Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Skandinavi – Suedi: Riaktivizohet revista kulturo - informative ”Besa”

    Revistë kulturo-informative / Kultur- och informationstidskrif
    Organ i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare ”Iliria” / Organ för Albanska riksförbundet Iliria
    Nr. 1, prill/april 2011

    Çmimi: Suedi 30 Sek, Evropë 3 €, Kosovë, Shqipëri 1.5 €
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    Redaksia:

    e-maili: revistabesa@live.com

    Redaksia:

    Redaktor përgjegjës/ansavrigredaktor:
    Murat Koci, suedi


    Redaktorë/redaktorer:

    Shuquri Sejdijaj, Suedi
    Astrit Gashi, Suedi
    Muhamet Krasniqi, Suedi
    Nezir Bejta, Kosovë


    lektor:
    Halil Xani, Kosovë

    Bashkëpunëtorë:
    Rudina Xhaxho, Suedi
    Valbona Kastrati, Suedi
    Hasime Hoti, Finlandë
    Ejup Ramadani, Suedi
    Engjell Koliqi, Itali
    Agim Gashi, Francë
    Prend Buzhala, Kosovë
    Luan Ziflo, Greqi
    Zana Pira, Kosovë
    Ramiz Spahiu, Kosovë
    Marije Hysko, Shqipëri
    Riza Lahi, Shqipëri
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3

    Fjala e redaksisë


    Lexues të nderuar,

    Revista “Besa” është organ i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare
    “Iliria” në Suedi dhe ajo vjen në duart tuaja
    pas një pauze të gjatë. Shkaqet e pauzimit janë të
    shumta por kryesorja është varshmëria e revistës me
    mbarëvajtjen e asociacionit që ajo i takon.
    Viti 2011 e ka gjetë LSHSH “Iliria” më të stabilizuar,
    më aktive, më pretenduese e edhe më kontribuuese.
    Një nga kontributet e saj është edhe revista “Besa”
    Sot revista “Besa” vije në duart tuaja me një fizionomi
    të re, me një përmbajtje të re, me një staf gati krejtësisht
    të ripërtërirë, me një çasje të re, me vizion të
    qartë por edhe me dëshirën më të mirë e vullnet të çeliktë
    për ta bërë revistën një burim informacioni, një
    pasqyrë të rrjedhave e trendeve shqiptare, një dritare
    të hapur për krijues të etabluar por edhe për të rinj,
    një sensibilizues opinioni për nevojat, angazhimet a
    ngecjet gjithandej në Shqiptari por gjithsesi edhe në
    diasporë.

    Revista “Besa” do jetë sofër e shtruar me bukë, kripë e
    zemër për çdo krijues, gazetar , intelektual, politikan,
    ëndërrimtar a filozof që për bazë të lakimeve, thurjeve,
    tundimeve të tij/saj ka mbarëvajtjen e kombit
    shqiptar, interesin dhe ruajtjen e të qenit shqiptar, të
    individit dhe komunitetit shqiptar në diasporë edhe
    pse i shkëputur fizikisht nga trungu.

    Dymijëvjeçari i kaluar ka qenë i zymtë për ilirët, albanët,
    arbërit e shqiptarët. Në fillim të mijëvjeçarit të
    parë pas lindjes së Krishtit ilirët u mundën ushtarakisht
    nga romakët dhe kështu për më së 1000 vjet ra
    perdja e hekurt romane mbi territoret ilire, mbi kulturën,
    gjuhën e traditën ilire. Gjatë këtij mijëvjeçari
    shumçka ndryshoi në qenien tonë; nga ilirë u bëmë
    albanë, arbër, gjuha jonë si dhe kultura e tradita morën
    shumçka nga ajo romane. Por arritëm ta ruajmë me fanatizëm
    gjenin e gjuhën tonë.

    Pas këtij pushtimi e ndikimi romak vije një kohë ende
    më e zezë, më e rrezikshme për qenien tonë. Pushtimi
    e ndikimi sllav. Primitivizmi, barbaria e oreksi i tyre
    s’njihte kufij. Për një kohë të shkurtër këta arritën
    të ndryshojnë me themel toponomistikën e trojeve
    tona. Edhe sot ajo ndeshet kudo. Shkatërruan kishat
    tona qofshin ato katolike a ortodokse, përvetësuan
    gjithçka që mund të përvetësohej. Për fat të mirë
    kjo furtunë sllave nuk zgjati shumë, përafërsisht dy
    shekuj.

    Por zymtia, muzgu nuk mbaron këtu. Zotrinjtë e radhës
    në anët tona bëhen Osmanllinjët. Një botë, fe,
    gjuhë e kulturë krejt ndryshe nga e jona. Rezistenca
    ishte mbinjerëzore, e gjatë, e ashpër, me shumë sakrifica,
    me shumë humbje.

    Nga këto tri errësira të gjata, gjeni ynë, gjuha jonë,
    feja, kultura, tradita pësuan shumë edhe pse rrezistenca
    ishte dhëmbë me dhëmbë e fytafyt. Falë kësaj
    rezistence dhe ta quajmë falë një rastësie, sot jemi ata
    që kemi qenë para 2000 vjetve e ndoshta edhe para
    200 000 vjetve. Rastësia konsiston në mundësinë e
    komunikimeve brenda etnisë gjatë gjithë këtyre errësirave
    sepse pushtuesit ishin të njëjtë në gjithë hapësiren
    gjeografike e kulturore të etnisë sonë. Kjo ka
    ndihmuar shumë në përballimin e shkërmoqjes sonë
    si etni, si kulturë.

    Në fillet e shekullit të kaluar pas atyre errësirave që na
    dërguan nganjëherë deri buzë theqafjes si etni, gjuhë,
    kulturë e komb u shfaqën rrezet e para shpresëdhënëse,
    jetëdhënëse. Bajlozi i zi osman u detyrua
    të tërhiqet pëfundimisht në strofullen e vet. Lindi
    Shqipëria! Gëzim i madh, shpresë e madhe! Nodhi
    dhe tragjedia, trungu ilir për hërë të parë u nda, u
    copëtua, u nëpërkëmbë, u fye si asnjëherë më parë.
    Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia e shpërfytytuan
    atë trung që me aqë sakrificë, mund e gjak u kishte
    bërë ballë gjithë atyre furtunave për 2000 vjet. Tash
    xhuxhët e skutave të Karpateve po shfrynin epshet e
    tyre primitive e shtazarake mbi racën më të vjetër, më
    fisnike, më të civilizuar të Evropës. Kjo ndarje artificiale
    por me dimension fanatik u bë kërcënim i madh
    për qenien shqiptare. Solli tragjedi kombëtare. Këputi
    çdo komunikim normal e të domosdoshëm brenda
    llojit. Pjesët e shkëputura i mbajti gjallë, i mbushi me
    energji për rezistencë pos përvojës së gjatë me pushtues
    të çdo lloj edhe shteti amë, Shqipëria.

    Fundi i shekullit të kaluar i gjet shqiptarët në gjithë
    hapsirat e tyre në tymnajë. Kosova përpiqej dhëmb
    më dhëmb e fytafyt me xhuxhët e Karpateve, në Shqipëri
    i madh e i vogël i dha shkelmin e fundit ideologjisë
    xhuxhokarpatiste. Në Maqedoni, Mal të Zi,
    shqiptarët po vlonin, ishin lodhur nga prangat.
    Nga e gjithë kjo lindi shteti i dytë shqiptar, Kosova.

    Shekulli i ri ka filluar mbarë me riparimin e asaj që
    shkatërroi fillimshekulli i kaluar. Që do të thotë integrimin
    e të gjitha trojeve etnike në një hapësirë kulturore
    shqiptare, në një shtet, një flamur, një gjuhë.

    Ashtu siç ka thënë Zoti.
    Murat Koci


    Borlänge, 28.03.2011
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4

    Numri i parë i revistës

    Luteni pritni edhe nja 10 minuta do të jua sjell numrin e parë të revistës
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 04-05-2011 më 19:40
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5

    Numri i parë i revistës "Besa"

    shiko postimin më lart, postimi i katërt - 4 -

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...58&postcount=4

    Kujdes: shkarkimin e resvistës mund ta bëni brenda 7 ditësh ose 100 shkarkime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 04-05-2011 më 19:44
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    urime e pergezime e suksese per kte pun te lavderush o projekti..

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    urime e pergezime e suksese per kte pun te lavderush o projekti..
    të faleminderit Brari.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #8

    Doli nga shtypi numri i dytë i revistës "Besa"

    Këtu e keni tufëzën/linkun bashkë me udhëzimet se si mund ta shkarkoni revistën në PDF:
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 03-06-2011 më 20:40
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •