>>> Po e hap kete teme thjeshte per te ata qe duan te lexojne cfare shkruhet ne kapitullin e Bibles qe quhet Apokalipsi apo Zbulesa. Dikujt mund ti duhet per te hequr kureshtjen dhe per te krahasuar ate qe shkruhet ne te me ate qe po ndodh dhe qe pritet te ndodhe ne bote. Nuk eshte nje teme per postime dhe debate por thjeshte nje teme per te lexuar dhe konsultuar nese je i interesuar. Lexim te mbare.
Ap 1:1 Zbulesa e Jezu Krishtit, qė Perėndia ia dha pėr t'u treguar shėrbėtorėve tė tij gjėrat qė duhet tė ndodhin pėr sė shpejti dhe e bėri tė ditur, duke ia dėrguar nėpėrmjet engjėllit tė tij, shėrbėtorit tė vet Gjon,
2 i cili dėshmoi fjalėn e Perėndisė dhe dėshminė e Jezu Krishtit, dhe tė gjitha gjėrat qė pa.
3 Lum ai qė lexon dhe lum ata qė dėgjojnė fjalėt e kėsaj profecie dhe qė ruajnė ato qė janė shkruar nė tė, sepse koha ėshtė afėr.
4 Gjoni, shtatė kishave qė janė nė Azi: hir pėr ju dhe paqe nga ana e atij qė ėshtė dhe qė ishte dhe qė do tė vijė; edhe nga tė shtatė frymėrat qė janė pėrpara fronit tė tij,
5 dhe nga Jezu Krishti, dėshmitari besnik, i parėlinduri prej sė vdekurish dhe Princ i mbretėrve tė dheut.
6 Atij qė na deshi dhe na lau nga mėkatet tona nė gjakun e tij, dhe na bėri mbretėr dhe priftėr pėr Perėndinė dhe Atin e tij, atij i qoftė lavdi dhe pushtet nė shekuj tė shekujve. Amen.
7 Ja, ai vjen me retė dhe ēdo sy do ta shohė, edhe ata qė e tejshpuan; dhe tė gjitha fiset e dheut do tė vajtojnė pėr tė. Po, amen.
8 "Unė jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi", thotė Zoti "qė ėshtė dhe qė ishte dhe qė vjen, i Plotfuqishmi".
9 Unė, Gjoni, qė jam edhe vėllai juaj dhe pjestar bashkė me ju nė pikėllimin, nė mbretėrinė dhe nė durimin e Jezu Krishtit, isha nė ishullin qė quhet Patmos, pėr fjalėn e Perėndisė dhe pėr dėshminė e Jezu Krishtit.
10 Isha nė Frymė ditėn e Zotit dhe dėgjova pas meje njė zė tė madh si nga njė bori,
11 qė thoshte: "Unė jam Alfa dhe Omega, i pari dhe i fundit, dhe ēfarė sheh, shkruaji nė njė libėr dhe ua dėrgo shtatė kishave qė janė nė Azi: nė Efes, nė Smirnė, nė Pergam, nė Tiatirė, nė Sardė, nė Filadelfi dhe nė Laodice".
12 Dhe u solla tė shoh zėrin qė foli me mua. Dhe, si u solla, pashė shtatė shandanė ari
13 dhe, nė mes tė shtatė shandanėve, njė tė ngjashėm me njė Bir njeriu, tė veshur me njė petk tė gjatė deri te kėmbėt dhe ngjeshur me njė brez ari nė gjoks.
14 Dhe kryet e tij dhe flokėt e tij ishin tė bardhė si lesh i bardhė, si bora, dhe sytė e tij e ngjanin njė flake zjarri.
15 Dhe kėmbėt e tij ngjanin me bronz tė kulluar, si tė skuqur nė furrė dhe zėri i tij si zė shumė ujėrash.
16 Dhe kishte nė dorėn e tij tė djathtė shtatė yje dhe nga goja e tij dilte njė shpatė e mprehtė, me dy tehe, dhe fytyra e tij si dielli qė ndrin me forcėn e tij.
17 Dhe kur e pashė, rashė para kėmbėve tė tij si i vdekur. Dhe ai vuri dorėn e tij tė djathtė mbi mua, duke mė thėnė: "Mos u tremb! Unė jam i pari dhe i fundit,
18 dhe i gjalli; isha i vdekur, por ja, jam i gjallė nė shekuj tė shekujve, amen; dhe unė i kam ēelėsat e vdekjes e tė Hadesit.
19 Shkruaj, pra, gjėrat qė pe, ato qė janė dhe ato qė do tė ndodhin pas atyre,
20 misterin e tė shtatė yjeve qė ti pe nė tė djathtėn time, dhe tė shtatė shandanėve prej ari. Tė shtatė yjet janė engjėjt e shtatė kishave, dhe tė shtatė shandanėt qė pe janė shtatė kishat".
Ap 2:1 "Engjėllit tė kishės nė Efes shkruaji: kėtė thotė ai qė mban tė shtatė yjet nė tė djathtėn e tij dhe qė ecėn nė mes tė shtatė shandanėve prej ari.
2 Unė i njoh veprat e tua, mundin tėnd dhe durimin tėnd edhe se ti s'mund t'i durosh tė kėqijtė; ti i vure nė provė ata qė pretendojnė se janė apostuj dhe nuk janė dhe i gjete gėnjeshtarė.
3 Ti ke duruar, ke qėndrueshmėri dhe pėr hir tė emrit tim je munduar pa u lodhur.
4 Por kam diēka kundėr teje, sepse dashurinė tėnde tė parėn e le.
5 Kujtohu, pra, se nga ke rėnė, pendohu, dhe bėj veprat e para; nė mos do tė vi sė shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tėnd nga vendi i vet, nėse nuk pendohesh.
6 Por ti ke kėtė, qė i urren veprat e Nikolaitėve, qė i urrej edhe unė.
7 Kush ka veshė, le tė dėgjojė atė qė u thotė Fryma kishave: kujt fiton do t'i jap tė hajė nga pema e jetės, qė ėshtė nė mes tė parajsės sė Perėndisė".
8 "Dhe engjėllit tė kishės nė Smirnė, shkruaji: kėtė thotė i pari dhe i fundit, qė qe i vdekur dhe kthehej nė jetė.
9 Unė i njoh veprat e tua, dhe shtrengimin e varfėrinė (por ti je i pasur) dhe blasfeminė e atyre qė e quajnė veten Judenj, por nuk janė, por janė njė sinagogė e Satanit.
10 Mos ki frikė nga ato pėr tė cilat do tė vuash; ja, djalli do tė hedhė disa prej jush nė burg, qė tė provoheni, dhe ju do tė keni shtrengim pėr dhjetė ditė. Ji besnik deri nė vdekje dhe unė do tė tė jap kurorėn e jetės.
11 Kush ka veshė, le tė dėgjojė atė qė Fryma u thotė kishave: kush fiton nuk do tė preket nga vdekja e dytė".
12 "Dhe engjėllit tė kishės nė Pergam, shkruaji: Kėto gjėra thotė ai qė ka shpatėn e mprehtė me dy tehė:
13 Unė i di veprat e tua dhe ku banon, atje ku ėshtė froni i Satanit; dhe ti mbahesh fort tek emri im dhe nuk e mohove besimin nė mua, edhe nė ato ditė kur Antipa, dėshmitari im, besnik, u vra midis jush, atje ku banon Satani.
14 Por kam disa gjėra kundėr teje: sepse ke aty disa qė mbajnė mėsimin e Balaamit, i cili e mėsoi Balakun t'u vėrė njė gurė pengese pėrpara bjive tė Izraelit qė tė hanė flijime idhujsh dhe tė kurvėrojnė.
15 Kėshtu ti ke edhe disa qė mbajnė mėsimin e Nikolaitėve, tė cilėn gjė e urrej.
16 Pendohu, pėrndryshe do tė vij sė shpejti te ti dhe do tė luftoj kundėr tyre me shpatėn e gojės sime.
17 Kush ka veshė, le tė dėgjojė atė qė Fryma u thotė kishave: kujt fiton do t'i jap tė hajė nga mana qė ėshtė fshehur; dhe do t'i jap njė gur tė bardhė, dhe mbi gur ėshtė shkruar njė emėr i ri, tė cilin s'e njeh askush, pėrveē atij qė e merr".
18 "Edhe engjėllit tė kishės nė Tiatirė shkruaji: Kėto gjėra thotė Biri i Perėndisė, ai qė ka sytė si flakė zjarri dhe kėmbėt e tij janė tė ngjashėm me bronz tė shkėlqyeshėm.
19 Unė i njoh veprat e tua, dashurinė tėnde, besimin tėnd, shėrbimin tėnd, durimin tėnd dhe di qė veprat e tua tė fundit janė mė tė shumta se tė parat.
20 Por kam disa gjėra kundėr teje, sepse ti e lejon gruan Jezabel, qė e quan veten profeteshė, tė mėsojė dhe t'i mashtrojė shėrbėtorėt e mi tė kurvėrojnė dhe tė hanė gjėra tė flijiuara idhujve.
21 Dhe i dhashė kohė qė tė pendohet pėr kurvėrinė e saj, por ajo nuk u pendua.
22 Ja, unė e flakė atė nė njė shtrat vuajtjesh, dhe ata qė kurvėrojnė me tė, nė shtrėngim tė madh, po nuk u penduan pėr veprat e tyre;
23 Dhe do t'i godas me vdekje bijtė e saj; dhe tė gjitha kishat do tė njohin se unė jam ai qė heton mendjet dhe zemrat; dhe do t'i jap gjithsecilit nga ju sipas veprave tė veta.
24 Por juve dhe tė tjerėve qė janė nė Tiatirė, qė nuk kanė kėtė doktrinė dhe nuk i kanė njohur thellėsirat e Satanit, siē e quajnė ata, unė them: nuk do tė vė barrė tjetėr mbi ju;
25 por mbajeni fort atė qė keni, derisa tė vij.
26 Dhe kujt fiton dhe i ruan deri nė fund veprat e mia, do t'i jap pushtet mbi kombet;
27 dhe ai do t'i qeverisė ata me njė shufėr hekuri dhe ata do tė thyhen si enė argjile, sikurse mora edhe unė pushtet prej Atit tim;
28 dhe unė do t'i jap atij yllin e mėngjesit.
29 Kush ka veshė, le tė dėgjojė atė qė Fryma u thotė kishave".
Ap 3:1 "Dhe engjėllit tė kishės nė Sardė shkruaji: kėto gjėra thotė ai qė ka tė shtatė Frymėrat e Perėndisė dhe tė shtatė yjet. Unė i di veprat e tua; ti ke emrin se jeton, por je i vdekur.
2 Ji syēelė dhe forco mbetjen e gjėrave qė gati po vdesin, sepse nuk i gjeta tė pėrkryera veprat e tua pėrpara Perėndisė tim.
3 Kujto, pra, atė qė more dhe dėgjove, dhe ruaje edhe pendohu. Po tė mos rrish zgjuar, unė do tė vij te ti si vjedhės, dhe nuk do tė dish nė ē'orė do tė vij te ti.
4 Por ke disa veta nė Sardė, qė nuk e ndotėn petkat e tyre; edhe do tė ecin me mua tė veshur nė tė bardha, sepse janė tė denjė.
5 Kush fiton do tė vishet me rroba tė bardha dhe unė nuk do ta fshij emrin e tij nga libri i jetės, por do tė rrėfej emrin e tij pėrpara Atit tim dhe para engjėjve tė tij.
6 Kush ka veshė, le tė dėgjojė atė qė Fryma u thotė kishave".
7 "Dhe engjėllit tė kishės sė Filadelfisė shkruaji: kėtė thotė i Shenjti, i Vėrteti, ai qė ka ēelėsin e Davidit, ai qė hap dhe askush nuk mbyll; dhe mbyll dhe askush nuk hap.
8 Unė njoh veprat e tua; ja, tė vura pėrpara njė dere tė hapur qė asnjėri nuk mund ta mbyllė; sepse ke pak forcė, dhe e ruajte fjalėn time edhe nuk mohove emrin tim.
9 Ja, unė do tė dorėzoj disa nga sinagoga e Satanit, qė e quajnė veten Judenj, dhe nuk janė, por gėnjejnė; ja, unė do t'i bėj tė vijnė dhe tė bien pėrmbys pėrpara kėmbėve tė tua, dhe do tė njohin se unė tė kam dashur.
10 Sepse e ruajte fjalėn e durimit tim, edhe unė do tė tė ruaj ty nga ora e sprovės qė do tė vij mbi gjithė botėn, pėr tė provuar ata qė banojnė mbi dhe.
11 Ja, unė vij shpejt; mbaje fort atė qė ke, qė tė mos tė marrė ndokush kurorėn tėnde.
12 Kush fiton do ta bėj shtyllė nė tempullin e Perėndisė tim, dhe ai nuk do tė dalė mė pėrjashta; dhe do tė shkruaj mbi tė emrin e Perėndisė tim, dhe emrin e qytetit tė Perėndisė tim, tė Jeruzalemit tė ri, qė zbret nga qielli nga Perėndia im, dhe emrin tim tė ri.
13 Kush ka veshė, le tė dėgjojė atė qė Fryma u thotė kishave".
14 "Dhe engjėllit tė kishės nė Laodice shkruaji: kėtė thotė Ameni, Dėshmitari besnik dhe i vėrtetė, Fillimi i krijesės sė Perėndisė.
15 Unė njoh veprat e tua, qė ti nuk je as i ftohtė as i ngrohtė. Do tė doja tė ishe i ftohtė ose i ngrohtė!
16 Por, mbasi je kėshtu i vakėt, dhe as i ftohtė e as i ngrohtė, unė do tė tė vjell nga goja ime.
17 Sepse ti thua: "Unė jam i pasur, u pasurova dhe s'kam nevojė pėr asgjė"; edhe nuk e di se ti je qyqar e mjeran, i varfėr, i verbėr dhe i zhveshur.
18 Tė kėshilloj tė blesh nga unė ar tė kulluar nė zjarr qė tė bėhesh i pasur; edhe petka tė bardhė qė tė vishesh dhe tė mos duket turpi i lakuriqėsisė sate; edhe vajos sytė e tu me kolir, qė tė shohėsh.
19 Unė tė gjithė ata qė i dua i qortoj dhe i ndėshkoj; prandaj ji i zellshėm dhe pendohu.
20 Ja, unė qėndroj te dera dhe trokas; nėse dikush dėgjon zėrin tim dhe tė hapė derėn, unė do tė hyj tek ai dhe do tė ha darkė me tė dhe ai me mua.
21 Kujt fiton do t'i jap tė ulet me mua mbi fronin tim, sikurse edhe unė fitova dhe u ula me Atin tim mbi fronin e tij.
22 Kush ka veshė, le tė dėgjojė atė qė u thotė Fryma kishave".
Ap 4:1 Pas kėtyre gjėrave, pashė dhe ja, njė derė u hap nė qiell dhe zėri i parė qė kisha dėgjuar tė fliste me mua si bori, tha: "Ngjitu kėtu dhe do tė tė tregoj gjėrat qė duhet tė ndodhin pas kėtyre gjėrave".
2 Dhe menjėherė erdha nė frymė; dhe ja, njė fron ishte nė qiell dhe mbi fron rrinte njė i ulur.
3 Dhe ai qė ishte ulur nga pamja i ngjante njė guri diaspri dhe sardi; dhe rreth fronit ishte njė ylber qė i ngjante smeraldit.
4 Dhe rreth e qark fronit ishin njėzet e katėr frone, dhe mbi frone pashė ndenjur njėzet e katėr pleq tė veshur me petka tė bardha; dhe mbi kryet e tyre kishin kurora:
5 dhe nga froni shpėrthenin vetėtima, bubullima dhe zėra; dhe pėrpara fronit ishin shtatė llamba tė ndezura, qė janė tė shtatė Frymėrat e Perėndisė.
6 Dhe pėrpara fronit ishte si njė det i qelqtė qė i ngjante kristalit, dhe nė mes tė fronit dhe pėrreth fronit katėr kafshė, qė ishin plot me sy pėrpara dhe prapa.
7 Qenia e parė e gjallė ishte e ngjashme me njė luan, edhe qenia e dytė e gjallė e ngjashme me njė viē, edhe qenia e tretė e gjallė kishte fytyrė si tė njeriut, edhe e katėrta ishte e ngjashme me njė shqiponjė nė fluturim.
8 Edhe tė katėr qeniet e gjalla kishin secila nga gjashtė krahė pėrqark, edhe pėrbrenda ishin plot me sy; dhe nuk pushojnė kurrė, as ditė as natė, duke thėnė: "I shenjtė, i shenjtė, i shenjtė ėshtė Zoti Perėndi, i Plotfuqishmi, qė ishte, qė ėshtė dhe qė do tė vijė!".
9 Sa herė qė qeniet e gjalla i japin lavdi, nder e tė falenderim atij qė rri ulur mbi fron, atij qė rron nė shekuj tė shekujve,
10 tė njėzet e katėr pleq bien pėrmbys pėrpara atij qė rri mbi fron dhe adhurojnė atė qė jeton nė shekuj tė shekujve dhe i hedhin kurorat e tyre pėrpara fronit, duke thėnė:
11 "Ti je i denjė, o Zot, tė marrėsh lavdinė, nderimin dhe fuqinė, sepse ti i krijove tė gjitha gjėra, dhe nėpėrmjet vullnetit tėnd ekzistojnė dhe u krijuan".
Ap 5:1 Pastaj pashė nė dorėn e djathtė tė atij qė rrinte ulur mbi fron, njė libėr tė shkruar pėrbrenda dhe pėrjashta, tė vulosur me shtatė vula.
2 Dhe pashė njė engjėll tė fuqishėm, qė proklamoi me zė tė madh: "Kush ėshtė i denjė tė hapė librin dhe tė zgjidhė vulat e tij?".
3 Po kurrkush, as nė qiell, as mbi dhe, as nėn dhe, nuk mund tė hapte librin e ta shihte atė.
4 Edhe unė qaja shumė, sepse s'qe gjetur asnjė i denjė tė hapė dhe tė lexojė librin, dhe as ta shohė.
5 Atėherė njė nga pleqtė mė tha: "Mos qaj; ja, Luani i fisit tė Judės, Rrėnja e Davidit, fitoi tė hapė librin dhe tė zgjidhė tė shtatė vulat e tij".
6 Dhe pashė, nė mes tė fronit dhe tė katėr gjenieve tė gjalla dhe nė mes tė pleqve, njė Qengj si i therur, i cili kishte shtatė brirė dhe shtatė sy, qė janė tė shtatė Frymėrat e Perėndisė, tė dėrguar nė gjithė dheun.
7 Ai erdhi dhe mori librin nga dora e djathtė e atij qė rrinte mbi fron.
8 Dhe, mbasi e mori librin, tė katėr qeniet e gjalla dhe tė njėzet e katėr pleqtė ranė pėrmbys pėrpara Qengjit, duke pasur secili njė qeste dhe disa kupa ari plot me erė tė kėndshme, tė cilat janė lutjet e shenjtorėve.
9 Dhe kėndonin njė kėngė tė re duke thėnė: "Ti je i denjė ta marrėsh librin dhe tė hapėsh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tėnd na bleve te Perėndia nga ēdo fis, gjuhė, popull dhe komb,
10 dhe na bėre mbretėr dhe priftėr pėr Perėndinė tonė, dhe do tė mbretėrojmė mbi dhe".
11 Pastaj pashė, dhe dėgjova zėrin e shumė engjėjve pėrqark fronit, qenieve tė gjalla dhe pleqve; dhe numri i tyre ishte dhjetė mijėra dhjetė mijėrash dhe mijėra mijėrash,
12 qė thoshnin me zė tė madh: "I denjė ėshtė Qengji qė u ther, tė marrė fuqinė, dhe pasurinė, dhe diturinė, dhe forcėn, dhe nderin, dhe lavdinė, dhe bekimin".
13 Edhe dėgjova ēdo krijesė qė ėshtė nė qiell, mbi dhe, nėn dhe dhe ato qė janė nė det dhe gjitha gjėrat sa janė nė to, qė thoshnin: "Atij qė rri ulur mbi fron dhe Qengjit i qofshin bekimi, nderi, lavdia dhe forca nė shekuj tė shekujve".
14 Dhe tė katėr qeniet e gjalla thoshnin: "Amen!". Dhe tė njėzet e katėr pleq ranė pėrmbys dhe adhuruan atė qė rron nė shekuj tė shekujve.
Ap 6:1 Pastaj pashė kur Qengji hapi tė parėn nga tė shtatė vulat, dhe dėgjova njė nga tė katėr qeniet e gjalla qė thoshte si me zė bubullime: "Eja e shiko".
2 Dhe unė pashė, dhe ja, njė kalė i bardhė. Dhe ai qė e kalėronte kishte njė hark; dhe atij iu dha njė kurorė, dhe ai doli jashtė si fitimtar dhe pėr tė fituar.
3 Kur ai hapi vulėn e dytė, dėgjova qenien e dytė tė gjallė qė thoshte: "Eja dhe shiko".
4 Atėherė doli jashtė njė kalė tjetėr i kuq; dhe atij qė e kalėronte iu dha tė hiqte paqen nga dheu qė njerėzit tė vrasin njėri-tjetrin, dhe iu dha atij njė shpatė e madhe.
5 Dhe kur ai hapi vulėn e tretė, dėgjova qenien e tretė e gjallė qė thoshte: "Eja dhe shiko". Dhe pashė dhe ja, njė kalė i zi; dhe ai qė e kalėronte kishte njė peshore nė dorėn e tij.
6 Dhe dėgjova njė zė nė mes tė katėr qenieve tė gjalla duke thėnė: "Njė kenik gruri pėr njė denar, dhe dy kenikė elbi pėr njė denar; dhe mos dėmto vajin, as verėn".
7 Kur ai hapi vulėn e katėrt, dėgjova zėrin e qenies sė katėrt tė gjallė qė thoshte: "Eja dhe shiko".
8 Dhe unė pashė, dhe ja njė kalė i zbehtė; dhe ai qė e kalėronte emrin e kishte Vdekja, dhe Hadesi vinte pas tij. Dhe iu dha atyre pushtet pėrmbi njė tė katėrtėn e dheut, tė vrasin me shpatė dhe me zi buke e me vdekje, dhe nėpėrmjet bishave tė dheut.
9 Dhe kur hapi vulėn e pestė, unė pashė nėn altar shpirtrat e atyre qė ishin therur pėr shkak tė fjalės sė Perėndisė dhe pėr shkak tė dėshmisė qė kishin;
10 dhe ata thirrėn me zė tė madh duke thėnė: "Deri kur, o Zot, qė je i Shenjtė dhe i Vėrtetė, nuk gjykon dhe nuk merr hak pėr gjakun tonė nga ata qė banojnė mbi dhe?".
11 Dhe secilit prej tyre ju dha njė petk i bardhė dhe ju thanė qė tė preheshin edhe pėr pak kohė, deri sa tė plotėsohej numri edhe i bashkėsherbėtoreve e tyre dhe i vėllezėrve tė tyre qė duhet tė vriteshin posi ata.
12 Dhe pashė, kur ai hapi vulėn e gjashtė; dhe ja, u bė njė tėrmet i madh, dhe dielli u bė i zi si njė thes prej leshi, dhe hėna u bė si gjak;
13 dhe yjet e qiellit ranė mbi dheun, ashtu si fiku hedh fiqtė e paarrirė kur e tund njė erė e madhe.
14 Pastaj qielli u hoq si njė pergamenė qė mbėshtillet, dhe ēdo mal dhe ishull luajtėn nga vendi i tyre.
15 Dhe mbretėrit e dheut, dhe tė mėdhenjtė, dhe tė pasurit, dhe komandantėt, dhe tė fuqishmit, dhe ēdo skllav e ēdo i lirė, u fshehėn nėpėr shpella dhe nėpėr krepat e maleve,
16 dhe u thoshnin maleve dhe shkėmbinjve: "Bini mbi ne dhe na fshihni nga fytyra e atij qė rri mbi fron dhe nga zemėrimi i Qengjit,
17 sepse erdhi dita e madhe e zemėrimit sė tij; dhe kush mund tė qėndrojė?".
Krijoni Kontakt