Ndeshja e Vitit
Po e filloj me lajmerim te gjithe tifozave shqiptare kudo qe ndodhen , me 8 maj 2011 zhvillohet derbi i zjarrt “El Classico” . Perballe do jene dy skuadrat me te forta “PD Salitetjeret” VS “PS Edijanari”.Pritet te jete nje derbi historik ku eshte e gjithe vemendja e kombit tone dhe e nderkombetareve. Ka filluar nje lufte e jashtezakonshme e tifozerive ,ku kane ndare vendin ne dy fronte . Mund te duket e pabesueshme po vendi jone krenohet me ultrasit ,te cilit jane “Trembim Opoziten SPEK(sepse pushtetin e kemi ne)” dhe “Duam Pushtet MCD (me cdo menyre)”.Ultrasit kane punen kryesore te shtojne sa me shume tifoza te tyre ,megjithese detyre shume e veshtire. Tifozeria ne vendin tone eshte si pune e trashegimnise te mbiemrit.Por ata nuk lodhen perdorin cdo metode ti afrojn qytetaret drejt ketij sporti hyjnor.Ultrasit ,normale te mbeshtetur financiarisht nga kreret e te dyja skuadrave ,vazhdojne luften e tyre per mbeshtetjen rreth skuadrave te cilave ata ju perkasin.E lehte ne dukje, thuaju njerezve behu fan I kesaj skuadre dhe ata behen , por nuk eshte keshtu.Duhet perkushtim, thirrje, brohoritje ne kor, secila skuader dite te vecanta. Epo mire po si do dal ndeshja themi ne asnjanesit qe te behemi me skuadren qe fiton. Ketu fillon ajo qe quhet mbeshtetja e me te fortit. Po kush eshte skuadra me e forte ? Kampionia ne fuqi apo vendi i dyte. Epo mire thua pastaj kur e shikon qe pergjigjet nuk te cojne ne asnje fitues .Te pakten pas ndeshjes behemi me skuadren qe fiton se te them te drejten nuk me pelqejn humbesit . Analistat thone se do jete nje perballje e forte ku fituesi mund te dal ne minutat shtese (kete e thone ata si puna ime qe do behen tifoza pas ndeshjes).Pastaj pjesa tjeter e debateve te specilisteve tone mbushet me rezultate te thella per skuadren qe simpatizojne , por ne mendje se etika nuk ja lejon.Dakort te gjithe jemi ne tifozat e thjeshte , presim ndeshjen se kush do dal fitues dhe ngacmojn nderkohe kundershtaret me batuta te imta (specialiteti tone). Pastaj disa kthehen ne origjine dhe shkembejn mjete te forta qe e kane ndalesen tek koka e kundershtarit.Skudrat mendohet te luajn me kete formacion : Skuadra e PS Ed. do te ndryshoje formacion nga 4-3-3 ne 4-4-2 . 4-3-3 ishte nje formacion sulmues te ndeshjes se pare ne 21 janar te cilet pesuan nje disfate te thelle pasi skuadra e PD Sal. luajti ne kundersulm me 5-4-1 dhe fitoj thelle . Mendohet qe skuadra e PD Sal. nuk do te ndryshoje formacion pasi mendon se mund te dal prap triumfues . Te dyja skuadrat nuk kane mungesa dhe mendohet te jete ndeshja e 4-vjecarit . Tifozat e skuadrave te tjera te vogla pretendojne vetem nje vend ne Europa Lige pasi eshte e pamundur te krahasohesh me keto super skuadra me buxhet te palimituar . Ato jane ne krye te Superliges tone prej gati 20 vjetesh . Nuk besoj se do bien ndonjeher nga kategoria sepse :
1. Pronaret e te dyjave skuadrave jane familje te medha dhe me pushtet 70-vjecar
2. Tifozeria e tyre eshte e zjarrte dhe nuk ndryshon asnjehere mendim
3. Skuadrat te tjera jane shume te pafuqishme dhe luajne shemtuar .
4. Dhe ne gjithmone do ta perdorim kete loje per te ngrituar anen tone financiare.
Keto ishin kater arsyet time por ju mund te keni me shume ,pak rendesi ka, e rendesishme eshte qe sido te dale ndeshja e 8 majit aty do jete e perfshire i gjithe mbarevajtja ekampionatit tone .