Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 129
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364

    Basha takim me studentët, pedagogia e quan "Vrasës!"

    Shekulli Online | 02/05/2011 | Lajm i fundit

    http://youtu.be/HqS8V7GOqjQ
    (E përditësuar) - Kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit është përballur paraditen e sotme me një situatë të papritur. Gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale në Fakultetin e Inxhinierisë, një pedagoge i është drejtuar Bashës me fjalët: VRASËS!


    Të gjendur në vështirësi, truprojat e Bashës mesohet ta kenë nxjerrë jashtë pedagogen në fjalë. Sipas personave të pranishëm në takim, studentët e kanë duartrokitur gjestin e pedagoges së tyre.


    Sipas një studenti të kontaktuar nga gazeta "Shekulli", pedagogia e cila ka debatuar me Bashën quhet Flora Osmani dhe është pedagoge e lëndës së Analizë Algjebër. Po sipas këtij burimi, Basha i është drejtuar zonjës me fjalët "do e shohim pas 9 majit cili është vrasës!"


    Më pas, takimi vazhdoi me fjalën e Bashës i cili ftoi studentët e fakultetit të ndërtimit të bëhen pjesë e hartimit të planit të ri urbanistik të Tiranës, dhe projekteve të tjera zhvillimore.

    Redaksia Online
    Ndryshuar për herë të fundit nga Aksinja : 02-05-2011 më 14:32
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    wow e humbi punen kjo besoj. gjithesecili ka opinion e vet po duket pak raste ekstrem nejse. thjesht kurioze perse e ka quajtur vrases eshte akuzuar me pare ky? btw pergjigjia qe i ka dhene ky shume pa vlere me teper si kercenim.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    wow e humbi punen kjo besoj. gjithesecili ka opinion e vet po duket pak raste ekstrem nejse. thjesht kurioze perse e ka quajtur vrases eshte akuzuar me pare ky? btw pergjigjia qe i ka dhene ky shume pa vlere me teper si kercenim.
    1. Pedagogët nuk hiqen nga punë nga qeveria.
    2. Gjatë videos nuk degjohet askund të ketë dhënë atë përgjigje Basha. Duke marrë parasysh që burimi është Shekulli, gazeta më e fëlliqur dhe gënjeshtare në Shqipëri, ka pak gjasa të jetë e vërtetë.
    3. Të duket normale që një pedagoge, që duhet të jetë një intelekuale e mirëfilltë, të bërtasë në një mënyrë të tillë kaq idioteske? Sikur të mos ishte në rregull nga mendt e kokës.
    Life's too short to remove USB safely.

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    [QUOTE=Jack Watson;3079436]



    1. Pedagogët nuk hiqen nga punë nga qeveria. ok nuk e dija thanks per info
    2. Gjatë videos nuk degjohet askund të ketë dhënë atë përgjigje Basha. Duke marrë parasysh që burimi është Shekulli, gazeta më e fëlliqur dhe gënjeshtare në Shqipëri, ka pak gjasa të jetë e vërtetë. nuk e kam iden se nuk e kam pare video
    3. Të duket normale që një pedagoge, që duhet të jetë një intelekuale e mirëfilltë, të bërtasë në një mënyrë të tillë kaq idioteske? Sikur të mos ishte në rregull nga mendt e kokës. jo prandaj thashe eshte rast ekstrem. ka bere shume gabim opinion im ky.

    a eshte akuzuar me pare ky apo thjesht kjo e quajti vrases. nuk kam shume info per politiken shqiptare por kur degjon e lexon gjera te ndryshme kuptohet lehte se cfare pune if any at all po bejne politikanet shqiptare demokrat apo socialist te gjithe njelloj jane. hajdut, imoral, injorant.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Pedagogia akuza publike Bashës: Ti je një vrasës!

    Kandidati demokrat Lulzim Basha gjatë një takimi me studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit është përballur me akuzat publike të një pedagogeje. Ajo është ngritur në këmbë nga salla dhe e ka thirrur Bashën, “Ti je një vrasës, ke lënë 4 palë jetimë, maskara”.

    Incidenti nuk është lënë pa u komentuar nga Basha, i cili u ka bërë thirrje studentëve pë qetësi, ndërsa i është përgjigjur pedagoges, se "këto janë vetëm shpifje".

    Njëri prej studentëve ka filmuar pamjet e takimit me celular, duke i hedhur në Youtube, nga ku duket e dëgjohet qartë pedagogia Flora Hanelli.

    Akuzave të pedagoges i janë përgjigjur truprojat e Bashës duke e nxjerrë atë jashtë, ndërsa Basha ka vazhduar fjalën e tij para studentëve i qetë.

    Nga videoja e hedhur në Youtube dëgjohet se studentët e kanë duartrokitur fjalën e pedagoges së tyre.

    Balkanweb
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  6. #6
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    dmth nuk qënka vetë gazeta Shekulli që e thot këtë ,,,,
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin

    a eshte akuzuar me pare ky apo thjesht kjo e quajti vrases. nuk kam shume info per politiken shqiptare por kur degjon e lexon gjera te ndryshme kuptohet lehte se cfare pune if any at all po bejne politikanet shqiptare demokrat apo socialist te gjithe njelloj jane. hajdut, imoral, injorant.
    Normal qe eshte akuzu, me qindra here qe pas 21 janarit.
    Pedagogia ka pas arsyjet e veta ,ndoshta nje nga viktimat ose te plagosurit i perkasin rrethit te saj familjar.

    Une per vete Bashes nuk i besoj asnje premtim ,qe kur thote do heq taksen e gjerlbrimit 3500 lek ne vit (qe s'eshte asgje per mendimin tim se ato lek i lejme kafe per i jave), do t'thote qe ky njeri po mashtron ,se bashkia historikisht me taksat e qytetarve mbahet.

    Ps. ajo pergjigja qe i ka kthy pedagoges ka tregu tamam se cfare fshihet pas asaj buzqeshje.

  9. #9
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Nuk ka gje me te shemtuar per nje grua kur ben kete sjellje histerike. A nuk i vjen turp kesaj zonje qe bertet me nje fjalor te tille ? Sjellja e zonjes percjell imazh shum te keq e gruas ne syt e te tjereve, agresivitet dhe histerizem.

    Mua kjo me duket e parapergatitur ne kete menyre qe ta denigrojm Bashen me lajmet mediatike, sic po ndodh tani me kete lajm . Kjo zonje me kete urrejtje kaq te madhe brenda vetes per Bashen nuk shkon te degjoje Ramen por shkon te degjoje Bashen dhe degjon fjalimet e tij, papritur si pa te keq i erdhi shperthimi dhe ulet e mbyll gojen per 2 sec pastaj ngrihet e bertet duke mos e permbajtur me veten.. Eshte e pamundur nje njeri qe ka urrejtje te tille per nje tjeter njeri te shkoje te degjoje fjalimet e tij.

    Kjo nuk perben aspak lajm per faktin qe mund te jete thjesht nje militante partiake sic jane dhe te PD-se kunder Rames, madje po te jete nevoja i thojne mafioz, i korruptuar, antishqiptar,nudist , psikopat . Lajm ishte familjaret e viktimave te 21 janarit ku ja perplasen shamine ne fytyre Rames ne varrim dhe ngeli si qen i lagur .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 02-05-2011 më 14:53
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    endri thanks per info. keto jane thjesht akuzime apo ka fakte? ndoshta edhe ajo ka pas arsyet veta por ishte pak ekstrem reagimi. nejse cfare u be u be por nese ky i eshte pergjigjur si tha shekulli eshte gabim. dmth te dy jane gabim ne ket situate. por me shume rendesi ka reagimi i tij.
    I LOVE GOD

    j&g

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Citim Postuar më parë nga **** Lexo Postimin
    endri thanks per info. keto jane thjesht akuzime apo ka fakte? ndoshta edhe ajo ka pas arsyet veta por ishte pak ekstrem reagimi. nejse cfare u be u be por nese ky i eshte pergjigjur si tha shekulli eshte gabim. dmth te dy jane gabim ne ket situate. por me shume rendesi ka reagimi i tij.
    Akuza jane ,sepse me 21 janar kur u vrane ato 4 personat ky ka qene minister i brendshem , dhe e akuzojne qe ky ka dhene urdher per te qellu mbi popullin. Fakte? Ne shqiperi edhe sikur nje mal me fakte te kesh ,prap i pafajshem del.

    Ne videon qe sollen me siper pedagogia ne fund thote dicka " ke lene femijet jetim" qe do t'thote ka t'beje me rrethin e saj familjar dmth fisnor ,sepse nje njeri i thjeshte nuk kishte arsyje pse te reagonte ne ate menyre.

  12. #12
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    mir ja ka bo. patjeter qe do dali nai guximtare t'ja thot te verteten ne sy. qellohen 4 vete me snajper sikur te ishin kafshe dhe jo njerez. po doje ti neutralizoje i qelloje ne kembe jo ne koke. gjynof se popli tarallak e ha gjithmone.

    nje i poshter i nxiti ne mitting e nje akoma ma i poshter shkon i vret.
    no glove no love

  13. #13
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Delira Hanelli: Mamaja s’është aktiviste politike, ka dalë në mbrojtje të universitetit ku punon prej 25 vitesh

    Delira Hanelli është vajza e pedagoges së Inxhinierisë së Ndërtimit, e cila u bë dje e njohur për gjithkënd sepse i tha Lulëzim Bashës vrasës. Me Delirën kontaktuam në mbrëmje, disa orë pasi kishte ndodhur incidenti, dhe ajo vazhdonte të ishte e tronditur nga ajo që kishte përjetuar në momentin kur dy djem të rinj, badigardë të Bashës, kishin tentuar të nxirrnin jashtë sallës mamanë e saj. Delira mundohet të sjellë në kujtesë atë çfarë tha e ëma në atë takim elektoral, që sipas saj, u organizua në ambientet e shkollës ku Flora Hanelli ka punuar prej 25 vitesh. Kritike nga natyra, të qënit opozitare me pushtetin, dhe fakti që dikush bënte politikë në ambientet e fakultetit, kanë qenë arsyet që e kanë çuar Flora Hanellin, pedagogen e rreptë të Algjebrës, të shpërthejë duke i thënë ato që mendonte në sy kandidatit të mazhorancës për Bashkinë e Tiranës. Delira nga tronditja dhe nxitimi për të çliruar mamanë e saj nga badigardët nuk kishte arritur të dëgjonte Bashën kur ka thënë “ta tregoj kush është vrasës me 9 maj”, por pasi ia kishin thënë kolegët e saj studentë, i dukej një kërcënim i hapur.

    Zonjushë Delira, mund të na tregoni çfarë ndodhi sot në takimin e studentëve dhe pedagogëve në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku mamaja juaj dhe pedagoge e këtij fakulteti replikoi ashpër me kandidatin demokrat Lulëzim Basha?

    Në fillim dua të theksoj faktin që në takimin që mendohej të ishte me studentët e fakultetit tonë, kishte një grup të rinjsh që u ulën në fund të sallës, të cilët nuk ishin pjesë e fakultetit; asnjë nga studentët, shokët e mi, nuk i njihnin ata. Këta të rinj kishin ardhur për të duartrokitur Bashën gjatë fjalimit. Kur kishte kaluar një fare kohe që Basha fliste dhe bënte premtime, mamaja ime, Flora Hanelli, u çua në këmbë dhe i tha “ti ke qenë gjashtë vjet në pushtet dhe s’ke bërë asgjë, ndërkohë që krimet më të mëdha në këtë vend lidhen me emrin tënd. Unë kam 25 vjet në këtë fakultet dhe nuk mund të lejoj që të përdoret nga ju, ky vend është vendi i iluminimit dhe nuk mund të lejoj që ju ta ktheni në një vend kusarie…”

    Në atë kohë pashë dy çuna që iu afruan mamit dhe e preknin sikur donin ta nxirrnin jashtë me zor. Ndërkohë që u ngrita për të mbrojtur mamin dëgjova studentë të saj që u thonin atyre badigardëve “mos e prekni, hiqi duart”. Pastaj ne të dyja dolëm bashkë, në fillim ishim të tronditura dhe shikonin sikur po na ndiqte njeri, po s’kemi pasur asnjë problem.

    Mamaja juaj është aktiviste me ndonjë parti?

    Jo. Jo. Mamaja ime s’është me asnjë parti, por ajo është natyre opozitare, është kritike. Por të kërkoni e të pyesni, ajo asnjëherë nuk është aktivizuar me ndonjë parti.

    Studentët si reaguan?

    Ata që brohorisnin për Bashën nuk ishin studentë, ju ua thashë që nuk i kishim parë asnjëherë në fakultet. Ndërsa studentët e mamit duartrokitën në momentin kur ajo foli. Një nga studentet e saj i erdhi në zyrë e i tha që “fole me fjalët e shpirtit”. Ajo i kishte të dy prindërit pa punë.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  14. #14
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Basha: Unë do të punoj me minibashkiakët dhe këshillat bashkiakë për të adresuar zgjidhjet që ka komuniteti… unë ju siguroj ju…

    Ndërhynë një zë studenti:

    (-A ka ndonjë nga Tirana nga ne ca flet kot broçkulla ky….

    -Jo, përgjigjet një tjetër).

    Basha: Sot thashë ne kemi probleme, mjafton disa probleme që ju i dini por të jeni të sigurt se po tu rrimë problemeve mbi kokë nuk ka probleme të pazgjidhshme. Ju duhet, ju jeni të mirëpritur jeni… të…

    (Ndërhyn pedagogia)

    Ju jeni në krye të listës së problemeve tona.

    Basha: Jeni të ftuar … të … jeni të ftuar ..të …të …

    Pedagogia: Ju jeni shkak i problemeve tona, dil përjashta vrasës… (shpërthejnë duartrokitje nga studentët) ti je vrasës, vrasës…vrasës… Pedagogia ndalet pak, dëgjohen të bërtiturat e studentëve… Basha stepet. Ti je problemi, ti ke lënë katër fëmijë jetimë… Basha stepet përsëri… Dëgjohet një zë nga fundi “Poshtë Lulëzimi…Maskara…”
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  15. #15
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Te besh si i cmendur nuk eshte guxim , te jesh i verber nga urrejtja partiake apo nga urrejtja per nje njeri, dhe te bertasesh me histerizem nuk eshte guxim ,as trimeri dhe as heroizem. Thjesht nivel i ulet dhe shperthim psikologjik,qe ne te tilla raste individet kane probleme psikike .Ndoshta per ata te majtet kane kaluar ne delir nga veprimet heroike te gruas militante , kujtojne qe Basha do thyhet nga fjalet, por harrojme se kthehet ne bummerang kunder partis te tyre pasi Basha tregoi qetesine dhe deshmoi vlerat e tij njerezore . Pra nxorri ne pah cilesite e tij nje situate te papritur si sot, tregoi maturi dhe qetesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 02-05-2011 më 15:24
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po po
    Ka treguar maturi nderplanetare Lul domatja.
    Qe te harrohet shpejt ky deshtim qe ka bere xhiron e bote ne youtube vajti e hodhi me vrap nje bombe afer cardres elektorale te ps dhe plagosi dike.
    Shume i matur eshte treguar!!!!!
    Albania Uber Alles

  17. #17
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    basha is a puppet i sales. te gjith e din kte. se po te qe per bashen sdo kishte pas gjakderdhje. ata i thojn bashes qe te nigjoj sala. basha ska zemer me vra i miz hahahahahahahahahahahaha
    no glove no love

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Te besh si i cmendur nuk eshte guxim , te jesh i verber nga urrejtja partiake apo nga urrejtja per nje njeri, dhe te bertasesh me histerizem nuk eshte guxim ,as trimeri dhe as heroizem. Thjesht nivel i ulet dhe shperthim psikologjik,qe ne te tilla raste individet kane probleme psikike .Ndoshta per ata te majtet kane kaluar ne delir nga veprimet heroike te gruas militante , kujtojne qe Basha do thyhet nga fjalet, por harrojme se kthehet ne bummerang kunder partis te tyre pasi Basha tregoi qetesine dhe deshmoi vlerat e tij njerezore . Pra nxorri ne pah cilesite e tij nje situate te papritur si sot, tregoi maturi dhe qetesi.
    Me sa po kuptoj nga komentet e tua zotëri , të gjith ata që nuk jan pro partis tënde qënkan MIlitant, Histerik, Të paguar,,,,
    nuk e lexove më lart intervistën që ka dhën zonjusha e bija e pedagoges, apo ti nuk beson asnjë ti beson vetëm veten dhe partin tënde
    Me komentet e tua ti po më dukesh MILITANT
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    mua mu duk e droguar ose minimumi kishte hedhur nja dy teke raki me stomak bosh ..... nuk kishte as edhe nje aresye qe ajo te ulerinte papritmas sikur sbriti ne ate moment prej FERRI-t sikur te ishte e padeshiruar atje ....

    pastaj ajo ishte komplet e organizuar se edhe ai qe po filmonte ishte nje radhe perpara asaj ....


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 02-05-2011 më 15:40
    "They will not control us, We will be victorious"

  20. #20
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Citim Postuar më parë nga Aksinja Lexo Postimin
    Me sa po kuptoj nga komentet e tua zotëri , të gjith ata që nuk jan pro partis tënde qënkan MIlitant, Histerik, Të paguar,,,,
    nuk e lexove më lart intervistën që ka dhën zonjusha e bija e pedagoges, apo ti nuk beson asnjë ti beson vetëm veten dhe partin tënde
    Me komentet e tua ti po më dukesh MILITANT
    Si mund te merret per baze deklarimet e se bijes , e bija me cdo kusht do e mbroje nenen edhe kur nuk ka te drejte , s'do mbroje Bashen .

    Ku e gjen te drejten ajo grua ta quaje vrases ne universitet ? Nese ajo mendon qe Basha eshte vrases , le te shkoje ne proteste e te bertase sa here te doje, te futet edhe ne greve po te doje ..
    Vrases apo jo secili ka mendimin e tij, per ty eshte vrases per mua nuk eshte fajtor per vrasje , qe tha ajo eshte vrases Bashes s'do te thote qe ajo ka te drejte .
    Nuk me intereson fare me quan apo jo militant . Une besoj ne ate qe shikoj dhe llogjikes time . Secili ka mendimin e tij, si i majte dhe i djathte
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 02-05-2011 më 15:49
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •