— Ide e mirė, Zef. Ne nuk preferojmė tė futemi nė njė pluhur tė dendur. Pas pak, dy tė burgosurit u paraqitėn tek grupi i vizitorėve.
— Nga je ti? e pyeti komandanti i kampit njėrin prej tyre.
— Nga Elbasani.
— Ēfarė profesioni ke ushtruar nė jetėn e lirė?
— Arsimtar.
— Pse je dėnuar?
— Agjitacion e propagandė.
— A mund tė bėjė njė mėsues i mirė propagandė kundė qeverisė sė popullit tė tij?
— Po kur tė dėnojnė pa bėrė gjė?
— Justifikim banal. Ēfarė interesi do tė kishte partia jonė tė dėnonte shtetasit e saj tė pafajshėm?
— Atė e di ajo vetė.
— Duhet ta kontrollosh mirė gjuhėn, pėrndryshe…
— …do tė arrestohesh e do tė dėnohesh pa dalė prej burgut, kėshtu si e pėsova unė – e deshifroi retiēencėn e komandantit tė kampit i burgosuri tjetėr.
— Me kėtė gjuhė tė gjatė qė paske ti, jam i sigurtė se pėr agjitacion e propagandė duhet tė jesh dėnuar, – hamendėsoi komandanti duke iu drejtuar tė burgosurit tjetėr.
— Natyrisht, nuk ka gjė mė tė lehtė, sesa tė dėnosh njė njeri pėr fjalė tė thėna e tė pathėna.
— Ēfarė profesioni ke pasur nė jetėn e lirė?
— Nė tė ashtuquajturėn jetė e lirė kam qenė gazetar.
— Pse e paske ndėrruar kėtė profesion tė bukur me vagonin e Spaēit?
— Kur e vėrteta ėshtė e burgosur, njė gazetar i mirė nuk mund tė jetojė nė liri.
— Por vjen tė gėrryej kėtu nė minierė – e plotėsoi komandanti i kampit duke u gajasur.
Tė mėsuar pėr tė ndjekur shembullin e eprorėve, policėt i bėnė iso tė qeshurės me tė madhe tė komandantit tė kampit. Pėr inerci, edhe tė pranishmit e tjerė iu bashkangjitėn korit humoristik. Kur tė qeshurat u qetėsuan, ish-gazetari i tha:
— Ėshtė mė mirė tė gėrryesh nė minierė, sesa tė bėhesh varrmihės i sė vėrtetės, ndėrkohė qė e quan veten zėdhėnės i saj.
— Sa vjet burg je dėnuar? e vazhdoi dialogun komandanti i kampit.
— Dhjetė – u pėrgjigj i burgosuri.
— Sa ke bėrė?
— Dhjetė.
— Sa tė kanė mbetur akoma?
— Dhjetė.
I revoltuar, komandanti ia priti:
— Mos harro, armik, se policėt e pranishėm po e konstatojnė sjelljen tėnde dhe nuk do dalėsh pa gjė. Po tė pyes pėr dėnimin, nuk kam qejf tė luaj kungulleshkė me ty.
— Kur nuk keni ju qejf pėr tė luajtur, po unė? Janė hetuesit e gjykatėsit ata qė paguhen pėr tė luajtur me jetėn e tė tjerėve. Njė javė para se tė lirohesha pas dėnimit tė parė dhjetėvjeēar, mė arrestuan nė burg dhe mė dėnuan edhe dhjetė vjet tė tjerė, tė cilėt sapo i kam filluar.
— Nga je?
— Nga Tir…
Njė eksplozion e ndėrpreu papritur dialogun e tyre. Marteli i tė burgosurit qė bėnte birat nė ballė tė frontit tė punės heshti. Tė shqetėsuar prej kėtij fakti, dy tė burgosurit pranė delegacionit thirėn nė njė gojė:
— Shoku ynė ėshtė nė rrezik; duhet tė shkojmė ta ndihmojmė.
Pa pritur t‘iu jepte njeri leje, ata u zhdukėn nė errėsirė duke vrapuar.
Krijoni Kontakt