Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    "Profeti Muhamed (a.s.) – Krenaria e Njerëzimit"

    "Profeti Muhamed (a.s.) – Krenaria e Njerëzimit"




    Titulli: Eseja që fitoi çmimin e parë


    Ylbere Lani*



    Paqja dhe mëshira e Allahut të Madhëruar qofshin mbi të Dërguarin (a.s.), zërin e së vërtetës dhe mëshirës për botën. Buqeta e dritës që largon errësirën e mosbesimit dhe që ndriçon rrugën tonë. Lindja e Profetit tonë të dashur shënon edhe rilindjen e njerëzimit. Deri ditën kur Profeti e nderoi këtë botë me ardhjen e tij, njerëzit nuk ditën të dallonin natën nga dita, trëndafilin nga gjembi. Falë dritës që përhapi me ardhjen e tij i Dërguari i Allahut, errësira u pasua nga drita, nata u mbulua nga dita dhe në shkretëtirë çeli trëndafili. E të mendosh se ai ishte njeri, kështu si ne, nuk e bën aspak më të vogël madhështinë e tij si Profet, si më i përkryeri i qenieve njerëzore, si “xhevahiri mes gurëve”.



    Por si ndodh vallë që zemra përvëlohet nga dashuria e malli për Të kur sytë as në ëndërr nuk e kanë parë?! Nuk e pashë asnjëherë fytyrën e buzëqeshur që ngrohu zemrat e njerëzve. Nuk e dëgjova zërin, i cili ishte qetësi dhe udhëzim për zemrat, zërin që ishte thirrës për në Xhenet. Unë nuk isha pranë Profetit në Bedër, Uhud e Hendek dhe as në Haxhin e Lamtumirës në Qabe. Nuk isha atje për të shtrënguar dorën e tij të bekuar në besën e Akabes. Mirëpo, përsëri e dua dhe malli për të më djeg zemrën.



    Të dua dhe dua Atë që të do ty, o i Dërguari i Allahut. Gjithmonë ke qenë larg por edhe shumë pranë meje, a ka më pranë se në zemër…? Unë u rrita me frymën tënde, u rrita me veprën tënde dhe s’reshta së ndjekuri udhën tënde, o më i dashuri njeri për zemrat. Ah sikur të kisha pak nga mëshira jote dhe kurrë s’do të mendohesha dy herë për të ndihmuar të varfrit dhe jetimët. Ah sikur të kisha vetëm pak nga drejtësia jote, që mos t’u hyja asnjëherë në hak të tjerëve. Ah sikur vetëm pak të kisha nga mirësia jote e çdo të keqe do ta luftoja me të mirë. Sikur të kisha vetëm pak nga bujaria dhe thjeshtësia jote, që t’i doja njerëzit pa dallim dhe të mos ecja në tokë me kokën mbi shpinë. Sikur vetëm një të qindtën e durimit tënd të kisha, që sa herë të më godiste ndonjë fatkeqësi, të duroja ashtu siç bëje ti. Kush tjetër do ta bënte atë që ti bëre në Taif? Kur i gjithë populli të goditën me gurë, të fyen, Xhebraili të pyeti: - A do që ta shkrumbojmë këtë popull e ta bëjmë hi ?... e ti i përgjakur the: - “Jo, se mbase prej tyre lind ndonjë besimtar”. E mua më mbushet zemra kur shoh që sot Taifi është plot me besimtarë.



    Vallë deri ku arrinte mëshira dhe urtësia jote? Ti nuk kërkoje mirënjohje për dijen e madhe që përhapje, por vetëm falënderoje, falënderoje dhe bëje thirrje për shpëtim. Ti me shembullin e lartë të devotshmërisë arrite të hapje labirinte në zemra që të tjerë nuk arritën dot. Goja jote kurrë nuk reshti së thëni La ilahe il Allah dhe kurrë nuk reshte së adhuruari Zotin e Gjithësisë.



    Të premtuan diellin në njërën dorë e hënën në dorën tjetër, pra botën, që të hiqje dorë nga kumtesa jote por misioni yt ishte më i vlefshëm se vetë bota. Amaneti yt më i çmuar para se të ndërroje jetë ishte: besoni në një Zot, adhuroni vetëm një Zot dhe me këto fjalë u largove nga kjo botë, duke shpresuar që umeti yt do ta zbatonte amanetin e fundit. Mirëpo, o i Dërguari Allahut që kur ike ti shumë gjëra kanë ndryshuar, e në këtë botë nuk ka ngelur më shenjë nga mëshira jote. Shejtani me shokët e tij po e kanë më të lehtë punën për të cilën iu betuan Allahut, të devijonin njerëzit nga rruga e drejtë. Në tokën të cilën ti e begatove me paqe dhe mirësi, rrodhën lot dhe gjak, u bënë vrasje dhe mizori. Sot vëllai urren vëllain se e ka verbuar pasuria e xhelozia. Zotat që ti dikur theve me duart e tua, u rindërtuan dhe njerëzit akoma besojnë në perëndi të rreme. Fatimet u detyruan të qajnë se u vu dorë mbi mbulesën, simbolin e tyre të devotshmërisë.



    Si të mos më digjet zemra për ty o Dërguari i Allahut, si mos të kem mall për ty? Kur sot kemi nevojë më shumë se kurrë për ty, për thirrjen tënde që jep jetë. Mbikëqyrjen dhe komandën tënde që të çon ne udhëzime, e sidomos kemi nevojë për shembullin tënd se fatkeqësisht shumë prej motrave dhe vëllezërve të mi e kanë harruar rrugën tënde, kanë harruar fjalën tënde që është argument dhe veprën tënde, që është çelësi i lumturisë së kësaj bote dhe asaj tjetrës, Ahiretit. Nuk ka gjë më të tmerrshme se të vdesësh nga etja në mes të detit... Ndërkohë që Allahu solli shpëtimin nëpërmjet teje ja Resulallah, sërish ka prej atyre që nuk besojnë në vërtetësinë e fjalës tënde dhe kanë humbur pas pasurisë e bukurisë së dynjasë. Unë ndiej faj e përgjegjësi dhe jam e turpëruar përpara teje ja Resulallah, se e vetme nuk munda t’i dal dot për zot amanetit tënd. Nuk munda të jap shembull siç duhet prej moralit tënd të lartë dhe nuk kam forcë të dënoj padrejtësitë e imoralitetet, që sot i quajnë modernizëm në shoqërinë tonë. Zëri im çirret në mes të të shurdhërve, që s’duan të dëgjojnë të vërtetën që ti kumtove ja Muhamed! Por kjo nuk më ndalon të vazhdoj rrugën tënde, të eci pas gjurmëve të tua… Sepse të dua o i Dashuri i Allahut dhe dua Atë që të do ty… Nga ty mësova se në rrugëtimin e vështirë të jetës ka një dritë në fund. Mësova se dashuria nuk njeh pikatore dhe se lumturia lind me shikimin e qiellit. Mësova se duhet jetuar me thjeshtësi sa do i ngritur të jesh në detyrë, se përpara Allahut të gjithë jemi të barabartë. Mësova se nuk duhet të brengosem kur më bie ndonjë e keqe, por vetëm të shtoj duatë, se Allahu e di çdo gjë më së miri. Dikur nuk e kuptoja domethënien e haditheve të tua o i dashur Profet, por sot më ndjekin në çdo sekondë të jetës dhe as që dua ta mendoj se si do të ishte jeta ime pa këshillat e udhëzimin tënd. Për këtë kurrë s’do të resht së falenderuari Allahun për mëshirën e Tij që tregoi ndaj nesh, duke të dërguar ty si shpëtim për ne.



    Të jam mirënjohëse që na përcolle këtë fe kaq të bukur e të drejtë. Dhe i bëj dua Allahut që zemrat që e kërkojnë të vërtetën e që janë të etura për dituri shpirtërore, me lejen e Tij, i drejton ta gjejnë rrugën e drejtë të kumtuar prej Profetit, e pastaj jam e bindur se nuk kanë për t’u ndarë kurrë gjurmëve të tija… Për mua dhe besoj se për çdo besimtare, nuk do të kishte lumturi më të madhe, se ditën që do te dalim përpara Allahut, të dalim përkrah teje ja Resulallah, e ti të ndjehesh krenar për umetin tënd, o Krenaria e Njerëzimit, o Vula e Profetësisë.



    Gjithmonë si një perlë e shndritshme do të qëndrojë mbi çdo petale trëndafili i bukuri emër i yti ja Muhamed (a.s.), zë i ëmbël prej Xhenetesh… e qenia më e dashur tek Allahu .
    _______________________________



    * Fituesja e çmimit të parë në Konkursin për esenë më të mirë të titulluar "Profeti Muhamed (a.s.) – Krenaria e Njerëzimit", shpallur më dt. 2 maj 2011 në Akademinë e Shkencave, Tiranë.

  2. #2
    Profeti Muhamed nuk ka qene tjeter vetem nje qenje njerezore dhe si i tille nuk mund te jete Krenaria e askujt, sepse kush kerkon krenarine , krenaria i takon vetem Perendise;
    35:10. Kush e dλshiron krenarinλ (le ta dijλ), e tλrλ krenaria i takon All-llahut ...

    Profeti muhamed solli vetem kuranin dhe Kurani eshte Krenari per ne qe e kemi , por qew eshte nga zoti e jo nga vete Muhamedi;

    21:10. A nuk e kuptoni se Ne ua shpallλm librin nλ tλ cilin gjendet krenaria juaj?


    Muhamedi solli vetem Kuranin dhe nuk shpalli dicka tjeter nga vetja;

    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  3. #3
    Pervec se ne hadithe si keto , shikojme qarte se vetem dorezimi i Kuranit ishte detyra e profetit dhe asgje me teper;

    Emri:  hadith vetem kurani.jpg

Shikime: 849

Madhësia:  30.8 KB
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  4. #4
    shikohet edhe nje keqkuptim tjeter ku perdorimi i fjales allah nga shqiptaret dhe te tjere si ne ,perdoret si emer e jo si fjale arabe qe kuptimin e ka thjesht per Zotin Nji ose Te vetmin Perendi, shume persona duke u bazuar qe fjala Allah shkruhet edhe ne Bibel mendojne se eshte emri i Zotit , por qe nuk eshte e vertete sepse vete Kurani i perkthyer ne gjuhen hebreje eshte me fjalen Elohim;


    BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM E SHQIPTUAR NGA HEBRAISHTJA NE SHQIP
    Kurani ne gjuhen hebraike;

    B’shem Elohim, ha-Rachaman, V’ha-Rachum

    Emri:  kurani ne gjuhen hebreje.jpg

Shikime: 854

Madhësia:  74.8 KB
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  5. #5
    dhe kjo ndodh thjeshte sepse gjuhet arabe hebreje dhe aramike jane gjuhe me te njejten rrenje te perbashket dhe bejne pjese ne te njejtin grup qe quhen gjuhe semitike;


    Emri:  gjuhet arabe dhe hebreje , semitike.jpg

Shikime: 755

Madhësia:  44.4 KB
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444
    Deri me sot nuk kisha klikuar asnjehere ne rubrika muslimanesh.Interesi per te pare se si shkruajne sot hartimet ne Shqiperi me shtyu te klikoje ne kete rubrike.
    Para disa vjetesh nje mormon amerikan,veteran i luftes se Vietnamit me dha nje Koran anglisht/arabisht.
    Lexova disa paragrafe ne gjuhen angleze,kuptohet,pasi une nuk di arabisht,dhe shpejt e lashe librin menjane sepse m'u duk sikur ato paragrafe i kisha shkruajtur une ne jeten time te meparshme.E mora librin perseri ne dore lexova disa paragrafe te tjera dhe perseri pata idene paranoiake se ate liber e kam diktuar une ne jeten time te meparshme.Atehere hoqa dore dhe vajta e ndrova Koranin tek English shop 93 ne Heidelberg,me nje Koleksion te Plote te Shekspirit dhe deri me sot nuk jam penduar per ate nderrim.
    Ky hartimi ketu lart qe duket te jete shume i frymezuar me kujtoi menjehere nje poeme te gjate anglisht kushtuar Zotit,qe kam lexuar ne fund te vitit 1979.Sapo kish triumfuar revolucioni islamik iranian dhe ne sallen e revistave te Bibliotekes Kombetare ne Tirane kish filluar te vinte nje reviste islamike ne anglisht,botim i islamisteve iraniane,nga e cila kam lexuar vetem ate poeme.(Atehere nuk lija reviste ne gjuhe te huaj pa marre ne dore,nga te gjitha fushat).Mundet qe ajo poeme te me kete bere pershtypje te vecante per shkak se deri atehere nuk kisha lexuar ndonjehere ndonje poeme fetare te asnje feje.
    Nuk kam lexuar ndonjehere tjeter me pare ose me pase asaj poeme ndonje poeme aq te bukur e aq te frymezuar.Per nga pastertia e frymezimit fetar mund t'a krahasoj vetem me disa poema fetare te krishtera te arberresheve te Italise.Njeriu qe e kish shkruar prezantohesh ne ate reviste si doktor me titull shkencor.
    Nuk me kujtohet mire por kam pershtypjen se autori e kish shkruar poemen ne nje stil te tille qe kur e lexoje nuk kuptoje ne se e kish shkruar ate poeme nje musliman,nje i krishtere apo ndonje njeri i nje feje tjeter.Dukesh nje frymezim teper universal,nje poeme te atille me permbajtje fetare nuk kisha ndeshur ndonjehere ne letersine e ndonje vendi.
    Le te shpresojme qe frymezime te tilla si ky ketu me lart te mbeten ceshtje private te besimtareve e te mos cojne ne ndonje revolucion islamik,pasi ashtu do te na ikte jo vetem Kosova e Cameria nga duart por edhe vete Shqiperia!!!


    Feja shkence nuk eshte por dhe mjekesia nuk eshte shkence e megjithate pothuajse te gjithe njerrezit kane nevoje per doktor-Autor Wittstar
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 05-05-2011 më 17:15

  7. #7
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Para disa vjetesh nje mormon amerikan,veteran i luftes se Vietnamit me dha nje Koran anglisht/arabisht.
    Lexova disa paragrafe ne gjuhen angleze,kuptohet,pasi une nuk di arabisht,dhe shpejt e lashe librin menjane sepse m'u duk sikur ato paragrafe i kisha shkruajtur une ne jeten time te meparshme.E mora librin perseri ne dore lexova disa paragrafe te tjera dhe perseri pata idene paranoiake se ate liber e kam diktuar une ne jeten time te meparshme.Atehere hoqa dore dhe vajta e ndrova Koranin tek English shop 93 ne Heidelberg,me nje Koleksion te Plote te Shekspirit dhe deri me sot nuk jam penduar per ate nderrim.
    Nje dialog brenda teje midis zerit te shpirti dhe ndergjegjes paranojake .Nje ze i brendshem qe te therriste per lexim nderkohe qe ndergjegja jote e semura nga frika e njohjes se vertetes te largonte.Vazhdonte kjo gje derisa ti zgjodhe te nderrosh pikturen e Pikasos me hirin e "kornizave".U grisove nga hiri i drurit dhe humbe ylberin e ngjyrave te shpirtit.nese nje dite do te duhet ti shijosh ngjyrat rikthehu tek libri qe te fliste me gjuhen e jetes se amshueshme per te bere te lire nga skllaveria e kesaj jete.Rikthehu se nje dite do pendohesh perpara Shekspirit te vdekur dhe Zotit te gjalle.
    "Shoku Mjekesise"

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga wittstar Lexo Postimin
    Deri me sot nuk kisha klikuar asnjehere ne rubrika muslimanesh.Interesi per te pare se si shkruajne sot hartimet ne Shqiperi me shtyu te klikoje ne kete rubrike.
    Para disa vjetesh nje mormon amerikan,veteran i luftes se Vietnamit me dha nje Koran anglisht/arabisht.
    Lexova disa paragrafe ne gjuhen angleze,kuptohet,pasi une nuk di arabisht,dhe shpejt e lashe librin menjane sepse m'u duk sikur ato paragrafe i kisha shkruajtur une ne jeten time te meparshme.E mora librin perseri ne dore lexova disa paragrafe te tjera dhe perseri pata idene paranoiake se ate liber e kam diktuar une ne jeten time te meparshme.Atehere hoqa dore dhe vajta e ndrova Koranin tek English shop 93 ne Heidelberg,me nje Koleksion te Plote te Shekspirit dhe deri me sot nuk jam penduar per ate nderrim.
    Ky hartimi ketu lart qe duket te jete shume i frymezuar me kujtoi menjehere nje poeme te gjate anglisht kushtuar Zotit,qe kam lexuar ne fund te vitit 1979.Sapo kish triumfuar revolucioni islamik iranian dhe ne sallen e revistave te Bibliotekes Kombetare ne Tirane kish filluar te vinte nje reviste islamike ne anglisht,botim i islamisteve iraniane,nga e cila kam lexuar vetem ate poeme.(Atehere nuk lija reviste ne gjuhe te huaj pa marre ne dore,nga te gjitha fushat).Mundet qe ajo poeme te me kete bere pershtypje te vecante per shkak se deri atehere nuk kisha lexuar ndonjehere ndonje poeme fetare te asnje feje.
    Nuk kam lexuar ndonjehere tjeter me pare ose me pase asaj poeme ndonje poeme aq te bukur e aq te frymezuar.Per nga pastertia e frymezimit fetar mund t'a krahasoj vetem me disa poema fetare te krishtera te arberresheve te Italise.Njeriu qe e kish shkruar prezantohesh ne ate reviste si doktor me titull shkencor.
    Nuk me kujtohet mire por kam pershtypjen se autori e kish shkruar poemen ne nje stil te tille qe kur e lexoje nuk kuptoje ne se e kish shkruar ate poeme nje musliman,nje i krishtere apo ndonje njeri i nje feje tjeter.Dukesh nje frymezim teper universal,nje poeme te atille me permbajtje fetare nuk kisha ndeshur ndonjehere ne letersine e ndonje vendi.
    Le te shpresojme qe frymezime te tilla si ky ketu me lart te mbeten ceshtje private te besimtareve e te mos cojne ne ndonje revolucion islamik,pasi ashtu do te na ikte jo vetem Kosova e Cameria nga duart por edhe vete Shqiperia!!!


    Feja shkence nuk eshte por dhe mjekesia nuk eshte shkence e megjithate pothuajse te gjithe njerrezit kane nevoje per doktor-Autor Wittstar
    ti thjeshte ke mohuar ate qe shpirti yt t'a thote si te vertete
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    E mora librin perseri ne dore lexova disa paragrafe te tjera dhe perseri pata idene paranoiake se ate liber e kam diktuar une ne jeten time te meparshme.Atehere hoqa dore dhe vajta e ndrova Koranin tek English shop 93 ne Heidelberg,me nje Koleksion te Plote te Shekspirit dhe deri me sot nuk jam penduar per ate nderrim.
    E sikur te kishe vazhduar dhe te lexoje. dhe prajtikoje kuranin per dite. sot e kesaj dite nuk do te kishte ngelur aspak skleroz ne koke o wittstar.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    shikohet edhe nje keqkuptim tjeter ku perdorimi i fjales allah nga shqiptaret dhe te tjere si ne ,perdoret si emer e jo si fjale arabe qe kuptimin e ka thjesht per Zotin Nji ose Te vetmin Perendi, shume persona duke u bazuar qe fjala Allah shkruhet edhe ne Bibel mendojne se eshte emri i Zotit , por qe nuk eshte e vertete sepse vete Kurani i perkthyer ne gjuhen hebreje eshte me fjalen Elohim;


    BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM E SHQIPTUAR NGA HEBRAISHTJA NE SHQIP
    Kurani ne gjuhen hebraike;

    B’shem Elohim, ha-Rachaman, V’ha-Rachum

    Emri:  kurani ne gjuhen hebreje.jpg

Shikime: 854

Madhësia:  74.8 KB
    ketu eshte edhe transliterimi i al-fatihes ne hebraisht;

    Emri:  hebrew quran.jpg

Shikime: 521

Madhësia:  33.6 KB

    ‎--------------------------------------------------------------------------------

    بِسْمِ اللهِ الرَّحْمنِ الرَّحِيمِ

    bismi llâhi r-rahmâni r-rahîm - [1:1] Në emër të Perëndisë, Më të Hirshmit, Më të Mëshirshmit.* בשם אלהים הרחמן והרחום / B'sh...em Elohim ha-rachaman v'ha-rachum

    الْحَمْدُ للّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

    al-hamdu li llâhi rabbi l-âlamîn - [1:2] Lartmadhëruar qoftë Perëndia, Zot i gjithësisë.
    התהלה לאלהים רב כל עלמים / ha-t'hilah l'Elohim rav kol olamim

    الرَّحْمـنِ الرَّحِيمِ

    r-rahmâni r-rahîm - [1:3] Më i Hirshmi, Më i Mëshirshmi.

    הרחמן והרחום / ha-rachaman v'ha-rachum

    مَالِكِ يَوْمِ الدِّينِ

    mâliki yawmi d-dîn - [1:4] Sundues i Ditës së Gjykimit.
    מלך יום הדין / melech yom ha-din

    إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

    iyâka na`budu wa iyâka nasta`în - [1:5] Vetëm Ty të adhurojmë; vetëm Ty të kërkojmë ndihmë. אותך נעבד; אליך נשוב / ot'kha na'avod; alecha nashuv

    اهدِنَــــا الصِّرَاطَ المُستَقِيمَ

    ihdinâ s-sirâta l-mustaqîm - [1:6] Udhëzona në rrugën e drejtë;
    הנחנו בדרך הישר / hanchenu b'derech ha-yashar

    صِرَاطَ الَّذِينَ أَنعَمتَ عَلَيهِمْ غَيرِ

    sirâta l-ladhîna an`amta `alayhim - [1:7] në rrugën e atyre që i bekove,
    בדרכם של אלה אשר נטית להם / b'darcham shel eleh asher n'tiyat lahem

    المَغضُوبِ عَلَيهِمْ وَلاَ الضَّالِّينَ

    ghayri l-maghdûbi `alayhim wa la d-dâlîn - אשר לא חרון אפו עליהם ולא מן התועיםe jo të atyre që merituan zemërim, e as të humburve. / asher lo charon apo aleihem v'lo min hato'im.

    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 08-05-2011 më 15:54
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2003
    Postime
    444

    Mbi ca te verteta me pasoja teper te forta mbi instutucionet fetare!!!

    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    ti thjeshte ke mohuar ate qe shpirti yt t'a thote si te vertete
    Kjo tema mbi te verteten apo te vertetat eshte tema me e komplikuar e Universit rreth te ciles vertiten perjetesisht te gjithe filozofet.
    Kur isha ne Tirane,para vitit 1990 bisedoja nga nje here me nje te njohur,nje burre i vjeter mbi 80 vjec,emigrant shqiptaro-amerikan i quajtur Foti Terezi, i cili vete ish nje milioner i suksesshem dhe njihte shume bilioner e mason te tjere nga shtresa me e larte e USA.
    Sa here vinte biseda tek te vertetat e fese ai me ritregonte se ish perpjekur te mesonte sa me shume mbi fete e ndryshme te Botes,kish lexuar diku se ne Bote ishin te shperndara rreth dy mije fe te ndryshme dhe per nje kohe kish qene besimtar.Por pastaj nga kontaktet e bisedat e tija konfidenciale me bilioneret dhe masonet e shtreses me te larte te USA kish arritur ne konkluzionin se edhe ne qofte se egziston Zoti,ai nuk ka asnje gisht me ne c'fare ndodh mbi kete Planet te pakten qe pas 1960,qe prej viteve 60-te pasi,sic i kishin thene ne konfidence miqte e tij te shtresave me te larta te USA,te gjithe Boten dhe te gjithe trute e njerrezve te Globit qe prej vitit 1960 i manipulojne prapa perdeve nepermjet teknokrateve te tyre,pra nepermjet laboratoresh te fshehte,rreth treqint-katerqint familje bilioneresh amerikane,te cilet as ata vete,dhe as teknokratet e tyre civil apo ushtarake nuk dalin kurre direkt ne skene,as neper fushata politike e as ne ndonje forme tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga wittstar : 09-05-2011 më 14:15

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    O wittstar nuk jane gjerat kaq perciptas sa i shikon ti dhe ata qe te genjenj tya.
    Nuk kane loburator por bashkpunojne ne xhinet.
    Xhinet kane aftesi tja ndryshojene njeriut mendjen ose ta brengosin ate ne tru.
    Kjo eshte nje teme e gjate qe vetem feja Islame ka njerez te specializuar qe i shpjegojne ne menyre perfekte.
    Jane gjera te thella, qe jo kushdo i di, pervec se atyre qe ka meshiruar Allahu i Madheruar.
    Prandaj shko e dorezo shekspirin merr Kuranin lut Allahun te japi kthjellim dhe lehtesi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •