Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629

    Krime lufte, media: kosovarët, 5-fish më të dënuar se serbët

    PRISHTINE- Kosovarja Koha Ditore, shkruan sot se pesëfish më shumë shqiptarë sesa serbë janë dënuar për krime të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjatë së cilës llogaritet të jenë vrarë mbi 12 mijë shqiptarë e rreth 800 serbë.

    Që nga instalimi i EULEX-it në vitin 2008, prokurorët e këtij misioni kanë ngritur shtatë aktakuza, katër prej të cilave kundër shqiptarëve, ndërsa tri kundër serbëve. Gjyqtarët e këtij misioni kanë shpallur 13 aktgjykime për krime lufte, 11 kundër shqiptarëve e dy kundër serbëve.

    Po kështu kishte vepruar edhe misioni i UNMIK-ut që ka vepruar në Kosovë me kompetenca ekzekutive deri në shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Sipas statistikave të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, organizatë kjo që i përcjell të gjitha rastet e gjykimeve për krime lufte, që nga viti 1999 deri në fillim të 2011-s në Kosovë janë akuzuar, gjykuar apo liruar 49 persona – shqiptarë dhe serbë.
    (m.a/BalkanWeb)

  2. #2
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    http://www.zeri.info/fotot/24229/mai...__ilustrim.jpg

    Varrezë masive në Dejne të Rahovecit?
    28-03-2011 13:15 CET

    Labinot Berisha, këshilltar i Kuvendit komunal të Rahovecit konfirmoi për Telegrafin se në fshatin Dejne të komunës së Rahovecit dyshohet për një varrezë masive.

    Ai bëri të ditur se të dielën pasdite nga një banor i fshatit është zbuluar një varrezë masive gjatë marrjes se dheut për nevoja të fshatit, gjegjësisht për rregullimin e serrave.

    Sipas banoreve të fshatit në lokacionin ku janë gjetur kocka njerëzish asnjëherë më parë nuk është shfrytëzuar për varreza të fshatit.

    Referuar pohimeve të banorëve, Berisha tha se gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s, forca të mëdha të policisë serbe janë pozicionuar në atë zonë dhe kanë qëndruar një kohë të gjatë, gjë që besohet në dyshimet e banorëve për varrezë masive.

    Po ashtu u bë e ditur se lokacioni është rrethuar dhe siguruar nga Policia.

    Vesel Gashi, nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit konfirmoi se Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar pjesën ku dyshohet për një varrezë masive.

    Ai bëri të ditur për Telegrafin se Policia ka rrethuar vendin ku dyshohet dhe janë në pritje të Ekipit nga Prishtina.
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •