrë nga Gazeta Shqip

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •