Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Gati baza e të dhënave, së shpejti nis portabiliteti i numrit

    Gati baza e të dhënave, së shpejti nis portabiliteti i numrit .

    Sot Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të marrë në dorëzim bazën e të dhënave për portabilitetin e numrit. Ky është hapi i fundit drejt mundësimit të këtij shërbimi të shumëpritur nga përdoruesit e telefonisë celulare, që do të mundësojë ndryshimin e ofruesit të shërbimit pa qënë e nevojshme për të ndërruar numrin celular. Shërbimi pritet të ofrohet për përdoruesit e operatorëve celularë brenda pak javësh.



    AKEP ka vendosur që portabiliteti i numrit do të bëhet falas dhe brenda tre ditësh nga koha kur abonenti do të paraqesë kërkesën tek operatori marrës. Çdo pajtimtar mund të shkojë tek operatori ku dëshiron të kalojë dhe, duke plotësuar një kërkesë të thjeshtë, të kërkojë portabilitetin e numrit të tij.



    Shërbimi i portabilitetit do të jetë falas për abonentin dhe shpenzimet e procesit do të merren përsipër nga operatori drejt të cilit abonenti do të kalojë. Operatorët janë të detyruar t’i njoftojnë nëpërmjet nje mesazhi zanor në formën beep tone, pajtimtarëve të tyre, bartjen e numrit, përpara kryerjes së thirrjes drejt numrave të bartur. Beep tone do të jetë i njëjtë për të gjithë operatorët e do të shërbejë për të njoftuar pajtimtarët se numri është bartur. Kjo do t’ju shërbejë përdoruesve për të kuptuar drejt cilit rrjet po kryejnë thirrje, sepse ky është një element që lidhet direkt me koston e telefonatës.



    Sipas ligjit për Komunikimet Elektronike të miratuar në maj të vitit 2008, portabiliteti i numrit duhet të ishte mundësuar brenda majit të vitit 2009. Por ndryshimet në krye të AKEP dhe vështirësitë e shumta teknike bënë që procesi të zgjatej jashtë parashikimeve ligjore.

    http://www.mobilenews.al/al/articles...teti_i_numrit/

    Burim Tjetër (i njëjti lajm).

    http://www.lajmi.info/portabiliteti-...e-ne-shqiperi/

    Burim Tjetër (i njëjti lajm).

    http://www.gazeta-shqip.com/sociale/...89c675555.html
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    me ne fund, po e pres me pothuajse padurim

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •