Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Vrasjet e 21 janarit, jo nga armët e Gardës

    Vrasjet e 21 janarit, jo nga armët e Gardës

    Shqip

    Sokol Çobo
    2011-04-17

    Hetimet 86-ditore

    Kur duhen edhe katër ditë nga tremujori i vrasjeve më 21 janar, policia shkencore nxjerr rezultatet paraprake të ekspertimeve të armëve të Gardës, për të cilat kishte dyshime se kanë qëlluar për vdekje katër demonstrues. Rezultatet kanë qenë befasuese, pasi asnjë prej pistoletave që janë dorëzuar në Prokurori dhe që janë dërguar për ekspertim nuk ka qitur gjatë ngjarjeve para Kryeministrisë. Hetimet 86-ditore nuk kanë zbardhur vrasjet e Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt, ndërsa e vetmja ngjarje e zbardhur është vrasja e Ziver Veizit. Vetëm një armë ‘MP-5’ ka rezultuar “vrastare”, ndërsa armët e tjera po ‘MP-5’, kallashnikovët dhe së fundmi pistoletat kanë dalë të pafajshme, duke ngjallur dyshime se Garda e Republikës ka “fshehur” armët që kanë qëlluar ndaj demonstruesve më 21 janar. “Kanë përfunduar ekspertimet e armatimeve që janë dorëzuar nga Garda në Prokurori dhe më pas janë dërguar për ekspertim. Përveç armës së gardistit Agim Llupo, armët e tjera nuk kanë rezultuar se kanë qitur më 21 janar. I kemi kërkuar disa herë Gardës që të na servirte armët, por ato janë dorëzuar të ndara, me arsyetimin se ky institucion ‘çarmatoset’ dhe ka për detyrë që të mbrojë institucionet kushtetuese”, - thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës, e cila lë të kuptohet se bashkëpunimi me këtë institucion, i vënë nën akuzë pas 21 janarit, ka qenë tepër i dobët dhe me një frymë aspak zyrtare. I njëjti bashkëpunim ka qenë edhe me policinë shkencore, e cila varet nga Ministria e Brendshme, duke mos realizuar në mënyrë të shpejtë ekspertimet.

    Disa ditë më parë përfunduan ekspertizat për 32 pistoleta të sekuestruara nga Prokuroria pranë Gardës së Republikës. Laboratori Qendror Kriminalistik ka dorëzuar në Prokurori konkluzionet përkatëse të ekspertimit të 32 pistoletave të sekuestruara në magazinën e Gardës së Republikës. Sipas përgjigjes së mbërritur në Prokurori nga Laboratori Kriminalistik Shkencor, ka rezultuar se 32 pistoletat nuk janë armë me të cilat është shkaktuar vrasja apo plagosja e personave në demonstratën e 21 janarit. Armët janë krahasuar me predhën e gjetur në trupin e shtetasit Faik Myrtaj. Pistoletat janë krahasuar edhe me një numër të madh gëzhojash të gjetura në vendin e ngjarjes. Sipas ekzaminimeve shkencore, predha që vrau Faik Myrtajn nuk ka dalë nga asnjëra prej pistoletave. Ndërkohë, nga kjo predhë janë përjashtuar edhe 72 automatikë të shkurtër, model turk “MP5” që ishin marrë më parë në Gardën e Republikës për ekspertim. Armët në fjalë nuk janë krahasuar me predhën e gjetur në trupin e Ziver Veizit, pasi plumbi që i mori jetën këtij qytetari është përputhur me automatikun 9-milimetërsh që mbante në shërbim gardisti Agim Llupo më 21 janar, efektiv tashmë i arrestuar me akuzën e vrasjes. Ndërkohë, predha e viktimës tjetër, Aleks Nika, është mbajtur në një spital në Turqi, ku ai u kurua për më se një javë në gjendje kome, para se të gjente vdekjen. Nuk ka ende konfirmime për mbërritjen e kësaj predhe nga Turqia, ndonëse Prokuroria e ka kërkuar atë për ekspertim. Për viktimën e katërt, shtetasin Hekuran Deda, nuk është realizuar asnjë ekspertizë apo krahasim me armët e Gardës, pasi predha që i mori jetën atij nuk është gjetur.
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i kan peshuar mire gjerat shoket e shtabit pucist..
    shoket me palltosuna ishin te mire pergatitur qe mishi te piqet e cadëret e tyre mos te lene gjurmë..

    po nejse atire mir u a bete o shoket e shtabit.. se qe kur i hipen otopuzit ne gërqi ishin "paqesuar" qe cdo koke polici e gardisti ta thyejne e derrmojne qe ti hapin udhen kryekanibalit qe.. fiuu nga kati lart i dulak fidel gratacieles drejt e ne zyre te kryeministrise..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Bukur, tani presim arrestimet e pucistave!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Jo more nuk qenkan armet e gardes?
    Epo shkoni arrestoni picistet athere!
    Apo sjau mban menderja.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Perfundimet (kolkuzionet), prononcimet, deri tek arrestimet nuk do te behen pa u kryer zgjedhjet lokale - mbase edhe ato te vitit 2013!

  6. #6
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 18-04-2011 më 04:47

  7. #7

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cfar dihet per kte hekuranin?

    ku e psonisen kta dokle ed rucat kte tip?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Jo more nuk qenkan armet e gardes?
    Epo shkoni arrestoni picistet athere!
    Apo sjau mban menderja.
    mos u shqeteso jani ..... po presim vetem rastin qe ambasadori ti lere nje moment te lire ata se po i rrin shume afer kete periudhen e fundit dhe ne respekt te tij po i shtyjme pak gjerat ....
    po ti mos u be merak ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Epo shum mirë, një "buqetë" e madhe me gëzhoja që janë mbledhur brënda oborrit të Salës nuk u gjëndet arma që i ka qitur.
    Përgjigja është e thjeshtë, brënda rrethimit të Kryeministrisë ka pasur njërëz të armatosur jo të autorizuar nga ligji për të hapur zjarr (versioni i parë)
    Versioni i dytë është: Nuk janë dorëzuar armët që është hapur zjarr
    Dhe versioni i tretë është: Gardistët kanë qëlluar me armë të pa rregjistruara
    Për të gjitha rastet përgjigja është Sali Berisha.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Epo shum mirë, një "buqetë" e madhe me gëzhoja që janë mbledhur brënda oborrit të Salës nuk u gjëndet arma që i ka qitur.
    Përgjigja është e thjeshtë, brënda rrethimit të Kryeministrisë ka pasur njërëz të armatosur jo të autorizuar nga ligji për të hapur zjarr (versioni i parë)
    Versioni i dytë është: Nuk janë dorëzuar armët që është hapur zjarr
    Dhe versioni i tretë është: Gardistët kanë qëlluar me armë të pa rregjistruara
    Për të gjitha rastet përgjigja është Sali Berisha.
    ti edvino rucisto kanibalist ja fut kot, si gjithmone. qe te treja hipotezat qe ke shtruar zotrote, nuk te cojne gjekundi tjeter pervec se te i vetmi perfundim qe protestuesit jane vrare nga persona te pajisur me cadra te zeza me helm. bile nja ca nga to kane qene dhe ngjyre kaf. he se e keni vet shume mire parasysh ju edvino rucsito dokleistat, ate tullacin e agjentures qe e mbulonte te cepi me terezi ate qe terhoqi kembezen dy a tri here. lol
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794
    Akoma me 21 janarin ju mor djema.
    Mbas zgjedhjeve kur ti jete Ngrefur Amerikes te thote qeo i vrau Garda,iken dhe Meta ne QELI,dhe SALA ne SHPI.
    po ju ngref Amerikes te thote jo:nuk jane vrare nga Garda,Ateher,SALA ne qeveri dhe ILIRI ne SHTEPI.

    Tjeter rruge nuk ka,o i vrau Garda,O i vrane veten!

  13. #13
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    ti edvino rucisto kanibalist ja fut kot, si gjithmone. qe te treja hipotezat qe ke shtruar zotrote, nuk te cojne gjekundi tjeter pervec se te i vetmi perfundim qe protestuesit jane vrare nga persona te pajisur me cadra te zeza me helm. bile nja ca nga to kane qene dhe ngjyre kaf. he se e keni vet shume mire parasysh ju edvino rucsito dokleistat, ate tullacin e agjentures qe e mbulonte te cepi me terezi ate qe terhoqi kembezen dy a tri here. lol
    Edhe mundet, edhe mundet, ça s'bën vaki kanë qëlluar selimrozistët dhe i kan hedhur gëzhojat brënda Kryeministrisë.
    Sa të thella paskan qënë këto punëëëë.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    ''Akoma me 21 janarin ju mor djema.
    Mbas zgjedhjeve kur ti jete Ngrefur Amerikes te thote qeo i vrau Garda,iken dhe Meta ne QELI,dhe SALA ne SHPI.
    po ju ngref Amerikes te thote jo:nuk jane vrare nga Garda,Ateher,SALA ne qeveri dhe ILIRI ne SHTEPI.

    Tjeter rruge nuk ka,o i vrau Garda,O i vrane veten!''




    po ja keta edvino rucisto kanibalisto zabitoistat e kane fajin. akoma s'u eshte mbush mendja per ate punen e cadrave dhe mbathjeve me helm dhe me ngjyre kaf.
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o stacioni i operativave..

    pse tallesh mo lanet..

    o e di ti pergjigjen o nuku e di kush..

    muaj perpara ti ke punuar ne grupet e stervitjes..

    kushedi sa cadëre ke zberthier duke ja mesuar faruko ziverave..atje te ai vendi qe e di ti..

    ben mire te na tregoc pllanin tjater..kte te 8 majit..

    si e kini kopsitur muhabetin.. ?


    trego se nuku i themi gje arvizit..


    ..

  16. #16
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    o stacioni i operativave..

    pse tallesh mo lanet..

    o e di ti pergjigjen o nuku e di kush..

    muaj perpara ti ke punuar ne grupet e stervitjes..

    kushedi sa cadëre ke zberthier duke ja mesuar faruko ziverave..atje te ai vendi qe e di ti..

    ben mire te na tregoc pllanin tjater..kte te 8 majit..

    si e kini kopsitur muhabetin.. ?


    trego se nuku i themi gje arvizit..


    ..
    Më fal Brari nuk e përsëris më, jam penduar, nuk kisha bër ndonjëher nga këto dhe desha ta provoj.
    Në mirbesim po ta dorëzoj "çadrën" që kisha unë në ngarkim, nuk e kisha kafe siç thot Endless e kisha rozë.

  17. #17
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    "21 Janari", asnje urdher per te qelluar
    Edmond Hoxhaj
    Asnje urdher nuk u eshte dhene gardisteve, per te qelluar me arme zjarri mbi demonstruesit gjate protestes se 21 Janarit. Ky fakt eshte konkluduar ne procesverbalin e mbajtur prej nderlidhesit te gardes, lidhur me komunikimet e kryera ne radiomarrese mes drejtuesve dhe gardisteve te tjere qe ishin duke kryer detyren. Ne komunikimet qe ata kane pasur me njeri-tjetrin nuk rezulton te jete dhene urdher per t'u qelluar, por thjesht jane dhene sugjerime per kontrollimin e situates. Lajmi eshte bere dje i ditur per gazeten, nga burime prane organit te akuzes, ku dhe eshte verifikuar procesverbali ne fjale. Nderkaq, burimet shtojne se, vete gardistet e marre ne pyetje kane pohuar se, nuk u eshte dhene ndonje urdher per te qelluar mbi demonstruesit, por se vetem kane zbatuar ligjin dhe rregulloren. Edhe drejtuesit e gardes kane deklaruar se komunikimi qe kane pasur me vartesit ka pasur te beje me menaxhimin e situates dhe mbrojtjen e ligjit. Ata kane deklaruar se kane qelluar ne ajer dhe se kane perdorur plumba manover ose gome. Pritet qe ne ditet ne vazhdim prokuroria te kryeje nje ri-ekspertim te vendit te ngjarjes, me qellim konkludimin perfundimtar te faktit se gardistet kane qelluar ose jo drejt viktimave te 21 janarit. Kjo, per vete faktit se nje prej predhave te sekuestruara, ka konkluduar qe te kete pasur kontakte me sende te tjera, para se te godiste trupin e Ziver Veizit, ku edhe u gjet. Sipas eksperteve predha ka pasur demtime ne anet e saj. Burimet saktesojne se hetuesit kane ngritur dyshime lidhur me trajektoren qe mund te kete pershkruar predha, pasi gjate kontakteve me sende te tjera mund ta kete ndryshuar drejtim. Gjate eksperimentit do te verifikohet nese ka pasur mundesi te qellohej drejt viktimave, prej vendndodhjes se gardistit te akuzuar drejt Veizit. Eksperimenti do te kryhet me manekine, te cilet do te zevendesojne viktimat dhe me ane te nje fije spangoje, do te percaktohet drejtimi. Nese konkludohet se nuk eshte qelluar ne drejtim te viktimave, prokuroria mund te ndryshoje akuzen ndaj gardisteve, ne ate te vrasjes nga pakujdesia. Gjate hetimit eshte konkluduar se disa prej demonstruesve nuk jane qelluar me arme zjarri, por me predha gome. Nderkaq, prokuroria dhe policia po hetojne edhe lidhur me organizimin e demonstrates se dhunshme te 21 janarit. Tabulatet telefonike te celulareve te rreth 145 personave i jane percjelle Drejtorise se Pergjithshme te Policise per transkiptim. Kjo, me qellim verifikimin e ndonje thirrje apo mesazhi telefonik, ku eshte urdheruar dhuna mbi punonjesit e policise. Burimet pohojne e nisur nga fakti qe nje pjese e vogel e demonstruesve ishte pajisur me arme te ftohta dhe bomba artizanale molotov, ka ngritur dyshimet per nje organizim te mundshem te protestes. Nderkaq, prokuroria i ka percjelle gjykates per shqyrtim dosjet ndaj 10 te pandehurve per ushtrim te dhunes gjate 21 Janarit. Gjate demonstrates se organizuar nga opozita, rreth 150 protestues te pajisur me shkopinj, tulla e bomba molotov, u jane versulur punonjesve te policise duke i qelluar. Madje, nje prej demonstruesve ka goditur me automjetin e tij tip "Benz" porten e rrethimit te jashtem te godines se Kryeministrise, duke e shkaterruar ate. Gjate perleshjes, mbeten te vrare 4 protestues dhe u plagosen dhjetera efektive te policise.



    Verifikimi

    Gjate verifikimit te procesverbalit te mbajtur nga nderlidhesi i Gardes lidhur me komunikimet e kryera ne radio-marrese gjate demonstrates se 21 Janarit, ka rezultuar se nuk ka pasur urdhra per te qelluar me arme zjarri kundrejt turmes se njerezve. Gjate komunikimeve te kryera eshte biseduar vetem lidhur me menaxhimin e situates

    Deshmite

    Gardistet e pyetur, kane deklaruar para hetuesve se nuk kane pasur urdhra per te qelluar me arme zjarri, por se kane zbatuar vetem ligjin dhe rregulloren. Ata kane sqaruar se gjithe komunikimet qe jane kryer mes eproreve dhe vartesve, kane pasur si qellim menaxhimin e situates

    Organizimi

    Prokuroria ka derguar per ekspertim tabulatet telefonike te rreth 145 personave te cilet akuzohen se gjate demonstrates se 21 janarit kane kundershtuar me force punonjesit e policise duke i goditur ata me sende te forta e bomba artizanale molotov. Ky veprim i prokurorise eshte kryer me qellim zbulimin e ndonje organizatori te mundshem te demonstrates. Keshtu, nese do te verifikohet se te pandehurit kane marre thirrje ose mesazhe telefonike nga drejtues te opozites, ku eshte kerkuar ushtrimi i dhunes, do te filloje hetimi ndaj te dyshuarve si organizator.
    Koha Jone
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    "21 Janari", asnje urdher per te qelluar


    Organizimi

    Prokuroria ka derguar per ekspertim tabulatet telefonike te rreth 145 personave te cilet akuzohen se gjate demonstrates se 21 janarit kane kundershtuar me force punonjesit e policise duke i goditur ata me sende te forta e bomba artizanale molotov. Ky veprim i prokurorise eshte kryer me qellim zbulimin e ndonje organizatori te mundshem te demonstrates. Keshtu, nese do te verifikohet se te pandehurit kane marre thirrje ose mesazhe telefonike nga drejtues te opozites, ku eshte kerkuar ushtrimi i dhunes, do te filloje hetimi ndaj te dyshuarve si organizator.
    Koha Jone
    tani kemi hyre ne momentin me te bukur te hetimeve ..... ate te TABULATEVE TELEFONIKE ..... bukur ...!!! shume bukur bile ...!!!
    "They will not control us, We will be victorious"

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Normal qe nuk jane bere nga armet e gardes se nuk jane budallenj, apo mungojne armet ne shqiperi?
    La verita' ti rendera' libero!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    "21 janari", demonstruesit u vrane nga plumbat qorr

    "21 janari", demonstruesit u vrane nga plumbat qorr

    Koha Jone

    Edmond Hoxhaj



    Prokuroria e Tiranes ka terhequr nga Instituti i Mjekesise Ligjore raportin mbi predhat qe qelluan mbi kater demonstruesit qe mbeten te vrare gjate demonstrates se 21 Janarit, ku rezulton se kane qene te plumbave qorr. Ky deklarim i hetuesve eshte bere i ditur pas analizimit te te gjitha ekspertimeve mjeko-ligjore bere te ndjereve, pozicionit te vendndodhjes se tyre dhe te gardisteve, dyshime te cilat jane ende nen hetim nga prokuroria per te zbardhur nese kane qelluar ose jo mbi turmen. Burime te organit te akuzes, pohuan se nga hetimet e deritanishme del se nuk eshte qelluar drejt protestuesve. Edhe raporti i Mjekesise Ligjore ka evidentuar se nuk plumbat kane bere rioshet dhe nuk kane qene te drejtperdrejte.

    Prokuroria tha se nga ekspertimet mjeko-ligjore, dhe ato te vendit te ngjarjes, rezulton se predhat nuk kane nje trajektore lineare. Keshtu, burimet saktesojne se, eshte konkluduar qe te kete nje pjerresi te dukshme midis pikes se hyrjes se predhave ne trupin e viktimave dhe pjeses ne brendesi te trupit ku jane konstatuar prej mjeko-ligjoreve. Sakaq, pjerresia mes pikes se hyrjes se predhes dhe pikes ku eshte gjetur, ka rezultuar te jete nga lart-poshte. Por, pjerresia nuk eshte e madhe, pasi kemi te bejme me nje pjerresi disa milimetershe. Keto fakte jane konstatuar ne ekspertimin mjeko-ligjor te kryer ne trupin e viktimave, thane burimet nga prokuroria. Ato pohojne se predha qe ka goditur Ziver Veizin rezulton se nuk e ka goditur ate ne menyre pingule, pasi plaga hyrese eshte me e madhe se zakonisht.

    Nga hetimet del se maja e predhes ne momentin e goditjes nuk ka krijuar nje kend te drejte, apo te perafert. Ky fakt ka ngritur dyshimet e prokurorise, se nuk eshte qelluar drejtperdrejte mbi te ndjerin Veizi dhe tre te vraret e tjere, Hekuran Deda, Aleks Nika e Faik Myrtaj. Gjithashtu, ne pjeset anesore te predhes (plumbit) jane konstatuar demtime, qe prokuroria dyshon se jane krijuar si pasoje e ferkimit me sende te forta, para se te hynte ne trupin e te ndjerit Ziver Veizi. Burimet e prokurorise theksojne se duke u nisur nga trajektorja qe predhat kane pershkruar brenda trupave te te vrareve dhe pozicionit te gardisteve dyshohet se nuk eshte qelluar ne drejtim te te ndjereve. Kjo edhe per vete faktin se nga ekspertimet eshte konkluduar qe predhat nuk kane pasur force te madhe goditese.

    Pritet qe te kryhet rindertimi perfundimtar i vendit te ngjarjes, ku do te qartesohet perfundimisht cdo dyshim i hetuesve. Ne eksperimentin qe do te kryhet ne bashkepunim me dy prokurore amerikane, do te perdoren manekine ku trajektoret imagjinare te plumbave do te zevendesohen me rreze lazer ose spango. Keshtu, do te fiksohet fija e spangos ne vendin ku kane qene gardistet qe dyshohen te kene qelluar dhe do te zgjatet drejt manekineve qe do te jene pikerisht ne vendin ku jane vrare kater demonstruesit. Eksperimenti do te kryhet duke respektuar kendet e tytave te armeve te gardisteve te fokusuar ne pamjet filmike. Nese zgjatimi i fijes nuk do te arrije te kete kontakt me manekinet, atehere pritet qe prokuroria te rishqyrtoje akuzen e ngritur ndaj gardistit Agim Llupo, i cili akuzohet konkretisht per vrasje me dashje te Ziver Veizit. Akuza ndaj Llupos u ngrit pasi predha qe u gjet ne trupin e Veizit, dyshohet te ishte qitur nga arma e perdorur prej Llupos. Por, hetuesit dyshojne se predha e ka devijuar trajektoren e saj, pasi ka pasur kontakte me sende te forta para se te godiste Veizin.

    Perfundimisht, burimet pohojne se, nisur nga analizimi i gjithe detajeve te ngjarjes, prokuroria ka ngritur dyshimet se kater te vraret jane qelluar nga predha te plumbave qorr. Sipas hetimit, nuk eshte qelluar drejt protestuesve, por eshte qelluar ne ajer, pasi jane paralajmeruar disa here demonstruesit qe hyne me force ne oborrin e Kryeministrise duke shkaterruar edhe porten e jashtme. Gjithashtu, hetimet kane konkluduar ne faktin se gardistet kane qelluar ne ajer me plumba gome dhe manovre. Nga ekspertimi balistik i 32 armeve te zjarrit qe prokuroria i sekuestroi Gardes, ka rezultuar se asnjera prej tyre nuk ka qelluar me 21 Janar. Pritet edhe perfundimi i ekspertimit te 43 armeve te tjera per nje konkluzion perfundimtar.

    21 janari, Rama do pyetet per dhunen

    Prokuroria do te marre edhe deklarimet e kreut te Partise Socialiste Edi Rama, lidhur me dhunen e ushtruar prej protestuesve ndaj efektiveve te policise me 21 janar ne kryeqytet. Burime prane prokurorise kane pohuar se, Rama do te pyetet ne cilesine e personit qe mund te kete dijeni mbi ngjarjen. Sipas prokurorise, Rama do te pyetet lidhur me dijenine qe ka per organizimin e demonstrates. Keshtu, ai duhet do te jape deklarime per masat qe jane marre per protesten dhe nese ka pasur ose jo ndonje informacion per ushtrim te mundshem te dhunes, nga ana e demonstruesve ndaj punonjesve te policise dhe institucioneve shteterore. Vec Rames do te merren edhe deklarimet e drejtuesve te tjere te opozites.

    Protestuesi, sms Balles: "Cfare do bejme?"

    Nje prej protestuesve te akuzuar per ushtrim te dhunes ndaj efektiveve te policise gjate demonstrates se 21 Janarit, i eshte gjetur nje mesazh telefonik qe ja drejtonte deputetit socialist Taluant Balla. Burime te prokurorise bene me dije se mesazhi i eshte gjetur nje protestuesi gjate shoqerimit te tij ne polici, pas demonstrates se dhunshme. Nga verifikimet eshte konstatuar se mesazhi i eshte derguar deputetit Balla para e te fillonte dhuna ndaj punonjesve te policise. "Cfare do bejme", ka qene mesazhi qe eshte nisur ne numrin e Balles. I riu gjate marrjes ne pyetje ka deklaruar se Balla nuk i ka kthyer ndonje pergjigje dhe se dyshonte qe mesazhi mund te mos kishte mberritur ne destinacion per shkak te ngarkeses se rrjetit. Burimet pohojne se i riu ka deklaruar se e kishte derguar mesazhin per te rene ne sy te deputetit socialist.

    147 te pandehur per ushtrim te dhunes ndaj policise ne gjykate

    Prokuroria ka perfunduar hetimet per 147 dhunues te efektivave te policise gjate demonstrates se 21 Janarit. Ata jane marre te pandehur per akuzat; kundershtim te forcave te policise, shkaterrim te prones dhe mbajtje pa leje te municioneve luftarake. burimet e prokurorise pohojne se ndaj te pandehurve jane siguruar ne cilesine e provave materiale pamje filmike dhe deshmite e rreth 80 punonjesve te policise te demtuar. Ata akuzohen se sulmuan policine me bomba artizanale molotov e sende te forta. Nje prej tyre shkaterroi me makinen e tij porten e hekurt te rrethimit te Kryeministrise.

    Verifikim tabulateve te 147 celulareve per organizimin e dhunes

    Prokuroria i ka percjelle Drejtorise se Pergjithshme te Policise per transkriptim tablatet telefonike te 147 te pandehurve per ushtrim te dhunes gjate demonstrates se 21 janarit. Sipas burimeve te prokurorise, transkriptimi i tablateve do te behet me qellimin identifikimin e mundshem te ndonje organizatori te dhunes. Pas transkriptimit do te konstatohet nese protestuesit e marre te pandehur, jane telefonuar ose jo para dhe gjate demonstrates se dhunshme nga drejtues te opozites, qendrore apo vendore qofshin. Nese do te konstatohet thirrje telefonike apo mesazh, atehere prokuroria do te kerkoje motivet e telefonatave. Gjithashtu, prokuroria po vlereson edhe thirrjet dhe deklarimet e drejtuesve te opozites, per te verejtur nese ka ose jo elemente te nxitjes se dhunes.

    32 pistoleta te gardes nuk qelluan diten e protestes

    Prokuroria e Tiranes i ka kthyer kater dite me pare gardes 32 pistoleta te sekuestruara per kryerjen e ekspertimit te tyre dhe krahasimit me gezhojat e predhat e gjetura ne vendngjarjen e demonstrates se 21 Janarit. Burime te prokurorise pohuan se nga akt ekspertimi i kryer ne laboratorin e Institutit te Policise Shkencore, eshte konkluduar se asnje prej 32 pistoletave ne fjale nuk ka qelluar diten e protestes. Nderkaq, prokuroria eshte duke pritur edhe ekspertimin e rreth 43 pistoletave te tjera.
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •