Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    ( Ekskluzive ) Menduh Thaçi: “Marrëveshjen Politike e kam të shenjtë”

    Në selinë e PDSH-së në Tetovë z. Thaçi priti stafin e Shqipmedia.com me një buzëqeshje të ngrohtë dhe urimet e tij të përzemërta për punën që bëjmë. Pavarësisht agjendës së tij të stërmbushur kohët e fundit, ku po zhvillon takime me ndërkombëtarë dhe qytetarë të ndryshëm, lideri I PDSH-së gjeti kohë të mjaftueshme për tu përgjigjur pyetjeve tona të shumta. Tavolina e tij ishte e mbushur me broshurat e “Marrëveshjes Politike”, kështu që ai në mes tjerash gjatë intervistës tha: “Marrëveshja Politike që është shëndrruar në Platformë Politike është e shenjtë për mua. Jam I gatshëm të lëshoj pe’ për cdo gjë, për çdo post e çdo vend, vetëm për Marrëveshjen jo, sepse është mënyra e vetme e daljes se shqiptarëeve nga kriza akutale”. Ne ju ftojmë të lexoni intervistën e z.Menduh Thaçi ku ai tregon planet dhe mendimet e tij për zgjedhjet e ardhshme por poashtu dhe për problemet tjera të shumta që hasin shqiptarët dhe Maqedonia.
    Intervistoi: Enisa Bajrami – (Bruksel)
    Shqipmedia: Z.Thaçi, dy dekada kanë kaluar që kur Maqedonia u shpall shtet i pavarur. Gjithsesi, dekada që lam pas ka shënuar rekord ndodhishë negative për shqiptarët e Maqedonisë. Fillojmë nga konflikti i 2001, ndarja jo e drejtë e buxhetit, enciklopedia, maqedonishtja që në klasë të parë, Shkupi 2014, projekti i Kalasë etj….e dij që keni dhënë disa herë mendime lidhur me këto cështje apo ndodhi, por tani para zgjedhjes besoj që duhen ri-freskuar disa gjëra. Cili është qëndrimi juaj për këto ndodhi? Përse qeveria aktuale duket shumë e butë?
    Menduh Thaçi: Eshtë e vërtetë, Maqedonia vazhdon të jetë një shtet anormal, është një eksperiment që bëhet në Evropë, eshte tentimi I parë ndoshta dhe I fundit për të ngritur një shtet multi-etnik në Evropë, ka dhe shtete tjera multi-entike në Evropë por kushtetutën e kanë të rregulluar në bazë të territorit,në konfederata dhe federata. Si duket ky eksperiment po del I pasuksesshëm dhe problemi është te koncepti I shtetit. Maqedonasit në momente të caktuara, kurr janë në situata destabilizuese, në letër kinse e bëjnë kompromisin e shtetiti multietnik por pastaj I bishtojnë këtij koncepti dhe flasin flokusola të ndryshme teorike për shoqeri multietnike e kështu me rradhë.Janë gjëra që nuk pranohen teorikisht, sepse shoqëria multi-etnike është vetvetiu biologjiksht, duhet shteti të jetë multi- etnik. Situata tej mase është keqësuar pas viti 2001. Ishte një kinse marrje të drejtash në letër nga ana e Maqedonasve dhe si gjithë sllavët dhe Maqedonasët sillen njejtë. Ata të gjitha betejat I humbasin në fronte të luftës dhe pastaj ato investojnë ti rikthejnë përparsitë e tyre në kohën që pason. Tre vitet e fundit është keqësuar një segmet tjetër te shqiptarët dhe ky është segment shumë i rëndësishëm,I cili është askpeti ekonomik. Duke qenë të de-socializuar dhe të de-sistemuar shqiptarët, duke pas parasysh se ata punën e tyre që kishin në ish-Jugosllavi me lloj lloj veprimatari të ndryshme e humbën, u dëmtuan, dhe këto tre vitet e fundit qeveria e Maqedonisë kaloi në një projekt rezervë, në një diskriminim dubël, I dyfshtë, në diskriminimin e të drejtave dhe në aspketin ekonomik poashtu. Janë këto modele të vjetra që përdorin ata që një popull duan ta varfërojnë tej mase dhe pastaj ta sulmojnë, sundojnë shumë më lehtë. Gjitha këto që I përmendët ju ne pyetje nataliteti, buxheti etj, as qe I vin erë shoqërisë apo shtetit multi etnik, thjeshtë kanë të bëjnë me disa nacionalizma të shprehura në shekullin 21, gjë që në Evropë kjo është e pa tolerueshme. Më lejoni që këtu të përmed një fakt. Fatkeqësisht mendoj që bashkësia ndërkombëtare, jo se nuk e kupton por nuk arrin ta prek, problemin që ne kemi me Greqinë sepse ky problem e ngrith nacionalizmin maqedonasve. Mirëpo ai nacionalizëm në raport me grekët është vetëm problem virtual. Grekëve u kushton një fjalë goje, ndërsa efektin e vërtetë e kanë mbi shqiptarët që jetojnë këtu. E tani cka duhet të bëjnë shqiptarët? Jemi në një situatë të vështirë duke pas parasysh që aleatët perëndimor SHBA-të dhe BE-ja , mundohemi te bëhemi pjesë e gjeo-strategjisë së tyre dhe gjeo-strategjia e tyre dihet cila është, duhet të ruhet me çdo kusht Maqedonia dhe ne kemi bërë shumë sakrifica mbi kurizin tonë, mbi të drejtat tona. Pa e hequr në asnjë moment kontributin që japin këto shtete të fuqishme për Kosovën, për Shqipërinë etj, Une mendoj që tashmë ka ardhur momenti që shqiptarët e Maqedonisë ta demonstrojnë pakënaqësinë e tyre pavarsisht të interesava gjeo-strategjike…Përse e them këtë? 1. Nga aspekti racional, 2. Nga aspketi I përvojës dhe 3. Nga aspekti I njohurive politike dhe historike për zhvllimet në Evropë ndoshta dhe në botë. Kam frikë se në dekadën e tretë të tranzicionit në botë që pas komunizmit, u bënë ndryshime të mëdhaja në Ballkan dhe unë kam frikë se nqs do mbyllet procesi global, e kam fjalën te procesi integruese dhe ju e dini që kur mbyllen proceset globale është e rëndë që të hapen procese rajonale dhe shqiptarët mund të ngelin në këtë situatë të pa definuar. Frikën e dytë e kam që destabilizimi politik vjen me kohë dhe zgjatje mund të jenë të madhe pas 2, 5 apo 10 vite..e keni parasysh si funksionojnë: fillojnë njëherë pakënaqësitë, grevat, demonstratat dhe mund të vijë deri te destabilizimi, por destabilizmi ekonomik mund të ndodhë menjëherë. Nuk po them që gjithë shqiptarët janë në buzë të mjerimit ekonomik, por Shkupi, Kumanova janë në mjerim ekkonomik.Ju mund te interesoheni dhe vetë dhe të shifni se shumë familje shqiptare të këtyre vëndeve kërkojnë azil për tu larguar drejt vendeve Skandinave. Krejt kjo akumulon në situatë shumë të rëndë. Tash është keq por fatkeqësia është se pas zgjedhjeve mund të jetë edhe më keq. Zgjedhjet e parakohshme janë një shpresë për qytetarët besoj pa bazë sepse ne horizont nuk kemi një zgjidhje për problemet fundamentale të Maqedonisë. Me lejoni të konstatoj për problemet fundamentale në Maqedoni. Nën 1. Koncpeti I shteti nuk shkon, nën 2. Bllokimi I procesit integrues. Unë jam mjek me profesion dhe e dij që imuniteti I organzimit, domethënë në qoftë se imuniteti gjeneral bie atëherë paraqiten me qindra sëmundje të përgjithshme. Imuniteti I përgjithshëm I Maqedonisë është procesi integrues, kur bie procesi integrues paraqiten me qindra problem tjera. Unë mendoj që problemi është te fillimi I një procesit , kur një proces fillon me manipulim dhe pa donjë qëllim ideor te definuar, mos ta quaj kombetar, fundi I atij procesi është shkatërues, nje shembull: Konfilkit I 2001 ishte manipulim. Njëherë na thanë se do të na çlirojnë pastaj thanë se do ta mbrojnë Maqedoninë dhe tani janë bërë më të butë se funksionarët shqiptarë gjatë periudhës së komunizmit. E kanë hipotekën e atij konfilkti te pa arsyetuar deri sot, kanë hipotekën e krimeve të ndryshme dhe korrupsionit se ata janë 8 vjet në pushtet. E treta është që Maqedonasit me shumë zhdërvjellsi I mbajnë edhe në hipotekën e ligjit për amnesti. Ne kemi qenë 18 muaj në qeveri dhe dëshira e maqedonasve ka qenë të hapet ajo kutia e Pandorës të thehet ligji I amnestisë, por ne nuk kemi lejuar por qeveria aktuale e lejuan këtë . Ka disa njerëz nëpër burgje, ka disa procese që ri-hapen dhe ju e dini që drejtuesit e asaj strukture janë të implikuara në ligjin për amnesti dhe kësaj I thonë politikan me hipotekë dhe politikanët me hipotekë nuk janë funksionarë në shoqëri të reja demokratike. Mu këtu besoj që është problemi I butësive të tyre dhe prej këtu e gjej arsyen që të besoj se shqiptarët e Maqedonisë do ti ndryshojne këto politikanë me vota. Kam shpresa të mëdha dhe bindje se po të ndryshoj ekipi, kushtimisht quhet elita poltike, do të ndryshojë gjëndja, por normalisht duhet të ju përmendi dicka tjetër. Duhet të ndryshoj edhe platforma shqiptare. Partitë politike shqiptare në Maqedoni në 21 vitet e fundit shkuan në një rrugë që nuk dhanë efekt, këtu e fus dhe PDSH-në normalisht. Në qoftë se një rrugë me dekada nuk jep efekte, duhet te ndërrohet platformë dhe ne këtë kemi bërë. Ka dy vjet që kemi “Marrëveshjen politike” të cilën në kongresin e partisë e bëmë platformë.
    Shqipmedia: Maqedonia ka shumë probleme, cila do të jetë sfida më kryesore që PDSH-ja do ta luftojë në qoftë se hyn në qeveri dhe a do të jetë PDSH-ja ndryshe nga herat tjera?
    Menduh Thaçi: Kemi ndërruar platformën e partisë dhe programin, atë qe thash më përpara. Me platformën e re në besojmë që e ardhmja e Maqedonisë duhet të jetë proces paralel, I dy shtyllave kryesore.Njëherë e përgjithmonë duhet të zgjidhet problemi mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe njëherë e përgjithmonë duhet të bëhet kompromisi me Greqinë që ta zhbllokojmë procesin integrues. Platforma jonë ka disa pika por unë do të flas për dy shtyllat kyresore. Shtylla e parë është vendimarja politike. Vendimarja duhet të ndryshojë në Maqedoni nga një vendimarje egërsisht e përtharë dhe I reduar nga ana e maqedonasve, e kam fjalën për Badinterin, duhet të kalojë në një konsensus solid institucional, I cili duhet të bëhet në parlament dy dhomësh, ku dhoma e kombeve do të vendos me konsensus apo nëpermjet të senatit është pak punq, pa ardhur te vendimarja të jetë me konsensus, mendoj që angazhimi I shqiptarëve në forma të vjetra është jo produktiv. Shtylla e dytë është aspekti ekonomik. Buxheti I shtetit krijohet prej qytetarëve në bazë të tatimeve të ndryshme që ata paguajnë dhe sipas analizave tona ky buxhet arrin 35% e kontributit shqiptare dhe fakteqësisht mjetet e buxhetit të shqiptarëve u kthehet me 1 apo 2%, dhe kjo është shtylla që kërkojmë , që buxheti të ndahet proporcionalisht dhe në mënyrë të drejtë. Mbase do të dukem banal por jam I detyruar të jem më I qartë, ne nuk do të blejmë armë për të luftuar me dikë. Por ne e kërkojmë atë pjesë të buxhetit që ta kthejmë në jetën tonë, në rruget tona kanalizimet e rrugëve tona, në kulturë, arsim, institucionet shëndetsorë , spitalet, universitet, shkencë etj. Këto dy shtylla do duhen të shkojnë paralelisht me një proces tjetër, jo më pak se 3 muaj dhe jo më shumë se 6 muaj të bëhet kompromisi me Greqinë dhe të përshpjetohen hapat drejt BE-së dhe NATO-së, për shkak se çështja e buxhetit apo aspekti ekonomik ka një lidhje të drejtpërsëdrejtë me procesin integrues. Dihet që procesi integrues është shumë I rëndesishëm për stabilitetin e shtetit, në uljen e tensioneve politike e kështu me rradhë,por është po ashtu shumë I rëndësishëm dhe në askpetin ekonomik. Nuk pajtohem me ato lider apo politikan shqiptarë që thonë do të punësojmë 5000 shqiptarë…sepse ato ose mashtrojnë ose nuk e njohin punën si duhet. Ne kemi dy hapsira shumë të reduktuar, njëra është mësues dhe profesor dhe unë nuk do të lejoj kurrë që ta largojmë dikë nga pune se qenka parti tjetër. Dhe në administratat publike, ska vende atje, ka dhe nja 800 apo 1000 vende të lira pune dhe do të mbyllen ato. Fondi Ndërkombëtar Monetar, Banka Botërore, pa ndërprerë kërkojnë te shtetet e bllokut të lindjes që administratat të zvogëlohen që do të thotë që ne nuk kemi hapësirë për punësime. Në qoftë se bëhet integrimi në NATO dhe BE, atëherë kemi dhe zgjedhje ekonomike, sepse do kemi investime të të huajve. Mos flasim shumë nëper mjegulla që do vijnë SHAB-të apo te huaj tjerë të investojnë, por le të vij kapitali i Shqipërisë , i Kosovës të investoj nuk ka problem po ashtu i Bullgarisë, i Greqisë dhe kështu do të fillojnë të hapen resurse të reja dhe kjo është rruga racionale drejt daljes së krizes elementare dmth papunësisë .Ne kështu e shofim zgjidhjen e problemit, kështu e parashohim, dhe këto do të jenë qëndrimet tona ndaj cilit do partner maqedonas dhe për këto shtylla kryesore, për platformën tonë, ne nuk jemi te gatshëm të bëjmë kompromise në qoftë se nuk pranohet.
    Shqipmedia: Keni përpliluar “Marrëveshjen Politike” e cila në strukturë dhe teori është e mrekullueshme për shqiptarët në Maqedoni. A mendoni që do arrini ta bindni partnerin maqedonas ta zbatojë këtë marrëveshje dhe në praktikë, duke e pasur parasysh që qeveria maqedonase ka qenë shumë e ashpër me shqiptarët kohët e fundit?
    Menduh Thaçi: Do të jetë shumë vështirë. Unë nuk jam axhami dhe I papjekur, e dij që do të jetë shumë rëndë, shumë vështirë por çuditërisht kam një bindje që do të bëhet. E para, mendoj që muaji i parë do të jetë faza e injorimit të kësaj marrëveshje dhe të partisë që ka fitu legjimitetin e shqiptarëve. Muaj I dytë do të jetë më i vështirë i presioneve jo vetem të brendshëm por edhe në bashkësinë ndërkombëtare të cilat quhen sygjerimë në fjalorin diplomatik dhe unë nuk do te lëshoj pe’ si drejtues i kësaj partie dhe jo nga kokfortësia, jo nga krenaria e tepruar por thjeshtë nga aspekti racional i bindjeve të mija si politikani me ma përvojë shqiptare në Maqedoni se nuk ka rrugë tjetër dhe do ti them në menyrë shumë korrekte dhe partnerit maqedonas se po nuk e zgjodhëm këtë rrugë do te zgjidhet rruga e dezintegrimit të Maqedonisë dhe unë këtë e them si preventivë sepse jo që unë do të bej këtë dezintegrim sepse një politikan, një parti nuk mund të luaj me dy platfroma në dy kohë. Unë po ashtu nuk pajtohem që maqedonasit janë shumë të fortë, që Gruevski eshte shumë I fortë, por unë mendoj që shqiptaret janë shumë te dobet për momentin . Ne duhet të fillojmë ta analizojmë këtë aspekt pastaj do të ketë jo vetëm kërkesa nga ana e PDSH-së dhe shqiptaërve por do të ketë edhe oferta. Është një popull fqinj që jetojn me maqedonasit dhe ata kan probleme shumë të rënda dhe unë i mirëkuptoj ato problem me atë identitet fragjil. Ne do të ua zgjatim dorën dhe do të jemi të parët që do ta legjitimojmë atë indetitet dhe kjo nuk është punë e vogël kur fqiju juaj ju pranon. Ne jemi pjestarë te një kombi që në Ballkan jemi tek 8 apo 9 milionë banorë. Pa i thënë unë Kosovës dhe Shqipërisë ata sillen shumë miqësor me këtë popull të vogël e fragjil dhe kjo është një ofertë shumë serioze mirëpo për të bërë këtë ata duhen të njohin identitetin tonë, duhet të legalizojnë identitetin tonë dhe duhen ti njohën kërkesat, interesat tona reale ekonomike zhvillimore etj. Siç i duan ato të ketë zhvillim, të ketë stabilitet politik, qetësi ,paqe, kështu duam dhe ne. Këtu në këtë platformë tonë politike, nuk bisedohet për kurrfarë ndarjesh, kurfarë enklavash apo teritore, por thjeshtë për një tentim ndoshta të fundit qe ky shtet të krijoj kohezionin e vërtet shoqëror juridik kushtetare etj. Unë mendoj që do t’ia dalim, gjithmon duke pasur një garanci tjetër gjersa zhvillohet negociata për këtë platformë. Ju kujtoj çka ju thash që në fillim, Maqedonia ecën drejt procesit integrues dhe kur këta dy çështje kombinohen atëhere është garantuar identitieti I bashkqytetarëve tonë, ardhmëria ekonomike, sociale etj. Mendoj qe kjo është rruga më e meçur e ecjes përpara, të tjerat janë rrugë shumë të paqarta dhe të rrezikshme.
    Shqipmedia: Për zgjedhjet e ardhshme, shifet që keni ndryshuar shume kuadrot e PDSH-së. keni larguar bashkëpuntorë tuaj të vjetër nga poste partiakë duke ju dhënë mundësi te rinjëve, një gjest që tregon se gjërat ne PDSH funksionojnë sipas rregullit demokratik. Por a mendoni qe këta të “rinjët” do jenë më efikas në punën që duhet të bejnë?
    Menduh Thaçi: Ne jemi partia e parë që e provuam demokracinë në kurriz tonë dhe nuk ishte lehtë dhe pse unë mendoja që do jetë shumë e lehtë por ata njerëz që e kan provuar këtë e din që nuk është e lehtë. Unë jam shumë i kënaqur që arritëm të dalëm pa probleme të mëdha, aritëm për herë të parë votën e drejtpersëdrejtë dhe të fshehtë .Tash konkretisht disa bashkëpuntorë të mij, kushtimisht i quaj të vjetër,nuk i kam larguar unë por ata në një proces demokratik nuk arritën që ta marrin legjitimitetin. Nuk besoj që është faji subjektiv i tyre por vazhdoj ta quaj situatë objektive. E kur jeni politikan në disa fronte më të vështira, ju vetvetiu konsumoheni por jo nga aspekti subjektiv. Këta të rinj që i fituan pozicionet, kanë një përparsi të jashtëzakonshme e cila është nëpermjet votës së lirë dhe të fshehtv, kanë arritur të legjitimohen në kuadër të kësaj strukture. Ju e dini, këta janë jo fort të rinj për nga mosha po quhen si politikan të rinj dhe e keni parasysh që shumica e tyre janë me tituj shumë të lartë shkencor, profesor nëpër universitete e kështu me rradhë. Unë kam shpresa qe ata do të arrijnë partinë ta zhvillojnë akoma më shumë që të krijohet një bindje që PDSH-ja prej një partie tradiconoalisht të vjetër mos ta quaj konzervative por megjithate ka qenë konzervative, të kalojë në një parti moderne. PDSH-ja është krijuar për shkak të shqiptarëve në Maqedoni. Kur ta zgjedhim këto probleme madhore qe kemi ne si komb, sigurisht që unë nuk do të kem më vend këtu. Do të vazhdojë ky trend i profesionstëve të rinj, ky trend I njerëzve te rinj të cilët do të jenë të përputhshme me trendet evropiane dhe trendet në botë, nqs nuk zgjidhet ky problem madhor pozicioni im është i domosdshëm, ndoshta dukem subjektiv…por skajshmërisht jam I sinqertë.
    Shqipmedia: A parashihet koalicion me donjë parti tjetër politike shqiptare përpara zgjedhjeve?
    Menduh Thaçi: Partia e re që u krijua Lidhja Shqiptare, ne arritëm të bashkohemi me këtë parti e cila ka disa kuadro të reja shumë të mira. Me parti tjera opozitare kemi pas bisedime. fatkeqsisht nuk arritëm të merremi vesh për ndarjen me postet e deputetëve, minsitrave dhe ne bashkerisht u morëm vesh të bëjmë një time-out dhe mos të zhvillojmë më shumë biseda dhe mos largohemi më shumë nga njëri tjertri dhe time-out do të jenë zgjedhjet, pas zgjedhjeve në bazë të rezultatve që do të kemi, kemi bërë një marrëveshje xhentellmene. Unë do të lëshoj pe për gjthçka, për deputetë, minsitra, drejtora, por vetëm për platformën jo.
    Shqipmedia: Pavarësisht që Maqedonia është shtet multi-etnik, partitë që kanë përfaqësuar shqiptarët në qeveri (PPD, PDSH) kurrë nuk kanë bërë koalicion më parti që u përkasin përkatesive tjera etnike. BDI është partia e parë që realizon koalicione të tilla me parti rome, turke, tani dhe torbeshe. Cka mendoni për këtë?
    Menduh Thaçi: Njëherë unë mendoj se ne jemi parti shqiptare por nuk ju ndalojmë qytetarëve tjerë të bëhen pjesë e jona, ndoshta dhe të marrën kuadro të partisë. Por duhet të pranojnë platformën tonë dhe platform a jonë është puro shqiptare.E dyta nuk bejmë koalicione me kombet tjera apo pakica tjera vetëm mos krijohet keqkuptimi mes forcave politike tjera shqiptare. Në qoftë se bën koalicon me grupe tjera nuk je parti shqipatre sepse vota jote është e kontenstueshme apo legjimiteti ynë si parti eshte I kontenstueshëm. Partitë tjera që bëjnë kolacione nuk bëjnë kurrfarë pengese për mua por vetëm natën e zgjedhjeve mos themi që ne jemi parti e parë shqiptare sepse partia e pare shqiptare do të jetë ajo që ka platformë dhe kandidatët shqiptarë. Mendoj që të tjerët që janë në qeveri kërkojnë koalicone sepse e kanë nga panika e humbjes të shqiptareve por kjo nuk u ndihmon, sepse shqiptarët janë shumë më në numër ne Maqedoni ndërsa pakica tjetër është pak. Unë mendoj që do të ndodh nje proces reverzivil I kthyeshem sa më shumë të kenë deshirë të marën vota nga romët e tjerët aq më shumë vota do të humbasin nga shqiptarët.
    Shqipmedia: Anketat e bëra nga organizata të ndryshme nxjerrin qeverinë aktuale fituese përsëri. Sa te besueshme mendoni që janë anketat politike që zhvillohen në Maqedoni?

    Menduh Thaçi: E para, të gjitha anketat që I bëjnë maqedonasit kanë prapavijë, unë jam plotesisht I vetëdishem që as opozita as pozita nuk duan që partnerët të mundshëm ta kenë PDSH-në në koalicion dhe kjo aspak nuk më habit, dmth ata e bëjnë ta nxjerrin PDSH-në humbëse dhe që nuk ka shansë të fitoj. E dyta, ju e dini më mirë se unë, se sondazhet 90% paguhen. Unë nuk kam para ti paguaj dhe nuk e bëj atë. E treta, sinqerisht mendoj që do ti fitoj zgjedhjet qeveria maqedonase dhe jo se ka pasur shumë suksese por sepse ka pasur politikë nacionaliste shumë të egër anti-shqiptare. Ky është definicioni sipas meje. Partia shqiptare që është në pushtet do ti humb zgjedhjet 100% dhe unë ve bast me gjithçka. Nuk e dij a do ti humb nga PDSH-ja, kjo mund dhe të diskutohet. Por e dij që do ti humb nga shqiptarët opozitar, prej gjithë frocave politike opozitare pa marrë parasysh a janë të mëdhaja apo të vogla dhe kjo do të jetë mundësi ti mundësoj ndryshimin e zgjedhjeve të problemeve.
    Shqipmedia: Cili është koncepti i PDSH-së për zgjidhjen e konfliktit të emrit me Greqinë?
    Menduh Thaçi: Maqedonasit sillen si nje fëmijë I llastuar …une u thash atyre ta bëjnë këtë kompromis sepse nuk më pengon aspak identiti i tyre por më pengon që ata ma pengojnë mua indetitetin…dhe po duan të zgjedhin një rrugë nacionale për të pasur kuptim për ruajtjen e indentitet të vet e vetmja rrugë është drejt NATO-së dhe EU-së, rrugët të tjera janë shkatërruese. Ndonjëherë sinqerisht dyshoj që ky kryeminister dhe kjo parti e preferojnë këtë rrugë. Rruga shkatërruese e identitiet është që ata më në fund të përfundojnë serb dhe bullgar…Pse e them unë që ata duhen ta bëjn këtë kompromis? Për shkak që popujt tjerë që jetojnë në Ballkan e kanë bërë kompromisin dhe kompormisin më të madh e kanë bërë shqiptarët dhe nuk ka shqiptar normal që nuk e dëshiron një shtet etnik të gjithë shqiptarëve. Kjo është dëshirë dhe nuk është politik dhe në kuadër të atij interesi të gjeo-strategjisë të miqve tonë ndërkombëtarë, kemi pranuar këtë proces, të jemi 4- 5 shtete dhe ti futemi procesit integrues me shpresa se aty realisht do të integrohemi si komb. Ky problem I emrit na ngatërron hesapet me NATO-në dhe UE dhe I thërrasë drejt arsyes maqedonasit se kanë rreth 40% te popullatës që nuk janë më të gatshëm ti presim ata me dekada dhe mos jemi pjesë e procesit global te NATOS-së dhe BE-së.
    Shqipmedia: Emri I Maqedonise nuk ka asnjë element identifikues shqiptar. Por në Maqedoni duket sikur shqiptarët nuk janë shumë të preokupuar për ndërrimin e emrit, a duhet të jetë shqetësuese ky fakt?
    Menduh Thaçi: Nuk duhet të jetë. E dini pse? Shqiptarët kanë identitet kulturor…sllavët gjithmonë e lidhin indetitetin me territor dhe religjion që është shumë e gabuar. Ju e dini që ne përveç kësaj që kemi indetitet kulturor, gjuhën dhe kulturën me Shqipërinë dhe Kosovën, ne kemi një rehati të jashtzakonshme që na ofron procesi integrues dmth shqiptarët janë 99.9% pro integrimit dhe për këtë arsye nuk bëjmë problem të vogla ,gabime, cikresa të vogla që Maqedonia të shkojë drejtë atij integrimi. Prap mendoj që oferta e shqiptarëve nga ana e maqedonasve keqpërdoret. Ne ju kemi ofru që të jemi një popull fqinjë dhe mik I cili I pari do ta legjitimoj identitetin e tyre. Kjo që ata sillen me kokfortësi dhe shumë të llastuar, mund të ju kushtoj atyre, neve jo.
    Shqipmedia: Ta zëmë se zgjidhet problemi i emrit me Greqinë, mendoni që vendi është i përgatitur për fillimin e bisedimeve për antarësim në Unionin Evropian?
    Menduh Thaçi: Shumë bukur e the…nuk mendoj ashtu.Mendoj që po të zgjidhet problemi I emrit…Maqedonia ka shumë punë për të bërë duke filluar me përmbushjen e kritereve politike të cilët I kërkon BE-ja. Pastaj duke nis nga rregullimi dhe qartësimi I raporteve ndër etnike të shqiptarëve dhe maqedonasve dhe duke përfunduar me demokracinë, dialogun politik, lufta kundër krimit të organizaur etj. Mendoj që ka shumë për të bërë. Shumë bukur që e parashtruat këtë pyetje sepse partia qeveritare stimulon këtë temë te maqedonasit se po ta zgjedhim këtë problem, Maqedonia do të hy në BE. Kemi shumë punë për të bërë .
    Shqipmedia: Cila është skenari i mundshëm nëse edhe më tutje shtyhet zgjidhja e problemit të emrit me Greqinë dhe Maqedonia ngel jashtë strukturave euroatlantike?
    Menduh Thaçi: Do të kemi faza destabiluzeue. Ka shumë politikan dhe lider këtu që mendojnë që BE ka një skenarë rezervë për Maqedoninë por unë nuk e shof atë skenarë, përvec që shof një segment të këtij skenari. Maqedonia është vendosur në një sistem të imobilizmit, thjeshtë i është veshur këmisha e të çmendurit dhe është imobilizaur…Në çfar aspekti mund të thoni? Për rreth Maqedonia është bërë si një dezinfiktim I tërë sepse Shqipëria,Bullgaria, Greqia janë në NATO, Serbia po shkon drejt BE-së dhe është eliminuar sikleti kryesor që fqinjët të keqpërdorin situatën e brendshme dhe të arrinë në distabilizim të madh ….dhe të një shpërbërje të Maqedonisë prej hartës gjeografike .Mirëpo vijmë në një fazë të vështirë dhe të rrezikshme të debalancave të brendshme, jo vetëm etnik por edhe ekonomik. Tash kur flas mund të dukem pesimit por unë jam optimist në krahasim me atë që do tju flas pas zgjedhjeve, atëherë do të jem më pesimist për shkak se ne I kemi Zgjedhjet si shpresë. Tash jemi të preokupuar se kemi një shpresë të vogël që quhet zgjedhje por zgjidhje nuk kemi….asnjëri prej faktorit të brendshëm por mendoj dhe nga faktori jashtem nuk ka zgjidhje për Maqedoninë…do te varet shumë si do te jetë konstaliacioni I brendshëm I forcave politike,une mendoj që forcimi I PDSH-së, sigurimi I një legjimiteti të fuqishëm nga ana e shqiptarëve që do ti japin PDSH-së do ta përshpejtoj zgjidhjen …dhe per këtë angazhohem maksimalisht.
    Shqipmedia: Duket sikur gjithkund ku jetojnë shqipëtarët ka plasur nje valë e madhe problemesh. Fillojm me dosjet në Maqedoni, Hashim Thaçi u quajt “trafikant organesh”, në Shqipëri humbën jetën 4 persona në demonstrat e perrgjakshme të organizaur nga opozita? Eshtë diçka e inskenuar nga jashtë apo dicka që ndodhi natyrshëm?
    Ngaqe ju respektoj shumë do ju përgjigjem sinqerisht..e dij që kjo mund të më kushtoj por unë duhet patjetër të flas drejt dhe atë që mendoj mos jem hipokrit..kjo ndodhi ngaqe organizmi shqiptar funksionin jo normalisht…ne e kemi kokën e këputur diku…njërin krah diku tjeter dhe funksioniojmë si komb jo normal…gjithë ky komb relativisht I madh prej 8-9 milion banorësh gjendet në 5 shtete ,në 5 juridiksione, në 5 sisteme vlerash, në 5 kultura dhe sub kultura etj….dhe unë mendoj që kjo është pasojë e kësaj. Perëndimoret na thonë, dhe me të drejtë, që te presim sepse nuk mund te krijojmë direkt nje shtet multi-etnik dhe që duhet të kemi durim dhe une jam dakort me këtë. Por mendoj që sa më shpejt duhet të futemi në rrugën drejt procesit integrues. Shqiptarët në Ballkan nuk janë në një sistem unik të vlerave..disa janë në NATO disa nuk janë, Kosova gjysë andej e gjysë këndej,shtet pa shtet, juridiksion pa juridksion, pushtet pa pushtet etj. Shqiptarët në Maqedoni janë në një dimension të paqartë, të diskriminuar pa masë në aspektin ekonomik dhe mos të flas për te drejtat tjera dhe kjo e komplikon situatën. Jo që une me kokfortësi e shty idenë drejt krijimit të shteve etnike, por me racionalitet kërkoj qe të përshpejtohet procesi tjeter, që quhet integrues dhe ai duhet te jete integrues drejt një sistemi te vlerava dhe kjo mendoj që mund ta çoj situatën drejt integrimit. Ne kemi problem shoqërore, të organizimit politik,shoqërore etj dhe kjo është për shkak që organizmi është cop cop dhe një organizim cop cop nuk funksionon si duhet.
    Shqipmedia: Keni 18 vjet në politikë, dymbëdhjetë në opozitë dhe gjashtë në pushtet. Jeni goditur qindra herë në të gjitha menyrat e mundshmë, ju prap i’a dilni mbanë dhe jeni ne kembet e juaj? Ku buron forca juaj?
    Menduh Thaçi: Unë jam njeri dhe nuk jam I përsosur si gjithë njerëzit tjerë, I kam mangesitë e mija të cilat mundohem çdo ditë ti përmisoj…kam pasur lëshime dhe gabime gjatë karrierës time..por gjithmonë jam kujdesur në mënyrë, si ai i mbyturi që kapet për kashte une jam kapur për qëllime dhe ide….qëllimi I angazhimit tim në politik ka qenë zgjidhja e problemit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni dhe gjithmonë jam mbajtur këtij orientimi dhe mendoj që kjo është kyresorja që mua më ka mbajtur në skenë me batica dhe zbatica. E dyta është aspekti familjar, unë kam një familje tradicionale të madhe të fuqishme që funksionon si garanci e ardhmërisë personale dhe familjare. Idetë pa operativë mund te jenë shkrim gazetaresk asgjë tjetër..operativa pa ide mund të jetë vetëm grup mafioz….rënditjen e kam pasur gjithmonë perpara ide, ideale drejt asaj ideje që duhet realizohet e pastaj vin të tjerat
    Shqipmedia: Si po ja dilni mbanë me gjithë stresin dhe lodhjen që përballoni në këtë periudhë përpara zgjedhjeve?
    Menduh Thaçi: E para është motiv shume I madh..ju siguroj që nuk kam qëllim hakmarrës apo të rikthimt në pushtet sepse nuk mund të mbijetosh këto strese në qoftv se ke motive kaq te vogla …se nuk mund të kesh kaq forcë…motiv është ajo që ka filluar para 30 viteve që në moshë të re në Ish Jugosllavi gjtihmonë kam qenë I angazhuar edhe ilegalisht për ta përmisuar pozitën tone ..kjo është tepër e rëndësishme..ndërsa tjerat janë teknike aktivitete sportive dhe lëvizje të shpeshta dhe në mosh nuk jam aq I vjetër (qesh)
    Shqipmedia: Mesazhi juaj për votuesit e Maqedonisë?
    Menduh Thaçi: Kam edhe mezash te perbashkët…une mendoj që qytetarët e Maqedonisë e kanë një shansë dhe duhet ta shfrytëzojnë. Kjo mund të jetë shansë e fundit sidomos për shqiptarët, t’ju rikthej siç ju thash me lart..po të mbyllet procesi rajonal global ne do të mbyllemi në këtë gjendje shumë të mjerueshme..shansa është demokratike pa shqetësime të mëdhaja…duhet të penalizohet kjo qeveri dhe këta qeveritarë shqiptarë që e sollën gjendjen këtu ….me këtë shansë ne japim një shansë tjetër e cila është mundesia e ndryshimit. Po të penalizohet qeveria shqiptare unë ju garantoj atyre se ndryshimi do të ndodh, është një fjalë e vjetër që e thuan në Tetovë, në qoftv se një pune i vjen vakti nuk mund ta ndal askush…Unë mendoj që dy punëve u ka ardhë vakti: 1, Fitorja e PDSH-së dhe 2, Realizimi i platformës së PDSH-së…nuk është e mirë të lëshojm këtë shansë sepse pastaj do te jetë vonë për gjithçka dhe unë kam nje bindje të fortë që kjo do të ndodh. Unë mendoj që fitorja e PDSH-së është e pa dëshiruar nga ana e maqedonasve sepse jam i vetëdijshëm që ata nuk e duan këtë por do të ju ndihmojë dhe maqedonsve kjo…Mikun më të mirë në jetë e keni atë qe ua thot të vërtetën atëher kur ju nuk e dëshironi dhe nuk e pranoni. Ju falemnderit. /Fund


    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e kriko-38
    Anëtarësuar
    01-08-2010
    Vendndodhja
    ketu afer
    Postime
    687
    Te gjithe te koruptuar jan keta politikan ton,po ky Thaci ka edhe nje ftyre krmineli saqe nuk do te votoja per at asnjeher,Edhe ai komandanti (sandokani)i uck,edhe ai na ka lodh me premtime
    koti, nuk kemi perfaqesues politikan te mire te gjith hajdutet e kriminel jane nuk ma meer mendja se ata punojn per interes kombit......keta ti mbajn vetem kaltuqet kaq ..

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-12-2010
    Postime
    26
    Ani gjeth ate text e ka shkru per kon se , apapapapp per nje gilipter qe i ka ik koha .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e TOMY_X
    Anëtarësuar
    05-03-2004
    Vendndodhja
    STRUGE
    Postime
    285
    iku vapa me gushtin.............apo ndryshe thene,kur vijne mend ikin dhente.....

  5. #5
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    krimineli, banditi, injoranti, demagogu e bashkethemeluesi me Pavle Trajanovin i pdsh-se qe vrau e i solli shqiptaret deri ne "kasaphane" ne 2008, paska prite stafin e shqipmedias me buzeqeshjeee.. Turp te keni!
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •