Viktor Hygo, eshte ne shkrimtari im me i preferuar, eshte kolos i letersise jo vetem franceze, por asaj boterore. Novelist, poet, dramaturg, eseist...... eshte quajtur ndryshe, edhe si babai i romantizmit.
Ai krijoi novela dhe poema, te cilat perfshinin ceshtje politike dhe filozofike te historise se asaj periudhe, i trajtoi ato me nje stil te larte dhe finese, nuk eshte aspak i merzitshem edhe pse shpesh ndalet ne detaje, gjithmone ke dicka per te reflektuar mbi ate qe trajton me aq mjeshteri Hygoi, mjafton vetem nje citat, fragment i hasur ne shkrimet e tij , qe te te fuse ne nje vorbull mendimesh.
Nuk dua te ndalem te shkruaj mbi biografine e Tij, mbi te gjitha ato vepra qe ka shkruar sepse e kemi mesuar biografine e tij qe ne shkolle te mesme, gjithashtu mjafton vetem nje klikim ne net, per te marre gjithe ate info mbi jeten e tij, dhe pikerisht dua t'i shmangem perseritjes se te dhenave dhe te postoj disa citate, fragmente te cilat i kam marre nga tre romane te tiat qe kam lexuar; "Viti '93", "Njeriu qe qesh" dhe "Katedralja e Parisit", ndersa romanin "Te mjeret", per fat te keq nuk e kam lexuar por pare vetem te ekranizuar ne film.
po filloj me disa citate, fragmente te shkeputura nga viti '93...
"Nuk ka gabim qe mund te ndreqet, guximi duhet shperblyer dhe pakujdesia duhet denuar"
"Te besh sikur nuk ke asgje ne caste te veshtira"
"Te njohesh eshte dicka, por te dish eshte me mire"
"Te luftosh eshte me mire se sa te fundosesh"
"Ka raste kur te ikesh do te thote te shpetosh"
"Nuk mund te jesh hero kunder Atdheut tend"
"Te ngresh kurthe do te thote te besh lufte per shtate pale qejfe"
"Vdekja le te beje te sajen; pune per te. Ai qe hedh hapin i pari, ndoshta gris kepucen i fundit"
"Edhe te egrit dhe gjaksoret, kane edhe ata castet e tyre te melankolise"
"Bota pandehin se une di, vetem sepse une rri e enderroj"
"Kureshtja eshte me e forte se rreziku; njeriu kerkon te dije cfare eshte, qofte edhe sikur te lere rrashten"
"Ajo qe mund te sjelle te ne naten, mund te lere te ne yjet"
"Llogjika nuk ka zemerbutesi"
"Te vdesesh qenka me e lehte se sa te rrosh"
"Nuk mund te gjykosh nje gje, kur nuk e di se cfare eshte ajo"
"Heshtja u jep nuk e di se cfare foleje shpirtetrore te thjeshte, atyre qe kane rene ne honin e zmyte te dhembjes"
"Nje ide e ngulur perfundon ne cmenduri ose ne heroizem"
"Ai nuk kishte per vetem se krahun e tij qe mundte armiqte, dhe zemren e tij qe i falte (Goveni) . Fitimtar ai besonte se kishte te drejten t'i falte te mundurit"
"Kur vjen puna per urrejtje, nje grua eshte barazi me 10 burra"
(Do vazhdoj akoma sa po te gjej me shume kohe, si me "vitin '93", ashtu edhe me dy romanet e tjera)
Krijoni Kontakt