pershendetje miqte e mi.
Vendosa qe te hapi kete teme duke dashure qe ketu te postoj ca te dhena mbi qytetin time dhe ca foto,te cilat i kam mare te gatshme
ndoshta mund te kete nje tem te tille,por sidoqoft...
ju miqe nga e imja Tetovė,po patet naj foto me te re,nga Tetova e diteve te sodit m'u bashkangjiteni,sepse Tetova sote vertet ka ndryshuar...
urroj te kaloni mire...
Tetova gjendet nė pjesėn veriperėndimore tė Maqedonisė. Ajo nga veriu kufizohet me Kosovėn, nė lindje me Shkupin, dhe nė jugperėndim dhe perėndim me Gostivarin. Tetova me sipėrfaqe prej 1080 km2 shtrihet nė pjesėn e poshtme tė fushės sė Pollogut dhe ėshtė e rrethuar me Malin Sharr dhe Malin e Thatė, me njė lartėsi mbidetare prej 460-500 m. Klima mesatare kontinentale me temperaturė mesatare vjetore reth 11.6O°.
Nė Tetovė jetojnė afėr 200.000 banorė, nga tė cilėt rreth 80,3% shqiptarė, 14,7% sllavo-maqedonė dhe 5% tė tjerė, tė vendosur nė 92 vendbanime. Tetova ishte qendėr ekonomike, kulturore dhe administrative qė nė kohrat antike ku pėrmendet me emrin Enea. Nė vitin 2005 nga komunae Tetovės janė ndarė edhe nėntė komuna tjera, tė cilat si qendėr e zhvillimit marrin Tetovėn.
Demografia
Shiquar nga aspekti demografik nė Tetovė jetojnė afėr 200.000 banorė, nga tė cilėt rreth 80,3% shqiptarė, 14,7% sllavo-maqedonė dhe 5% tė tjerė, tė vendosur nė 92 vendbanime. Ndėrsa nė bazė tė pėrkatėsisė fetare mbi 85% i pėrkasin fesė islame kurse tė tjerėt asaj ortodokse.
Karakteristikat demografike tė Pollogut tė Poshtėm, siē janė gjendja numerike e popullsisė, dendėsia e popullsisė, trendi i ecurisė dhe struktura e popullsisė, e caktojnė zhvillimin e mėtejshėm tė hapėsirės sė Pollogut tė Poshtėm.
Pėrgatitja shkollore e popullsisė sė komunės sė Tetovės gjatė periudhės sė viteve 19611994 Pregaditja shkollore e popullsisė, tė moshės mbi 10 e 15 vjet, nė tė kaluarėn jo tė largėt, nuk ka qenė e pėrshtatshme. Ndėrkaq, nė dekadat e fundit dukshėm ka filluar tė pėrmirėsohet pėrbėrja arsimore e popullsisė. Kėshtu qė me sjelljen e ligjeve tė ndryshme pėr ndjekjen e mėsimeve nė gjuhėn amėtare nė arsimimin fillor, tė mesėm madje edhe nė atė tė lartė e superior (kėtu vlen tė pėrmendet edhe funkcionimi i Universitetit tė Tetovės dhe Universitetit tė Evropės jug-lindore, qė sigurisht do ti japin njė zhvillim tė hovshėm arsimimit nė gjuhėn shqipe) dukshėm ėshtė ngritur niveli arsimor i kėtyre trojeve. Mirpo edhe krahas ngritjes arsimore tė popullsisė, prapseprap, edhe sipas regjistrimit mė tė ri tė popullsisė, ende ka numėr tė konsiderueshėm tė personave pa pregaditje shkollore ose me arsimim tė ulėt, veēanarisht nė mesin e popullatės femrore.
Ekonomia
Pas shkatrimit tė Federates sllave dhe luftrave tė viteve 2000 industria e Tetovės ėshtė shkatruar po thuaj se tėrsisht. Gjatė viteve tė fundit (viteve 2000) me shpėrbėrjen e pronės shoqėrore bėhet privatizimi i cili ngadal fillonė tė lulėzojė.
Prodhimet mė tė njhura industriale me tė cilat ekonomia e Tetovės pėrfaqėsohet nė tregun e regjionit dhe mė gjėrė janė: prodhimet e drurit (mobilje kualitative), metalo-plastikės, prodhime tė materijaleve ndėrtimore.
Turizmi
Turizi nė ekonomin e Tetovės zė njė vendė tė rėndėsishem. Kryesishtė si vende dhe objekte turistike janė tė njohura : Qendra rekreative - turistike "Kodra e Diellit" nė shpatet e Sharrit qė ėshtė e njohur pėr zhvillimin e sporteve mbi borė gjatė dimėrit, sidomos tė skijimit; si dhe objektet e shumta me vlerė kulturore dhe historike si Kalaja e Tetovės qė ndodhet mbi qytet.
Kodra e Diellit ėshtė njė vend turistik nė qytetin e Tetovės. 'Kodra e Diellit' nė tė vėrtetė ėshtė njė qendėr rekreative pėr skijim. Sa i pėrket shtrirjes sė tereneve pėr skijim nė teritorin e Maqedonisė 'Kodra e Diellit' ka shtrirjen dhe pėrshtatshmėrinė mė tė mirė si pėr rekreim si pėr pėrdorim mė tė gjėrė pėr gara sportive. Para luftės sė vitit 2001 kjo qendėr kishte popullaritet mė tė madh, kurse pas kėsaj kohe popullariteti disi ka mbetur vetėm ndėr shqiptarėt. Si duket janė mirė duke funksionuar mekanizmat propagandues maqedonas se vendet ku janė tė banuara me shqiptarė gjithnjė janė burim rreziku
Kultura
Pozita e mirė gjeostrategjike, tė ndodhurit nė udhėkryq si dhe pologu me tokė pjellore, Tetova ua tėrhiqte vėmendjen pushtuesėve tė ndryshėm. Nė shekullin e XV kėtė qytet e pushtojnė turqit. Me ardhjen e turqėve u zhvillua kultura. Vatėr e saj bėhet kompleksi i Teqes Bekteshiane-HARABATI(Teqe) 1538 1548 e ndėrtuar nga ana e Sersem Ali Dedes.
.
Nė Tetovė kemi Kalanė e Tetovės, qė ndodhet nė maje tė Baltepes, menjėherė mbi Tetovė. U ndėrtua mė 1820 nga ana e Abdurahman Pashės. Ky objekt kulture paraqet njė bukuri tė rallė tė kohės sė kaluar. Pėrbėrja e saj ėshtė komplekse (pjesa e brendėshme ka pesė saraje, kuzhina tė mėdha, banja, njė pus nė mes dhe tri tunele pėr dalje) gjatė luftrave pėsoi rėnime tė shumta.Nė Tetovė ėshtė edhe biblioteka "Koēo Racin", muzeu memorial, arshivi historik etj.
Tetovėn sot e zbukuron objekti i ndėrtuar nė themelet e xhamisė sė Ēarshisė mė vitin 1975 Pallati i Kulturės. Nė kėtė Pallat paralelisht zhvillohet kultura e tė gjitha nacionaliteteve qė jetojnė nė kėto troje, edhe atė nėpėrmjet tė aktiviteteve tė ndryshme kulturore siē janė: aktivitetet muzikore, tė dramės, tė artit figurative (Arti Figurativ
Galeria e Arteve dhe Atelia e Artit Figurativ po ashtu gjenden nė Pallatin e Kulturė dhe ju shėrbejnė banorėe tė qytetit pėr ekspozitat e ndryshme. Nė kuadėr tė Pallatit tė Kulturės gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ nė tė ) , aktivitete qė kanė tė bėjnė me letėrsinė etj.
Nga aktivitetet muzikore vlen tė pėrmenden koret e ndryshme si p.sh. kori i pėrzier rinor, kori i femrave dhe kori i meshkujve si dhe shoqėritė e ndryshme kulturo-artistike. Duhet patjetėr pėrmendur edhe sukseset me vlerė Botėrore tė kėtyre koreve siē ėshtė kori i pėrzier rinor, i cili nėn dirigjimin e prof. Arifhikmet Xhemaili, solli medalje tė argjent nga Olimpiada Botėrore nė Linc tė Austrisė nė vitin 2000, kurse mė vitin 2001 nė Wermigerode tė Gjermanisė tė njėjtit fituan medalje tė artė.
Nga shoqėritė kulturore artistike dallohen : SH.K.A."Xheladin Zeqiri" (1949;shqiptare), "Iljo-Antevski Smok"(maqedonase) dhe "Jeni Hajat"(turke). Kur flitet pėr muzikėn shqiptare nė Tetovė por edhe nė pėrgjithsi nuk mund tė mos pėrmendim grupin me mė renome nė gjith trojet shqiptare Elita 5.
Muzika argėtuese tetovare nė botėn shqiptare ėshtė e njohur me kėngėt e grupit ELITA 5
Muzike Kori i perzier i qytetit nen udheheqjen e dirigjentit Jeton Pustina ka aritur suksese te medhe ne festivalet brenda dhe jasht vendit.Ne festivalin TEHO ne Tetove ėshtė renditur nder koret me te mira te Ballkanit dhe ne festivalin shteteror te Kavadarcit duke e fituar vendin e pare.
Nė shėrbim tė aktiviteteve tė dramės funkcionojnė studioja e dramės pėr fėmijė, tė rinjė dhe studioja pėr tė ritur. Nė kuadėr tė Pallatit tė Kulturės gjithashtu funkcionon edhe ateleja e artit figurativ nė tė cilėn afirmohen dhe zhvillohen amatorė respektivisht profesionist tė kėtij arti me qė organizohen galeri tė ndryshme artistike.
Nga aktivitetet letrare dallohen klubet letrare edhe atė K.L."Klubi letrar 94"(shqiptar) dhe ai maqedonas "Kiril Pejēinoviq", tė cilėt organizojnė promovime tė ndryshme tė librave, mbrėmje letrare tė pėrcjellura me lexim nė prozė dhe poezi kushtuar shrimtarėve tanė tė sė kaluarės dhe pėr raste tjera solemne, shpallin konkurse tė punimeve tė artistėve tė rinj tė letėrsisė etj.
Shkollmi
Nė vitet 2000 nė Tetovė punonin 7 sholla fillore me rreth 9100 nxėnės, 5 shkolla tė mesme ė pėrgjithshme dhe profesionae me rreth 10 000 nxėnės, 2 shkolla tė larta, Universiteti i Tetovės USHTdhe Universiteti i Evropės Juglindore - UEJL.
Krijoni Kontakt