Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    Te Urtet E Sionit – Faktet, Teorite Dhe Misteri

    Te Urtet e Sionit ose sic njihen ndryshe Priory Of Sion gjithmone kane paraqitur nje interes si historik ashtu dhe misterioz. Shume kane shkruar per kete shoqeri sekrete si dhe misionin e saj por si ne cdo histori ku sundon paqartesia dhe mungesa e sakte e informacionit, te dhenat shtremberohen, ndryshohen duke ndryshuar dhe vete faktet historike. Ka te dhena qe shprehen se vete pjestaret e kesaj shoqerie jane perpjekur te mjegullojne ekzistencen dhe misionin e grupimit te tyre sic ka te dhene qe mund te kete qene kisha ajo qe e ka mbuluar me mister dhe amulli misionin e Te Urteve. Mbasi rilexova librin Holy Blood, Holy Grail te cilin e kam permendur shpesh neper tema te kesaj natyre me lindi kurioziteti te mesoja me shume dhe per nje fare kohe studiova punen kerkimore te Lionel Fanthorpe i cili i ka kushtuar vite te tera studimesh historise se mesjetes se hershme e sidomos kryqezatave. Dhe gjate shfletimit te materialeve te tij arrita ne konkluzionin se ka shume te verteta historike mbi ekzistencen e Te Urteve te Sionit sic ka dhe mashtrime e falsifikime. Ky konkluzion u perforecua mbas rishfletimit, analizimit dhe krahasimit te materialeve te tjera qe disponoj dhe qe jane shkruar nga autore te ndryshem po per te njejtin subjekt. Ka te dhena qe flasin se vete organizata pushoi se ekzistuari te pakten de jure dhe me pas ne mes te shekullit 20-te shfaqet nje tjeter organizate me te njejtin emer jetegjatesia e te ciles ishte vetem per pak kohe. Por ka dhe te dhena qe flasin se organizata ka vazhduar aktivitetin e saj ne fshehtesi te plote. Qellimi i ketij shkrimi nuk eshte te trajtoje anen e misterit te ekzistences ne ditet e sotme por historine e krijimit dhe influencen qe pati ne ngjarjet e kohes se mesjetes. Disa mbase do preferonin ta nisnin kete histori qe ne kohen e sumereve te lashte apo ne periudhen e Krishtit ose kur Franket Merovigniane erdhen ne France. Une personalisht preferoj ta trajtoj nga momenti i Kryqezates se Pare.

    Cdo pjese ne kllapa qe do shikoni ne material jane shpjegime te mijat per te mundesuar nje kuptim me te qarte te emrave, termave, shkurtimeve dhe ndonje koncepti tjeter qe nuk eshte hasur me pare nga lexuesi.

    Darius.

  2. #2
    1090 - 1188 Urdheri i Sionit


    Sipas “dokumentave te te urteve” nje keshill i fshehte murgjerish Kalabrez te cilet iken nga abacia e Orvalit ne Belgjike ne vitin 1090 ndihmuan ne zgjedhjen e Godfroi de Bouillion si mbretin de facto te Jeruzalemit gjate Kryqezates se Pare (qe sic dihet ai e refuzoi duke pranuar vetem titullin e Mbrojtesit te Varrit te Shenjte), bazuar ne bindjen e tyre se ai ishte nje pasardhers i Merovinjaneve (Merovignians) dhe nga ky fakt, sipas ketyre dokumentave ai ishte po ashtu dhe pasardhes i Mbretit David nepermjet Jezusit dhe Merovekut (Merovech). Si falenderim, Godfroi siguroi instalimin e nje Abacie ne Malin Sion. Keto dokumenta po ashtu thone se Urdheri i Sionit dhe Urdheri i Tempullit (zyrtarisht Kaloresit e Varfer te Tempullit te Solomonit, te njohur me vone si Kaloresit e Tempullit apo Knights Templar dhe zyrtarisht te pranuar si te tille ne vititn 1118) ishin deri ne vitin 1188 nje organizate e njejte dhe me te njejtin lidership. A ka ndonje baze historike per keto deklarata?

    Po! Ka patur ne fakt nje Urdher te Sionit me baze ne Malin Sinai dhe sipas nje dekreti papnor ne shekullin e 12-te, ata kishin manastire dhe abaci ne vende te tjere ne Palestine (sidomos ne Malin Karmel), ne Italine e Jugut (Kalabri) dhe ne France. Ne historine zyrtare jepet pak informacion mbi lidhjen e Godfroise me kete urdher por thuhet se ai ka themeluar Urdherin e Varrit te Shenjte (Order of the Holy Sepulchre) marrdheniet e te cilit me Sionin dhe Templaret nuk jane te qarta. Dhe historia zyrtare nuk jep asnje te dhene qe te kete patur perzjerje midis ketyre murgjerve dhe ushtareve murgh te Templareve. Duket se urdheri ka qendruar ne abacine meme te tij, Notre Dame de Sion/St Mary e Malit Zion, ndertuar mbi themelet e apostolise origjinale te Cenacle ose Coelaneum deri ne vitin 1291 kur ashtu sic ndodhi me shume zoterime te kryqetareve, u pushtua nga myslimanet. Per shume kohe me pas (disa shekuj) ajo ishte ne duart e franceskaneve deri sa humbi zoterimin kristian duke u shnderruar ne nje xhami.

    Studiuesi Fanthorpe ka gjetur lidhje midis Urdherit te Sionit dhe Karmeliteve te Shen Bertoldit, themeluesi i Karmeliteve po ashtu me origjine nga Kalabria. Frat Lippi, nje mesues i Botticellit i cili eshte rregjistruar si Mjeshter i Madh i Urdherit, jetoi ne Kalabri dhe njihej si “Karmelitja”. Crotone ne Kalabri ishte shtepia e shkolles se Pitagores dhe Pitagora, sipas Iamblichus thuhet se ka vizituar Malin Karmel (Carmel). Kalabria ishte baza e Joachim te Fiores dhe Giordano Bruno. Eshte me interes te permendet se artikujt e fundit arkeologjik sugjerojne se Essenete kishin nje kamp ne te dy malet ate Karmel dhe Zion. Shen Theresa e Liseux na shfaqet ne nje numer te madh kishash te POS (Priory of Sion, po e shkruaj keshtu per shkurtim ketej e tutje), dhe ajo e mori emrin e saj nga Theresa e Avilas, nje karmelite mistike dhe nga Therese e Liodine, nje murgeshe karmelite e cila u vra gjate terrorrit revolucionar ne Compeigne.

    Webfaqja e Abacise se Orvalit thote se nje grup misterioz murgjerish nga Kalabria erdhi aty ne vitin 1070 dhe ndonese pak dihet per identitetin e tyre, u mirepriten nga Konti Arnould de Chiny. Keta “pioniere” u larguan mbas 40 vjetesh, rreth vitit 1110. Legjenda e Orvalit thote se emri ju vu nga Mathilda de Tuscany e cila mbasi gjeti nje unaze te humbur e quajti vendin si Lugina e Arit (Val D’Or). Ky emer do shfaqet serisht dhe kerkimet e fundit thone se Nostradamus mund te kete gjetur ndonje nga materialet e Templareve ne Abacine e Orvalit. Ajo qe shfaqet me shume interes eshte zgjedhja qe ben ky urdher ne blerjen e pronave. Sipas nje numri te koheve te fundit (1990) te revistes Biblical Archaeology Mali Sion duket te kete qene shtabi i pergjithshem i Ebioniteve te Jeruzalemit, pasuesit judaik te Jezusit te cilet pretendonin si pasues James ne vend te apostulit Paul.

    Te krishteret Pauline ne fakt e evituan kete vend deri ne periudhen bizantine (shekulli i &-te). Duket sikur disa nga keta pasues u perpoqen edhe te ndertonin nje Tempull te 3-te te Solomonit ne ate zone after Revoltes se Madhe te vitit 70 e.s. duke perdoru rrenojat e tempullit te shkaterruar te Herodit, nje perpjekje kjo qe mori fund me humbjen e messiah Bar Kochba ne vitin 135 e.s. Kjo zgjedhje nuk duket te kete qene arbitrare: Ne Testamentin e Vjeter thuhet se Tempulli i Solomonit gjendej ne Malin Zion i cili ndonese per shume shekuj u identifikua si Mali Moriah, gjate periudhes se tempullit te dyte serisht u njoh si nje mal jashte mureve ekzistuese te Jeruzalemit.

    Sidoqofte duket se disa nga keta murgj ishin larguar nga abacia perpara boshatisjes se saj ne vitin 1291 dhe ka te dhena qe mjaft prej tyre vajten ne Orleans, France me mbretin Luis ne shek e 12-te. Te tjere shkuan ne Italine e Jugut (Kalabria ishte shtepia e herezive te Joachim te Fiore, nje territor tejet jo ortodoks). Urdheri i Sionit nuk duket te jete zhdukur ne ate kohe ndonese humbi abacine meme ne Jeruzalem dhe sipas Gerard de Sede, vazhdoi per mjaft kohe deri sa u absorbua nga Jezuitet ne shekullin e 17-te. Perpara kesaj shkrirje, “dokumentat e Sioni” deklarojne se ndermjet tyre dhe Templareve pasoi nje ndarje ne nje feste te quajtur ‘prerja e vidhit’ (druri i vidhit) ne Gisors ne vitin 1188. “Dokumentat e te Urteve” thone se mjeshtri i madh i pavarur i Sionit, Jean De Gisors u zgjodh ne ate kohe: Sioni dhe Templaret tashme nuk drejtoheshin me nga i njejti lidership dhe sejcili vazhdoi ne rruge te ndryshme.
    Kjo ngjarje si shume te tjera duke se bazohet ne disa ndodhi historike por qe me pas mund te jete mbuluar nga veli i misterit.

    Dihet qe ne keshtjellen e Gisors ka ekzistuar nje peme vidhi e lashte, shpesh e perdorur si nje pike neutrale takimi midis monarkeve te Anglise dhe Frances. Dhe aty ne fakt ka ndodhur nje ndarje por jo ajo midis Sionit dhe Templareve. Ne janar te vitit 1188, mbreterit e Anglise dhe Frances bene nje marrveshje tek kjo peme qe te fillonin nje Kryqezate tjeter ne Token e Shenjte. Por ne gusht, takime te tjera tek kjo peme rezultuan ne prishjen e marrveshjes. Njera pale filloi te ankohej per faktin qe pala tjeter po zinte gjithe hijen e pemes dhe acarimi midis tyre solli dhe prerjen e pemes mbas nje beteje te pergjakshme. Nuk ka asnje te dhene qe te tregoje se Jean de Gisors apo Templaret ishin aty por kjo duket paksa si e pamundur qe ata te mos jene perfshire pasi takimi behej pikerisht ne token e tyre morale dhe fizike.

    Thomas a Beckett u takua me te derguarit e papes ne pemen e Gisors, mbas ckisherimit qe i beri disa kundershtareve (perfshi ketu Hugh St. Clair) ne Vezelay. Beckett duhet te kete qene nje figure e rendesishme per Jean de Gisors i cili i dedikoi atij ndertimin e disa ndertesave. Ai u ‘martirizua’ ne 28 Dhjetor ne Festen e Te pafajshmeve te Shenjte mbas kembenguljes qe i bente idese se ndarjes se autoritetit fetar e atij mbreteror.

  3. #3
    1188 - 1307: Lindja dhe renija e Templareve

    Ndonese Urdheri i Sionit dhe Knights Templar u ndane, te pakten sipas ‘dokumentave te te urteve’, ne vitin 1188, ata duket te kene vazhduar nje lloj bashkeveprimi dhe disa prej artifakteve, njohurive, dokumentave etj qe kane lidhje me kete mister mbeten ne pronesi te Templareve. A kane patur ata ndonje lloj thesari? Ishin ata heretike qe praktikonin Ebionizmin, Johanizmin apo Essenismin? A kishin ata ndonje marrveshje me Kataret qe te mos fusnin duart ne Jugun e Frances? A vazhduan ata te mbijetonin ne ndonje menyre klandestine mbas fundit zyrtar te urdherit? Ne lidhje me keto pyetje dihen keto gjera: Gjate periudhes se shkurter por te lavdishme, Templaret u bene te famshem jo vetem per aftesine e tyre ushtarake apo devocionin.

    Ata u bene bankiere, diplomate dhe ndermjetes te fuqive te medha. Madje nje pjese elitare e tyre u bene dhe shkollare duke u perpjekur te perkthejne tekstet e Testamentit te Vjeter Cifut (si libri i Maccabees) ne gjuhen e perditshme. Akuzat per herezi dhe pabesi i ndoqen ata prej kohesh, madje qe ne shekullin e 12-te. Disa prej tyre erdhen si rezultat i zilise pasi si bankiere te Europes, Templaret perftuan nje sasi te madhe ari. Dhe sic doli me vone ndersa templaret veriore vazhduan kryqezaten Albigensiane duke masakruar kataret ne emer te papes, templaret jugore ishin me tolerante dhe te pavendosur te sulmonin fqinjet e tyre. Shkollaret kane debatuar vazhdimisht nese ky fakt ka patur te bente me besnikerite politike (ndaj mbreterise se Aragonit) apo lidhjeve familjare por sidoqofte eshte nje fakt misterioz.

    Ne vitin 1307, ne diten famekeqe te te Premtes, 13 Tetor, Mbreti Filip urdheroi arrestimin e Templareve nen akuzen e herezise. (Ketu ka lindur dhe supersticioni mbi numrin 13-te si dhe e premtja qe ka daten 13-) Historianet arrijne ne perfundimin se qellimi i tij ishte pasuria e tyre pasi jo me larg se nje vit me pare ai kishte sekuestruar gjithe asetet e cifuteve. Filluan hetimet ligjore dhe Mjeshtri i Madh (Grand Master) Jacque de Molay u fut ne burg. Ne vitin 1312 gjate Keshillit te Vienes, Papa (qe ishte tashme ne doren e Filipit) i shperbeu Temparet si urdher. Me ne fund, ne vitit 1314 mbas mospranimit te fajit, Jacque de Molay u dogj i gjalle si heretik ne turren e druve ne Paris. Jashte Frances templaret u bene objekt i trajtimeve te ndryshme, ne disa vende ata as qe u preken ndersa ne France u torturuan, perndoqen dhe u persekutuan me egersi.

    Po ashtu jashte Frances akuzat e ngritura ndaj tyre u pane me mosbesim. Mbreti dhe Papa nuk kaluan shume kohe mbas De Moley dhe vdiqen dhe ata disa muaj me mbrapa. Ndersa mbi besnikerine e tyre, deshmia e vetme kunder Templareve si kalores besnike katolike ishte ajo qe thane ne kohen qe torturoheshin, gje qe nuk mund te merret si faktike. Nen presionin e mashave te nxehta te xhelateve te tyre ata pranuan bashkepunimin me djallin, venerimin ndaj satanit, sodomine, magjine e zeze, akuza qe asnje shkollar nuk i merr seriozisht. Realisht akuza te tilla ishin nje perseritje e merzitshme qe shfaqeshin sa here persekutohej ose torturohej nje grup i caktuar nga inkuizicioni – ato perdoreshin gjate gjykimit te shtrigave dy shekuj me pas dhe gjykimit te heretikeve te tjere gnostike shekuj me pare.

    Pra me pak fjale ato reflektojne me shume se cdo gje tjeter mendjen obsesive te pushtuar nga demonet te inkuizitoreve. Sidoqofte ka nje nentekst te fshehte i cili sugjeron qe ndonese shume nga akuzat ishin te sajuara me nje stil Stalinian apo Kafkian nga gjyqi i inkuizicionit (tek i cili do rikthehemi me pas), herezia kishte hedhur rrenje ne mes te Templareve. Ne menyre unikale ata pranuan se ne procesin e te berit rishtare (initiation) nga superioret e tyre i kerkoj te adhuronin G-d Babain por te peshtynin mbi kryq dhe te mohonin Trinitetin. Kjo nuk eshte dicka qe rrefehet normalisht gjate torturave nga dikush qe te kerkon ti thuash ate qe do ne menyre qe tortura te mbaroje. Pse te mos thoshin thjesht qe kishin kaluar ne anen e Djallit ne vend qe te pranonin qe kishin adoptuar nje krishterim jo Trinitarian (mbase Ebionite?) Shume njerez mendojne se Templaret ishin te pafuqishem te benin herezi pasi ishin luftetare jo inteligjente. Por shpesh herezia ne Mesjete shfaqej ne rradhet e fshatareve injorante.

    Nje numer i konsiderueshem templaresh jashte Frances, perfshi disa ne Angli, nuk u torturuan asnjehere e megjithate ata pranuan te njejten gje. Shume deklarojne se heretiku kryesor brenda urdherit ka qene Roncelin de Fos, nje Templar i shek te 13-te me prejardhje kataresh. Ne nje moment te caktuar Roncelin filloi te krijonte celula klandestine brenda urdherit per te perhapur mesimet e tij heretike dhe rishtarine. Mesa duket lidershipi nuk kishte dijeni per kete ‘virus’ te brendshem dhe kjo mund te jete arsyeja pse De Moley shkoi ne varr duke protestuar ndershmerisht per pafajsine e tij – ai me te vertete nuk kishte dijeni per herezine brenda urdherit. Po ashtu ekziston mundesia qe disa devijime te pafajashme ne rradhet e Templareve te jene keqkuptuar si heresi nga inkuizitoret dhe me pas ekzagjeruar. Kushdo qofte arsyeja, akuzat qe Templaret ishin heretike kishin filluar qe ne vitin 1140 – ndersa cuditerisht, urdheri sivella i tyre, ai i Knights Hospitaller of St. John asnjehere nuk u perball me akuza te tilla. I vetmi objekt heretik qe u gjet nga inkuizitoret ishte koka prej argjendi e nje gruaje ne nje faltore te Templareve me gdhendjet “Caput LVIIIm”.

    Nese templaret kane patur ndonjehere ndonje “thesar” me te madh se nje grumbull florintash, historia nuk e ka rregjistruar kete gje. Natyrisht qe ka nje numer gradash rituale ne Masoneri (si ajo e Arkut te Shenjte Mbreteror) qe sugjerojne se ata bene disa kerkime ne themelet e Tempullit te Solomonit ku mund te kene gjetur ose disa dokumenta ose vete Arken e Marrveshjes (Ark of the Covenant). Disa burime te tjera si Ian Wilson thone se ata kishin “Mandylion” ose Pelhuren e Torinos perpara se te paraqitej ne Lirey ne vitin 1350. Po ashtu jane te shumta zerat qe thone se ata kryen marrveshje te fshehta me Hashisheen ose Assassins (Urdheri afgan i vrasesve) e udhehequr nga Njeriu I Mocem i Malit, Hassan-I-Sabah ose Drizes i Libanit dhe prej tyre moren disa materiale ezoterike.

    Ndonese burimet duket se nuk bien dakort nese thesari ishte shpirteror apo material apo dokumentor, kjo nuk i ka ndalur njerezit qe te kerkojne papushim per to ne Kishen Rosslyn (e famshja Rosslyn Chapel), Rennes-les-Chateau, Stenay dhe vende te tjera. Po aq i diskutueshem ka vazhduar te jete dhe fati i vete Templareve mbas shperberjes se tyre ne vitin 1312. Ne shume vende ata u shkrine ne urdhera te “rinj” ushtarake te cilet perbeheshin nga te njejtet njerez vetem se me emra te tjere – per shembull, Kaloresit e Krishtit ne Portugali (Knights of Christ). Ne Angli dhe ne vende te tjera ata ju bashkuan ish rivaleve te tyre te vjeter Hospitallers (kalores i urdherit te spitaloreve ose urdher fetar qe mbron te semuret).

    Ky mund te kete qene nje vendim i drejte duke patur parasysh numrin e madh te aseteve qe Templaret i dhane rivaleve te tyre. Ne France shume nga kaloresit lane shpatat dhe u terhoqen ne manastire jo ushtarake ndersa disa te tjere moren rrugen e mercenarit, piratit e kacakut. Sidoqofte ka ekzistuar gjithmone mendimi se urdheri i Templareve “mbijetoi” ne disa forma klandestine edhe mbas shkrirjes se tij (personalisht kam bindjen absolute qe vazhdon edhe sot e kesaj dite). Per shembull, Charter i Larmenius thote se perpara se te vdiste De Moley ai caktoi nje Grand Master klandestin qe te vazhdonte urdherin ne kundershtim me dekretin papnor. Shume nga urdherat neo templar qe ekzistojne sot deklarojne se jane nje vazhdimesi e kesaj mbijetese, shpesh me pak ose fare prova per ta mbeshtetur si deklarate.

    Dhe natyrisht ka dhe qe thone se Freemasonet jane pasardhesit e Knights Templar. Sidoqofte cfare do te jete “POS” apo te ishte, duket se ka nje fare interesi ndaj kalvarit te Templareve pasi ne dokumentat e tyre indikohet qarte nje interes ndaj materialeve te Templareve qe mendohet se jane lene ne Gisors ku shume prej tyre u burgosen apo mbajten te arrestuar. Nese pranojme qe rrefimet e dokumentave te te urteve kane vlere atehere Sion dhe Temple duhet te kene ruajtur nje lloj kontakti me njeri tjetrin dhe Urdheri i Sionit duhet patjeter te kete njohuri mbi vendnodhjen e njerezve, pronave dhe materialeve te urdherit sivella.

  4. #4
    1307 - 1600: Sundimi i Mbretereshes se Bardhe

    Nuk eshte ende e qarte se cfare aktiviteti kishte ODS (Urdheri i Sionit) nga shekulli i 14-te deri ne ate te 17-te ndonese dokumentat e te urteve thone se gjate kesaj periudhe ka patur disa lidere mjaft te famshem: Leonardo da Vinci, Nicholas Flamel, Rene D’Anjou dhe Sandro Filipepi (i njohur ndryshe si Botticelli). Alkimisti Flamel perktheu tekstin misterioz te Magjise Se Shenjte te Abra-Melin autori origjinal i te ciles ishte nje “Abraham cifuti” nepermjet ndihmes se disa rabinve spanjolle. Mbas kthimit nga Spanja per te thuhet se perftoi “Punen E Madhe” te alkimise ne daten e POS, janar 17. Ndersa per “Mbretin e Mire Rene” ai duket se ka qene njeri nga personazhet kryesore qe ka promovuar temen mitologjike te Arkadias ne Europe, nje teme qe duket nje ide fikse per POS.

    Ne kete lartesi katedre hipi dhe daVinci – daVinci vizionar, artist, njeriu i cili shkroi me shkrimin e pasqyruar mbrapsht, njeriu qe disa thone se vendosi fytyren e tij ne Pelhuren e Torinos (ndonese ka te tjere qe thone se ka qene de Molay) gjeja qe i ka mahnitur me shume njerezit. Duket se daVinci ka patur nje dobesi per John Baptistin gje qe eshte ne raport te drejte me interesin e dukshem te POS ndaj Johannismit (ideja qe John ishte Messiah i vertete ndersa Jezusi ishte fallco ose ne mendim alternativ, qe te dy ishin Messiah). Johannitet besojne se ka ekzistuar nje mesim i fshehte i transmetuar nga John Baptisti tek Johni, Dishepulli i Dashur (emri i te cilit ishte Lazarus por qe ai mori emrin John per te nderuar Baptistin) dhe tek cdo “John” qe pasoi. (Mendohet se cdo Grand Master i POS merr emrin “Jean” si nje titull nderi, ne shtojce te emrit tjeter “Nautonnier” ose Timonieri ose Lundertari). Pincknett dhe Prince (dy autore qe ka shkruar shume per Templaret si dhe per Pelhuren e Torinos) besojne se Da Vinci vendosi fytyren e tij ne Pelhuren e Torinos (megjithe faktet qe ekzistojne se pelhura u paraqit ne Lirey 200 vjet me pare) gje qe ju konfirmua atyre nga dikush te cilin ata besonin se ishte nje pjestar i POS me emrin “Giovanni”.

    Gjate kesaj periudhe, Duka Jean de Berry i cili jetonte ne Bourges autorizoi krijim e nje libri me piktura te njohur si Les Tres Riches Heures (Oret e Vlefshme te Dites) Les Trčs Riches Heures du Duc de Berry. Nje doreshkrim horologjik qe ilustron stinet e kalendarit si dhe episode te ndryshme, Heures ka mahnitur njerezit me disa nga simbolet e cuditshme te tij. Per shembull, tregon Duke de Berry duke mbajtur nje spekter ose nje shkop me koke gjarperi. Po ashtu piktura e Ringjalljes duket cuditerisht ne disonance me shkrimet e Testamentit te Ri. Disa skena tek Heures te krijojne pershtypjen se jane sugjeruar nga kleriku i Rennes-les-Bains, Henri Boudet. Alkimisti i shekullit te 20-te, “Fulcanelli” ka thene shume mbi simboliken e fshehte tek Heures dhe ne menyre te vecante ka theksuar rrolin e Jacque Coeur i Bourges ne krijimin e tij. Bourges sot konsiderohet si zemra (shpirti) ezoterike e Frances.

    Mbreteresha Blanche d’Evereaux, “Mbreteresha e Bardhe” qe shfaqet ne shume dokumenta si GM (Grand Master) e POS ka patur nje keshtjelle afer Gisors ne Neaufles. Aty mendohet se ka patur nje tunel te fshehte qe lidhte Gisors me keshtjellen e saj. Ne Kullen e te Burgosurve ne Gisors ka qene i burgosur Nicholas Poulain, nje ambasador i Douglasses te Skocise i dyshuar si i dashuri sekret i Blanches. Thuhet se Poulain gdhendi nje numer diagramash alkimike dhe hermetike ne muret e qelise se tij. Ai mund te kete qene i lidhur me Freres-Aines de la Rose-Croix, nje grup te mbijetuarisht te alkimisteve Templar ne Skoci (Urdheri Rose Croix ose Rossicrusianet qe kam permendur shpesh tek tema e Konspiracise dhe ajo e Illuminatit). Mendohet se Blanche i ka dhene nje numer sekretesh pasuesit te saj tek POS, Nicholas Flamel pasi shkrimet dhe diagramat e tij ne veprat e publikuara i ngjaje atyre te Poulain.

    Vellai i Flamel punoi per Jean de Berry. Pra mund te shihet qarte qe te gjithe keta njerez kane qene te lidhur me njeri tjetrin. (Nje grup i quajtur Freres-Aines u “rikrijua” ne shekullin e 20-te nga Daniel Caro i cili vetequhej “Gaston Phoebus” sipas emrit te personit i cili u perpoq te sillte Freres-Aines nga Skocia ne France me urdher te kardinalit Jean-Jacque D’Ossa, papa i ardhshem John XXII i cili ka qene prezent ne Keshillin e Vienes. Njeri nga vendet e shumta te historise origjinale ku mund te gjehen Freres-Aines eshte libri i Geatan Delaforge mbi traditat e Templareve. Delaforge ishte nje pseudonim dhe ai vete ishte pjestar i Solar Temple).

    Ne vitin 1446 u vendos guri i pare per ndertimin e Rosslyn Chapel. Historia e Rosslyn dhe ajo e Sinclair te cilet ishin zoteruesit e saj qe nga viti 1280-te dhe qe duket se e kane trasheguar ate nga familja French de Roscelin gje qe si shume nga keto qe jane shkruar ketu eshte shume e diskutueshme. Sinclair deklarojne se jane pasardhes te Norman Santo-Claros (Drita e Qarte) e St.-Clair-sur-Epte. Dokumentat e te urteve po ashtu thone se Hugh de Payns (GM i pare i Templareve) u martua me Catherine St. Clair duke themeluar pranine Sinclair ne rradhet e Templareve qe nga ajo kohe e me pas. Se fundi ata po ashtu thone se Sinclair jane drejtuesit me te drejte trashegimie prej disa shekujsh te Scottish Freemasonry . Pra implikimi ne keto dokumenta eshte fare i qarte, ato paraqesin Sinclairs si nje hallke kryesore lidhese midis Templarismit dhe Masonerise.

  5. #5
    1600-1780: Kabal i Besnikeve

    Kjo periudhe, sipas dokumentave te te urteve duket te kete qene me shume interes ne sagen e POS. Mesa duket, ne nje moment te caktuar gjate kesaj kohe urdheri i vjeter i i Sionit u zbeh nga skena por qe duket se i transferoi disa nga idete dhe personelin e saj tek Urdheri i St. Sulpice (Sulpicianet), Lazaristet e St. Vincent de Paul, Karmelitet Kembezbathur e sidomos ne menyre te vecante tek nje grup i vene ne loje nga Molieri si Kabali i Besnikeve – Compagnie du St.-Sacrament. “Dokumentat e te Urteve” (sa here qe permend kete fjale duhet te jete ne thonjeza pasi autenticiteti i tyre nuk eshte i mundur te konfirmohet) thone se Compagnie te cilen historia e rregjistron si nje levizje fetare anti Janseniste ne France, ne fakt ishin agjentet kryesore qe organizuan pucin ndaj Mbretit Luis (dhe ndaj keshilluesit te tij me te afert Kardinalin Mazarin).

    Ata deklarojne se mbeshtesnin familjet Guise-Lorraine per te marre fronin dhe njeriu qe sot njihet si Nostradamus mund te kete dhene orarin per veprimet e konspiratoreve. Gjeja qe i zemeroi shume POS ishte vendimi i Louis XIV qe u zbatua nga Colbert per ti dhene Frances nje Meridian kombetar te bazuar ne observatorin e Parisit sic u llogarit nga astronomi Cassini. “Le Serpent Rouge” (Gjarperi i Kuq) dhe dokumenta te tjere te te urteve i qendrojne idese se ne fakt Franca kishte nje meridian Veri-Jug shume here me te vjeter te njohur si ‘roselin’ dhe e gjitha cfare beri Colbert dhe Cassini ishte levizja ne vendin e gabuar. Ky roselin ose gjarper i kuq duket se kalonte nepermjet disa kisha hermetike ne France, perfshi ketu St. Sulpice ne Paris, Zonja e Trandafilave ne Rodes, St. Vincent ne Carcasonne dhe Kisha e St. Stephen ne Bourges.

    Me e rendesishmja eshte qe kalon po ashtu nepermjet Rennes-les-Bains emri i te ciles vjen nga Rhedae ose Rhodos qe do te thote trandafil. Pra nje linje romantike e perdorur per te treguar kohen, gjeomantiken dhe domethenien fetare u zevendesua me nje linje per udhetimin dhe tregetine. Ata duket se kane qene te interesuar per kete pasi ne vitin 1750-te ne St.Sulpice u vizatu nje vije prej bakri ne dysheme dhe u vendos nje simbol ose shenje meridiani sikur donin qe ti kujtonin njerezve se dikur kishte qene nje meridian kishe. Vete Sulpicianet e moren emrin e tyre nga Sulpicius, nje peshkop i Bourges ne kohet e Merovinjaneve. (Merovingian). Vete ata themeluan qytetin e Montrealit ne Kanada ku ne mes te qendres gjeomantike te qytetit ndertuan katedralen Notre Dame. Simboli i tyre, dy M te kryqezuara duket se ka nje kuptim tjeter hermetik.

    Nje tjeter grup qe POS mendohet se kane patur lidhje gjate kesaj kohe, sipas dokumentave te te urteve, ishin Essenete dhe Camisardet (te ngjashem me kataret) te njohur per bluzat e tyre te bardha te pastertise e shenjterise. Gjate kesaj kohe piktori Poussin eshte shume aktiv sic eshte aktiv dhe nje piktor tjeter, David Teniers i Riu. Kjo eshte me rendesi pasi emrat e tyre do trajtohen me pas. Per Poussin thuhet se ruante nje sekret te madh te cilin ai refuzonte ta nxirrte. Ka disa pretendime se piktura e tij Barinjte e Arcadias ne fakt paraqet nje varr te vertete, te ashtuquajturen Varri i Poussin ne zonen e Rosslyn Chapel.

  6. #6
    1781 - 1901: Rosicrucianet

    Eshte kjo periudha kur POD dhe Rene-les-Chateau fillon te perkojne pjeserisht, te pakten sipas ‘dokumentave te te urteve’. Ne vitin 1781 vdes Marie Negre d’Haupoul, nje residente e Rennes-les-Chateau. Familja e saj ka qene e perfshire ne Memphis-Misraim dhe Fremasonerine Martiniste. Ajo qe ndodhi me pas duket se eshte e diskutueshme (si gjithmone) por ‘dokumentat e te urteve’ thone se rrefyesi i saj, Abati Bigou spostoi nje shenjues meridiani me fjalet “Et in Arcadia Ego” nga nje varr diku ne ‘roseline’ (disa thone se ky eshte Arques ose varri i Pontils qe shfaqet ne pikturen e Poussins) tek varri i saj dhe me pas ndertoi nje varr te dyte me nje mbishkrim te cuditshem mbi te. Ky mbishkrim mesa duket eshte nje kod madje permban dhe vete emrin e Bigou ne te. Bigou supozohet se ka hartuar gjithashtu dy dokumenta te koduara dhe i groposi ato sebashku me dokumentat e tjera (perfshi gjeanologjine dhe ‘deshmine’ e Hautpoul) ne kishen e tij ne RlCO ku u zbulua dyqind vjet me pas mbas kaosit te Revolucionit Francez.

    Ne fillim te viteve 1800, Charles Nodier dhe Victor Hugo organizuan nje sallon letersie ne Biblioteken Arsenal ku Nodier krijoi punen e tij e njohur si Cenacle. Nodier dhe Hugo ishin miq te mire dhe jane rregjistruar nga ‘dokumentat e te urteve’ si POS pasues. Besoj se Cenacle perfaqeson rrenjet e hershme te POS moderne e cila filloi si nje shoqeri moderne e Romanticizmit te shek te 19-te, nje shoqeri artistike, surrealiste dhe simbolistike e cila mund ose jo te kete patur ne menyre indirekte lidhje me Urdherin e Sionit te meparshem dhe qe adoptoi “Et in Arcadia Ego” si moton e tyre elegjiake. Ka mundesi qe bibliotekari Nodier te kete zbuluar nje sasi dokumentash kyce ne biblioteken e Arsenalit, psh tekstet e perkthyera te Flamelit. Ndersa persa i perket Hugoit ai u zhyt thelle ne spiritualizem dhe mistere e tashme eshte nje ‘mjeshter ne rritje’ i fese Cao Dai ne Vietnam.

    Sipas dokumentave te te urteve, mbas Hugoit, mjeshtri tjeter i madh i POS ishte kompozitori Claude Debussy. Serisht, Debussy duket nje kandidat jo i pershtatshem per nje rrol te tille por duke germuar biografine e tij na del ndryshe. Debussy u prezantua tek Josephin Peladan e Rose-Croix nepermjet mikut te tij Erik Satie (dhe Satie nga del si ure lidhese midis Debussy, Cocteau dhe Picasso). Nepermjet antareve te Rose-Croix pjestare te te ciles perfshinin dhe kengetaret operistike Emma Calve, George “Konti i Izraelit” Monti (drejtuesi shpirteror i nje nejriu qe me pas do shfaqet si Pierre Plantard) dhe Eliphas Levi, Debussy mund te kete takuar dhe skolarin sulspician Emile Hoffet dhe me e rendesishmja, nje tjeter njeri, Berenger Sauniere.

    Ketu nuk do shqyrtohet me detaje balada e Sauniere pasi dokumentat per te jane shqyrtuar me detaje shpesh here. Ajo qe gjeti ose jo Sauniere eshte dicka e diskutueshme. Ai u be prifti i Renne-les-Chateau ne 1885 dhe mbasi perjetoi nje periudhe fillestare komplet perhumbjeje, krejt papritur filloi te shfaqte se zoteronte nje pasuri te madhe. Mbas dyshimeve qe u krijuan mbi figuren e tij, kisha ja hoqi te drejten e ushtrimit ne vitin 1912 dhe vete vdiq ne vitin 1917. Megjithate ka dy mite mbi vdekjene tij qe duhen sqaruar. Sauniere nuk vdiq ne 17 Janar dhe arkivoli i tij u porosit gjashte muaj para vdekjes, jo pese dite. Po ashtu, shume thone se At Riviere, rrefyesi i tij, i mohoi ritet e fundit dhe ne nje fare menyre varrimi i tij ishte i cuditshem. ‘Dokumentat e te urteve’ thone se Sauniere gjeti dokumentat e fshehta te Bigous ne vitin 1891 dhe me ndihmen e Hoffetit i deshifroi ato. (te koduara sic ishin ne dy fraza te Ungjillit) Ne kete pike qe jemi natyrisht qe keto dy kode jane legjendare. I pari thote:

    KY THESAR I PERKET DAGOBERTIT II DHE SIONIT DHE ATY AI ESHTE I VDEKUR.

    I dyti thote:

    BARINJ JO TUNDIM QE POUSSIN TENEIRS MBAN CELESIN E PAQES 681 NE KRYQ DHE KY KALE I ZOTIT E SHKATERROI ROJEN DEMONE NE MESDITE. MOLLET BLU.

    Kush i krijoi keto kode nuk eshte e qarte por evidencat tregojne se ato u hartuan ne shekullin e 18-te dhe ka shume mundesi nga Abati Bigou dhe jo nga falsifikatoret moderne. (psh Markezi de Cherisey). E fundit mund te deshifrohet duke perdorur nje levizje te plote te kalit ne shah sebashku me tekniken e de Vigenere. Eshte interesante qe celesi per kodin, “MORT EPEE’ vjen nga varri i Marie de Negre teksti prej 128 germash i te ciles eshte nje anagram e tere per tekstet e koduara, minus 14 germat pa lidhje. Thuhet se kodi i dyte i referohet tre pikturave, Barinjte e Arcadias te Poussin, Tundimi i Shen Antonit dhe portreti i Celestine V, te gjitha te cilat Sauniere mendohet se ka shkuar ti shohe ne Luver gjate nje udhetimi ne Paris. Kodi duket se permban idene se keta dy artiste ‘ruajne celesin’ , por ndersa disa mendojne se e dine kuptimin e references se Possin (supozohet se tregon Varrin e Pontilit), rendesia e pikturave te Tenier nuk eshte e qarte (ai krijoi te pakten pese Tundime, sejcili me ndryshime te lehta nga njeri tjetri). Sidoqofte ne pikturat e Teniers ka nje simbolizem te erret qe artisti i asocioi me Shen Anton Heremitin – dita festive e te cilit eshte ne 17 janar. Ndersa ne lidhje me pikturen e Celestinit te V serisht kuptimi eshte i panjohur, ndonese Celestini eshte i vetmi pape qe ka dhene doreheqjen nga posti i tij: ate qe Dante e quan “Refuzimi i Madh”. Aksidentalisht, piktura e Poussin shfaqet si reliev, mbrapsht, ne Shugborough Hall Shepherd’s Monument ne Angli, se bashku me nje kod te cuditshem poshte tij qe duket se jane germat iniciale nga nje varg i nje poezie romantike te shekullit te 18-te.

    Kisha e Sauniere permban nje roje demon, nje statuje te Asmodeusit dhe ka nga ata qe thone se ne mesdite, ndodh nje efekt optik qe duket sikur “globa blu” shfaqen ne xhamin e ngjyrosur te dritareve. Ka nga ata qe thone se financuesi dhe truri i operacioneve te Sauniere ishte At Henri Boudet, prifti i famullise se Rennes-les-Baines. Boudet kishte manine e mbledhjes se gjerave antike dhe qe debatonte shpesh se gjuha origjinale e kelteve dhe e gjithe botes ishte anglishtja. Sidoqofte, Le Vrai Langue Celtique (Gjuha e Vertete e Kelteve) , libri i tij i ‘cmendur’, permban nje numer lojra fajlesh e anagramash dhe kodesh sic permbajne dhe varret qe ai krijoi per Jean Vie dhe Paul-Vincent de Fleury. ‘Dokumentat e te Urteve’ lene te kuptohet se Boudet ishte nje operativ i POS dhe se ai lokalizoi nje shenje meridiani ne rrajonin e RlC.

  7. #7
    1901 - 2000: POS Behen Me te Dukshem



    Disa dokumenta te te urteve sugjerojne se Sauniere kishte lidhje te fshehta me nje lloj aristokracie dhe Freemasonerine Hermetike (megjithe faktin qe ai ishte nje prif katolik) te njohur si Hieron du Val d’Or. Ka indikime se Hieron ishte maska e POS ne ate kohe. Per aq sa kane shkruar njerezit ne lidhje me kete, Hieron ka qene nje qender e kerkimeve ezoterike e ndodhur ne Parayl-le-Monial, pika kryesore e kultit Zemra e Shenjte ne France. Ata kryenin kerkime mbi Atlantiden dhe katolicizmit ezoterik. ‘Dokumentat e te Urteve’ po ashtu sugjerojne se mbas vdekjes se Sauniere, artisti/poeti dhe rregjizori surrealist Jean Cocteau u be “GM” i POS ne 1918. Eshte interesante se po ne te njejten kohe duket se Cocteau ka hyre ne parnership me Satie dhe Picasso ne nje prodhim te caktuar (puna e Picassos ka qene e dominuar nga temat ezoterike te POS) dhe prej aty ai dhe Satie krijuan grupin muzikor kompozues “Le Six” i cili bazohej ne improvizime te kompozimeve te Debussy. Lidhja midis ketyre dy GM ishte Erik Satie.

    Gjate fundit te viteve 1930-1940 e cila ishte dhe periudha e Pushtimit Vichy ne France, nje djale i ri i njohur si Pierri i Frances ose Pierre Plantard, ose Plantard de St.-Clair filloi publikimin e nje gazete te quajtur Vaincre, e cila botohej nga nje grup qe vetquhej Alpha Galates. Gazetaret e Vaincre perfshinin nje numer figurash politike e ezoterike. Aty deklarohej se qellimet e Alpha Galates ishin ato te nje federate/bashkimi Europian me qender ne France, bashkimi i Frances brenda kufijeve te saj, dhe ringjallja e kavaljerizmit dhe ndjenjave patriotike. Vaincre po ashtu permbante shkrime qe ishin anti semite dhe anti masonike dhe kur pyetej mbi kete fakt nga autoret Baigent, Lincoln dhe Leigh (dua tju kujtoj qe keta tre autore jane ata qe kane shkruar librin vigan The Holy Blood, The Holy Grail), Plantard pergjigjej thjesht se ai duhej te botonte shkrime te tilla per te mashtruar Gestapon dhe ne te njejten kohe i dergonin mesazhe Maquis ose Rezistences. Ne vitin 1943, ai deklaron se u internua ne Fresnes me akuzen e pjesmarrjes ne Rezistence. Kjo e fundit, nga ana e saj duket se e ka vleresuar perpjekjen e Plantard pasi ai u ngarkua nga Gjenerali De Gaulle per te ndihmuar ne organizimin e disa prej Komiteteve te Sigurimit Publik ne Paris te cilat me pas u perfshine ne dhenien e pushtetit vete De Gaulle.
    Po natyrisht qe ka te tjere qe ngulin kembe se Plantard nuk ka qene ne krahun e engjejve gjate luftes dhe ashtu si kolegu i tij Francois Mitterand, i cili ka vizituar RlC ne vitin 1981, ai aktualisht ishte nje bashkepunues aktiv Vichy, dhe pjese e ‘levizjes edukative’ Vichy me baze ne Uriage per te kthyer rinine franceze kunder modernizmit dhe progresit. Madje ka dhe akuza qe ai perdori lidhje me nazistet per te marre dokumenta ezoterike nga Martinistet dhe te tjeret. Ashtu si dhe me ceshtje te tjera, te arrish te kuptosh se ne cfare krahu ka qene Plantard gjate luftes se dyte duket nje gje shume e veshtire. Gestapoja nen drejtimin e Klaus Barbie ne Lion kishte infiltruar, shperbere madje dhe vrare pjestare te organizatave ezoterike gjate pushtimit Vichy. Martinisti Constant Chevillon u vra mbasi e futen nje kurth ‘Sinarkik’ nga pjestaret e Fraternite des Polaires te cilet ishin te lidhur me germimet qe njeriu i SS, Otto Rahn, po kryente ne jug te Frances ne kerkim te thesareve te Montsegur ose vete Grail.

    Nje gje eshte e sigurt persa i perket zotit Plantard: gjeanologjia e tij sic paraqitet ne dosjet sekrete duket te kete qene komplet e sajuar. Dhe cfaredo lidhje qe ai ka dashur te paraqese me Sinclairs apo Rosslyn ai vetem sa shtoi pjesezen “de St.Clair” emrit te tij ne vitin 1964. Plantard deklaron se ne vitin 1964 ai u largua nga Alpha Galates dhe u induktua ne rradhet e POS nga abati Francois Decaud-Bourget. Sidoqofte ka ngjashmeri midis Alpha Galates dhe POS, sidomos ne strukturen e dukshme organizative gje qe sugjeron nje lidhje te nje fare niveli. Po ashtu ka nje ngjashmeri te cuditshme midis statuteve te POS dhe gradeve e parimeve te Scotish Rite ne France (nje degezim i Templar Strict Observance) si dhe nje krah i masonerise se quajtur Memphis Misraim. Ka mundesi qe Plantard te jete prezantuar ne keto rite nga masoni Camille Savoire.

    Se kush ka qene ne krye, nga vdekja e Cocteau ne vitin 1963 dhe pozicionimit te Plantard ne vitin 1981, nuk eshte e qarte por burime te ndryshme sugjerojne se ka qene ose Ducaud-Bourget, katoliku i djathte Marcel Lefebvre ose ndonje lloj triumvirati qe perfshinte Plantard, nje italian (Merzagora) dhe nje bankier amerikan (Gaylord Freeman nga Chicago First National). ‘Dokumentat e te Urteve’ thone se ka patur nje lloj percarje perbrenda POS ne vitin 1956, midis nje kontigjenti anglo-amerikan (ka mundesi te djathte te lidhur me Kaloresit e Maltes-Knights of Malta, ) dhe grupit kryesor. Cfaredo qe te kete qene kjo percarje, beri qe percaresit te rregjistronin grupin dhe statuset e tij tek zyra e organizatave franceze duke ju dhene per here te pare masave mundesine per te rene ne gjurme te grupit. Gjate kesaj kohe (1961-1978) bashkepuntoret e tij filluan te depozitonin ‘dokumentat misterioze te POS’ (qe kishin te benin me thesar, Rennes-les-Chateau, Merovinjanet, mbreteresha te bardha dhe sekrete te fshehura) ne Biblioteken Kombetare nen pseudonimin “Anthony Heremiti”.
    Plantard deklaron se ai u be GM i POS ne 17 janar 1981(deri ne ate kohe ai ishte thjesht sekretar i pergjithshem), rastesisht shume afer kohes kur u publikua Holy Blood Holy Grail. Por jetegjatesia e tij nuk vazhdoi shume. Ne vitin 1984, ne nje interviste te publikuar ne Messianic Legacy, ai i tha autoreve Baigent, Lincoln dhe Leigh se disa ‘manovrime’ te vellezerve te tij ‘anglo-amerikane’ nuk mund te duroheshin me dhe ai do jepte doreheqjen. Plantard vdiq ne vitin shkurt te vitit 2000 dhe ka nga ata qe thone se POS qe ai krijoi ose qe u shnderrua ne kultin e tij personal, pushoi se ekzistuari ne vitin 1984. Cdo gje qe u vazhdua me pas qe nga viti 1984 natyrisht qe eshte thjesht spekulim . Qe nga ajo kohe askush ska dale me te jape intervista. Disa mendojne se tani POS operon ne Barcelone me nje avokat katalan si GM aktual.


    Fund

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •