Zgjedhjet, qeveria lejon tabelat maqedonase

POGRADEC-Dy javė pėrpara zgjedhjeve lokale tė 8 majit, komuna Pustec mbushet me tabela me emra rrugėsh dhe sheshesh nė gjuhėn maqedonase.

Komuna qė dikur mbante emrin Liqenas ka pėrfshirė dhe zyrtarė tė komunės Gazi Baba tė Maqedonisė, duke bėrė fushatė edhe pėr kandidatin zyrtar tė koalicionit qeveritar tė drejtuar nga PD-ja, Edmond Temelko, i cili mban postin e kryetarit tė Partisė Aleanca e Maqedonasve pėr Integrimin Evropian.

E perditshmja Gazeta Shqiptare zbulon se tabelat e rrugėve janė vendosur nė dy gjuhė, shqipe dhe atė sllavo-maqedonase, dy janė nė alfabetin latin dhe atė cirilik. Shenja tė institucioneve dhe rrugėve nė gjuhėn sllavo-maqedonase nė 9 fshatrat tė komunės Liqenas, e emėruar nė Pustec, tė prefekturės sė Korēės u vendosėn me datėn 14 prill ku tė pranishėm ishin kryetari i komunės Gazi Baba, Tony Trajkovski, Teodor Petrov, presidenti i kongresit botėror tė Maqedonisė dhe Tashko Ivanov, kryetar i shoqatės sė Maqedonasve tė Egjeut.

Ne artikullin e shkruar*e perditshmja Gazeta Shqiptare zbulon personin qe*ka lejuar vendosjen e tabelave, ndersa sjell ne vemendje se nė Maqedoninė fqinjė, nė pėrbėrje me popullsi shqiptare etnike tė konsiderueshme, mungojnė emrat e rrugėve nė gjuhėn shqipe, duke mos respektuar marrėveshjen e Ohrit si dhe rastin Bollano me tabelat greke ne Vlore.*

(d.b/BalkanWeb)