Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2011
    Vendndodhja
    Ndėr Shqiptari...
    Postime
    12

    Exclamation Sigurimi I Shtetit – Ndrydhja E Shoqerise Shqiptare Ne Periudhen E Monizmit-

    REP. POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPERISE - SIGURIMI I SHTETIT – NDRYDHJA E SHOQERISE SHQIPTARE-
    Per te analizuar ate cka qe Sigurimi i Shtetit, me duhet te kaloj nje kronologji ngjarjesh, me vijueshmeri se prapthi nga demokratizimi i Shqiperise vitet 90 e deri tek krijimi i Sigurimit te Shtetit ne vitin 43’.
    Levizjet studentore te viteve 90-91 shenuan rreximin e murit 45 vjecar Shqiptar. Mur i cili u kushtoi shqiptarve mijra te vrare, mijra te burgosur, e mijra te vuajtur neper interrnime. Viti 90 solli ndryshime politike. Shqiptaret per here te pare me 12 dhjetor 1990, u ndien te liruar nga pesha e rende e nje partie qe quhej e Punes, parti e nje Republike Popullore, por qe popullaritet me dhune mbante. Degjohej jehona “Demokraci”. Shprehja e famshme “Liri Demokraci”… nuk vinte per Partine Demokratike, nuk vinte per risine dhe pergjegjesine qe kjo parti kishte marre persiper. Kju shprehje u degjua furishem me 7 shkurt te 1991-shit kur Drejtoria(e Terrorit) e Sigurimit (te Masakrave) te Shtetit (Enverist Shqiptar) u shperbe me urdher te Presidentit Ramiz Alia. Shprehja “Liri, Demokraci” u dedikohej dhe vinte per te gjithe te perndjekurit nga kjo makineri enveriste e programuar per asgjesim dhe perndjekje njerzish qe per mbi 45 vjet tromaksi dhe e shperfytyroi popullin Shqiptar.
    I krijuar ne vitin 1943, Sigurimi i Shtetit, nuk do te ishte nje Drejtori qe do te merrej vetem me krimet dhe sigurine e rendin, por mbi te gjitha kjo Drejtori do merrej me mbrojtjen dhe fuqizimin e linjes politike te vete Enver Hoxhes dhe ideologjise se tij. Ne vitet 1944-1948 veprimtaria e S.SH shkon deri ne 11656 te arrestuar vetem per kete periudhe, ku viti me trondites ishte viti 1945 me 5021. Sa pėr numrin e punonjėsve tė Sigurimit per kete periudhe, mund te thuhet se ne vitin 1947, ishin vetėm 3253 vetė. Nga tė cilėt krejt analfabetė ishin 279, me arsim fillor 2126 tė tillė dhe me arsim tė lartė vetėm dy punonjės. Terrori pati efektin e deshiruar, Enver Hoxha arriti shkallen me te larte te pushtetit. Sigurimi i Shtetit ishte organi qe bente terror, qe zhdukte frymen opozitare, qe censuronte zerin kritik dhe qe mbyste ate kercenues. Me ane te Sigurimit, Enver Hoxha pastroi ne fillim Partine e tij, e me pas gjithe Shqiperine nga ata qe ai do t’i quante armiqt e popullit. Sigurimi i Shtetit ngeli pėrherė syri vigjilent i Partisė sė Punės dhe arma mė e fortė e diktaturės enveriste. Ky shėrbim nuk arriti kurrė tė ishte njė shėrbim kombėtar por ai survejonte gjithēka ndodhte nė Shqipėri.
    "Parti Enver!" Komunizmi i Shtetit Shqiptar... Ne fillim per to erdhen Jugosllavet, pas tyre Sovjetiket, e pas tyre Kinezet Socialist... e pas te gjithve?! Ngeli vetem Sigurimi Shtetit. Enver Hoxha gjithmone reformoi Sigurimin perpara cdo lloj institucioni tj ne Shqiperi. Sigurimi, ishte i vetmi institucion qe ndikonte drejtperdrejte ne popullate, kishte nje perhapje te rrenjosur gjeresisht ne mase, fale bashkepuntorve. Numeroheshin shume sigurimsa, aq me shume bashkepuntore, duke nisur qė nga numri i kėtyre bashkėpunėtorėve, i cili sipas raportimeve tė ndryshme fillon me 60 mijė vetė e pėrfundon me 360 mijė tė tillė apo dhe me legjenda tė dikurshme sipas tė cilave, njė nė tre shqiptarė kishte njė histori personale bashkėpunimi me Sigurimin e Shtetit, sigurim qe me shume se sa kuptimi i pare i fjales sigurim, ishin me shume "spiune te vetvetes". Mendime dhe fakte si keto cojne ne perfundimin se shoqeria shqiptare ne kete periudhe ishte e nenshtruar 100%. Jeta sociale e nje shqiptari, per kete periudhe duhet te kete qene jashtezakonisht e veshtire. Komunikimi eshte celsi dhe faktori kryesor i socializimit dhe per kohen e sotshme ky socializim eshte i natyrshem, dhe madje nuk vihet re, por provoni te mendoni veten duke ja kushtezuar vetes komunikimin. Nuk ka celular, telefon (telefonin e kane vetem familjet me nje biografi te mire, te larte, qe kane lidhje dhe poste te larta ne PPSH, jo klasa puntore… vone do vinte linja dhe tek ajo) TV, Radio, Gazeta jane ne njejes, librat , shkrimet e botimet nuk jane ne shumes… shto ketu dhe ate per cfare po flisnim ne kronologjine e siperme, Sigurimin… dhe ateher rezultantja eshte nje pikepyetje jo me ne socializimin dhe jeten tende sociale por ne vete jeten tende. Kjo ishte jeta e nje shqiptari gjat diktatures enveriste… Kur ti skishe buke, e duhej te thoje: Po, kam... Rrofte Partia!... Kur ti skishe c'te vishje, dhe ne qoftese do ndodhte te kishe, do duhej ta shihje mire se c'kishe vishur!... Kur ti skishe ku te ankoheshe, me sakte kishe veshin e shurdhet te nje partie qe kishte me shume duar(grushta) se sa kembe... Kur prinderit, vellezrit motrat, te afermit, miqte dhe te gjithe ato qe te qendronin afer, nuk duhet te degjonin mendimin tend por ate te Partise, te "Shokut Enver"... Kur ti se kuptoje argetimin, ( se kuptoje foljen jetoj, jetimin e jetes sende), se kuptoje sepse koncepti qe te lidhej me te ishte puna vullnetare dhe komunizmi... Kur ti ne qoftese nuk ishe i tille... ne qoftese nuk ndiqje keto norma, e rregulla te pashkruajtura, perballeshe me Sigurimin... Perndjekjen... Internimin... VDEKJEN!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2011
    Vendndodhja
    Ndėr Shqiptari...
    Postime
    12
    Ndikimi i Sigurimit nė popullatė. ________________________________________
    Nė fillim pėr komunistėt shqiptar erdhėn Jugosllavėt, pas tyre Sovjetiket, e pas tyre Kinezėt Maoist, e pas tė gjithėve ngeli vetėm Sigurimi Shtetit. Enver Hoxha gjithmonė reformoi Sigurimin pėrpara ēdo lloj institucioni tjetėr nė Shqipėri. Sigurimi, ishte i vetmi institucion qė ndikonte drejtpėrdrejtė nė popullatė, ai kishte njė pėrhapje tė rrėnjosur gjerėsisht nė masė, kjo falė dhe bashkėpunėtorėve. Numėroheshin shumė Sigurimsa, aq mė shumė bashkėpunėtorėt, duke nisur qė nga numri i kėtyre bashkėpunėtorėve, i cili sipas raportimeve tė ndryshme fillonte me 60 mijė vetė e pėrfundonte me 360 mijė tė tillė apo dhe me legjenda tė dikurshme sipas sė cilave, njė nė tre shqiptarė kishte njė histori personale bashkėpunimi me Sigurimin e Shtetit. Mendime dhe fakte si kėto ēojnė nė pėrfundimin se shoqėria shqiptare nė kėtė periudhė ishte e nėnshtruar 100%.
    Jeta sociale e njė shqiptari, pėr kėtė periudhe duhet tė ketė qenė jashtėzakonisht e vėshtire. Komunikimi dihet qė ėshtė ēelėsi dhe faktori kryesor i socializimit. Pėr kohėn e sotshme ky socializim ėshtė i natyrshėm, dhe madje nuk vihet re, por provoni ta imagjinoni jetėn duke i kushtezuar vetes komunikimin. Nuk ka telefon (Telefonin e kane vetėm familjet me njė biografi tė mirė, disi tė lartė, qė kanė lidhje ose poste drejtuese nė PPSH, dhe relativisht kanė tė ardhura tė larta) TV, Radio, Gazeta janė nė njėjės, librat , shkrimet e botimet nuk janė nė shumės, nuk ekziston e drejta e kritikės, argėtimi ėshtė i kufizuar ose po thuajse nuk gjen kohė, shprehja e mendimeve ėshtė e rrezikshme pėr statusin shoqėror dhe pėr opinionin, me fjalė tė tjera sjelljet devijante nuk pranoheshin nga shoqėria shto kėtu dhe atė pėr ēfarė po flisnim mė sipėr, Sigurimin e Shtetit, dhe atėherė rezultantja do tė jetė njė pikėpyetje jo vetėm nė socializimin dhe jetėn tėnde sociale por dhe nė vetė ekzistencėn tėnde. Kjo ishte jeta e njė shqiptari gjatė diktaturės enveriste:
    Po tė fillojmė tė analizojmė klasėn punėtore me tė dhėnat dhe mendimet e prof. Arshi Pipės do pėrfundonim nė njė pyetje, pėrgjigjen e sė cilės do e gjenim me lidhjen e Sigurimit. Po tė analizojmė atė klasė punėtore ēka komunizmi e konsideronte shtyllėn kurrizore tė tij: Paga mujore e punėtorit shqiptar do ndryshonte nga 2,400 nė 4,000 lek tek punėtorėt mė tė kualifikuar. Korpusi kryesor i klasės punėtore mirrte njė pagė 2,700 deri nė 3,000 lek. Sot 3,000lek korrispondojnė me afro 200 dollarė. Buka kushtonte 10 lek, sheqeri 60lek, vaji i ullirit 100 lek, gjalpi 200 lek, kafja 450 lek. Ēerek litri qumėsht kushtonte 25lek, njė vezė 6-7 lek, njė portokall 10-12 lek. Njė palė kėpucė tė mira kushtonin 1,500-2000 lek dhe njė kostum i hijshėm, 10,000-15,000. Me fjalė tė tjera paga ditore e punėtorit (rreth 100 lek) do tė blinte kėto: njė litėr qumėsht, njė kile e gjysmė mish, gjysmė kile gjalpė, 10-15 vezė, apo 8-10 kokrra portokall. Po si ja arrinte njė punėtorė tė mund tė mbante familjen gjallė? Ai jetonte kryesisht me bukė, duke shtuar njė pjatė supė tė rastit, apo njė copė djathi, apo zarzavatesh. Ishte krejt e zakonshme tė shikoje njė punėtor duke drekuar njė copė bukė me njė domate apo qepė. Ai i shtynte kėto poshtė me njė gotė ujė, dhe njė cigare (ku njė paketė cigare kushtonte 15-25lek).
    Po si ėshtė puna me veshjen? Nė mbrėmje mund tė shikoje njerėz tė veshur mirė duke ecur nėpėr rrugėt e qyteteve shqiptare. Por po tė shoqėroje njėrin prej tyre nė rrugėn e tij pėr nė shtėpi. Ai normalisht do hiqte kostumin, do e kontrollonte atė dhe pastaj do e fshinte me kujdes. Njė punėtor kishte vetėm njė kostum, njė drejtues mund tė kishte edhe dy tė tjerė. Njerėzit qė kishin tre kostume dhe katėr kėmisha nė Shqipėri kanė qenė pjesė e nomenklaturės. Tė tillė persona kishin dhe veturė personale, madje dhe me shofer personal. Nė kushte tė tilla diferencimi dhe diskriminimi tė punėtorit shqiptar, shtrohet pyetja si ėshtė e mundur qė ai ta ketė dashur komunizmin?
    Arshi Pipa shpjegon se komunizmi shqiptar ishte thjeshtė njė kopje e Bolshevizmit, pa asnjė origjinalitet tė vetin. Autorė tė ndryshėm qė kanė shkruar pėr Shqipėrinė, thuajse njėzėri kanė pranuar instiktin e fortė shqiptar tė lirisė, vlerėsimin e lartė pėr atė ēka ėshtė e guximshme dhe heroike, mbajtjen e fjalės sė dhėnė, kodin e ashpėr tė jetės familjare ku kryetari i familjes ka autoritet tė plotė dhe qė shtėpia e ēdo shqiptari konsiderohet njė strehė pėr mikun.
    Komunizmi imponoi mbi popullin njė ideologji qė krijoi prej individėve tė lirė njė kope skllevėrish, ai shkaktoi njė psikologji tė egėrsisė dhe torturės, kjo e paparė ndonjėherė pėr historinė e popullit shqiptar. Komunizmi futi me forcė njė kod etik qė i ktheu fėmijėt nė spiunė tė vetė prindėrve tė tyre. Njė ideologji e tille kishte tipare tė kundėrta me ato qė karakterizonte mentalitetin shqiptar. Afėrsisht dyzet vitet e diktaturės komuniste prodhuan dėshmi tė trishtuara dhe tėrėsisht negative pėr shqiptarėt. Ku personazh kryesor ishte Sigurimi Shtetit. Sigurimi ishte pėrgjegjės pėr shartimin e etikės sė kombit me praktika sovjetike, pėr dhėnien e njė grushti tė fortė unitetit kombėtar, duke shkaktuar njė tė ēarė midis Jugut dhe Veriut. Sigurimi ishte organi qė do tė kėrcėnonte kritikėn, dhe do tė izolonte vendin, duke funksionuar si krahu i djathtė, dhe si “asi nėn mėngė” pėr ideologjinė dhe dėshirėn pėr pushtet tė Enver Hoxhės.
    Ndaj pyetja se si ėshtė e mundur qė punėtorėt ta kenė dashur komunizmin pavarėsisht gjendjes sė mjeruar ka njė pėrgjigjie, qė ėshtė e pėrgjithshme pėr gjithė popullin shqiptar tė asaj kohe, shqiptarėt e donin komunizmin sepse pėrvoja e tyre jetėsore dėshmonte pėr njė dėnim tė mosdashjes dhe mos shfaqjes sė dashurisė ndaj Partisė, ndaj kolektivizmit, kooperativės e ndaj Enver Hoxhės, dėnim qė vinte i drejtpėrdrejtė nga Sigurimi.
    Burgjet dhe kampet e punės sė detyruar ishin plot me fshatarė qė nuk i ishin bindur ligjeve komuniste apo qė kishin fyer autoritetin e qeveritarėve. Dikush kishte fshehur njė pjesė tė drithit tė caktuar pėr shtetin, njė tjetėr kishte shfryrė pėr regjimin nė prani tė taksambledhėsve. Njė i tretė ishte tallur publikisht me portretin e Stalinit. Shumė tė tjerė ishin brenda hekurave pėr besime apo veprime qė binin ndesh me kodin komunist. Dikush mund tė kishte refuzuar tė dėrgonte vajzėn pėr t’u bashkuar me skuadrat e ndėrtimit tė hekurudhave, duke shprehur dyshimin pėr parimet morale tė rinisė komuniste. Njė tjetėr kishte strehuar “njė armik tė popullit” nė shtėpinė e tij. Ndonjė tjetėr jo vetėm qė nuk kishte pranuar tė ishte informator por kishte nxjerrė dhe sekretin. Njė i katėrt ishte dėnuar pėr “propagandė” kundėr lėvizjes kooperativiste, kėshtu duke zbuluar veten si “kulak”.
    Nė spastrimet kolektive emrat e figurave pėrfaqėsues vetėm janė bėrė publikė, ndėrsa grupet apo fraksionet Sigurimi i etiketonte nė mėnyrė diskriminuese si : oportunistė, sabotatorė, titistė, trockistė, hrushovianė, anti-parti, armiq, tradhtarė, agjentė tė imperializmit, agjentė tė huaj, kulakė etj. Kjo praktikė e Sigurimit ishte njė politikė synimi i sė cilės ishte tė pėrhapte njollat dhe tė njolloste sa mė shumė kundėrshtarė, ose individė tė konsideruar tė rrezikshėm nga regjimi, nė mėnyrė qė tė arsyetonte dhe tė shpjegonte mė pas veprimin kundrejt tyre.
    Por pėrqendrohemi tek etiketimi kulak, etiketim ky i pėrdorur rėndomtė dhe nė njė masė tė gjerė nga regjimi nė periudhėn e kolektivizimit. Kulak nė rusisht do tė thotė “grusht”. Nė zhargonin komunist do tė thotė fshatar i pasur qė i kundėrvihet politikės sė Partisė pėr kolektivizimin. Kjo politikė ka filluar, nė Shqipėri si edhe nė Bashkimin Sovjetik, me sloganin: Luftė deri nė vdekje kulakėve! Nė mendimin e ēdo antari tė Partisė me tru tė shpėlarė, njė kulak ishte njė shok i ulėt, hipokrit, tradhtar, njė qė me mjete tė llogaritura mirė hedh fjalėn dhe dhelperisht e mban njė fshatar pėr t’u mos bashkuar me kooperativėn.
    Ky ishte gogoli me tė cilin komunizmi terrorizoi fshatarėt. Tė quheshe kulak do tė thoshte tė humbisje lirinė dhe pasurinė. Kulaku ishte pėrgjegjės pėr gjithēka qė nuk shkonte mirė nė sektorin bujqėsor. Sigurimi kishte pėrhapur aq terror saqė dhe nė shkaqe natyrore, pėrmbytje, thatėsira, sėmundje bagėtish apo tė mbjellash, nxirrej njė fajtor, njė individ i cili ngarkohej me ēdo faj dhe me pretekstin se ai ishte kundėr kolektivizimit, kundėr Partisė, diskriminohej si kulak, persekutohej, burgosej ose pushkatohej.
    “...Ka marrė tė ftohtė dhe ka ngordhur kali i kooperativės? Njė kulak e ka helmuar atė... Drithi ėshtė prishur nė depot e shtetit sepse kulaku ka arritur tė shmang vigjilencėn e supervizorit. Dhe kush pėrveē kulakut mund tė djegė mullarėt e barit tė kooperativės apo tė thyej xhamat e dritareve tė shkollės sė re tė fshatit natėn?...”
    Ky qė pason ėshtė njė tregim i shkurtėr i njė vendasi nga fshati i Dragajt pranė Shkodrės, i cili u arratis nė Jugosllavi, pasi u etiketua si kulak kur kundėrshtoi kolektivizimin.
    Nė shtator tė vitit 1957 Partia ngarkoi udhėheqėsit e saj tė kryenin fushatėn e kolektivizimit nė rrethin e Shkodrės, i njohur pėr kundėrshtimin e tij, pėr tė realizuar fushatėn u ngarkua personalisht vetė Kryeministri Mehmet Shehu.
    “...Njė ish student i akademisė ushtarake, Shehu u bashkua me Brigadat Internacionale nė Luftėn Civile tė Spanjės dhe fitoi vlerat e gjeneralit duke luftuar pushtuesit nazi-fashist nė Shqipėri. I njohur nė vendin e tij se ishte sė bashku trim dhe mizor, pėr tė tregohej se kishte therur vetė me duart e tij ushtarėt italian tė kapur rob nė betejė. Nė njė rast tjetėr, nė njė moment zemėrimi dhe inatosje me nacionalistėt, pėr tė thuhej se kishte bėrė copash flamurin shqiptar.
    Me ardhjen e tij nė fshatin e Dragajt, Shehu sė pari pati njė bisedė tė shkurtė me priftin e komunės, plaku dridhej i gjithi nga frika. Pastaj ai mblodhi fshatarėt dhe pati njė bisedė tjetėr tė shkurtėr me ta. Ai u tha atyre se ai e njihte patriotizmin e devocionin e tyre ndaj Partisė. Por ai dinte edhe se ndėr ta kishte dy tre kulakė. Kėta armiq tė ndyrė tė popullit, kėta agjentė tė kapitalizmit, pėrpiqeshin t’i mbanin fshatarėt e ndershėm, patriotė dhe besnikė tė mos bashkoheshin nė kooperativa. Shumica dėrrmuese, ai ishte i sigurt, do tė pajtohej pėr tė hyrė nė kooperativė. A ėshtė ndonjė kundėr kėsaj? Njė person i tillė mund tė flasė lirisht, Partia ėshtė zotuar tė respektoi kritikėn, kur sigurisht kjo ėshtė e ndershme dhe konstruktive. Kur nuk foli njeri, Shehu vazhdoi tė thotė se kjo nuk linte dyshim se fshati e miratoi propozimin e tij. Prifti i komunės shtoi ai, gjithashtu ėshtė pro kėsaj, duke qenė njė shėrbėtorė i vėrtet i popullit dhe jo nga ai lloji reaksionari i priftit qė ėshtė armiku mė i keq i tij. Dhe duke qenė se tė gjithė tė pranishmit ranė dakord tė hynin nė kooperativė, nėpunėsi i fshatit mund tė vazhdonte t’i regjistronte...” Nė kėtė mėnyrė duket qartė terrori dhe presioni qė i bėhej fshatarėsisė dhe popullatės, vetėm e vetėm qė tė arrihej plani kooperativist i Enver Hoxhės, po kėshtu veprohej dhe me shumė e shumė raste tė tjera ku kėrkohej qė masa, popullata tė sakrifikonte ose t’i nėnshtrohej njė tė reje qė dilte nga Komiteti Qėndror ose nga mendja e Enver Hoxhės.
    Leonardo da Vinci “As a well spent day brings happy sleep, so a life well spent brings happy death.”

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2011
    Vendndodhja
    Ndėr Shqiptari...
    Postime
    12
    Tradita e lidhjeve familjare nė Shqipėrinė komuniste. Krijimi i modelit tė mercenarit mbi parimet familjare. ________________________________________
    Nė Shqipėrinė komuniste lidhjet familjare pėrbėnin bazėn e krijimit dhe funksionimit tė shtetit komunist. Deri nė mesin e viteve 70 lidhjet politike nė kupolėn e lartė drejtuese tė PPSH dhe shtetit komunist ishin dominuese. Pas vitit 1946, krahas diktatorit Hoxha, bashkėshortja e tij Nexhmije Hoxha ishte anėtare e Komitetit Qėndror, deputete, drejtore e propogandės dhe njėkohėsisht pėr kėtė periudhė edhe kryetare e grave komuniste. Po ashtu kryeministri Mehmet Shehu dhe bashkėshortja e tij Fiqrete Shehu, njėherėsh edhe shefe e PPSH-sė pėr Tiranėn, bėnin pjesė nė Komitetin Qėndror dhe organet e tjera tė larta tė partisė – shtet. Deri mė 1979 figura e dytė me rėndėsishme politike ishte Hysni Kapo, bashkėshortja e tė cilit Vito Kapo ishte kryetare e grave komuniste, ministre, deputete dhe anėtare e organeve mė tė larta tė partisė – shtet. Nė Komitetin Qėndror nė Parlament dhe qeveri ishte edhe vėllai i Vito Kapos, Piro Kondi po kėshtu dhe kunati Hysniut, Xhelil Gjoni, i cili nė vitet 1989-1990 u bė figura e dytė mė e rėndėsishme e regjimit. (djali i kėtij tė fundit, Ilir Gjoni u bė ministėr mė 1999, dhe sot ėshtė deputet i PS). Nė dokumentet e mėvonshme historike apo dhe nė vetė shkrimet e Enver Hoxhės rezulton se njė nga arsyet e mosmarrėveshjeve tė vona midis dy familjeve qė drejtuan vendin pėr 40 vjet, ishte refuzimi i familjes sė Kryeministrit Shehu pėr tė krijuar njė lidhje mė tė afėrt familjare me familjen e diktatorit. Kėtė ofertė e pranoi Ramiz Alia, i cili i dha mbesėn e tij djalit tė Hoxhės, Ilirit, duke qenė krushk i diktatorit Hoxha, ai u bė pasuesi i tij nė krye tė shtetit dhe tė partisė.
    Ndikimi i familjeve u shtri edhe nė Komitetin Qėndror dhe nė strukturat e tjera mė tė rėndėsishme politike. Nė vitin 1962, nė 61 anėtarėt e KQ bėnin pjesė katėr ēifte bashkėshortėsh dhe 20-50 anėtarė ishin tė lidhur me krushqi me njėri - tjetrin . Mė 1971, tri ēifte familjarėsh bėnin pjesė nė gjithsej 11 anėtarėt e Byrosė Politike. Arshi Pipa vėren se kontrolli familjar u ruajt me fanatizėm, sidomos nė institucionet kryesore tė ushtrimit tė pushtetit, duke marrė si shembull Ministrinė e Brendshme, ku, pėr mė se 30 vjet, drejtuan tre anėtarė tė sė njėjtės familje (Mehmet Shehu, Feēor Shehu dhe Kadri Hazbiu). Kjo sipas tij u bė pėr arsye tė spastrimeve dhe lidhjes sė fraksioneve ideologjike tė Hoxhės me grupin e Shehut.
    Studiuesi gjerman, Stefan Hensell duke e analizuar kėtė problem vlerėson se pėrkatėsia familjare u bė kriter vlerėsimi pėr ngritjen nė detyrė dhe pėr mohimin e tė drejtave. Hoxha nuk pati asnjė dilemė nė ndarjen e shoqėrisė nė “familje tė mira” dhe “familje tė kėqija” . Bashkė me ngritjen e Kapos, Shehut, Alisė etj., Hoxha emėroi nė poste tė rėndėsishme politike edhe farefisin e tyre. Por, nė kohėn kur Hoxha pa te bashkėpunėtorėt e afėrt armikun e mundshėm, dėnimi ishte pėrsėri kolektiv. Bashkė me Shehun, Xoxen, Hazbiun etj., u dėnuan tė gjithė familjarėt e tyre, pėrfshirė edhe fėmijėt, krejtėsisht tė pafajshėm. Pėr regjimin, nėse njė pjesėtar familjeje supozohej kundėrshtar i regjimit, ēdo jetė tjetėr njerėzore nė farefis me tė, pavarėsisht nga mosha, duhej konsideruar e dėnuar si i tillė. Shpėtimi i vetėm ishte denoncimi i palėve dhe i anėtarėve brenda tė njėjtės familje, pra, krijimi i modelit tė mercenarit mbi parimet familjare. Pėrmes kėsaj politike, Hoxha dhe PPSH krijuan psikozėn e frikės dhe tė pėrēarjes nė familje e nė shoqėri dhe, pėr pasojė, i mbajtėn ato nėn kontroll tė rreptė dhe nėn presion tė vazhdueshėm.





    Spastrimi i spastruesve. ________________________________________
    Historia e Partisė sė Punės ėshtė nė pjesėn mė tė madhe tė sajė histori e spastrimeve tė saj. Gjykimi i kėsaj dukurie hedh dritė nė natyrėn e Partisė dhe ideologjinė qė e frymėzonte atė, spastrimet janė shpjeguar pėrherė me arsyet ideologjike edhe kur ato kanė qenė pėrfundime tė betejės sė pastėr pėr pushtet.
    Kronologjia tregon se spastrimet ishin tė herėpashershme gjatė tutelės jugosllave. Pas pastrimeve tė pėrgjithshme Titiste, pati njė pushim 2vjecar (1952-54) para se tė fillonte njė valė tjetėr spastrimesh, nė fillim kundėr udhėheqėsve disident (Jakova, Spahiu, Gega) dhe mė vonė, kur u prishėn marrėdhėniet Shqiptaro-Sovietike, kundėr udhėheqėsve pro-sovjetik ( Belishova, Tashko). Njė interval mė i shkurtėr (1976-1982) ndodhi pas spastrimit tė gjerė trepalėsh (1973-76).
    Nga kjo pasqyrė na tregohet njė gjendje shumė delikate, fakti qė pėrherė spastrimet fillonin brenda nė Parti, fakti qė lidhjet nepotike brenda Byrosė Politike apo Komitetit Qėndror, prisheshin tregon qartazi njė luftė pėr pushtet, njė prishje tė interesave tė pėrbashkėta kundrejt interesave individuale ose tė njė grupi tė caktuar, nė rastin tonė Enver Hoxhės dhe grupit tė tij.
    Nė kohėn e pasluftės vetė fakti qė Partia Komuniste e Shqipėrisė ishte njė produkt jugosllav, kėrkonte qė kjo parti tė mbahej nėn tutelė nga jugosllavėt, pėr kėtė u pėrdor Sigurimi. Gjatė periudhės projugosllave Sigurimi i Shtetit ishte mbi ēdo lloj organi apo institucioni tjetėr, por pas prishjes sė mardhėnjeve me jugosllavinė e Titos si dhe pas eliminimit tė grupit tė Koēi Xoxės, udhėheqėsi Komunist Enver Hoxha, me tė madhe vuri nė dukje se partia ishte mbi Sigurimin, dhe qė sigurimi ishte njė organ nėn kontrollin e Partisė. Mėnyra organizative qė pasojė mė pas Sigurimin e Shtetit ishte mjaft e studiuar dhe hierarkike. Nė krye tė saj qėndronte Byroja Politike e Komitetit Qėndror tė PPSH-sė. Me kėtė rast Sigurimi vepronte sipas Platfomrės sė Byrosė Politikė. Kjo gjė bėhej pėr tė theksuar dukshėm se ishte Partia ajo qė udhėhiqte Sigurimin dhe jo e kundėrta. Ajo qė do tė vinte mė pas do tė ishte shumė e thjeshtė pėr t’u imagjinuar, Sigurimi, njė “krijesė” asgjėsimi e krijuar vetėm pėr tė mbajtur nėn kontroll komunistėt shqiptar nga komunistėt jugosllav, pas prishjes me jugosllavėt do tė pėrdorej pėr tė mbajtur nėn kontroll popullatėn. Pėr kėtė valėt e persekutimeve, pėrgjimeve dhe burgosjeve mė sė shumti preknin popullatėn fill pasi kjo valė kishte dalė dhe kishte vepruar njėherė mė parė nė Partinė e Punės.
    Spastrimet shqiptare ishin krejt ndryshe nga ato tė vendeve tė tjera, njė tipar dallues ishte egėrsia e tyre. Njė shembull ishe spastrimi i pėrgjithshėm Titist, qė pėrfshiu pėrjashtimin e ēerekut tė anėtarėsisė dhe mė tepėr se gjysmės sė udhėheqjes sė sajė. Spastrimi Titist ishte gjithėpėrfshirės dhe jo diferencues. Pasi preku dhe mbaroi me Partinė, “anti-titizmi” u shpėrnda dhe veproi nė tė gjithė Shqipėrinė. Tipar tjetėr karakteristikė e spastrimeve tė Shqipėrisė ishte se pėr tė gjitha kėto spastrime kanė qenė pėrgjegjės direkt, Ministrat e Brendshėm: Haxhi Lleshi (1944-45), Koci Xoxe (1945-48), Nesti Kerenxhi (1949), Mehmet Shehu (1949-50; 1951-54), Tuk Jakova (1950-51), Kadri Hazbiu (1954-78), Fecor Shehu (1978-82) tė cilė janė spastruar tė gjithė pa prejashtim. Spastrimi i spastruesve, njė rregull absolutisht i veēantė nė Shqipėri. Tetė Ministra tė brendshėm janė spastruar, katėr prej tyre janė ekzekutuar, apo shtyrė pėr tė kryer vetėvrasje. Ky ėshtė njė rekord absolut krahasuar me rekorde tė tilla qė identifikojnė qėnien unike tė Shqipėrisė socialiste, shteti i parė ateist nė historinė botėrore, si dhe i vetmi vend ku Marksizėm-Leninizmi ishte i pastėr 100%.
    Sipas Arshi Pipės, Analiza ēon nė pėrfundimin se spastrimet e Partisė sė Punės, kanė qenė njė dukuri tipike pėr njė vend tė hemofilisė ideologjike, qė ėshtė kuruar nga spastrime hemofilie profesionale tė cilat kanė pėrfunduar duke u spastruar vetė.
    Leonardo da Vinci “As a well spent day brings happy sleep, so a life well spent brings happy death.”

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2011
    Vendndodhja
    Ndėr Shqiptari...
    Postime
    12
    Masakra e 23shkurtit 1951, inskenim i Sigurimit. ________________________________________
    Mbase ajo ēka e tregon fare qartė, se si funksiononte dhe pėr ēfarė funksiononte Sigurimi, ėshtė ngjarja e 23shkurtit 1951, e njohur nga tė gjithė si “Bomba nė Ambasadėn Sovjetike”. Pėr kėtė dėshmon ish-kuadri i lartė i Sigurimit tė Shtetit, Pandeli Pėrmeti, i cili tregon se si u inskenua ngjarja qė do tė justifikonte mė pas valėn e spastrimeve dhe internimeve tė intelektualėve nė Shqipėri.

    Dėshmia:
    "Ja pse e inskenoi Enveri incidentin me bombėn nė Ambasadėn Sovjetike"
    Dėshmia e ish-nėnkolonelit Pandeli Pėrmeti: "Aty nga vitet 1948-1949, anglo-amerikanėt me anė tė Komitetit "Shqipėria e Lirė", hartuan njė plan pėr rrėzimin e Qeverisė sė Enver Hoxhės, gjė qė dėshtoi, pas ndėrhyrjes sė KGB-sė. Nė atė situatė tė turbullt Enver Hoxha shkoi nė Moskė dhe, pasi mori pėrkrahjen nga Stalini, u kthye nė Shqipėri e pėr t'i dhėnė garanci atij pėr vijėn pro-ruse qė do tė ndiqte, i dha urdhėr Sigurimit qė inskenoi incidentin nė Ambasadėn Sovjetike"

    Plani pėr rrėzimin e Enver Hoxhės.
    Lidhur me situatėn nė tė cilėn ndodhej Shqipėria nė atė kohė dhe arsyet pse e detyruan Enver Hoxhėn tė inskenonte incidentin nė Ambasadėn Sovjetike, Pandeliu tregon se gjithēka kishte lidhje me dėshtimin e njė puci pėr rrėzimin e Enver Hoxhės, pėr kėtė ai dėshmon: "Aty nga viti 1948-1949, duke shfrytėzuar situatėn e turbullt nė tė cilėn ndodhej Shqipėria, gjė e cila kishte ardhur si rezultat i pakėnaqėsive tė shumta qė ishin akumuluar nė popull nga reformat tepėr shtrėnguese dhe politika e tejskajshme e luftės sė klasave qė po ndiqte Enver Hoxha e Qeveria e tij, duke shfrytėzuar gjithashtu edhe prishjen e mardhėnieve me Jugosllavinė, shėrbimet sekrete tė anglo-amerikanėve nė bashkėpunim edhe me disa vende tė tjera perėndimore, filluan hartimin e njė plani qė synonte rrėzimin e Enver Hoxhės me anė tė njė kryengritje tė armatosur nga brenda vendit. Pėr realizimin e kėtij plani, ata krijuan dhe mbėshtetėn Komitetin "Shqipėria e Lirė" qė udhėhiqej nga eksponentė tė njohur antikomunistė qė ishin larguar nga Shqipėria nė 1944. Rreth kėtij komiteti u bashkuan kryesisht eksponentėt e mėrgatės politike antikomuniste shqiptare qė ishin jashtė vendit dhe ata filluan tė hynin nė lidhje me njerėzit e tyre qė kishin nė Shqipėri. Pas kėsaj nė Shqipėri u hodhėn disa grupe diversantėsh nga ajri dhe deti tė cilėt kishin si misionin pėrgatitjen e terrenit pėr fillimin e kryengritjes. Gjithashtu nė atė kohė me anė tė avionėve u hodhėn dhe trakte nė tė cilat u bėhej thirrje popullit qė tė ngrihej pėr rrėzimin e Qeverisė komuniste tė Enver Hoxhės. Pas gjithė kėtyre parapėrgatitjeve, Komiteti "Shqipėria e Lirė" arriti tė hartonte njė plan konkret pėr fillimin e kryengritjes sė armatosur, ku ishin pėrcaktuar deri nė detajet mė tė holla, tė gjitha lėvizjet, njerėzit, mjetet, bazat, repartet ushtarake si dhe financimet e nevojshme qė do tė viheshin nė dispozicion tė asaj kryengritje. Kur ishte pėrgatitur gjithēka dhe pritej tė caktohej vetėm data e fillimit tė kryengritjes, nė udhėheqjen kryesore tė Komitetit "Shqipėria e Lirė", filluan kontradiktat tė cilat kishin tė bėnin me atė se kush do tė vinte nė krye tė Shqipėrisė pas rrėzimit tė Qeverisė sė Enver Hoxhės dhe cilėt do tė ishin aleatėt e mundshėm jashtė Shqipėrisė ku ata do tė mbėshteteshin. Si rezultat i kėtyre kontradiktave ky skenar i parapėrgatitur dėshtoi dhe pėr zbulimin e tij Sigurimi i Shtetit pati njė ndihmė tė madhe nga KGB-ja sovjetike. Nė atė situatė tepėr tė turbullt dhe duke e ndjerė veten krejt tė pasigurt, mė 21 mars tė vitit 1949 Enver Hoxha nė krye tė njė delegacioni shkoi nė Moskė dhe pati njė takim me Stalinin tė cilit i kėrkoi ndihmė pėr tė kaluar situatėn e vėshtirė nė tė cilėn ndodhej, duke i premtuar se do t'i eliminonte tė gjithė antisovjetikėt ashtu siē kishte bėrė me Koci Xoxen qė ishte arrestuar dhe po i nėnshtrohej procesit hetimor".

    Enveri nė Plenumin e IX tė PPSH-ės: “Tė nisin arrestimet ”.
    Po si qėndron e vėrteta lidhur me incidentin nė Ambasadėn Sovjetike nė Tiranė dhe cilat ishin arsyet qė u krijua ai incident? Pėr kėtė, Pandeliu dėshmon: "Pasi Enveri mori pėrkrahje tė plotė nga Stalini duke i premtuar atij se ishte prishur njėherė e pėrgjithmonė me jugosllavėt dhe do tė ndiqte njė vijė tė ashpėr pro-sovjetike, ai u kthye nė Tiranė dhe nisi menjėherė fushatėn pėr tė goditur tė gjithė ata persona qė kishin mbėshtetur Koci Xoxen nė vijėn e tij pro-jugosllave. Kėtė gjė Enveri e bėri pėr t’i krijuar besim Stalinit, se ai po ndiqte vijėn dhe politikėn pro-ruse qė i kishte premtuar atij. Nė zbatim tė udhėzimeve qė Enveri kishte marrė nga Stalini dhe pėr tė stabilizuar situatėn dhe gjendjen kritike nė tė cilėn ndodhej asokohe Shqipėria, nga mezi i muajit shkurt tė vitit 1951, disa ditė pėrpara se tė fillonte punimet Plenumi i IX i Komitetit Qėndror tė PPSH-sė, Enver Hoxha i dha urdhėr Ministrit tė Brendshėm, Mehmet Shehut qė organet e Sigurimit tė pėrgatisnin listat pėr tė filluar arrestimet e shumė intelektualėve tė dyshimtė qė kishin mbaruar shkollat nė Perėndim, sepse ata ishin kontingjenti i parė ku do tė mbėshteteshin agjenturat e huaja pėr tė pėrmbysur regjimin nė Shqipėri. Kėto lista duhet tė ishin tė gatshme dhe po tė kishte situata tė turbullta ku tė rrezikohej seriozisht stabiliteti i vendit, ata menjėherė do tė eliminoheshin duke u pushkatuar. Sipas urdhėrimit tė Enver Hoxhės kėto lista u bėnė gati mė 20 shkurt tė vitit 1951 (njė ditė pasi kishte filluar punimet Plenumi i IX i PPSH ) dhe iu dorėzuan Enver Hoxhės i cili do tė vendoste se cilėt ishin personat qė do tė ekzekutoheshin. Ditėn e dytė tė punimeve tė Plenumit, Enver Hoxha ngriti problemin e goditjes sė gjithė elementėve tė dyshimtė qė duhet tė arrestoheshin sepse sipas tij ata pėrbėnin rrezik serioz pėr fatet e vendit, duke qenė kontingjenti i parė ku do tė mbėshtetej reaksioni i huaj i cili synonte rrėzimin e pushtetit popullor nė Shqipėri. Nė atė kohė qė Enver Hoxha ngriti atė problem, nga antarėt e Plenumit pati reagime tė shumta dhe ndėr mė kryesorėt qė u ngritėn kundėr atij propozimi, ishin Tuk Jakova, Ministri i Drejtėsisė Manol Konomi dhe Teodor Heba qė ishte shef i Kuadrit nė Komitetin Qėndror. Gjatė debateve qė u bėnė lidhur me atė ēėshtje, Manol Konomi u mundua tė argumentonte se nuk kishte baza ligjore ku tė mbėshteteshin arrestimet qė do bėheshin, gjė tė cilėn e mbėshtetėn dhe Tuk Jakova me Teodor Hebėn. Nga debatet e shumta qė u krijuan, Enver Hoxha propozoi qė tė bėhej pushim dhe punimet e Plenumit tė nisnin tė nesėrmen", kujton Pandeliu lidhur me propozimin e Enver Hoxhės nė Plenumin e IX.

    Plenumi: “Dakord pėr arrestimet ”.
    Po si rrodhėn ngjarjet tė nesėrmen e mbledhjes sė Plenumit dhe a u vendos aty qė tė fillonin arrestimet? Lidhur me kėtė Pandeli Pėrmeti dėshmon: " Pasi Enver Hoxha ndeshi nė kundėrshtimin e disa prej antarėve tė Plenumit lidhur me propozimin e tij qė tė fillonin arrestimet ndaj elementėve tė dyshimtė, ai e ndėrpreu Plenumin dhe atė natė mė 23 shkurt 1951 qė ishte dhe festa e 31 vjetorit tė krijimit tė Ushtrisė sė Kuqe, ndodhi hedhja e bombės nė Ambasadėn Sovjetike, e cila ishte e kurdisur mė parė nga vetė Sigurimi. Pas kėsaj ngjarje, Enver Hoxha rimblodhi Plenumin dhe pasi mori fjalėn iu bėri tė ditur tė gjithė tė pranishėmve qė ishin aty duke u thėnė nė mes tė tjerave: "Ja ēfarė po na bėjnė elementėt armiq". Pas kėsaj tė gjithė antarėt e Plenumit sė bashku edhe me ata qė i kishin kundėrshtuar arrestimet, njėzėri u shprehėn dakord qė tė nisnin hetimet pėr atė ngjarje dhe ndaj autorėve tė atij akti tė jepej dėnimi i merituar. Kėtė qėndrim antarėt e Plenumit e mbajtėn pasi ata nuk kishin asnjė dijeni se bomba nė Ambasadėn Sovjetike ishte hedhur nga vetė Sigurimi me urdhėr tė Enver Hoxhės, i cili e kishte marrė atė vendim pėr t'i dhėnė Stalinit prova besnikėrie se ai po ndiqte rrugėn e tij", kujton Pandeliu makinacionet qė pėrdori Enver Hoxha nė Plenumin e IX pėr t'i bindur antarėt e K.Q. qė tė merrej vendimi pėr arrestimet e elementėve tė dyshimtė.

    Pandeliu, hetues i incidentit.
    Po si u realizua skenari i hedhjes sė bombės nė Ambasadėn Sovjetike? Lidhur me kėtė Pandeliu dėshmon: "Sipas urdhėrit tė Enver Hoxhės, listat e personave qė do tė arrestoheshin u pėrgatitėn qė mė pėrpara nga njerėzit e Sigurimit ku punoja dhe unė. Ato ditė qė po hartoheshin ato lista, mė thėrriti njė kolegu im qė ishte ngarkuar me atė punė dhe mė pyeti pėr njė djalė me mbiemrin Zheji i cili nė atė kohė vazhdonte studimet nė Institutin Pedagogjik dyvjeēar nė Tiranė dhe babai i tij kishte qenė oficer i lartė nė kohėn e Zogut. Unė e njihja atė pėr njeri tė mirė dhe i thashė kolegut tim qė ta fshinte nga lista e atyre qė do arrestoheshin dhe ai ashtu bėri. Natėn e 23 shkurtit qė u vendos tė hidhej bomba, shefat e lartė tė Sigurimit i thanė Kolonel Sali Ormėnit qė atė kohė ishte Drejtor i Policisė dhe zv / Ministėr i Brendshėm, qė nė njė orė tė caktuar t'i hiqte njėrin nga policėt qė ruanin ambasadėn, me qėllim qė tė afrohej njeriu i Sigurimit qė do hidhte bombėn. Sali Ormėni nuk pranoi qė ta bėnte atė gjė dhe i kundėrshtoi ashpėr edhe pse iu tha se ajo bėhej me urdhėr tė Enver Hoxhės. Tė nesėrmen Sali Ormėnin e shtruan nė spitalin psikiatrik duke thėnė se ėshtė i ēmendur dhe pas disa ditėsh me anė tė njė skenari e eliminuan fizikisht nė pyjet e Elbasanit. Natėn e hedhjes sė bombės, sipas listave qė ishin bėrė mė parė, filluan arrestimet e 23 personave tė cilėt i sollėn tė gjithė nė Ministrinė e Brendshme duke i mbyllur nė 23 dhoma tė veēanta me 24 hetues, ku njė prej tyre isha dhe unė. Nė grupin e 23 tė arrestuarve mua mė caktuan njė djalė tė ri me origjinė nga Kosova tė cilin e quanin Halit (mbiemri s'mė kujtohet) Gjatė gjithė natės qė zhvillova hetuesinė me tė, (duke shkuar dhe vetė nė vendin e ngjarjes) unė nxorra konkluzionin se ai nuk kishte fare gisht nė atė punė. Gjatė njė pushimi mė thirri Mehmet Shehu dhe mė pyeti se si shkonin hetimet me tė arrestuarin qė hetoja unė. Unė i thashė Mehmetit se ai nuk kishte fare gisht nė atė punė dhe pėr atė gjė isha plotėsisht i bindur. Pas kėsaj ai mė tha se po tė ishte ashtu siē i thoja unė, ta liroja atė, pasi ta dėrgoja mė parė nė Drejtorinė e Punėve tė Brendshme tė Tiranės. Dhe ashtu siē mė tha Mehmeti, unė e dėrgova Halitin nė Drejtorinė e Tiranės dhe mė pas e lirova qė andej. Ai ishte i vetmi person qė u lirua nga 23 tė arrestuarit, sepse 22 tė arrestuarit e tjerė tė gjithė u morėn natėn dhe u pushkatuan nė njė vend sekret duke i hedhur nė njė gropė tė madhe qė ishte hapur po atė natė nė fshehtėsi tė madhe. Njė nga 23 tė arrestuarit i quajtur Jonuz Kaceli, vdiq qė atė natė gjatė hetuesisė nė ambientet e Ministrisė sė Brendshme. Unė e njihja Jonuzin qė mė parė dhe kur hetuesi i tij hapi derėn dhe doli nė korridor pėr tė pushuar, Jonuzi mė pa mua dhe thėrriste se ishte i pafajshėm, nė mėnyrė qė ta dėgjoja unė. Por unė isha krejt i pafuqishėm pėr ta ndihmuar sepse ne nuk na lejohej nė mėnyrė absolute qė tė ndėrhynim tek njėri-tjetri gjatė hetimeve. Tė nesėrmen e asaj nate qė filluan hetimet e 23 tė arrestuarve, u dėgjua njė zhurmė e madhe dhe ne dolėm tė gjithė jashtė nė oborr ku pamė Jonuz Kacelin qė ishte i shtrirė nė tokė i mbytur nė gjak. Ne na thanė se ai u hodh vetė nga dritarja gjatė hetimeve, por e vėrteta ishte krejt ndryshe, sepse nė pozicionin qė ishte ai i shtrirė, kurrė nuk kishte mundėsi qė tė binte. Po kėshtu edhe dritarja nga na thanė se ai u hodh, ishte fare e ngushtė dhe nuk mund ta nxinte, sepse Jonuzi ishte i shėndoshė. Qė nė atė kohė unė mendova se atė e kishin mbytur ne dhomė dhe mė pas e kishin nxjerrė jashtė, duke provokuar dhe zhurmėn se gjoja ai u hodh nga dritarja,"pėrfundon rrėfi-min e tij Pandeli Pėrmeti, ish-kuadri i lartė i Sigurimit me gradėn e nėnkolonelit i cili shton se pėr tė mbėshtetur nga ana ligjore ekzekutimin e 23 tė arrestuarėve, ato ditė mė datėn 26 shkurt 1951 Presidiumi i Kuvendit Popullor tė Shqipėrisė nxorri njė dekret me gjashtė nene tė titulluar: "Mbi ndjekjen dhe shikimin e veprimtarisė tė organizatave terroriste dhe tė akteve terroriste, kundėr punonjėsve tė Pushtetit Popullor dhe organizatave politike dhe shoqėrore tė Republikės Popullore tė Shqipėrisė", ku nė gjashtė nenet e tij, thuhej se akuza i dorėzohej tė pandehurit vetėm njė ditė para daljes nė gjyq, gjyqi bėhej pa pjesėmarrjen e palėve, rekursi kundėr vendimit pėrfundimtar dhe paraqitja e kėrkesave pėr falje nuk lejohej vendimi nė masėn ndėshkimore mė tė lartė ekzekutohej menjėherė pas dhėnies sė vendimit".
    Me anė tė kėsaj dėshmie tregohet qartė se si pėrdorej Sigurimi i shtetit pėr tė arritur qėllimet dhe idetė e Enver Hoxhės, nė dėshirėn dhe luftėn personale tė tij pėr pushtet.
    Leonardo da Vinci “As a well spent day brings happy sleep, so a life well spent brings happy death.”

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2011
    Vendndodhja
    Ndėr Shqiptari...
    Postime
    12
    Lidhjet e Sigruimit Shqiptar me Mafjen Italiane. Lindja e fenomenit mafioz nė Shqipėri. ________________________________________
    Pas prishjeve tė mardhėnjve bilaterale mes Kinės dhe Shqipėrisė, ajo qė do tė vinte mė vonė do tė ishte periudha e vetizolimit. Mungesa e ndihmave si dhe zbrazja e arkės sė shtetit, i vuri nė alarm drejtuesit e Partisė, sidomos Enver Hoxhėn, i cili pasi do deklaronte nė Kongresin e VII tė Partisė: “...Tė ndėrtojmė socializmin me forcat tona!...” do tė ndjente se ky veprim i shkėputjes nga kampi socialist, dhe vetizolimit, ishte njė veprim vetėvrasės. Tė gjendur pėrball kėsaj krize, Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu u vunė nė punė pėr tė gjetur njė rrugėzgjidhje sa mė tė shpejtė dhe sa mė pak pasoja. Nė lojė natyrshėm u pėrdor Sigurimi, i cili me ndėrmjetėsimin e disa anėtarve tė Sacra Corona Unita-sė, arriti nė njė marrėveshje me njė firmė zvicerane pėr dhėnien e dritės jeshile pas kėrkesės qė Shqipėria tė ishte vend tranzit i kontrabandės sė cigares. Si shpėrblim, mafia i kishte ofruar njė fitim pėrrallor shtetit shqiptar, i cila nuk do te investonte asgjė, pėrveē vullnetit tė tij pėr tė mbyllur njėrin sy pėr mallin kontrabandė qė do tė kalonte nė territorin shqiptar. Nga ana tjetėr italianėt vinin nė dispozicion skafet dhe njerėzit e tyre, pėr imbarkimin e ngarkesave ilegale, nga brigjet shqiptare, nė ato italiane, duke ia lėnė te gjithė faturėn e rrisqeve tė ēfaredolloji, organizatės sė tyre.
    Nė kėtė mėnyrė vetė Enver Hoxha dhe Partia e Punės, po devijonte nga ideologjia e sajė, duke krijuar tashmė njė mekanizėm krejt tjetėr, por duke shfrytėzuar karrocerinė e mekanizmit ekzistues, Sigurimin. Po ndėrtohej njė rrjet kriminal i cili do t’i rezistonte kohės deri nė ditėt tona dhe madie do vazhdoi t’i rezistoi kohės edhe nė vazhdimėsi, kėshtu sipas Roberto Savianos, i cili tregon se Sacra Corona Unita nė bashkėpunim me Sigurimin dhe drejtues tė lartė tė Partisė arritėn tė krijonin njė sistem tejėt tė ndėrlikuar tė krimit tė organizuar, duke shfrytėzuar protokollet e Sigurimit u bė e mundur krijimi dhe unifikimi i disa lloje kodesh sekrete tė komunikimit si dhe tė rregullave qe duheshin respektuar nga tė dyja palėt. Saviano ėshtė i mendimit qė e njėjta lidhje dhe i njėjti sistem kooperimi vazhdon edhe sot e kėsaj dite pavarėsisht se Sigurimi mund tė mos jetė mė ekzistent.
    Pas miratimit nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu u ngarkuan pėr tė vėnė nė lėvizje kėtė mekanizėm. Ministri i Brendshėm Hazbiu, kishte pėr detyrė tė garantonte ndėrtimin e strukturės sė posaēme pėr hyrjen nė lidhje direkte me mafian italiane dhe bosat zviceran, pėr operacionet e ardhjes dhe mbėrritjes pa probleme tė "mallit" brenda territorit shqiptar, magazinimit, transportimit dhe pėrvjeljes drejt ujerave ndėrkombėtare. Duke qenė se Ministria e Brendshme kishte nė varėsi funksionale Sigurimin e Shtetit, Hazbiu duhej tė garantonte konspiracionin maksimal tė operacioneve tė ndaluara rreptėsisht pėr ideologjinė e njė vendi komunist si Shqipėria. Ndaj, njerėzit, vendet, kodet e komunikimit dhe mėnyra e bashkėpunimit me "partnerėt" duhet t'i nėnshtroheshin rregullave te rrepta tė sekretit shtetėror. Ndėrsa Kryeministri Mehmet Shehu, duhet tė justifikonte "profesionalisht" futjen e miliona e milionave dollarėve nė llogaritė transparente tė buxhetit tė shtetit dhe nė varėsi tė tė ardhurave, tė pėrllogariste fushat mė prioritare ku ato duheshin investuar, nė mėnyrė qė tė rikuperohej mungesa e ndihmave falas nga Kina, pas prishjes sė marrėveshjes.
    Ky ishte njė operacion qė pėrbėnte ndoshta njė nga vendimet mė heretike pėr "teorinė dhe praktikėn e socializmit" tė Shqipėrisė komuniste. Pėr tė cilin kanė patur djeni njė numėr mjaft i vogėl njerėzish nė majėn e piramidės sė shtetit dhe Sigurimit shqiptar. Njė ēėshtje qė u klasifikua si “Sekret i njė rėndėsie tė veēantė.
    Cigaret kondrabandė hynin nė territorin shqiptar nga Jugosllavia, nėpėrmjet pikės doganore tė Qafė Thanės, me maune tė plumbosura. Me anė tė njė urdhėri tė fshehtė, targat e kėtyre makinave njiheshin vetėm nga shefi i kėsaj pike kufitare. Ndaj ato nuk i nėnshtroheshin proēesit tė kontrollit doganor. Pasi pėrshkronin rrugėn Korēė- Durrės, nė muajt e parė,- sipas ish ministrit te Brendshėm Hekuran Isai, maunet shkarkoheshin nė plazhin e Diviakės.
    Nga ky aktivitet, shteti shqiptar arriti te arkvtojė vitin e parė, vetėm njė milion dollarė. Por, kjo periudhė, duket se kishte shėrbyer vetėm si provė. Mė pas, malli u shtua aq shumė, sa nisi tė shkarkohej edhe ne disa magazina pranė plazhit tė Shėngjinit nė Lezhė. Nė kėto raste maunet me cigare hynin nga ish Jugosllavia nėpėrmjet pikės kufitare tė Hanit tė Hotit. Pika e tretė dhe mė kryesorja, u be pas disa muajsh, kompleksi i magazinave prapa Kantinės sė Verės, nė periferi tė Durrėsit. Rolin e magaziniereve- hamej, e luanin punonjės dhe ushtarė tė ministrisė sė Brendshme. Tė cilėt pėr tė shuar ēdo lloj dyshimi tek qytetarėt, e mbanin tė fshehur armėn e shėrbimit dhe gjatė kohės qė shkarkonin cigaret, qėndronin tė veshur me rroba civile.
    Pėr tė koordinuar punėn, pranė pikave tė magazinimit, qėndronte njė grup i vogėl tė huajsh. Ata mbikqyrnin transportin e bokseve me paketa, drejt kalatės sė posaēme nė Portin e Durrėsit, derisa kondrabandistet italianė tė ndiznin motorėt e skafeve tė tyre dhe tė niseshin drejt anės tjetėr tė Adritikut. Pėr tė gjitha kėto lėvizje qė kryeshin natėn, ishin nė dijeni tė plotė Flota Ushtarako-Detare shqiptare dhe Kapiteneria e Portit. Kjo e bėnte krjet tė sigurtė dhe pa probleme, lėvizjen e skafeve tė kontrabandės, nė ujėrat tona terrotoriale.
    Kishte nisur nė kėtė mėnyrė, udhėtimi "pirat" pėr futjen kontrabandė tė cigareve tė shtrenjta nė Itali. Udhėtimet, qė transportonin ēdo vit 20 mije tonelata cigare, nga tė cilat shteti italian humbiste plot 4 mijė miliardė lireta (2 miliardė euro).
    Pėr mė shumė se dy dekada, krimi i organizuar italian dhe Sigurimi i Shtetit bashkėpunuan nė mėnyrė aktive. Dokumentet autentike, tregojnė se pėrveē lidhjes me Sacra Corona Unita, mafjen Puljeze, Sigurimi dhe Shteti shqiptar kishte lidhje dhe me “Kamorrėn” napolitane me tė cilėn bashkėpunuan pėr trafikun e armėve luftarake, automatikėve tė pėrshtatshėm pėr guerilje urbane (e ashtuquajtur lufta popullore partizane nė qendra tė banuara) etj.
    U bashkėpunua edhe pėr trafikimin e armėve kundėr mjeteve tė blinduara tė tipit “raketė antitank”. Afera e kėtyre armėve ēoi nė njė pėrshkallėzim tė ri tė marrėdhėnieve midis Sigurimit dhe “Kamorrės”. Historia e kėsaj lidhjeje nisi njėkohėsisht me lidhjen tjetėr mafioze shqiptare, nė mesin e viteve ’60, u ndėrpre pėr pak kohė pas “vetėvrasjes” sė Mehmet Shehut dhe pastaj e vazhdua deri nė vjeshtėn e vitit 1991, dy javė pėrpara mbėrritjes sė kontigjentit tė misionit “Pelikan” nė Shqipėri. Nė fundin e vitit 1983, prerja e ndihmave kineze pesė vjet mė parė po i shkaktonte pasoja serioze arkės financiare tė diktaturės, prandaj gjithmonė e mė tepėr, pėr tė siguruar valutė tė fortė, Sigurimi po angazhohej nė aktivitete gjithnjė e mė kriminale, maksimalisht tė dėnueshme nga ligjet ndėrkombėtare. Kėto marrėdhėnie me mafian italiane mbuloheshin me fraza parimore si “Mbrojtja e atdheut, detyrė mbi detyrat”, “Tė luftojmė, tė mendojmė e tė punojmė si nė rrethim” etj.
    Lidhur me lidhjet mafioze shqiptare ekziston njė hetim i EUROPOLiT, hetim qė ka nxjerrė nė dritė tė gjithė mėnyrėn se si operonte dhe mbahej lidhja. Lidhje nė tė cilėn pėrfaqėsues i Kamorrės ishte Mikele Zaza, interlokutor i vjetėr i Sigurimit, i njohur nė tėrė pellgun mesdhetar si numri 1 i kontrabandės sė “biondeve”/(cigareve). Marrėveshja i siguronte Shqipėrisė teknologjinė, aparaturat, stafin e kualifikuar (4 ekspertė italianė) dhe lėndėn e parė pėr prodhimin e njė sėrė armatimesh. Armatime tė cilat mafjes i takonin gjysma e fitimeve pėr shitjen e tyre, si dhe pėr ēdo kėrkesė vetjake tė mafjes pėr armatim njė ēmim nėn kosto pėr tė. Nė kėtė mėnyrė Kamorra siguronte njė bazė tė sigurtė prodhimi, kurse Shteti Shqiptar siguronte njė krah tė fortė tregtie, Kamorra do tė ishte pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė nė interesat tregtare. Lidhur me kėtė Roberto Saviano shton se nė kėtė mėnyrė, duke pėrdorur Kamorrėn Sigurimi u pajis me armėt mė moderne tė kohės, policia me lėndė dhe armė tė veēanta tė specializuara pėr pėrleshje nė tubime dhe revolta popullore, porosi tė cilat nuk ishin plotėsuar dhe marrė parasysh nga asnjė shtet me tė cilin Shqipėria kishte patur mardhėnje politike.
    Nė kėtė mėnyrė, pėrveē instalimeve tė tjera Sigurimi i Shtetit do tė bėhej zanafilla e instinktit mafioz dhe pėrēuesi, programuesi i kėtij instinkti nė mentalitetin shqiptar. Periudha qė do tė vinte pas viteve 90’ do tė ishte periudha ku mafia dhe informaliteti do tė ishin dy karakteristikat kryesore qė do tė dallonin vendin tonė kundrejt vendeve tė tjera.
    Leonardo da Vinci “As a well spent day brings happy sleep, so a life well spent brings happy death.”

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Rolin e magaziniereve- hamej, e luanin punonjės dhe ushtarė tė ministrisė sė Brendshme. Tė cilėt pėr tė shuar ēdo lloj dyshimi tek qytetarėt, e mbanin tė fshehur armėn e shėrbimit dhe gjatė kohės qė shkarkonin cigaret, qėndronin tė veshur me rroba civile."


    ..thuhet aty lart..

    me tuta sporti blu... rrinin ata katunaret-ushtare te magazet e rrashbullit qe sherbenin si roje magazesh e hamenj..

    krejt e vertete eshte cka thuhet aty lart..

    megjithse sekrete kto gjera po kish dal llafi per "signor Antonio-n".. oficerin e vjeter te sigurimit .. tiranasin qazim.. myftiun.. ne mos gaboj..
    person qe ishte i regjur me rruget e europes qe kur sherbente si korrier diplomatik dikur..
    thon se ishte burr zotni..
    bente ndere miqve qe kishin ndoj hall me ilace qe nuk gjindeshin..
    ai i gjente jasht e ju a sillte pa asnji interes..
    do jet nja 80 e ca vjec tani zoti qazim..

    shum interesante puna e bombes ne ambasade qe ke treguar o 14 dhjetor..
    paska qen burr trim i ngrati sali ormeni..

    ..

    po dhe ky pandeliu..

    ..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Te gjitha veprat e ndyra qe nga:
    1. Vrasja Qemal Stafes
    2. Kryengritja Koplikut
    3. Vrasja Bardhok Bibes
    4. Bomba ne ambasaden sovjetike
    5. Ardhja e Xhevdet Mustafes

    e shume e shume te tjera qe jane lene ne harrese

    Te tera kane qene veprat sigurimit per te perligjur terrorin komunist qe ushtronte diktatura e Hoxhes.
    Albania Uber Alles

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2011
    Vendndodhja
    Ndėr Shqiptari...
    Postime
    12
    Ja shkresat e Zylyftar Ramizit
    Kėtu janė paraqitur shėnimet me dorė qė ish-zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme, Zylyftar Ramizi, ka lėnė pėr t’iu transmetuar personave nė Zvicėr qė po negocionin me “Kamorrėn”. Udhėzimet e Ramizit u transmetuan me teleksin e orės 21.00, tė datės 17 mars tė vitit 1984, me shumė pak ndryshime, pa cenuar pėrmbajtjen. Ky mesazh, qė u dėrgua i shifruar, konsiderohet si miratimi pėrfundimtar i marrėveshjes ndėrmjet Sigurimit dhe “Kamorrės”, pas sė cilės filloi bashkėpunimi nė blerjen, prodhimin dhe trafikimin e armėve tė ndryshme tė gueriljes urbane, nė favor tė grupimeve kriminale, organizatave terroriste dhe krimit tė organizuar nė mbarė botėn.

    “1. Porositni pėr tė blerė 200 copė kundėrtanke. Jemi dakord qė tė sillen nė kondita shumė sekrete dhe pa destinacion dhe pa na komprometuar ne. Bėni diskutim pėr ēmimin qė ta ulni sa tė jetė e mundur. Raketat kundėrtanke qė po porositim duhet tė na vijnė tė gatshme dhe sa mė shpejt.

    2. Porositni gjithashtu 200 automatikė tė vegjėl qė thoni se janė 150 dollarė copa, por qė ju duhet tė luftoni pėr ta ulur ēmimin. Automatikėt gjithashtu duhet tė vijnė tė gatshėm, sekret, pa destinacion dhe pa na komprometuar ne.
    3. Projektet dhe 4 specialistėt tė vijnė nė Shqipėri pėr tė filluar punėn. Pėr kushtet, mundėsitė dhe aftėsitė e tyre do tė bisedojmė mė konkretisht kur tė vijnė kėtu.
    4. Pagesat pėr porositė qė thamė do t’i bėjmė nė kohėn e duhur dhe nėpėrmjet firmės qė po na lidh me kėta (Sokomar)”.
    Arkiva e shtetit.



    Leonardo da Vinci “As a well spent day brings happy sleep, so a life well spent brings happy death.”

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2011
    Vendndodhja
    Ndėr Shqiptari...
    Postime
    12
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    megjithse sekrete kto gjera po kish dal llafi per "signor Antonio-n".. oficerin e vjeter te sigurimit .. tiranasin qazim.. myftiun.. ne mos gaboj..
    person qe ishte i regjur me rruget e europes qe kur sherbente si korrier diplomatik dikur..
    thon se ishte burr zotni..
    bente ndere miqve qe kishin ndoj hall me ilace qe nuk gjindeshin..
    ai i gjente jasht e ju a sillte pa asnji interes..
    do jet nja 80 e ca vjec tani zoti qazim..

    shum interesante puna e bombes ne ambasade qe ke treguar o 14 dhjetor..
    paska qen burr trim i ngrati sali ormeni... po dhe ky pandeliu..

    ..
    Nuk kam dėgjuar pėr kėto emrat, do pėrpiqem tė gjej informacion mė shumė, besoj se ka ende shumė personazhe tė pa pėrmendur dhe tė pa nxjerrė nė dritė, nga e gjithė struktura e sigurimit... njė prej tyre fatmirėsisht Pandeli Pėrmeti, ka pranuar tė flas, si kundėr kanė bėrė dhe disa tė tjerė, mendoj se njėsoj si personalitetet e Pandeliut dhe Sali Ormenit ka patur plot Shqipėria, por pjesa mė e madhe e tyre o janė detyruar tė heshtnin ose janė eliminuar fizikisht
    Leonardo da Vinci “As a well spent day brings happy sleep, so a life well spent brings happy death.”

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2011
    Vendndodhja
    Ndėr Shqiptari...
    Postime
    12
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Te gjitha veprat e ndyra qe nga:
    1. Vrasja Qemal Stafes
    2. Kryengritja Koplikut
    3. Vrasja Bardhok Bibes
    4. Bomba ne ambasaden sovjetike
    5. Ardhja e Xhevdet Mustafes

    e shume e shume te tjera qe jane lene ne harrese

    Te tera kane qene veprat sigurimit per te perligjur terrorin komunist qe ushtronte diktatura e Hoxhes.
    Jam i tė njėjtit mendim me ju, Mit'hat Frashėri do e pėrkufizonte kėshtu nė atė kohė: “Komunizmi ėshtė kanceri, lum ai qė nuk e fut nė shpirt.”
    Mendoj qė njė personazh si Mit'hat Frashėri, lėvizja nacionaliste e krijuar prej tij si dhe e gjithė historia e paraluftės sė Parė dhe tė Dytė Botėrore, duhen rishikuar, pasi dora e "terroristit" Hoxha e ka manipuluar dukshėm historinė e kombit tonė, duke favorizuar, inkurajuar, justifikuar, arsyetuar dhe legjitimuar cdo pjellė tė mendjes sė tij.
    Leonardo da Vinci “As a well spent day brings happy sleep, so a life well spent brings happy death.”

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga 14-ta Dhjetorit Lexo Postimin
    Jam i tė njėjtit mendim me ju, Mit'hat Frashėri do e pėrkufizonte kėshtu nė atė kohė: “Komunizmi ėshtė kanceri, lum ai qė nuk e fut nė shpirt.”
    Mendoj qė njė personazh si Mit'hat Frashėri, lėvizja nacionaliste e krijuar prej tij si dhe e gjithė historia e paraluftės sė Parė dhe tė Dytė Botėrore, duhen rishikuar, pasi dora e "terroristit" Hoxha e ka manipuluar dukshėm historinė e kombit tonė, duke favorizuar, inkurajuar, justifikuar, arsyetuar dhe legjitimuar cdo pjellė tė mendjes sė tij.
    Eh lale aq na ka prish pune ajo murtaje sociale me emrin komunizem sa i ka lene shqiptaret akoma dhe sot te ndare me dysh me komunistet e tipit te ri te kuq e blu.
    Nuk shkepunen dot dhe sot njera pale me mentalitet komunist shan tjetren.
    Shume keq
    Albania Uber Alles

  12. #12
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ...
    Mendoj qė njė personazh si Mit'hat Frashėri, lėvizja nacionaliste e krijuar prej tij si dhe e gjithė historia e paraluftės sė Parė dhe tė Dytė Botėrore, duhen rishikuar, pasi dora e "terroristit" Hoxha e ka manipuluar dukshėm historinė e kombit tonė, duke favorizuar, inkurajuar, justifikuar, arsyetuar dhe legjitimuar cdo pjellė tė mendjes sė tij.
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Eh lale aq na ka prish pune ajo murtaje sociale me emrin komunizem sa i ka lene shqiptaret akoma dhe sot te ndare me dysh me komunistet e tipit te ri te kuq e blu.
    Nuk shkepunen dot dhe sot njera pale me mentalitet komunist shan tjetren.
    Shume keq
    Iu kam cituar te dyve, dhe jo rastesisht.

    Per te qene me vlere dhe integritet historik informacioni i mesiperm, eshte i domosdoshem te shpaloste vijimi kamaleonistik pas-komunist me paradoksalitetin e firmes marramendese piramidale me "kryetar" kapterrin Vehbiu, apo me kapitullin MEICO (qe iu pa hajri me aq jete njerezish ne Gerdec), apo me kompanine "Shqiponja" ...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Iu kam cituar te dyve, dhe jo rastesisht.

    Per te qene me vlere dhe integritet historik informacioni i mesiperm, eshte i domosdoshem te shpaloste vijimi kamaleonistik pas-komunist me paradoksalitetin e firmes marramendese piramidale me "kryetar" kapterrin Vehbiu, apo me kapitullin MEICO (qe iu pa hajri me aq jete njerezish ne Gerdec), apo me kompanine "Shqiponja" ...
    Mer lexo librin Odiseja e Nje Detektivi ma bukur se aty nuk e gjen dot lidhjen organike qe citon ti.
    Albania Uber Alles

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •