Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Arberesheve te Italise-u njihen te drejtat e gjuhes

    Arbereshja, gjuhe e dyte zyrtare ne Itali
    Gjuha Arberesha eshte zyrtarisht gjuhe e dyte. Ministria e te Mirave Kulturore ka miratuar projektin per rikthimin e gjuhes se vjeter shqiptare ne programet mesimore dhe ne administraten publike. Banoret e Kietit, ruajtes te kujdesshem te kultures dhe tradites arbereshe jane shprehur me pozivitet per zyrtarizimin e gjuhes se tyre, problemet dhe kalvari i gjate deri ne miratim

    Arbereshja, gjuha e vjeter shqiptare, do te mesohet serish ne shkollat e Kietit si dhe do te flitet ne te gjithe zyrat publike. Kjo eshte deshira e shume banoreve te Kietit, mbi te gjitha e me te vjeterve, ruajtes te kujdesshem te kultures, te tradites dhe te nje idiome lokale, e cila rrezikon te zhduket. Pak ore nga lajmi i bere publik ne Minitrine e te Mirave kulturore per projektin "Arberesh", i cili synon per ruajtjen, njohjen dhe promovimin e kultures italo-shqiptare, u ndezen serish shpresat qe gjuha e Gjergj Kastriot Skenderbeut mund te rihyje serish, ashtu sic ishte nje here e nje kohe, mes lendeve mesimore ne shkolle. Qe ne vitin e kaluar shkollor, kishte filluar te levize dicka ne qytetin e vogel te Alto Tavoliere, ku si ne Casalvecchio dhe ne San Marzano ne Pulia, perdoren te dyja gjuhet si italaine dhe ajo arbereshe. Vitin e kaluar femijet dhe te rinjte e Kietit, te shkollave fillore e te mesme te udhehequr nga mesueset Lorena D'Ermes, Rosella Gabrieli, Antonieta Totano dhe Anxhela Dell'Aquila organizuan nje manifesim ne gjuhen shqipe me kenge e valle. "Kete vit shpjegon D'Ermes nuk ishte e mundur ta perserisnim kete eksperience. Nuk eshte e thjeshte te organizosh ne menyren me te mire, te gjithe kete shfaqje. Burokracia, normat shkollore, rregulloret, te gjitha gjera qe e bejne shume te veshtire nje mesim te vertete metodik te gjuhes arbereshe neper shkolla. Duhet ti vihemi punes; te gjithe, docente, prinder, te rinj perreth te njejtes tavoline dhe te programojme saktesisht cdo gje. Nga ana jone, disa prej mesuesve, kane marre pjese dhe ne nje kurs te gjuhes shqipe per mesimdhenien ne shkolla, por padyshim, qe nuk mund te mjaftoje vetem kjo". Mes veshtirsive eshte dhe zgjedhja e gjuhes, qe do te mesojne te rinjte. Arbereshja lokale eshte e ndryshme, nga ajo kombetare. Nderkoke qe per zyrat publike shtrohet nje tjeter problem. Edhe ketu, sipas nje projekti per mbrojtjen e minorancave gjuhesore, duhet te jene punonjes qe njohin dhe i flasin te dyja keto gjuhe. "Sigurisht-shton nenkryetari i bashkise Valter Petronzi- qe do te ishte nje gje shume e mire qe ne cdo zyre publike te vendit, te kishte te pakten nje punonjes, qe te flase e te kuptoje gjuhen tone arbereshe. Ne te vertete, ne Komune ka shume te tille, por nuk eshte e njejta gje dhe ne zyrat publike. Ku ndonjehere vjen dikush nga te vjetrit e fundit, te cilet flasin vetem gjuhen lokale. Keshtu lind nevoja per te patur nje perkthim te vertete. Gjithsesi eshte shume e rendesishme dhe pozitive-pohon ende Petronzi-qe ne fushen e inisiativave per respektin dhe mbrojtjen e minorancave gjuhesore, kete vit hyri dhe gjuha arbereshe. Ne ndryshim me ate qe ndodhi vitin e kaluar, kur mes gjuheve ne minorance, e vetmja qe u perjashtua nga projektet e financuara nga Ministria ishte gjuha jone".

    A. NIKA




    --------------------------------------------------------------------------------
    02/03/2003
    Marre nga Korrieri

    Pershendetje Arberesheve
    Urojme qe kjo te behet sa me shpejte edhe ne Cameri dhe ne gjithe trojet shqiptare ne Greqi, dhe kudo ku ka shqiptare.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anėtarėsuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252

    Fantastic news

    Hey hey,
    Sapo e lexova mesazhin dhe me te vertete u gezova. Lajmi me i mire per jave te tera mbase muaj.
    Kjo do te thote qe ata Shqipetare entik ne Jug te iTalise s'vdesin kurre dhe u garantohet vazhdimesi existence.
    Asnje komb s'ka gjetur keq nga respektimi dhe mbrojtja e minoriteteve ose grupeve etnik. Ata vetem se e pasurojne me tej vendin, dhe jane greko-serve qe terrorizohen nga kjo ide, sepse ndryshe nuk shpjegohet mllefi i tyre.
    Gjithashtu duhet nje platforme mbare nderkombetare Shqiptare, qe cdo Shqiptar ta dije se cdo te thote te jesh Shqiptar, dhe te pergjigjemi me te njejten guė qofshim nga USA, UK, Kosova, Shqiperia, Epiri, iTali etj. Te reagojme rrepte ndaj mediave te kujdo vendi qe perdhos dinjitetin Shqiptar. Artikulli i fundit i felliqur eshte shkruar ne Sunday Mail ketu ne UK, rreth nje skandali me pasaporta te Kombeve te Bashkuara dhe aplikimeve per Azil Politik. Me kete artikull mundohen te na nxjerrin si jashte-ligjor dhe qe merremi me aktivitete kriminale. Servet ose tjeret, duke paguar te tilla shkrime duan te bejne te ditur qe ne jemi te pa marre vesh dhe se vetem ata "dine" te sillen me ne, dhe te krijojne nje opinion qe thone "hajt se mire ja bajne servet Shqiptareve".
    Tani, dihet paperkrahja jone nga ana e qarqeve qeveritare Shqiptare dhe prandaj kane dore te lire me shkrime te tilla ata qe s'na duan dhe mundohen te krijojne mjegull. Asnje artikull s'ka shkruar Ambasada jone ne UK kunder shkrimeve te tilla ose sugjerime se si mund te goditen thyresit e ligjit, dhe asnjehere nuk jam i informuar te kete bere ndonje takim ose te kete hapur ndonje web site sesi mund ti ndihmoje studiusit ose vizitoret Shqiptar.
    Per cfare eshte atja Ambasada? Per cfare eshte shteti Shqiptar?
    Dhe me pas na kerkojne te bejme sherbimin e detyrueshem ushtarak, e perse? Kur politikanet tallen dhe shesin interesat kombetare me cmim te lire fare, a duhet ta respektojme shtetin?
    Perse njerzit si dorezojne armet? Nga nje ane kjo eshte dicka tradite ne gjak e Shqiptarit per ta pasur armen lart, dhe gjithashtu ne kurre si kane zane bese shtetit. (Kjo ska problem pasi edhe ne USA armet jane rrugeve). Qarqet policore Shqiptare kryejne terror ne popull duke mos vecuar kriminelin nga qytetari i thjeshte por duke ushtruar dhune fizike ne shtetasit qe per momentin ndodhen aty ne vend-ngjarje. Ky shtet, policia e tij, gjykatat e tij s'jane te mijat. Urrejtesit e lirise, dhunuesit e te drejetave te njeriut, shitesit e interesave kombetare me bejne te rri larg dhe kurre mos te kthehem, mirepo prap ka shprese. Gjithmmone duhet te kete.
    Keta histerike si anetaret injorante te byrose politike ne kohen e zeze te diktatures ma ngushtojne shpirtin dhe me merret fryma.
    Ka njerez qe dine ta stabilizojne kete gjendje te brendeshme, ka te tjere qe nuk e mbajne dot dhe perfundojne ne cmendine etj etj.
    Per cfare po flasim ne forum eshte politike; politika (ne mendimin tim) eshte e lidhur ngushte me mbijetesen e individit dhe ai duhet te dije se cfare i takon dhe te kerkoje llogari.
    Per te perfunduar besoj qe do merr pak me teper kohe kjo pune por me ne fund do kalojme pertej (get through).

    Na t'birt e shekullit tė ri
    qė plakun e lamė nė "shejtnin" e tij,

    Pse kjo pjese e shkeputur ne vecanti, sepse ne, une ju etj te qetsohemi e shplodhemi dhe shohim realitetin ne sy dhe bashkeveprojme me njeri tjetri. Ta leme plakun ne "budallalleqet" e veta nese ka, dhe te merremi vesh me njeri tjetrin, sepse faktikisht ne njeri tjetrin dhe te ardhmen kemi qe do jetojme se bashku, pa harruar dhe te kaluaren por duke i dhene rendesi te larte planeve te se ardhmes dhe bashkepunimit.

    Gjithe te mirat
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga saimiri-uk : 03-03-2003 mė 01:51

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    TIRANE, 3 prill - Dita e tretė e vizitės zyrtare tė Presidentit tė Republikės zotit Alfred Moisiu nė Itali ka vijuar me takimet me komunitetet arbėreshe, autoritetet lokale dhe pjesėmarrje nė aktivitete kulturore nė Palermo e Kozenca. Presidenti e nisi diten e tretė me njė vizitė nė Piana degli Albanesi, pėr tė vazhduar mė pas me takimin me kryetarin e komunės Caramonno dhe autoritetet e tjera vendore e fetare. Presidenti Moisiu ka zhvilluar njė takim me kėshillin e komunės dhe pėrfaqėsues tė komunitetit arbėresh tė Sicilisė. Ai kėrkoi lidhje me tė forta tė shtetit shqiptar me komunitetin arbėresh, investim mė tė madh pėr kulturėn, gjuhėn e traditėn, bashkėpunim mes komuniteteve lokale tė dy vendeve, si dhe thellimin e bashkėpunimit shumėplanėsh me Italinė, temat kryesore tė takimeve. Presidenti ka vlerėsuar kontributin e madh historik qė arbėreshėt kanė dhėnė jo vetėm pėr vendin e tyre, por edhe pėr Italinė. Moisiu dha vlerėsim tė lartė pėr traditat kulturore dhe aftėsinė e arbėreshėve pėr tė ruajtur, zhvilluar dhe modernizuar gjuhėn shqipe gjatė 500 viteve. Duke vlerėsuar rolin aktiv tė arbėreshėve tė Palermos Presidenti tha se "Komuniteti arbėresh qė ju pėrfaqėsoni ėshtė pjesa mė vitale e krenarisė sonė dhe simbol i identitetit tonė kombėtar. Asnjė komunitet tjeter nuk ka arritur tė ruajė e zhvillojė me aq sukses traditėn, gjuhėn dhe kulturėn shqiptare". Lidhur me marrėdhėniet me Italinė, Presidenti shtoi se "Italia ėshtė mbėshtetėsi ynė kryesor nė rrugėn e intergimit dhe investitori mė i rėndėsishėm nė ekonominė shqiptare. Ne duam ta ruajmė dhe ta thellojmė kėtė pėrvojė pozitive, tė krijuar edhe me rolin dhe kontributi tuaj tė veēantė".

    Pėrshėndetje dhe
    Rrofshin Shqiptarėt (Arbėreshėt,Ilirėt) e Bashkuar dhe
    Shqipėria (Arbėria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Moisiu: Arbėreshėt, dėshmi e integrimit tė shqiptarėve
    TIRANĖ-Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu takon autoritetet lokale dhe komunitetin arbėresh nė Kalabri. Nė ditėn e tretė tė vizitės zyrtare tė tij, Moisiu ka marrė pjesė nė inagurimin e ekspozitės mbi Jeronim de Radėn. Mė pas presidenti ka zhvilluar takim me prefektin Caccuri, kryetarin e bashkisė dhe presidentin e rajonit tė Kalabrisė. Nė kėto takime ėshtė folur gjėrėsisht rreth mundėsive tė bashkėpunimit tė mėtejshėm mes rajonit tė Kalabrisė dhe Shqipėrisė, nxitjen e investimeve italiane nė Shqipėri, zhvillimin e turizmit etj. Autoritetet lokale italiane kanė shprehur konsiderata mjaft tė larta pėr presidentin shqiptar si dhe pėr komunitetin shqiptar tė vjetėr e tė ri nė rajonin e tyre. Mė pas presidenti ka zhvilluar njė vizitė nė shtėpinė muze tė De Radės, ku ka vendosur edhe njė buqetė me lule. Presidenti e ka vlerėsuar shtėpinė muze si njė nga pasuritė dhe monumentet mė tė vlefshme tė kulturės dhe historisė shqiptare. Pasditja e ditės sė tretė e vizitės zyrtare tė presidentit tė Republikės zotit Alfred Moisiu nė Itali ka vijuar me takimin e radhės sė presidentit Moisiu nė San Dimitrio Corone me senatorin Marini, dhe autoritetet e tjera lokale. Ky takim ėshtė pasuar me njė aktivitet tė madh kulturor pėr nder tė presidentit, tė realizuar nga komuniteti artistik i arbėreshėve. Presidenti nė fjalėn e tij tha se “Kontributi juaj 500 –vjeēar nė ruajtjen dhe kultivimin e traditės, gjuhės dhe kulturės shqiptare mbetet i admirueshėm dhe unikal pėr tė gjithė hapėsirėn shqiptare. Komuniteti arbėresh qė ju pėrfaqėsoni ėshtė pjesa mė vitale e krenarisė sonė dhe simbol i identitetit tonė kombėtar. Ju jeni edhe shembull i integrimit tė shqiptarėve nė njė shoqėri tjetėr”. Nė fjalimin e tij, presidenti e ka vlerėsuar “Shėn Mitrin” si “qendrėn mė tė rėndėsishme kulturore shqiptare nė Itali dhe ndėr mė tė madhatė nė tė gjithė diasporėn shqiptare nė botė”. Presidenti shtoi se “Shėn Mitri me Kolegjin arbėresh tė San Adrianos, ku kanė studiuar jo vetėm personalitete tė njohura shqiptare si Gurakuqi, Xhuvani apo Rustemi, por edhe shumė bashkėpunėtorė italianė tė Garibaldit tė madh, ėshtė simbol i rėndėsishėm i kulturės sonė”.
    B.Hoti







    Copyright 2002 Shekulli

    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt (Arbėreshėt, Ilirėt) e Bashkuar dhe
    Shqipėria (Arbėria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    MOISIU NDERON DE RADEN

    Presidenti shqiptar, Alfred Moisiu ka vijuar dje viziten e tij ne shtetin fqinj Itali. Takimet e tij te djeshme ishin me komunitetin arberesh ne Kalabri, Palermo dhe Kozenca. Ne Kalabri, Moisiu mori pjese ne inagurimin e ekspozites mbi Jeronim de Raden. Ne takimet qe zhvilloi me prefektin Caccuri, kryetarin e bashkise dhe presidentit e rajonit te Kalabrise, eshte folur gjeresisht rreth mundesive te bashkepunimit te metejshem mes rajonit te Kalabrise dhe Shqiperise, nxitjen e investimeve italiane ne Shqiperi, zhvillimin e turizmit etj. Moisiu zhvilloi dhe nje vizite ne shtepine muze te De Rades, ku vendosi dhe nje buqete me lule. Takimi i rradhes i presidentit Moisiu eshte zhvilluar ne San Dimitrio Corone me senatorin Marini, dhe autoritetet e tjera lokale. Presidenti evokoi kontributin arberesh ne historine e Shqiperise, duke permendur figura te tilla te shquara si Lek Matrenga, Jul Voribola, Gavril Dara, Jeronim de Rada, Zef Skiroi dhe deri te perfaqesuesit e sotem te shquar si Solano, Altimari, ImzotLukinaci, Xhordano, Belushi, Ujko, del Gaudio, etj.

    Presidenti Moisiu gjithashtu evokoi edhe traditen e pasur kulturore te arberesheve ne kete rajon duke thene se "zhvillimi i festivaleve te pervitshme te kenges se perpunuar arbereshe apo te festivaleve folklorike ku marrin pjese edhe artiste nga Shqiperia e ben Shen Mitrin nje nga metropolet kulturore me aktive ne te gjithe boten shqiptare".

    Ne takimet qe Moisiu pati ne Palermo dhe Kozenca eshte takuar me kryetarin e komunes Caramonno dhe autoritetet e tjera vendore e fetare. Gjate takimit eshte biseduar per mundesite e zgjerimit te bashkepunimit ne nivel lokal mes dy vendeve tona. Duke folur per situaten politike aktuale ne Shqiperi Presidenti tha se "shqiptaret kane humbur mjaft kohe me modele politike qe nuk kane arritur te japin ate qe duhej. Une jam i lumtur te konstatoj se realiteti i sotem ne Shqiperi dhe ne hapesirat e tjera shqiptare eshte optimist. Forcat politike, parlamenti dhe faktoret e tjere te jetes politike e shoqerore jane angazhuar ne nje proces intensiv reformash qe synojme zhvillimin ekonomik te vendit, forcimin e shtetit dhe arritjen e standarteve te integrimit euroatlantik".

    Ndersa lidhur me marredheniet me Italine, presidenti shtoi se "Italia eshte mbeshtetesi yne kryesor ne rrugen e integrimit dhe investitori me i rendesishem ne ekonomine shqiptare. Ne duam ta ruajme dhe ta thellojme kete pervoje pozitive, te krijuar edhe me rolin dhe kontributi tuaj te vecante".




    Pėrshėndetje
    Rrofshin Shqiptarėt (Arbėreshėt, Ilirėt) e Bashkuar dhe
    Shqipėria (Arbėria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Tema tė Ngjashme

  1. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  2. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  3. Baza dialektore e gjuhės standarde
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  4. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  5. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •