Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-12-2010
    Postime
    30

    E gjithë Shkodra në kor: Salihi, jemi krenarë për ty!

    Emri i goleadorit është lakuar aq shumë dje në Shkodër, sa nuk është përmendur emri i askujt tjetër më parë
    Nëse shqiptarët, kudo që ndodhen, brenda dhe jashtë kufirit shtetëror, janë kënaqur mbrëmjen e së shtunës për fitoren e kombëtares sonë, në Shkodër, kryeqendrën e Veriut, janë kënaqur dy herë më shumë. Arsyeja është se, edhe këtë herë, njeriu që vendosi fatin e ndeshjes, është një djalë i tyre: Hamdi Salihi.
    Idhulli i tifozëve kuqeblu ka qenë “mbreti” i kësaj mbrëmje. Me golin e shënuar, ato të anulluar, me shtyllën dhe rastet e humbura. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë kështu, në një ndeshje të kombëtares shqiptare, që një sulmues i saj të krijonte 10 raste shënimi në portën kundërshtare.
    E rëndësishme është që në njërin prej këtyre rasteve topi përfundoi në rrjetë. Kaq mjaftoi që Shqipëria të merrte tri pikët. Salihi e bëri punën e vet, ashtu siç e bënë të gjithë futbollistët e tjerë kuqezinj, që zhvilluan një ndeshje të përkyer. Por në Shkodër janë krenarë për djalin e tyre, Salihin.
    Nëse familjarët e “Andushit”, kështu e thërrasin shokët dhe miqtë e tij, kanë qenë të gjithë në “Qemal Stafa” për ta parë nga afër këtë ndeshje, në qytetin verior të vendit, njerëzit janë dyndur nëpër locale, apo kanë mbërritur herët në shtëpitë e tyre, për të parë ndeshjen. E kanë ndjekur me shumë ëndje dhe në fund kanë gëzuar të gjithë.
    Një festë e bukur edhe nëpër rrugët e qytetit, teksa makina e motora, me flamuj kuqezi, kanë bërë xhiro rreth e qark tij. Shprehja e vjetër se “kombëtarja shqiptare nuk bën hajër pa shkodranë” është vërtetuar edhe këtë herë.
    Hamdi Salihi i ka kënaqur të gjithë, por jo vetëm ai. Një tjetër shkodran, Admir Teli, ndonëse i lënë disi në harresë nga drejtuesit e kombëtares, ka nxjerrë një ndeshje të mirë, duke treguar se është i vlefshëm për këtë ekip. Prandaj, bashkëqytetarët e këtyre dy sportistëve kanë patur për çfarë të gëzojnë mbrëmjen e së shtunës. Më së shumti për fitoren e kombëtares dhe golin e Salihit.
    Emri i këtij të fundit është lakuar aq shumë dje në Shkodër, sa nuk është përmendur emri i askujt tjetër më parë. Kjo është bukuria e kësaj loje magjike, që i bën për vete të gjithë. Këto janë magjitë e Hamdi Salihit, të cilave u gëzohen të tërë shqiptarët.

  2. #2
    Është e vërtetë se ka luajtur shumë mirë. Vërtet ndeshaj e fundit më ka pëlqyer si asnjë tjetër me shumë. Tamam ka qenë një ndeshje me kualitet të lartë. Ështe hera e parë që shkruaj për sportin, sepse unë nuk para i shikoj këto ndeshje, por loja cilësore më ka bërë që edhe ta shikoja ndeshjen të tërë.

    Hapësi i temës mendoj se është dashur ta titullonte ndryshe temën, sepse në fillim mendoj shumicës do t'i shkojë në mendje se po flitetët për dikë tjetër, e për diçka të athët!

    U lumtë djelmoshave kuqezinj! Vetëm përpara dhe suksese!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Ate qe e ndjej te shkruaj ,jom gezuar fitores se kombetares son.
    Ajo ndeshje me ka pelqyer shum dhe ter kohen isha ne ankth ,ku me dhjetra raste per te tund rrjeten kundershtare deshtuan.
    Isha me nji doz frike se po e humbim nji fitore qe sipas lojes do thosha jemi fitues dhjetfish.
    Lerini kto perqarje krahinore se as kujt si hyn ne pune.Per disa nga forumistet kisha nji kshill vllazrore qe te mos qojn uje ne mulli te shkaut.
    Fundja e fundit ska mal pa therra.,Per mua mund te jet nji x person jo i mir pore asesi ta identifikoj nji krahin te teren.

    Saliu me gezoi edhe mua..paj emrin e ka se zben

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •