Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e jeton_struga
    Anėtarėsuar
    17-06-2008
    Vendndodhja
    struge
    Postime
    59

    Deputet nga USA dhe Kanadaja per parlamentin e Shkupit

    Tre deputetėt e diasporės pėr disa muaj do tė ulen nė kolltukėt e lėkurės tė parlamentit, kurse ende nuk dihet se sa para do tė na kushtojė ky privilegj i bashkė atdhetarėve tanė qė tė jenė pjesė e pushtetit ligjdhėnės. Njė deputet do tė vijė nga Evropa, njė nga Amerika Veriore, kurse njė nga Australia e largėt. Mirėpo nuk dihet sa do tė kushtojė zgjedhja e tyre e as madje qėndrimi i tyre 4 vjeēar nė Shkup. Sipas ndryshimeve ligjore, shteti do tė duhet tua paguajė qiranė pėr banesėn prej 70 metra katrorė nėse janė vetė ose prej 100 metra katrorė nėse vijnė me familjen. Do tė nevojitet edhe transporti, por edhe telefoni zyrtar. Deputetėt do tė marrin edhe nga gjashtė bileta avioni nė vit qė tė mund t’i vizitojnė njėsitė e tyre zgjedhore nė kontinentet e tjera dhe tė jenė nė kontakt me mėrgimtarėt. Nga Kuvendi thonė se shuma do tė dihet pas zgjedhjeve, pasi tani nuk kanė kurrfarė parametrash sipas tė cilėve mund tė llogariten kėto shpenzime. Nga Ministria e Financave e cila nė realitet duhet t’i japė paratė, aspak nuk u pėrgjigjėn nė pyetjen tonė. Me qėndrimin e vet doli vetėm PLD-ja opozitare. Deputetėt e VMRO DPMNE-sė nė pushtet evituan tė komentojnė nė kėtė temė. Me telefon na dėrgonin nga njėri tek tjetri, nė mėnyrė qė nė fund askush tė mos pėrgjigjet tė thirrje. ‘Konsiderojmė se pushteti nuk ka vizion tė qartė se si do tė zhvillohet dhe sa do tė kushtojė kjo. Disa herė e parashtruam pyetjen sa do tė kushtojė votimi i diasporės pėr ēka nuk morėm pėrgjigje. Fatkeqėsisht ata konsiderojnė se qytetarėt nuk duhet ta dinė kėtė. Nuk ėshtė qartė e pėrkufizuar as mėnyra me tė cilėn do tė zhvillohet votimi. Jemi dėshmitarė se e tėrė ministria e punėve tė jashtme do tė niset dhe do tė udhėtojė nėpėr botė nė pėrfaqėsitė diplomatike – konsullore, atje do tė vendosen disa ditė, e me kėtė rast ēdo qytetar i diasporės nuk do tė mund ta realizojė tė drejtėn e vet tė votės ...’ tha Zora Topuzovska Karevska – deputete e PLD-sė. Sipas llogarive tė pėrafėrta, vetėm pėr qiranė do tė paguhen rreth 43 mijė euro nėse deputetėt e diasporės mandatin e tyre e kalojnė tė vendosur nė banesa nė qendėr tė Shkupit, kurse paguajnė qiranė mė tė vogėl prej rreth 300 euro nė muaj. Pėr gjashtė biletat e avionit pėr katėr vjet ata do tė jepnin rreth 55 000 mijė euro.
    ALSAT-M




    E solla kete artikull qe te jap nje paqyre ,apo nje informate per mobilizimin eShqipetareve ne Usa nga Maqedonia per te nxjerre emra nga komuniteti jone atje si kandidat te mundshem per parlamentin e Maqedonise.....informata me te hollesishme mund te postoj gjithsecili qe posedon te njejtat.....do te mundohem qe te siguroj info per formen e votimit .....do te kisha lutur i gjithe lobi shqipetar atje te angazhohet nepermjet shoqatave te bej te mundur informimin e bashkatdhetareve tan per kete mundesi...........

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e jeton_struga
    Anėtarėsuar
    17-06-2008
    Vendndodhja
    struge
    Postime
    59
    pėrfaqėsitė konsularo-diplomatike
    Bekim MURATI

    Nė zgjedhjet e ardhshme, qofshin ato tė rregullta po tė parakohshme, ekspertėt dhe partitė politike presin qė shqiptarėt tė fitojnė mė sė paku njė deputet mė tepėr, nga shkaku se ndryshimet nė Kodin Zgjedhor tė Maqedonisė parashihet tė votojnė edhe qytetarėt qė jetojnė pėrkohėsisht jashtė vendit, me ē’rast do tė zgjidhet njė deputet nga njė Evropa, Australia dhe Amerika.

    Duke marrė parasysh se mėrgata shqiptare nga Maqedonia nė Evropė dhe nė SHBA ėshtė nė numėr mė tė madh se ajo e bashkėsive tjera etnike, vlerėsohet se me njė mobilizim mė tė madh tė diasporės partitė shqiptare do tė mund t’i fitojnė kėto dy mandate. Problemi qėndron nė dilemėn nėse Maqedonia ėshtė e gatshme tė organizojė zgjedhje korrekte nėpėr pėrfaqėsitė konsularo-diplomatike.
    Demografi Asllan Selmani vlerėson se askush nuk ka tė drejtė t’ua mohojė tė drejtėn kėtyre qytetarėve pėr tė zgjedhur personin i cili do t’i mbrojė interesat e tyre, por paralajmėron se “votimi i diasporės do tė keqpėrdoret nga partia nė pushtet pėr tė pėrfituar disa deputetė mė tepėr”.

    “Nė rast se mobilizohen forcat shqiptarėt mund tė fitojnė njėrin nga tre deputetėt, e sidomos atė nė Evropė, duke pasur parasysh faktin se pjesa mė e madhe e shqiptarėve tė Maqedonisė janė pėrqendruar nė shtetet e Evropės”, nėnvizon Selamni.
    Nevojėn pėr mobilizim mė tė madh Selmani e bazon nė faktin se shqiptarėt nė Evropė janė tepėr tė shpėrndarė dhe se ėshtė rėndė tė motivohen tė udhėtojnė disa qindra kilometra pėr tė pritur nė radhė nėpėr ambasadat dhe konsullatat e Maqedonisė pėr tė dhėnė votėn e tyre.

    “Shqiptarėt kanė njė pėrparėsi sepse kanė ruajtur lidhjen me vendlindjen, pra edhe shtetėsinė dhe pasaportėn. Kjo nuk ndodh te maqedonasit, shumica e tė cilėve kanė zėvendėsuar shtetėsinė e vjetėr me atė tė shteteve ku jetojnė. Andaj, nga tre deputetėt tė cilėt do t’i zgjedh diaspora deputeti i Evropės do tė duhet tu takojė shqiptarėve”, deklaroi Selmani.

    Partitė politike shqiptare, ndėrkaq, kanė shprehur skepticizmin e tyre rreth rregullshmėrisė sė kėtyre zgjedhjeve, ndėrsa janė shprehur optimistė se deputeti i Evropės mund tė jetė shqiptar. “Nga kalkulimet e mėhershme ėshtė konstatuar se ne mund ta fitojmė deputetin nga Evropa. Megjithatė, nuk kemi ndonjė statistikė zyrtare prandaj besoj se asnjėri nuk ka tė dhėna tė sakta se sa ėshtė numri i saktė i shqiptarėve qė jetojnė nė diasporė. Unė pėr momentin jam shumė skeptik se mund tė kemi zgjedhje tė rregullta dhe mund tė kemi njė proces zgjedhor tė diasporės, i cili do t’i plotėsonte standardet pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike”, deklaroi deputeti i BDI-sė, Tahir Hani.
    Nga Demokracia e Re (DR) nuk besojnė se Maqedonia ka kapacitet pėr organizmin e zgjedhjeve nė diasporė, pasi ato vota do tė keqpėrdoren nga partitė tė cilat do tė jenė nė pushtet. Nė partinė e Selmanit vlerėsojnė se pėrveē deputeti tė Evropės, shqiptarėt kanė gjasa reale qė tė fitojnė dhe deputetin e SHBA-ve pėr shkak tė numrit tė madh tė shqiptarėve qė jetojnė nė kėtė kontinent.
    “Objektivisht Maqedonia nuk ėshtė e aftė tė organizojė jashtė vendit. Vėrejtje tė shumta kemi nė organizimin e zgjedhjeve nė Maqedoni e lėre mė nė diasporė. Kjo do tė jetė njė mundėsi e mirė e partive nė pushtet qė t’i keqpėrdorin ato vota”, deklaroi deputetja e DR-sė, Flora Kadriu.

    Dyshimet pėr manipulime

    “Shqiptarėt kanė njė pėrparėsi sepse kanė ruajtur lidhjen me vendlindjen, pra edhe shtetėsinė dhe pasaportėn. Kjo nuk ndodh te maqedonasit, shumica e tė cilėve kanė zėvendėsuar shtetėsinė e vjetėr me atė tė shteteve ku jetojnė. Andaj, nga tre deputetėt tė cilėt do t’i zgjedh diaspora deputeti i Evropės do tė duhet tu takojė shqiptarėve”, deklaroi Selmani. Partitė politike shqiptare, ndėrkaq, kanė shprehur skepticizmin e tyre rreth rregullshmėrisė sė kėtyre zgjedhjeve, ndėrsa janė shprehur optimistė se deputeti i Evropės mund tė jetė shqiptar. kohaere

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e jeton_struga
    Anėtarėsuar
    17-06-2008
    Vendndodhja
    struge
    Postime
    59
    » Njė deputet shqiptar nga diaspora?
    Njė deputet shqiptar nga diaspora?

    Posted by Shqipmedia on Nėn 1st, 2008 // 1 Comment

    Njė deputet shqiptar nga diaspora?

    Nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet qė njėri nga 3 deputetėt nga diaspora tė jetė shqiptar.

    Kjo ka qenė njė nga arsyet pėr pranimin e propozimit qė tė votojė diaspora nga ana e partive politike shqiptare BDI e PDSH, dhe pėr tė cilėn ėshtė arritur marrėveshje nė takimin e 4 liderėve tė partive politike. Por pėr kėtė nevojitet akoma punė meqė nuk ėshtė definuar trupi votues.

    - Po ne konsiderojmė se ka bazė pėr njė kandidaturė dhe pėr njė deputet shqiptar, prandaj pasi kemi konsultuar mundėsitė edhe kemi vendosur qė tė mbėshtesim njė zgjidhje tė kėtillė, dhe nė kėtė fazė nuk do tė kisha komentuar mė shumė sepse megjithatė ne duhet tė bėjmė pėrgatitjet e duhura pėr zgjdhjet qė do tė duhet tė mbahen – thotė deputetja e BDI-sė Ermira Mehmeti.

    Deputeti i PDSH-sė Besim Dogani thotė se nga opsionet e ndryshme pėr votimin e diasporės partitė janė marrė vesh qė tė votohen tre deputet nga diaspora, prej tė cilėve njėri do tė jetė shqiptar. – Me gjasė qė deputeti shqiptar ti takojė bllokut zgjedhor tė Europės, apo Europa Free qė i themi ne. Kjo ėshtė kėrkesė e jona dhe kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn normalisht se nuk do tė lėshojmė pe – shtoi Dogani.

    Kėtė tezė e mbėshtet edhe deputeti i LSDM-sė Vllado Buēkovski, i cili vlerėson se teoretikisht ėshtė e mundur kjo, por gjithēka do tė dihet pas definimit tė trupit votues.

    - Meqė do ti zgjedhim tre pėrfaqėsuesit e diapsorės nė zgjdhjet e ardhshme parlamentare, vlerėsoj se mund tė jetė qė favorit nga diaspora nė Evropė tė jetė shqiptar, ndėrsa dy tė tjerėt nga kontinenti i Australisė dhe Amerikės tė jenė maqedonas, mirėpo ajo do tė jetė mė e qartė kur do tė definohet trupi votues – thotė deputeti i LSDM-sė Vllado Buēkovski.

    Ndryshimet nė kodin zgjedhor u miratuan tė mėrkurėn me 85 vota pėr. Njė nga risitė kryesore ėshtė edhe votimi i diasporės nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me ēka do tė zgjedhen 3 deputet, njė nga Evropa dhe Afika, njė nga Amerika Veriore dhe Jugore dhe njė nga Australia dhe Azia.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •