Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Thumbs up Bashkë në organizim, bashkë në drejtim!

    Zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE!



    Në muajt e fundit, Lëvizja VETËVENDOSJE! është rritur dhe zgjeruar në 27 komuna të Kosovës, si edhe në diasporën shqiptare. Ne besojmë tek domosdoshmëria e angazhimit politik qytetar nëpërmjet organizimit demokratik dhe efikas.



    Si pasojë e këtij zhvillimi të hovshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe për shkak të besimit tek vlerat e mobilizimit qytetar, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka miratuar statutin e saj. Ky statut ka si synim parësor qytetarinë aktive dhe pjesmarrjen e drejtpërdrejtë në vendimmarrje.



    Nuk mjafton angazhimi politik i qytetarëve vetëm gjatë fushatave zyrtare elektorale. Angazhimi i mirëfilltë politik është për çdo ditë.



    Lëvizja VETËVENDOSJE! nis nga sot procesin e zgjedhjeve të brendshme. Synimi i tyre është organizimi i përgjithshëm organizativ e shoqëror drejt realizimit të programit tonë politik.



    Lëvizja VETËVENDOSJE! beson tek demokracia e drejtpërdrejtë që buron nga vullneti i lirë i popullit, dhe e cila zbatohet përmes përfshirjes aktive të tij në marrjen e vendimeve në rrafshin politik dhe atë socio-ekonomik. Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka integruar brenda strukturës së saj demokracinë e drejtpërdrejtë si boshtin e kësaj strukture që përcakton jo vetëm zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! por edhe zgjidhjet për çështjet e ndryshme problematike në nivel lokal dhe qendror. Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të jenë përgjatë gjithë angazhimit të tyre brenda strukturave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! pjesë e procesit vendimmarrës për çështjet më të rëndësishme politike. Rrjedhimisht, vendimi për zgjedhjen e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për koalicionet parazgjedhore dhe qeveritare, si dhe për shumë çështje të tjera do të merret përmes demokracisë së drejtpërdrejtë bazuar mbi parimin një aktivist një votë.



    Ne i bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të bëhen pjesë e këtij procesi demokratik, në mënyrë që së bashku ta transformojnë realitetin politik në Kosovë nën parimin “Bashkë në organizim, bashkë në Drejtim!”







    Lëvizja VETËVENDOSJE!


    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,2879&author=0
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Kryetari i Vetëvendosjes, vetëm dy mandate
    Publikuar: Sot, më 06 prill 2011

    Prishtinë, 6 prill - Lëvizja “Vetëvendosje!” ka filluar zgjedhjet e brendshme. Lëvizja ka miratuar edhe statusin, që ka për bazë qytetarinë aktive dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në vendim marrje. Një gjë që e dallon “Vetëvendosjen” nga partitë e tjera, sipas Dardan Molliqaj, aktivist i “Vetëvendosjes”, është edhe kufizimi i mandatit të kryetarit të lëvizjes, që nuk do të mund të vazhdohet më shumë se 2 mandate. Kjo sipas Molliqajt është bërë pasi që nga praktika e partive tjera, del se kundërkandidati për kryetar, është vetëm farsë. Për çështjet e rëndësishme, do të vendoset në bazë të referendumit të brendshëm, ku secili anëtarë i “Vetëvendosjes!” do të votoj ka shtuar ai. Tri nivelet organizative do të jenë, nisur nga fshatrat dhe lagjet si pika e parë, niveli i dytë komunat, dhe niveli i tretë ai përgjithshëm. Molliqaj, u ka bërë thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve që ti bashkohen këtij procesi.

    http://www.koha.net/index.php?cid=1,7,54680
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #4
    VETEVENDOSJE! Maska e Endri_UCK
    Anëtarësuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Me Shqiponjat.
    Postime
    375
    Bashke ne organizim, bashke ne drejtim!

    Ju lutem shikoni keten videon edhe shperndajeni sa mo shum qe ta din gjithe!
    Vetevendosje, blej shqip, bojkoto prodhimet Serbe e Greke!
    Gje e vogel per ta bejm ne, por gje e madhe per shtetin tone Shqiptar, JEMI NJE!




    LVV DO TA BEJE SHQIPERIN ETNIKE!
    Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •