Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1

    “Atdhedashuria e jasharëve dhe sakrificat e tyre – Adem Jashari ”, nga Islam Dobra

    Luteni mos postoni pa përfunduar unë librin. ( Këtë dhuratë të cilën autori ua dedikon dëgjuesve/lexuesve të Radio "Projektit 21", pas konsultimit me autorin po e sjell edhe për ju ).
    Sqarim: Në tekst do të hasni shkrutesën fn që do të thotë fusnotë. Fusnotat ka qenë e pamundur të përodren si të rregullta në këtë Forum, andaj, aty ku autori ka përdorur fusnotë, unë e kam vënë te fjala përkatëse me këtë shkurtesë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 06-05-2011 më 20:07
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    dy fjalë për autorin

    Dr. ISLAM DOBRA
    - dr. i historisë


    U lind në fshatin Vërbovc të Drenicës, komuna e Drenasit, më 1934. Shkollën fillore e kreu në Tërstenik, gjimanzin e ulët në Gllogofc, më 1953.

    I përket gjeneratës së parë të semimaturantëve të Drenicës ( 42 veta), të diplomuar në gjimnazin e Skënderajt e të Drenasit. Që të gjithë këta semimaturantë ftohen në një mbledhje në Skënderaj ku njoftohen se duhej të ndiqnin për dy muaj një kurs pedagogjik ashtu që në vjeshtë të fillonin punën si mësues, për të plotësuar mungesën e mësuesve në atë kohë. Mirëpo, kjo nuk ngjet me Islam Dobrën dhe Ibrahim Hoxhën e Krajkoves. Këta jo vetëm që i largojnë nga mbledhja, por edhe ua humbin të drejtën për shkollim të mëtejmë me motivacion se buronin nga familje ”armike” dhe kështu ishin të rrezikshëm për sitemin komunist të kohës.

    Nga viti 1953-59, për gjashtë vite rresht bredh poshtë e lart duke bërë përpjekje të parreshtura për të fituar të drejtën për shkollim, por kot, sepse, për të, të gjitha dyert e shkollave ishin të mbyllura. Më në fund, profesor Musa Gashi, tash doktor i shkencave të gjeografisë, ilegalisht e pranon si nxënës në paralelen e tij duke mos e regjistruar në ditar, sepse po ta hetonte këtë drejtori i atëhershëm Dragomir Cvetiniqi që të dy do t’i përjashtonte nga shkolla.

    Islam Dobra shkollën e mesme – gjimnazin e kreu në Mitrovicë, më 1961, ndërkaq Fakultetin Filozofik – Degën e Historisë, si dhe studimet pasuniversitare i kreu në Prishtinë, më 1977. Në këtë vit magjistroi me temën “Drenica në Luftën Nacionalçlirimtare 1941-1945”, ndërsa doktoroi me temën “Qëndrimi i Italisë ndaj çështjes shqiptare 1908 – 1912” ( përgatitur në Romë dhe mbrojtur në Prishtinë).

    Islam Dobra është bashkëpunëtor i Institutit të Historisë në Prishtinë. Për një kohë të gjatë ka bashkëpunaur me të gjitha revistat tona: “Përparimi”, “Kosova”, “Gjurmime alabanologjike”- seria histori dhe me shtypin e kohës. Me punime shkencore ka marrë pjesë të tubime e simpoziume brenda dhe jashtë vendit.

    Vlen të theksohet se autori për Luftën e Drenicës motivin e ka marrë nga përjetimi i tij në këtë luftë, kur ishte vetëm 10 vjeç, familja e cilit hyn në grupin e familjeve të para që përjetoi tmerrin e luftës dhe të barabarisë sllave duke mbetur të vrarë tre vëllezër të tij dhe dy të tjerë të plagosur. Dhe vetëm pak minuta para likuidimit të vëllezërve të tij, natën e 3 shkurtit 1945, fal bashkëfshatarit Xhemail Gllareva, ky dhe kushëriri i tij, Sylejmani shpëtojnë nga vdekja e sigurtë.

    Mirëpo edhe pas “çlirimit” ishin të privuar nga çdo “e drejtë”, sepse ishin shtëpi me kleçkë dhe mjaftonte e dhëna se ishin nipa të Aziz Zhilivodës ( Jashari e Shabani). Masa e parë ndëshkuese iu bë duke i përjashtuar në nga “Fronti Populluer” dhe kjo ishte masë që asnjë anëtarë familjeje mos të kishte të drejtë shkollimi e studimi dhe punësim në ndonjë punë shteti. Dhe kjo gjendje torture do të vazhdojë deri pas Plenumit të Brioneve, kur ra nga posti armiku - krimineli më i madh i shqiptarëve, të cilit na vjen ndot t’ia përmendim emrin. Do t’i mbeteshim borxh lexuesit mos të përmendnim edhe një fakt tjetër: Aziz Zhilivoda, para arratisjes për në Shqipëria, ka ndenjur me muaj të tërë në këtë familje ( te nipat ) dhe para se të nisej, në shenjë kujtimi ua la “mashinkën” ( automatikun ). Sa duket “hyqymeti” e kishte nuhatur këtë, prandaj në aksionin e armëve e shtoi edhe zullumin fizik mbi këtë familje, sa një anëtar i kësaj familjej, si pasojë e torturave, për gjashtë muaj nuk do të ngritej në këmbë të veta. Por, automatiku nuk u dorëzua. Ky automat, në luftën e fundit kishte vjellë zjarr kundër atyre që edhe “padroni” i parë i tij, u kishte kallë datën mbi pesëdhjetë vite më parë. Pas mbarimit të luftës së fundit, kjo “mashinkë” iu dorëzua Muzeut të Kosovës si simbol që ka kryer me sukses misionin e vet.

    Deri në këtë kohë familja si tërësi kryesisht merrej me bujqësi, por jasharajt shquheshin edhe si mjeshtër marangozë e muratorë të dalluar.

    Pas Plenumit të Brioneve morën frymë më lirisht dhe kështu, fal Islamit si dashamirës i shkollës, duke e ditur rëndësinë e shkollës, gjeneratat e reje i orientoi kah shkolla. Vetëm në familjen jasharaj sot ka mbi 16 veta me fakultet, doktorë shkencash e magjistra.

    Grumbullimin e materialeve për Luftën e Drenicës autori e ka filluar qysh si nxënës i shkollës së mesme, duke i dhënë vetes kështu një detyrë të shenjtë për të ndriçuar këtë etapë kohore hekatombë për trevën tonë, por të lëvdishme. Këtë ëndërr autori do ta realizojë shumë më vonë, ku në pajtim me historianin e madh të papërsëritshëm në trojet shqiptare, akademik Ali Hadrin, zgjedh për temë magjistrature temën “Lufta e Drenicës 1941 – 1945”, të cilën e mbron me sukses në vitin 1977.


    II. VEPRAT E BOTUARA


    1977 ”Lufta e Drenicës 1941 – 1945” – temë magjistrature, 1977
    1996 ”Krerë dhe prijës të Lëvizje Kombëtare nga Drenica 1878 – 1948 ”, pjesa e parë, Prishtinë 1996
    1997 ”Krerë dhe prijës të Lëvizje Kombëtare nga Drenica 1878 – 1948 ”, pjesa e dytë, Prishtinë 1997
    1997 ”Lufta e Drenicës 1941 – 1945 dhe NDSH në Kosovë deri në vitin 1947”, botimi i dytë i plotësuar, 1997, Prishtinë
    2000 “Sylejman Vuçitërna, martir i demokracisë, komandant i ushtrisë kombëtare” Islam Dobra dhe Bardhyl Vuçitërna ( Durrës), botuar në Prishtinë, 2000
    2000 ”Prof. Ymer Berisha ”, monografi, Prishtinë, 2000
    2001 ”Ali Gashi – themelues i Gjimnazit Shqiptar në Gllogovc”, monografi, Prishtinë, 2001
    2002 ”Qëndrimi i Italisë ndaj çështjes shqiptare 1878 – 1913” – tezë doktorature, Prishtinë, 2002
    2003 “Çështje kombëtare dhe klasore ndër shqiptarë nga Lufta e Dytë Botërore deri në ditët tona”, Prishtinë, 2003
    2004 “Atdhedashuria e jasharajve dhe sakrifica e tyre – Adem Jashari”, Prishtinë, 2004
    2006 “Revolucioni socialis dhe kundërrevolucioni në Kosovë 1941 – 1945 dhe regjimi i pushtetit klasor deri në përmbysjen e tij”, Prishtinë, 2006

    Ne me këtë rast përmendem vetëm disa nga titujt e shumtë nga opusi i tij krijues, pa përmendur edhe punime dhe artikuj të shumë, si për Shote e Azem Galicën, Maria Shllaku botuar nëpër revista e gazeta të kohës ose lexuar nëpër simpoziume shkencore, mbajtur në Prishtinë, Shkup e në Tiranë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    Përmbajtja e librit

    Përmbajtja

    *Parathënie
    *Një rrëfim për trimat e Drenicës. .5
    *Izolimi i Shaban Jasharit. . 9
    *Demonstratat e vitit 1968. 11
    *Prekazi me traditë kombëtare. .13
    *Viti 1981 e lindi heroizmin e Tahir Mehës. .14
    *Betimi para varrit të Tahir Mehes. .17
    *Adërn Jashari në ballë te demonstratave të vitit 1989. .19
    *Adem Jashari udhëheq grupin e parë .për ushtrime ushtarake në Shqipëri. .20
    *"Kujdes dhe besë askujt"- tha baba Shaban. .25
    *Adem Jashari me grupin e Drenicës vendos të rezistojë dhe të mbetet në Kosovë. .31
    *Lufta. .33
    *"Qou Rifat se u rrethuam"- me tha Ademi. .33
    *Djemtë e mi i kane te gjitha, veç liria u mungon. .37
    *Ndërmjetësimi. . 39
    *Ambasadori amerikan Cimerman informon Vashingtonin, kurse Klintoni intervenon
    te Millosheviqi për ndërprerjen e sulmit. . 39
    *Tri dënime me nga 20 vjet burg për Adem Jasharin .41
    *Me rastin e varrosjes se Halit Gecit, Ademi vendos qe UÇK -ja të dalë publikisht. .43
    *Sulmi i dytë në familjen Jashari. .45
    *Ademi ia kërkon 600 mijë DM Qeverisë në ekzil për t’i paguar 1000 automatikë. .47
    *Adem Jashari në bashkëpunim me bazën e gueriles ne Beleg me Sali Çekun. . 48
    *Disa orë para sulmit të 5-marsit, Hamza më tha në
    telefon: "Me këto armë qe i kemi do t'ia dalim". .49
    *Sulmi në Prekaz, fillim i luftës së armatosur. .50
    *Jemi në truallin tonë. . 52
    *Kthimi në Kosovë. .54
    *Populli na priti me përqafime të ngrohta. .55
    *Besartë Jashari: E kam parë Babin Adem kur e ka marrë plumbi; ka rënë te shtylla
    afër shkallëve të shtëpisë. .60
    *Aty e para u - vra Adilja. .60
    *I fundit ra Kushtrimi. . 63
    *Kam parë policë të vrarë në arat përreth shtëpisë. . 65
    *Tri telefonata në natën e sulmit. . 66
    *Pleq e të rinj luftonin. . 67
    *Copat e kulmeve të shtëpive binin edhe nga 50-60 metra larg. . 69
    *Pas tri ditësh lufte vetëm Besarta mbetet në shtëpi dhe ajo dinte të tregonte për epilogun e luftës. . 71
    Përfundim. . 72
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 06-05-2011 më 20:01
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    NJË RREFIM PËR TRIMAT E DRENICËS


    Personalitetet kombëtare, gjithnjë ishin nën përcjelljen e organeve te pushtetit monist. Ne këtë mënyrë edhe Shaban Jashari, ishte halë në sy e këtij pushteti. Përcjellja shtohej, pikërisht ditëve të festave kombëtare dhe gazmendeve familjare: dasma, fjalë nuseje e të ngjajshme. Shtypje bëheshin në tërësinë shqiptare, por në veçanti në Drenicë. Këtu ishte bërë traditë që armiqtë e pushtuesit mos t’i linin të qetë.
    Kjo trevë kishte shumë përsonalitete te tilla, jo vetëm që luftonin por edhe vetëflijonin për çështjen kombëtare si: Ahmet Delija, Shaqir Smjaka, Azem Bejta, Shote Galica, Mehmet Delija, Kamer Loshi, Mujë Smakiqi, Tahir Meha; Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, (lavdi) e shumë të tjerë.

    Nga kjo arsye këngëtarët popullorë, ne këngët e tyre për Azem Bejtën e thanë edhe këtë refren: " Lumja ti Drenicë e Kuqe/ asnjë plumb kurrë nuk e huqe" ose tjetër " Dy asllana që i ka Shqipnia,/ s’i ka mreti as shtatë kralia:/ Azem Bejta, Mehmet Delia / në sherr me ta ka ra Serbia" apo " Dada Shotë në tirq galana / burrë mbi burrë e trime si zana"!. Dada Shotë me plis qenari,/ nëpër shekuj zog shqiptari", e tjera e tjera.

    Edhe pse armiqtë gjithnjë i shtypen shqiptarët; Kosova asnjëherë nuk iu nënshtrua atyre.
    Megjithatë shembull të pakrahasuar ishin Jasharajt! (Selim Spahiu, punëtor arsimi dhe evokues i shumë ngjarjeve reale. Skënderaj-maj 1993)
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    PARATHËNIE


    Drenica në tërësi, e Prekazi në veçanti, nxjerrin një histori të veçantë kombëtare, regjioni, me trima të lindur e të formuar nga mesi familjar, shoqëror dhe kombëtar në tërësi, të cilët që në fëmijëri mësonin se çka do të thotë: liri, atdhe e vatan. Bisedat nëpër oda ndeja e gazmende, po edhe në ngushëlime, përveç fjalëve të urimit ose të ngushëllimit, pasonin bisedat për burrëri e trimëri të burrave të kombit prej Preveze e deri në Sanxhak, prej Vlorës e deri në Nish e Prokuplje, atje ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë. Ishin sinonim luftërat gjithëkombëtare për mbrojtjen e muhaxherve: "Prej Prokuples e deri në Nish! Lufëtrat për mbrojtjen e Kosovës Lindore, për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, Trevat e Ulqinit, për mbrojtjen e Janinës e Çamërisë. Por edhe luftërat e më vonshme për mbrojtjen dhe bashkimin e tërësisë shqiptare 1912-1913, 1941-1945. e më vonë. Këto ngjarje të dëgjuara nga burrat tonë të kombit ndikuan në formimin e bijve të kombit tonë. Kjo frymë trimërie ndikoi në Drenicë e në veçanti në Prekaz. Më herët Ahmet Delia mbeti lapidar trimërie i kombit, Hasan Prishtina, Azem Bejta, Mehmet Delia, Shotë Galica, Mehmet Gradica, Shaban Polluzha e shumë trima tjerë.

    Ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë sollën një mori trimash në përgjithësi e në Prekaz në veçanti, trimi i madh Tahir Meha vetëflijoi jetën për lirinë e Kosovës e shqiptarit.

    Vetëflijimi i Tahir Mehës shumë la përshtypje te Adem dhe Hamëz Jashari, te të cilët u shtua dhe u çelikos atdhedashuria. Kjo atdhedashuri edhe më shumë u çelikos te mësuesi dhe edukatori Shaban Jashari. Pas vitit 1945 Shaban Jashari mësoi dhe edukoi fëmijët e meseve të Drenicës, se si duhet atdheu e liria. Ai formoi edhe djemt e vet Hamzen dhe Ademin se si luftohet dhe si vdiset për vatan e liri. Kjo e tëra e bëri që bijt e kombit Adem dhe Hamzë Jashari, bashkë me babanë e familje të vetëflijohën për lirinë e Kosovës. Me epopenë e tyre luftarake krenohet familja, Prekazi, Drenica dhe i gjithë kombi.

    Për trajtimin e kësaj teme nuk kemi parë ndonjë dokument zyrtar apo ushtarak, qoftë nga ana e Jasharajve, shokëve e nipërve të tyre, qoftë nga ana e pushtuesit serb, policor e ushtarak. Por tërësisht jemi shërbyer me kohën e paraluftës me të dhëna të djemve e nipave të Shaban Jasharit: Rifatit, Muratit e të tjerë, fqinj, miq e shokë me shënimet e gazetarëve: Bardh Hamzës dhe Faik Hotit, dhe shënimet e mia personale.

    Ndërkaq, momentet e luftës i kam marrë nga shënimet e lartpërmendura duke i studiuar e radhitur, sipas krologjisë së zhvillimit të ngjarjeve, prej vitit 1981-1998- 1999, edhe deri tani kur familja e Shaban Jasharit po lindet, po shtohet e po përparon si Zoti kur don; u lindën djem e vajza, u përtërinë emrat e mixhës Shaban, Hamzës e Adem Jasharit u përtërinë, emrat e gjyshes, të nënave, motrave e vëllezërve të rënë.

    Kështu familjen - shtëpinë e Shaban Jasharit Zoti po e bën një kopsht të ri - me lule të reja!

    Autori
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    HYRJE


    Tekstin në vazhdim po e shkruajmë sipas intervistimeve e deklaratave të njërëzve të afërt e të njofshëm të familjes së Shaban Jasharit. Në veçanti evokimet e Rifat Jasharit dhe djemve e vajzave të tyre. lEvokimet janë marrë ashtu si i kanë parë, dëgjuar e përjetuar.

    Tekstin e hartojmë pak për të kaluarën e hershme të kësaj familje, pastaj për biografinë e Shaban Jasharit dhe kryesorja e të gjithave është, aktiviteti politik e kombëtar i kësaj familje dhe së fundit lufta e tyre duke filluar prej vitit 1991-98, kur është bërë rethimi dhe sulmi në familjen e Shaban Jasharit, përkatësisht përsonaliteti i Adem Jasharit.

    Kemi vënë në funksion edhe shumë deklarata e kujtime të të njofëshëmve të tyre. (fn. *Dr. Fehmi Agani, janar 1991 *Dr. Islam Dobra, bashkëbisedues i Fehmi Aganit )
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    IZOLIMI I SHABAN JASHARIT


    Kohë e izolimit e quanim kur pushteti komunist, njërëzit, simpatizues të lirisë e demokracisë dhe me ndjenja atdhedashurie i maltretonte, i etiketonte dhe i izolonte nga mesi familjar, fqinjësor e miqësor që me këtë lloj izolimi ose përjashtimi, personi kryesor dhe familja nuk kishin të drejtë të shkonin gjëkundit te fqinjtë, miqtë e shokët e as ata të vinin.

    Kështu Shaban Jashari ishte i leqitur ose i përjashtuar nga Fronti e Lidhja Socialiste.

    Për gjashtë vjet, Shabanit nuk ka guxuar t'i vijë për vizitë askush...bile-bile, policia dhe pushteti i atëhershëm me urdhëresa të ndryshme kërkonin nga ai, që për çdo lëvizje të cilën ai do ta bënte jashtë fshatit t'i paraqitej patjetër policisë. Në atë kohë, kur në Kosovë vinte ndonjë funksionar i lartë nga Beogradi, për babanë, me urdhër të policisë, ishte i ndaluar largimi nga shtëpia. Gjatë atyre ditëve, policët i thoshin babait: "Rri në shtëpi e mos lëviz", ndërsa për çdo lëvizje, së pari i thoshin të paraqitet në polici dhe t'u tregojë atyre se ku e ka në plan të shkojë dhe për çfarë arsye. Kjo përiudhë ka qenë pas vitit 1952 deri në vitin 1958.

    Gjatë kësaj kohe Shaban Jashari ka përjetuar krizat më të mëdha dhe është ballafaquar me presionin më të madh për ta lëshuar vendin. Në ato vite, familja e tij dhe dy familje të tjera të fshatit, regjimi i kishte në sy për të keq.(fn. Shaban Jashari, Pejë, 1993 )

    Prej djemve Hamza e kishte të kryer Shkollën e Lartë Komerciale dhe punonte në fabrikën e municionit në Skendëraj, ndërkaq Ademi e kishte shkollën e mesme. Ademi nuk punonte as punë të shtëpisë e as në ndërmarrje, për arsye se vazhdimisht merrej me organizimin e lëvizjes politike dhe luftarake në Kosovë dhe në diasporë: në Shqipri, Zvicër, Turqi e vende tjera. Për atë populli i dha epitetin Komandant Legjendar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 06-05-2011 më 20:07
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8
    DEMONSTRATAT E VITIT 1968, KËRKESË E JONË PUBLIKE


    Nga Shaban Jashari

    Demonstratat e vitit 1968 dhe protestat e atëhershme me ngritje të flamurit, kanë qenë përkrahur dhe mbështetur si nga babai, ashtu edhe nga shumë të tjerë në atë kohë, - shton Rifati. Viti 1968 ka qenë një fillim i historisë së re të shqiptarëve të Kosovës, sepse veç ishte mundur frika e mëhershme dhe babai ka qenë i angazhuar dhe pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë në ngritjen e flamurit në Skëndëraj. Në ato protesta bashkë me Shabanin ka qenë edhe Hamza. (fn. Nga deklarata e Rifat Jasharit )




    SHKUARJA E RIFAT JASHARIT NË BOTËN E JASHTME


    Disa djem të Prekazit, kanë qenë në Skëndëraj dhe ishin paraqitur, që të shkojnë për të punuar jashtë Kosovës. Rifati: ”fola me ta dhe i pyeta se ku ishin”? - Ata thanë se kishin qenë në Skëndëraj për t'u regjistruar që të shkojnë në Gjermani. Bëra edhe unë si ata. Shkova të nesërmën te daja Selim (S.Rreci që punonte në Byronë për Punësim në Skëndëraj). Ai më pyeti: "A ke biseduar me Shabanin për këtë punë dhe a të ka lejuar"? Po i thashë edhe pse të them të drejtën s'e s'kisha pyetur fare. Por, unë mendoja të dilja e të punoja dikund, sepse në kushtet e atëherëshme, ishte vështirë ta kaloje jetën përpara.

    Deri sa më ka ardhur thirrja, babai nuk e ka ditur. Thirrjen ma solli një nip, i cili duke menduar se e dinin të gjithë për këtë punë më tha: "Qe dajë, të ka ardhë thirrja për të shkuar në Gjermani". Babai u befasua dhe tha: "Çfarë thirrje more..." Pasi e kuptoi se për çka bëhet fjalë, më tha: "Qysh po shkon aq larg, a e di se duhet tri shtete me i kalue për me mbërri atje?". Po e provoj,- i thashë, kjameti nuk bëhet. Të them të drejtën, babushit nuk i erdhi mirë që unë shkova në Gjermani, sepse isha vëllai më i madh në familje, ndërsa Hamza e Ademi ishin ende në shkollë dhe mbetej një mungesë në shtëpinë tonë. Megjithatë, ai nuk e ka pasur zakon te të pengojë për asgjë. Para se të nisesha, më tha: "Nëse s'të pëlqen atje, kthehu se kurbeti me zor s'mbahet". Prej asaj kohe, o po kthehem kësaj vere, o këtij dimri, por jo, sot e kësaj ditë ende jam në punë në Gjermani...
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9

    Kreu I Parë

    PREKAZI ME TRADITË KOMBËTARE

    Gjatë kësaj përiudhe Hamza vjen në Gjermani, po nuk rri më shumë se 5 muaj dhe kthehet në vendlindje.

    Shabani thoshte se në atë vit e kishte parë fillimin, se punët po lëviznin në drejtim të mirë edhe pse thoshte se duhet ende shumë shumë punë e sakrificë, por nuk mundet më asgjë që t'i ndalojë shqiptarët që të mos shkojnë përpara.

    Më 1979 ka vlerësuar se rreziku që populli ynë të asimilohet ka kaluar dhe i përshkruante edhe fazat qysh kishin rrjedhë ngjarjet deri në atë kohë.

    Një profesor, i angazhuar në lëvizjet e vitit 1981, në të cilën lëvizje ishin të angazhuar edhe Hamza e Ademi, kishte thënë në një ndejë dikund pas demonstratave të vitit 1981: "Për gjashtë muaj do ta kemi Republikën e Kosovës", Shabani ja kish pas kthyer: " Dëgjo more djalë, po u bë kjo punë sot e dhjetë vjet, do të më dukej si të bëhej sot”




    VITI1981 E LINDI HEROIZMIN E TAHIR MEHES



    TAHIR MEHA: KUR T'LUFTOJ UNË, KA ME SHKRUE GAZETA" ZHEN MIN ZHIBAO”

    Në Prekaz dëshira për vetëflijim kishte lind prej Ahmet Delisë e Tahir Mehës, vazhdoi nga Shabani, Hamza dhe Adem Jashari.

    Rifat Jashari ka thënë: janë dy Prekaza: Prekazi i Poshtëm dhe Prekazi i Epërm. Prekazi i Poshtëm, pjesë e të cilit jemi edhe ne Jasharët, është i njohur edhe me historinë dhe luftën e Tahir Mehes.

    Me Tahir Mehën dhe vëllain e tij Beqirin, ne kemi qenë edhe tezakë, sepse edhe ata kanë qenë nipa të Llaushës, të Vojvodëve. Ne kemi pasur muhabet me ta, nuk kemi pasur shumë të shkueme e të ardhme, por kemi pasur muhabet të mirë. Beqiri gjatë luftës së fundit dihet se ka qenë edhe i përfshirë në radhët e UÇK-së dhe ka rënë në luftë. Kur është bërë rrethimi i Tahirit dhe babës së tij Nebihut, më 1981, unë kam qenë në Gjermani, por kam ardhur në Prekaz dikund dy-tri javë pasi kishte ndodhur sulmi.

    Unë kam biseduar me Ademin në atë kohë dhe familja jonë ka qenë e përgatitur të vazhdoj luftën, të cilën e filloi Tahiri me babanë e tij, dhe mund të them se veç është pritur momenti se a do të provokojë policia.

    Mirëpo, në anën tjetër, ka qenë shumë vështirë të fillohet ajo luftë, sepse atëherë në radhët e policisë ka pasur edhe policë shqiptarë, e gjithashtu, edhe rezervistët e mobilzuar kryesisht kanë qenë shqiptarë. Nuk ka pasur mundësi të fillohet lufta, sepse ka mundur të bëhej një luftë kundër vetë shqiptarëve të mobilizuar si rezervistë dhe kjo na ka penguar. S'ka bërë të ndizet lufta vëlla me vëlla, sepse rrethi i tretë që i është bërë Tahir Mehës, ka qenë i përbërë krejt nga djem prej pjesës dërmuese të Kosovës, të cilët kanë qenë të angazhuar si rezervistë. Kështu që kur u rrethua nga policia, Tahiri luftën e ka bërë vetëm me babën e tij Nebihun.

    Siç më ka treguar Ademi, pas sulmit, të parët në truallin e Tahirit kanë mbërritur babai Shabani, Hamza dhe Ademi. Një dhëndër e kishin pasur aty, dhe një inspektor i policisë, i cili e ka mbajtur rendin atypari pas luftës që ishte zhvilluar.

    Ai i kishte pas thënë babës, që sa më parë t'i varrosnin Tahirin dhe Nebihun, duke i treguar se policët shqiptarë s'kishin asgjë në dorë. "Ne asgjë në dorë s'kemi dhe mundeni dikund vetëm 60-70 veta të merrni pjesë në varrim", - kishte thënë ai, sepse kështu atë e kishin porositur policia. Ai madje i kishte thënë babait që t'u tregojë të afërmëve të Tahirit, se "as të pame për kryeshëndosh nuk bën të mbajnë".

    Pasi i kanë varrosur Tahirin e Nebihun, burrat janë shpërndarë, inspktori shtoi se shqiptarët e ndien veten keq që ceremonia e varrimit të Tahirit ishte e pazakonshme për shqiptarët, dhe se i kupton zakonet e popullit të tij, por përsërit se policët shqiptarë "nuk kanë asgjë në dorë dhe s'mund të bëjnë kurrgja". Megjithatë, babai e ka udhëhequr varrimin e Tahirit dhe atij i kanë bërë një nderim si duhet. (fn. Po aty.)




    Dëshmi e Rifat Jasharit

    Sa dimë ne,- thotë Rifati, ende nuk është mësuar se në atë kohë cili prej funksionarëve ka urdhëruar rrethimin e Tahir Mehës dhe as arsyet pse e kanë bërë këtë. Mirëpo vetë udhëheqësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Franjo Herleviq ka qenë në Prekaz dhe ka thënë se rrethimi ka qenë i paligjshëm, sepse, sipas tij, siaps "ligjin jugosllav" të asaj kohe paska qenë e paraparë:” një njëri që nuk pajtohet me regjimin e shtetit; atij duhet afruar tri herë me lutje: a dëshiron të punësohesh, çka po të mundon? dhe çka është duke të shtyrë që të jesh në kundërshtim me shtetin?”. Këto nuk i ka respektuar askush...

    Në sulmin ndaj Tahirit është luajtur një lojë dhe, fatkeqësisht, edhe disa nga udhëheqësit tanë nuk e kanë kuptuar këtë aso kohe. Kjo ka qenë arsyeja pse ne kemi pësuar më së shumti. Domethënë ka ndodhur ajo që nuk është dashur të ndodhte.

    Familja e Tahir Mehës është shikuar me sy të keq nga pushtuesi, sepse dihet se babagjyshi i tij ka qenë me Azem Bejtën, ka qenë shok i Azemit.

    Edhe pse ka qenë e dhimbshme, vrasja e Tahir Mehës ka qenë ngjarje me rëndësi. Ai e ka përgatitur veten edhe psikikisht për atë luftë dhe unë e di se ai kishte thënë më herët: "Kur t'luftoj unë, do të shkruajnë shtatë gazeta dhe gazeta kineze "ZHEN MIN ZHI BAO".




    BETIMI PARA VARRIT TË TAHIR MEHES

    "Rrugën që e kemi nisur , do ta vazhdojmë deri në vdekje”, u betuan jasharajt para varrit të Tahir Mehës.

    Rifat Jashari: Para se të tregoj për betimin, të them se, me qëndresën dhe luftën e tij heroike, lirisht mund të thuhuhet se Tahir Meha u ka dhënë përkrahjen më të madhe lëvizjes studentore dhe demonstratave të vitit 1981, sepse ka qenë kjo ngjarje për të cilën është dëgjuar në shumë vende atëherë. Tahir Meha është një zinxhir i fortë i historisë sonë kombëtare.

    Ngjarja, për kohën kur ka ndodhur, është një ngjarje kombëtare. Tahiri dhe Nebihu kanë luftuar me një regjim, i cili është munduar që me çdo kusht t'i shfarosë shqiptarët nga faqja e dheut.

    Pranë varrit të tyre, baba Shaban, Hamza e Ademi janë betuar se rrugën që e ka nisur Tahiri do ta vazhdojnë deri në vdekje. Për ne, kënaqësia më e madhe është se ky betim është mbajtur dhe lufta ka vazhduar, po flas për familjen tonë, sepse nganjëherë njërëzit edhe po ta kenë vullnetin për të bërë diçka, nuk e kanë fatin, sepse gjërat shkojnë edhe me fat. Ma merr mendja se baba Shaban, Hamza e Ademi me kohë i kanë analizuar gjërat mirë, e kanë përgatitur veten dhe e kanë bërë atë betim para varrit të Tahirit, sepse kanë qenë të sigurt se janë të zotët për t'i dalë hakut fjalës së dhënë dhe e kanë mbajtur betimin.

    *Sa mund të flitet për nivelin e ndikimit të këtij akti të Ademi e Hamza?

    Shabani, Hamza e Ademi e kanë ditur se ndarja përfundimtare prej serbëve pa luftë nuk mund të bëhet.

    Babai gjithmonë thoshte: "Analizoni mirë punët para se të bëhen, se kur të bëhet një punë, ajo më nuk zhbëhet".

    Rezistenca e Tahir Mehës më 1981 i ka hequr dilemat: " a po bëhet me laps, a po bëhet me pushkë " ? Aty u derdh gjaku i njërëzve që ishin kombëtarë, ndërsa kjo s'ishte e rastësishme, sepse Tahiri ishte brezi i tretë i kësaj familjeje që po bënte luftë me Serbinë.

    Me luftën e Tahir Mehës përfundimisht ka marrë fund ideja se do të bëhet diçka më mirë për shqiptarët në Kosovë dhe është ditur se pa luftë më nuk do të arrihet liria.

    Prej atëherë, veç ka filluar të bëhet përgatitja psikike në radhë të parë, e pastaj kanë filluar të angazhohen sa më shumë njërëz për luftë.

    Mirëpo, dikush i kupton gjërat më herët, e dikush më vonë.

    Është dashur të bëhet përgatitja e njërëzve për luftë, sepse dihet se disponimi i shqiptarëve ka ndryshuar shumë prej demonstratave të vitit 1968, të atyre të vitit 1981 dhe ngjarjeve të vitit 1989. Numri i atyre që e kanë kuptuar se pa luftë nuk ka ndarje prej Serbisë ka ardhur duke u shtuar, kështu që ka filluar të bëhet përgatitja psikike e njërëzve për luftë dhe gradualisht erdhën deri te fillimi i saj. Lufta e Tahir Mehës ka qenë motiv i fortë për atdhetarët që të veprojnë si ai. ( fn. Po aty. )




    ADEM JASHARI NË BALLË TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1989

    Rifat Jashari: Baba Shaban kurrë nuk na ka penguar neve djemve të tij dhe nuk na ka thënë kurrë "jo", mirëpo gjithmonë neve, por edhe të tjerëve, na ka dhënë të kuptojmë se vetë duhet t'i vlerësojmë gjërat. Çdo punë që ne e kemi filluar, ai na ka thënë: "Keni kujdes"!.

    Kur është fjala për demonstratat e vitit 1989, unë i njoh disa prej organizatorëve të atyre ngjarjeve, por njëri prej kryesorëvë ka qenë Ademi bashkë me babën.

    Ne jemi dëshmitarë se më 1989 ishte ajo shkuarja në Prishtinë këmbë nga të gjitha qytetet e Kosovës. Ademi u ka prirë njërëzve të cilët kanë shkuar prej Skëndërajt në Prishtinë.

    Fillimi i demonstratave në Skëndëraj ka filluar atëherë kur veç kishte filluar në shumë qytete të tjera të Kosovës. Dua ta theksoj se më 1981 ka pasur demonstrata në Skëndëraj. Por më vonë se në disa vende. ( I.D. )

    - Arsyet pse nuk janë mbajtur ato: a ka qenë fajtor mosangazhimi i njërëzve sa duhet, a ka qenë situata e qetë, sepse rejoni i Drenicës është i pastër etnikisht dhe këtu gjithmonë "pasuli është ngrënë nga një kokërr", mirëpo fillimi i demonstratave të vitit 1989 në Skëndëraj ka qenë paksa i vështirë. Është tentuar në masë - ka dështuar. Dhe, e vetmja formë mbeti që të organizohen njërëzit që kanë qenë të angazhuar në lëvizje dhe nxënësit e shkollave. Në atë kohë, Murati, djali im, ishte nxënës i shkollës së mesme në Skënderaj, dhe ai me nxënësit e tjerë kanë qenë argatë në këto demonstrata.

    Megjithëse kishte pasur probleme rreth organizimit të këtyre demonstratave, edhe nervozizëm pse ishin organizuar me aq vështirësi, ato u mbajtën pas disa ditësh me përkrahjen e fuqishme të nxënësve të shkollave.

    Para se të mbahet në Skëndëraj, demonstrata janë mbajtur në disa qytete të tjera të Kosovës si në Podujevë, Ferizaj etj., kurse te ne, demonstrata e parë ka ndodhur më 3 nëntor 1989, dhe në të kanë marrë pjesë shumë të rinj, ndërsa ato rrahjet e vogla të protestuesve nga ana e policisë,- tregonin Ademi, Hamza e Murati-, kishin qenë vetëm një frymëzim më i madh për çështjen kombëtare dhe me një fjalë, ishte thyer ajo bllokada që kishte qenë. Në Skëndëraj, më 3 nëntor të vitit 1989 u mbajtën demonstratat e para pas atyre të vitit 1968 e 1981. Demonstrata e parë është mbajtur dikund rreth orës 18 e 30 minuta. Menjëherë pas një jave, kanë pasuar edhe demonstratat e tjera që shndërrohen pastaj në protesta madhështore.

    Organizator ishin Ademi, Hamza e të tjerë. ( fn. Jasharët fq. 29-30 )




    ADEM JASHARI UDHËHEQ GRUPIN E PARË PËR USHTRIMET USHTARAKE NË SHQIPËRI

    Edhe te ne, u shpall kushtetuta dhe u bënë disa gjëra të tjera. Pra, dikush duhej ta mbronte atë kushtetutë dhe për këtë, u bë edhe organizimi i shkuarjes së djemve për aftësim ushtarak në Shqipëri. Në Shqipëri atëherë ishte koha e Ramiz Alisë. Por, u gjet një bashkëpunim. Këtu ishte edhe ajo madhështia se shqiptarët filluan të lidhen me pjesët e tjera të ndara dhe në atë pjesëmarrje kishte njërëz edhe nga Maqedonia, edhe nga Kosova Lindore, por nga Kosova ishin shumica. Shkuarjen e djemve prej Drenicës në atë grup e ka udhëhequr Ademi, i cili më herët ishte në Zvic.er për të biseduar për këtë punë me zyrtarë të qeverisë n.e ekzil dhe është krejt normale që Ademi e Hamza kanë pasur kontakte me njërëzit në rreth, por edhe me vetë qendrën dhe këto kontakte kanë ekzistuar edhe para, por edhe pas kthimit nga Zvicra.

    Pas kthimit nga Zvicra, njërëzit veç janë emëruar, edhe pse gjërat në atë kohë mbaheshin sekret për shkak të rrethanave që ishin në Kosovë, sepse dihej se në atë kohë pushteti serb në Kosovë, kishte bërë ndërrimin e policëve shqiptarë me policë serbë. Kjo punë ka shkuar shumë fshehtë dhe aktiviteti ka filluar.

    Në mesin e djemve që prej Drenicës kanë shkuar për ushtrime ushtarake ka qenë edhe djali im, Murati. Ky është këtu dhe mund të tregojë vetë si kanë shkuar dhe çfarë kanë bërë atje, shton Rifati.

    • Kush ka bërë këtë organizim?

    Murat Jashari: Unë as sot e kësaj ditë nuk e di kush ka qenë personi kryesor në krye të këtij organizimi. Unë e di se Baci Adem ka shkuar atje në marrëveshje me institucionet që kanë ekzistuar në atë kohë, ka qenë Zyra e Kosovës në Shqipëri dhe njërëzit që i kanë prirë asaj lëvizjeje, atyre institucioneve. Për këtë kanë qenë në dijeni edhe Rugova edhë Bukoshi. Unë tash, me emra nuk i di se a ka qenë ky apo ai që i ka organizuar në detaje këto punë, por shkuarja ka qenë marrëveshje me njërëzit që u kanë prir.e atyre institucioneve, edhe jashtë e edhe brenda Kosovës, me shtetin shqiptar. Edhe unë kam qenë bashkë me Bacin Adem në Shqipëri.

    Më 3 nëntor 1991 kemi shkuar për në Shqipëri. Unë nuk e di se kush e ka organizuar grupin e parë. Por, e di se në grupin e parë kanë qenë 54 vetë. Ky ishte një kurs njëmujor. Tërë ditën kanë qenë dy orë pushim dhe gjithë ditën ushtrime.

    • Si lindi ideja, dhe organizimi?

    Murat Jashari: Baci Adem ka shkuar më parë për një vizitë jashtë Kosovës. Ai ka qenë në rrjedha, unë nuk kam qenë fort në to.

    Është kthyer nga jashtë dhe pasi ka vendosur që ne, disa të rinj, të shkojmë për ushtrime në Shqipëri, na ka treguar se parulla jonë do të jetë: "Do të shkojmë të punojmë në Zvicër". Kështu ai deklaronte për të tjerët, sepse kjo punë duhej të ishte një "top-sekret", nuk duhej të zbulohej rrjeti. Dhe, janë caktuar djemtë se kush duhet të shkonte "në Zvicër". Natyrisht se Baci Adem ka biseduar me axhallarët rreth arsyeve të shkuarjes në Shqipëri dhe më tregon edhe mua se kishte folur edhe me babën Rifat dhe më pyet a jam i gatshëm? Unë i them "po". Babait dhe babagjyshit Shaban u thotë: "Duhet ta marrim edhe Muratin". Babagjyshi thotë: "Pse jo, le të vijë edhe ai". Por, e porosit që të kemi kujdes.

    Dy arsye ishin për shkuarjen tonë në Shqipëri asokoheë të merren njohuri ushtarake dhe të krijohet lidhshmëria mes shtetit shqiptar dhe kosovarëve që ideja të jetë e përbashkët, duke pasur parasysh të kaluarën, ndasitë e armiqësitë që ekzistonin. U bë organizimi, u mor vesh për ata të cilët do të vinin në grupin tonë dhe Baci Adem e kishte pranuar me shumë dëshirë këtë detyrë. Në familjen tonë nuk ka pasur dilema rreth asaj se a duhet të shkojmë apo jo.

    • Është konstatuar se duhet të hyhet në sistemin e përgatitjes luftarake...?

    Murat Jashari: Në atë kohë, shkuarja jonë në Shqipëri, nuk është bërë kundër lëvizjes që ekzistonte, sepse ishte viti 1991. Domëthënë shkuarja jonë është bërë në bashkëpunim me njërëzit që e kanë lëvizur situatën, me njërëzit që e kanë udhëhequr atë lëvizje. Me ta është bërë një bashkëpunim për mbrojtjm e shtetit, të cilin në mendonim se e bëmë. Kur njeriu shkon dhe futet në një diçka që është e rrezikshme, atëherë më nuk shikohet jeta e tij.

    Dhe më 3 nëntor 1991, ne udhëtuam nga aeroporti i Shkupit për në Cyrih. Nga Cyrihu kemi udhëtuar me autobus për në Trieste të Italisë dhe nga atje kemi vazhduar rrugën për në Durrës.

    Për mua ishte hera e parë që po e shihja Shqipërinë. Ishte po ashtu intërësant se natën kur zbritëm në portin e Durrësit për herë të parë gjithashtu po shihja masa të rrepta të sigurisë, që e siguronin portin.

    Prej portit menjëherë kemi udhëtuar me autobusë, natën, në malet e Dajtit. Ajo natë nëntori ishte me shi. U vendosëm në një kazermë. Aty nuk kemi parë njërëz të tjerë, me përjashtim të oficerëve që na kanë ushtruar neve dhe disa rojeve të objektit. Ushtarë të tjerë aty nuk ka pasur dhe, për një muaj rresht ne jemi stërvitur plotësisht në fshehtësi. Vetëm ndërlidhësi dhe përfaqësuesi i Kosovës ka ardhur aty ndonjëherë, edhe atë shumë rrallë, dhe kështu në fshehtësi kanë përfunduar stërvitjet tona. Në përfundim të stërvitjeve kanë lindur disa mosmarrëveshje lidhur me mënyrën e kthimit në Kosovë. Disa prej djemve që ishin aty kthehen me armatim në Kosovë.

    Ajo kohë ka qenë një pjesë e paharrueshme e jetës sime dhe kam respekt të madh për oficerët shqiptarë, të cilët kanë punuar pandërprerë me ne.

    • Nga ata 54 vetë që i përmendët, a shkuat të gjithë në grup apo të shpërndarë?

    Murat Jashari: Për secilin rajon ka qenë nga një përgjegjës. Për rajonin e Drenicës ka qenë përgjegjës Baci Adem. Tash nuk i di të gjithë emrat, por prej Mitrovicës ka qenë një Ilmi Peci, një që thirrej Begu, një tjetër Lutfiu, një Shahini ka qenë prej Zonës së Shalës që kanë marrë pjesë në atë kurs...etj. Prej grupit të Prishtinës nuk i di me emra se kush kanë qenë, por i mbaj mend disa që thirreshin Gubetini, ka pasur edhe nga Deçani, të fshatit Beleg me mbiemrin Tahiraj, etj. Ka pasur edhe të tjerë që nuk ka pasur kontakte mes nesh dhe arsyet nuk janë dhënë për këtë.

    Ka pasur djem edhe prej Maqedonisë dhe nuk ësht bërë dallim se kush prej nga është.

    Në aeroport ka ardhur gjithkush me grupin e vet ashtu që të mos diktohemi se ne njihemi mes vete. Në grupin tonë ishim: Baci Adem, Sahit Jashari, Avni Rama, edhe një Avni tjetër i Klinës së Poshtme, ka qenë një Shaqa, pastaj një Dërguti i Rezallës, Ilaz Kodra, Fadil Kodra dhe unë. Në aeroport jemi bërë kinse jemi qytetarë krejt të thjeshtë që po shkojmë në Zvicër për punë, ndërsa parulla ka mbetur e njëjta ”të punojmë. (fn. Po aty )





    "KUJDES DHE BESË KURRKUJT", MË THA BABA SHABAN, KUR MË PËRCOLLI TE DËRA E OBORRIT


    Murat Jashari: Po tregoj diçka që më ka thënë babagjyshi kur u nisëm për në Shqipëri dhe që më ka prekur shumë. Ishte i fundit që na përshëndeti te dera e oborrit dhe më tha: "Kujdes dhe besë kurrkujt". Me mendjen time, atë kohë, analizoja: "Pse më tha babagjyshi kështu?". Mirëpo, me kohë ndodhën të gjitha ato që lidheshin me fjalën e tij. I riu bën veprime të ndyshme, sepse mendon që u krye gjithçka..., dhe ne mendonim se e kryem punën me Kosovën dhe puna do të ecën mirë. Por, nuk shkoi ashtu. Edhe sot shpesh mendojmë ashtu dhe hajt...

    Në e filluam rrugën për në Shqipëri dhe ditë kur arrritëm atje ishte ora 9 ose 10 e mbrëmjes. Ishte kjo një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, pastaj edhe valët e detit prej Italisë në Shqipëri derisa kalonim me anije nëpër det ishin të mëdha. Përgatitja nuk ishte edhe bash në nivel, por askush nga ne nuk i kushtonte rëndësi kushteve se a janë në nivel apo jo, sepse ishte fjala për një diçka më të madhe, më madhore.

    •Çka ju thoshte Ademi gjatë rrugës?

    Murat Jashari: Derisa udhëtonim me autobusë, na pat thënë: "Djema, duhet të jeni krenarë me atë se çfarë rruge po e fillojmë, që kemi fatin të bëjmë një diçka të këtillë". Këto kanë qenë ato fjalët e tij që na kanë frymëzuar dhe që na kanë dhënë edhe forcë. Ishte një rrugë e gjatë dhe nganjëherë njëriu mund edhe të binte në depresion nga frika se mos po dështojmë. Dhe, kur kemi qenë në zorin më të madh, fjalët e tij na kanë frymëzuar dhe na kanë dhënë edhe forcë. I lidhte ngjarjet dhe na thoshte: "A e keni parë filmin për Çerçiz Topullin?", pastaj e përmendte ngritjen e flamurit nga Ismail Qemaili, fliste për Isa Boletinin..që, - thoshte ai, na erdhi koha edhe neve ta bejmë prapë një lidhshmëri të Kosovës me Shqipërinë. Ky është fillimi që të bëjmë diçka madhore, e do ta bëjmë shtetin shqiptar. Këto kanë qenë fjalët e tij gjatë rrugës për Shqipëri.

    •Si u reflektuan këto mosmarrëveshje që i përmendët më parë?

    Murat Jashari: Mosmarrëveshjet kanë qenë te disa djem të grupeve te tjera, jo te djemtë e zonës tonë, për shkak të kufirit dhe kalimit të tij, sepse kishte ide të ndryshme: sa armatim do të merrej me vete, çfarë lloji, ndërsa puna e armatimit ishte sekret dhe atë mund ta dinte vetëm ai që ka udhëtuar dhe nuk ka mundur ta marrë vesh çdo njëri. Atij që kthehej në Kosovë i kanë thënë ata që ishin përgjegjës për grupet: "Kjo është pjesa jote e armatimit, merre dhe mësyja kufirit". Me gjithë disa probleme të vogla që lindën, grupet që ishin në stërvitje, u kthyen pa ndonjë problem të madh në Kosovë.

    • A të kujtohen për shembull reagimet e Ademit rreth këtyre mosmarrëveshjeve të vogla që u shfaqen në atë kohë?

    Murat Jashari: Pas kthimit nga Shqipëria, një grup është zbuluar nga policia serbe dhe disave u janë marrë edhe armët, u janë gjetur edhe disa shënime. Qysh u zbuluan ata, nuk e di. Nga shënimet që u janë zënë djemve të zbuluar, sigurimi dhe shërbimet sekrete serbe kanë ditur pastaj emër për emër për secilin prej atyre që kanë qenë për stërvitje ushtarake në Shqipëri. Nuk është e drejtë e imja të them se si kanë rrjedhë krejtësisht këto gjëra, sepse as unë s'kam mundur t'i di të gjitha, por e di se prej disa djemve të grupit që janë zbuluar dhe burgosur, ka rrjedhë edhe lista.

    Kryesorja dhe më fatkeqja ishte se serbët e kanë pasur listën dhe informacionet e duhura për pjesëmarrësit në stërvitjet ushtarake në Shqipëri, e po ashtu edhe për armët e sjella dhe numrin e tyre. Pastaj, në bazë të këtyre zbulimeve janë ndjekur nga regjimi serb njërëzit tanë. Filluan arrestimet në Deçan, Prishtinë, Vushtrri, Mitrovicë etj...

    Jo për t'i privilegjuar, por mund të them se djemtë e rrethit tonë kanë qenë shumë të vendosur në këtë punë dhe ata e treguan veten më vonë se ishin të vendosur.

    Siç e ka treguar edhe babai Rifati, në familjen tonë përndjekjet e regjimit kanë filluar prej vitit 1952, ndërsa kulminacioni i kësaj ndjekjeje ka qenë ardhja e forcave serbe në Prekaz, më 31 dhjetor 1991.

    Lulzim Jashari: Dua të them diçka lidhur me shkuarjen e djemve për ushtrime ushtarake në Shqipëri. Me shkuarjen e tyre në stërvitje, Hamza për një kohë të gjatë rrinte më tepër i mbyllur në shtëpi dhe nuk ekspozohej në lagje, fshat apo më gjerë, pëkundër asaj se ishte në rrjedha të organizimeve dhe merrej me to. Ai ishte i kujdesshëm, sepse edhe në atë kohë dikujt i intërësonte kush është në shtëpinë tonë dhe çka po bëhej në lagje. Hamza del haptazi me aktivitetin e tij pas sulmit të parë, të cilin forcat serbe ia bëjnë familjes sonë më 1991.

    • Çdo njëri merrte armë sa mund të barte: kallashnikovë, pushkë gjysmautomatike, municion etj...

    Në Shqipëri është punuar sipas një strategjie ushtarake dhe qëllimi i kursit ka qenë që pjesëmarrësit të aftësohen; si duhet të bëhen sulmet e armatosura, si bëhët mbrojtja etj., ndërsa në Shqipëri ne kemi përvetësuar edhe anën teorike, por edhe anën praktike të këtyre taktikave luftarake.

    Kemi mësuar gjithashtu si bëhet hyrja dhe lëshimi me konop nëpër objekte të ndryshme, pastaj përdorimin e armëve... Aty kemi ushtruar përdorimin e armëve të lehta e deri në armët kundërajrore, efektin e tyre dhe natyrisht pikat e dobëta të mjeteve ushtarake që i përdorte policia serbe, si tanku e shumë taktika të tjera, në mesin e të cilave ëdhe taktikat për zënien e pozicioneve, hyrjen në kazerma ushtarake, marrjen e ndonjë aeroporti ushtarak apo civil etj. Me një fjalë, ka qenë një kurs i përvetësimit të një taktike ushtarake. I mbaruam këto ushtrime dhe bashkë me disa djem të tjerë, pas dy javësh, unë duhej ta filloja Akademinë Ushtarake në Shqipëri.

    Në ndërkohë, shfrytëzova një pauzë dhe shkova në Gjermani, për të qëndruar dy javë, meqë babai Rifati e kishte pushimin dhe pas disa ditëve duhej të kthehej në Kosovë. Unë pastaj duhej të kthehesha në Shqipëri, ndërsa djemtë që i kishin kryer kurset ushtarake, u kthyen në Kosovë bashkë me armatimin që kishin marrë me vete, kryesisht automatikë dhe municion.

    • Ky grup pasi kthehet në Kosovë, shumë shpejt zbulohet nga pushteti serb

    Murat Jashari: Si ka ndodhur që grupit t'i bien në gjurmë serbët, për ne është e panjohur. Mund të ndodhë që ndonjëri prej djemve të grupit të ketë rrahur gjoks nga pakujdesia dhe të ketë folur në ndonjë vend të panevojshëm për ushtrimet e bëra në Shqipëri, duke zbuluar ndoshta pa vetëdije veten dhe grupin e tij, sepse ne e dimë se shërbimet sekrete serbe s'kanë pushuar së punuari kurrë në Kosovë dhe i kanë pasur njërëzit e tyre kudo, dhe i bien në gjurmë rrjetit.

    Pasi janë zbuluar grupet, shumica prej djemve të ditëve të para të ushtrimeve ushtarake në Shqipëri, kanë ikur në Përëndim dhe unë kam pasur rast të takohem me shumicën prej tyre. I kam pyetur pse ka ndodhur kjo? - Ata tregonin se pasi grupeve u ka rënë në gjurmë pushteti, u janë drejtuar njërëzve nën mbikëqyrjen e të cilëve ata edhe kishin shkuar në Shqipëri, duke i pyetur se çka duhet të bëjnë më tej, pasi që disa prej djemve kishin rënë në burg?

    Duke mos ditur si të veprohet më tej, ata djem kanë mbetur në udhëkryq, pa ditur çka të bëjnë më tutje dhe kanë bërë zgjidhje individuale në atë situatë. Për mua, ata kanë qenë djem të mirë, sepse nuk ka qenë e lehtë në atë kohë të veprohet dhe jemi bindur se ata punën rreth përgatitjeve ushtarake në Shqipëri s'e kanë pasur me dy mendje. Por, secili prej tyre ka pyetur përgjegjësin e vet që e ka pasur, duke i thënë çka do të bëjmë tash? - Dikush thotë se ata u kanë thënë "mbanjani kah të doni" Dhe kështu, dështim pas dështimi, ka ardhur përfundimi. Disa djem trima në Drenicë, megjithatë kanë vendosur të mos dalin jashtë Kosovës dhe kanë vendosur të rezistojnë.

    Me një fjalë, organizimi dhe ajo lidhshmëria që ishte u shkëput. U zbulua rrjeti në të cilin ishin edhe Ademi dhe shokët e tij dhe, e vetmja rezistencë për të mos ikur jashtë, ishte rezistenca e Ademit dhe e grupit të tij në Drenicë. Atyre u ka mjaftuar vetëm ai kursi në Shqipëri, përgatitja e mëhershme psikike dhe mbështetja familjare për të vazhduar.

    Pjesë e kësaj rezistence ishte edhe familja jonë. Kur ka ardhur puna e rezistencës për atdheun, babagjyshi nuk ka njohur pengesa përpara dhe s'ka pyetur për asgjë tjetër.

    Pasi shkova në Gjermani, babai Rifati u nis për në Kosovë, ndërsa unë mbeta edhe më tej atje. Prisja që në ndërkohë të kthehesha në Shqipëri për të filluar Akademinë Ushtarake apo që, në ditën e caktuar, të ndërmarrim ndonjë aksion dhe të luftë.

    • Kush ka qëndruar prapa këtij organizimi?

    Murat Jashari: E kam theksuar më herët se nuk kam qenë në rrjedha dhe nuk di kush i ka bërë këto organizime, por ka qenë një Imer Berisha që ishte në Zvicër, njëri ndër kryesorët e këtyre organizimeve. Imer Berisha është nga Majaci i Podujevës, është pikërisht ai që e kishte ndihmuar në Turqi babën Rifat dhe Hamzën rreth pamfleteve që përgatiteshin atje pas demonstratave të vitit 1981 dhe që silleshin pastaj në Kosovë.

    Ai një ditë më tha: "Djali i mirë, pritëm këtë ditë në këtë vend", sepse unë kisha për t'u kthyer në Shqipëri, ka ndodhur kjo dy-tri ditë, pasi që babai kishte udhëtuar për Kosovë. Por, gjërat nuk ecën si i kishim menduar ne, u ngatërrua organizimi dhe nuk ndodhi ajo që ne prisnim të ndodhte, pra të ecin punët si duhet dhe organizimi të zgjerohet.( fn. Deri në fq. 46 )


    ADEM JASHARI ME GRUPIN E DRENICËS VENDOSI TË REZISTOJË DHE TË MBETET NË KOSOVË

    Murat Jashari: Duke pasur parasysh se pushteti kishte nuhatur organizimet e asaj kohe, nuk vonon shumë dhe pas tri javësh që grupet ishin kthyer në Kosovë, pason sulmi i parë i 30 dhjetorit të vitit 1991 në Prekaz, me ç'rast sulmohet familja jonë. Mua më bëhet dhe mendoj se në atë kohë ndodh një dështim komplet i atij organizimi që ishte. Djemtë që ishin trajnuar në Shqipëri ia mbajtën në drejtime të ndryshme, sepse ata duhej që të gjendeshin vetë si të munden dhe kah të munden. Kush ka dashur të shkojë dhe të qëndrojë në Gjermani e Zvicër ka mundur ta bëjë këtë, ndërsa në Kosovë kanë qëndruar kryesisht Grupi i Drenicës, një pjesë e këtij grupi: Adem Jashari, Sahit Jashari, Fadil Kodra, Ilaz Kodra dhe shokë të tjerë që në atë kohë iu kanë bashkangjitur këtyre. Kurse të tjerët, kanë kërkuar fatin e vet ku kan mundur. Askush nuk mori përgjegjësi pse dështoi ky organizim dhe pse ndodhi ajo që
    ndodhi.

    Këso gjërash natyrisht që ndodhin dhe nuk ishte kjo ndonjë katastrofë, sepse kjo ka ndodhur edhe me njërëz të pushteteve të tjera, të cilët kanë pasur ndihmë edhe shumë më të fortë se ky grup i shqiptarëve të Kosovës, mirëpo për deshtimin e organizimit tonë të asaj kohe, d.m.th. të grupeve kosovare, mendoj se është dashur që të japë përgjegjësi dikush.

    Sigurisht që Baci Adem u ka dërguar fjalë atëherë njërëzve me të cilët ka qenë në kontakt për këtë dështim, por sa kam kuptuar nga ai, ata e kanë larguar fajin prej vetes për dështimin.

    Deri ku kanë shkuar gjerat dhe kush kanë qenë fajtorë, ne nuk mund ta dimë, por gjërat nuk mbeten sekret gjithmonë.

    Megjithatë, unë mendoj se njërëzit që kanë qenë në lcrye të këtij organizimi, jo vetëm që kanë luajtur me fatin e njerëzve, por kanë luajtur edhe me fatin e kombit.

    Ndërsa djemtë që kanë shkuar në Shqipëri, kanë rrezikuar dhe kanë qenë në gjendje që në atë kohë t'ia tregojnë gjoksin armikut. (fn. Po aty )
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10

    Kreu I Dytë

    LUFTA

    "ÇOU RIFAT SE U RRETHUAM…” MË THA ADEMI

    Rifat Jashari: Pasi pushtuesi u bie në gjurmë djemve që ishin në Shqipëri për ushtrime luftarake, fillon menjëherë me ndjekjen dhe arrestimin e tyre.

    Arestimet së pari fillojnë në Deçan, në disa lagje e fshatra të kësaj komune si në Kodrali, Beleg etj., ku u prekën disa lagje, si ajo Gjonaj, Tahiraj..., për t'u zgjeruar pastaj edhe në rajonin e Prishtinës, atë të Klinës etj.

    Kur ndodhi kjo, një ditë papritur erdhën dy djem të Klinës së Poshtme. Ata ishin të përfshirë në atë organizim. Dukeshin shumë të shqetësuar. Unë i njihja që të dy, mirëpo nuk desha të hyj menjëherë në bisedë rreth punëve me të cilat merreshin ata.

    E kërkuan Ademin, ndërsa unë i pyeta se "çka ka të re"?. Ata filluan të më tregojnë se si policia kishte tentuar t'i arrestonte, ndërsa unë u thashë: "Djema, kur keni hyrë në këto punë, është dashur ta dini se ndodhin edhe arrestime dhe gjëra të tjera". Njërit prej tyre, policia ia kishte marrë automatikun gjatë tentimit për ta arrestuar. Ata kishin ardhur që të kontaktojnë me Ademin për të ditur se çfarë duhet të bëjnë më tutje.

    Unë nuk e dija krejt se çka kishte ndodhur, sepse ata dy djemtë nuk donin të më tregonin gjithçka dhe donin që disa gjëra t'i mbajnë sekret. "Ne po shkojmë te Sahiti (Jashari), sepse puna është keq", më thanë dhe nuk deshën që të hyjnë brenda. Kur erdhi Ademi, i tregova për këtë dhe ai me shokë u tubuan shpejt në kullën tonë. ku u strehuan ata djem që erdhën nga Klina e Poshtme, ndërsa ne pastaj biseduam me babën Shaban, me Ademin e Hamëzn se çka të bëjmë më tutje. Vetëm për sekonda bëhet fjalë derisa policia serbe të mbërrijë edhe te ne, u thashë unë, ndërsa Ademi, duke qeshur më tha: "Jo nuk vijnë, nesër është Viti i Ri, ditë tregu dhe pritojnë me ardhë". More, i thashë, veç momenti pritet. "Ku po mërzitesh për këtë punë", më tha Hamza. Unë e kisha një parandjenjë dhe më dukej se veç po i shihja të rreshtuar policët serbë. U thashë se nuk ua kisha frikën fare atyre, por nuk doja të na zënë në gjumë. "Nuk vijnë jo" - këmbëngulte Ademi, ndërsa unë këmbëngula në timen: "Pasha Zotin, veç sa nuk po i shoh rreth oborrit".

    • Çka ndodhi pasaj?

    Rifat Jashari: Në mbrëmje, Ademi ma dha një boks cigare në kullë, ndërsa unë e pyeta se a do të rrinte ai zgjuar për të kujdesataruar apo unë? - "Hajt shko flij e mos u bëj merak", ma ktheu, dhe më urdhëroi që unë të shkoja për të fjetur.

    U përshëndetëm dhe shkova të fle. Sa më kishte zënë gjumi, Ademi më trokiti ngadalë në dërë, duke më thënë: "Çou Rifat se u rrethuam...". Unë mendoja se ai i kishte hetuar dikund larg policinë serbe se ishin duke ardhur në Prekaz dhe nuk nxitova fare, ndërsa ai tha se po shkonte t'i bënte zë babës. Dy herë ka shkuar te plaku dhe është kthyer kah unë, duke më thënë "çou më, çka po bën". I kam thënë "hajt se deri sa të vijnë ata, unë bëhem gati", ndërsa Ademi ma ktheu shkurt: "Te trafoja në rrugë janë".

    Është zgjuar, tha, edhe Hamza dhe "gati jemi", ndërsa unë vesha një pallto dhe mora një palë këpucë të këqija në këmbë dhe për disa sekonda kemi nxituar që të marrim pozicionet. Policia veç ishte duke e bërë rrethimin e shtëpisë sonë, ndërsa më vonë doli se vetëm sekondat kishin mjaftuar që të na zënë ashtu si nuk dëshiroja.

    Dolëm kah ana e epërme e oborrit dhe e ndezëm luftën me ta. Hamza ishte në një pozicion afër një dardhe në oborr, unë kisha zënë një pozitë në skaj të oborrit, pikërisht aty ku me 5 mars 1998 ka rënë Fitimi, duke luftuar me mitraloz, ndërsa Ademi kishte zënë një pozicion tjetër. I thashë: "O djalo, vepro me shumë mend se mos janë futur në brendi të oborrit, te kulla", ndërsa Ademi më tha: "Veç mos e lësho frontin aty" Kur Ademi iu afrua kullës për t'ua zënë aty pritën policëve që të mos depërtojnë brenda, ata (policët) kishin qenë duke hyrë në oborr. Menjëherë ka hapur zjarr mbi ta, duke i sharë në atë serbishtën që ai e dinte fare pak: "Ku po shkoni he nënën e çetnikëve ua..." u ka bërtitur atyre dhe për nja 4-5 minuta aty i ka shkuar "flakë e verdhë". Unë e kam ndërruar pozicionin dhe kam dalë më poshtë, ndërsa me vete i kisha disa bomba, një revole dhe automatikun. E bëja me mend, nëse arrij t'i shkrep të gjitha këto, puna nuk do të ishte keq. Pasi i zmbrapsi policët që donin të futeshin në oborr andej kah kulla, Ademi u kthye te unë dhe më pyeti: "A të mori ndokund". Jo, i thashë, dhe e pyeta mos e kish kapur ndonjë plumb atë? - "Këtu më është nxehur pak" - tha ai, duke treguar kah brezi. Kur ia hoqa këmishën, nuk kishte pasur asgjë serioze, ndërsa në ato momente, në rruge u ndez automjeti i ndihmës" së shpejtë" "E paska'hënger dikush prej tyre" - i thashë Ademit. U ngjita në kullë dhe përmes dritareve të saj i vëreja policët, të cilët iu kishin veshur murit poshtë, por nuk guxonin të bëjnë hapa e të provojnë të futen në oborr. Biseduam shpejt e shpejt me Ademin dhe vendosëm që të depërtojmë në anën e kundërt të oborrit, andej kah lagjja e Lushtakëve.

    Menduam të dalim andej, sepse e kishte për qëllim që edhe nëse ndodh të vritemi në luftë me policinë, së paku të mos vritemi në prani të grave dhe të fëmijëve, ndërsa mendja as që na shkonte të dorëzohemi. Ndërkoh, Hamza e kishte çarë rrethimin nga ana e tij. Ia dolëm edhe ne, Ademi që ta çajmë rrethimin dhe të kalojmë në anën e kundërt, andej kah mali që është mbi varrezat ku janë sot. Gjatë shpërthimit të rrethimit, më luti që të mos hyjmë nepër oborre të fqinjve, sepse nuk donte që për shkak tonin fqinjtë të dëmtohen nga policia.

    Aty ku dolën erdhën menjëherë Fadil e Ilaz Kodra, Sahit Jashari e disa të tjerë. Ne i kishim dy automatikë, revolet dhe disa bomba. Me të dalë në anën tjetër, Ademi ka fillua t'i gjuajë policinë, të cilët filluan të strehohen pas mureve të shtëpive nën rrugë. Gjuajtjet e dyanshme me armë kanë vazhduar edhe më tej, ndërsa policia na gjuanin edhe me mitralozin e rëndë nga tanku.

    Menjëherë kanë filluar të vijnë të ne njërëz të armatosur nga Prekazi, nga të gjitha anët e Drenicës dhe më gjerë. U mbush mali. Secili që kishte ardhur, kishte armë në dorë. Disa prej tyre më kanë thënë: "Merre Rifat komandën dhe udhëhiqe luftën", ndërsa unë iu thashë se nuk bënë pa ardhur një vendim i këtillë prej institucioneve tona të larta, sepse ne nuk e dimë si i vjen fundi. Unë u tregova burrave se sa i përket familjes sonë, unë e marr këtë punë mbi vete.




    DJEMVE TË MI U MUNGON VETËM LIRIA

    *Deri sa ju e shpërthyet rrethimin ç'ndodhi me babën Shaban dhe anëtarët tjerë të familjes?

    Shabani ka qendruar gjatë terë kohës në kullë me të gjithë anëtarët e tjerë të familjes. Policia përforcohet pastaj me mjete të tjera luftarake: helikopterë, qen të ushtrisë dhe futen në oborrin e shtëpisë sonë. Kur futen brenda, njëri prej kryeoficerevë të policisë serbe e pyet babën Shaban: "Te kujt janë të gjitha këto shtëpi dhe pasuri"? "Të miat dhe të djemve e të nipave të mi'" ia kthen babai, ndërsa oficeri serb i drejtohët pastaj babës me pyetje të tjera: "A kanë mend këta djemtë e tu që po luftojnë, kur i kanë të gjitha këto të mira'"? - "Po, i kanë të gjitha, veç liri nuk kanë", i kishte thënë baba Shaban, ndërsa menjëherë pas kësaj, policët e godasin, sepse nuk u kishte pëlqyer përgjigjja dhe mospërfillja që ua kishte bërë atyre. Përveç babës, policët e godasin edhe Lulzimin, djalin e Ademit që atëherë ishte shumë i ri, pasi që kur ata i bien babës, Lulzimi reagon dhe nis të kacafytet me policët.

    Policia marrrin peng 27 anëtarët e familjes tonë, bashkë me 3 nipa, të cilët kishin qëlluar te ne atë natë, ndërsa të gjithë meshkujt, prej Fitimit e lart, d.m.th. ata që i kishin mbi 13 vjet dhe i nxjerrin me duar të lidhura përjashta në borë, para tankut.

    Policët e qesin po ashtu nënën tonë si mburojë përpara, duke dashur të hyjnë në shtëpi, sepse kishin menduar se Ademi është brenda. Nëna i kishte thënë njërit prej policëve: "Hiqmu qafe more qen, çka po fshehesh pas meje", ndërsa pocili i kishte thënë nënës "...po më vret Ademi". - "Kur frikësohesh dhe s'ta mban, pse ke ardhë në Prekaz"? - i kishte thënë policit serb nëna jonë.

    Më vonë, policia i lëshojnë fëmijët, ndërsa babën dhe disa fqinj tanë i marrin me vete në polici. I dërgojnë në stacionin e policisë në Mitrovicë dhe babën atje e mbajnë 48 orë, duke i bërë maltretime të mëdha.

    Derisa ngjarja zhvillohej në shtëpinë tonë, ne e shihnim nga distanca se çka po ndodh, por nuk kishim mundësi të gjuanim në policinë serbe, sepse ata i mbanin familjarët tanë si mburojë. Në këtë sulm kanë marrë pjesë vetëm policë serbë, sepse shqiptarë nuk kishte në polici. Ka marrë pjesë edhe një polic rom.

    • Ç'mendonit ju derisa serbët ishin ende në shtëpitë tuaja ?

    Ne filluam ta bëjmë një plan si ta sulmojmë në mbrëmje stacionin e policisë, sepse nuk e dinim ende se policia serbe e kishte ndërmend të tërhiqej. Ademi mori për detyrë me shokët e vet që ta sulmojnë stacionin e policisë, ndërsa neve të tjerëve na mbeti që t'i sulmojmë policinë në Prekaz, sepse në lagjen tonë ishin 10 tanke.

    Ishte ideja se sulmi do të përhapet, por nuk kishte mjaft armë në radhët tona. Disa njërëz kishin armë, por nuk kishin sa duhet municion. Më kujtohet, njëri tha: "Unë i kam nja 400-500 copa fishekë dhe po shkoj menjëherë t'i marr". Pas një kohe na erdhi urdhri më "u tërheqë", sepse thoshin që edhe serbët po pranonin të tërhiqen nga fshati.(fn. Deri në fq. 57 )




    NDËRMJETËSIMI

    • Kush u tregoi për këtë dhe kush ndërmjetsoi për punën e tërheqjes ?

    Kishte ardhur në Prekaz një delegacion nga Prishtina, në të cilin gjendej profesori Fehmi Agani, Anton Kolaj, etj, të cilët kanë kontaktuar dy - tri herë me stacionin e policisë në Skëndëraj - derisa i kanë lejuar që të vijnë. Ata kanë qenë si ndërmjetes. Policia u kishte thënë atyre "nëse tërhiqen ata, do të tërhiqemi edhe ne". Ata pra, e kishin fjalën për ne dhe për burrat e armatosur që kishin arritur në Prekaz.




    AMBASADORI AMERIKAN CIMERMAN INFORMON VASHINGTONIN, KURSE KLINTONI INTERVENON TE MILLOSHEVIQI, PËR NDËRPRERJEN E SULMIT

    Islam Dobra: Për një natë shkova në familje në Vërbovc. Të nesërmen në mëngjes sulmohet Shaban Jashari.

    Ndihej krisma e armëve dhe vinin informata të ndryshme se lufta po zgjerohej. Djali im Hajzer Dobra, mjek punonte në Tërstenik, biseduam dhe vendosëm që ai vendin e punës mos ta lëshonte deri sa lufta të mos është aty pari, e në rast se kjo do të ndodhte ai duhet që bashkë me ekipin mjekësor të tërhiqet në lagjen e Bylykbashëve të Terstenikut dhe t’i ndihmojë qytetarë e luftëtarë çka të kërkojë nevoja. Pas këtij dakordi shkova në Prishtinë, në selin e LDK-së dhe i tregova Dr. Fehmi Aganit. Ai këtë lajm e priti me interesim, sepse kishte dëgjuar në versione të ndryshme dhe nga prefekti serb i Kosovës në Prishtinë.

    Njëkohësisht, ambasadori amerikan ishte informuar nga LDK-ja për sulmin në Prekaz. Atëherë Cimerman lajmëron Vashingtonin dhe Klintoni intervenon te Millosheviqi për ndërprerjen e sulmit dhe ndalimin e 150 tankave që marshonin drejt Drenicës. Fatmirësisht edhe kjo ndodhi.

    Ndërkaq Dr. Fehmi Agani, së bashku me prefektin serb, shkuan në Prekaz, ndërmjetësuan dhe e ndërpren sulmin serb ndaj Jasharajve. Kurse me prefektin e Prishtinës dhe me dr. Fehmi Aganin bisedën e zhvillon Ademi dhe Hamza me rastin e këtij sulmi që bënë forcat serbe ndaj Jasharajve. Me sugjerimin amerikan, nëpërmes të Ambasadorit të tyre Cimerman, u ndërpre sulmi serb, megjithatë profesori e vlerësoi real, ashtu si doli më vonë, se ky ndërmjetsim është afatshkurtër. Prandaj, më sygjeroi që "si të keni mundësi, ua përcjillni këtë sygjerim Jasharajve, "mundësisht të dalin në botën e jashme" ose "nëse nuk e pranojnë këtë, t'i tërheqin familjet e fëmijët t'i strehonin diku ndër miq".

    Unë këtë e mora me seriozitet, por unë e njihja vetëm Shaban Jasharin e Hamzen dhe Ademin nuk i njihja mirë. Megjithatë, vëllai im, Bajram Dobra, i njihte mirë Shabanin, Hamëzn dhe Ademin, sepse vajza e Shabanit (motra) e Hamëzs dhe Ademit ishte martuar për djalin e kusheririt tonë Halim Dobrës. Me fjalë të tjera ky qëndronte në marrëdhënie të mirë me ta.

    Bajram Dobra shkon në Prekaz te Shaban Jashari dhe ia përcjell porosinë e Dr. Fehmi Aganit, që ose të del krejt familja diku jashtë Kosovës, ose fëmijët t’i dërgojë te ndonjë mik a dajë. Shaban Jashari, Bajramit i thotë: " Nuk po pranojnë. Ja, provo e bisedo me ta". Mirëpo përgjigja përfundimtare të gjithëve ishte se asnjëri prej tyre nuk pranon të largohet nga shtëpia.




    TRI DËNIME ME NGA 20 VJET BURG PËR ADEM JASHARIN

    • Adem Jashari, denimin e vet në mungesë nuk e ndjen rëndë sa burgosjen e Besim Ramës?

    Rifat Jashari: Ademi mund të themi se ka qenë i dënuar, jo me 20, por me 60 vjet burg, pasi që Serbia e kishte dënuar atë tri herë me nga 20 vjet burg në mungesë: në vitin 1991, pastaj më 1996 dhe së fundi më 1997. Pra, Ademi dhe shokët e tij janë dënuar nga tri herë në mungesë me burg të gjatë.

    Rënia e Besim Ramës në duart e policisë, në atë pusi që i ndodhi, ka qenë një plagë e madhe për organizimin e atëhershëm. Edhe po të vdiste Besimi, plaga do të ishte e njëjtë, sepse për një luftëtar më e lehtë është vdekja, sesa rënia në duart e armikut. Por armiku i bën edhe ato. Këtë që i ndodhi Besimit, Ademi e ka përjetuar shumë rëndë, bile më kujtohet që ka pas thënë atëherë: "O Besim Rama, ma qejf kisha pasë me ardhë e me të ra fytyrës, sesa që të paskan zënë!". Këtë Ademi e ka thënë jo nga ajo që e ka dashur më shumë vdekjen sesa jetën e Besimit, por nga që ndinte dhimbje që ai kishte rënë në duart e policisë serbe. I ka psur parasysh edhe maltretimet që do t'ia bëjë policia në burg atij dhe në asnjë mënyrë ai nuk e ka kuptuar si ligësi për Besimin por e thotë nga ndjenjat e dhëmbjes. ( fn. Dr. Islam Dobra, informues i ngjarjes së Prekazit në Tërstenik dhe Prishtinë )

    Pas arrestimit të Besimit, Ademi nuk iu ka frikësuar shumë zbulimit të rrjetit, por ka qenë i mërzitur thjesht për humbjen e një bashkëluftëtari, sepse ai e dinte se më nuk ka kthim prapa.

    Ndërsa dënimet të cilat në atë kohë Gjykata e Qarkut në Prishtinë i ka shqiptuar ndaj tij dhe shokëve, s'i kanë bërë kurrë përshtypje dhe s'i ka marrë as si të rëndësishme.

    Absolutisht s'i kanë bërë përshtypje. Dënimin prej armikut, Ademi e ka kuptuar si krenari, ndërsa thoshte: "Nëse të dënon populli, kjo është turp".

    • Çka vendosën të bënin Ademi dhe shokët e tij pas arrestimit të Besimit?

    Rifat Jashari: Atë natë (siç më ka treguar Ademi përmes bisedimeve që bëja me të përmes telefonit), në kullën tonë janë mbledhur rreth 70-80 burra për të biseduar çka të bëhet më tej. Disa kishin thënë të shkojnë dhe ta kidnapojnë Momën, (një polic serb në Skëndëraj) që ta këmbejnë pastaj me Besim Ramën, por baba Shaban u kishte thënë djemve: "Për një serb apo për një polic si Moma, Serbia as që nien hiç ". Pastaj kishin përmendur edhe emra të tjerë të serbëve, njëfarë Ilinë etj, të cilët donin t'i rrëmbenin dhe t'i mbanin peng derisa policia serbe ta lirojë Besimin. Por, babai u kishte pas thënë se ata policë serbë nuk çojn peshë, sepse janë "peshq të vegjël". Ai bile u kishte pas sygjeruar që nëse duan t'i hyjnë asaj pune të shkojnë në Prishtinë dhe me emër u kishte treguar se cilin përson të rëndësishëm të policisë serbe duhet ta kidnapojnë nëse duan që të arrihet qëllimi. Por, megjithatë, baba u kishte thënë Ademit dhe shokëve të tij se nuk është ndonjë problem i madh marrja e ndonjë serbi, e as problemi i veç Besimit, por duhet të planifikohen me kujdes të gjithë hapat e tjerë dhe çka mund të ndodhë pastaj. Sa për Momën, kishte pas thënë baba Shaban, atë mund ta merni kot se është i parëndësishëm për Sërbin që edhe po e morrët, veç duhet me e vra në fund në Prekaz se punë nuk kryen.





    ME RASTIN E VARROSJES SË HALIT GECIT ADEMI VENDOS QË UÇK-JA DUHET TË DALË PUBLIKISHT

    • Shihet e nevojshme dalja publike e UÇK-së

    Dëshmi e Rifat Jasharit: Dalja në skenë e UÇK - së ka qenë një vendim për të cilin janë marrë vesh vetë shokët e organizimit. Ata janë marrë vesh edhe rreth asaj se kush do ta prezantojë atë para masës në paraqitjen e parë publike. Qysh e si kanë vendosur, sigurisht e dinë më së miri ata vetë. Ajo që është e ditur është se dalja publike e UÇK-së është bërë për ta hequr një dilemë, se a ekziston apo s'ekziston ajo.

    Në atë kohë, ata ishin pothuaj në çdo rrugë të Drenicës, e cila veç ka qenë zonë e lirë dhe tjetra: atëher filloi një konfrontim "ushtri me ushtri" dhe pikërisht me betejën e Ludoviqit, UÇK-ja e vërtetoi emrin e vet dhe dëshmoi para popullit, por edhe para armikut se është një forcë që kishte arritur fazën e pjekurisë. Për këtë arsye edhe doli haptazi edhe para televizioneve dhe para botës, për të dëshmuar se ajo është një ushtri e organizuar.




    SULMII DYTË NË FAMILJEN JASHARAJ 22.1.1998


    Evokimi i Rifat Jasharit: Ky sulm, siç më kanë treguar më vonë baba Shaban, Ademi e Hamza, ka qenë një sulm i veçantë krahasuar me rastet e tjera për disa arsye. E para, është se në sulmin e 22 janarit 1998 nuk kanë marrë pjesë ushtria serbe, nuk jan përdorur tanket, as helikopterët. Këtë sulm e ka bërë një grup special, dhe ka qenë një "aksion blic", për të cilin kemi informacione se është udhëhequr drejtëpërdrejt nga krimineli Arkan. Në këtë sulm ndaj familjes tonë është përdorur taktika "sulmo dhe tërhiqu".

    Sërbët kanë ardhur pa paralajmërime, dhe kanë përdorur taktikën e asgjësimit të çdo objekti që u del përpara.

    Policët ditë më parë kishin vendosur në Pyrgun e Fabrikës së Municionit kamerat dhe kishin filmuar gjithçka. Natën kur është bërë sulmi, paramilitarët janë shpërndarë rreth dyerve të oborrit tonë, ndërsa kur e kanë nisur sulmin, i janë përmajtur taktikës që të asgjësohet çkado që del përpara, qoftë edhe pulë ajo. Ata kanë tentuar të hyjnë në kullë dhe në shtëpi përnjëherësh. Në kullë kanë hasur në rezistencë, sepse aty ka qenë baba Shaban me nipat e tij Fitimin, Besimin dhe Kushtrimin dhe që të gjithë kanë pasur armë dhe kanë luftuar me serbët për më tepër se gjysmë ore.

    Këtë rast e ka shpjeguar edhe një nip yni, Bajram Haxhiu, i cili jeton në Pejë. Ai ka qëlluar atë natë mysafir tek ne dhe e di shumë mirë rastin. Sulmi ka ndodhur pas syfyrit, sepse ishte Ramazan në kohën kur familjarët tanë po bëheshin gati për të fjetur. Pak më herët, pasi kishin ngrënë syfyr, Hamza kishte shkuar në dhomën e tij, ndërsa, në korridorin e kullës kishte qenë e ndezur një llambë.

    Bajrami tregon se pas fillimit të sulmit, baba Shaban me nipat iu kishin përgjigjur sulmit, ndërsa në një moment, babës iu kishte bllokuar automatiku, të cilin ia kishte zhbllokuar shumë shpejt Kushtrimi, që në atë kohë nuk kishte më shumë se 13 vjet.

    Bajrami gjithmonë tregon se si ai ishte befasur me djemtë tanë që ishin shumë të rinjë atëherë, por shumë të shkathtë në përdorimin e armëve. Prej kullës sonë është gjuajtur me automatikë dhe mitralozë në drejtim të paramilitarëve serbë, ndërsa Hamza kishte hedhur prej shtëpisë ku ka qenë, në drejtim të tyre dy bomba, me çka serbët e shohin se kanë hasur në rezistencë të fortë dhe tërhiqen.

    Gjatë këtij sulmi plagosen dy vajzat: Selvetja dhe Iliriana, derisa Ademi nuk ka qëlluar atë natë në shtëpi, sepse ishte te dajtë në Llaushë.

    Në këtë sulm, serbët thehen nga rezistenca që u bëhet, ndërsa për sulmin thonë se ka qenë jashtë kompetencave të policisë, sepse në të kanë marrë pjesë kryesisht forca paramilitare dhe mercenarë të udhëhequr nga krimineli Arkan.

    Pas sulmit të 22 janarit, pason sulmi i 5 marsit, sepse okupuesi serbë e kishte vërejtur se nuk mund ta nënshtrojë familjen tonë, ndërsa rezistenca dita - ditës po forcohej. ( fn. deri në fq,57 )




    ADEMIIA KËRKONTE 600 MIJË DM QEVERISË NË EKZIL PËR T'I PAGUAR 1.000 AUTOMATIKË

    Rifat Jashari: Po kemi biseduar me telefon. Ai më ka treguar se pas sulmit të 22 janarit, Prekazin e kanë vizituar shumë njërëz, e po ashtu edhe ne anëtarëve të kësaj familjeje që ishim në Gjermani na kanë vizituar shumë njërëz.

    Në ndërkohë kemi pasur shumë miq, të cilët na lusnin duke na thënë: "Aman, largojini një pjesë të familjes prej Prekazit", sepse 26 anëtarë të familjes sonë, prej 30 sa ishim, ishin në Prekaz.

    Një dajë yni shkon e i thotë babës Shaban se është mirë që së paku dikush të largohet prej shtëpisë, sepse pritej të ndodhë diçka e madhe, mirëpo ai i thotë: "Unë do ta largoja ndonjë, por askush s'pranon ta lëshojë shtëpinë".

    Për ta bindur atë mikun se është ashtu si thoshte ai, babai i thotë: "Dil dhe vetë bisedo me cilindo prej anëtarëve të familjes sonë, bisedo edhe me fëmijët dhe pyeti çka po thonë ata për këtë propozim". Ai miku komunikon me fëmijët, por asnjëri prej tyre nuk dëshiron ta lëshoj shtëpinë. Pas 22 janarit, mobilizimi në shtëpinë tonë tregojnë se ka qenë shumë më i madh e po ashtu edhe në vetë lagjën.
    Ademi bile u kishte thënë fqinjve: "Unë nuk e kam ndërmend të tërhiqem dhe të dorëzohem para serbëve, kështu që të gjithë ju të keni kujdes e pastaj mos të flitet çka nuk na vyen.




    ADEM JASHARI NË BASHKËPUNIM ME BAZËN E GUERILES NË BELEG ME SALI ÇEKUN

    Adem Jashari dhe Xhafer Zena me automobil arrijnë në shtëpin e Lush Tahirajt në Beleg për të marrë armë.

    Në kullën e Lush Tahirajt Adem Jashari, nga Sali Çeku u njoftua pë aksionin e bartjes së armatimit nga Shqipëria dhe për shpërndarjen e tij në Kosovë dhe në Maqedoni. Njëkohësisht Sali Çeku e noftoi Adem Jasharin për përgatitjet e rezistencës që po bëhen në Dukagjin.

    Pas krejt këtyre bisedave, në orët e vona të mbrëmjes aktivistët deçanas në automjetin e Adem Jasharit ngarkuan katerdhjet kallashnikovë, bomba dore, municion dhe material tjetër luftarak. Deçanasit, Adem Jasharit i preferoin se cilat rrugë janë më të përshtatsme për kalim.

    Ajmone Tahiraj me katër djemt e saj, pandërprerë i shërben çështjes kombëtare dhe kulla e Lush Tahirajt të Belegut ishte bazë e fuqishme për organizim kombëtar, për biseda e vendime për ndihma në Kosovë e Maqedoni. Nga këtu Sali Çeku, shumë herë u ka pri dhe i ka përcjellë njerëzit e gueriles andej dhe këndej kufirit prej vitit 1991-1998. Sali Çeku dhe guerila e kësaj ane mbante lidhje e bashkëpunim me Deçan, Kodrali, Drenoc, Voksh, Pobergj, Junik e vende tjera; Kosovë në Maqedoni.

    Ajmone Tahiraj, përveç shumë pritjeve që bëri në odën e tyre, ishte Sofra e shtruar për pjestarët e guerilës, ajo ishte kujdestare e katër djemve të saj, të cilët ishin aktivë në rezistencën e kësaj ane.( fn. "Bota sot”, 21 dhjetor 2004)

    Ajmonja shton se me rastin e marrjes së armatimit, apo kalimin e kufirit shqiptaro-shqiptar besnikërisht i kemi ndihmuar njërëzve të rezistencës.~




    DISA ORË PARA SULMIT TË 5 MARSIT HAMZA MË THA NË TELEFON: "ME KËTO ARMË QË I KEMI, DO T'IA DALIM...

    • Pas masakres së Likoshanit me 28-shkurt situata ishte eksplozive dhe pritëshin sulme.

    Evokim i Rifat Jasharit: Është Murati, është Luli, është Bekimi - djali i Hamëzs që mund ta dëshmojnë këtë. Bile Bekimi më pat thënë: "Ishalla, të gjithë nuk kanë qëlluar aty". I pata thënë se veç katër janë te dajtë e vet, të tjerët të gjithë janë brenda.

    Unë, në orën 12:15, një ditë para sulmit, kam komunikuar në telefon me Hamëzn. Kam folur me të 15 minuta. Bile me shaka më tha: "E zgjate shumë, po të ecin markat more...". Çështja e një lloji të armatimit të rëndë, dhe arritja apo mosarritja e tij në Prekaz ishte ajo për të cilën biseduam. Për fat të keq, ky armatim nuk kishte arritur. Hamza më tha përmes telefonit se Ademi ka shkuar t'i vizitojë disa të plagosur (Musa Jasharin dhe Sabit Gecin). E pyeta: "Çka i keni hallet?". Ai më tha: "Veç po pritet momenti!", ndërsa unë e pyeta pastaj: "A keni tesha me dalë në verë?" (me telefon s'bente t'i përmendja armët) e ai m'u përgjigj: "Me këto armë që i kemi, besoj se do t'ia dalim"

    Kështu e kemi përfunduar bisedën telefonike me Hamëzn dhe diku nga ora 6 e 20 minuta të mëngjesit të nesërm, në Prekaz ka plasur lufta.




    SULMI NË PREKAZ - FILLIM I LUFTËS SË ARMATOSUR

    Adem Jashari, në mungesë ishte i dënuar me 20 - vjet burg, mirëpo, ai një kohë qëndronte në shtetet Përëndimore. Ai shpeshherë vinte ne Kosovë. Atë forcat serbe e kishin sulmuar në janar të vitit 1991, por kishte shpëtuar pa ndonjë dëm fizik.

    Sulmi ndaj tij u - përserit edhe në fillim të vitit 1992, që pasoi me plagosjen e dy motrave dhe vrasjen e disa bagëtive. Edhe pse shtëpia e tij dhe lagjja e Jasharajve ishte vetëm 400-500 metra larg fabrikës së municionit, ku ishin vendosur forcat policore dhe ushtarake serbe, Adem Jashari as familja e tij nuk ishte larguar - nga shtëpia dhe lagjja. Disa përsona, miq e shokë të tij i propozonin të largohet ai vet dhe familja nga shtëpia dhe fshati, ai refuzon duke shtuar se "kemi vendosur këtu të vdesin sepse, përtej shtëpie nuk kemi ku të shkojmë"!

    Ajo çka pritej (lufta) filloi me 5- mars 1998. Gjatë natës policia dhe ushtria e kishin rrethuar herët në mëngjes e sulmonin shtëpinë e Shaban Jasharit. ( fn. Po aty "Bujku i 6 marsit dhe Dojçevele (emision gjerman).

    Prej ditës së fillimit të luftës me 5-mars, kjo vazhdoi deri në ditën e tretë të 7-marsit, ku ditën e parë, vritet babai i Adem Jasharit dhe Hamza, vëlla i Ademit, kurse Adem Jashari është vrarë ditën e tretë në mëngjes. Përveç tij u vranë edhe 22 anëtarë të familjes së Ademit: gra, djem, vajza dhe fëmijë, përveç anëtarve të familjes këtu vritën edhe 30 veta tjerë, fqinjë, burra, gra, fëmijë. Pas vrasjeve, u shkaktuan edhe dëme të tjera djegie të shtëpive pajime e orendi tjera.

    Nga familja e Shaban Jasharit këtu shpëtuan vetën 7- 8 veta, fëmijë.

    Kufomat e familjes Jasharaj, qarqet policore serbe, i dërgojnë në morgun e spitalit në Prishtinë, këtu i mbajnë 3-4 ditë. Më pas këto kufoma i sjellin në Skëndëraj, për ti varrosur. N'atë ditë të ftohtë, kishte numër të vogël njërëzish për të punuar në hapjen e varrezave. Pjesëmarrja e vogël e njërzëve nuk qëndron në shkakun e të ftohtit, por nga situata tepër e acaruar. Qarqet policore kur i sjellin nga Prishtina, tentojnë t'i vendosin për një kohë në Shtëpi të Shëndetit por përsoneli mjeksor i Shtëpisë së Shëndetit nuk pranon, sepse ata u thonë se kjo është jashtë çdo norme mjekësore. Më në fund i vendosin në një depo të materialit ndërtimor e prej këtu i sjellin në varreza, por pa i identifikuar. Kështu që të nesërmën është dashur të bëhet, çvarrosja e rivarrosja sipas identifikimit të tyre.

    Kështu në këtë mënyrë sulmi në Prekaz, shënon fillimin e luftës së armatosur.

    Pas Prekazit sulmohet Llausha, Vojniku, Kopiliqet, Rezalla, dhe pjesa më e madhe e fshatrave të Drenicës Veriore. (fn. Po aty )




    "...JEMI NË TRUALLIN TONË"

    • Kush mbeti në Prekaz, përkatësisht në Kosovë pas luftës së 5,6 dhe 7 marsit prej familjes

    Rifat Jashari: Pas sulmit të 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998, prej anëtarëve të familjes tonë në Prekaz, të gjallë kanë mbetur 6 anëtarë: Bashkimi, Iliriana dhe Fazliu (tre fëmijët e mi), Shqipja e Marigona (vajzat e Ademit) dhe Besarta (vajza e Hamëzs). Kurse në Përëndim në atë kohë ishin 4 të tjerë: unë Rifati, djali im Murati, djali i Hamëzs Bekimi dhe djali i Ademit Lulzimi.

    Pas 5 marsit 1998, ne kemi dashur të kthehemi që të gjithë në Kosovë, në veçanti Murati dhe Luli ishin këmbëngulës në këtë. E vërteta është që pas 5 marsit, ne kemi dashur që fëmijët që ishin në Kosovë t'i kursejmë më tej, ndërsa Bashkimi ka qenë ai që kishte thënë se nuk e ka ndërmend që ta ndërprejë rrugën që e kishin nisur Ademi e Hamza, ndërsa për këtë, e ka pasur pëkrahjen tonë të plotë.

    Po ashtu edhe fëmijët, nuk kanë dashur ta lëshojnë Kosovën, as para 5 marsit e as pas kësaj date. Aty ku ka qenë baza më e fortë e UÇK-së, ata e kanë kaluar shumicën e kohes. Kanë qëndëruar në Okashticë, në Kopiliq, Tushilë etj.dhe kudo që kanë qenë ushtarët e UÇK-së, aty kanë qenë edhe fëmijët tanë. Krejt luftën ata e kanë kaluar kryesisht në fshatrat e Drenicës dhe në një pjesë të Shalës.

    •Kur ktheheni ju, Murati, Bekimi e Lulzimi në Kosovë pas luftës?

    Rifat Jashari: Së pari dua të them se anëtarët e parë të familjes tonë që kanë shkelur në shtëpitë tona pas luftës së 5,6 dhe 7 marsit kanë qenë Bashkimi me shokët e tij dhe motrat e mia, si dhe fëmijët tanë që kishin mbetur në Kosovë. Ka ndodhur kjo pas 9 muajve të luftës. Bashkimi me shokë, edhe gjatë luftës kanë patrulluar shpesh kah shtëpit tona.

    Ne të tjerët nga Përëndimi në Kosovë jemi kthyer më 27 qershor 1999, dhjetë apo dymbëdhjetë ditë pasi forcat e NATO-s kishin arritur edhe në Skëndëraj.

    •Bashkimi gjatë luftës është kthyer shpesh kah shtëpitë tuaja,

    Rifat Jashari: Ajo që vlen për ta theksuar është se kur Bashkimi ka ardhur në shtëpitë e djegura dhe është futur nëpër to, aty e ka gjetur automatikun e Ademit, nën gërmadha të shtëpisë. Kur ne u kthyem, familjarët tanë që kishin mbetur këtu, ishin ata që na jepnin neve gajret dhe kurajo.

    •Çfarë ju thoshin?

    Rifat Jashari: E përshkruanin rënien e Ademit, Hamëzs dhe të tjerëve dhe na thoshin: "Të lumtë ata si shkuan...", edhe pse nuk është e lehtë për motrën që të thotë kështu për vëllezërit e rënë, apo për prinderit, nipat e mbesat.
    Megjithatë, është gjetur forca në mesin e tyre dhe mund të them se e tëra është përballuar në mënyrë burrënore...

    •Automatikun e Ademit e kishte gjetur Bashkimi me shokë, ku është automatiku i Hamëzs?

    Rifat Jashari: Pasi jemi kthyer në Prekaz pas luftës, në gërmadhat e shtëpive të bombarduara është gjetur edhe automatiku i Hamëzs, ndërsa mitralozin e Ademit, gjatë luftës së 5,6 dhe 7 marsit e ka pasur Naimi (Jashari), ndërsa mitralozin e dytë të Ademit e ka pasu Ragipi dhe me këtë mitraloz është luftuar në Shalë.





    KTHIMI NË KOSOVË

    •Si vendosët të këtheheshit në Kosovë?

    Rifat Jashari: Pas mbarimit të luftës, dikund më 28-29 qershor ne kemi mbërritur në Skëndëraj, ishte mbrëmje kur arritëm.

    Këtij udhëtimi i kanë paraprirë disa biseda në Gjermani, nga njëherë edhe të nxehta midis nesh, sepse për shkaqe sigurie nuk donin që të udhëtonim të gjithë se bashku për në Kosovë.

    Megjithatë, vendosëm definitivisht se kush duhet të kthehet dhe kush duhet të mbetet edhe më tej me punë në Gjermani, sepse donim që edhe pas luftës ne të jetojmë me djersën tonë, edhe pse në atë kohë në Përëndim na u ofruan disa gjëra, disa të mira materiale, madje edhe shtëpi e banesa, por s'i pranuam as njërën e as tjetrën. Vendosëm që jetën ta rindërtojmë me mjetet që i kishin të kursyera, sepse pasi që ishim 4 veta nga familja jonë që kishim dokumente te rregullta të qëndrimit në Gjermani. Megjithatë vendosëm që të kthehemi njëherë të gjithë në vendlindje, e pastaj në Gjermani të kthehen ata për të cilët morëm vendim se duhet të vazhdojnë punën edhe më tej në Gjermani. Që të katërtit (Rifati, Murati, Bekimi e Lulzimi) u nisëm për t'u kthyer në Kosovë. Me ne bashkë kanë udhëtuar Imer Lushtaku, vëllai i Nuredin Lushtakut dhe Bedri Islami. Bedriu ka udhëtuar me ne deri në Shqipëri dhe aty jemi ndarë prej tij. Kishim edhe emocione kur u nisëm drejt Kosovës dhe mezi prisnim që të arrijmë në vendin tonë.





    POPULLATA NA PRITI ME PËRQAFIME TË NGROHTA

    • Si u prit kthimi juaj në Kosovë?

    Rifat Jashari: Në nëntëdhjetë për qind të kohës, prej se ne e kemi kaluar kufirin dhe jemi kthyer ne Kosovë, me popullin ton kemi kaluar çaste të lumtura dhe na kanë nderuar.

    Kur kemi arritur në Skëndëraj, njërëzit na kanë pritur jashtëzakonisht ngrohtë dhe në të dyja anët e rrugës ka pasur njërëz që kishin dalë të na përshëdesnin, sidomos në qendër të qytetit, ku qytetarët na pritën me përqafime edhe pse, në atë kohë, numri i popullatës ende nuk ishte i madh, sepse shumë njërëz ende s'ishin kthyer në shtëpitë e tyre. Megjithatë ka qenë një pritje e ngrohtë familjare, mund të them nga ana e atyre që ishin në Skëndëraj.

    •Ku kaluat natën e parë kur erdhët në Skëndëraj?

    Rifat Jashari: Natën e parë e kemi kaluar te motra ime në Skënderaj. Na ishte ofruar po ashtu një lokal në Skëndëraj që ta kalojmë natën. Të nesërmën, te motra erdhën edhe fëmijët tanë që ishin në Kosovë.

    •A mund të na e përshkruani këtë takim?

    Rifat Jashari: Të them të drejtën takimi me ta ishte emocional. Fëmijët tanë erdhën te motra të shoqëruar nga dajtë e tyre. Kur ne kishim shkuar në Përëndim, shumicën prej tyre i kishim lënë të vegjël, vajza e Ademit Marigona dhe Fazliu kishin qenë shumë të vegjël, ndërsa tash ishin rritur dhe të tjerët na i prezentonin: "Kjo është Besarta, kjo është Marigona, ky është Fazliu..."
    Erdhën aty edhe katër motrat e tjera. Nata pothuaj na kishte kaluar duke këmbyer biseda dhe duke treguar për ngarjet që kishin kaluar.

    Të nesërmën, më shoqërim të tyre dhe masës së madhe të njërëzve, erdhëm në Prekaz. Së pari te varrezat. Pastaj u kthyem kah shtëpitë dhe biseduam me njërëzit që ishin dëshmitarë të ngjarjeve.

    •Cila ishte përshtypja juaj e parë për Prekazin e pasluftës, për truallin ku ishit lindur e rritur ?

    Rifat Jashari: Të them të drejtën, gjithçka dukej si shkretëtirë, si rrugës ashtu edhe në fshat e qytet, sepse gjithçka ishte shkatërruar. Megjithatë, kishim ndjenjën e krenarisë, përkundër të gjithave që kishin ndodhur, ne ishim në vendin tonë, në tokën tonë. Filluam menjëherë të punojmë dhe t'i rindërtojmë shtëpitë, edhe pse kishte kërkesa të shumta si të qytetarëve ashtu edhe të të tjerëve që ne të vendoseshim dikund në qendër, duke na thënë se "Ju meritoni të vendoseni në qendër...".
    Ne megjithatë e dinim se me shtëpinë dhe truallin tonë nuk ndërrohet asgjë.

    Pasi e bëmë pastrimin e vendit dhe i kryem disa punë u vendosëm menjëherë në Prekaz.

    Më 28 qërshor arritëm në Skëndëraj, më 29 u kthyem në Prekaz, ndërsa më 1 korrik kanë filluar të vijnë njërëz për të na vizituar, sidomos djemtë e luftës dhe njërëz të tjerë, të cilët na kanë ndihmuar në rivendosjen e jetës. Ato ditë shkuam në Prizren që të marrim disa gjëra elementare të materialit ndërtimor, sepse në Skëndëraj nuk kishte.

    • Kush përkujdesej për familjen Jashari në atë kohë?

    Sipas Rifat Jasharit: Për një vit rresht, neve na kanë shërbyer dhe ndihmuar të pesë motrat tona, herë njëra e herë tjetra, duke u përkujdesur për ne dhe për fëmijët tanë sikur nëna të tyre, sepse nuk kishte gra të tjera në shtëpinë tonë. E vetmja femër e rritur ishte vajza ime, Iliriana. Ato na kanë ndihmuar dhe, na ndihmojnë edhe tani.

    Ne filluam menjëherë me ndërtimin e shtëpive të rrënuara. Çdo gjë që e kemi tash, e kemi ndërtuar pas luftës. Vizitat e njërëzve kanë vazhduar për 5-6 muaj pas luftës nga të gjitha viset shqiptare, dhe diaspora.

    Jemi munduar t'i presim si duhet. Natyrisht këtu ka pasur edhe vizita nga delegacione të ndryshme; nga KFOR- i, Kushneri, gjenerali Klaus Rajnhard dhe shumë përsonalitete të tjera.

    Ne e patëm më lehtë që ta rinisim jetën tonë në Prekaz, sepse e bëmë më herët një program, ndërsa kushtet jetësore, të cilat i kemi tani, janë të nivelit që i kishim kur filloi lufta.

    • Si ka rrjedhë pas luftës shtrirja e trungut familjar te ju?

    Rifat Jashari: Në përvjetorin e dytë të rënies së familjarëve tani, djali im Murati, është takuar me Sadijen, tash nuse e tij, me të cilën u fejua, ndërsa dasmën ia bëmë më 7 mars. Pse vepruam kështu? - Deshtëm që edhe në gëzimin e familjes tonë të jenë të pranishëm kush të dojë prej popullit tonë, sepse kur kishte ndodhur lufta, i tërë populi ynë e kishte ndarë dhimbjen me familjen tonë dhe ishte populli ai, i cili me ndjenjat e veta na e largoi dhimbjen. Për këtë arsye edhe gëzimin deshëm ta ndajmë së bashku.
    Pastaj është martuar edhe djali i Ademit, Lulzimi, ndërsa djali i Hamëzs Bekimi është martuar në Gjermani.

    Edhe dasma e Bekimit ka pasur disa gjëra intërësante për të tjerët. Ndërsa për ne ishte diçka e zakonshme. Ka pasur disa njërëz që edhe na e kanë parë për të madhe pse bënim dasmë, duke na thënë; "si po e bëni këtë, kur ju kanë ndodhur këso gjërash?", por ne ishim të përgatitur në çdo aspekt që të ballafaqohemi me çdo gjë që kishte nevojë dhe me problemet që i sjell jeta. Tash, ne i kemi tri nuse dhe pesë fëmijë dhe jemi gjithsej tetëmbëdhjetë anëtarë.




    BESARTË JASHARI: "E KAM PARË BALIN ADEM KUR E KA MARRË PLUMBI, KA RËNË TE SHTYLLA, AFËR SHKALLËVE TË SHTËPISË, ATY U VRA"

    E PARA U VRA ADILJA

    Besatra Jashari: Në ditët para se të ndodhë ky sulm, në famijen tonë është zhvilluar një jetë krejt normale. Ne si fëmijë, qysh herët e dinim se në shtëpinë tonë vinin njërëz të ndryshëm dhe ishim mësuar të shohim mysafirë shumë shpesh. Deri kur ka filluar lufta, nuk na është dukur se po ndodh diçka e jashtëzakonshme. Unë e mbaj mend edhe sulmin e 22 janarit në shtëpinë tonë. Atë natë, kur kanë ardhur forcat serbe për ta sulmuar shtëpinë tonë, unë isha me nënën time, Feriden, ende ne bodrum të shtëpisë. Ajo i pastronte dhe i rregullonte enët pas syfyrit. Për fat, forcat serbe nuk ishin futur në bodrum. Mua dhe një fëmije tjetër të shtëpisë sonë, nëna na e hodhi një dyshek përmbi dhe na strehoi në një qoshe të shtëpisë. Aty kemi qëndruar derisa u krye sulmi. Ka zgjatur kjo rreth një gjysmë ore.

    Më 5 mars, në mëngjes, para se të nisin gjuatjet e serbëve erdhi Bali Adem dhe na tha që të mos frikësohemi. Ai lëvizte prej vendit ku ishim në pozita të ndryshme në oborr. "Ne jemi më të fortë se ata (serbët), mos keni frikë, s'kanë çka na bëjnë", na tha ai, sapo u kuptua se policia dhe ushtria serbe ia kishin mësyrë shtëpinë tonë. Ashtu na tha edhe babagjyshi Shabani dhe nuk vonoi shumë dhe lufta filloi...Serbët gjuanin me granata dhe armë të tjera në shtëpitë tona.

    Ditën e parë u zhvillua luftë e madhe, gjatë tërë ditës shtëpitë tona u granatuan. Atë ditë, dikur u vra vetëm Adilja, gruaja e Ademit. Ajo u vra në shkallët e njërës shtëpi. Ajo shkoi të marrë municion në katin e tretë të shtëpisë ku i kishin dhomat Bali Adem dhe babai ynë, Hamza.

    Adilja u ngjit në katin e tretë të shtëpisë për ta marrë një çantë me fishekë. U vra duke zbritur shkallëve teposhtë. Anëtarët e tjerë të familjes e morën trupin e saj dhe e sollën në bodrumin ku ishim ne, para shporetit dhe e mbuluan me një batanije. Tërë dita shkoi me gjuajtje të fuqishme të forcave serbe, ndërsa në mbrëmje të shtënat u qetësuan. Në mbrëmje, djemtë, Blerimi, Kushtrimi dhe Igballi dhe Bali Adem me ta, i mbushinin karikatorët dhe bëheshin gati për luftën e ditës tjetër. Ata e ndiqnin situatën.

    •Domethënë ditën e parë të sulmit nuk është vrarë askush tjetër nga familja?

    Besarta Jashari: Jo. Ditën e parë të sulmit në familjen tonë s'ishte vrarë askush tjetër, pos gruas së Ademit, Adiles.

    •Po të nesërmen?

    Besatra Jashari: Që në mëngjes, kanë filluar përsëri granatimet e forcave serbe. Ne ishim duke qëndruar në bodrum. Granatat binin në çdo pjesë të shtëpive dhe të oborrit. Copat e një granate dhe gojëzat e saj e zunë përfundi Igballin, djalin e bacit Rifat, ndërsa gjyshja Zade i tha nënës së tij, Zarifes: "Çou hiqja djalit ato copa prej trupit, sepse të gjithëve do të na gjejë kjo". Granatimet vazhduan të jenë edhe më të fuqishme, ndërsa nga copat e granatave filluan të vriten edhe anëtarët e tjerë të familjes sonë që ishin të strehuar në dhomën si bodrum. Ai që vritej, merrej nga të tjerët dhe skajohej në një pjesë të bodrumit, ndërsa bali Adem dhe babai Hamza me djemtë tanë rezistonin në pozicionet e tyre. Më tragjikja ka qenë një granatë që i ra bodrumit dhe e çau atë në dy pjesë duke e shkatërruar. Ajo granatë i vrau edhe disa prej anëtarëve të tjerë të familjes tonë. Fuqia e saj e hodhi gjyshen prej vendit ku ishim, në një dhomë tjetër, sepse ishin shkatërruar edhe muret që ndanin vendin ku ishim ne me dhomat e tjera përdhese.

    Nga kjo granatë dhe disa të tjera që u hodhën rresht, pos atyre që u vranë mbetën të plagosura rëndë edhe Hidajetja, vajza e bacit Rifat dhe motra ime, Fatimja, që ishte dy vjet më e vogël se unë. Hidajetja m'u mbështet për trupi bashkë me Fatimen. Eshtrat e tyre kërcitnin, sepse ishin thyer nga granatat dhe copat e tavanit të murit që kishin rënë mbi trupin e tyre. Kërkuan ujë dhe unë dola që të marr. Kur u dogjën shtëpitë, shpërtheu edhe sistemi i ujit. U nisa të marr ujë duke kaluar mbi trupat e të vdekurve. Kur u ktheva, që të dyja kishin vdekur. Të gjallë ende ishin Besimi, Kushtrimi dhe Bali Adem, që luftonin nga një pozicion në tjetrin.

    • Po mixha Shaban dhe Hamza, a ishin ende gjallë?

    Besatra Jashari: Këtë nuk e di, sepse nuk kam mudur t'i shoh, ata ishin në pozicione të tjera.




    I FUNDIT RA KUSHTRIMI

    • Ademi paska qenë gjithmonë afër jush ?

    Besatra Jashari: Ai lëvizte prej pozitës që kishte te një mur në oborr dhe vinte kah vendi ku ishim ne të strehuar. Pas vrasjes së shumicës së anëtarëve të familjes tonë, vritet edhe Besimi. Afër dërës së bodrumit ku ishim strehuar bie edhe bali Adem, në përpjekje për të na mbrojtur. Të gjallë ishim vetëm edhe unë e Kushtrimi. Unë isha e strehuar në bodrum, ndërsa dyert e tij ishin të hapura. E kam parë balin Adem kur e ka marrë plumbi, ka rënë te shtylla afër shkallëve të shtëpisë, aty u vra.

    Pas rënies së balit Adem, djali i tij Kushtrimi (atëherë 13 vjeç) e mori automatiku dhe u nis në drejtim të një pozicioni tjetër në oborr, sepse policët serbë tashmë ishin futur nëpër disa depo që i kishim. Në ballafaqim me ta, Kushtrimi ka rënë midis dy shtëpive. Unë sa shkoja te trupat e secilit, duke i prekur dhe duke thirrur me zë mos kishte mbetur kush i gjallë,. I thirrja në emër, por s'përgjigjej askush. Dhe, në ato momente kur më nuk dija çka të bëja, u futa nën maxhen e shtëpisë, duke menduar kështu të shtrehohem. Krejt kjo po zhvillohej kah fundi i lufatës, dikund në ditën e tretë të sulmit, paradite.
    Në bodrumin ku isha strehuar, erdhën policia serbe. Ata më parë i gjuajtën disa bomba dore dhe gazlotsjellës. Gjuanin edhe duke u futur brenda. Kur u futën brenda, filluan të kontrollojnë dhe më dikutuan se isha e gjallë. Isha strehuar në një qoshe, afër maxhes, aty ku ishin çeshmet e ujit, nën koritën e betonit ku laheshin enët. Policët më diktuan në frymëmarrje se isha e gjallë.

    M'u afruan dhe më nxorën prej aty, më qitën në oborr dhe filluan të më pyesin për balin Adem që ishte i vrarë para shkallëve se a ishte ai Ademi apo jo. Unë e dija se bali Adem ishte i vrarë, por ata nuk ishin të sigurt se a ishte ai, sepse ai e kishte shkurtuar pak ditë më parë mjekrën dhe kjo ata i bënte të pasigurt në njohjen e tij. U thashë: "Ky nuk ëhtë Ademi, është një dajë prej Llaushës, Abdullahu". Ademi e Hamza, u thash, nuk janë këtu. As për babagjyshin nuk u thashë se është ai.

    •Pse u thatë ashtu policëve?

    Besatra Jashari: Ne edhe më herët ishim mësuar në familje, që të mos u tregojmë të tjerëve gjithëçka. Njërëzit shpesh na pyesnin: "A janë Ademi e Hamza aty, çka po bëjnë, si janë?", dhe ne nuk donim që të tregonim a janë apo s'janë. Edhe policëve s'doja t'u tregoja.

    Sa bëhej luftë e dëgjoja zërin e babës Hamëz, por atë s'e shihja, ndërsa i kam parë babagjyshin dhe balin Adem, siç tregova. Ata të dy, gjatë sulmeve serbe kanë ardhur më shpesh te bodrumi ku ne ishim të strehuar. Babagjyshi është vrarë më herët se bali Adem, i cili e kishte pozicionin e vet te një mur i oborrit, por kur muri u rrënua, u tërhoq te shtëpia dhe pozicioni i tij ishte dritarja nën shkallë betoni, para bodrumit. Ai luftoi në këto dy pozicione dhe në pozicione të tjera derisa u vra.

    •Çka ndodhi pastaj me ty?

    Besatra Jashari: Policët serbë më morën pastaj dhe më sollën rreth e rrotull shtëpive. Më dërguan te një veturë e bardhë dhe deshën të ma jepnin një injeksion apo ku di çka ishte ajo. Aty unë kam bërtitur, dhe njëri prej tyre, kur e pa reagimin tim, nuk i la të ma jepnin injeksionin. Më dërguan pastaj në Fabrikën e Municionit, ku u bashkova me fëmijët e tjerë të lagjes, të cilët i kishte rrëmbyer policia bashkë me shumë familje të lagjës sonë. Aty u bashkova me disa të afërm të lagjes dhe prej aty, policia serbe na dërguan në Skëndëraj. Në Skëndëraj më ka marrë Bejtë Gashi për të më strehuar, ndërsa më vonë kanë ardhur dajtë që të më marrin dhe jam bashkuar me Shqipen, Marigonën, Ilirianën dhe Fazliun që ishin te dajtë.

    KAM PARË POLICË TË VRARË NË ARAT PËRRETH SHTËPIVE...

    •Dajët e fëmijve të Rifatit kujdesëshin për fëmijt e Jasharajve.

    Besatra Jashari: E takova te dajtë e fëmijëve të bacit Rifat, në Okrashitcë. Ai vinte edhe gjatë luftës në Okrashticë dhe në Kopliq, varësisht se ku ishim ne të strehuar. Nuk shkonte javë pa kontaktuar me ne. Pothuaj gati çdo javë ne kemi kontaktuar me telefon edhe me bacin Rifat, Muratin, Bekimin e Lulin që ishin në Gjermani...

    Për ne fëmijët e Jasharëve kujdeseshin dajtë tanë, dhe po ashtu ishim gjithmonë me UÇK-në, aty ku ata i kishin pozicionet me të mira, aty ishim edhe ne.

    •Kush foli i pari prej jush në telefon me bacën Rifat, ti apo Bashkimi, çka i the atij?

    Besatra Jashari: Unë kam folur e para. Me bacin Rifat kam folur në telefon prej Skëndërajt. Pastaj ka folur shpesh edhe Bashkimi.

    Biseda e parë me bacin Rifat, ishte e shkurtër. Ai më pyeti se a ka mbetur kush i gjallë, ndërsa unë, edhe pse isha e tronditur prej krejt asaj çka kisha parë e përjetuar, i tregova se si kanë luftuar bali Adem, babai Hamza, babagjyshi dhe të tjerët. I tregova po ashtu se kur kam dalë prej shtëpisë, kam parë edhe policë serbë të vrarë në arat dhe rrugët përreth shtëpive tona...

    TRI TELEFONATA NË NATËN E SULMIT

    Me 5 mars në rojë ishin Bashkim Jashari dhe një i afërt i Jasharajve i quajtur Ali, këta patrullonin prej shtëpive të tyre e deri në kufi me fabrikën e municionit, ku ishin të vendosura forcat serbe. Agoi drita dhe nuk vërehej asgjë. Në oborrin e shtëpisë sonë, dikund kah ora 5 e mëngjesit, te një pikë ku ishte i vendosur një mitraloz. Atëherë ishte zgjuar Hamza dhe me të filluam të bisedojmë në oborr. Edhe Ademi ishte zgjuar, ishte në odë. Derisa ne po bisedonim në oborr me Hamëzn, Ademi doli nga oda dhe tha se forcat serbe po rrethojnë Llaushën. Kështu e kishin lajmëruar në telefon nga Lagjija e Re e Skëndërajt.
    I kishin thënë se njërëzit i kishin parë forcat serbe që po e rrethojnë Llaushën. Kështu e kishin thënë se njërëzit i kishin parë forcat serbe duke ardhur nga Llausha. Erdhi te Hamza dhe ia tregoi atë që ia kishin thënë atij në telefon.

    "Për hajr qoftë", ne kemi vendosur kështu dhe s'ka rrugë tjetër...", i tha Hamza Ademit.

    *Kush i telefonoi Ademit?

    Bashkim Jashari: I telefonoi Shani Geci, i cili i kishte thënë Ademit se forca të mëdha policore ishin nisur në drejtim të Llaushës. Ademi na tha: "Bëni gati disa armë se po shkojmë në Llaushë". Pas pak, telefonohet prapë te ne dhe thuhet se forcat serbe nuk po shkojnë në Llaushë, po në Açarevë. Edhe kësaj rradhe Shaniu ishte në telefon. Ndërsa, pas pak, telefonohet sërish dhe thuhet se "forcat serbe janë kah vijnë te ju në Prekaz". Ademi, pasi e merr këtë informatë, del shpejt nga oda dhe na thotë: "Djema, zini shpejt pozicionet se na e paskan mësyer neve". E morrëm armatimin që e kishim, erdhën edhe djem të tjerë të armatosur nga fqinjët, të cilët u njoftuan se forcat serbe ia kishin mësyer lagjës tonë dhe u pozicionuan me automatikë, mitralozë, bomba dore, mortaja e tjera.

    PLEQ E TË RINJ LUFTONIN

    Bashkim Jashari: Ne morëm pozicione të ndryshme mbrojtëse. Nuk vonoi shumë dhe tanket serbe filluan të dalin në anën e kundërt të shtëpive tona, përballë lagjes sonë. Një tank erdhi drejt shtëpisë sonë dhe drejt pozicioneve që i kishin zënë Besimi e Fitimi. Këta dy, ishin të parët që filluan të qesin me mitralozë nga pozicioni që kishin zënë në një qoshe të një objekti, ku e kishin hapur një vrimë. Ata filluan të gjuajnë të parët, sepse forcat serbe ishin afruar shumë. Besimi e Fitimi mbulonin pjesën kah Fabrika e Municionit, sipërfaqen e sipërme prej nga policët dhe paramilitarët po tentonin të afroheshin.

    Ademi, ndërkaq, e ka gjuajtur me mortajë dore tankun që i ishte afruar shtëpisë dhe e ka goditur. Tashmë gjuajtjet filluan në të dyja anët. Para se serbët të fillojnë të gjuajnë, disa policë u futën në një shtëpi të zbrazët të lagjes që ishte përballë odës sonë. Ajo shtëpi e ka pasur një bodrum dhe aty u futën ata. Unë me Ragipin (Jasharin), kemi gjuajtur me mitraloz në drejtim të asaj shtëpie ku u futën policët serbë, ndërsa disa policë të tjerë tentuan që të futen në oborrin e shtëpive tona.

    Kur ne gjuajtem në drejtimin nga afroheshin ata, shumë prej tyre janë rrëzuar për toke. Është intërësant se policët kalonin mbi trupat e shokëve të tyre, dhe nuk ndaleshin. Kjo jep të kuptohet se policët dhe paramilitarët serbë kanë qenë të droguar dhe më vonë, pas mbarimit të sulmit, në oborret e shtëpive tona janë gjetur edhe shiringa.

    Jasharajt kanë gjuajtur në policët dhe paramilitarët serbë me dy mitralozë, ndërsa distanca mes tyre dhe nesh ishte e atillë që mundësonte për mitralozët tanë që t'i kapin ata.

    Forcat serbe pastaj kanë filluar të gjuajnë me minahedhës dhe me armë të rënda. Baci Hamëz ishte i pozicionuar në një shtëpi tjetër, tonën. Është intërësant se ai, atë ditë, ishte në një gjendje shumë emocionale, i gatshëm për gjithçka.

    Gratë dhe fëmijët ishin të gjithë të vendosur në shtëpinë e parë në një dhomë si bodrum. Babagjyshi Shabani endej nga një pozicin në tjetrin, herë në odë e herë në ndonjë pjesë tjetër të oborrit me një fqinj tjetër, te hyrja e parë e oborrit. Hamza me një fqinj tjetër po ashtu kishte marrë një pozicion te shtëpia e dytë. Unë me Ragipin dhe me një djalë te Klinës (Shefikun) ishim të pozicionuar te shtëpia e parë.

    Serbët filluan të gjuajnë me minahedhës edhe nga Fabrika e Municionit. Në vendin ku binin predhat, ngrihej pluhur i madh dhe dheu të hidhte për disa metra larg. Filluan të gjuajnë edhe nga ana e kundërt. Aq të forta ishin detonimet sa neve që qitnim me mitraloz të lehtë dhe me mitraloz 12.7mm, nga detonimet e predhave dhe gjuajtjeve të serbëve, na bëhej se nuk e dëgjonim zhurmën e mitralozëve tanë.





    COPAT E KULMEVE TË SHTËPIVE BININ EDHE NGA 50-60 METRA LARG

    Bashkim Jashari: Taktika jonë ka qenë: kur serbët të gjuajnë, ne të heshtim, të pushojmë, ndërsa kur ata rallojnë gjuajtjet nga armët e rënda dhe tentonin të afrohen me këmbësori drejt shtëpive tona, ne të gjuanim në ta. Duke qenë se këmbësoria serbe vinte nga ana e epërme e shtëpive tona, unë me dy-tre vetë të lagjes vedosëm që të dalim rrugicës dhe t'u dalim para atyre.

    Tentuam ta bëjmë këtë por ata na vërejtën kur i ndërruam pozicionet, filluan të na gjuajnë me të madhe. Ne faktikisht mbetëm në rrugicë dhe nuk kishim mundësi që sërish të kthehemi në pozicionet tona brenda oborrit. Ishte kjo dikund rreth orës 11 të ditës së parë të sulmit.

    U ballafaquam me këmbësorinë për një orë dhe mes nesh është zhvilluar një luftë jashtëzakonisht e madhe. Prej neve rezistohej aq sa kishte mundësi, po kur forcat serbe filluan të gjuajnë në drejtimin tonë edhe me armë të rënda, pozicioni ynë u keqësua. Në ato momente, copat e kulmeve të shtëpive binin edhe nga 50-60 metra larg, pasi qëlloheshin me artileri dhe armë të rënda. Edhe pranë nesh kanë rënë predha të minahedhësve dhe na kanë hedhur 5-6 metra larg pozicioneve, ndërsa mes vete komunikonim me zëra të lartë. Faktikisht duke bërtitur.

    Çka shihnim, ia transmetonim Hamëzs që ishte në shtëpinë e mesme, Hamza ia transmetonte Ademit. Më pas, unë dhe dy djem të tjerë të lagjes, faktikisht mbetëm "jashtë lojës", deri në orën 5 apo 6 të mbrëmjes. Në pozitën ku ishim, duhej të luftonim tashmë për ta çarë rrethimin dhe për t'iu shmangur rënies në duar të serbëve. Me mua ishte Shefiku dhe dy djem të tjerë të lagjes me të cilët, pasi e shpërthyem rrethimin u nisëm në mbrëmje për në Mikushnicë.




    PAS TRI DITËSH LUFTË VETËM BESARTA MBETET NË SHTËPI DHE AJO DINTE TË TREGOI PËR EPILOGUN E LUFTËS

    Lufta e Adem Jasharit me babën Shaban, dhe vëllanë Hamëzn në prani të familjes, është fenomeni i vetëm ndoshta në botë, luftë kundër pushtuesit serb, luftë për liri e për çlirim.

    Fenomen i vetëm është se si u bindën të rritur e të vegjël se armikut nuk duhet frikësuar dhe nuk duhet ikur prej tij. Këtij shembulli nuk i përngjajnë as kemikazët japonezë, as muxhahidinët islamikë, sepse këta vëtëflijohen vetëm të rriturit, kurse fëmijët nuk ishin prezentë aty ku zhvillohej ngjarja. Fëmijët e Jasharajve përcillnin ngjarjen, duke i shikuar se si po luftojnë dhe kush po vritej me radhë. Kështu më së miri ngjarjen e ka përcjellë Besarta prej kur e para u vra Adilja e i fundit Kushtrimi, duke i shikuar se se si copat e mureve dhe mbulojes së shtëpive hudheshin 50-60 metra larg. Tani Besarta na e përshkruan edhe kthimin në shtëpi të atyre antarëve të familjes të cilët mbeten gjallë. (fn. Jasharët prej fq. 63-103)




    PËRFUNDIM

    Në Broshurën Atdhedashuria e Jasharajve dhe Sakrifica e tyre, kam trajtuar një çështje sa të dhëmbëshme edhe më shumë krenare, sepse nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

    Adem Jashari rikujtoi Betejën e Termopileve në Spartën e Vjetër (121 para erës sonë), kur Lakodemonianët (e Lakonisë) në krye me Leoniden, me 300 ushtarët e tij iu kundërvunë ushtrisë Persiane në numër disa dhjetra mijë - luftëtarë. Lakodemonianët në krye me Leonidën, vendosin të luftojnë derisa të bijë edhe ushtari i fundit, kundër Persianëve. Ishin të vetëdijëshëm se të gjithë do të sakrifikohen, por luftonin krenar duke thën se "gjeneratat e ardhëshme do ta dijnë se "këtu pushojnë trupat e lakodemonianëve, të cilët ranë për mbrojtjen e Spatës, dhe krenarinë e saj".

    Edhe Adem Jashari doli në pozicionin e Leonidës; babai Shabani, vëllai Hamza dhe familja e tij në pozitën e Lakodemonianëve, të cilët mbetën shembull i pavdekshëm në Drenicë, Kosovë dhe në kombin tonë, shembull se si luftohet dhe vdiset për Atdhe dhe Liri.

    Të drejtën e autorsisë e mban autori



    Këtu në fushën e nderit ranë:

    Shaban Murat Jashari, 74-vjeçar
    Zahide Jashari, 74-vjeçare
    Zarife Jashari, 49-vjeçare
    Hidajete Rifat Jashari, 15-vjeçare
    Valdete Rifat Jashari, 15-vjeçare
    Igballe Rifat Jashari, 13-vjeçare
    Igballe Rifat Jashari, 11-vjeçare
    Hamëz Shaban Jashari, 47-vjeçar
    Feride Jashari, 43-vjeçare (e shoqja e Hamëzs)
    Selvete Hamëz Jashari, 20-vjeçare
    Afete Hamëz Jashari, 17-vjeçare
    Besim Hamëz Jashari, 16-vjeçar
    Lirie Hamëz Jashari, 14-vjeçare
    Blerim Hamëz Jashari, 12-vjeçar
    Fatime Hamëz Jashari, 9-vjeçare
    Blerinë Hamëz Jashari, 7-vjeçare
    Adem Shaban Jashari, 42-vjeçar
    Adile Jashari, 40-vjeçare (e shoqja e Ademit)
    Fitim Adem Jashari, 17-vjeçar
    Kushtrim Adeni Jashari, 13-vjeçar




    Po ranë dhe të tjerë, bashkë me ta ose pranë tyre

    Hamit Hus Jashari, 62
    Salë H. Jashari, 57
    Sadik Hus Jashari, 65
    Hafije Jashari, 60
    Hamdi Sadik Jashari, 33
    Elfije Sadik Jashari, 28
    Fatime Sadik Jashari, 26
    Ramiz Sadik Jashari, 24
    Qerim Hus Jashari, 53
    Hajrije Jashari,
    Ukshin Qerim Jashari, 18
    Shaliin Qerim Jashari, 26
    Bahtije Jashari me tre bijtë e saj:
    (Abdullah Zenë Jashari, 16
    Blerim Zenë Jashari, 12
    Bujar Zenë Jashari, 5 )
    Qazim Osman Jashari, 48
    Nazmi Zukë Jashari, 26
    Sinan Ramadan Jashari, 58
    Beqir Bajram Jashari, 40
    Halil Bajram Jashari, 38
    Sherif Brahim Jashari, 47
    Elheme Jashari, 45
    Murtez Zymer Jashari, 22
    Faik Tahir Jashari, 35
    Kajtaz Jashari, 44
    Hamide Jashari, 70
    Halit Imer Jashari, 65
    Hajzer Zymer Jashari




    Disa syrësh u paraqitën si të zhdukur, po prejtyre disa u identifikuan më vonë:

    Mihrije Jashari, 53 me të bijat:
    (Sabrije Zymer Jashari, 20
    Hanife Zymer Jashari, 16 )
    Smajl Asllan Jashari, 48
    Daja: Osman Geci
    Nipi: Isak Halili
    Musafir: Fatime Bazaj 21
    Smajl Bazaj 18

    Libri është i përshtatshëm për lekturë shkollore për lëndën e historisë kombëtare. ( fn. Kompleksi Memorial Adem Jashari, Prekaz, Prishtinë 2004 )




    Burimet

    Bardh Hamza dhe Faik Hoti Prishtinë 2003
    Gani Geci,”Lufta pa maska”, Prishtinë 2001
    Kujtime të Rifat, Murat, Besartë, Bashkim dhe Lulëzim Jashari, Prishtinë 2003
    Evokim Dr. Fehmi Agani, Dr. Islam Dobra, Bajram Dobra dhe Bejtë Gashi




    VËREJTJE:

    Flala e recensentit

    Lufta e Dytë Botërore nuk e zgjodhi çështjen kombëtare as atë politike apo sistemore për shqiptarët, sepse atyre iu mohua vetëvendosja demokratike dhe politike e sistemore.

    Në vend të vetëvendosjes, iu imponua sistemi komunist ose bolshevik i pansllavizmit lindor - rus. Patriotët shqiptarë, gjithnjë bënë përpjekje brenda dhe jashtë Kosovës e Shqipërisë që t’i realizojnë aspiratat e tyre për çlirim dhe vetëvendosje demokratike.

    Rrethanat e krijuara nga bota e fortë demokratike krijuan momentin që ne të veprojmë si pjesë e botës së fortë dhe të çlirohemi, kështu si ja arritëm qëllimit.

    Nga ne shqipëtarët e Kosovës, Adem Jashari me tërë familjen i priu kauzës luftarake për çlirim dhe u çliruam, me ndihmën e forcave ushtarake demokratike të NATO-os.

    Adem Jashari, do të jet përherë Fanar (dritë) i pashuar për çështjen kombëtare.

    Kështu e ndiej vetën të nderuar ta shkruaj recensurën për këtë libër.

    Recensent: Selim Mehmeti, prof.





    EMËRTIMET E INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS ME EMRAT E JASHARAJVE

    Qarqet institucionale, politike, ushtarake kulturore të Kosovës, shumë institucione i kanë emërtuar me emrate Jasharajve si p.sh.
    1 Shkolla Fillore e Skendërajit është e emërtuar me emrin e Shaban Jasharit pasi që ai kishte qenë punëtor i arsimit menjëher pas luftës së dytë botërore.
    2.Akademia Ushtarake e Kosovës është emërtuar me emrin e Hamëz Jasharit.
    3.Garda Kombëtare e Kosovës "Adem Jashari"

    të gjitha këto emërtime janë dhënë për meritat e tyre politike luftarake dhe kombëtare.

    4.Në Skëndëraj Sheshi Memorial quhet "Sheshi Memorial Adem Jashari"
    5.Në Malishevë është sheshi"Adem Jashari"
    6.Në Kosovë me emrat e këtyre heronjve ka shumë rrugë, shkolla, ente e institucione të emërtuara.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 07-05-2011 më 11:50
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  11. #11
    Të dashur miq ju dëshiroj lexim të këndshëm.
    Paraprakisht falënderoj autorin.


    P.S. Tani mund të shkruani komentet tuaja.

    Respekt,
    Adem Gashi, kryeredaktor
    në Radio Projekti 21, Danimarkë
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #12

    këtu mund ta shkarkoni tekstin...

    në tufëzën/linkun e poshtëshënuar e keni librin të punuar në word, të cilin e kam rregulluar më mirë teknikisht. Libri është e përshtatshëm edhe për printim ( shtypje) në formatin A4, ndërkaq për nevoja të mia e kam edhe në formatin A5, si libër. Të interesuarit mund të më kontaktojnë.

    Në këtë tufëz afati është i kufizuar 1 javë ose 100 shkarkime.


    https://rcpt.yousendit.com/112031059...0126cfd456140a
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    në tufëzën/linkun e poshtëshënuar e keni librin të punuar në word, të cilin e kam rregulluar më mirë teknikisht. Libri është e përshtatshëm edhe për printim ( shtypje) në formatin A4, ndërkaq për nevoja të mia e kam edhe në formatin A5, si libër. Të interesuarit mund të më kontaktojnë.

    Në këtë tufëz afati është i kufizuar 1 javë ose 100 shkarkime.


    https://rcpt.yousendit.com/112031059...0126cfd456140a
    me intereson se qfar raportesh ka pas islam dobra me jakup krasniqin pasi qe dihet qe te dy kan qen koleg ne gjimnazin e drenasit dhe qe te dy kan qen historian.
    Ne disa shkrime te islamit ka reagu jakupi ku nuk eshte pajtua,duke then se islami ka shtrembrua faktet,nuk me kujtohet se per cilin botim ishte fjala,por kam ndegju se ata nuk ka fol ne mes vet.

  14. #14
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    me intereson se qfar raportesh ka pas islam dobra me jakup krasniqin pasi qe dihet qe te dy kan qen koleg ne gjimnazin e drenasit dhe qe te dy kan qen historian.
    Ne disa shkrime te islamit ka reagu jakupi ku nuk eshte pajtua,duke then se islami ka shtrembrua faktet,nuk me kujtohet se per cilin botim ishte fjala,por kam ndegju se ata nuk ka fol ne mes vet.
    Përshëndetje drenicak - vendasi im
    besoj se pyetjen e ke bërë në përgjithësi për të gjithë lexuesit e forumit - ata që e lexojnë këtë temë, por po filloj unë si hapës i kësaj teme.

    Unë i njoh që të dy. Islamin e kam pasur kujdestar klase në shkollën fillore, njëherësh edhe mësues të historisë. Ka qenë pedagog i mirë dhe shumë i zellshëm - punëtor i dalluar. Këtë aktivitet, p¨åerkundër vështirësive që i ka pasur me "hyqymetin" nuk e ka ndalur dhe në fund edhe ka doktorruar në lëmin e hsitorisë. Unë nuk do të flas për shkrimet e tij në përgjithësi, as për titujt e veprave të botuara, por do të ndalem të njëra e cila është e vetmja në historiografinë shqiptare. Ky ka botuar librin monografi për Ali Gashin - ose Pandeli Sotirin drenicak. Nuk do të flas pse e quaj Pandeli Sotiri, sepse jam në kontakt me familjarët e mësuesit Islam dhe besoj së shpejti do ta postoj këtë libër edhe për ju - lexuesit e këtij forumi.

    Jakupin e njoh pak, tek pasi është angazhuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Për mua ( sipas mendimit tim ) ka qenë një njeri shumë i mirë dhe shumë konstruktiv dhe mbi të gjitha ka pasur një "uni" të vetin ( dmth nuk ka qenë pakurrizor ). Për mau është njeri me ideal të fortë. E di ( nga ato që kam dëgjuar ) se përkundër shume¨torturave që i janë bërë nga policia, kurrë nuk kanë arritur për ta mposhtur. Për kohën kur e kam njohur ka qenë njeri besnik dhe i fjalës dhe mbi të gjitha, gjithmonë sipas vlerësimit tim është një njeri që i besohet i tërë shteti dhe mos u frikëso se ta "shamng" qoftë edhe një qindarkë të vetme. Kjo ishte për periodën e paraluftës, ndërkaq, tani, gjithmonë duke u bazuar në të kaluarën e tij por edhe në qëndrimet e tij në kuvend është i vetmi person në PDK që mund të admirohet ( edhe Fatmir Limaj ).

    Sa për atë se a flasin e nuk flasin ndërmjet veti, për këtë nuk jam në njohuri, por duke ditur se ne jemi shqiptar dhe vështirë dy shqiptarë të të njëjtit profesion të jenë dhe kolegë të mirë, mbase edhe mund të mos flasin.


    Ouuu, e paskam zgjatur shumë!
    respekt vendasi im drenicak

    P.S. I dashur drenicaku im, meqë fola për këta të dy, po i flas edhe nja dy fjalë për ty. Shkrimet tua i lexoj me vëmendje. Unë kam parë tek ti njeriun e sinqertë që i thotë gjërat hapur dhe pa ngurrim. E dënon të shtremtem po të jetë ai edhe vëllai yt. Kjo është e mirë. Mbase edhe kritiokohesh nga të tjerët, por mos u frikëso, se nuk shkon shumë kohë dhe mbase do të kthehen dhe të kërkojnë falje. Por,.... nganjëherë, kur po "nxehesh" edhe po thua gjëra të pamatura. Besoj nuk do të më hidhërohesh për këtë.

    P.S 2. E njëjta gjë vlen edhe për drenicakun tjetër Ardit Mustafa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 03-06-2011 më 20:34
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Përshëndetje drenicak - vendasi im

    P.S. I dashur drenicaku im, meqë fola për këta të dy, po i flas edhe nja dy fjalë për ty. Shkrimet tua i lexoj me vëmendje. Unë kam parë tek ti njeriun e sinqertë që i thotë gjërat hapur dhe pa ngurrim. E dënon të shtremtem po të jetë ai edhe vëllai yt. Kjo është e mirë. Mbase edhe kritiokohesh nga të tjerët, por mos u frikëso, se nuk shkon shumë kohë dhe mbase do të kthehen dhe të kërkojnë falje. Por,.... nganjëherë, kur po "nxehesh" edhe po thua gjëra të pamatura. Besoj nuk do të më hidhërohesh për këtë.

    P.S 2. E njëjta gjë vlen edhe për drenicakun tjetër Ardit Mustafa.
    faliminers baca Dem.

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga ardit mustafa Lexo Postimin
    faliminers baca Dem.

    Me nder qofsh Ardit.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #17
    baci Adem du me ta bo ni pyetje. pse kurrkun n kit liber nuk po permenet hashin thaqi.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Norway
    Postime
    28
    Tung dhe respekt per prof.Islam Dobra, e kisha profesor ne vitet 1985-87. Sa u mallengjeva. Ishin kohë te veshtira por ai nuk u ndal kurr duke na treguar se ne jemi shqiptarë dhe duhet te mburremi me ketë gjë. Ai na ndihmoi kur u rrezonim kur pushteti na i burgoste prindrit,ai ishte gjithmon aty ku duhej ndihma.Andaj unë se kam takuar më kurr qe prej asaj kohe por kam respekt per profen.Islam Dobra dhe i uroj nji pleqri sa me te leht duke e shijuar Kosoven e lirë sepse e meriton te marr frym lirshem se boll ka perjetuar tym e flakë. Respekt per at qe solli ketë temë ketu ne forum.
    Me respekt dhe krenari qe vij nga drenica.

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Prishtinas_i
    Anëtarësuar
    21-06-2011
    Postime
    26
    Te pa-harruar qofshin emrat e Jasharajve.
    I meshiruar qoft martirizimi i tyre !

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    familja jashari,familja e krejt kombit shqiptar,frymezim per brezat e ardhshem se si duhet rritur,jetuar dhe vdekur si burrat ne fushen e nderit..lavdi per jete e mot familjes jashari e ishalla zoti i shperblen me vendin ma te mire ne ate bote.
    e lexova prej fillimit deri ne fund dhe sahere qe lexon diqka per kete familje t`madhe mbushesh me dashuri ma t`madhe per shqipnine e madhe.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sakrificat e prindërve për femijët e tyre
    Nga Poeti në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 26-07-2012, 09:04
  2. Adem Jashari
    Nga feratkoca në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 10-03-2012, 14:25
  3. Adem Jashari dhe Pseudopatriotat
    Nga ms13 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-12-2010, 08:29
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-11-2008, 22:36
  5. Adem Jashari
    Nga Barbarosa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •