Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-03-2011
    Postime
    9

    Exclamation Dritë mbi një të vërtetë të madhe...A ekziston liria e shtypit në Shqipëri ?

    Përshëndetje të gjithëve,

    Kushdo që është i interesuar të dijë shkakun e vërtetë pse nuk shkojnë mirë punët në Shqipëri, ku demokracia po mbetet vetëm një iluzion i lodhshëm, le të lexojë këtë shkrim në pdf, i cili denoncon me argumente Thembrën e Akilit të "çështjes shqiptare". Për këtë arsye, asnjë prej gazetave shqiptare nuk pati kurajën ta botonte me justifikimin: na krijon probleme botimi i tij. Për fat të keq, pronarët e gazetave shqiptare janë biznesmenë të lidhur me njërin prej dy klaneve politike blu e rozë, që po luajnë me fatin e shqiptarëve prej njëzet vjetësh.


    Faleminderit për mirëkuptimin e gjithë të mirat, kudo që ju ka përplasur fati.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Citim Postuar më parë nga AgimHamiti Lexo Postimin
    Përshëndetje të gjithëve,

    Kushdo që është i interesuar të dijë shkakun e vërtetë pse nuk shkojnë mirë punët në Shqipëri, ku demokracia po mbetet vetëm një iluzion i lodhshëm, le të lexojë këtë shkrim në pdf, i cili denoncon me argumente Thembrën e Akilit të "çështjes shqiptare". Për këtë arsye, asnjë prej gazetave shqiptare nuk pati kurajën ta botonte me justifikimin: na krijon probleme botimi i tij. Për fat të keq, pronarët e gazetave shqiptare janë biznesmenë të lidhur me njërin prej dy klaneve politike blu e rozë, që po luajnë me fatin e shqiptarëve prej njëzet vjetësh.


    Faleminderit për mirëkuptimin e gjithë të mirat, kudo që ju ka përplasur fati.
    --------------
    O zotni Agim !
    Nuk po arrijë t'a hap këtë letër....
    Nëse mundesh,na e shpalos ..!

  3. #3
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Thua ne leter qe 354,3 km katror te detit Jon iu falen Athines, kur ndodhi kjo? Eshte hera e pare qe e lexoj.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-03-2011
    Postime
    9

    Përgjigje Sonit

    Më vjen keq që nuk paske dëgjuar që atë sipërfaqe të detit Jon ia riktheu Shqipërisë Gjykata Kushtetuese, pasi shpalli antikushtetues Paktin Detar me Greqinë të nënshkruar nga admiral Kristaq Gerveni, i cili sot përfaqëson Shqipërinë në NATO. Unë e përmend në artikull edhe veprimin anullues të Gjykatës Kushtetuese.
    Personi që u bë shkak që çështja të përfundonte në Gjykatën Kushtetuese - koloneli në pension, Myslim Pasha - u detyrua së fundi të braktisë familjarisht Shqipërinë (iku ne Amerikë), nga kërcënimet e vazhdueshme që i bëheshin pêr denoncimin e anomalive të Paktit detar që u anullua.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-03-2011
    Postime
    9

    Përgjigje Gurit të Kuq

    Ja letra e shpalosur :

    Letër e Hapur drejtuar:
    — Klasës politike të Tiranës e të Prishtinës.
    — Ambasadorit amerikan në Tiranë.
    — Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen.
    Jam azilant politik në Bruksel, për shkak të një libri me personazhe realë e
    ngjarje të jetuara: Odiseja e një Detektivi (dy vëllime). Krerët e dy klaneve politike,
    blu e rozë, e njohin mirë këtë libër, mbasi policia civile e Tiranës ka paguar 100 $
    për çdo kopje që u dorëzohej, kur ai u shpërnda në disa fakultete të UT.
    Nga ana tjetër, eksperti belg, që shqyrtoi imtësisht dosjen time për një kohë të
    gjatë, ka shkuar dy herë në Tiranë për të verifikuar identitetet e personazheve realë
    të librit dhe saktësinë e disa ngjarjeve të veçanta, të jetuara. Meqenëse unë
    këmbëngulja gjatë seancave të intervistës, që të egzaminoheshin patjetër skeletet e
    dy heronjve që prehen në varrezat e Tiranës – Fatmir Merdari e Afrim Pahia
    (personazhe të librit) –, eksperti belg u detyrua të pohonte: «Nuk është nevoja për
    asnjë lloj ekspertize. Për vdekjen e atyre të dyve ekzistojnë dosjet përkatëse në
    Tiranë, ku unë kam parë edhe fotografitë e tyre kur ishin të plagosur rëndë dhe në
    çastin e vdekjes. Gjithashtu kam verifikuar edhe identitetet e protagonistëve të tjerë
    të ngjarjeve që trajton libri juaj.»
    Natyrisht, pa autorizimin e qeverisë shqiptare nuk kryhen dot veprime të tilla.
    Ndërsa në mars të vitit 2009 gazeta SOT botoi në tre pjesë artikullin tim të gjatë
    me titull: Një zë nga shkretëtira shqiptare, ku trajtohen peripecitë e mia të azilit, të
    cilat përbëjnë një odisé më vete. Artikulli në fjalë gjendet endé në sajtin e gazetës
    SOT ; kushdo mund ta lexojë në internet.
    Me kërkesën e shumë bashkatdhetarëve, të cilët me kohë kishin rënë në gjurmët
    e vëllimit të parë të librit dhe të artikullit në fjalë, prej një muaji kam publikuar
    nëpërmjet internetit të dy vëllimet e librit Odiseja e një Detektivi. Vëllimi i dytë i
    ka bërë edhe më tepër përshtypje opinionit publik me ngjarjet dhe provat që sjell.
    Në mesazhet elektronike që po marr, shumë bashkatdhetarë më bëjnë një vërejtje
    që më ka preokupuar:
    «Një sekret i rëndësishëm, që lidhet me fatet e kombit e të popullit shqiptar, nuk
    duhet lënë që ta mbulojë pluhuri i kohës në asnjë rrethanë e për asnjë arsye.
    Përndryshe edhe ju, si autor i librit, bëheni bashkëfajtor me keqbërësit, në një kohë
    që edhe Afrika po rilind, ndërsa ne po rrëzohemi gjithmonë e më poshtë.»
    Në fakt të gjithë jemi dëshmitarë se Hosni Mubarak, lideri i një populli 80
    milionësh në Afrikë, u detyrua të braktiste postin prej qëndrimit unanim kundër tij
    të diplomacisë amerikano-evropiane, për shkak të vrasjes së 300 demonstruesve.
    Gjithashtu të gjithë e dimë se në një vend të injoruar evropian me emrin Shqipëri,
    në vitet 1997-1998 politika vrau mbi 3500 shqiptarë (12-fishin e vrasjeve që kreu
    regjimi i Mubarakut në një popullsi njëzet herë më të madhe!), plagosi mbi 11 mijë
    të tjerë, shkatërroi institucionet e brishta shtetërore, hapi depot e municionit për të
    nxitur tërthorazi një luftë të verbër civile, dogji vendin, dhe po e njëjta diplomaci
    amerikano-evropiane i la të njëjtët politikanë ish-komunistë në pushtet. Rastësi?
    Politika e të mëdhenjve e përjashton kryekëput rastësinë; madjé, ajo vepron me
    plane afatgjata e të kalkuluara mirë.
    Politikanët mëkatarë të Tiranës u lanë qëllimisht në pushtet, për tu përdorur prej
    diplomacisë amerikano-evropiane për punë të mbrapshta antikombëtare, të cilat po
    i jetojmë përditë. Është utopi e naivitet i skajshëm politik t’iu kërkosh autorëve të
    tragjedisë së vitit 1997-1998 të gjykojnë me drejtësi dramën e Gërdecit, apo vrasjet
    e 21 janarit 2011. Edhe sikur krerët e politikës së sotme shqiptare (pozitë-opozitë)
    të tentonin të gjykonin me drejtësi tragjedinë e Gërdecit, ustallarët e prapaskenave
    të politikës – ambasadori amerikan në Tiranë dhe të dërguarit e Brukselit atje – do
    t’iu thoshnin me buzëqeshje diplomatike:
    «Dakord, por më parë duhen gjykuar vrasjet e vitit ’97-’98, mbasi krimet nuk
    parashkruhen. Pastaj u vjen radha tragjedisë së Gërdecit dhe vrasjeve të 21 janarit
    2011.»
    E ç’mund të bëjnë ata atëherë, ndërkohë që dihet mirë se për megakrimin ‘97–
    ‘98 përgjigjen njësoj të dy klanet blu e rozë?
    Mëkati i vërtetë i politikanëve të Tiranës (pozitë-opozitë) është pranimi i misionit
    antikombëtar për hir të karrierës së pameritur; më tej krimi automatizohet. Pasojat
    merren lehtë me mend dhe janë prezente çdo ditë në faqet e shtypit, i cili gjithashtu
    është dyngjyrësh në shërbim të dy klaneve politike.
    Në këto kushte unë i bëj thirrje kryeministrit shqiptar, i cili aktualisht nuk është
    veçse një skllav rrethanash, të kontribuojë për denoncimin mbi baza dokumentare
    të aktit antishqiptar e prodiktatorial të CIAs që sabotoi në maj të vitit 1984
    komplotin kundër diktaturës, të organizuar prej 22 trimave shqiptarë të Sigurimit të
    Jashtëm të asaj kohe. Nëpërmjet një veprimi të tillë, kryeministri shqiptar do të
    shpëtonte në radhë të parë vetveten dhe bashkëfajtorët e tij prej situatës pa
    rrugëdalje ku gjenden, pastaj gjithë kombin e popullin shqiptar, që janë në zgrip për
    shkak të politikës së tij regresive. E vërteta e kësaj çështjeje është thjeshtësisht e
    verifikueshme, mbasi në arkivat e shërbimit sekret gjenden dosjet përkatëse të atyre
    22 trimave, disa prej emrave të të cilëve i kam cituar shpesh. Ndërkohë po ju jap
    edhe adresën dhe numrin e telefonit të njërit prej tyre në Amerikë:
    DARI MELI
    3609 BROADWAY, Apt. 4L,
    NEW YORK, N.Y. 10031
    U. S. A.
    Tel. 00 12 12 – 491 – 12 12
    Numri i cituar i përket një linje telefonike speciale, e cila i filtron telefonatat.
    Mënyrën sesi komunikohet nëpërmjet një linje të tillë ua shpjegon ish-Drejtori i
    Drejtorisë së Sigurimit të Jashtëm (DSJ) në atë kohë, Ilir E. Hoxha, të cilin mund ta
    gjeni në selinë e Partisë së Punës të Riorganizuar në adresën:
    Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar,
    Rr. «Hafiz I. Dalliu», Pallati 17/2, kati i parë,
    Tiranë.
    Mgjithëse kryeministri shqiptar për njëzet vjet me radhë ka harruar t’ia heqë
    titujt Hero i Popullit dhe Hero i Punës Socialiste diktatorit Hoxha, besoj se ai nuk
    do të ngurrojë t’i kërkojë sqarimet e duhura Ilir Hoxhës lidhur me problemin
    madhor në fjalë. Ato ngjarje janë një fragment lavdie i historisë së popullit shqiptar,
    realizuar nga 22 burra guximtarë të prejardhur prej 22 familjeve të nderuara
    ish-komuniste nga më të afirmuarat e kohës, siç zgjidheshin detektivët prej
    diktaturës.
    Prejardhja ime është nacionaliste e antikomuniste, por kjo nuk më pengoi të
    lidhja miqësi në burg me ish-detektivin më të shquar të DSJsë, Hamit Meli, idetë
    dhe vlera njerëzore e të cilit qëndronin ndjeshëm mbi ideologjitë. Asnjë i burgosur
    nuk e njihte të kaluarën e tij, mbasi ajo ishte fshehur qëllimisht prej përpiluesve të
    dosjes penale të ish-detektivit. Ky u hap në mirëbesim tek unë. Miqësia me Hamit
    Melin u bë shkak që unë të lidhesha më vonë tërthorazi me grupin komplotist të
    Guri Stretos.
    Ilir Hoxha i njeh në detaje këto të vërteta të dokumentuara. Ai duhet të tregojë
    sot se ku gjendet ish-zëvendësi i tij në detyrë, Guri Streto, i cili ishte përkohësisht
    edhe baxhanak i tij (i martuar ditën e enjte më 26 janar 1984). Ilir Hoxha duhet të
    tregojë gjithashtu ku gjenden aktualisht dy vëllezërit Hamit e Dari Meli, si edhe të
    pohojë rrethanat e vërteta të vdekjes së dy heronjve të rënë në prill-maj 1984, të
    cilët prehen në varrezat e Tiranës. Ata u varrosën me madhështi e të dekoruar si të
    rënë në krye të detyrës, por e vërteta është krejt tjetër. Përndryshe unë, i burgosur
    politik në vitin 1984 (qysh prej vitit 1978), nuk kisha nga ta dija se Fatmir Merdari
    është goditur natën me dy plumba pas shpine prej një distance të afërt, ndërsa
    Afrim Pahia ka kryer tentativë vetëvrasjeje, duke përplasur fort kokën pas murit në
    çastin e arrestimit me urdhër të Ilir Hoxhës. Ka vdekur në spital. Nëse u bëhet
    ekspertiza skeleteve të këtyre dy heronjve (mbasi t’iu jetë bërë më parë analiza e
    ADNsë), gjithçka bëhet e qartë edhe për më naivin e shqiptarëve.
    Por, normalisht, nuk lind nevoja të ndjekësh gjurmët, kur ujkun e ke përpara
    syve. Ilir E. Hoxha di gjithçka dhe e di shumë mirë ku i ka arkivuar dosjet e kësaj
    ngjarjeje, një substrakt i së cilës i është treguar edhe ekspertit belg që shqyrtoi
    dosjen time. Është në të mirën e krerëve të korruptuar të politikës shqiptare dhe të
    vetë Ilir Hoxhës që gjithçka t’i bëhet e ditur sot popullit shqiptar, para se ky t’i
    detyrojë ata të shprehen kundër dëshirës së tyre për një gjë të tillë.
    Tekefundit shqiptarët në këtë rast nuk do të kërkojnë asgjë më tepër se hapjen e
    dosjeve të një ngjarjeje të para 27 vjetësh. Të tjerat vijnë vetë pastaj... Institucionet,
    dokumentet, historia janë pronë e popullit shqiptar, jo e qiraxhinjve politikanë.
    Ashtu siç janë edhe heronjtë e atyre ngjarjeve bij të popullit e jo të politikanëve.
    Ndërkohë normat e demokracisë amerikane, opinioni i shëndetshëm publik
    amerikan, media e fuqishme amerikane si një pushtet i katërt real, ia bëjnë të
    pamundur diplomacisë amerikane dhe CIAs fshehjen e mëtutjeshme të një skandali
    që ndriçohet sadopak.
    Populli shqiptar është proamerikan nga natyra dhe ky është një virtyt, ndërkohë
    që po jetojmë epokën e qytetërimit amerikan. Por miqësitë në politikë nuk mbahen
    symbyllas: ky është një ves fatal, i cili jo vetëm që kushton tepër shtrenjtë, por
    bëhet shkak të fitosh edhe përbuzjen e mikut të pasinqertë, duke të quajtur të
    padenjë për miqësinë e tij. Një ndër presidentët më të respektuar amerikanë, Ronald
    Regan, pas pushtimit të Grenadës së vogël më 1983, deklaroi:
    «Nuk mund të jemi të pafajshëm në një botë që nuk është e tillë.»
    Ne duhet t’ua bëjmë të qartë sot me argumente miqve tanë amerikanë fajin që ka
    bërë CIA dhe dipolmacia e fshehtë amerikane ndaj Shqipërisë në maj 1984, ashtu si
    dyzetë vjet para kësaj date. Ne dëshirojmë me gjithë zemër të jemi miq të
    amerikanëve, por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që trojet tona në jug të
    Shqipërisë dhe në veri të Kosovës e ndofta më gjerë, t’iu shërbejnë atyre për ujdi
    politike me Rusinë në Afganistan, Iran, apo në hartën e re gjeopolitike të Afrikës.
    Ne nuk mund dhe nuk duhet të pranojmë që, për hir të një miqësie fiktive, kombi
    ynë, tejet i dobësuar e aktualisht në një proces shpërbërjeje të dukshëm, të tretet me
    kalimin e kohës si kripa në ujë në Unionin Ballkanik - ide kjo e hedhur rishtas prej
    diplomacisë amerikane në marrëveshje me BE. Të gjitha shenjat janë të qarta se
    kush do ta dominojë Unionin Ballkanik, ndërkohë që, siç shprehej dikur patrioti i
    shquar Sali Nivica, Serbia është Rusia prapa kodrës dhe Greqia, Rusia prapa
    malit. Ende pa u formuar ky Union, Greqia po avancon lirshëm në Shqipërinë e
    Jugut dhe Serbia është ulur këmbëkryq në veri të Kosovës dhe në enklavat e saj
    brenda territorit të Kosovës. Ndërkohë Serbia, me ndihmën e Ilir Metës e të
    kryeministrit, pretendon për minoritet edhe në Shqipëri.
    Politikanët e Tiranës, të cilët janë të gjithë me origjinë komuniste, kanë sot një
    shanc historik, për të shpëtuar veten e tyre dhe kombin nga baltovina e pështirë ku
    po fundosen çdo ditë. Njëzet ish-kudrot e rëndësishëm të DSJsë, për të cilët bëhet
    fjalë, rrjedhin nga familje të mirëfillta komuniste; kjo imagjinohet lehtë, gjersa
    dihet se biografia politike ishte busulla e diktaturës. Më të moshuarit e atyre
    burrave sypatrembur janë sot 62 vjeç dhe gëzojnë shëndet të shkëlqyer. Shumë prej
    politikanëve të sotëm të Tiranës ka të ngjarë të kenë miqësi apo njohje të afërta me
    ata të njëzetë ose me familjarët e tyre, mbasi të dy palët i përkisnin pjesës më të
    privilegjuar të shoqërisë shqiptare nën diktaturë.
    Në këto rrethana tejet të favorshme për ta, politikanët e sotëm shqiptarë nuk
    duhet të ngurrojnë për t’iu mundësuar atyre trimave rikthimin zyrtarisht në atdhe.
    Ata të njëzetë do të shërbenin si një kontigjent i shkëlqyer për zgjidhjen e situatës
    kritike shqiptare, mbasi gëzojnë mirëbesimin e plotë të autoriteteve amerikane dhe
    janë të mbrujtur tashmë me kulturën politike e qytetare të Amerikës demokratike.
    Si rrjedhojë, ata janë shumë të besueshëm prej autoriteteve të SHBA, mbasi kanë
    dhënë prova aftësie e guximi në kuota të tilla, ku politikanëve të rëndomtë
    shqiptarë nuk u shkon dot as fantazia. Ata trima atdhetarë do të mundësonin një
    fazë të re e të shëndetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe një klimë të
    favorshme mbarëshqiptare për një Lidhje të Tretë.
    Në kasafortat e diplomacive të mëdha ekziston gjithmonë edhe një plan B për
    çështjet në proces.
    Politikanë të Prishtinës,
    Gjithë duke e vlerësuar kontributin amerikan për bombardimin e Serbisë nga
    NATO, ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast se politika nuk udhëhiqet kurrë prej
    bamirësisë, por nga kalkulimet e interesit perspektiv. Dhe kjo është e natyrshme; e
    kundërta do të ishte utopi. Po nuk kuptuam kaq gjë, Ndërkombëtarët kanë të drejtë
    të na trajtojnë si një popull naiv, i sapozbritur prej pemëve.
    Dymbëdhjetë vjet pas bombardimeve të NATOs, realiteti po tregon se SHBA nuk
    e çliruan Kosovën me qëllim që ta bënin një shtet të fortë e të qëndrueshëm (kur u
    intereson, ata dinë më mirë se kushdo tjetër në botë ta realizojnë diçka), por për ta
    pasur si resto hesapesh politike në sirtarët e diplomacisë së tyre të fshehtë. Ndonëse
    Millosheviçi vdiq në burg, Serbia sot jo vetëm nuk trajtohet si shtet agresor, por
    dalëngadalë asaj po i krijohen koniuktura të tilla politike që e bëjnë optimiste për
    rifitimin gradual të Kosovës. Ndërkohë që Veriu i Kosovës është realisht nën
    zotërimin serb dhe enklavat e manastireve shënojnë plasdarmet e ardhshme të
    Serbisë ndaj Kosovës së rraskapitur, Greqia po anekson në mes të ditës Jugun e
    Shqipërisë. 354,3 km² të detit Jon iu falën Athinës nga kryeministri shqiptar.
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e pezulloi atë, por kryeministri filogrek, i cili është
    shqiptar vetëm nga pasaporta, ka autorizuar sërish bisedime të kundërligjshme në
    heshtje, për ta rivlerësuar paktin antikombëtar të detit. Nuk duhet harruar për asnjë
    çast se ai det nuk u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë, por edhe atyre të
    Kosovës e më gjerë. Mirëpo sipas të gjitha gjasave, kryeministri shqiptar ka
    ndërmend t’ia bëjë këtë dhuratë Athinës në vjeshtë, me rastin e festës së tyre. Së
    bashku me regjistrimin e popullsisë sipas besimit fetar.
    Natyrisht, gjersa grekët po u ndërrojnë kombësinë eshtrave të të vdekurve
    shqiptarë, për t’i përdorur pastaj si sinorë të Vorioepirit në Korçë e gjetkë, pse të
    mos bëjnë të njëjtën gjë edhe me të gjallët e një populli të braktisur prej kreut të tij?
    Ndërsa para autoriteteve të Athinës kryeministri ynë qëndron kokulur si ndonjë
    vajzë e ndrojtur, qytetarët paqësorë shqiptarë ai i vret pa gjë të keq në mes të
    bulevardit, pastaj hedh valle me eunukët e partisë së tij, disa metra matanë pllakave
    të përgjakura. Dhe për të gjitha këto akte antishqiptare e antinjerëzore, pa llogaritur
    korrupsionin më të madh në Evropë dhe ngujimet e gjakmarrjes mesjetare të mijëra
    familjeve, ambasadori amerikan në Tiranë i akordoi titullin burrë shteti. Dihet se
    për të kryer punë të pisëta në vendet pa zot, nevojiten instrumente të pisët, me
    etiketë të ndryshuar. Ky është një mësim i lashtë i historisë.
    Natyrshëm lind pyetja: Nëse SHBA do të ishin miq të sinqertë të shqiptarëve (në
    Kosovë e Shqipëri), a do t’i stimulonin vallë këto veprime kaq të dëmshme në
    vendet tona respektive? A do të akuzohej aq rëndë kryeministri i Kosovës në prag
    të dialogut me Serbinë dhe mandej gojët akuzuese të heshtnin si me magji, mbasi të
    merrte rrugë ky dialog me leverdi të njëanshme?
    Nuk është e nevojshme të jesh politikan, për të kuptuar se gjashtë milionë
    izraelitë bëjnë ligjin në mes të qindra milionë arabëve, duke mos zbatuar as
    rezolutat e OKBsë, vetëm pse janë aleatë strategjikë, pra, miq të amerikanëve.
    Atëherë, si mund të mendojmë ne se amerikanët na vlerësojnë vërtet si miq,
    ndërkohë që kombi ynë po shkon qartazi në shpërbërje graduale, populli shqiptar
    në Kosovë e Shqipëri po vuan të zitë e ullirit i nëpërkëmbur prej serbëve e grekëve,
    dhe amerikanët u thonë kryeministrave tanë “kështu vazhdoni, se e keni mirë” ?
    «Miqësi» të tilla kanë kosto më të lartë se armiqësitë e shpallura.
    Jo, angloamerikanët kanë qenë miq të Enver Hoxhës dhe të bëmave të tij
    antishqiptare qysh prej Luftës së Dytë Botërore, për hir të objektivave të politikës
    së tyre në rajonin e Ballkanit. Këtë mbështetje të hapur ndaj diktaturës së Enver
    Hoxhës ata e përsëritën edhe në maj të vitit 1984. CIA vazhdon t’i mbajë edhe sot
    në Amerikë njëzet komplotistët që rrezikuan jetën në luftë kundër diktaturës (dy
    prej atyre ranë në atë luftë), ndërsa i biri i diktatorit, Ilir Hoxha, është beniamin i
    tyre edhe sot. Populli shqiptar duhet ta bëjë të flasë ish-Drejtorin e DSJsë, i cili di
    shumë për veprimtarinë agjenturore të babait dhe të tijën.
    Dalja në dritë e të vërtetës së ngjarjeve të majit 1984 është domosdoshmëri jetike
    për popullin e për kombin shqiptar, nëse duam të kemi vërtet të ardhme të denjë.
    Ne duhet të bëjmë çmos që autoritetet amerikane ta njohin zyrtarisht padrejtësinë
    që i kanë bërë popullit e kombit tonë, t’i kompensojnë dëmet e shkaktuara konform
    ligjeve përkatëse dhe ta korrigjojnë në të ardhmen shënjestrën e diplomacisë së tyre
    ndaj kombit shqiptar.
    Në arkivin e shërbimit sekret shqiptar ekzistojnë të gjitha dosjet përkatëse, që
    mundësojnë zbardhjen e kësaj çështjeje jetike brenda një gjysmë ore. Nuk ka forcë
    që ta mposhtë të vërtetën.
    Politikanët e opozitës kosovare janë në pozicion të përshtatshëm për të dhënë
    një kontribut të çmuar në këtë drejtim, pa u ndikuar as prej pushtetit të Tiranës e as
    prej atij të Prishtinës. Popullarizimi i këtij problemi madhor do të vinte në lëvizje
    median e fuqishme amerikane, zëri i së cilës dëgjohet me vëmendje prej
    institucioneve autoritare të Washingtonit, si Kongresi apo qeveria federale. Është e
    sigurtë se zbardhja e kësaj çështjeje jetike do të shënonte një erë të re si në
    marrëdhëniet amerikano-shqiptare edhe për të ardhmen e popullit dhe të kombit
    shqiptar.
    Zoti Ambasador Arvizu,
    Dosja ime si azilant politik në Bruksel ka trajtën e një aktakuze ndaj CIAs.
    Vetëkuptohet që bëhet fjalë për një aktakuzë të mbështetur në prova të
    pakundërshtueshme, përndryshe ajo nuk do të pranohej kurrë prej aleatëve tuaj të
    Brukselit. Depozitimi, pas shumë përpjekjesh, i asaj aktakuze më ka kushtuar
    shtrenjtë. Jo vetëm që autoritetet belge më lanë shtatë vjet e gjysmë pa dokumentet
    përkatëse, por gjatë gjithë kohës, edhe tani, jam i privuar nga e drejta e
    komunikimit me median belge, si edhe nga e drejta për të pasur një avokat. Kam
    shkuar edhe në Luksemburg, Francë e gjetkë, për të siguruar një avokat. Nuk ka
    vonuar shumë dhe ata janë tërhequr, të sinjalizuar prej dikujt.
    Kjo këmbëngulje për të fshehur një të vërtetë dramatike, që po çon drejt një
    perspektive të zymtë kombin dhe popullin shqiptar, më bënte më të vendosur për të
    hedhur me çdo kusht dritë mbi të, megjithëse kisha dy fëmijë të vegjël dhe po
    ballafaqohesha me disa vështirësi të paparashikuara, të organizuara prej atyre që
    teorikisht i ngrejnë në qiell të drejtat e njeriut. Ju jeni diplomat karriere i një
    superfuqie dhe i kuptoni më lehtë se kushdo tjetër edhe ato që unë nuk i them dot
    në këtë shkrim.
    «Diplomacia është një polici me kostum madhështor», ka thënë Napoleoni. Këto
    fjalë të gjeniut korsikan m’u kujtuan atë ditë kur ju i akorduat titullin burrë shteti
    vrasësit gjakftohtë të katër bashkatdhetarëve të mi paqësorë. Ju mund të thoni me të
    drejtë:
    «Para se të vriste ata të katër, ai dhe bashkëfajtorët e tij kanë vrarë disa mijëra
    shqiptarë më 1997–’98, vranë fukarenjtë e Gërdecit e po tallen prej vitesh me
    dosjen e tyre gjyqësore, po lënë të vriten përditë familjet e ngujuara nga
    gjakmarrja, pastaj vranë ata të katër më 21 janar 2011. Natyrisht, ekspertët
    amerikanë, pas një sorollatjeje të gjatë, do të shpallin fajtorë dy-tri koka turku. Ra
    shi, e piu dheu. Tekefundit gjaku shqiptar dëm ka shkuar përherë.»
    Po, kjo nuk do të jetë një risi, z. Ambasador. Kështu veprohet në kolonitë e
    pashpallura, ku ambasadorët amerikanë luajnë rolin e diplomatëve–guvernatorë.
    Shpresoj se kjo gjendje nuk do të vazhdojë më në trojet shqiptare, mbasi të
    ndriçohet e vërteta që po mbahet e kyçur në arkivat e shërbimit sekret shqiptar, si
    edhe në Langley. Do të ishte në të mirë të prestigjit të superfuqisë që përfaqësoni
    ndërhyrja juaj për ta bindur burrin e shtetit, që të urdhërojë zbardhjen e asaj të
    vërtete të madhe me hapjen e dosjeve përkatëse. Gjithashtu ju mund t’i sugjeroni
    edhe mikut të preferuar të CIAs, Ilir Hoxhës, të japë kontributin e tij për zgjidhjen e
    shpejtë të një çështjeje të qartë si drita e diellit. Ndihmesë mund të japin edhe katër
    kriminelët e afirmuar të Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste, të cilët
    punojnë në ambasadën tuaj prej dy dekadash, së bashku me shumë kolegë të tjerë të
    sojit të tyre.
    Në një libër të botuar para një viti në Tiranë me titull Heronjtë e Kotësisë, unë
    kam publikuar një listë me emrat e 26 Sigurimsave shqiptarë të inkriminuar, të cilët
    punojnë në ambasadën tuaj kundër rregullave të parashikuara në pikën 35 të
    formularit të aplikimit për punësim të miratuar nga DASH, i cili ndalon punësimin
    në atë ambasadë të ish-komunistëve, ish-fashistëve dhe ish-dëshmitarëve në hetuesi
    ose gjyq të të burgosurve politikë në kohën e diktaturës. Shumica dërrmuese e të
    punësuarve shqiptarë në ambasadën tuaj i përkasin pikërisht kategorisë të tre «ishave
    » të lartpërmendur, ndërsa ata të 26 kanë të kaluar kriminale.
    Për ilustrim po ju citoj vetëm emrin e njërit prej atyre 26 keqbërësve të popullit
    shqiptar, që ju vazhdoni t’i strehoni e t’i ushqeni në ambasadë. E quajnë Rrapo
    Hazizi, nga Skrapari. Ka qenë shef i kufirit të Jugut në Shqipëri deri më 1991. Prej
    datës 3 shkurt 1990 deri në 23 gusht 1990 (pak më shumë se 6 muaj) me urdhër të
    mysafirit tuaj të nderuar, Rrapo Hazizi, janë vrarë në pika të ndryshme të kufirit të
    Jugut 23 djem shqiptarë me moshën mesatare 27 vjeç, në një kohë që me ligj
    arratisja në këtë periudhë nuk cilësohej më “tradhti ndaj atdheut” dhe neni përkatës
    i Kodit Penal parashikonte si dënim maksimal pesë vjet burg. Në faqen 269 të librit
    “Heronjtë e Kotësisë” është botuar lista e plotë e 23 viktimave të pafajshme të
    kryemikut tuaj, Rrapo Hazizi, me emër, mbiemër, rrethi ku ka lindur secili prej
    tyre, mosha, posta kufitare ku është vrarë dhe data e saktë e vrasjes.
    Biznesmeni i sukseshëm amerikano-shqiptar, Geri Kokalari, i ka shkruar dy herë
    DASH-it për 26 kriminelët e Sigurimit të Shtetit diktatorial, që ambasada
    amerikane në Tiranë po strehon prej dy dekadash, duke abuzuar me nenin 35 të
    formularit të aplikimit për tu punësuar atje. Mirëpo gjithçka bie në vesh të
    shurdhër…
    I citova këto detaje për të treguar se, kur ua kërkojnë interesat e kamufluara,
    amerikanët i shkelin pa teklif rregullat dhe ligjet e tyre. Ashtu siç kanë shkelur edhe
    parimet bazë të demokracisë, duke mbështur për gjysmë shekulli një diktator mizor
    si Enver Hoxha, për hir të synimeve të fshehta në rajonin problematik të Ballkanit.
    Natyrisht, ju zbatoni udhëzimet që ju jepen dhe kjo është normale. Mirëpo do të
    jetë diçka krejt anormale, sikur ju të porositni nën zë burrin e shtetit, që të mos
    lejojë zbardhjen e çështjes për të cilën po ju shqetësoj, ndërkohë që ajo është e
    vetëzbardhur, veçse duhet pranuar zyrtarisht nga Tirana dhe nga Washingtoni.
    Motra e Vëllezër shqiptarë, kudo që gjendeni,
    Në historinë e dhimbshme të popujve të nëpërkëmbur, por mjaft rezistentë ndaj
    së keqes, ka një çast të papërsëritshëm kur Zoti i shpërblen ata, duke u ofruar
    mundësinë e shpëtimit të përhershëm me një çmim modest. Ky është sahati i
    bekuar i historisë së tyre, që vjen si kompensim i gjakut të derdhur pa hesap, i
    djersës së shkuar lumë në dobi të keqbërësve, i vuajtjeve shekullore të një populli
    që ka mbijetuar gjithmonë me shpirt ndër dhëmbë, por që nuk ka mundur kurrë të
    jetojë në mënyrë të denjë. Ky shanc historik nuk u paraqitet të gjithë popujve të
    vuajtur, por vetëm atyre që kanë vuajtur më shumë se të tjerët dhe kanë rezistuar
    më shumë se të tjerët. Cili popull i Evropës ka vuajtur më shumë se shqiptarët dhe
    cili komb evropian është masakruar sa kombi ynë?
    Sot shqiptarët kanë në duart e tyre mundësinë e zgjidhjes rrënjësore të problemit
    shoqëror e kombëtar në mënyrë të qytetëruar. Ne jemi në gjendje t’i argumentojmë
    në mënyrë bindëse shtetit më të fuqishëm të botës – superfuqisë amerikane – se na
    ka borxh lirinë e sabotuar në favor të diktatorit Hoxha dhe, si rrjedhojë e
    paevitueshme e këtij veprimi, shkrehjen e kombit, që po shkon gradualisht drejt
    shpërbërjes përfundimtare. Provat për këtë janë të shumta e të shumëllojshme.
    Të njëzet e dy komplotistët kanë dosjet e tyre në arkivin e shërbimit sekret
    shqiptar, si edhe nga një album fotografish, që ilustron misionet e tyre më të
    rëndësishme të kryera jashtë atdheut. Dosja ime në Bruksel është një akuzë e
    mirëfilltë ndaj CIAs për ngjarjet e atij komploti të sabotuar. Gjithë përmbajtja e
    dosjes është verifikuar një për një prej ekspertit belg, që ka shkuar posaçërisht në
    Tiranë. Si përfundim, asnjë detaj i saj nuk është hedhur dot poshtë. Ajo është
    vulosur e kyçosur në kasafortë.
    Përballë provave dokumentare, me protagonistë ngjarjesh të gjallë e të vdekur,
    me dosje e me albume në arkivat sekrete të Tiranës e në Langley, ato ngjarje nuk
    mund të mohohen dot më prej kurrkujt. Veçse duhen hedhur hapat e nevojshëm që
    Tirana vasale dhe Washingtoni padron t’i pranojnë ato zyrtarisht. Nuk është në
    stilin qeverisës dhe në natyrën e shtetarëve amerikanë që të heshtin e të fshihen si
    struci, kur një popull u kërkon me zë të lartë që të prononcohen rreth një akuze që
    bie mbi ta. Veçse vendosmëria në veprim është gjithmonë e domosdoshme për
    zgjidhjen e problemeve madhore.
    Ne jemi dëshmitarë të luftës heroike që po bëjnë popujt e Afrikës për lirinë e
    tyre. Ndërsa shqiptarëve nuk u kërkohet sot një sakrificë e tillë për të fituar lirine
    dhe dinjitetin kombëtar të nëpërkëmbur.
    Në këto kushte, le të tregohemi të paktën një herë popull i ndërgjegjësuar e jo
    turma të çoroditura, të cilave nuk iu bën më përshtypje përçarja e sundimi. Ata të
    njëzetë duhet t’i çlirojmë ne prej CIAs, mandej është radha e atyre të na çlirojnë
    prej skllavërisë së dyfishtë. Për të arritur këtë objektiv madhor, duhet të luftojmë të
    gjithë së bashku, shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, pa dallim bindjeje politike e
    ngjyrash partiake - thjesht si SHQIPTARË. Ne duhet t’i detyrojmë patjetër politikanët
    tanë t’i japin rrugë pa vonesë zgjidhjes së kësaj çështjeje vendimtare, për të cilën
    disponohet një dokumentacion i pasur, që hedh dritë të plotë mbi të gjitha detajet.
    Po hoqëm dorë nga zgjidhja e këtij problemi lehtësisht të zgjidhshëm, ne duhet të
    jemi të ndërgjegjshëm se kemi hequr dorë përfundimisht nga liria dhe dinjiteti ynë
    si popull e si komb. Në këtë mënyrë ne do t’i nënshtrohemi vullnetarisht një
    skllavërie pa fund në shekullin XXI, duke mbajtur përgjegjësi për të ardhmen e
    zymtë të fëmijve tanë, të brezave që vijnë, si edhe për kombin e kërcënuar nga
    shpërbërja graduale.
    AGIM HAMITI
    P.-S. Kush është i interesuar për të lexuar dy vëllimet e librit “Odiseja e një
    Detektivi”, për të cilin bëhet fjalë në artikullin e mësipërm, mjafton të dërgojë një
    kërkesë të thjeshtë në e-mailin tim: hamiti_agim@yahoo.fr dhe unë do t’i a nis atë
    falas në pdf.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Po edhe ne kosove kemi dhen teritor qoft maqedonis e mos te flasim per serbin,por tani e kam dron qe edhe malit te zi duhet ti japim diqka se mos po na hidhrohet si komshi qe e kemi,keto i bejn politikarucat tan.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Citim Postuar më parë nga AgimHamiti Lexo Postimin
    Përshëndetje të gjithëve,

    Kushdo që është i interesuar të dijë shkakun e vërtetë pse nuk shkojnë mirë punët në Shqipëri, ku demokracia po mbetet vetëm një iluzion i lodhshëm, le të lexojë këtë shkrim në pdf, i cili denoncon me argumente Thembrën e Akilit të "çështjes shqiptare". Për këtë arsye, asnjë prej gazetave shqiptare nuk pati kurajën ta botonte me justifikimin: na krijon probleme botimi i tij. Për fat të keq, pronarët e gazetave shqiptare janë biznesmenë të lidhur me njërin prej dy klaneve politike blu e rozë, që po luajnë me fatin e shqiptarëve prej njëzet vjetësh.


    Faleminderit për mirëkuptimin e gjithë të mirat, kudo që ju ka përplasur fati.
    ju uroj fat dhe zemer ne kete fillim.........
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    e lexova sa mudna, pstaj nuk mbajta me. te tille tipa qe na japin mend nga ana e anes, nderkohe qe ne te tjeret qe jetojme perdite ne shqiperi nuk qahemi, nuk na duhet se boll kemi. Tipa qe nuk i lene rehat komunistet por duan me zort ti rikthejne ne jeten publike, djalin e enverit do ky tipi, gjoaj per dhenie llogarie. apo qe perserisin idiotesira nacionaliste qe po na cajne veshet prej kohesh tani. aman, mjaft me me te tille. ne qe jetojme ketu, nuk qahemi por punojme. keta qe skane c'bejen jahste shtetitt na japin mend. ti mabjen per vete.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-03-2011
    Postime
    9

    Exclamation A ekziston liria e shtypit në Shqipëri ?

    Këtë shkrim, që mund ta lexoni në PDF, nuk pranoi ta botonte asnjë prej gazetave kryesore të Tiranës me justifikimin : botimi i tij na krijon probleme.
    "Atje ku e vërteta nuk është e lirë, liria nuk është e vërtetë", ka shkruar Zhak Prever.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura

  10. #10
    Po si ore s'ka!
    Po ka liri shtypi, qe kur eshte shumefishuar qarkullimi dhe mireqenia krijon kushtet per nje automatizim ( makine si prone ) , shtupi eshte i lire dhe pothuaj per dite shtypen lirshem njerez
    nga Veriu ne Jug, te ç'do shtrese shoqerore dhe pa dallim rracjale...edhe kafshe si psh. mace, minje, gjarperinj, iriqer, etj, sidomos per keta te fundit, me vjhen keq!
    Por qe shume liri shtypi ka anet a saja negative, ketu e ka rradhen qeveria, shtyp pernjeheresh mijera njerez dhe kafshe, si tsunami.......
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  11. #11
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    nga ato pak gazeta shqiptare qe lexoj, kam mendimin se shtypi eshte me i lire nga sa duhet te jete...

    secila gazete me nje orjentim te caktuar politik genjen dhe shpif sa te deshiroje per anen tjeter.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  12. #12
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Varet se cfare pozicioni mban shteti ndaj gazetave.Nqs shteti NUK e merr seriozisht asnjehere ate cfare jepet ne gazete,shancet jane qe shtypi eshte me i lire se cduhet,shtyp abuziv,qe mund te mos filtroje fare informacionin,por fut aty te verteta dhe genjeshtra bashke.Te genjeshtrat nuk mund te quhen ose futen,informacione qe jane artikuj te stafit te gazetes ose artikuj politikanesh ku jepen mendime dhe opinione.Mendimet dhe opininionet nuk jane genjeshtra,mund te jene drejt ose gabim, por nuk jane genjeshtra.Liria e shtypit kontrollohet,nga kodi etik i pashkruar i moralit te shoqerise dhe nga nene specifike ligjore.Nje gazete e rregullt,serioze me staf profesional presupozohet te mbeshtetet ne kodin etik moral te shoqerise dhe ligjet.
    Nqs gazeta injoron dhe nuk merr parasysh asnje ligj kur boton,liria e shtypit eshte e madhe,por gazeta eshte e papergjegjshme ne kete rast.Kjo le pasoja dhe con ne uljen e reputacionit te gazetes.
    Nqs shteti ka kontroll te forte,skrinon gazetat dhe ndermerr aksion ligjor per shkelje ligjesh,atehere gazeta ka liri te kufizuar,dhe do tregohet me e kujdesshme ne materialet qe boton,
    qe do te thote filtron informacionet qe i vijne ,studion dhe eleminon genjeshtrat,fut faktet,eleminon perdorimin e gjuhes vulgare,profanitetin......e gjitha kjo eshte censure pozitive per te respektuar ligjin dhe etiken.
    Edhe shteti(zyrtaret e fuqishem) qe kane kontakte direkt me gazetare dhe japin intervista,duhette jene te kujdesshem dhe flasin me pergjegjesi,me ton diplomatik pa kaluar ne shprehje te renda fyese
    sharje akuza dhe ndezur artificialisht sentimentin publik.Gazeta ka pergjegjsi gjithashtu dhe duhet te jete e kujdeshshme te mos kthehet ne nje mjet qe perhap urrejtjen, kercenime,sharje dhe akuza te rreme.
    Materiale te tilla nuk duhet te dalin ne publik pasi shkaktojne reaksion teper negativ ne publik,turbullira,destabilitet deri ne konfrontime me arme,gjakderdhje dhe kriza qeveritare..
    Gazetaret/politikanet dhe pushtetaret duhet te jene me diplomatike dhe te kujdeshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 02-04-2011 më 21:59
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-10-2009
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga AgimHamiti Lexo Postimin
    Përshëndetje të gjithëve,

    Kushdo që është i interesuar të dijë shkakun e vërtetë pse nuk shkojnë mirë punët në Shqipëri, ku demokracia po mbetet vetëm një iluzion i lodhshëm, le të lexojë këtë shkrim në pdf, i cili denoncon me argumente Thembrën e Akilit të "çështjes shqiptare". Për këtë arsye, asnjë prej gazetave shqiptare nuk pati kurajën ta botonte me justifikimin: na krijon probleme botimi i tij. Për fat të keq, pronarët e gazetave shqiptare janë biznesmenë të lidhur me njërin prej dy klaneve politike blu e rozë, që po luajnë me fatin e shqiptarëve prej njëzet vjetësh.


    Faleminderit për mirëkuptimin e gjithë të mirat, kudo që ju ka përplasur fati.
    me duket se shqiptaret jan shume indiferent për problemet qe lidhen me fatin e tyre ...... prandaj po ia shikojme sherrin kesaj pune . jemi i vetmi vend qe e filloi gjoja demokracine me komunista dhe vazhdon pas 20 vjetesh po me te njejtet komunista ....... te cilet po na vrasin mes dites ......

  14. #14
    Librin mund ta lexoni dhe ketu ne forum. Deri tani kam postuar pjesen e pare te tij tek nenforumi i Historise Shqiptare dhe do vazhdoj ta hedh pjese pjese dhe te dyten.

    Odiseja E Nje Dedektivi

  15. #15
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Botimi nga gazetat eshte dicka qe ska te beje me lirite e shtypit.Thjesht kryeredaktoret nuk e shikojne te arsyeshme nje artikull te tille i cili nuk eshte i verifikueshem kollaj.Mund te jete thjesht nje fantazi.Nese behet fjale per artikullin me larte, mua mu duk sikur ishte Novele.
    Liria e shtypit ka disa elemente qe matet:
    A ushtron shteti dhune mbi gazetaret? JO
    A ka organ qe shkruan kunder qeverise ? PO
    A lejohet shperndarja e shtypit ne te gjithe teritorin? PO
    Keto tre elemente jane baze per te pare nese ka liri shtypi ne Shqiperi ose jo,ka edhe shume elemente te tjere plotesues,por une gjykoj se keta jane baza fillestare per te pasur liri shtypi.

    Nese nuk te botohet dicka,kjo sdo te thote se ska liri shtypi,por ka te beje me dicka tjeter.Jo cdo gje qe shkruhet ja vlen te botohet.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  16. #16
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Zoti Hamiti, mungon ne FSH qe nga data 03/04/11. Shpresoj te rikthehet. Kisha disa pyetje per t'i shtruar. Ne fakt po i bej pyetjet. Nqs zoti Hamiti rikthet ndofta edhe pergjigjet.


    1. Pse i quani punonjesit e DSJ detektive dhe jo me emrin origjinal qe njihen ne gjithe boten punonjesit e atij profesioni, agjente ???

    2. Kush ishte natyra e misioneve te kryera nga Hamit Meli dhe koleget e tij te grupit komplotist gjate karrieres se tyre ne DSJ ???

    3. Ku mdodhet arkivi sekret dhe pse nuk behet publik ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Duhen hapur dosjet qe te maresh vesh te gjitha pyetjet.......
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  18. #18
    Nje diçka, ne shqiptaret nuk jemi mesuar me nje liri shtypi dhe liri fjale, te mirefillte.
    Theksojme si liri fjale dhe mendimi ç'do ide ekstreme dhe kunder rrymes ne pergjithesi, justifikohet ç'do shpifje per hir te "se vertetes" dhe te shenjtes "liri e fjales"...
    Pra jam dakort me disa kur pohojne qe shume liri fjale pra edhe shtypi, do te çonte ne anarki totale!
    Nje pyetje per propaganduesit e "lirise se fjales", por vete kete "liri" kush do ta kontrolloje, pasi qe ne boten e lire ka gjithmone nje organ supervizues, pra do te jape gjithnje llogari, por kur trumbetohet anarkia si nje liri, atehere kalohet kufiri, ç'do njeri ben ç'te doje dhe pikerisht ketu e ka fundin edhe liria e fjales, kur flitet ne kor dhe pa ju nenshtruar asnje rregulloreje..., ja pra te nderuar qe shume liri sjell anarki, ku edhe kufizohet vete lira!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  19. #19
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Nje diçka, ne shqiptaret nuk jemi mesuar me nje liri shtypi dhe liri fjale, te mirefillte.
    Theksojme si liri fjale dhe mendimi ç'do ide ekstreme dhe kunder rrymes ne pergjithesi, justifikohet ç'do shpifje per hir te "se vertetes" dhe te shenjtes "liri e fjales"...
    Pra jam dakort me disa kur pohojne qe shume liri fjale pra edhe shtypi, do te çonte ne anarki totale!
    Nje pyetje per propaganduesit e "lirise se fjales", por vete kete "liri" kush do ta kontrolloje, pasi qe ne boten e lire ka gjithmone nje organ supervizues, pra do te jape gjithnje llogari, por kur trumbetohet anarkia si nje liri, atehere kalohet kufiri, ç'do njeri ben ç'te doje dhe pikerisht ketu e ka fundin edhe liria e fjales, kur flitet ne kor dhe pa ju nenshtruar asnje rregulloreje..., ja pra te nderuar qe shume liri sjell anarki, ku edhe kufizohet vete lira!
    Pershendetje


    Niko, jetojme ne 2011. Interneti eshte super i perhapur. Mundesia per te publikuar dokumente eshte super e mundshme. Liria e shtypit nuk eshte justifikim ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  20. #20
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga AgimHamiti Lexo Postimin
    Përshëndetje të gjithëve,

    Kushdo që është i interesuar të dijë shkakun e vërtetë pse nuk shkojnë mirë punët në Shqipëri, ku demokracia po mbetet vetëm një iluzion i lodhshëm, le të lexojë këtë shkrim në pdf, i cili denoncon me argumente Thembrën e Akilit të "çështjes shqiptare". Për këtë arsye, asnjë prej gazetave shqiptare nuk pati kurajën ta botonte me justifikimin: na krijon probleme botimi i tij. Për fat të keq, pronarët e gazetave shqiptare janë biznesmenë të lidhur me njërin prej dy klaneve politike blu e rozë, që po luajnë me fatin e shqiptarëve prej njëzet vjetësh.


    Faleminderit për mirëkuptimin e gjithë të mirat, kudo që ju ka përplasur fati.
    ku jeton mer mik??

    akoma me kujtimet e spacit?

    kenaqemi me histori interneti.

    ps.dime shume e flasim pak.
    darius

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •