Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 65
  1. #41
    Tė pėlqeu Hygo, Klara?
    Hygo e trajton njeriun nė njė mėnyrė tejet tė veēantė...Sidomos kur analizon brendėsinė e njeriut, mėdyshjet qė ka njeriu rreth zgjedhjeve nė jetė, konfliktin qė lind brenda vetė ndėrgjegjes sė njeriut, dhe transforimin qė pėson nga njėra vėshtirėsi nė tjetrėn; sesi pasurohet shpirtėrisht ashtu edhe mendėrisht. Ai sheh anėn mė mė vlerė tė njeriut, lartėson shpirtin dhe dhimbjen e qėnies njerėzore; ndėrgjegjen e paraqet Hyjnore...
    Sipas Hygoit ēdo njeri mund tė bėhet i madh, i urtė, i dobishėm pėr shoqėrinė, pavarėsisht sesi ka qenė ai mė parė...

    Tek lexoja romanin "Tė Mjerėt" m'u fiksua edhe kjo thėnie : "Ashtu si lulja ka aromėn, ashtu duhet tė ketė edhe Femra - Mendjen"

    Tė sugjeroj tė lexosh ndonjėrin nga romanet e tij, jam e sigurtė se do tė ndikojė shumė pozitivisht tek ty, duke qenė se ndikimi qė kanė autorė tė tillė tek adoleshentėt ėshtė gjithmonė me shumė vlerė nė formimin e karakterit tė tyre.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-03-2011
    Postime
    253
    Patjeter qe me pelqeu. E kishe me mua kur the se 'Sipas Hygoit ēdo njeri mund tė bėhet i madh, i urtė, i dobishėm pėr shoqėrinė, pavarėsisht sesi ka qenė ai mė parė...? Nuk besoj se kam dhe aq plehere e?
    Komplimente per shijet
    Do t'i marr parasysh sugjerimet tua. Falemnderit

  3. #43
    Pėr hir tė sė vėrtetės nuk e kisha me asnjė nė veēanti atė pjesėn qė e more personale. Thjesht duke lexuar romanet e tij, kam vėnė re sesa me dashuri e trajton njeriun, dmth edhe pse secili prej nesh mund tė bėjė gabime nė jetė (sepse s'ka njeri qė nuk gabon) gjithmonė e ka mundėsinė qė tė ecė pėrpara, tė bėjė mė tė mirėn e tij. Vetė fakti sesi e lartėson Ndėrgjegjen e njeriut, duke u shprehur se ajo ėshtė reflektim i Parajsės nė tokė, tregon sesa i vlefshėm ėshtė njeriu, dhe mund tė bėhet akoma nėse ecėn gjithmonė sipas parimeve tė vyera.

    Dhe jo, nuk ke qenė aspak ashtu si u shprehe
    Besoj se mund tė japėsh mė tė mirėn tėnde, nėse i jep prioritet gjėrave qė janė mė shumė rėndėsi pėr ty dhe qė mund tė ndikojnė edhe mė shumė pėr pėrmirėsimin nė vazhdim; sepse secili prej nesh ēdo ditė ėshtė nė proēes tė pėrmirėsimit te vetvetes...
    Jam e sigurtė qė mund tė japėsh mė tė mirėn tėnde

    Lexim tė kėndshėm. Kalofsh bukur nė vazhdim

  4. #44
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin

    "Xhelati kur pėrdor hekurin e skuqur, digjet pak edhe vetė, por kjo nuk i bėn asnjė pėrshtypje. Ngaqė tjetri vuan mė shumė, vuajtja jote s’tė duket asgjė. Kur sheh sesi pėrpėlitet ai qė torturohet pėr vdekje, tė pushon menjėherė ēdo dhimbje. Dėmto sa tė mundesh, pa le tė bėhet ē’tė bėhet. Kur u bėni njerėzve keq, ju merrni pėrsipėr njė farė pėrgjegjėsie. Duke vėnė tjetrin nė rrezik, ju vini edhe jetėn tuaj nė rrezik, sepse rrjedha e ngjarjeve mund t’iu pėrmbysė pa pandehur edhe ju. Por kjo nuk e ndalon njeriun qė ėshtė me tė vėrtetė i keq. Vuajtjet e njerėzve janė gėzim pėr tė. Ai dėfren kur sheh tjetrin qė sfilitet. Vuajtjet e ngazėllejnė pa masė. Atij i kėndon zemra kur sheh tortura. Ambicie, lakmi janė fjalė qė duan tė thonė se dikush flijohet pėr tė kėnaqur tjetrin. Sa gjė e trishtuar: edhe vetė shpresa mund tė ketė njė kuptim tė mbrapshtė.
    Tė kesh mėri dikė, do tė thotė t’i duash tė keqen. Pse jo tė mirėn? Mos vallė sepse vullneti ynė priret mė shumė nga e keqja? Njė nga detyrat mė tė rėnda pėr njeriun e drejtė, ėshtė tė shkulė vazhdimisht nga shpirti i tij njė keqdashje qė mezi duket. Pothuajse tė gjitha dėshirat tona, po t’i kėqyrėsh hollė pėrmbajnė diēka qė do na vinte turp t'i rrėfenim.
    Por keqbėrėsi i pėrsosur – dhe nė botė ka vėrtetė njė pėsosuri tė fėlliqur – ndjek kėtė rregull: sa mė keq pėr tė tjerėt, aq mė mirė pėr mua. Ndėrgjegjja e tij ėshtė njė gufė e errėt"
    Ai gjithashtu sqaron shkakun e natyres mosmirnjohese e te prirur per intriga te barkilfedros duke thene : -E si mund te duroje ai qe misheron erresiren ate qe rrezaton vec shkelqim...apo...ai ushqente ndaj xhozianes ate mirnjohje qe ushqen gungaci ndaj s'emes qe e ka bere te shemtuar...madje shkonte edhe me tej duke bere nul hipokrizine filantropike te aristokracise se asaj kohe e duke nxjere sheshit fytyren e tyre te vertete e cila pasqyrohet edhe te oborrtaret e kallepit te barkilfedros..."ata te kane blere duke i hequr nje kocke qenit te tyre dhe duke ta hedhur ty por me ate kocke me teper te kane vrare se sa te kane ndihmuar...
    Bamiresia nenkupton nje nenshtrim te vullnetshem nga ana jote.
    Bamiresi kerkon prej teje qe ti te pranosh se s'je kurrkushi,ndersa ai eshte perendi...

    Ndersa fatalizmin qe pasoi ne lidhjen mes guinplenit dhe deas ai e pershkruan me nje thjeshtesi madheshtore me dy fjali..."Shemtia eshte debim.Verberia eshte gremine.E pra.I debuari gjeti strehe dhe gremina u be e banueshme...

    ps.kerkoj ndjese nese nuk i kam qendruar shume besnik tekstit por druhem se mos humbas origjinalitetin
    Te falenderoj per kete teme qe ke hapur!Duhet ndonjehere edhe te diskutojme per ate qe kemi lexuar..

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Ne kohen(periudhen) kur ka jetuar Hygo, padrejtesite ishin te nje tjeter lloj aparence, ishin kaq "haptazi" sa sot, do te na dukeshin teper meskine. Edhe analiza terthore permes se ciles pasqyronte gjendjen e atehershme(ne mungese te nje 'barazie sociale' tematika kryesore e tij) te mases, eshte adapt per kohen ne te cilen eshte shkruar. Hygo ka merite te padiskutueshme, mgjth mo e hiperbolizoni kaq rendshem. Eshte tjeter gje "adhurimi personal" qe ngjall tek lexues te ndryshem ky autor dhe tjeter vleresimi i tij (i paanshem) krahas kolosesh te tjere te kalibrit te tij, por edhe mė tutje!

    Thuhet se:
    Hygo mendonte se ishte nje shkrimar kaq madheshtor saqe, sipas tij, do te ishte vetem e drejte qe Parisi duhej te riemėrohej ne nderim te emrit te tij. lol (ego e llahtarshme, jo fjale)

  6. #46
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Nuk me duket se kemi bere ndonje perparim te madh lidhur me 'barazine sociale',ndoshta kane ndryshuar metodat me te cilat shfaqet pabarazia.Shtresa e pasur ndoshta ka kamufluar mjetet me te cilat mban nen thunder shtresen e varfer,por ne thelb natyra e njeriut mbetet po ajo.Pastaj ketu askush nuk po ngre ne qiell vlerat e Hygoit apo po ul vlerat e te tjereve.Hygoi ishte unik ne llojin e tij ashtu si mund te ishte Balzaku i cili nuk tregohej aq i ashper sa Hygoi me klasen e larte,apo Stendali me sarkazmen e tij te holle,apo Zola qe i pasqyronte ngjarjet ne menyre me strikte,apo Floberi qe ishte nje perzierje mes Balzakut dhe Stendalit por pa humbur origjinalitetin..Ata ishin nje grup njerezish te medhenj qe sollen eren e ndryshimit..

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Njeriu, gjithcka perreth tij evolon...jo ne kuptimin darvinian, e theksoj! Permiresime tejet te dukshme kane ndodhur.(gjithmone duke i'u referuar rrjedhės kohore) Shtresat shoqerore do te egzistojne gjithmone, ne varesi te kontributit qe kane dhene dhe do te mund te japin. Nje "ndarje" kjo artificiale e cila sherben me teper sesa demton, pasi luan rolin e nje katalizatori qe mban ne levizje te perhershme zbulimin e te panjohures tek misteri njeri. Mendon(kujton) ti se ne kohen e Hygo, nese te njejtat shtresa per te cilat ai flet kaq denueshem per njeren dhe aq mjerueshem per tjetren do te kembenin vendet,(pozitat) keto te dytat do tregoheshin aq meshirshem kundrejt te pareve?!

    Hygo ka mundur te lartesoje figuren e tij(kjo si rezultat edhe i aftesive te tij letrare) duke "shrytezuar" fatkeqesine e nje shumice te vobektish perpara nje mizorie, cinizmi sic ishte edhe aristokracia e atehershme. Ktu ta kisha or daj!

  8. #48
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Keshtu si po e thekson ti or daj duket sikur mekatin e paska bere Hygoi qe ka ngritur zerin kunder padrejtesive te asaj kohe.Sipas teje te perkrahesh nje shtrese te neperkembur do te thote te shfrytezosh fatkeqesine e tyre per te reklamuar veten!Nuk mund te nisesh nga nje thenie vertetesia e se ciles le per te diskutuar,per te perkufizuar karakterin e nje personi te caktuar apo per te gjykuar punen e tij.Sipas kesaj llogjike i bie qe meqenese Balzaku paska deklaruar nje here se,"nje nate dashurie do te me bente te humbisja nje faqe te mire romani" i bie qe ne ta quajme impotent.Apo meqenese thuhet se Volteri vdiq duke ngrene jashteshqitjet e veta ne duhet ta marim per te mirqene,kur dihet armiqesia qe kisha ushqente ndaj tij,dhe kjo mund te jete fare mire nje propagande kishtare per t'i treguar popullit te thjeshte se ne c'menyre perfundojne heretiket..

  9. #49

    Viktor Hygo

    Shqipėroi: Fan S. Noli


    “LULE MBI VARR”


    Menatė, nesėr kur tė zbardhet fush’ e shkretė,
    Do nisem. Se mė pret, e di qė jam vonuar;
    Do shkonj nga pylli dhe mali i pėrpjetė;
    Mė tepėr s’mund tė pres lark teje i mėrguar.

    Do tė bares me sytė nė kujtimet kridhur
    Pa par’ asgjė, pa djer’ asnjė shamatė;
    I vetėm, i panjohur, krrusur, duarlidhur,
    Vrerosur, edhe dita do tė bėhet natė.

    S’kam pėr tė par’ as perėndimin ar e zjarr
    As lundrat me pėlhura tutje nė luginė,
    Dhe kur t’arrinj, me gjunjė do tė ve mi varr
    Njė tufė lule borsilok e trėndelinė.

  10. #50

    Viktor Hygo

    Shqipėroi: Sotir Caci



    NĖ T’ ERRĖT

    BOTA E VJETĖR


    Mjaft o tallaz, de, mjaft! Pa zbrit, se s’tė shoh dot.
    Kurrė ndonj’herė s’je ngritur kaqė sa sot.
    Po ē’ke, vallė, qė dukesh kaq i ngrysur, i nxirė?
    Pėrse kėlthet kėshtu sė thelli si egėrsirė?
    Pėrse ky shi i fortė, ky rrebesh e ky terr?
    Kjo shqot’ e zezė, e marrė, qė sokėllin si Ferr?
    Vala jote po ngjitet lart e mė lart gjithmonė!
    Qėndro! Mos shko mė tutje! S’ke lejė! Ndal tė thonė!
    Ligjet e vjetra, frenat, tė vjetėrat kufi,
    Injorancėn, mjerimin, hiēin, - kėto qeli,
    Kėto burgje tė shpirtit, ku vdes e fundmja shpresė,
    Edhe gostin’ e madhe ku horat s’kanė pjesė,
    Gjith’ supersticionet, fatalitetet krejt
    Dhe pushtetin e burrit mbi gruan drejtpėrdrejt, -
    Sakėn! sakėn se i prek kėto tė shėnjta gjėra!
    Pa zbrit aty dhe hesht! Kėto mure tė gjėra
    plot kulla, i ndėrtova rreth mbarė njerėzimit.
    Po ti gjith ulėrin! Gjith ēohesh prej tėrbimit!
    Ēdo gjėje po i turresh me sulm e me vėrtik:
    Vate ungjilli i vjetėr, vate kanuni antik!
    Trekėmbėshi vala jote e shėmbi, e gllaburoi.
    Mos, mbretin! Mzos e prek! - O qiell! E rrėzoi.
    Mos, njerėzit e shėnjtė! Mos, priftin! Mos, gjyqtarin!
    Ndalu tė thonė! - I fshiu tė gjithė, u bėri varrin!
    Zoti tė tha: - Tallaz, mė tutje ti mos shko!
    Po ē’ėshtė kshtu? O Zot! Po mbytem! Obobo!
    Deti s’po bindet, deti po shfryn me gjėmė e dhunė.

  11. #51

    Viktor Hygo



    Shqipėroi: Sotir Caci


    TALLAZI

    Ti mė pandeh baticė, po jam pėrmbytja unė!

  12. #52

    Viktor Hygo

    Shqipėroi: Sotir Caci

    JA SE Ē'MĖ THA NJĖ GRUA...


    Ja se ē'mė tha njė grua: - Ia mbatha nė njė qosh.
    Kisha vajzėn nė gji. E mjera vogėloshe
    Qante, dhe kisha frikė mos dėgjohej ai zė.

    Dy muaj s'i kish mbushur, nuk dinte ajo asgjė.
    Si mizė, shpirt' i mamit, aq mundej tė vajtojė.
    Me tė puthura plasa t'ia mbyllja atė gojė.
    Atė natė tė zezė e shkuam kėsisoj.
    Prapa njė porte mbudhė u fsheha tė pushoj.
    Ajo ckinjej pa reshtur: bobo! se ē'po mė vdisė!
    Donte tė pinte, murga, po unė s'kisha sisė,
    Shihja pushkėt qė ndrinin dhe lotėt gėrr! rrėke,
    Po kėrkonin tim shoq qė ta vrisnin atje.
    Kur, sa filloi tė gdhihej, nėn portėn e tmeruar,
    Ēupa s'u ndie mė. E zeza! kish mbaruar!
    I vura dorėn: ish e ftohtė, zotėri.
    Tani le tė mė vrisnin, aq mė bėnte tani.
    Me ēupėzėn nė dorė, dolla: isha marrosur;
    Dikush desh tė mė fliste, un' ikja e brengosur,
    Po rendja si e marrė as unė s'di se ku,
    Me kėto duar hapa njė gropė, - ububu!
    Atje rrėzė njė peme te njė vėnd i vetmuar,
    Dhe ėngjėllushkėn time atyth e kam mbuluar.
    Sa keq ta shtiesh nė dhé loēkėn e zėmrės, zot!

    Edhe babaj, qė ndodhej aty, qante me lot.

  13. #53
    Nga ma paske zhvendosur kėshtu Hygoin ore Andi? Me gjithė kėto materiale pėr shkrimtarėt e tjerė qė ke sjellur, ē'hoqa ta gjej se ku kishte pėrfunduar Hygoi

    Tė falenderoj pėr poezitė e Hygoit qė solle nė temė, dhe meqė qenke poet, tė pėrshėndes me njė fragment tė shkurtėr qė kam pėrzgjedhur nga "Katedralja e Shėn Mėrisė"; sepse ja ē'thotė aty Hygoi pėr poetėt:


    “Interesi, nuk mbizotėron nė natyrėn fisnike tė poetėve. Po qe se do tė shėnohej thelbi i njė poeti me numrin 10, atėherė kimistėt e famshėm, gjatė analizės qė do bėnin, do gjenin aty 1 interes dhe 9 sedėr. Kjo molekulė (ajo e “1interes”) ėshtė vėrtetė e ēmueshme sepse, pėrmban njė dozė realiteti dhe natyre njerėzore, pa tė cilėn poetėt - s’do tė preknin dot Tokėn”

  14. #54

    Viktor Hygo

    Shqipėroi: Sotir Caci


    KĖNGĖT E RRUGĖVE E TĖ PYJEVE


    STINA E TĖ MBJELLAVE


    Mbrėmja


    Kam dalė-e jam ulur te praku
    Nė orėn e muzgut tė qetė
    Dhe shoh si punon fusharaku
    Gjer vonė, nė dritėn e zbetė.

    Nė dherat e zhytur nė hije
    Sodit i malluar, fshatarin
    Si farėn nė brazat e shtije
    Qė, nesėr, ta mbushi hambarin.

    Nė fushėn e gjerė sundon
    Figura e tij simbolike:
    Me veprėn e vet na tregon
    Tė punės fuqinė jetike.

    Me ēapin ritmik po baret
    Dhe vete e vjen nėpėr arė,
    Ngre dorėn, hap grushtin dhe heth
    Nė gjirin e tokėsė farė.

    Pėlhurėzat nata po shtiell
    Qėndisur me gurė tė shtrėnjtė;
    Tė duket se ngre gjer nė qiell
    Tė mbjellėsit gjestin e shėnjtė.

    ---------------------------------------
    p.s. Faleminderit YES* per dedikimin me nje thenie nga me i madhi poet i francezeve, po ta shlyej dedikimin tend me nje te tille, me nje poezi te perkthyer nga nje tjeter i madh, shqiperonjesi yne Sotir Caci.

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Do kete qene ne 'gjendje kapslliku' Hygoi kur e ka shkruar kete me siper! Po nejse, dora e poetit ka qene ky, jo fjale e as naze!

    Pershendetje kaps' !! Eshte vone, tashme, po pak mė me terezi keto materialet nė shperndarje, se kur u futa ketej m'u duk sikur u hapen ato depot e 97-tes, ose thas-teshat Gabi! lol "Gjella me kryp, krypa me karar" a Ego Sum Vlona!

  16. #56

    Viktor Hygo - poezi

    Shqipėroi: Sotir Caci


    SHKRUAR MĖ 1855


    Po shtoj njė posht-shėnim pas nėntė vjet. Jam rrekur
    Tė di a jeni gjallė? Mbase dhe keni vdekur.
    Po tė vdekurve mundesh t'u flasėsh qė kėtu.
    Qivuri juaj po hapet, markez: - Ku je kėshtu?
    - Jashtė botės, si ju. - l vdekur je? - Pothuaj.
    N'errėsirė banoj mu tek njė shkėmb i huaj,
    Qė tallazet e rrahin dhe mbushur ėsht me terr,
    Ku struket kush shpėton nga njė pėrmbytje-tmerr.
    - Po mirė, thoni ju, pastaj? - Si kurdoherė
    Prapė rroj gjithėnjė nė vetmi tė paprerė,
    Nuk shoh veē hon e det, vetėm qiell dhe re
    Tė dėndura qė shkojnė nė heshtje si abé;
    Pullazi mė kėrcet sepse tufani jashtė
    Shfryn i tėrbuar natėn me valė e breshėr bashkė;
    Duket sikur dikush po gozhdon njė qivur;
    Kundėr meje, nga larg, pa hedhur s'lanė gur;
    Sapo shkel kėmba ime, shkrepi luan, rrėzohet;
    Era duket se trėmbet dhe nuk guxon t'afrohet,
    Prandaj ma thotė mbytur, me njė zė qė tė pik,
    Pėrshėndetjen e dhėmshur qė mė ēon ndonjė mik.
    E tė gjallėve zhurma vjen gjer tek unė e shuar.
    Si vesa u shkri, u bė tym gjith ē'pata ėndėruar.
    Ditėt m'u bėnė abé, nė vetmi, si meit,
    Pafundin po vėshtroj, vdekjen qė mė gėlltit.
    Ju mė thoni: - Pastaj? - Rrėzė malit, kėrkova,
    Bri detit, dhe aty vėndin e varrit tim caktova;
    Rrotull: natėn, llahtarin, - humnerėn, unė kam,
    Qė veē buēet. - Pastaj? - Prapė i kėnaqur jam!

  17. #57
    "Njė njeri nė det!
    Punė e madhe! Anija nuk ndalet. Era fryen, ajo anije e errėt atje tej ka njė udhė, tė cilėn ėshtė e detyruar ta vazhdojė. Dhe kalon.
    Njeriu zhduket, pastaj duket pėrsėri, zhytet dhe ngjitet pėrsėri nė sipėrfaqe, thėrret, zgjat krahėt, askush nuk e dėgjon; anija qė dridhet nga stuhia ka hall, ka hall tė manovrojė, detarėt dhe pasagjerėt as nuk e shohin mė njeriun e fundosur; koka e fatkeqit ėshtė vetėm njė pikė nė mes tė valėve vigane.
    Ai i lėshon thellėsive thirrje tė dėshpėruara....
    .......
    .......

    .......O ecje e papėrkulshme e shoqėrive njerėzore! Humbje njerėzish nė udhė e sipėr! Oqean ku bie gjithēka qė Ligji lė tė bjerė! Zhdukje e kobshme e ndihmės! O vdekje morale!
    Deti ėshtė nata e papėrkulshme shoqėrore, ku ndėshkimi flak tė dėnuarin e vet. Deti ėshtė mjerimi i paanė. Shpirti qė rrėmbėhet nė kėtė humnerė, mund tė bėhet njė kufomė."



    ______________________________________



    "Natyra nganjėherė, i ngatėrron efektet dhe shfaqjet e Saj me veprimet tona, me njė farė rastėsie tė errėt e tė zgjuar, a thua se do tė na bėjė t'i vėmė gishtin kokės e tė Mendojmė..."


    (Tė Mjerėt; Vėllimi I)

  18. #58

    Victor Hygo - poezi

    Shqipėroi: Sotir Caci



    USHTONI O BURI TĖ MENDIMIT PĖRJETĖ


    Ushtoni o bori tė mendimit pėrjetė!

    Kur Jozuej dalldisur e me kryet pėrpjetė,
    Me fisin e tij pas, marshonte dhe, profet
    I zėmėruar, i binte borisė, nė qytet
    Zuri tė qeshte mbreti, nė rrethimin e parė.
    Gjithė gaz, nė tė dytin, i tha me lajmėtarė:
    - Kujton se me tė fryrė do shėmbsh qytetin krejt?
    Herėn e tretė, arka shkonte pėrpara shpejt,
    Pastaj vinin boritė, pastaj ushtri e tėrė.
    Dhe arkėn e pėshtynin fėmijt' e vegjėl, sėrė,
    Edhe i frynin bririt sikur tė qe borģ.
    Herėn e katėrt, gratė, pėr tallje e qesėndi,
    Nė bedenat e moēme, qė qenė nxirė sterrė,
    U ulnė e ndenjėn shtruar me furkė duke tjerė
    Dhe ebrehenjve gurė u vėrvitnin mė nge.
    Herėn e pestė, erdhi nė muret njė kope
    Me topallė e tė verbėr; me hyat qė lėshonin
    Boritė ata pėrqeshnin qė gjithėmon' ushtonin.
    Herėn e gjashtė, atje nė kullėn, gjith granit,
    E lartė, sa, nė majė, kish ēerdhen njė petrit,
    E fortė, sa rrufeja mė kot do ta godiste,
    Erdh mbreti duke qeshur e zuri tė thėrriste:
    - Kėta ēifutėt qėnkan muzikantė sa s'ka!
    Pranė tij, tėrė gaz, po qeshnin ha-ha-ha!,
    Pleqtė qė pleqėsojnė nė tempull rrotull mbretit.

    Herėn e shtatė, muret ranė si prej tėrmetit!

  19. #59
    *S’ka gjė mė tė frikshme e mė tė hatashme se, tė vėshtrosh nė thellėsitė e ndėrgjegjes. Syri i Shpirtit nuk mund tė gjejė askund mė shumė shkėlqim, as mė shumė terr sesa te njeriu; nuk mund tė ngulet mbi asgjė tjetėr mė tė frikshme, mė misterioze dhe mė tė pafundme. Ka edhe njė lloj shfaqjeje mė tė madhe se deti dhe, kjo ėshtė qielli; ka edhe njė shfaqje mė tė madhe se qielli dhe kjo ėshtė brendėsia e Shpirtit. Tė bėsh poemėn e ndėrgjegjes njerėzore, qoftė edhe pėr njė njeri tė vetėm, qoftė edhe pėr atė mė tė fundimin e botės, kjo do tė thotė tė shkrish tė gjitha epopetė nė njė epope mė tė lartė dhe pėrfundimtare. Ndėrgjegjja ėshtė kaosi i ėndrrave, i lakmive dhe i orvatjeve, furra e ėndėrrimeve, shpella e ideve pėr tė cilat kemi turp; ėshtė kryeqendra e sofizmave, ėshtė fusha e luftės sė pasioneve. Nė njė ēast tė caktuar depėrto nėpėrmjet fytyrės sė zbehtė tė njė qenieje njerėzore qė ka rėnė nė mendim dhe, vėshtro prapa , vėshtro brenda nė kėtė shpirt, vėshtro nė kėtė terr. Aty nė heshtjen e pėrjetshme, ka dyluftime viganėsh si Homeri, pėrleshje dragonjsh, kuēedrash dhe trumba fatazmash si te Miltoni, spirale vegimtare si te Danteja. Sa gjė e errėt ėshtė pambarimi qė ka me vete ēdo njeri dhe, me tė cilin, ai mat me dėshpėrim vullnetet e trurit tė vet dhe veprimet e jetės sė vet.* (Tė Mjerėt, Vėllimi 1)





    *Nė tė vėrtetė, nėse syve tanė prej mishi do t’u lejohej tė shikonin nė ndėrgjegjen e tė tjerėve, do tė kishim gjykuar mė me siguri njeriun, sipas asaj qė ėndėrron, sesa sipas asaj qė mendon. Nė mendim ka vullnet, ndėrsa nė ėndėrrin nuk ka. Ėndėrrimi, qė ėshtė krejt spontan, merr dhe ruan dhe nė gjėra mė vigane edhe nė ideal, pasqyrėn e mendjes sonė; asgjė nuk del mė drejtpėrdrejtė dhe mė sinqerisht nga fundi, madje edhe i shpirtit tonė, sesa aspiratat tona tė pamenduara dhe tė pamata drejt majave tė fatit. Nė kėto aspirata mund tė gjesh shumė mė tepėr sesa nė idetė e ndėrtuara, tė arsyetuara dhe tė bashkėrėnduara - karakterin e vėrtetė tė ēdo njeriu. Ėndrrat tona janė ato qė na pėrngjasin mė shumė. Secili ėndėrron tė panjohurėn dhe tė pamundurėn sipas natyrės sė vet.* (Tė Mjerėt, Vėllimi 2)







    *E kujt mund t’ia kemi frikėn ne qė kemi besim? S’ka mė sprapsje idesh... por ata qė nuk duan tė ardhmen, le t’i vėnė gishtin kokės. Duke i thėnė “jo” pėrparimit, ata nuk dėnojnė tė ardhmen, por veten e tyre. Ata i ngjisin vetes me duart e tyre njė sėmundje tė keqe: tė kaluarėn. Ka vetėm njė mėnyrė pėr tė mos pranuar tė nesėrmen: tė vdesėsh.
    Por ne s’duam asnjė vdekje; vdekjen e trupit sa tė jetė e mundur mė vonė, vdekjen e shpirtit kurrė; kėtė duam ne.
    Po, enigma do ta thotė fjalėn e saj: sfinksi do tė flasė, problemi do tė zgjidhet... shpėrthimi i ardhshėm, shpėrthimi i afėrt i mirėqėnies universale, ėshtė njė fenomen i hyjnueshėm i fatit.
    Shtytje vigane tė pėrgjithshme rregullojnė ēėshtjet njerėzore dhe i ēojnė tė gjitha nė njė kohė tė caktuar nė gjendjen logjike, domethėnė nė drejtpeshim, domethėnė nė drejtėsinė e barbartė pėr tė gjithė. Njė forcė qė pėrbėhet nga Toka dhe nga Qielli, shpėrthen nga njerėzimi dhe e qeveris atė; kjo forcė kėshtu ėshtė njė forcė ēudibėrėse: zgjidhjet e mrekullueshme nuk janė mė tė vėshtira pėr tė sesa peripecitė e jashtėzakonshme. Kjo forcė nuk ua ka shumė frikėn kėtyre kontradiktave nė shtruarjen e problemeve, tė cilat tė rėndomtit i duken pamundėsira. Ajo nuk ėshtė mė pak e shkathėt pėr tė bėrė tė shpėrthejė njė zgjidhje nga afrimi i ideve, sesa njė mėsim nga afrimi i fakteve, dhe njeriu mund tė presė gjithēka nga kjo fuqi misterioze e pėrparimit, i cili njė ditė tė bukur vė ballė pėr ballė Lindjen dhe Perėndimin nė fund tė njė varri dhe, i bėjnė tė hyjnė nė bashkėbisedim imamėt dhe Bonapartin nė brendėsinė e Piramidės sė Madhe.
    Ndėrkohė, asnjė qėndrim nė vend, asnjė ngurrim, asnjė ēast ndaljeje nė ecjen e madhėrishme tė Mendjeve.

    Bota ka parė mė shumė se njėherė njė herė njė shoqėri tė prishet nėn erėn qė shpėrthen mbi njerėzit; historia ėshtė plot me pėrmbytje popujsh dhe perandorish; zakone, ligje, fe, njė ditė tė bukur kjo e panjohur, stuhia kalon dhe pėrpin gjithēka. Qytetėrimet, ai i Indisė, Kaldosė, Persisė, Asirisė, Egjiptit, janė zhdukur njėri pas tjetrit. Pse? Nuk e dimė. Cilat janė shkaqet e kėtyre shkretimeve?
    Nuk e dimė. A do kishte qenė e mundur tė shpėtoheshin gjallė kėto shoqėri? A mos e kanė tepruar me ndonjė ves fatal, qė i ka shkretuar? Ēfarė sasie vetvrasjeje ka nė kėtė vdekje tė tmerrshme tė njė kombi ose njė race? Pyteje pa pėrgjigje. Terri i mbulon kėto qytetėrime tė dėnuara. Anija e tyre kėlliste ujė pėrderisa ata u pėrpinė; s’kemi pėr tė thėnė asgjė mė shumė; dhe ne vėshtrojmė me njė farė trembjeje nė fund tė kėtij deti qė quhet e kaluara, prapa kėtyre dallgėve kolosale, shekujve tek fundosen e pėrpihen kėto anije tė stėrmėdha, Babilonia, Nivia, Tara, Teba, Roma, nėn fryrjen e frikshme qė del nga tė gjitha gojėt e terreve. Por terre atje, qartėsi kėtu. Ne nuk i njohim sėmundjet e qytetėrimeve tė lashta por, njohim cenet e qytetėrimit tonė. Ne kemi ēdokund mbi to tė drejtėn e dritės; ne i soditim bukuritė e tij dhe i nxjerrim lakuriq pėrēudnimet e tij. Ne gėrmojmė aty ku qytetėrimi ndien dhembje dhe, me tė konstatuar nga se vuan, studiojmė shkakun i cili na ndihmon tė zbulojmė barin e shėrimit. Qytetėrimi ynė ėshtė njėkohėsisht edhe pėrbindėshi edhe, mrekullia e kėsaj vepre; e vlen bara qiranė qė tė shpėtohet. Dhe do tė shpėtohet. T’ia pakėsosh dhimbjen ėshtė gjė e madhe; ta ndriēosh ėshtė akoma mė shumė. Tė gjitha punimet e filozofisė shoqėrore moderne duhet tė pėrqėndrohen drejt kėtij qėllimi. Mendimtari sot ka njė detyrė tė madhe dhe, kjo detyrė ėshtė t’i vėrė veshin qytetėrimit dhe tė pėrgjojė ashtu si mjeku, sesi i punojnė mushkėritė dhe zemra. Po e pėrsėritim, ky pėrgjim na jep zemėr; dhe pikėrisht duke ngulur kėmbė nė kėtė kurajė, duam t’i mbyllim kėto pak faqe qė janė antrakt hijerėndė i njė drame tė dhimbshme. Nėn mortalitetin shoqėror ne ndiejmė pavdekėsinė njerėzore. Lėmshi tokėsor nuk vdes pse aty-kėtu ka ca plagė ca kratere, ca dregėza, ca plasa gazrash squfurore dhe sepse njė vullkan shpėrthen e flak jashtė qelbin e tij. Sėmundjet e popullit nuk e vrasin njeriun .
    Dhe, tė paktėn, cilido qė ndjek klinikėn shoqėrore tund hera-herės kokėn. Edhe mė tė fortėt, edhe mė tė butėt, edhe mė tė logjikshmit kanė ēastet e tyre kur e humbin tragėn dhe i lėshojnė armėt.
    A do tė arrijė vallė e ardhmja? Na duket se njeriu gati – gati, mund ta bėjė kėtė pyetje, kur sheh kaq terr tė tmerrshėm. Ballafaqimi i errėt i egoistėve dhe tė mjerėve. Tek egoistėt janė paragjykimet, mendjet e errėta qė i lind pasuria, oreksi qė shtohet sa mė shumė dehesh, shushatja nga bamirėsia, frika nga vuajtja e cila, te disa, arrin gjer atje sa tė pėrbuzin ata qė vuajnė, njė kėnaqėsi shtazarake, uni i fryrė aq shumė, sa e ndrydh edhe shpirtin: kurse te tė mjerėt janė lakmia, zilia, urrejtja, kur shohin tė tjerėt tė gėzojnė tė mirat, tronditjet e thella tė kafshės njerėzore pėr t’u nginjur, zemrat plot mjegull, trishtimi, nevoja, fataliteti, padia e njollosur dhe e thjeshtė.
    A duhet tė vazhdojmė tė ngrejmė sytė drejt qiellit? Pika e shndritshme qė ajgėtojmė aty, a ėshtė vallė nga ato pika qė shuhen? Tė shtie frikėn ideali, kur e sheh kėshtu tė humbur thellėsirave, kur e sheh tė vogėl, tė vetmuar, tė pakapshėm, tė ndritshėm, por tė rrethuar nga tė gjitha kėto kėrcėnime tė mėdha e tė zeza, tė grumbulluara nė mėnyrė tė pėrbindshme rreth tij; e megjithatė nuk ėshtė mė shumė nė rrezik nga ē’ėshtė njė Yll nė gojėn e reve.* (Tė Mjerėt, Vėllimi 3)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 29-09-2012 mė 14:33

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fleur Blanche pėr postimin:

    Mr-Bledi (22-11-2013)

  21. #60
    “Njerėzit ēmėsojnė disa gjėra dhe bėjnė mirė, mjafton qė, duke ēmėsuar kėtė, tė mėsojnė atė. S’ka zbrazėti nė zemrėn njerėzore. Bėhen disa shkatėrrime dhe ėshtė mirė qė tė bėhen, por me kusht qė kėto tė pasohen me disa rindėrtime. Duke pritur, le tė studiojmė gjėrat qė s’janė mė. Ėshtė e domosdoshme qė t’i njohim, qoftė edhe vetėm qė tė dimė t’u shmangemi. Falsifikimet e sė kaluarės marrin emra tė rremė dhe quhen me plot qejfe: ‘e ardhmja’. Kjo hije - e kaluara ėshtė e gatshme tė falsifikojė pasaportėn e vet. Le tė qėndrojmė sipėr grackės dhe ta ruajmė. Le tė mos i zėmė besė. E kaluara ka njė fytyrė – bestynitė; dhe njė maskė – hipokrizinė. Le ta paditim fytyrėn dhe le ta grisim maskėn.
    .....
    Bestytnitė, fetaritė e verbėra, besimet e tepruara dhe hipokrite, paragjykimet – kėta krimba, sado qė janė fund e krye krimba, kapen fort pas jetės dhe nuk shkulen; ata kanė dhėmb dhe thonj nė atė tymin e vagėt tė tyre; dhe duhet tė kapesh fytas me ta dhe, t’u bėsh luftė, njė luftė tė pandėrprerė sepse, ėshtė nga fatalitetet e njerėzimit qė tė jetė i dėnuar t’u bėjė njė luftė tė pėrjetshme fantazmave. Hija ėshtė e vėshtirė tė kapet prej gryke dhe tė vihet pėrdhe.
    ....
    Duhet tė luftojmė por, edhe tė bėjmė mirė dallime, vetia e sė vėrtetės ėshtė se ajo s’e tepron kurrė...”





    “Tė guxosh; pėrparimi fitohet vetėm me kėtė ēmim. Tė gjitha fitoret e kulmshme janė pak a shumė ēmim i guximit. Britma : ‘guxim’ – ėshtė njė Fiat Lux. Pėr ecjen pėrpara tė gjinisė njerėzore, duhet qė tė kenė gjithmonė majave mėsime krenarie burrėrie. Trimėritė vėrshojnė me shkėlqim mbi historinė dhe, janė njė nga dritat e mėdha tė njeriut. Agimi guxon kur agon. Tė orvatesh, t’i bėsh gjoks rrezikut, tė ngulėsh kėmbė, tė shkosh gjer nė fund, tė jesh besnik ndaj vetvetes, tė kapesh fytas me fatin, ta mahnitėsh katastrofėn duke i treguar se s’ia ke frikėn dhe, nga ana tjetėr t’i bėsh ballė fuqisė sė padrejtė dhe ta fyesh pėr turp fitoren e dehur, tė qėndrosh si trim, t’i bėsh ballė ēdo gjėje; ja ky ėshtė shembulli pėr tė cilin popujt kanė nevojė, kjo ėshtė drita qė i elektrizon ata.”




    “Ajo qė ju tė tjerėt quani pėrparim, ecėn me dy motorė: me njerėzit dhe me ngjarjet. Por gjė e trishtuar, kohė mė kohė, e jashtėzakonshme ėshtė e domosdoshme. Pėr ngjarjet ashtu sikurse edhe pėr njerėzit, trupa e zakonshme nuk mjafton; duhen midis njerėzve - gjeni dhe, ngjarjeve – revolucione. Aksidentet e mėdha janė ligji; Rendi i gjėrave nuk mund tė bėjė pa to; dhe, kur i sheh ngjarjet e kometave, tė vjen tė besosh se edhe vetė qielli ka nevojė pėr aktorė tė japin shfaqje. Nė ēastin kur nuk e pret fare, Zoti afishon njė meteor nė numrin e kaltėrsisė. Atėherė ia beh ndonjė yll i ēuditshėm me njė bisht shumė tė madh pėr fundi.”




    “Turmat priren ta pranojmė sundimtarin. Masa e tyre lėshon njė llum apatie. Njė turmė mund tė bindet pa vėshtirėsi. Duhet t’i vėsh nė lėvizje, t’i shtysh, duhet t’i trajtosh keq njerėzit me vetė tė mirat e ēlirimit, t’u lėndosh sytė me dritėn e sė vėrtetės, t’ua hedhėsh dritėn me grushte tė tmerrshme. Duhet qė ata vetė ta ndjejnė goditjen e rrufesė qė do tė sjellė shpėtimin e tyre; kjo dritė verbuese i zgjon ata. Sė kėndejmi rrjedh domosdoshmėria e kushtrimeve dhe e luftrave. Duhet qė luftėtarė tė mėdhenj tė ēohen, tė ndriēojnė kombet me anė tė guximit dhe ta zhdukin kėtė njerėzim tė trsihtuar, tė cilin e mbulojnė me terr e drejta hyjnore e mbretėrve, lavdia ēezariane, forca, fanatizmi, pushteti i papėrgjegjshėm dhe madhėritė absolute; kope qė sodit si e shastisur kėto triumfe tė errėta tė natės, mes shkėlqimit tė tyre tė mugėt.”





    “Pėrparimi ėshtė mėnyrė jetese e njeriut. Jeta e pėrgjithshme njerėzore quhet pėrparim; hapi i pėrbashkėt i gjinisė njerėzore quhet pėrparim. Pėrparimi ecėn; ai bėn udhėtimin e madh njerėzor dhe tokėsor drejt qiellit dhe hyjnorit; ai ka ndalesat e tij ku mbedh tufat e tė prapambeturve; ka stacionet e tij ku thellohet nė mendime; ka netėt e tij kur fle; dhe njė nga ankthet mė therėse pėr mendimtarin, ėshtė kur sheh mbi shpirtin e njeriut dhe kur prek nėpėr terr, pa mundur qė ta zgjojė pėrparimin e pėrgjumur.”




    “Gjersa tė vendoset rregulli qė, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse paqja e pėrgjithshme, gjer atėherė kur tė mbretėrojė harmonia dhe uniteti, pėrparimi do tė ketė si etapa revolucionet.”



    ("Tė Mjerėt"; Vėllimi 2 dhe 3)

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fleur Blanche pėr postimin:

    Mr-Bledi (22-11-2013)

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •