Vellezer dhe Motra ne Krishtin
Une jam nje besimtar ne Krishtin, dhe po e shkruaj kete sepse besoj se kisha shqiptare ka nevoje per nje Reformim Biblik dhe Rizgjim. Une e di qe kam shume dobesi, por Zoti ka derdhur shume Hir mbi mua, dhe lutem qe Ai do te derdhe edhe mbi ju Hir mbi Hir, dhe lutem qe edhe ju do te tregoni Hir me te tjeret.
Qellimi i gjithe kesaj me poshte eshte jo te ofendoje ndokend qe mund te ndihet i ofenduar por per te treguar disa te verteta Bilike. (Dhe nuk behet fjala per ndonje Denominacion te ri)
Fillimisht, dua te them se une e kuptoj qe qellimet dhe motivet kane qene dhe jane te mira ne dhenien e ketij prezantimi te Ungjillit (Pra 4 Ligjet Shpirterore, apo ndonje tjeter i ngjashem me te)
Se dyti, e pranoj qe Perendia e ka perdorur kete lloj prezantimi te Ungjillit.
Po eshte e vertete, Perendia e ka perdorur dhe ka njerez qe jane shpetuar nga ky lloj prezantimi i Ungjillit. Por duhet te veme re qe Perendia perdor edhe mekatin ndonjehere, dhe ky nuk eshte justifikim per te perdorur kete lloj prezantimi.
Se treti, ashtu sic ka njerez qe jane shpetuar kur eshte bere ky lloj prezantimi te Ungjillit (dhe ishte Hir mbi Hir qe kjo ka ndodhur) po ashtu ka edhe shume e shume njerez te tjere qe kane marre kete lloj prezantimi te ungjillit, kane bere edhe te ashtuquajturen "Lutje te Shpetimit", por nuk jane te shpetuar, nuk jane te rilindur, nuk jane te krishtere, megjithese ata mund te thone se jane te tille.
Ti do te thuash: Kush je ti qe gjykon, a shikon dot ti ne zemrat e tyre? - Une nuk mund te shikoj dot ne zemrat e njerezve, po Jezusi tha te Mateu 7, ju do ti njihni nga frytet e tyre, nje peme njihet nga frutat e saj. Nje i krishtere i vertete i Rilindur do te kete fryte, dhe jeta e tij do te kete ndryshuar dhe eshte ne proces ndryshimi. Dhe per sa i perket gjykimit, Ka raste qe kerkohet gjykim dhe Jezusi nuk e ndaloi gjykimin. Sipas Shkrimit ku duhet ne mund te gjykojme me drejtesi (Gjoni 7:24) dhe pa hipokrizi.
Le te fillojme atehere:
Ja pse ky prezantim nuk eshte prezantimi me i mire i Ungjillit te Lavdishem te Jezus Krishtit:
1. Ky Ungjill fillon dhe fokusohet te njeriu
Ligji i pare: Perendia te Do dhe ka nje plan te mrekullueshem per jeten tende.
Ketu ne fokus eshte njeriu dhe fillon me njeriun.
- Ungjilli nuk fillon me njeriun, Ungjilli fillon me natyren e Perendise. Si do te kuptoje nje njeri mekatshmerine e tij dhe gjendjen ne te cilen ai eshte nese nuk ka nje standart me te cilen mund ta krahasoje veten e tij? - Ungjilli fillon me Atributet e Perendise.
2. Flitet shume pak ose aspak per mekatin.
Kur arrijme te ligji i dyte mekati trajtohet shume siperfaqesisht dhe flitet shume pak per te.
-Sherbesa kryesore e Frymes se Shenjte eshte te binde boten per mekat (Gjoni 16:8)
Nese ti nuk flet per mekatin apo flet shume pak, ti je duke luftuar kunder Frymes se Shenjte, sepse sherbesa kryesore e Frymes eshte te binde njerezit per mekat. Apostulli Pal ne 3 kapitujt e pare te leteres se Romakeve flet per gjendjen e njerezve, mekatin, dhe denimin.
Ne duhet te perdorim Fjalen e Perendise, te tregojme Ligjin e Perendise qe Fryma e Perendise mund ti binde njerezit per mekat: Ja cfare thote Shkrimi per Ligjin e Perendise:
Romaket 3:19,20
Por dime se sa thote Ligji e thote per ata qe jane nen Ligj, me qellim qe cdo goje te heshte dhe gjithe bota te behet fajtore perpara Perendise... sepse me ane te ligjit vjen njohja e mekatit.
Galatasit 3:24
Keshtu qe ligji qe mesuesi yne per te Krishti, qe ne te drejtesohemi prej besimit.
Ja cfare thone Predikuesit e vjeter:
John Wesley:
Eshte menyra e zakonshme e Frymes se Perendise per te bindur mekataret me ane te Ligjit. Eshte kjo qe thyen shkembin ne pjese me te vogla.
Martin Luteri:
Efekti i duhur i Ligjit eshte te na drejtoje jashte tabernakullit tone, nese mund te themi, nga qetesia dhe siguria ku ne banojme, dhe nga besimi ne veten tone, dhe te na sjelle perpara prezences se Perendise, per te zbuluar Zemerimin e Tij ndaj nesh, dhe te na vendose perpara mekateve tona.
Spurgeoni:
Ne duhet ta ngulim Shpaten e Frymes ne zemrat e njerezve.
John Wesley:
Perpara se une te predikoj dashuri, meshire dhe Hir, une duhet te predikoj mekat, Ligj dhe Gjykim.
Martin Luteri:
Detyra e pare e predikuesit te Ungjillit eshte te deklaroje Ligjin e Zotit dhe natyren e mekatit.
Spurgeoni:
Ata asnjehere nuk do ta pranojne Hirin derisa te dridhen perpara nje Ligji te drejte dhe te shenjte.
Mattehew Henry:
Perdorimi i shkelqyer i Ligjit: Konverton Shpirtin, hap syte, pergatit rrugen e Zotit ne shkretetire, copton shkembinjte, sheshon malet, ben nje popull te pregatitur per Zotin.
Pra, duhet te flitet me shume per mekatin duke e trajtuar specifikisht dhe thellesisht, me ane te Fjales dhe Ligjit te Perendise derisa Fryma e Perendise ta binde ate njeri se eshte nje mekatar i madh perpara Perendise te plotefuqishem te shenjte dhe te drejte, dhe shpjegojme edhe pasojat e mekatit tone, vdekja (Rom.6:23) gjykimi dhe hedhja ne liqenin e zjarrte. (Zbulesa 21:8). Personi duhet ta njohe veten e tij mire perpara se ta dorezoje veten te Krishti.
Shembuj per kete:
Mekati: Zanafilla 6:5 8:21 Predikuesi 7:20 Isaia 64:6 Mateu 22:37,38 Romaket 3:23 3:10-12 Eksodi 20 (10 Urdherimet) 1 Gjoni 3:15 Gjykimi: Hebrenjte 9:27 Romaket 4:12 Romaket 2:16 Ndeshkimi: Romaket 6:23a Ezekieli 18:4 2 Thes. 7b-9 Zbulesa 6:15-17 20:11-15 Pred. 12:14
3. Nuk shpjegohet mire Sakrifica e Jezusit, vepra e Jezusit ne kryq.
Thuhet vetem qe Jezusi u kryqezua... vdiq... mori mekatet tona... u ringjall dhe kaq.
Vepra e Jezusit ne kryq eshte gjeja me e rendesishme dhe me thelbesore.
Nuk tregohet cfare ndodhi me te vertete ne kryq, nuk flitet fare per Zemerimin e Perendise, drejtesimin, shpengimin, dhe shlyerjen, dhe pse Jezusi ishte i afte per te shpetuar.
Nuk degjojme pothuajse fare qe Jezusi na shpetoi sepse i gjithe Zemerimi, Ndeshkimi, Gjykimi i Perendise, Drejtesia e Perendise per gjthcka qe eshte e keqe (pra kupa) qe duhej te binte mbi ne te gjithe, ra mbi Te. (Isaia 53:10). Shume rralle degjojme te flitet per Zemerimin e Perendise!
Nje Ungjill Biblik ka te perfshira mekatshmerine e njeriut, Zemerimin e Perendise, Gjykimin dhe Ndeshkimin e Perendise, Krishtin, Dashurine dhe Hirin e Zotit, Drejtesimin.
A keni degjuar ndonjehere per "Dilemen e Madhe"? Dilema me e madhe, problemi me i madh ne te gjithe Shkrimin eshte ky: Si Zoti te mbetet i Drejte dhe ne te njejten kohe te shpalle te drejte njeriun mekatar/fajtor? - Sepse nese Zoti eshte me te vertete i drejte dhe njerezit me te vertete mekatare/fajtore, Zoti qe te jete dhe te mbetet i drejte duhet te denoje njerezit mekatare. (Rom. 3:23-26) - Kjo eshte Dilema me e madhe ne te gjithe Shkrimin.
Si njeriu te jete i drejte me Zotin, te jete i drejte para Tij?
Ai qė nxjerr fajtorin tė pafajshėm... eshte neveri pėr Zotin. (Fjalet e Urta 17:15)
Ky eshte "Akropli i Besimit te Krishtere" ka thene dikush. Kjo eshte qendra e Besimit te Krishtere.
4. Flitet pak ose aspak per Pendimin
Vetem se fundmi eshte shtuar fjala "Pendim" ne 4 Ligjet Shpirterore. Por prape nuk shpejgohet tamam dhe nuk jepen shembuj se si eshte nje pendim i vertete.
-Pa pendim nuk ka shpetim! Nje person qe te shpetohet duhet te pendohet.
Gjoni tha, Jezusi tha, apostujt thane: Pendohu dhe Beso Ungjillin (Marku 1:15)
- Ajo qe ka ndodhur eshte se pendimi dhe Rigjenerimi i zemres nga Fryma e Shenjte e Perendise eshte zevendesuar me nje ritual dhe metodologji, me nje lutje supersticioze.
5. "Lutja e Shpetimit" jo Biblike, as historike.
-Jo vetem qe ky prezantim nuk eshte tamam biblik, por ne fund vihet edhe nje lutje supersticioze, dhe nese dikush e perserit kete lutje pas nje personi apo edhe vete, me shume sinqeritet, ne i shpallim te shpetuar.
Kjo lutje nuk gjendet ne asnje vend ne Bibel, dhe nuk eshte as edhe historike (1900 vjet Krishterim). E kemi zevendesuar Rigjenerimin e zemres nga Fryma e Perendise se Plotefuqishem me nje lutje te vogel supersticioze dhe nese dikush e perserit pas nesh me shume sinqeritet, ne publikisht i shpallim ata te shpetuar!!!
6. Sigurimi fallco pas "Lutjes se Shpetimit"
Problemi me i madh ne kishat Amerikane dhe ato Shqiptare dhe ne prezantimin e ketij ungjilli, eshte se pas asaj "Lutje te Shpetimit" thuhet: A ishe i sinqerte? A shpreh kjo lutje deshiren e zemres tende? Nese po, atehere ne baze te permtimit qe Jezusi ka bere te Zbulesa 3:20, ku eshte Ai tani ne lidhje me ty? Duke nenkuptuar qe Ai tani eshte ne zemren tende. Dhe personit i thuhet dhe shpallet se eshte i shpetuar!!!
-Kjo nuk eshte e vertete. Te Zbulesa 3:20 Jezusi ne radhe te pare eshte duke iu folur te krishtereve, besimtareve, kishes dhe nuk mund ta nxjerresh kete varg jashte kontekstit dhe ta vesh ne nje broshure per jobesimtaret.
Ka shume e shume njerez qe e kane bere kete lutje me sinqeritet dhe nuk jane te rilindur. Sepse Shpetimi eshte nga Perendia, eshte nje pune e mbinatyrshme e Frymes se Tij, dhe jo nga berja e nje lutje si kjo, sado e sinqerte te kete qene!!!
Ti ke autoritetin t'ju shpallesh njerezve Ungjillin Biblik,
ti ke autoritetin t'ju tregosh njerezve se si te sigurohen biblikisht nese jane te shpetuar,
por ti nuk ke asnje autoritet t'ju thuash se jane te shpetuar, ajo eshte puna e Frymes.
Edhe nese ndokush dyshon nese eshte i shpetuar. Pyetet: A e ke bere ate lutje? "Po" A ishe i sinqerte? "Po". Eshte djalli qe po te ngacmon. Ti ishe i sinqerte keshtu qe je i shpetuar!!!
A lexoni ne ndonje vend ku Jezusi apo Pali apo apostujt e tjere thone: "Shiko ti nuk po jeton si i krishtere keshtu qe le te shkojme tek ai momenti ku bere ate lutje dhe mendove se ishe i sinqerte.
JO, ai thote: Hetojeni veten tuaj shqytojeni veten tuaj nese jeni ne besim (2 Korintasit 13:5)
-------------------------
Eksperienca personale:
1. Une kam perkthyer per shume grupe te huajsh kur vinin per ungjillizim ne shtepite e njerezve apo ne takime, dhe perdorej e njejta metodologji, shpjegohej pak a shume ky "ungjill" dhe me ne fund njerezve ju thonin te benin ate lutje. 10 minuta dhe kaq. Dhe mund te vihej re fare qarte qe ata njerez nuk ia kishin haberin fare dhe nuk kishte asnje ndryshim ne ata persona. Por sipas neve keta njerez ishin te shpetuar.
2. Nje dite takova nje person i cili me tha se kishte ndare Ungjillin (4 Ligjet) per disa minuta me nje djale tjeter dhe se kishin bere ate lutje. Ai me tha kete: "Nje person sot pranoi Krishtin". Dhe me tregoi pak per kete. Une e kam takuar kete djalin tjeter qe beri ate lutjen, (besoj se e ka bere ne menyre te sinqerte) por ai nuk ja ka haberin fare kush eshte Krishti dhe cfare Ai beri ne kryq (me perjashtim te ndonje gjeje qe ka degjuar ne televizor si te gjithe njerezit) ai nuk ka idene me te vogel rreth asaj qe beri dhe nuk ka asnje ndryshim ne te. Por per personin qe i tha te bente ate lutje, ky djale ishte i shpetuar, sepse beri ate lutje.
3. Ne nje debat televiziv rreth homoseksualizimit te "Zone e Lire" ku ishte pastor Akil Pano dhe nje djale tjeter qe mbronte homoseksualizimin, ne nje moment te debatit ky djale i thote pastor Akilit: "Pastor, une jam i shpetuar." - Pse e tha ai kete? Sepse me pare ai ka shkuar ne nje kishe ungjillore (ose ndoshta shkon akoma, nuk e di) kishte bere ate lutje dhe i ishte thene se ai ishte i shpetuar, dhe tani ai mendon se eshte i shpetuar, se ka marre bileten per ne Parajse, sepse ka bere nje lutje vite me pare.
-----------------------------
Perpara se te pergjigjeni dhe te me kundershtoni, ju lutem shikoni me shume kujdes keto video-predikime me poshte te perkthyera. (vetem minuta e pare eshte njesoj, shpresoj qe do te me kuptoni pse e kam bere kete), Faleminderit.
-----------------------------
-------------------------------
---------------------------------
Mund te kalosh me mijera ore dishepullizim dhe shenjterim, por nese personi nuk eshte i rilindur dhe i shpetuar, gjithcka eshte e kote, dhe ajo qe ti po ben eshte kjo: Ti po perpiqesh te mesosh nje dhi te sillet si dele. Dhe ne kete rast, me e mira qe ke bere eshte ta kesh konformuar ate person sipas nje modeli fetar dhe ta kesh bere te moralshem. Por ai person asnjehre nuk do te jete i transformuar dhe i ndryshuar nga Fryma e Shenjte.
http://Jezusi.webs.com
Facebook: Faqja "Nevoja per Reformim biblik te Kishes Moderne Shqiptare" http://www.facebook.com/pages/Nevoja-per-Reformim-Biblik-te-Kishes-Moderne-Shqiptare/162530173799739?sk=wall
Krijoni Kontakt