Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Ndahet nga jeta një nga gratë më jetëgjata shqiptare

    Në Nju Xhersi u nda nga jeta një nga gratë më jetëgjata shqiptare. Demire Durollari ishte 115 vjeç dhe një dëshmitare e rrallë e zhvillimeve më të rëndësishme të botës shqiptare gjatë më shumë se një shekulli.
    Zonja Durollari lindi në Hudënisht të Pogradecit më 14 shtator 1895 në një familje patriotësh. Në vitin 1949, ajo u arratis nga Shqipëria komuniste dhe jetoi 20 vjet në Shkup. Pas një qëndrimi në Itali, u vendos në Shtetet e Bashkuara.
    Zonja Durollari gëzonte vazhdimisht shëndet të mirë dhe me hapjen e Shqipërisë ajo është kthyer atje disa herë.
    Në intervistat për mediat ajo ka thënë se sekreti i saj i jetëgjatësisë ka qenë ushqimi; ajo hante shumë peshk dhe bulmetra, nuk konsumonte as duhan as alkool.
    Zonja Demire Durollari lë pas tre fëmijë. Varrimi i saj bëhet sot në Nju Xhersi.

    VOA
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Ia kam lakmi.
    Shpresoj te jetoj nje vit me shume se ajo. Per me teper ushqehemi ne menyre te njejte. Pak bulmetra , kurre duhan, kurre alkool.............

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •