Sapo mbarova postimin e pjeses se pare te ketij libri (kryeteme) dhe po hap nje teme paralele qe te diskutohet mbi materialet e postuara aty (nderkohe qe do vazhdoj postimin e pjeses se dyte). E kam te qarte qe do duhet pak kohe deri sa te lexohet nga antaret pjesa derrmuese e ketij libri perpara se te diskutohet.
Personalisht nuk kisha degjuar ndonjehere per ekzistencen e DSJ [ Drejtoria e Sigurimit tė Jashtėm ] por kam degjuar per ekzistencen e agjenteve sekrete shqiptare qe kane kryer pastrime fizike ne rradhet e emigracionit ne perendim. Pjesa e vuajtjeve neper burgjet komuniste eshte tashme e njohur por vlera e padiskutueshme e ketij libri eshte ana e erret e pushtetit, lidhjet sekrete me sherbimin e Inteligjent Service dhe shitja qe diktatori Hoxha i ka bere Shqiperise qe ne 1943. Po ashtu dhe perfshirja e familjes se tij ne keto afera eshte dicka qe deduktohet lehte llogjikisht pasi dihet mire paranoja e Hoxhes dhe mosbesimi ndaj cdo vartesi te tij ne Parti. Ndersa lexoja librin nuk arrija dot te percaktoja figuren e Kobres se kush ka qene ky njeri me pushtet ne ate kohe. Kam qene i vogel kur qeruan Mehmet Shehun dhe sme kujtohet mire grupi i madh qe u eleminua me vdekje ne ate kohe. Ndonjeri me moshe me te madhe e me kujtese me te forte te atyre viteve mbase mund ta qartesoje se kush ka qene Kobra qe ne kete liber konsiderohet si kryepolici i diktatures se asaj kohe.
Krijoni Kontakt