Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Papunësia në Kosovë, mbi 45 për qind

    Papunësia mbi 45 për qind

    Shkalla e papunësisë në Kosovë nuk është ajo sipas statistikave, domethënë 45 për qind, por është edhe më e lartë në këtë moment. Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në Ditën Ndërkombëtare të Punës – 1 Majit.

    “Besoj se në këtë drejtim bashkërisht jemi gjithmonë duke punuar, që ky numër i madh nga statistika e të papunëve, të shkohet drejt zvogëlimi. Por, megjithatë duhet të bëjmë punë më të madhe në këtë drejtim, në mënyrë që të arrijmë ta zvogëlojmë shkallën e papunësisë”, ka thënë kreu i BSPK-së.

    Arifi ka potencuar se BSPK-ja është duke bërë një punë - si detyrë që e ka për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe liritë sindikale, por të drejtat e tyre dhe liritë sindikale në një mënyrë janë të kushtëzuara nga ajo se si vepron edhe shteti.

    “Megjithatë, ne, si BSPK, mendoj se jemi duke e kryer një detyrë, një punë ashtu siç parashihet edhe me programin tonë, me kërkesat që gjithmonë ia parashtrojmë Qeverisë. Mendoj se disa prej kërkesave që i kemi pasur më herët, me sukses i kemi realizuar përmes dialogut, që e kemi pasur si moto ‘Ne jemi për dialog’”, ka thënë Arifi.

    Sipas kreut sindikalist ka shkelje të të drejtave të punëtorëve në sektorit publik dhe privat, por me një theks të veçantë është sektori privat, sepse deri më tani nuk ka pasur ligj për punë.

    “Në sektorin privat nuk ka pasur kontrata të punës, nuk ka pasur orar të punës, nuk ka mbrojtje në punë, nuk ka mbrojtje shëndetësore; të gjitha këto kanë qenë ato shkelje, të cilat ne i kemi quajtur si krime që bëhen ndaj punëtorëve. Por, ky sektor është me theks të veçantë, por mendoj se tashmë me zbatimin Ligjit të punës, ata të cilët do të bëjnë shkelje në këtë drejtim për punëtorin që mos të ketë mbrojtje në punë, të mos ketë të gjitha ato të drejta që i parash ligji, atëherë ata edhe do të dënohen nga inspektorati, i cili duhet të punojë edhe ne do të jemi krah i djathtë i tyre, t’i paraqesim të gjitha problemet që janë nëpër ndërmarrjet private”, ka thënë Arifi.

    Edhe pse në shumë vende të botës 1 Maji shënohet me protesta dhe manifestime nga më të ndryshmet, që organizohen nga mekanizmat sindikalë, kjo gjë në vendin tonë nuk po ndodhë, me gjithë pakënaqësitë që ekzistojnë. Arifi thotë se motoja e BSPK-së është se “ne jemi për dialog dhe me anë të dialogut t’i zgjidhim problemet”.

    “Por, nëse kërkohet që të përdorim edhe mekanizmat që i lejon Kushtetuta e sindikatës, statuti, janë edhe protestat dhe grevat. Në dy vjetët e fundit kemi organizuar protesta, kemi pasur edhe kërkesa”, ka deklaruar Arifi, duke shtuar se në protestën e fundit “i kemi pasur dhjetë kërkesa që të plotësohen dhe në këtë drejtim, brenda protestës së një majit të vitit të kaluar, nga dhjetë kërkesat, shtatë janë përmbushur dhe ne si BSPK, konsiderojmë se ka qenë sukses në atë drejtim”.

    ZËRI
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Në ditën e punëtorëve, e cila anekënd botës përcillet me protesta për shkak të kushteve më të mira të punës dhe për të fituar më tepër të drejta etj., në Republikën e Kosovës, anormale, por kjo ditë cilësohet si ditë feste. Kaq shumë u lodhën ata punëtorë që të festojnë këtë ditë?! A mos arkat e tyre qenkan mbushur dhe sikur trupi ka nevojë për pushim e festim?! A nuk jemi të vetëdijshëm që shkalla e papunësisë, varfërisë e jetës së shtrenjtë po ngrihet vazhdimisht? Absurde!

    Sikur është e vërtetë thënia, që kaherë qarkullon mes shoqërisë tonë; bukë e krip e zemër.

    Dar_di



    Në vend të protestës zgjedhin festën

    Ndonëse sipas statistikave shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 45 për qind, qytetarët e vendit tonë, festën e 1 Majit më tepër preferojnë ta kalojnë duke pushuar në Parkun e Gërmisë në Prishtinë dhe vende të tjera nëpër Kosovë, se sa të protestojnë. Ata thonë se për protesta nevojitet organizim sindikal, ndërsa drejtues të sindikatave në Kosovë për dallim nga viti i kaluar, kësaj radhe nuk kanë paraparë asnjë organizim. Kjo festë e gjen Kosovën me një shkallë të lartë papunësie. Kjo papunësi shoqërohet edhe me një shkallë të lartë varfërie që përfshin gjysmën e popullsisë.




    BOTA SOT
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dar_di : 01-05-2011 më 13:08
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    1 Maji, pa protesta

    Derisa në vendet e tjera të botës protestohet me rastin e festës së 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, për të kërkuar më tepër të drejta dhe kushte më të mira të punës, në Kosovë me rastin e kësaj dite drejtuesit e sindikatave të punëtorëve kanë zgjedhur që në këtë ditë të festojnë. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura në Kosovë, Haxhi Arifi ka thënë përmes telefonit për Kosovapress se i vetmi aktivitet i organizuar me rastin e 1 Majit ka qenë një tryezë, ku janë shqyrtuar kërkesat e punëtorëve.

    “Ne kemi organizuar një tryezë me përfaqësues të qeverisë, Odës Ekonomike dhe shoqërisë civile në të cilën janë shqyrtuar kërkesat që ka pasur BSPK në protestën e vitit të kaluar. Shtatë nga dhjetë kërkesat tona janë realizuar. Tani kemi kërkesat për rritjen e pensioneve, privatizimin dhe pagën minimale, e cila duhet të jetë 250 euro”, ka thënë Arifi. Për më tepër, Arifi ka bërë të ditur se për dallim nga viti i kaluar kur ishte protestuar në qendër të Prishtinës, të dielën me 1 Maj nuk do të ketë asnjë organizim apo protestë, ndërkaq sipas tij kush dëshiron të protestojë është i lirë ta bëjë këtë, por pa përkrahjen e BSPK-së.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Mbi 80 % ?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    mjerim kush esht ne krye te sindikatave te gjith pijandur

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914

    Kosova ka vetem 1 Maja.

    Kure ne gjith boten kerkohen te drejta per pun ne kte dit te shenuar ..madje edhe me demonstrata e protesta ,sikur per t/ia mbuluar turpin qeveritave tan dikush kte dit e shendrroj ne dit ahengu.
    Gjitha deget(drut) e thata u dogjen ne vendet malore, u poqen flija, e ne restorante pihej soka te prisht

    pa pir qe nji vjet esht prishur shija ..qeshen qeveritaret.

  7. #7
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    shume 45%......

  8. #8
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    athere i bie qe te punojne vetem institucionet sheterore dhe ndonje biznes tek tuk
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    nga nihwer them qe ne kosovev nje liter benzin duhet ta bejn 5.euro nje buk 2.euro pastaj shqiptaret vedisohen jemi popull i qyditshem

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    festoni festoni pastaj kur tju leshon rakia ankohuni

  11. #11
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Papunësia në Kosovë, mbi 45 për qind

    jo jo. nuk ka mundesi...
    para dy ditesh dikush tha keshtu:
    Citim Postuar më parë nga Prishtina.C Lexo Postimin
    Kosova esht shteti me i pasur ne Ballkane dhe Kosovaret jane me te pasurit ne Ballkane .
    une sapo fillova ta besoja. lol!
    Vasudhaiva Kutumbakam

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Papunësia dhe varfëria mbeten të larta

    Papunësia dhe varfëria vazhdojnë të identifikohen nga kosovarët si dy problemet kryesore, me të cilat ballafaqohen. Autoritetet kosovare thonë se janë dukë bërë përpjekje për uljen e papunësisë dhe zbutjen e varfërisë. Në anën tjetër, përfaqësues të punëtorëve thonë se për zbutjen e kësaj papunësie, e cila është duke e përcjellë Kosovën që nga pas lufta, duhet të përgatiten politika afatgjate ekonomike.

    Afrim Podvorica, rreth 40 vjeç, çdo ditë udhëton nga Podujeva në Prishtinë për të gjetur punë si punëtor krahu. Ai ka tetë anëtarë të familjes dhe vetëm 40 euro të ardhura mujore nga pensioni i së ëmës. Tash e sa muaj, ai çdo ditë bën të njëjtin itinerar, por me gjithë angazhimin e tij, ai mezi arrin të sigurojë minimumin e ekzistencës.

    “Kur s’ka punë, është mjaft vështirë. Nuk di çka të them, një ditë punoj një ditë jo. Gjithë kjo çka fitoj këtu, shkon për rrugë. Këtu i marr sot dhe me ato para duhet të udhëtoj nesër dhe të gjitha shkojnë. Sikur të kishte punë çdo ditë, nuk do të ishte kështu vështirë”, tregon Podvorica.

    Raporti i fundit i programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP, i publikuar ditë më parë, tregon se papunësia dhe varfëria janë problemet më të mëdha të kosovarëve.

    Në raport thuhet se respondentët e pyetur shqiptarë dhe ata të komuniteteve tjera, papunësinë dhe varfërinë i cilësojnë si faktorë kryesorë që rrezikojnë stabilitetin e Kosovës.

    Duke pasur parasysh këtë, në këtë raport të UNDP-së thuhet se punësimi duket të jetë një mënyrë shumë e rëndësishme për t’iu mundësuar kosovarëve të ecin përpara.

    Hafiz Leka nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Social, thotë se janë duke bërë përpjekje të mëdha për uljen e papunësisë dhe zbutjen e varfërisë.

    “Ministria e Punës është duke bërë aq shumë sa i përket nxitjes së shkallës punësimit dhe zhvillimit të masave aktive të punësimit dhe zgjerimit të politikave aktive me një kapacitetet shumë të limituar financiar, që vërtet është befasuese. Vetëm vitin e kaluar Ministria e Punës ka arritur të ndërmjetësojë në punësimin e rreth 7 mijë personave”, thekson Leka për Radion Evropa e Lirë.

    Kosova, sipas hulumtimeve të bëra së fundi, ka rezultatin më të dobët të punësimit në Evropë. Norma e papunësisë ka arritur në 48 për qind dhe norma e të punësuarve është jashtëzakonisht e ulët, rreth 26 për qind.

    Për pasojë, varfëria mbetet e përhapur në 45 për qind të popullsisë, ndërsa 17 për qind janë në varfëri ekstreme.

    Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, në një intervistë për Radion Evropë e Lirë kohë më parë ka thënë se kanë statistika, të cilat tregojnë se shkalla e papunësisë është më e lartë se 45 për qind.

    “Besoj se në këtë drejtim bashkërisht jemi gjithmonë duke punuar, që ky numër i madh nga statistika e të papunëve, të shkohet drejt zvogëlimit. Por, megjithatë duhet të bëjmë punë më të madhe në këtë drejtim, në mënyrë që të arrijmë ta zvogëlojmë shkallën e papunësisë”, thotë Arifi.

    Ndryshe, në vitet e fundit në Kosovë nuk ka pasur ulje të shkallës së papunësisë. Ndërkaq, supozohet se tregu i punës në Kosovë i absorbon nga 4 deri në 6 mijë punëtorë në vit, ndërsa pjesa tjetër mbesin të papunë dhe potencialisht mund të shndërrohen në persona të varfër.

    BOTA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Një e treta në varfëri

    Zyrtarë të Bankës Botërore dhe të ESK-së në një takim me mediet, të martën, kanë prezantuar gjendjen aktuale të varfërisë në Kosovë. Sipas tyre rreth 35 për qind e popullatës jeton në varfëri të plotë.

    Drejtori i zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë, Ranjit Najak, duke e prezantuar raportin e përgatitur nga ana e ekspertëve të BB-së dhe në bazë të dhënave të ofruara nga ESK-ja, ka thënë se përpilimi i këtij raporti për BB-në ka qenë temë sfiduese, pasi Kosova llogaritet dhe vazhdon të mbetet ndër vendet më të varfra në Evropë e padyshim vendi më i varfër në Ballkan. Najak tha se qëllimi i Bankës Botërore është luftimi i varfërisë kudo në botë, dhe në këtë drejtim BB-ja kontribuon në 170 vende ku janë të hapura zyrat e saj.

    Ndërsa drejtori i zyrës së FMN-së në Prishtinë, Horhe Sulliman, ka thënë se është brengosëse për politikat pasi kemi 34 për qind shkallën e varfërisë dhe të gjithë së bashku duhet që të luftojmë këto dukuri.

    Ndërsa Bashkim Bellaqa, drejtor i Departamentit të Statistikave Sociale, pranë Entit Statistikor, ka sqaruar se " sipas rezultateve të dala nga raportit mbi varfëri për vitin 2009 në Kosovë, që është përpiluar nga zyrtarët e Bankës Botërore dhe zyrtarët e ESK-së, rreth 34 për qind e popullsisë jeton në varfëri të plotë dhe me të ardhura 1.55 euro në ditë për një person të rritur, kurse 12 për qind e popullatës jeton në varfëri të skajshme me 1.02 euro në ditë.” Eksperti Bellaqa sqaroi se "varfëria në zonat rurale dhe urbane është pothuajse e barabartë.

    KOSOVA SOT
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •