Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583

    Regjistrimi, “jo sipas fesë dhe etnisë”

    Profesorë dhe studiues të fesë në universitetet Derby në Angli dhe Fatih në Turqi, kanë argumentuar arsyet përse regjistrimi i popullsisë nuk duhet të bëhet në bazë të fesë dhe etnisë.

    Anëtari i Këshillit të Lartë në Universitetin Faith, Mustafa Oscan tha se besimi është një cështje mes individit dhe Zotit dhe duhet të mbetet i tillë.

    “Të gjithë duhet të respektojnë personin, mendimin dhe besimin e tij. Unë s’i di detajet e kësaj cështjeje, se cfarë qëllimesh fshihen pas saj, por sic e thash, besimi i intereson vetëm personit dhe askujt tjetër. Këtu lind cështja që nëse nuk nga ndonjë fe, duket si i tillë, por fesë nuk i shërben kjo. Feja është e drejtuar nga besimi dhe është mes njeriut dhe Zotit. Nuk i di prapaskenat, ndaj s’mund të them më shumë se kaq”, ka deklaruar Oscan.

    Ndërsa profesor doktor Paul Weller sqaron se ky regjistrim do të mbartë edhe probleme të tjera, pasi pakicat etnike do të kishin të tjera pretendime.

    “Nuk e di mirë cështjen këtu, por mund të them që ky debat është bërë edhe tek ne para 10 vjetësh. Cfarëdo që të bëhet duhet të ketë shumë kujdes, që përgjigjet të mos keqkuptohen dhe të keqpërdoren. Ka një rrezik, që kur të merret përgjigjia, mund të sjellë konkurrencë mes grupimeve fetare dhe kjo është arsyeja që shumë vende s’e bëjnë këtë pyetje. Nëse bëhet, duhet të bëhet me kujdes që të mos keqpërdoret. Aq më tepër në Shqipëri që ka martesa të përziera mes feve të ndryshme. Por ndonjëherë jeta është më e ndërlikuar se të japësh një përgjigje dhe duhen bërë pyetje te detajuara”, ka deklaruar Weller.

    Janë të shumta vendet që regjistrimin e popullisë nuk e kanë kryer në bazë të fesë dhe etnisë, duke respektuar edhe besimin e qytetarëve dhe duke shmangur cdo formë për përdorimin e tij.

    Këto deklarata u bënë gjatë një simpoziumi ndërkombëtar, mbi këndvështrimin e diversitetit fetar, kulturor dhe shoqëror në Ballkan, të organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Universiteti i Tiranës.

    Ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferraj vlerësoi harmoninë fetare si pasuri të cmuar të shqiptarëve.

    “Harmonia ndërfetare është jo vetëm një rast unik, por një vlerë shumë përfaqësuese e kombit tonë. Ne gjithmonë kemi luftuar për ruajtjen e këtij tipari identifikues për shqiptarët, që na afron me familjen e madhe evropiane”, ka deklaruar Xhaferraj.

    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    " Ashte e drejte e cdo indiviti apo grupi njerezish te DEKLAROJE ose te FSHEHE identitetin e tyne kombetar mbrenda nje shteti"

    Kjo eshte perkthim fjaleperfjale i deklarates per te drejtat e njeriut

    Shteti Shqiptar ne kyt drejtim osht "per te ardh keq"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    " Ashte e drejte e cdo indiviti apo grupi njerezish te DEKLAROJE ose te FSHEHE identitetin e tyne kombetar mbrenda nje shteti"

    Kjo eshte perkthim fjaleperfjale i deklarates per te drejtat e njeriut

    Shteti Shqiptar ne kyt drejtim osht "per te ardh keq"
    po shum mire , dhe kjo e drejte ne nuk dhunohet pasi ka nje opsion ku ti abstenon per pergjigjen.Pa te bej disa pyetje?
    A je dakord ti qe te taksohen ateistet per ndertimin dhe administrimin e kulteve fetare?Por nese krishterimi nuk i konsideron armiq keto por dele te humbura, si eshte e mundur te paguaj ky individ per nje komunitet qe te mesohet se si ta urreje ate dhe per te qene nje musliman i paster do te duhet dhe ta vrase ate?!!!
    Ka ndonje shkelje te te drejtave te individit ketu?
    Perderisa kemi nje shtet ateist, si eshte e mundur qe shteti ka je buxhet per keto komunitete?Jam dakord te investoje vetem ne objektet kulturore dhe jo per te ngritur te reja dhe per te mbajtur me rroga administraten,apo imamet.Komunitetet fetare duhet te sigurojne vete buxhtin e tyre per ushtrimin e besimit te tyre.Pata dy viteve kishim 2500 nxenes mesonin ne shkolla islamike brenda dhe jashte vendit.!!!!!!
    Ti rhua se mund te mbahet e fshehte feja qe besoni, por kur tju vije fleta e takses si do ti thoni?
    Nese ne universitetet shqiptare apo boterore pregatiten intelektuale te fushave te ndryshme shoqerore qe do ti sherbejne popullit, si mund te ndertojne ato nje plan konkret per edukimin dhe zhvillimin e shoqerise?Pa nje inventarizim te popullates me sa me shume te dhena nuk eshte e mundurte beshe nje analize shkencore dhe si rrjedhoje nuk mund te percaktosh terapine e saj.
    A nuk jemi duke rene ne nje gracke te politikaneve ne kariere dhe te atyre qe jane ne pushtet?Atyre nuk i intereson te prononcohen, per te dhena qe e shqetesojne ne aparence komunitetin, pasi rriskojne voten.As institucionet fetare nuk duan shqetesime, ku rrezikojne te dalin ne minoranca kundrejt steisteve, pasi nese mesohet se shoqeria nuk eshte e interesuar per to, ato do te braktisen menjehere nga politika, dhe vetadministrimi i tyre i ven ne veshtiresi.
    Ne kemi fatin te kemi pranine e disa besimeve brenda nje populli dhe vetem i ligu nuk do te pranonte se komuniteti musliman ka nje Cv te turpshme.
    Pra i dashtun eshte mese e nevojshme te dime sesa te burgosur kemi e te kujt edukimi i perkasin ato, apo dhe rrace.jemi te interesuar te dime se sa tepa pune kemi, ose me sakte te pa afte dhe per tu integruar dhe kujt edukimi i prekasin ato.Eshte e nevojshme te dihet , sa eshte numri i intelektualeve, punonjes shkecore,sa jane me arsimim te mesem dhe sa analfabet.Sa eshte numri i njerezve qe qe ushqehen ne administraten e parive politike, ne arsim, ne institucionet fetare, ne administraten publike apo bashkiake.Si jane ato ne raport me forcat prodhuese, sa jane femra apo meshkuj, sa jane homo apo biseksuale,sa artiste e kengetare , sa vallexhinje , sa hajdute e kriminele ne survejim apo kandidate te krimit.
    vertete qe te gjitha keto e te tjera te dhena nuk perftohen ne mnyren me vetdeklarim, por kjo duhet te ishte nje detyre e punonjesve bashkiake , punonjesve te rendit tej.polici i komunes nuk din te shkruah dhe jo me te marre te dhena te besueshme.Asnje komune bashkiake nuk ka nje kompiuter ku te arshivoheshin te dhenat e antareve te komunitetit dhe problematikat e tyre, e prandaj kur ndodh nje krim polici lagjes frekon syte.
    Pra dhe nje here i dashtun antar,cdo analize eshte ne te miren tone (njerezve normale,) por dhe atyre me probleme, pasi vetem keshtu mund te behet nje pune e efikase per ndryshuar per mire.
    Ideja se mund te ndodhe ndarje territoriale , me duket e turpshme dhe abuzive,dhe sikur ndonje politikan grekoman te jetoje me nje ender te tille.
    Dhjetra autovetura ishin sot nga vlora ne karvanin e Kreshnik Spahiut, karvani i nderit te atedheut, por do te ishte me mire qe keto njerez te fyheshin per motrat e tyre qe me skaf i dergonin ne shtetet fqinje. Kerkush nuk e quajti nje turp kombetare kete, perse?Natyrisht se fitimet nga ky treg mbushin xhepat e politikes dhe te nje sistemi te tere te institucioneve te ndryshem.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •