Postuar mė parė nga
Yes*
"Xhelati kur pėrdor hekurin e skuqur, digjet pak edhe vetė, por kjo nuk i bėn asnjė pėrshtypje. Ngaqė tjetri vuan mė shumė, vuajtja jote s’tė duket asgjė. Kur sheh sesi pėrpėlitet ai qė torturohet pėr vdekje, tė pushon menjėherė ēdo dhimbje. Dėmto sa tė mundesh, pa le tė bėhet ē’tė bėhet. Kur u bėni njerėzve keq, ju merrni pėrsipėr njė farė pėrgjegjėsie. Duke vėnė tjetrin nė rrezik, ju vini edhe jetėn tuaj nė rrezik, sepse rrjedha e ngjarjeve mund t’iu pėrmbysė pa pandehur edhe ju. Por kjo nuk e ndalon njeriun qė ėshtė me tė vėrtetė i keq. Vuajtjet e njerėzve janė gėzim pėr tė. Ai dėfren kur sheh tjetrin qė sfilitet. Vuajtjet e ngazėllejnė pa masė. Atij i kėndon zemra kur sheh tortura. Ambicie, lakmi janė fjalė qė duan tė thonė se dikush flijohet pėr tė kėnaqur tjetrin. Sa gjė e trishtuar: edhe vetė shpresa mund tė ketė njė kuptim tė mbrapshtė.
Tė kesh mėri dikė, do tė thotė t’i duash tė keqen. Pse jo tė mirėn? Mos vallė sepse vullneti ynė priret mė shumė nga e keqja? Njė nga detyrat mė tė rėnda pėr njeriun e drejtė, ėshtė tė shkulė vazhdimisht nga shpirti i tij njė keqdashje qė mezi duket. Pothuajse tė gjitha dėshirat tona, po t’i kėqyrėsh hollė pėrmbajnė diēka qė do na vinte turp t'i rrėfenim.
Por keqbėrėsi i pėrsosur – dhe nė botė ka vėrtetė njė pėsosuri tė fėlliqur – ndjek kėtė rregull: sa mė keq pėr tė tjerėt, aq mė mirė pėr mua. Ndėrgjegjja e tij ėshtė njė gufė e errėt"
Krijoni Kontakt