Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Kur humbet ndergjegja

    Qeshtjes kombetare Rilindasit i kushtuna nje prioritet madhor , por nuk ngelte prapa as qeshtja e arsimimit te popullates.Nje mund te madh shume Rilindas bene ne krijimin e alfabetit shqiop dhe botimin e librave per kendimin e Qunave ne mesojtoret e para kombetare.Ne kete drejtim kemi nje angazhim te aparreshtur te shume figurave te njohura te Rilindjes sosne qe nga ideologu Naum Veqilharxhi duke vazhduar me Naimin,Samiun,Mjedjen,Fishten,Gurakuqin me botimin e teksteve shkollore dhe hapjen e shkollave shqipe per arsimimin dhe edukimin e brezit te ri.
    Edhe sot ne disa pjese te Arberise nga shume atdhetar,ideolog te qeshtjes kombetare behet lufte e pakompromise ne ngritjen ee nivelit te edukimit dhe arsismimit te te rinjeve shqipetar ne ghjuhen e embel shqipe.Por ne nje ane na del ne skene nje neglizhence dhe absurditet i nje pjese inetelektualesh dhe lideresh partiak te cilet me dije apo pa dije , me dashje apo pa dashje dfamtojne dhe pengojne zhvillimin e sistemit te edukimit dhe arsismimit ne pjese te ndryshme te Arberise.Rast flagrant dhe i pa presedan eshte qendrimi iu partive politike dhe liderve te tyre ne Maqedoni rreth UT dhe statusit te ketij Universiteti kombetar shqipetar.
    Ne fakt ky Universitet qe nga themelimi e deri me sot ishte therre ne sy per pushtetaret maqedon, por edhe per disa lider shqipetar te cuilet mbeshtesin kete pushtet sllav.UT ne fakt eshte djepi ku arsismohen dhe edukohen gjeneratat e reja per nje te ardhme te ndritshme te shqipetareve ne Maqedoni.Si duket kjo eshte arsyeja dhe shkaku kryesor per kundershtimin me kembenmgulje te maqedonasve dhe disa krerve shqipetar te ketij Universiteti.Kjo nuk eshte aq per tu habitur sepse ketyre nuk u konvenon arsimimi dhe ngritja e nivelit arsimor te shqipetareve,ata jane ne gjendje te shkrijne edhe atomin e fundit te energjise se tyre per pengimin e punes se UT dhe deshtimin e tij.
    Eshte per tu habitur dhe shume tragjike si shume intelektual shqipetar,shume lider partiak por edhe parti politike shqipetare kan humbur ndergjegjenj e tyre dhe punojne me perkushtim per shuarjen e kesaj vatre diturie te popullit tone.
    Cka mendojne "shoket" Xhaferi,Thaqi e Ahmeti?Si do ta arsyetojne neglihenceen e tyre dhe kundershtimin e tyre te UT dhe perkrahjen e ides se Vander Shtulit dhe qeverise maqedonase qe ky institucion i lart shkollor kombetar te zavendsohet me nje "Surrogat"me emrin "Kolegji i Shtullit"qe nuk eshte asgjee tjeter vetem nje mashtrim perfide e asgje tjeter me shume.Kolegje te tilla do te gjeshe kudod ne Europe,por pa as far perspektive,shkolle pa vlere kombetare,arsimore e edukative,nje shkolle private.
    Prandaj edhe eshte i arsyeshem hidherimi i personelit arsimor,popullates,studenteve ndaj liderve shqipetar sa i perket UT.
    Eshte shume interesant se populli ka kuptuar dreqnit slllavo-maqedonase dhe ndankafshaten e gojes per te mbijetuar ky Universitet,per te arsimuar bijet e tij te cilet nese do te jene ata qe do ta qojne perpara kete qeshtje madhore te shenjte kombetare shqipetare.
    Prandaj duke pare kete nevoje mendoje se eshte e arssyeshme nje perkrahje morale dhe materiale per UT.

    "Oj sharki e lehte si era, a ka ardhur ne Shqiperi prnavera?"
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Universiteti shqip nė fokus tė fushatės

    Universiteti i Evropės Juglindore nė Tetovė nuk ėshtė zgjidhje e pranuar nga tė gjithė


    Nga Nazim Rashidi nė Shkup
    Ēėshtja e arsimit nė shqip ėshtė njė nga temat qėndrore tė fushatės zgjedhore tė katėr partive kryesore politike shqitpare nė Maqedoni.

    Shqiptarėt nė Maqedoni mendojnė se ēėshtja e arsimit, sidomos shkollimi universitar, ėshtė njė nga problemet kryesore e cila ende nuk ka marrė ende njė zgjidhje pėrfundimtare.

    Tė katėr partitė kryesore thonė se gjatė legjislaturės sė re prioritet qė do tė kenė zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės (UT) dhe financimin i tij nga buxheti i shtetit.

    UT funksionion me vetė inisiativėn e shqiptarėve tė Maqedonisė prej vitit 1993, dhe ende vazhdon tė jetė i diskutueshėm pėr autoritetet maqedonase.

    Partitė shqiptare gjithashtu vėnė nė dukje se edhe arsimi shqip nė nivelet mė tė ulta ka nevojė qė tė modernizohet, strukturat udhėheqėse arsimore tė depolitizohen dhe sistemi tė jetė nė nivele evropiane.

    Shkėputja
    Shqiptarėt protestuan nė pėrkrahje tė UT-sė

    Qėkur Maqedonia fitoi pavarėsinė 11 vjet mė parė, njė nga ēėshtjet qė u shfaqėn si tė nevojshme nė mesin e shoqėrisė shqiptare, nė realitetin e ri, ishte nevoja pėr arsimim tė lartė, thonė vėzhgues arsimorė.

    Deri sa funksiononte shteti jugosllav, njė numėr i madh i shqiptarėve nga Maqedonia, studimet nė gjuhėn shqipe i kryenin nė Universitetin e Prishtinės.

    Por me ndarjen e republikave, dhe me vendosjen e kufijve mes shteteve tė reja, njė numėr tė rinjsh mbetėn nė Maqedoni.

    Duke pasur tė trashėguar njė tė drejtė nga shteti i kaluar, vėzhguesit thonė, se shqiptarėt kėrkuan qė kėtė tė drejtė, pra studimin nė gjuhėn amtare, t'ua japė edhe nga shteti i ri, Republika e Maqedonisė.

    UT dhe UEJL

    Nė fillimin e viteve '90 pati njė nismė pėr themelimin e njė institucioni tė arsimit tė lartė, i cili nė vitin 1993 u realizua, por me vetė pėrpjekjet e shqiptarėve, jashtė strukturave financiare tė shtetit, dhe me viktima.

    Nė ditėn e parė tė fillimit tė procesit arsimor, nė pėrleshje me policinė, njė i ri shqiptar u vra.

    Por qė atėhere Universiteti i Tetovės finksionon nė mjedise private, megjithatė ai nuk lejohet nga autoritetet maqedonase.

    Historia e tij, ka bėrė qė arsimi i lartė tė jetė pjesė e ēėshtjeve qė diskutohen nė fushatėn zgjedhore.


    Maks Van Der Shtul nxitės i UEJL

    Pėr tė zgjidhur ēėshtjen e arsimit tė lartė nė Tetovė ka filluar tė funksionojė qė vitin e kaluar edhe Universiteti i Evropės Juglindore (UEJL), apo Universiteti i Shtulit, duke marrė emrin e komisionerit tė posaēėm tė OSBE-sė Maks van der Shtul qė ishte nxitėsi kryesor i saj.

    UEJL financohet nga komuniteti ndėrkombėtar dhe nga pagesat e studentėve, dhe konsiderohet privat.

    Kjo ishte njė pėrpjekje pėr tė zgjidhur ēėshtjen e arsimit tė lartė nė shqip, por kėrkesa

    kryesore e shqiptarėve ėshtė njė universitet i financuar nga shtetit.

    Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), pjesė e koalicionit qeveritar nė Maqedoni, vė nė dukje se zgjidhja e problemit tė arsimit tė lartė pėr shqiptarėt nė Maqedoni duhet parė nė inkorporimin e Universitetit tė Evropės Juglindore me Universitetin e Tetovės.

    Zamir Dika i PDSH-sė thotė se kjo mėnyrė do tė plotėsojė kėrkesat dhe do tė rrisė standardet e arsimit.

    "Me kėtė ofertė ne nuk dėshirojmė tė shuajmė Universitetin e Tetovės, por ta transformojmė nė universitet tė reformuar dhe tė pranuar nga tė gjithė," thotė zoti Dika.

    Zyrtarizim i UT-sė

    Tė gjitha partitė politike thonė se pas zgjedhjeve parlamentare, shqiptarėt do tė kenė njė universitet tė zyrtarizuar.

    - Partia Demokratike Kombėtare (PDK) thotė se ajo ėshtė e vetmja parti qė ka zyrtarizimin e UT-sė si pjesė e programit tė saj zgjedhor.

    Fadil Sulejmani, rektor i kėtij universiteti dhe kandidat pėr deputet i PDK-sė thotė se ky objektiv gjithėshqiptar mund tė arrihet vetėm nėse partitė politike shqiptare janė tė njė mėndjeje pėr strategjinė.

    "Ne mund t'ia arrijmė kėtij qėllimi me shpejtė dhe me sukses, po qe se tregojmė njė unitet, njė bashkim shqiptar mes subjekteve tona politike," thotė zoti Sulejmani.

    - Nėnkryetarja e partisė sė Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI), Teuta Arifi, thotė se Universiteti i Tetovės, ėshtė pjesė e historisė sė shqiptarėve tė Maqedonisė, dhe prandaj kjo parti angazhohet tė sigurojė qė ai tė financohet nga shteti.

    Zonja Arifi e sheh zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje mė shumė si njė problem social.

    "Pėr BDI-nė ēėshtja e UT-sė nuk ėshtė njė temė e fushatės paraelektorale, por ėshtė njė temė e cila ka nevojė tė zgjidhet pėr shkak tė interesit tė tė rinjve shqiptarė nė Maqedoni," tha zonja Arifi.

    - Naser Zyberi i Partisė pėr Prosperitet Demokratik (PPD) thotė se kjo ēėshtje duhet detyrimisht tė mbyllet njė herė e pėrgjithsmonė.

    "Ēėshtja kryesore ėshtė gjithsesi ēėshtja e arsimit superior dhe e legalizimit tė Universitetit tė Tetovės," thotė ai.

    Cila ėshtė zgjidhja?

    BDI thotė se bazė e zgjidhjes sė ēėshtjes sė arsimit tė lartė pėr shqiptarėt nė Maqedoni duhet tė jetė Marrėveshja e Ohrit, qė i dha fund konfliktit disamujor vitin e kaluar.

    Forcat tona politike tė organizojnė sistemin paralel tė arsimit shqip nė Maqedoni duke filluar nga tė tre nivelet.


    Fadil Sulejmani,
    rektor i UT-sė

    "Dokumenti kornizė i Ohrit jep hapėsirė pėr tė bėrė baza legjislative pėr funksionimin e njė Universiteti me financim shtetėror," thotė nėnkryetarja e BDI-sė, zonja Arifi.

    Me kėtė qėndrim pajtohet edhe PDSH-ja qė nėnvizon se baza pėr tė plotėsuar kėrkesat shqiptare pėr arsimin e lartė ėshtė Marrėveshja e Ohrit.

    "Nuk ka forcė politike maqedonase, kushdo qė tė fitojė qė tė mund tė ndalojė, tė kthejė prapa proceset, sidomos nė sferėn arsimit," tha zoti Dika i PDSH-sė.

    Rektori i UT-sė, zoti Suljemani, paralajmėron autoritetet maqedonase se nėse nuk pėrmbushin kėrkesat e shqiptarėve pėr tė financuar nga buxheti arsimin e lartė pėr popullsinė shqiptare, atėhere forcat politike duhet tė krijojnė njė sistem paralel arsimor.

    "Forcat tona politike tė organizojnė sistemin paralel tė arsimit shqip nė Maqedoni duke filluar nga tė tre nivelet," thotė zoti Sulejmani.

    Ai thotė se protestat, peticionet, dhe mocionet e interpelancat nė parlament, do tė jenė mjetet e partisė qė ai pėrfaqėson, PDK.

    PPD thotė se zyrtarizimi i UT-sė do tė jetė njė kusht qė kjo parti tė futet nė ndonjė qeveri qė do tė dalė pas zgjedhjeve.

    "Nėse nuk ia arrin PPD do ta lėshojė atė qeveri qė nuk ka gatishmėrinė qė tė zgjidhė njė ēėshtje kaq tė domosdoshme dhe kaq immediate pėr shqiptarėt e Maqedonisė," thotė zoti Ziberi i PPD-sė.


    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

Tema tė Ngjashme

  1. Cfare duhet te ndodh nese midis dy te dashuruarve humbet besimi??
    Nga KomuNikimI nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 19:47
  2. SCO humbet nje pjese te gjygjit me IBM
    Nga Kinezi nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-06-2006, 13:04
  3. Lajmi mė i fundit nga zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 06:04
  4. Politikani dhe ndergjegja
    Nga Dita nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:53
  5. ndergjegja
    Nga esinqerta nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-05-2002, 19:20

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •