Zhurma qė ke pėrshkruar shkaktohet me siguri nga ndonjė dėmtim fizik dhe nuk besoj se mund tė rregullohet. Fishkėllima mbase shkaktohet nga koka qė lexon informacionin qė cek diskun gjatė rotullimit. Nė hard disqet e rregullt, koka qėndron shumė afėr diskut, por nuk e prek atė. Informacionin konsideroje tė humbur dhe bli njė hard disk tjetėr.
Mqns hard disku del nė menaxherin e pajisjeve, kjo tregon se qarqet elektrike janė tė gjitha nė rregull, por qė tė dalė nė My Computer, Windows-i duhet tė lexojė informacion prej diskut, dhe kėtė nuk ka mundur ta bėjė. Pra, Windowsi njeh vetėm informacionin e kaluar nga Bios, por nuk di asgjė pėr sistemimin e skedarėve. Kjo mbėshtet mundėsinė e njė dėmtimi fizik.
Dy gjėra e prishin hard diskun: nxehtėsia dhe tronditjet. Disqet USB zakonisht dėmtohen nga tronditjet.
Krijoni Kontakt