Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 59
  1. #21
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    O Brari, ti kuotën e fjalëve me vend e ke njëherë në vit. E ke përmbushur kuotën për sivjet. Kismet vitin tjetër.

    Parlamentarizmi që na e mburr o Brari ka lindur nga Revolucionet. Edhe Ameriqia lindi nga Revolucioni. Çdo liri dhe çdo e drejtë kushtetuese ka lindur nga Revolucionet. Po nejse, kjo është histori tjetër.

    Avni Rustemi nuk hyn në radhën e atyre figurave komplekse, kontradiktore apo kontroverse që ngjallin debate pro-kundra. Avni Rustem për kohën kur ka jetuar ka qenë i arsimuar, përparimtar dhe orator i shkëlqyer. Por nuk hyri në histori për këto veti, që të debatojmë për këtë. Edhe sikur të ishte analfabet përsëri do hynte në histori për ato dy plumba.

    Ka thënë njëherë një kokë, të tjerët nga balta bëjnë heronj, ne heronjtë i bëjmë baltë.
    Ky është tangërlliku "modern". Kupto' ti plako? Jo për gjo po m'thuj ti mu ça boni ky 'Niu? Vrau njonin kotnasikoti m'Paris. Robi tu nej për qef t'vet, ky u nrit ene e vrau.

    Kështu diskutojnë vetëm ata që nuk dinë ose përtojnë të mendojnë me mendjen e vet. Sepse dikush që mendon nuk ka nevojë për "autoritete" (Enver, Sali apo Perëndi) që t'i tregojë kush është heroi dhe kush është tradhëtari. Këta ose brohorasin sipas "autoritetit" (dje për Avniun e sot për Esatin) ose i bien shkurt dhe nihilizojnë gjithçka.
    Faktet historike dihen. Atëhere mbetet vetëm këndvështrimi personal. Fare thjeshtë nqs dikush e quan gjë të shkëlqyer të dorëzosh Shkodrën, të tentosh për luftë civile dhe të shesësh vendin tek vendet fqinje dhe superfuqitë atëhere padyshim Esati është Hero, dhe Hero i Madh.

    Nëse të vrasësh (në pamundësi për ta izoluar) një njeri të tillë, ështe akt heroik, atëhere Heroi është Avniu.
    Mjafton të kesh këndvështrimin tënd të qartë, pa patur nevojë të mësosh se çfarë ka thënë Enveri, Hitleri apo Tens Jau Pini.
    Por kur nihilizohet një figurë e thjeshtë dhe simbolike si Avni Rustemi (sepse fundja ne vlerësojmë simbolizmin e veprimit të tij) atëhere vaj medet për figurat e tjera historike.

    Nejse meqë ra muhabeti. Plani për vrasjen e Esatit ishte shumë më i thjeshtë. Avniu do e vriste dhe do zhdukej. Pra atentatori do ngelte në mos enigmë, i dyshimtë. Fati deshi që Avniu të kapej në vend, dhe këtu mori vërtet përmasa heroi Avniu si individ jo thjesht si atentator. Të vrasësh një njeri në mes të Parisit, të pranosh vrasjen, të fitosh përkrahjen e njerëzve dhe të dalësh i pafajshëm....
    Pra jo thjesht eleminim fizik por diskretitim publik. Fat më të merituar nuk ka, si për Avniun edhe për Esatin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kavir : 21-08-2011 më 07:09
    -

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    pirro po te them nje gje..diplomen e kam marre me djerse..dhe me shume djerse bile..e kam marre ne ate kohe kur numuroheshin kokrat e fasules nje me nje..skishte gili vili jo..besoj e din per cfare e kam fjalen por nejse...

    mire thua qe duhet lexuar per se mbari historia e shqiperise..shume drejt e ke..po a sme thua bre pirro cilen histori te shqiperise te lexoj..ate histori qe shkruajti ahmet zogu..apo ate qe shkruajti enver hoxha ...apo mendon ate qe shkruajti sali berisha e fatos nanoja..ketu eshte paqartesia i dashur..cilen..nese dua te lexoj ate te ahmet zohut ti me thua jo nuk ben..nese me thua te lexoj ate te enverit une them nuk ben..keshtu edhe per historite e tjera..per njeren them une nuk ben e per tjetren thua ti nuk ben..pra nuk do gjeje karak kjo pune..prandaj te thash mos shkruaj per heronj a atdhetar se nuk i dihet te nesermes cka na dalin..edhe une per 16 vjet e mesova se avni rustemi eshte heroi ma i madh i shqiperise..e mesova se esat pash toptani ishte tradhetari ma i madh i shqiperise..po ja qe na doli e kunderta sot ne nje histori tjeter shqiperie..na doli se esat pasha ishte heroi ma i madh i shqiperise dhe avni rustemi tradhetari ma i madh i shqiperise..a nuk eshte kjo historia si puna e flugerit te eres ..nga te fryje era..

    pirro edhe nje here merre vesh se historine e kan shkruar , e shkruajne dhe do ta shkruajne te fortet..
    Malsor, lexo ne internet faktet qe jep bota dhe jo ato qe thone politikanet.

  3. #23
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    po cfare trimi o beso djali...i duhej enverit prandaj u be trim..kur nuk i duhej enverit behej frikacak..merre me mend te mos i lejohet djalit te '' heroit te popullit '' te hyje ne shqiperi..e ka ditur mire dulla se kurrfar heroi nuk ishte avni djali prandaj nuk ja qasi asnjehere djalin..pune perrallash edhe puna e avniut edhe puna e djalit te avniut..por edhe puna e atyre qe mundohen te na e shesin si patriot...
    Me duket se keqkuptove shkrimin tim, ose doje vete te dilje ne kete konkluzion. Serbet te birin e kishin frike se mos bente rremuje kundra tyre ne Kosove dhe ja prene rrugen per ne Shqiperi.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kaviar..

    mos te te duket vetja qe di shume..

    je ti ai qe i mat gjerat me pallavra te enverit..

    mos hyr ne diskutime ne zona qe nuk i di..

    keshtu mo qafir..

  5. #25
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Malsor, lexo ne internet faktet qe jep bota dhe jo ato qe thone politikanet.
    po pikerisht nga bota e kam mesuar se historine e shkruan i forti..aman mos na lodhni ma me histrori te tilla..shembulli me i qarte se si shkruhet historia ishte rasti i nako spiros..nje here u be hero e pastaj u be tradhetar...pastaj perseri u be hero dhe perseri u be tradhetar..sa here qe dulla qohej me humor te prishur rrezonte dike e ngrinte dike tjeter....keshtu pirro...

    njerez edhe nje here merreni vesh qe historine e shkruan i forti..mos na lodhni me...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #26
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Disa pika nga postimi #1 i pirro10

    1. Avni Rustemi lindi në Libohovë të Gjirokastrës më 1895.

    2. Avni Rrustemi punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918).

    Sipas "CV" i bie qe ne moshen 15-vjeçare Avniu te kete qene mesues ne Libohove, ndersa 18 vjeç mesues ne Tragjas. Habia ime qendron ne faktin nese nje 15-vjeçar mund te jete arsimtar per kohen e atehershme. Po mbyll nje sy per nje 18-vjeçar.

    3. Avni Rrustemi u shqua si veprimtar me armë në dorë për lirinë, pavarësinë e tërësinë territoriale të Shqipërisë. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit, më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën.

    Ne moshen 13-vjeçare paska braktis bankat e shkolles per t'u bashkuar me Çerçiz Toppullin, ndersa ne moshen 15-vjeçare i paska bere atentat komandantit te ekspedites, gjeneral Turgut pashes.
    Pastaj nga atentator me shkolle te braktisur paska shkuar te jape mesim ne Libohove e Tragjas !!!

    GENJESHTRA ME BRIRE !!!

    Pershkrimi i figures se A. Rustemit eshte i marre nga librat e historise se kohes se diktatures. Kemi nje hiperbolizim te figures dhe jetes se tij per faktin e vetem se eshte atentatori i Esat Toptanit. Nuk e di sa perqind mund te jete e vertete nga sa eshte thene rreth jetes se A. Rustemit, por postimi #1 eshte nje genjeshter totale ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #27
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Nejse meqë ra muhabeti. Plani për vrasjen e Esatit ishte shumë më i thjeshtë. Avniu do e vriste dhe do zhdukej. Pra atentatori do ngelte në mos enigmë, i dyshimtë. Fati deshi që Avniu të kapej në vend, dhe këtu mori vërtet përmasa heroi Avniu si individ jo thjesht si atentator. Të vrasësh një njeri në mes të Parisit, të pranosh vrasjen, të fitosh përkrahjen e njerëzve dhe të dalësh i pafajshëm....
    Pra jo thjesht eleminim fizik por diskretitim publik. Fat më të merituar nuk ka, si për Avniun edhe për Esatin.
    Per ta shprehur fatin e tij te madh shtoja kesaj edhe faktin qe i qelloi rastesisht nje revolver ne duar ne mes te Parisit, dhe faktin tjeter qe kish pas lene nam duke u lene bakshishe kamariereve franceze studenti yne i varfer. A thua fati ia sillte edhe ato para nga qielli.
    I feel Kosovereign!

  8. #28
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga Kandy* Lexo Postimin

    Harxhoi sa harxhoi ishin para shqiptarësh, jo lira turqish. Kështu që fli e qetë.

    O Brari, llafet e bukura ruaji për të sharë Enverin e Edvinin. Po pate ndonjë fakt hidhe, po s'pate...shko ndërrohu.
    -

  9. #29
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Harxhoi sa harxhoi ishin para shqiptarësh, jo lira turqish. Kështu që fli e qetë.
    Ishin lira italiane, andaj s'me flihet qete.
    I feel Kosovereign!

  10. #30
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Edhe revolveri qe prodhim kinez. Të shqetëson?
    -

  11. #31
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Edhe revolveri qe prodhim kinez. Të shqetëson?
    Edhe ate ne Rome e ka blere (t'pakten keshtu thote, se une s'i besoj qe nga Roma shkoi ne Paris me revolver ne shoke trimi).
    I feel Kosovereign!

  12. #32
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Po dyqani ishte kinez. Ke ndonjë merak pse nuk ishte dyqan turk?
    -

  13. #33
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    A po shume, me iritoi jashte mase.
    I feel Kosovereign!

  14. #34
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Kandy* Lexo Postimin
    Ishin lira italiane, andaj s'me flihet qete.

    Me fal, por çfare ndryshimi kane lirat turke nga lirat italiane ?!? Gjithmone valute e HUAJ mbeten ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  15. #35
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga Kandy* Lexo Postimin
    A po shume, me iritoi jashte mase.
    Pi çaj rus duke parë Gymysh dhe të kalon.
    -

  16. #36
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Me fal, por çfare ndryshimi kane lirat turke nga lirat italiane ?!? Gjithmone valute e HUAJ mbeten ...
    Uu sa shume ka lidhje. Mendo pakez dhe do ta shohesh ndryshimin.
    I feel Kosovereign!

  17. #37
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Pi çaj rus duke parë Gymysh dhe të kalon.

    Hahahaha e forte kjo !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  18. #38
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Citim Postuar më parë nga Kavir Lexo Postimin
    Pi çaj rus duke parë Gymysh dhe të kalon.
    Thone kush eshte mjek, ai qe hjek. Nese ty te ka bere efekt ky tretman, mua s'po me le prape te qete ky fakt.
    I feel Kosovereign!

  19. #39
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Kandy* Lexo Postimin
    Uu sa shume ka lidhje. Mendo pakez dhe do ta shohesh ndryshimin.

    Perveç kursit te kembimit mes njera-tjetres ndryshimi eshte ZERO.

    VALUTE E HUAJ eshte gjithmone, nuk ndryshon ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  20. #40
    ʚϊɞSabr is Sweetʚϊɞ
    Anëtarësuar
    10-04-2011
    Vendndodhja
    In my thoughts free from the world
    Postime
    534
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Perveç kursit te kembimit mes njera-tjetres ndryshimi eshte ZERO.

    VALUTE E HUAJ eshte gjithmone, nuk ndryshon ...
    Tregon dicka ne prapavij, por fillimisht duhet ta mendosh qe ta kuptosh.
    I feel Kosovereign!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •