Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    40

    Leter e hapur. Beni dicka per dinjitetin e Shqiperise

    Tė nderuar bashkėatdhetarė kudo qė jeni.

    Ju lutemi tė lexoni kėtė mesazh dhe tė merrni pjesė nė nismėn tonė qė ka tė bėjė me mbrojtjen e sovranitetit tė vendit tonė, me mbrojtjen e interesave ekonomike e politike tė vendit tonė dhe me dinjitetin tonė si komb. Siē mund tė jeni nė dijeni prej kohėsh grekėt po ndėrhyjnė nė pika strategjike tė ekonomisė, tė politikės dhe nė gjithshka ka tė bėjė me tė ardhmen tonė. Ėshtė detyra jonė qė ti themi jo kėtyre praktikave qė arritėn kulmin me takimin nė Korfuz mes Fatos Nanos, Ilir Metės dhe shefit tė lobit grek nė Amerikė Nikolla Gage. Ne kemi pėrgatitur njė Letėr tė Hapur drejtuar Parlamentit tė Republikės sė Shqiptar si institucioni qė garanton sovranitetin e vendit. Jeni tė ftuar ta nėnshkruani kėtė letėr qė mendohet tė niset rreth datės 15 maj. Pasojeni kėtė letėr tek gjithė miqtė tuaj me qėllim qė letra tė nėnshkruahet nga njė numėr sa mė i madh shqiptarėsh. Kur ajo ti niset parlamentit shqiptar do ti dergohet nė formė kopje gjithė medias shqiptare.

    Te nderuar bashkatdhetare per te nenshkruar kete Leter te Hapur drejtuar Parlamentit tė Republikes sė Shqipėrisė ju lutem shkoni tek kjo adresė:

    http://www.geocities.com/sosalbania/l1.html

    ____________________

  2. #2
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    GAGE, NXITES I TENSIONEVE NE BALLKAN.

    Leter e hapur e drejtuar sekterarit Collin Powell nga nje Grup organizatash shqiptaro-amerikane*

    I nderuari sekretari Powell! Ne tė nėnshkruarit, si shqiptaro-amerikanė dhe si anėtarė tė organizatave qytetare, fetare, kulturore dhe humanitare shqiptare, po ju shkruajmė kėtė letėr pėr tė protestuar me tonet mė tė forta tė mundshme miratimin dhe pėrkrahjen zyrtare tė Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr vizitėn qė bėri kohėt e fundit nė Shqipėri Nikolas Gejxh –i njohur gjithashtu si Nikos Gaxojanis.
    Nikolas Gejxh ėshtė njė kundėrshtar tepėr i njohur i interesave shqiptare nė Ballkan. Eshtė fakt i njohur publikisht se Federata Panepiriote e Amerikės, Kanadasė dhe Australisė, organizata qė pėrfaqėson z. Gejxh, i referohet Shqipėrisė Jugore si “Epiri Verior” dhe e konsideron atė tė pushtuar nga Shqipėria. Ky ėshtė njė provokim i hapur dhe njė mohim i drejtpėrdrejtė i sovranitetit tė Shqipėrisė. Nikolas Gejxh (I) qėllimisht dhe publikisht falsifikon numrin e popullsisė sė minoritetit grek nė Shqipėri, duke e ekzagjeruar atė deri nė 30 pėr qind tė popullsisė tre milionėshe tė Shqipėrisė, krahasuar me numrin zyrtar prej 58.000 vetėve, pėrafėrsisht 2%; (II) i portretizon tė gjithė shqiptarėt e besimit fetar ortodoks nė Shqipėri si grekė, duke fyer kėshtu Kishėn Ortodokse Shqiptare dhe pasuesit e saj kudo nėpėr botė; dhe (III) nė pėrpjekje pėr tė dėmtuar imazhin e Shqipėrisė ka ndėrmarrė fushata agresive nė Uashington dhe gjetkė, duke shpifur pėr gjoja mungesėn e tė drejtave tė minoritetit grek nė Shqipėri. Kėto pretendime pa bazė janė nė konflikt tė drejtpėrdrejtė me pėrfundimet dhe vlerėsimet pozitive qė kanė nxjerrė Departamenti Amerikan i Shtetit, Kėshilli i Evropės, Komisioni Evropian dhe organizata tė tjera ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut. Faktet tregojnė se minoriteti grek nė Shqipėri bashkėjeton me shqiptarėt dhe ka njė sėrė organesh shtypi qė komunikojnė dhe publikojnė informacione vetėm nė greqisht; nė zonat minoritare raporti mėsues/nxėnės pėr klasė ėshtė tri herė mė i lartė sesa ai i vetė shqiptarėve nė njė sistem arsimor qė mundėson shkollimin nė gjuhėn greke qė nga shkolla fillore deri nė universitet; dhe, pėr mė tepėr, minoriteti grek nė Shqipėri ka njė pėrfaqėsim tė lartė dhe nė pėrpjestim tė zhdrejtė nė qeverinė e Shqipėrisė.
    Gejxh gjithashtu kundėrshtoi publikisht ndėrhyrjen e SHBA-sė/ dhe NATO-s nė Kosovė ndėrkohė qė mijėra qytetarė tė pafajshėm tė Kosovės po masakroheshin, duke pėrfshirė edhe qytetarė amerikanė me prejardhje shqiptare. Pėrveē kėsaj, jo mė larg se 22 maji 2001, ai deklaroi nė gazetėn e njohur “Washington Post” se mijėra grekė nė Shqipėri duhet tė trajtohen nė tė njėjtėn mėnyrė si rreth 2 milionė shqiptarėt e Kosovės, duke nėnkuptuar qartė se kur Kosova tė fitojė pavarėsinė, edhe Shqipėria Jugore duhet tė shkėputet dhe tė ndjekė tė njėjtėn rrugė. Kėto qėndrime i shėrbejnė vetėm rritjes sė tensionit dhe kėrcėnojnė progresin e bėrė nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve shqiptaro-greke, ndėrkohė qė pengojnė edhe stabilitetin e pėrgjithshėm nė Ballkan, njė zonė ku SHBA-ja ka bėrė investime strategjike tė mėdha, pėrfshirė kėtu burimet e tyre njerėzore, politike, financiare dhe ushtarake.
    Ne jemi thellėsisht tė zemėruar qė gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, ndėrsa pritej nė nivel zyrtar nga ambasada amerikane nė Tiranė, z. Gejxh (I) ripėrsėriti tė gjitha pikėpamjet e mėsipėrme, duke pėrfshirė fabrikimet nė lidhje me numrin e minoritetit grek dhe analogjinė e situatės sė tyre me atė tė shqiptarėve tė Kosovės; (II) zhvleftėsoi kėrkesat dhe gjendjen e vėshtirė tė qindra-mijėra shqiptarėve me qėndrim nė Greqi, tė cilėt i nėnshtrohen mėnyrės greke tė spastrimit etnik tė njohur si Helenizim dhe, pėr mė tepėr (III) pati guximin t’i cilėsonte tė gjithė shqiptarėt e Ēamėrisė qė jetonin nė Greqi si bashkėpunėtorė tė nazistėve. Sikurse nėnvizohej nė njė njoftim pėr shtyp tė Ministrisė sė Jashtme tė Turqisė nė vitin 2001, teza e z. Gejxh jo vetėm qė ėshtė njė fabrikim krejt i hapur por ėshtė gjithashtu njė krim politik dhe historik kundėr ēamėve; ėshtė fakt se shumė shqiptarė tė Ēamėrisė dhanė jetėn gjatė pėrpjekjeve pėr ēlirimin e Greqisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Karakterizimi dashakeq i ēamėve si bashkėpunėtorė tė nazistėve ėshtė veēanėrisht tronditės kur merr parasysh faktin se shqiptarėt dhe Shqipėria shpėtoi 100 pėr qind tė hebrenjve qė kėrkuan shpėtim nga persekutimi nazist nė Greqi (ose nė vende tė tjera tė Ballkanit), ndėrkohė qė, sipas Harvey Sarner-it, autor i “Shpėtim nė Shqipėri”, njė libėr qė tregon se si shqiptarėt i shpėtuan hebrejtė, nga rreth 72.000 hebrej qė jetonin nė Greqi para fillimit tė luftės, 60.000, plot 83 pėr qind e komunitetit hebre u bė viktimė e Holokaustit. Gjithashtu, z. Gejxh lehtėsisht “harron” se, sikurse ėshtė pėrshkruar nė fjalėt e Xhozef Xhejkobs-it, kryetar i Misionit tė SHBA-sė nė Shqipėri gjatė viteve 1945-1946, vetėm “nė vjeshtėn e vitit 1944 dhe gjatė muajve tė parė tė 1945 autoritetet [greke] nė Greqinė Veriperėndimore kryen masakra ēnjerėzore duke dėbuar rreth 25.000 ēamė (shqiptarė) – rezidentė tė Ēamėrisė – nga shtėpitė e tyre” dhe duke vrarė mė shumė se 5.000 burra, gra dhe fėmijė nė njė perpjekje tė dukshme pėr tė krijuar njė zonė kufitare me Shqipėrinė krejtėsisht tė pastėr etnikisht. Kėto ngjarje shėnuan kulmin e pėrpjekjeve pėr gjenocid dhe spastrim etnik tė ultranacionalistėve greke tė nisura qysh mė 1913. Deri nė vitin 1945, nacionalistėt grekė spastruan nga kjo zonė shqiptarėt etnikė tė fesė myslimane dhe ua morėn atyre tė gjitha pronat, vlefta e tė cilave me ēmimet aktuale tė tregut shkon nė mė shumė se 2.5 miliardė dollarė amerikanė. Dhjetėra-mijėra ēamė shqiptarė kanė jetuar nė mėrgim qysh atėherė. Ndaj, ne dėshirojmė t’i kujtojmė z. Gejxh, sikurse dhe atyre qė e pėrkrahin apo kanė tė njėjtat pikėpamje me tė, se me gjithė manipulimet, Gejxh nuk mund ta pėrdorė historinė si njė justifikim pėr planet e tij destabilizuese.
    Si amerikanė dhe si pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptaro-amerikan, ne jemi tepėr tė zhgėnjyer dhe tė shqetėsuar nga fakti qė gjatė vizitės sė tij nė Tiranė z.. Gejxh u prit dhe u shoqėrua publikisht nga ambasadori Xhejms Xhefri. Nė pėrpjekje pėr tė justifikuar pritjen madhėshtore pėr Gejxh, pas vizitė sė tij, pėrfaqėsues tė Departamentit Amerikan tė Shtetit nė SHBA dhe Tiranė kanė deklaruar se vizita e z.Gejxh dhe mbėshtetja e saj ishte e domosdoshme nė mėnyrė qė tė nxitej dialogu dhe tė bėhej e mundur qė z. Gejxh tė kishte “ditėn e takimit” me autoriteteve shqiptare. Komuniteti shqiptaro-amerikan pėrkrah fuqimisht dialogun pėr respektimin e tė drejtat tė minoritetit, tė marėdhėnieve miqėsore me vendet fqinje, si dhe integrimin e Shqipėrisė nė strukturat Euro-Atlantike dhe zhvillimin ekonomik tė saj. Nė fakt, dialogu me forumet e duhura si institucionet Euro-Atlantike, institucionet e tė drejtave tė njeriut dhe qeveritė fqinje ka qenė njė pjesė e rėndėsishme e zhvillimit demokratik tė Shqipėrisė. Sidoqoftė, ne nuk e kuptojmė se ēfarė lloj dialogu po pėrpiqet tė nxisė Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nė pėrfitim tė kujt ėshtė ky dialog kur dihet se z. Gejxh ėshtė njė qytetar privat me njė qėndrim tė dokumentuar si njė prej armiqve mė tė flaktė tė interesave shqiptare, dhe, pėr mė tepėr, me sa dimė nuk pėrfaqėson as qeverinė greke dhe as atė amerikane.
    Ne jemi tė sigurtė se Departamenti Amerikan i Shtetit ėshtė nė dijeni se, pėr arsye historike tė vjetra dhe tė reja, shqiptarėt i shohin amerikanėt si miqtė e tyre tė besuar. Ēdo gjė qė mbėshtetet nga Shtetet e Bashkuara, perceptohet nga publiku shqiptar si diēka e vlefshme pėr t’i kushtuar vėmendje dhe pėr ta pėrkrahur. Ndaj, duke e pritur dhe shoqėruar publikisht Nikolas Gejxhin, ambasada amerikane nė Tiranė dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, me qėllim apo pa qėllim, kanė mbėshtetur heshturazi pikėpamjet e tij dhe nė kėtė mėnyrė kanė shpėrdoruar besimin e shqiptarėve dhe shqiptaro-amerikanėve. Ne besojmė se si shqiptaro-amerikanė kemi tė drejtė tė kėrkojmė qė Departamenti Amerikan i Shtetit dhe ambasada e SHBA-sė nė Tiranė tė punojnė pėr tė ēuar pėrpara principet demokratike dhe zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė, nė vend qė tė bėhen ndėrmjetėsues tė interesave tė individėve me plane shoviniste.
    Heshtja e Departamentit Amerikan tė Shtetit para vizitės sė z.Gejxh, sikurse dhe ngjarjet gjatė vizitės sė tij kanė demonstruar se ka njė hendek nė komunikim dhe perceptim ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė Departamentit Amerikan tė Shtetit dhe qytetarėve amerikanė me prejardhje shqiptare. Ėshtė evidentuar qartė pėrmes fjalėsh dhe veprash se miqtė mė tė mirė dhe tė vėrtetė tė Amerikės nė Evropė, dhe ndoshta nė botė, janė shqiptarėt. Prandaj, ne besojmė se ka ardhur koha pėr tė bėrė pėrpjekje tė pėrbashkėta pėr tė ndėrtuar njė marrėdhėnie cilėsisht tė ndryshme mes komunitetit shqiptaro-amerikan dhe Departamentit Amerikan tė Shtetit. Ne kėrkojmė qė hapi i parė nė drejtim tė kapėrcimit tė kėtij hendeku ėshtė bėrja publike nga Departamenti Amerikan i Shtetit e natyrės dhe axhendės sė takimeve tė z. Gejxh nė Shqipėri, si dhe njė shpjegim publik se si kanė pėrparuar interesat shqiptare dhe amerikane nga pėrkrahja e njė “dialogu” me z. Gejxh, njė individ pikėpamjet e tė cilit mbi rajonin nxisin vetėm zjarre dhe tensione etnike.
    Pavarėsisht nga mė lart, Departamenti Amerikan i Shtetit duhet tė shėrbejė si ndėrmjetėsues pėr njė dialog tė vėrtetė mbi tė drejtat e minoriteteve dhe ēėshtjeve tė tjera nė Ballkan. Pėrsa i pėrket Greqisė, ne e nxisim Departamentin Amerikan tė Shtetit qė tė ushtrojė trysni ndaj qeverisė greke nė mėnyre qė ajo tė njohė tė gjitha minoritetet etnike brenda territorit tė saj, duke pėrfshirė mė shumė se 40.000 ēamė shqiptarė tė besimit fetar ortodoks dhe t’u japė atyre tė njėjtat tė drejta, qė ka numri pėrafėrsisht i njėjtė i minoritetit grek nė Shqipėri. Sikurse dėshmohet qartė nga organizatat greke dhe shumė organizata ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut, politika e mosnjohjes sė minoriteteve qė ndiqet nga Greqia nuk mund tė lejohet mė tej. Gjithashtu, mė shumė dialog nevojitet pėr tė adresuar ankesat e qindra mijėra mėrgimtarėve shqiptarė me banim nė Greqi, tė cilėt po i nėnshtrohen mėnyrave tė ndryshme tė “Helenizimit” sikurse dhe diskriminimit social dhe institucional. Pėr mė tepėr, ne nxisim Departamentin Amerikan tė Shtetit, qė tė bėjė ē’ėshtė e mundur pėr t’u dhėnė njėherė e mirė njė zgjidhje tė drejtė tė ēėshtjeve tė pronėsisė dhe atyre ligjore tė ēamėve shqiptarė, duke pėrfshire dhe tė drejtėn e riatdhesimit dhe marrjen e nėnshtetėsisė greke. Sė fundmi, e njė rėndėsie tė veēantė dhe si njė hap plotėsues dhe paraprak pėr tė arritur zgjidhjen e kėtyre ēėshtjeve, ne i kėrkojmė Departamentit tė Shtetit Amerikan qė tė ushtrojė trysni ndaj qeverisė greke qė tė abrogojė Statusin e Ligjit tė Luftės me Shqipėrinė qė daton qė nė kohėn e pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia nė vitin 1940. Pėrmes mbajtjes nė fuqi tė Statusit tė Ligjit tė Luftės me Shqipėrinė mėse 60 vjet mė vonė, ndėrkohė kur nė tė njėjtėn kohė ka firmosur njė Marrėveshje Miqėsie me tė, Greqia jo vetėm qė ka krijuar njė situatė absurde, por po shkel haptazi Deklaratėn e OKB-sė, e cila u kėrkon “tė gjithė anėtarėve qė tė pėrmbahen ....nga kėrcėnimi apo pėrdorimi i forcės kundėr integritetit territorial ose pavarėsinė politikė tė ēdo shteti…”, si edhe dhe norma tė tjera tė sė Drejtės Ndėrkombėtare.
    Sė fundi, njė pėrmirėsim themelor nė kanalet e komunikimit dhe pėrpjekjeve tė bashkėpunimit ndėrmjet qeverisė sė SHBA-sė dhe komunitetit shqiptaro-amerikan ėshtė i domosdoshėm pėr njė varg ēėshtjesh tė tjera shqiptare nė rajon. Qysh prej rrėzimit tė komunizmit, Shqipėria ka hedhur hapa tė rėndėsishėm drejtė themelimit tė njė demokracie dhe ekonomisė sė tregut. Mirėpo, siē evidentohet nga njė sėrė raportesh, progresi i Shqipėrisė, zhvillimi ekonomik dhe integrimi i saj nė institucionet Euro-Atlantike ėshtė penguar nga korrupsioni i nivelit tė lartė, nga mungesa e transparencės politike, nga reforma elektorale joefikase si dhe rezultate tė ulėta nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe trafikut tė njerėzve. Nė Kosovė, ndėrkohė qė ėshtė i dukshėm njė zhvillim i madh, vonesat nė zgjidhjen e statusit tė pavarur pėrfundimtar tė saj po pengojnė investimet dhe zhvillimin ekonomik sikurse dhe po krijojnė njė mjedis pjellor pėr destabilizim. Pėr mė tepėr, me gjithė stabilitetin relativ nė ish-Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, autoritetet maqedonase duhet tė bėjnė shumė mė tepėr qė tė zbatojnė Marrėveshjen e Ohrit, e cila u arrit me ndėrmjetėsimin e komunitetit ndėrkombėtar dhe ka mbėshtetjen e SHBA-sė, si edhe pėr tė njohur e pranuar shqiptarėt si qytetarė tė barabartė e tė respektuar maqedonas . Nė pėrfundim, shumė mė tepėr mund tė bėhet pėr tė drejtat e shqiptarėve nė Mal tė Zi dhe atyre nė Luginėn e Preshevės nė Serbinė Jugore. Komuniteti shqiptaro-amerikan ėshtė i gatshėm tė ofrojė ekspertizėn, njohuritė, eksperiencėn dhe kontaktet e tij nė rajon nė mėnyrė qė tė punohet drejt zgjidhjes sė kėtyre ēėshtjeve dhe arritjes sė njė stabiliteti tė qėndrueshėm e tė vėrtetė nė Ballkan.
    Shqiptarėt e konsiderojnė ShBA-nė si miken e tyre mė tė mirė. Nė njė kohė kur vendi ynė ėshtė i angazhuar nė luftėn kundėr terrorizmit global, nė njė kohė kur shumė vėnde kanė shfaqur ndjenjat e tyre tė sinqerta ose tė shtirura ndaj Shteteve tė Bashkuara, miqėsitė e vėrteta si ajo qė shqiptarėt u ofrojnė amerikanėve, nuk duhet tė neglizhohen apo harrohen. Le tė nxjerrim mėsime nga situata e keqe e krijuar nga vizita z. Gejxh kohėt e fundit dhe le tė na shėrbejnė mėsimet e nxjerra prej saj si njė gur themeli pėr ndėrtimin e njė partneriteti tė vėrtetė pėr pėrparimin e interesave tė pėrbashkėta amerikane dhe shqiptare.
    Njė letėr e ngjashme i ėshtė dėrguar edhe kėshilltares sė presidentit amerikan pėr Sigurimin Kombėtar, znj. Condoleeza Rice, kryetarit tė Komitetit mbi Marrėdhėniet me Jashtė tė Senatit Amerikan, senatorit Richard Lugar, kryetarit tė Komitetit mbi Marrėdheniet Ndėrkombėtare tė Kongresit Amerikan, Kongresmenit Henry Hyde, si dhe kryetarit tė Komitetit pėr Ēėshtjet Shqiptare, kongresmenit Eliot Engel.


    Ky ėshtė teksti i njė letre pėrcjellė nė “Shekulli” nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro -Amerikan (KKSHA/NAAC) dhe Fondacioni i Trashėgimisė Shqiptare (FTSH). Me nismėn e KKSHA dhe FTSH, shumica dėrrmuese e organizatave tė komunitetit shqiptaro-amerikan kontribuan, nėnshkruan dhe i dėrguan letrėn e mėsiperme Sekretarit tė Shtetit Colin Powell, Kėshilltares sė Presidentit Amerikan pėr Sigurimin Kombėtar, znj. Condoleeza Rice, Kryetarit tė Komitetit mbi Marrėdhėniet me Jashtė tė Senatit Amerikan, Senatorit Richard Lugar, Kryetarit tė Komitetit mbi Marrėdheniet Ndėrkombėtare tė Kongresit Amerikan, Kongresmenit Henry Hyde, si dhe Kryetarit tė Komitetit pėr Ēėshtjet Shqiptare, Kongresmenit Eliot Engel. Lista e organizatave nėnshkruese dhe pėrfaqėsuesve tė tyre, vijon me poshte:


    Me respekt e nėnshkruar nga,
    Ana e Malit - Xheladin Zeneli, President
    Federata Pan-Shqiptare “VATRA” – Agim Karagjozi, Kryetar
    Fondacioni i Dedė Gjo Lulit – Prelė Sinishtaj, Kryetar
    Fondacioni i Plavės dhe Gucisė – Xhevat Kukaj, President
    Fondacioni i Shoqėrisė Shqiptaro-Amerikane – Esad Rizai, President
    Fondacioni i Trashėgimisė Shqiptare – Geri Kokalari, President
    Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan – Cafo Boga, President
    Fondi Humanitar “Malėsia” – Gjon Ivezaj, President
    Forumi Shqiptar – Ilirjan Papa, Drejtor
    Gazeta “Illyria” – Ekrem Bardha, Publicist
    Grupi i Mediave Shqiptare – Vera Mjeku, President
    Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan – Richard Lukaj, Kryetar
    Kisha Shqiptare Katolike e Shėn Palit – At Anton Kqira
    Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i Illinois – Ilaz Kadriu, President
    Lidhja Demokratike e Kosovės nė SHBA – Agim Rexhaj, President
    Lidhja e Prizrenit - Ismet Berisha, President
    Miqtė e Trupave Mbrojtėse tė Kosoves – Shefki Mexhuani, Kryetar
    Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane - Imam Vehbi Ismail, Udhėheqes Fetar i Myslimanėve Shqiptarė nė SHBA dhe Kanada
    Qendra Shqiptare e Nju Jorkut – Drita Kokalari, Presidente
    Rrjeti i Informacionit “Frosina” – Van Christo, Pronar dhe Drejtor
    Shoqata “Atlantiku” – Arbėr Muriqi, Pėrfaqėsuesi Kryesor
    Shoqata e Pejės – Agim Cavdėrbasha, Kryetar
    Shoqata e tė Drejtave tė Njeriut "Ēamėria"
    Shoqata Patriotike e Dibrės – Lavdrim Cami, President
    Shpirti i Shqiptarit – Ilirjan Papa, Pronar dhe Drejtor
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-12-2003
    Postime
    104

    kimet fetahu

    Ne universiteti e tiranes existon nje profesor i cili ka hapur shoqaten e minoritetit slavo maqedonas ne shqiperi dhe pretendon se ka 120000 deri 350000 slavo maqedonas ne shqiperi.Ai eshte nga ato slavomaqedonas myslymane te cilet u vrane me njeri tjetrin per shkak te fese dhe erdhe per tu mbrojtur ne shqiperi.
    Emri i itij eshte KIMET FETAHU E-MAIl kfetahu@yahoo.com

Tema tė Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare
    Nga altin55 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Mehdi Bej Frashėri: "Pse ia dhashė Shėn-Naumin Serbisė"
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-10-2007, 09:48
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Shkaqet e mjerimit tė Shqipėrisė
    Nga Iceberg nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •