Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Eja Pendohu edhe Ti ...
    Anëtarësuar
    08-08-2010
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    47

    Një tregim shumë prekës i vogëlushes Berae

    Një tregim shumë prekës i vogëlushes Berae


    E mërkure 20 Janar 2010 20:43



    Ajo është një vajzë egjiptiane, quhet Berae, është 10 vjeçe. Është fëmija i vetëm në familje. Prindërit e saj janë mjek dhe udhëtuan në Arabinë Saudite për të punuar në një prej spitaleve atje.

    Beraeja është shumë e zgjuar, saqë e mësoi tërë Kuranin përmendësh dhe rregullat e tij në këtë moshë kaq të hershme. Mësoi në Saudi në një prej shkollave më të mira. Mësuesja e saj gjithnjë i thoshte: “Ti gjithsesi do duhej të ishe në një klasë më lartë se që je tani”.

    Familja e saj ishte një familje e vogël dhe besimtare. Papritmas një ditë nëna e saj ndjeu një dhimbje të madhe që nuk e kishte ndier kurrë më parë. Pas analizave mjekësore u konstatua se ajo ishte e sëmurë nga kanceri. Nëna mendoj gjatë se si ta lajmëroj të bijën e saj që një ditë kur të zgjohet nga gjumi nuk do ta gjejë atë. Më në fund pas një mendimi të gjatë i tha asaj: "Oj Berae, unë do të paraprij ty në Xhennet. Kur'anin që e ke mësuar duhet ta lexosh çdo ditë në mënyrë që ai të mbrojë ty në dynja”.

    Nuk e kuptoj qartë Beraeja nënën e saj, mirëpo ajo e ndjeu një ndryshim kur shihte nënën e saj duke shkuar nëpër vizita mjekësore rregullisht.

    Beraeja shkonte në mëngjes në shkollë dhe kthehej pas mësimit në spital tek nëna e saj. I lexonte Kuran dhe qëndronte me të derisa kthehej babai i saj nga puna dhe e merrte atë.

    Në mëngjesin e një dite ishtë një thirrje e emergjente nga spitali për babain e Beraes ku e informuan se gjendja shëndetësore e gruas së tij po keqësohej, dhe se ai duhet te vinte në spital sa më shpejt. Doli me shpejtësi nga puna dhe shkoi në shkollë për ta marrë Beraën.

    Posa arritën në spital, babai kërkoi nga Beraeja të qëndroj në veturë derisa të kuptoj diç rreth shëndetit të gruas dhe të kthehet ta marrë Beraen që ta shoh nënën e saj. Ai nuk deshi qe vajza e tij ta shoqëronte në këtë vizitë që të mos e shihte nënën e saj në atë gjendje. Babai i saj doli me shpejtësi nga vetura, sytë i kishte të mbushur me lot , mendjen e kishte te gruaja e tij, gjatë kalimit të rrugës e goditi një veturë ku vdiq menjëherë. Doli Beraeja me shpejtësi nga vetura duke qarë me lot në sy u hodh në krahët e babait të saj të vdekur .

    Tragjedia e Berasë u thellua vetëm pas pesë ditëve kur i vdes edhe nëna, mbetet e vetmuar dhe pa asnjë të afërm në atë vend.

    U tubuan shokët e babait të saj dhe disa bamirës nga Egjipti dhe Arabia Saudite për të gjetur një zgjidhje për Beraen, mirëpo ajo gjatë asaj kohe ndjeu një dhimbje të madhe dhe pas disa analizave mjekësore u konstatua se ajo ishte e sëmurë nga e njëjta sëmundje që kishte pasur nëna e saj. Të gjithë u mërzitën dhe i kaploi një pikëllim i madh, ndërsa Beraeja buzëqeshi dhe tha: “Tash do të shkoj te prindërit e mi”. Të gjithë mbetën të habitur, tërë këto sprova në kokën e një fëmija kaq të vogël, dhe kjo ishte durimtare dhe e kënaqur me caktimin e Allahut.

    Nëpër Arabinë Saudite filloi të përhapet lajmi i saj. Një bamirës e mori përgjegjësinë për mjekimin e saj. Ai e mori atë dhe e dërgoi në një spital në Britani. Ajo tani gjendet në këtë spital dhe një nga televizionet saudiane e thërret shpesh në telefon për të kuptuar gjendjen e saj dhe kërkon nga ajo të lexoj Kuran. Ajo gjatë telefonatës lexon Kuran e nganjëherë ndonjë ilahi apo poezi dhe bën dua për prindërit e saj, ku zëri i saj i bukur bëri të qajnë miliona njerëz.

    Pas disa analizave të thella mjekët erdhën në përfundim se duhet t’i prehën dy këmbët për shkak të përhapjes së sëmundjes, pas një kohe sëmundja i kaloi në kokë ku tash pritet të operohet për këtë.

    Në fund kërkojmë nga ju që të bëni dua për shërimin e saj.



    Në përgatitjen e këtij materiali kontribuuan: Besim Kurti, Remzije Hoti, Rijad Imeri dhe Ajshe Zeqiri.




    Për të dëgjuar zërin e saj të bukur që i bëri të qajë miliona njerëz klikoni faqet më poshtë:

    http://www.knoon.com/rwasn/play-448.html

    http://www.youtube.com/watch?v=VflW8wJ4cHM

    http://www.knoon.com/rwasn/play-447.html
    Krenaria jon është Jeta me Kuran e Sunnet dhe zbatimi i ligjeve të ALL-LLAHUT së bashku si një ummet

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

    All-llahu s.v.t. të shpërbleftë vëllai për kët lajm që na e ke sjellë në këtë forum dhe luisim All-llahun s.v.t., që ti ndihmojë kësaj motre të vëgël që të shërohet. All-llahu i mëshiroftë prindërit e saj, All-llahu ju dhashtë të mira tëgjithë ju që e keni ndëgjuar këtë tregim të kësaj vogëlushe që të bëni dua për këtë motër të devotshme. All-llahu na e shtoftë sabrin dhe na bëftë prej tyre që jemi të kënaqur me caktimin e Tij. All-llahu na e mundësoftë të jemi bashkë me këtë motrën e vogël në Xhennetin Firdevs dhe na bëftë prej atyre që Ai i do. All-llahu na largoftë nga rruga e keqe dhe e padobishme dhe na udhëzoftë në rrugën e Tij të shpëtimit.

    All-llahu na dhashtë dritë jo vetëm në këtë dunja, por edhe natën e varrit dhe na e lehtësoftë atë natë të vështirë.

    All-llahu na rruajt nga vështirësitë që po i ballafaqohemi dhe na e shtoftë imanin.

    All-llahu va lehtësoftë të gjithëve muslimanëve kudo që ndodhen dhe na bëftë prej tyre që ta ndjekim Ligjin e Tij, sikur është i kënaqur Ai.

    All-llahu na largoftë prej harrameve dhe lusim Atë që ti bëjë të urrejtura për ne.

    All-llahu na i bëftë hallallet të dashura për ne.

    All-llahu na e pranoftë lutjet tona dhe na bëftë të jemi prej atyre që nuk e kundërshtojmë Atë.


    Dhe së fundi lus Allahun s.v.t., që të japë diturin e hajrit dhe të na e bëjë të qartë të vërtetën dhe të na largojë nga e pavërteta.

    Deshta t'ju them se metëvërtetë kur e kam lexuar këtë tregim të kësaj vëgëlushe kam qarë bashkë me familjen time, mbasi kjo gjë është e rrallë që prej një vogëlushe të priten ato fjalë të matura dhe të bukura kur ka thënë: " Tash do të shkoj te prindërit e mi ”, mbasi me këtë tregon sinqeritetin e saj që e pranon bindshëm kaderin e All-llahut s.v.t., çdo musliman duhet të jetë kjo si vath në vesh.


    Ma bëni hallall se ndosht e kam zgjatur dhe ju përshëndes me esselamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  3. #3
    Eja Pendohu edhe Ti ...
    Anëtarësuar
    08-08-2010
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    47

    Es Selamu Alejkum

    ALL-LLAHUME AMIN AMIN AMIN , edhe ty edhe te gjith besimtaret Inshallah me xhennetin e firdevsit .
    Krenaria jon është Jeta me Kuran e Sunnet dhe zbatimi i ligjeve të ALL-LLAHUT së bashku si një ummet

  4. #4
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583
    zoti i ndimoft e sheroft nga ki lloje semundje agresive dhe e dhimbsheme per te gjithe o ZOTE ndimo femiun dhe ndimo te gjithe nga kjo smundje e mallkuar fuqia jote eshte mbi te gjitha http://islamicstyle.al-habib.info/wp-content/uploads/wallpaper/176-99074-330x190.jpg
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •