Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 72
  1. #1

    30 fluturime falas për studentët që votojnë Bashën

    Ditën e djeshme, më 6 maj, Kompania e fluturimeve "Belle Air" ka bërë plot 12 ulje në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe të gjitha kanë pasur si pikë nisje Italinë. Pritet që sot dhe të dielën deri pasdite, pak para mbylljes së qendrave te votimit, të ulen edhe 18 avionë të tjerë të kësaj kompanie. Ky numër uljesh u konfirmua dje, përmes faqes online të Aeroportit të Tiranës, ndërkohë që një operatore e aeroportit, e cila përgjigjet në numrin zyrtar 24 orë të vlefshëm, tha se për të dielën janë parashikuar edhe 12 ulje të tjera të Belle Air, por ai numër mund të shtohet edhe me dy fluturime të tjera.
    Ky është një rekord për statistikat e fluturimeve në Shqipëri, por njëkohësisht ngjall njëmijë dyshime e pikëpyetje, ku më e rëndësishmja është: Pse mijëra shqiptarë që fluturojnë me Belle Air vendosin të vijnë në Shqipëri para se të marrin pushimet zyrtare në vendin e tyre, apo në pikun e sezonit të provimeve, pikërisht pak orë para votimeve?! Veç 12 fluturimeve që janë kryer me sukses dje në Rinas, priten edhe të paktën katër avionë të tjerë të Belle Air që të mbërrijnë sot në aeroport, pak orë para se të hapen kutitë e votimit, dhe po aq, pra katër ulje të tjera gjatë së diel. Pranë gazetës "Shekulli" u bënë dje shumëraportime, kryesisht nga studentë shqiptarë që jetojnë e mësojnë në Itali. Ata pretendonin se një strukturë e lidhur me Partinë Demokratike kishte të paktën një muaj që në Itali ofronte, përmes studentëve të tjerë shqiptarë, bileta falas avioni të kompanisë Belle Air, me një kusht: Nëse paraqiteshe në mënyrë të besueshme si mik, apo dashamirës i Partisë Demokratike, atëherë mund të përfitojë një biletë falas për në Tiranë! Një prej përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Erion Veliaj bëri të ditur se në këtë "skemë bonusi" kishin mundur të përfitonin edhe disa qindra të rinj që jo detyrimisht votojnë apo do të votojnë për kandidatin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.
    Duket se janë pikërisht këta të fundit ata që edhe kanë "dekonspiruar" planin e PD-së (nëse vërtet bëhet fjalë për një plan). Kanë përdorur, miq e kushërinj, të njohur e të njohura e me pak mundim, fare pak, kanë mundur të përfitojnë një biletë falas me Belle Air për të vizituar të afërmit e tyre, ndërkohë që atë biletë e kanë fituar duke thënë se do votojnë për Bashën! Fundja, kush nuk do ta dëshironte një udhëtim falas drejt vendlindjes?! Pretendimet e bëra në formë jozyrtare nga përfaqësues të PS-së, në fakt, rezultojnë të jenë të vërteta! Vetëm ditën e djeshme, nga ora 7.32 e mëngjesit, deri pak pas orës 23.00 të mbrëmjes, kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit plot 12 avionë të Belle Air të tejmbushur me pasagjerë, shumica e të cilëve studentë. "Kjo është jo normale duke patur parasysh fluksin e udhëtarëve në këtë periudhë, e duke ditur kapacitetet e zakonshme të kompanisë Belle Air", tha një punonjës i aeroportit, i cili kërkoi të mos identifikohej. "Shekulli" ka mundur që të kontaktojë dje me një prej studentëve që kishte mbërritur në Rinas në orët e mbrëmjes. Ai pranoi që të tregojë diçka, por me kusht që të mos i citohet emri. "Kam udhëtuar falas sepse do votoj Lulzim ashën. Udhëtimi më është ofruar nga Gert Bogdani he disa miqtë e mi studentë. Ata më thanë që ta përhapja këtë lajm tek të gjithë të tjerët. E çuditshme është se disa studentë nuk u lejuan që të vinin. Në avion mësova se ata ishin votues të PS-së. Unë do kthehem prapë në Itali të dielën në mbrëmje. Me këtë udhëtim falas po vizitoj familjen dhe nuk humb asnjë ditë shkollë",- tha studenti i kontaktuar nga Shekulli.

    Artikullin komplet e gjeni te www.shekulli.com.al

    Tani, e di qe do thoni qe Shekullit nuk i besohet etj etj por me teper e hapa si teme diskutimi per faktin qe "vota blihet" e nuk e ka ate lirine qe teorkisht duhet te kete.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    i kapet 200 euro nji vote.....
    pak si shtrejt me duket. me 200 euro pagun 10 fakira ne shqpni e ta japin voten pa problem

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ku i gjejne gjithe keto leke keta aman! Kur vjen puna per te ndertuar dicka marrin borxhe.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin

    lajm i shekullit moj mia..a akoma vazhdon ti besosh koqos e...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    lajm i shekullit moj mia..a akoma vazhdon ti besosh koqos e...
    E kujt duhet ti besosh aman! Te gjitha gazetat te politizuara dhe te njeanshme ne max. jane ne Shqiperi.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Po po.
    Bile 203 euro jo 200.Mos thoni më pak!
    Të fortë janë ata të shekullit!Punojnë ata punojnë!!!

  7. #7
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    ehe dikur keto karamele haheshin nga te gjith,po tashi dihet se te vetmit qe i hajne jane ata qe nisen prej katunit me furgona per me ardh ne tiron ke mitingu i saliut dhe edit
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Ditën e djeshme, më 6 maj, Kompania e fluturimeve "Belle Air" ka bërë plot 12 ulje në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe të gjitha kanë pasur si pikë nisje Italinë. Pritet që sot dhe të dielën deri pasdite, pak para mbylljes së qendrave te votimit, të ulen edhe 18 avionë të tjerë të kësaj kompanie. Ky numër uljesh u konfirmua dje, përmes faqes online të Aeroportit të Tiranës, ndërkohë që një operatore e aeroportit, e cila përgjigjet në numrin zyrtar 24 orë të vlefshëm, tha se për të dielën janë parashikuar edhe 12 ulje të tjera të Belle Air, por ai numër mund të shtohet edhe me dy fluturime të tjera.
    Ky është një rekord për statistikat e fluturimeve në Shqipëri, por njëkohësisht ngjall njëmijë dyshime e pikëpyetje, ku më e rëndësishmja është: Pse mijëra shqiptarë që fluturojnë me Belle Air vendosin të vijnë në Shqipëri para se të marrin pushimet zyrtare në vendin e tyre, apo në pikun e sezonit të provimeve, pikërisht pak orë para votimeve?! Veç 12 fluturimeve që janë kryer me sukses dje në Rinas, priten edhe të paktën katër avionë të tjerë të Belle Air që të mbërrijnë sot në aeroport, pak orë para se të hapen kutitë e votimit, dhe po aq, pra katër ulje të tjera gjatë së diel. Pranë gazetës "Shekulli" u bënë dje shumëraportime, kryesisht nga studentë shqiptarë që jetojnë e mësojnë në Itali. Ata pretendonin se një strukturë e lidhur me Partinë Demokratike kishte të paktën një muaj që në Itali ofronte, përmes studentëve të tjerë shqiptarë, bileta falas avioni të kompanisë Belle Air, me një kusht: Nëse paraqiteshe në mënyrë të besueshme si mik, apo dashamirës i Partisë Demokratike, atëherë mund të përfitojë një biletë falas për në Tiranë! Një prej përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Erion Veliaj bëri të ditur se në këtë "skemë bonusi" kishin mundur të përfitonin edhe disa qindra të rinj që jo detyrimisht votojnë apo do të votojnë për kandidatin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.
    Duket se janë pikërisht këta të fundit ata që edhe kanë "dekonspiruar" planin e PD-së (nëse vërtet bëhet fjalë për një plan). Kanë përdorur, miq e kushërinj, të njohur e të njohura e me pak mundim, fare pak, kanë mundur të përfitojnë një biletë falas me Belle Air për të vizituar të afërmit e tyre, ndërkohë që atë biletë e kanë fituar duke thënë se do votojnë për Bashën! Fundja, kush nuk do ta dëshironte një udhëtim falas drejt vendlindjes?! Pretendimet e bëra në formë jozyrtare nga përfaqësues të PS-së, në fakt, rezultojnë të jenë të vërteta! Vetëm ditën e djeshme, nga ora 7.32 e mëngjesit, deri pak pas orës 23.00 të mbrëmjes, kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit plot 12 avionë të Belle Air të tejmbushur me pasagjerë, shumica e të cilëve studentë. "Kjo është jo normale duke patur parasysh fluksin e udhëtarëve në këtë periudhë, e duke ditur kapacitetet e zakonshme të kompanisë Belle Air", tha një punonjës i aeroportit, i cili kërkoi të mos identifikohej. "Shekulli" ka mundur që të kontaktojë dje me një prej studentëve që kishte mbërritur në Rinas në orët e mbrëmjes. Ai pranoi që të tregojë diçka, por me kusht që të mos i citohet emri. "Kam udhëtuar falas sepse do votoj Lulzim ashën. Udhëtimi më është ofruar nga Gert Bogdani he disa miqtë e mi studentë. Ata më thanë që ta përhapja këtë lajm tek të gjithë të tjerët. E çuditshme është se disa studentë nuk u lejuan që të vinin. Në avion mësova se ata ishin votues të PS-së. Unë do kthehem prapë në Itali të dielën në mbrëmje. Me këtë udhëtim falas po vizitoj familjen dhe nuk humb asnjë ditë shkollë",- tha studenti i kontaktuar nga Shekulli.

    Artikullin komplet e gjeni te www.shekulli.com.al

    Tani, e di qe do thoni qe Shekullit nuk i besohet etj etj por me teper e hapa si teme diskutimi per faktin qe "vota blihet" e nuk e ka ate lirine qe teorkisht duhet te kete.
    Kush eshte bossi i kesaj Bella Air?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Po po.
    Bile 203 euro jo 200.Mos thoni më pak!
    Të fortë janë ata të shekullit!Punojnë ata punojnë!!!
    punojne e punojne fort biles ..... nate e dite .... trotuar me trotuar ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga jakoblenz Lexo Postimin
    Kush eshte bossi i kesaj Bella Air?
    Me sa di une eshte vete Lulzim Basha qe e ka kete kompani ajrore. Po te lexoni te tere shkrimin ne gazete tregohet edhe se si filloj pune BelleAir e se si u mbyll kompania tjeter Albatros.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Ku i gjejne gjithe keto leke keta aman! Kur vjen puna per te ndertuar dicka marrin borxhe.
    Po s'kane nevoje per lek perderisa kompania ajrore eshte e tyre... Nuk e di sa eshte e vertete, por nje e njohura ime me tha qe i ishte dhene falas vetem vajtja.... per kthimin nuk e di si do veprohet!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  12. #12
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga jakoblenz Lexo Postimin
    Kush eshte bossi i kesaj Bella Air?
    para disa kohesh nuk kan lene gje pa thene kunder alfred moisiut zoteri..akuza kryesore ishte kjo kompani fluturimesh..akuzohej moisiu se ishte pronar i saj e gjera te tilla..tash na del se kjo kompani eshte e lulzim bashes..neser do te dale se eshte e sali berishes e pasneser do te dale se eshte e imja ( sikur te ishte vertete )..pra kjo kompani e shkrete do te shkoje nga te fryje era..

    nga sa di une kjo eshte kompani me pronare italiane..por nuk jam i sigurte...

    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Po s'kane nevoje per lek perderisa kompania ajrore eshte e tyre... Nuk e di sa eshte e vertete,
    por nje e njohura ime me tha
    qe i ishte dhene falas vetem vajtja.... per kthimin nuk e di si do veprohet!
    ne fakt edhe mua nje i njohuri im me tha qe perveq se i ishte paguar bileta vajtje ardhje i ishin paguar edhe ditet qe do rrinte ne shqiperi..bile i kishin prenotuar nje hotel lluksoz me 7 yje ku i kishte te paguara te gjitha..kishte te paguar edhe nje shoqe e klasit te larte qe do i bente vizite cdo nate per te mos e lene te shkretin te flinte vetem pasi ai merdhet shume..keshtu qe gjate kohes qe do rrije ne shqiperi i ka te gjitha te paguara..dhe kjo vetem e vetem tja jape nje vote lul bashes..

    keshtu me tha ai i njohuri..nuk e di ne me ka genjyer apo jo...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    para disa kohesh nuk kan lene gje pa thene kunder alfred moisiut zoteri..akuza kryesore ishte kjo kompani fluturimesh..akuzohej moisiu se ishte pronar i saj e gjera te tilla..tash na del se kjo kompani eshte e lulzim bashes..neser do te dale se eshte e sali berishes e pasneser do te dale se eshte e imja ( sikur te ishte vertete )..pra kjo kompani e shkrete do te shkoje nga te fryje era..

    nga sa di une kjo eshte kompani me pronare italiane..por nuk jam i sigurte...

    ne fakt edhe mua nje i njohuri im me tha qe perveq se i ishte paguar bileta vajtje ardhje i ishin paguar edhe ditet qe do rrinte ne shqiperi..bile i kishin prenotuar nje hotel lluksoz me 7 yje ku i kishte te paguara te gjitha..kishte te paguar edhe nje shoqe e klasit te larte qe do i bente vizite cdo nate per te mos e lene te shkretin te flinte vetem pasi ai merdhet shume..keshtu qe gjate kohes qe do rrije ne shqiperi i ka te gjitha te paguara..dhe kjo vetem e vetem tja jape nje vote lul bashes..

    keshtu me tha ai i njohuri..nuk e di ne me ka genjyer apo jo...
    Une bera nje pyetje,u sqarova.

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    nga sa di une kjo eshte kompani me pronare italiane..por nuk jam i sigurte...
    Epo t'a them une qe e ditke gabim!! Kot per kuriozitet, meqe ben rolin e atij qe di gjithcka, ke hyp ndonjehere ne ndonje avjon te bellairit?? Nese po, heres tjeter merr e shfleto ato revistat qe jane aty, pasi ne njeren nga ato une kam lexuar faqe te tera mbi pronaret e kesaj kompanie e ne asnje vend nuk permendej qe e kane italjanet, madje thuheshin edhe emrat e pronareve, qe cuditerisht per ty ishte pikerisht Basha.
    Kur nuk di gje me mire mos kundershto kot!

    ne fakt edhe mua nje i njohuri im me tha qe perveq se i ishte paguar bileta vajtje ardhje i ishin paguar edhe ditet qe do rrinte ne shqiperi..bile i kishin prenotuar nje hotel lluksoz me 7 yje ku i kishte te paguara te gjitha..kishte te paguar edhe nje shoqe e klasit te larte qe do i bente vizite cdo nate per te mos e lene te shkretin te flinte vetem pasi ai merdhet shume..keshtu qe gjate kohes qe do rrije ne shqiperi i ka te gjitha te paguara..dhe kjo vetem e vetem tja jape nje vote lul bashes..

    keshtu me tha ai i njohuri..nuk e di ne me ka genjyer apo jo...
    Vetem nje shoqe?? Mendoja se do paguanin nje harem te tere per ti bere vizite ketij te njohurit tend, gjynah i shkreti... ndoshta vetem nje shoqe nuk e ngroh dot meqe ai merdhitka shume!!

    Hej Zot medet c'njerez ka kjo toke.

    Une kam studjuar ne itali, edhe njoh shume shoqata studentash shqiptar, njoh edhe shqiptar -studente ne qytete te ndryshme te italise, kshuqe ajo e njohura ime nuk eshte shpikje por realitet.
    Me tha qe kane qene pikerisht keto shoqatat e studenteve shqiptar ne itali qe i kane bere keto aplikime per vajtjne ne shqiperi me bilete te paguar.
    Se nuk e beson ti nuk me intereson fare, por mos rri e bej replika me fjale ne ajer e pa patur prova per ato gjera qe thuhen.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    Sa me shanc studentët, por jam kurioze si do e marrin vesh që do votojnë për PD këta studentët
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Te kujton armet e klerit katolik kjo puna e avionave.... jane te pa s krupull keta kuqot... e hedhin nje here shashken te shohin si do reagoje mileti ,,, shekulli eshte zeri i popullit te dikurshem ,,,,,

  17. #17
    Citim Postuar më parë nga Aksinja Lexo Postimin
    Sa me shanc studentët, por jam kurioze si do e marrin vesh që do votojnë për PD këta studentët
    Kete pyetje mendova edhe une kur e mora vesh... ndoshta do bejne foto me cel, ... se di!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    një variant që dëgjova unë ishte -- para se të futesh në qëndrën e votimit, të japin një flet votimi të plotësuar të cilën e mban të fshehur, merr fletën nga komisioni, në vëndin e votimit e ndërron fletën, dhe në kuti hedh atë flet që të kan dhën të plotësuar, kur del jasht përsonit që të ka dhën fletën e plotësuar i jep këtë fletën tjetër që ke marr nga komisioni
    por edhe për këtë rast pa dyshime, sepse supozoj që e mora fletën e plotësuar, un mundem ta bëj të pavlefshme atje te vëndi i votimit,,,,,,
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Ditën e djeshme, më 6 maj, Kompania e fluturimeve "Belle Air" ka bërë plot 12 ulje në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe të gjitha kanë pasur si pikë nisje Italinë. Pritet që sot dhe të dielën deri pasdite, pak para mbylljes së qendrave te votimit, të ulen edhe 18 avionë të tjerë të kësaj kompanie. Ky numër uljesh u konfirmua dje, përmes faqes online të Aeroportit të Tiranës, ndërkohë që një operatore e aeroportit, e cila përgjigjet në numrin zyrtar 24 orë të vlefshëm, tha se për të dielën janë parashikuar edhe 12 ulje të tjera të Belle Air, por ai numër mund të shtohet edhe me dy fluturime të tjera.
    Ky është një rekord për statistikat e fluturimeve në Shqipëri, por njëkohësisht ngjall njëmijë dyshime e pikëpyetje, ku më e rëndësishmja është: Pse mijëra shqiptarë që fluturojnë me Belle Air vendosin të vijnë në Shqipëri para se të marrin pushimet zyrtare në vendin e tyre, apo në pikun e sezonit të provimeve, pikërisht pak orë para votimeve?! Veç 12 fluturimeve që janë kryer me sukses dje në Rinas, priten edhe të paktën katër avionë të tjerë të Belle Air që të mbërrijnë sot në aeroport, pak orë para se të hapen kutitë e votimit, dhe po aq, pra katër ulje të tjera gjatë së diel. Pranë gazetës "Shekulli" u bënë dje shumëraportime, kryesisht nga studentë shqiptarë që jetojnë e mësojnë në Itali. Ata pretendonin se një strukturë e lidhur me Partinë Demokratike kishte të paktën një muaj që në Itali ofronte, përmes studentëve të tjerë shqiptarë, bileta falas avioni të kompanisë Belle Air, me një kusht: Nëse paraqiteshe në mënyrë të besueshme si mik, apo dashamirës i Partisë Demokratike, atëherë mund të përfitojë një biletë falas për në Tiranë! Një prej përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Erion Veliaj bëri të ditur se në këtë "skemë bonusi" kishin mundur të përfitonin edhe disa qindra të rinj që jo detyrimisht votojnë apo do të votojnë për kandidatin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.
    Duket se janë pikërisht këta të fundit ata që edhe kanë "dekonspiruar" planin e PD-së (nëse vërtet bëhet fjalë për një plan). Kanë përdorur, miq e kushërinj, të njohur e të njohura e me pak mundim, fare pak, kanë mundur të përfitojnë një biletë falas me Belle Air për të vizituar të afërmit e tyre, ndërkohë që atë biletë e kanë fituar duke thënë se do votojnë për Bashën! Fundja, kush nuk do ta dëshironte një udhëtim falas drejt vendlindjes?! Pretendimet e bëra në formë jozyrtare nga përfaqësues të PS-së, në fakt, rezultojnë të jenë të vërteta! Vetëm ditën e djeshme, nga ora 7.32 e mëngjesit, deri pak pas orës 23.00 të mbrëmjes, kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit plot 12 avionë të Belle Air të tejmbushur me pasagjerë, shumica e të cilëve studentë. "Kjo është jo normale duke patur parasysh fluksin e udhëtarëve në këtë periudhë, e duke ditur kapacitetet e zakonshme të kompanisë Belle Air", tha një punonjës i aeroportit, i cili kërkoi të mos identifikohej. "Shekulli" ka mundur që të kontaktojë dje me një prej studentëve që kishte mbërritur në Rinas në orët e mbrëmjes. Ai pranoi që të tregojë diçka, por me kusht që të mos i citohet emri. "Kam udhëtuar falas sepse do votoj Lulzim ashën. Udhëtimi më është ofruar nga Gert Bogdani he disa miqtë e mi studentë. Ata më thanë që ta përhapja këtë lajm tek të gjithë të tjerët. E çuditshme është se disa studentë nuk u lejuan që të vinin. Në avion mësova se ata ishin votues të PS-së. Unë do kthehem prapë në Itali të dielën në mbrëmje. Me këtë udhëtim falas po vizitoj familjen dhe nuk humb asnjë ditë shkollë",- tha studenti i kontaktuar nga Shekulli.

    Artikullin komplet e gjeni te www.shekulli.com.al

    Tani, e di qe do thoni qe Shekullit nuk i besohet etj etj por me teper e hapa si teme diskutimi per faktin qe "vota blihet" e nuk e ka ate lirine qe teorkisht duhet te kete.
    Si nuk u lodh shekulli duke sajuar per muaj e muaj?! Se nuk do ndonje aritmetike te madhe qe eshte e gjitha nje sajese. Kush eshte ai budalla qe do hedhi leket kot, per dicka qe nuk e kontrollon dot njeri. E vetmja gje qe ka konfirmuar shekulli eshte numri i fluturimeve qe mund te reflektojne interesimin ne zgjedhje. Shqiptaret ne Itali kane paraqitur mbeshtetje per te dy partite dhe normalisht jane te interesuar per zgjedhjet ne vend.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  20. #20
    Citim Postuar më parë nga Aksinja Lexo Postimin
    një variant që dëgjova unë ishte -- para se të futesh në qëndrën e votimit, të japin një flet votimi të plotësuar të cilën e mban të fshehur, merr fletën nga komisioni, në vëndin e votimit e ndërron fletën, dhe në kuti hedh atë flet që të kan dhën të plotësuar, kur del jasht përsonit që të ka dhën fletën e plotësuar i jep këtë fletën tjetër që ke marr nga komisioni
    por edhe për këtë rast pa dyshime, sepse supozoj që e mora fletën e plotësuar, un mundem ta bëj të pavlefshme atje te vëndi i votimit,,,,,,
    hahaha, e kisha degjuar edhe une kete por nuk e shkruajta pasi e dija qe nuk do pritej mire nga shume anetar edhe e evitova.
    Nuk e di!!

    Ketu nuk besohet fare ky lajm, sepse normalisht e lidhin me faktin qe e ka shkruar Shekulli.
    Une personalisht e besoj per vete faktin qe m'a pohoj nje shoqe ime... por jo te gjithe te besojne!

    La vita non si spiega, si VIVE!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •