Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1

    Lightbulb Nënshtrimi i turpshëm i PD-së ndaj ekstremistëve grekë

    Nënshtrimi i turpshëm i PD-së ndaj ekstremistëve grekë

    Ministri Spiro Ksera duke festuar 94 vjetorin e qeverise se Vorio Epirit ne vitin 1914, e cila filloi genocidin etnik dhe spastrimin e shqiptareve ne Jug te vendit

    Nga Arben Llalla

    Nuk janë të rastësishme aprovimi i shumë ligjeve antikombëtare dhe antikushtetuese nga ana e qeverisë të drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha. Me veprimet e tij siç duket është vënë në shërbim të Greqisë. Këto mendime të mia i jap në bazë të lëvizjeve që ai ka bërë dhe po bën nga ardhja në pushtet prej vitit 2005. Pas marrjes së pushtetit Berisha spastroi PD nga eshaloni i tretë, anëtarët që i përkisnin të djathtës së vërtetë. Këta anëtarë kishin shfaqur zemërim ndaj kryetarit të PD kur takoi antishqiptarin Nikolla Geixh, i njohur si lotuesi më ekstremist për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Pas atij takimi Lobi shqiptaro-amerikan u distancua për ta përkrahur Sali Berishën sepse tashmë ai kishte bërë aleancë me Lobin greko-amerikan i cili është më i fuqishëm se ai shqiptar. (Pas atij takimi Berisha nuk pranoi asnjëherë më të takojë At Nikoll Markun, i cili njihet si kundërshtari më i fortë i Kryepeshkopit grek Anastas Janullatos).
    Të parët që pësuan goditje ishin anëtarët e PD që kishin vepruar prej 10 vitesh në Greqi të cilët kontaktet i kishin pasur drejtpërdrejtë me Sali Berishën, Ridvan Boden, Besnik Mustafain dhe Vili Minarollin. Që nga viti 2005-2009, drejtuesit e PD që vepronin në Greqi u lanë rrugëve pa punë, duke i shkatërruar ekonomikisht dhe njëkohësisht humbën lejen e qëndrimit në Greqi. Fitorja e PD në zgjedhjet më 2005 i dedikohej kontributit të anëtarëve që kanë vepruar në Greqi. Pas kësaj fitore shumë anëtarë të PD pësuan zhgënjim dhe nuk u treguan aktiv në zgjedhjet e vitit 2009. Ata vërejtën se ministritë u mbushën me grek dhe grekofil që punonin në dëm të Shqipërisë. Prandaj është e sigurt që PD i ka humbur zgjedhjet e 2009.
    Pse Berisha largoi Blerim Çelën dhe Preç Zogaj?!

    Ende Blerim Çela dhe Preç Zogaj nuk e kanë mësuar të vërtetën se pse z. Sali Ram Berisha i largoi me heshtje nga PD ose më saktë nuk i futi në listën për deputet në zgjedhjet e 2009. Për të treguar psenë duhet ti rikthehemi ngjarjeve të vitit 2008 ku qartë do të vërtetojmë se porositësit për mospërfshirjen e këtyre dy figurave kombëtare në listat për deputet mund të jenë grekët.
    Ish-Prefekti i Gjirokastër Spiro Ksera, sot ministër i punës dhe i çështjeve sociale më 18 maj 2008 morri pjesë në festimin e 94 vjetorit të shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit. Pjesëmarrja e një përfaqësuesi të lartë të qeverisë shqiptare në aktivitetin antishqiptar ishte një veprim i hapur antikushtetues dhe një injorim që i bëhej Republikës së Shqipërisë për vetë faktin se Spiro Ksera është zyrtar i lartë, dje prefekt sot ministër. Gjatë aktivitetit Spiro Ksera u fotografua me disa personalitete që njihen si aktivistë ekstremistë për aneksimin e jugut të Shqipërisë. (në këtë foto Ksera është afër deputetit të LAOS Athanasios Plefris, i partisë së djathtë ekstremiste të Jorgo Karaxhaferit. Ministri Spiro Kseras buzëqesh pranë flamurëve të Autonomisë së Vorio Epirit).
    Për pjesëmarrjen e z. Ksera në tubimin e Dervinaqit-Konicë, nuk kaloi në heshtje. Sekretarja për marrëdhënie me jashtë e PS, znj. Arta Dade kërkoi nga ministri i jashtëm Lulëzim Basha sqarime. Ndërsa dy figurat e lartë të PD në atë vit Blerim Çela dhe Preç Zogaj reaguan ashpër deri te kryeministri Berisha. Preç Zogaj si kryetar i komisionit të punëve të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë u shpreh: “Kjo nuk do të thotë aspak që ne të heshtim. Nuk duhet të kërkojmë të rikthejmë të kaluarën e largët të marrëdhënieve konfliktuoze, të rikthimit të konflikteve në këtë pjesë të vendit, të funksioneve politike siç është kjo e Vorio-Epirit, që as ka ekzistuar, as ekziston kurrkund. Ky prefekt duhet të shkarkohet”. Deputeti i atëhershëm z. Çela kërkoi urgjentisht shkarkimin e Kserës duke deklaruar: “Ky prefekt, për mendimin tim nuk duhet mbajtur më në atë post, se nuk i shërben marrëdhënieve miqësore shqiptaro-greke, por acarimit të tyre. Sa herë grekët të kujtojnë ngjarje të tilla shoviniste, aq herë ne shqiptarët do u kujtojmë masakrat që ata kanë kryer mbi paraardhësit tanë”.
    Tashmë deputeti Blerim Çela me këto deklarata e kishte mbushur kupën për ta izoluar dhe lënien anësh në PD. (Të mos harrojmë se z. Çela është autori i një libri me përmbajtje kombëtare “Shqiptarët Ndër Shekuj”, për të cilën grekët kur u botua në vitin 2001 shfaqën shqetësime sepse për autor kishte një nga figurat e larta të PD).
    Këtë ngjarje Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulëzim Basha e kaloi në heshtje. Kjo kishte një arsye të fortë sepse ai ishte kapur mat dikur nga media greke duke flirtuar me deputeten e bukur të Demokracisë së Re Eleni Rapti. Lulëzim Basha kur ishte ministër i Transporteve bashkë me deputeten greke Elena Rapti (Elena e TROJËS) ishin bërë protagonistë të faqeve në gazetat greke. Gazeta “Trafik” e quante flirtin dashuri ndërballkanike, nën tingujt e këngës së Panajot Psomiadhis (prefekt i Selanikut). Ndërsa revista “Proto Thema” që e zbuloi e para skandalin dashuror botonte edhe foto duke e shoqëruar me rreshtat flirtin “ministrit riosh dhe biondes bukuroshe”.

    Gazetarja greke, Ollga Gali, për flirtin i referohet momentit kur në Selanik zhvillohej Samiti i vendeve anëtare të Paktit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm, të Kryeministrave dhe të ministrave të Transportit të dhjetë vendeve anëtare. Në fund të shkrimit, revista greke “Proto Thema” shkroi edhe një SMS drejtuar nga vetë redaksia ministrit shqiptar të Transporteve, Lulëzim Basha, ku thuhej: “Dhen tha eqis tin Elena pote`, alvane, alvane!”. (Nuk do ta kesh Elenën kurrë, o shqiptar, o shqiptar!)”.
    Gazmend Oketa dhe Aleksandër Biberaj, jashtë liste për deputet në zgjedhjet e ardhshme

    Deputeti Gazmend Oketa me kërkesën që parashtroi për largimin NON GRATA të Konsullit të Përgjithshëm grek Theodhoros Ikonomus përfundimisht i mbushi mendjen Sali Ram Berishës që ta largojë me ashpërsi nga PD. Ndërsa deputeti Aleksandër Biberaj ka kohë që duhet ti mbyllet dera e PD, ashtu siç i është mbyllur shumë përkrahësve të tij që dikur kanë qenë krahu i djathtë i Berishës, por sot japin mësim nëpër disa universitete private andej dhe këtej kufirit Londinez shqiptar.
    Çfarë të mirash Berisha u ka bërë grekëve për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit
    Kryeministri Sali Ram Berisha që kur erdhi në pushtet u ka bërë shumë të mira grekëve, ndoshta më shumë se Esat Pash Toptani serbëve.
    Në vitin 2006, Berisha legalizoi hapjen e shkollës shtetërore greke për herë të parë duke pranuar që Himara është zonë minoritare. Të hapësh sot një shkollë private greke, turke, italiane, serbe etj., nuk është problem kombëtar. Por kur hapen nga shteti shqiptar shkolla greke aty ku nuk njihet si vend i pakicës greke, kjo gjë është e rrezikshme për të ardhmen.
    Në janar të 2007, Kryeministri Sali Ram Berisha, në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, tha se ai nuk e shihte çështjen çame si një çështje kombëtare, por si një çështje teknike. “Pretendimet për pasuri të qytetarëve shqiptarë dhe grekë, duhet të shihen si një çështje ligjore. Domethënë, si një çështje teknike e jo kombëtare”.
    Kjo ishte një goditje për çamët dhe çështjen e tyre të pazgjidhur.
    Më 2008, grekët propozuan ndërtimin e rreth 7 mijë varreve dhe z. Berisha dha amin për ndërtimin e varrezave greke të grekëve të vrarë në luftën e dytë botërore. Pyetja është e thjeshtë në këtë rast. Pse grekët nuk kërkojnë ndërtimin e varrezave të grekëve të vrarë në luftën qytetare të tyre 1946-49? Vetëm në Shqipëri atë periudhë janë vrarë rreth 5 mijë grekë të Ushtrisë Demokratike të udhëhequr nga komunistët grek.
    Një javë para mbylljes së Kuvendit në vitin 2009, deputetët e shumicës së PD miratuan ligjin mbi Gjendjen Civile ku shtetasi i Republikës së Shqipërisë të vetë deklarojë kombësinë e tij (sipas interesave ekonomike). Miratimi i këtij ligji në këtë formë është bërë me kërkesë së Greqisë duke parashikuar rritjen artificiale të numrit të pakicës greke.
    Në fund të vitit 2009, Kryeministri Berisha i dhuron ujërat territoriale shqiptare Greqisë në emër të “Marrëveshja e përcaktimit të kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë”. Por ky shpërblim i Berishës dështoi fal punës profesionale të Prof. dr. Myslim Pashës i cili denoncoi peshqeshin e ujërave shqiptare Greqisë.
    Revolution 1848

  2. #2
    ÇAMËRIA ËSHTË VAZHDIM I TROJEVE SHQIPTARE

    Është detyrim të marrësh barrë për të lëvizur drejt të ardhmes çështjen kombëtare. Prandaj, duke vlerësuar këtë nismë qytetare dhe këtë lëvizje gjithkombëtare, ju përshëndes dhe ju uroj sukses, në këtë detyrë sa të rëndë, aq edhe të lavdishme për çdo shqiptar.
    Çështja e Çamërisë, është pjesë e pandarë e çështjes kombëtare shqiptare. Çdo tendencë për ta mohuar, apo anashkaluar këtë çështje, është tregues i qartë, se nuk ka klimë të favorshme politike, për ta çuar përpara çështjen kombëtare shqiptare dhe nuk është arritur, që fqinjët tanë e në menyrë të veçantë Greqia, të sigurojnë qytetarinë në politikën e tyre dhe të kenë eleminuar racizmin dhe ultranacionalizmin në kuadër të "Megali Idhesë" greke dhe "Naçertanias" serbe në mendësinë e qytetarëve të tyre dhe te inteligjencës së tyre.

    Une jam i sigurtë, se shqiponja jonë nuk mund të vazhdojë edhe në rrugët e Europës moderne të jetë e copëtuar. Ajo, duhet dhe do të arrijë, qe t’i ketë të gjitha trojet etnike shqiptare nën flatrat e saj. Krahët e shqiponjës nuk duhet të kullojnë gjak më tej. Ato duhet të shtrihen në hisen e diellit te tyre. Të vdekurit duhet të gjejnë prehje, duke i patur pasardhësit pranë. Edhe ato në varre kanë nevojë për përkujdesje. Mjaft kanë shkelur andartët mbi ta.

    Ka ardhur koha, të hedhim tej pikëllimin dhe te shprehim vendosmërinë, për ti marrë përfundimisht trojet tona. Me lot fitohet mëshirë, kur ka mëshirues. Më lot kurrë nuk fitohet e drejta. Kush qan, është i destinuar të mbetet skllav dhe të mbetet pa të ardhme. Ne nuk jemi nga ata, që mund të mbetemi pa të ardhme. Kush na rekomandon të qajmë, na don skllevër. Ne duhet të jemi të vendosur dhe shumë luftarak në rrugën tonë, për të vajtur deri në cepin më të fundit të trojeve tona dhe deri në kufirin më të largët, për të sjellë afër të gjithë shqiptarët, mbetur rrugëve të botës.

    Zemrat tona duhet të jenë shumë luftarake dhe shpirtrat tanë shumë të vendosur, për të mos lejuar më tej që pronarët të jenë qeraxhi.

    Çamëria nuk duhet konsideruar si diçka e larget, ajo është këtu afër, është vazhdim i trojeve, vazhdim i tokave. Ajo ka qëndruar mjaft larg mëmës, ka ardhur koha të kthehet në vatër. E Çamërinë e bëjnë çamët dhe trojet e tyre, ato duhet dhe do të bashkohen, duan apo nuk duan shovinistët antishqiptarë të çdo kombësie qofshin.
    Ne duhet të jemi
    të qetë me të qetët,
    të jemi qytetarë me qytetarët,
    të jemi te kulturuar me te kulturuarit,
    të jemi miq me miqtë,
    të jemi të edukuar me të edukuarit,
    por të jemi të rreptë me armiqtë,
    të jemi të pamëshirshëm me ata që na duan të vdekur,
    të jemi me tolerance zero me ata që na mohojnë kombin tonë, tërësinë tonë tokësore, që na mohojnë të drejtën tonë për te qënë zot mbi trojet tona, që na mohojnë të drejtën tonë për ta bërë përfundimisht kombin tonë njëherë e mirë një e të pandarë.

    Mua më duket, se sot ka nga ata, që mendojnë, se shqiptarëve u ka humbur syri i pushkës. E keni shumë gabim duhet tu themi ne, shqiptari mbetet ai që ka qënë. Shqiptari nuk është zhbërë me gjithë përpjekjet e armiqve për ta zhdukur edhe në kohët e errta të historisë, kush mendon se mund te zhbëjë e zhdukë shqiptarët e trojet e tyre sot në kohet moderne është aventurier e aventurieret në pergjithësi gjithnjë vrasin veten.

    Historia ka dëshmitarët e saj. Ajo i ka treguar dhe do të tregojë edhe më tej se Çamëria është tokë e grabitur. Të kujtojmë se kombi izraelit u kthye ne trojet e tij pas 2000 vjetësh. Ai ishte shpërngulur në kohët e largëta. Megjithatë u kthye. Ne nuk duhet e nuk do të presim 2000 vjet, se jemi e jetojmë në kohë moderne. Ne duhet e do të kthehemi ne trojet etnike shume shpejtë. Çamëria nuk ka më kohë të qëndrojë larg, ajo don dhe do të vijë afër me trojet e tjera të mëmës Shqipëri.

    Drejtësia do të bëhet. Çamët do të thonë shumë shpejt mirëmengjes në portat e tyre. Nëse dikush del edhe në televizor e thote se "tashme çështja nacionale është nje ceshtje folklorike", mos besoni se është e vërtetë. Këtë e thotë dikush që nuk ka origjinë dhe që për pesë pare shet babanë edhe nënën. Të tillë sot edhe ka. Une nuk dua të bëj evidencë. Por ata duhet të dinë, se nacionalizmi sot në gjithë botën është në nivelin me të lartë të kërkesës, për të qënë. Ne, që jemi të ndarë në gjashtë pjesë në Ballkan dhe që e kemi diasporën më të madhe se popullsinë në trojet etnike e kemi tepër urgjent, qëndrimin shumë të qartë dhe të vendosur e të prerë, për zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare.

    Në mjaft raste, ne bëjmë evidencën e vuajtjeve dhe të humbjeve e dëmeve që na janë shkaktuar nga armiqtë e në radhë të parë nga fqinjët, që ne gjithnjë kemi tentuar ti emërtojmë si miq. Por që në fakt na kanë qëndruar me sopatën mbi kokë. Kjo fazë unë mendoj se ka kaluar. Ka ardhur koha që të bëjmë vetëm programe dhe të vrapojmë për ti realizuar ato duke bërë edhe sakrifica e duke rrezikuar.

    Mjaft me me vaje! Nuk kemi kohë. Ka ardhur koha e zgjidhjeve e kur nuk ka zgjidhje, vjen koha e thirrjeve.
    Djemte dhe vashat nuk lindin e rriten në tokën e mëmëdheut, vetëm për të konsumuar bukë, por edhe për të kryer obligimet ndaj kësaj toke, që na ka lindur e rritur, na ka siguruar jetesën, na ka siguruar vazhdimësinë e do të na ruajë edhe eshtrat në përjetësi.

    "Ka ardhur koha, të hedhim tej pikëllimin dhe të shprehim vendosmërinë, për ti marrë përfundimisht trojet tona. Me lot fitohet mëshirë, kur ka mëshirues. Me lot kurrë nuk fitohet e drejta. Kush qan, është i destinuar të mbetet skllav dhe të mbetet pa të ardhme."

    Këto zgjidhje sjellin mesazhin e bashkimit kombëtar shqiptar, i cili është bashkuar ne evidencen e kultures, në njësimin e gjuhës se bukur shqipe, në flamurin e lavdishëm të kombit, në këngën e vallen, në traditën e përgjegjësinë për të ardhmen, në inteligjencën e qytetarinë. Ky bashkim gjithpërfshirës i fushave jetësore kombëtare, natyrshëm do te diktojë edhe bashkimin politik, sepse nuk mund te ketë integrim ndërkombëtar, pa integrim e integritet kombëtar.

    Ky takim i sotëm kombëtar edhe për qytetin ku mblidhet, ka një simbolikë shumë domethënese. Jemi në Vlorë. Ne Vlorën heroike e historike, që mban mbi supe heroizmat luftarake të popullit tonë në shekuj, që mban mbi supe luftën e lavdishme të vitit 1920, kur fuqitë e mëdha edhe njëhere tentonin ta zhduknin kombin e shtetin shqiptar. Ishte Vlora që tha: Jo, kjo tokë është jona. Ky shtet është yni. Nuk ka fuqi që na i merr. Jemi në Vlorë e cila mban në gji flamurin kombëtar, si një amanet për ta përcjellë brezave të sigurtë dhe për të transmetuar mesazhet se këtu është bërë Shqipëria, në atë 28 nëntor të vitit 1912 nuk është bërë vetëm një copë Shqipëri. Ishin ato mesazhe që e bënë Kosovën, që do të bejnë edhe Kosovën Lindore, edhe trojet në Maqedoni, edhe Çamërinë, edhe Ulqinin e Tivarin, Plavën e Gucinë. Jemi ne Vlorë e Vlora nuk bën politikë nënshtrimi, por merr vendime historike për të ardhmen e sigurtë kombëtare shqiptare.

    Prandaj edhe vargjet e këngës për Çamërine: "O ju djemtë e Çamërisë, kudo jeni e jetoni, amanet i Perëndisë, Çamërinë mos e harroni". Une do ta këndonja: "O ju djemtë e Shqiperisë, kudo jeni e jetoni, amanet i Perëndisë, Çamërinë mos e harroni". Sepse Cameria nuk ështe vetëm e çamëve. Në çdo oborr shtëpie në Çamëri çdo shqiptar, ka një gisht dhe. Atë, secili e ka për detyrë ta bëjë të lirë.
    Ne jemi dhe duhet të jemi qytetar, por kurrë te nënshtruar dhe të përbuzur. E kemi për detyrë të udhëhiqemi nga kultura që na karakterizon, por kurrë duke hequr dorë nga shpirti luftarak që e trashëgojmë. E për të marrë mesazhe, se cili duhet të jetë qëndrimi ynë, duhet të njohim historinë, që grekët mesojnë në shkollat e tyre që nga fëmijeria e deri ne auditoret e universiteteve. Kur njohim këtë "histori" mund të marrim edhe qëndrimet që duhet.

    Ne kemi detyrime ndaj qytetarisë europiane, por kurrë ndaj antiqytetarisë greke. Kurrë ndaj shovinizmit greko – sllav, që akoma me metoda mesjetare kërkon të fitojë epërsi e privilegje me paturpësi në shpinë të trojeve e të popullit shqiptar.
    Kur shikojme se grekët nuk pranojnë asnjë shqiptar që nuk ka emër grek, por me çdo kusht i zhdukin identitetin,
    kur shikojmë se si grekët na kercënojnë edhe nepër parada ushtarake,
    kur shikojmë se grekët na kërcënojnë edhe nëpermjet internetit,
    kur shikojmë se greket na kërcenojnë edhe në emër te Europës (gjë e çuditshme kjo),
    kur shikojmë se si grekët tentojnë të konsiderojnë grek çdo qytetar shqiptar të fesë orthodokse,
    kur shikojmë se si grekët kerkojne të tjetërsojnë edhe trojet shqiptare për ti emërtuar ato si Greqi,
    kur shikojmë se si grekët vijnë e na zhvarrosin edhe fëmijtë nëpër Shqipëri e i quajnë varreza ushtarësh grek,
    kur shikojmë se mjafton ti vësh vetes një emër grek dhe mund të fitosh pension nga shteti grek, sikur të jesh edhe banor i Prishtinës,
    kur shikojmë se si grekët politizojnë edhe aksidentet automobilistike,
    kur shikojmë se si politikanë grekë pa turp, vijnë e bëjnë propagandë greke nëpër territoret e shtetit shqiptar,
    unë nuk mund të them se kemi një fqinj që duhet ti besojmë e që mund të jemi bashkë për të përballuar problemet, që mund të na sjellë e ardhmja.

    Ky fqinj duhet shikuar me shumë vigjilencë. Me këtë fqinj duhet qëndruar në pozicione shumë të sigurta. Ky fqinj vetëm kërkon dhe asgjë nuk jep, jo nga vetja, por nga të drejtat e shqiptarëve, siç është edhe rasti i Çamërisë. Të cilën nëse presim të na e japin grekët nuk kemi për ta marrë kurrë, por ne duhet ta marrim vetë atë. Natyrisht unë jam dakort që kjo të realizohet në rrugë demokratike, nëse ka rrugë dhe llogjikë, nëse ka politikë europiane e botërore të ndershme, nëse ka gjykata ndërkombëtare që do ti analizojnë faktet dhe dokumentet. Por nëse jo, ne jemi ata që duhet të kthejmë çamët në trojet e tyre të ligjshme. Greqia nuk ka për të na vrarë e zhdukur më shume seç ka vrarë e zhdukur deri sot, le të vrasë, por ne duhet ta bëjmë përfundimisht kombin tonë një e të pandarë.
    Une kam dëshirë të besoj, se Greqia do të kuptojë, se e drejta duhet vendosur në vendin që i takon dhe shqiptarët duhet të marrin atë qe u takon, por kur shikoj sa helm e shovinizëm prodhohet prej tyre, kur shikoj sa paragjykime e racizëm ka në terrenin grek, nuk mund të mashtrohem dhe të besoj së grekët do të bëhen të urtë dhe do ti zgjidhin problemet me qytetari.
    Ne jemi vrarë prej tyre,
    ne jemi masakruar prej tyre,
    ne jemi zhdukur prej tyre,
    ne jemi shpërngulur prej tyre,
    dhe sot akoma ata akuzojnë e ne heshtim,
    ata pretendojnë e ne heshtim, ata kërkojne e ne heshim,
    ata kërcënojnë e ne heshtim, ata mashtrojnë e ne heshtim.
    Se ne bëjmë politikë. Nëse është kjo politikë, une them se politika qenka e keqe. Ne duam të drejtën tonë dhe atë nëse nuk na e japin duhet ta marrim.
    Si?
    Koha do të na tregojë, mjafton të jemi të vendosur, për të bërë detyrën ndaj atdheut.
    Por ne nuk duhet të mbetemi vetëm në këtë zgjidhje, pra ne kthimin e çamëve në pronat e tyre dhe në jetësimin e të drejtave te tyre. Ne e kemi për detyrë të kërkojmë;
    që Greqia të kërkoje falje botërisht për masakrat mbi çamët ne veçanti, ndër të cilët masakroi rreth dhjetë mijë veta, si dhe për masakrat që ka bërë mbi gjithë shqiptarët në tërësi;
    që historia e Greqisë të shkruhet siç është e vërteta, jo si kanë dëshirë dhe i po e shkruajnë shovinistët grek; që të hiqet dorë njëherë e përgjithmonë nga mendësia mesjetare, të konsiderimit të popullsisë orthodokse shqiptare si popullsi greke;
    të hiqet dore përgjithmone nga tendenca, për të kërkuar troje greke në tokat shqiptare;
    të kërkohet dhënia e te drejtave të arvanitasve në Greqi, një popullsi që mbahet nën trysni mesjetare;
    të kërkohet hapjen e shkollave shqipe për emigrantët shqiptar në Greqi ne baze të ligjeve ndërkombëtar etj.
    Dhe këto janë krejt normale. Askush nuk duhet të mendojë se është shumë. Të gjitha këto i gëzojnë të gjithë në kushte të njëjta në gjithë botën.

    Ne duhet të kemi të qartë se nuk jemi sot për nëser në këto treva. Kemi qënë jemi e do të jemi ketu. Dhe nësër patjetër që do të jemi më të fuqishëm se sot. Prandaj të ndërtojmë gjithcka në kushte të tilla, që të mos thonë nesër, se ne kemi qenë të pa denjtë sot, siç po themi ne sot, se janë vonuar ata të djeshmit.

    Ne e kemi për detyrë të jetojmë dhe të madhështojmë kombin tonë. Ne nuk mund të vdesim, që të na duan grekët e sllavoballkanasit. Prandaj duhet të jemi te drejtëpërdrejtë në marrëdheniet me ta. Asnjëherë të mos hezitojmë të jemi vetevetja dhe te veprojmë vetëm sipas kërkesave te zërit te atdheut tonë, sipas përkesave të zërit te historisë tonë dhe sipas kërkesave të bërjes dhe zhvillimit te kombit tonë. Ne jemi e do të jemi. Shteti dhe politika jonë duhet ta kuptojnë të parët këtë. Nuk është mirë të kujtojmë, që në përgjithesi zhvillimet kombëtare shqiptare kanë ardhur nëpërmjet rrugëve ilegale, sepse politika legale nuk ka qenë e aftë të udhëheqë rrugën e zhvillimit të vendit. Nuk kam dëshirë që kjo mendësi të vazhdojë edhe më tej. Le të dalë politika kombëtare mbi politiken e buzëqeshjeve.

    Me respektin më të madh për të gjithe shqiptarët uroj, që kauza e kësaj lëvizje të jetë e suksesshme dhe synimet e objektivat e saj të realizohen, për të mirën e shqiptarëve, për të mirën e shqiptarisë, për të mirën edhe të grekëve e të Greqisë, që do të ndihen më të lehtë, kur të jetë vendosur drejtësia.

    Ju faleminderit.

    Shkruar nga Kudusi LAMA Gjeneral në rezervë.
    Revolution 1848

  3. #3
    VAZHDIMËSIA E PATURPËSISË KOMPLOTISTE GREKE


    Greqia vjedh paratë e taksapaguesve europianë dhe ato para i përdor për komplote në vendet tjera.

    Historikisht është e njohur dinakëria e pabesia greke që në lashtësi dhe se grekërit e kanë në gjak komplotizmin. Këtë e shprehin hapur edhe sot përfaqësuesit e tyre kudo që ndodhen. Me ligjin e luftës të vitit 1940 që e mbajnë ende në fuqi grekët duan të “riçlirojnë” tokat e pushtuara të fantazmës “Vorio Epir”, megjithëse Shqipëria e Greqia janë vende të NATO-s. Me një armiqësi të hapur, konsulli grek në Korçë Ikonomu u shpreh: “Nuk tërheq asgjë nga ato që kam thënë për grekët dhe për Vorio Epirin. Unë s’bëra më shumë sesa detyrën time dhe ishte pikërisht kjo arsyeja pse unë u tërhoqa në Athinë, por jam i lumtur se deklaratat e mia ia arritën qëllimit. Kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm për misionin tim. Unë punova në Epirin e Veriut”. Dhe mbasi Athina zyrtare e falenderon e ridërgon përsëri për të vazhduar detyrën patriotike.
    Këtu do ishin me vend fjalët e Kryetares së Parlamentit: Kapeni nga zhelet e hidheni jashtë! Por kush e kryen një veprim të tillë? E. Rama duhet ti ketë kërkuar falje Papandreut për “gabimin” në Marrëveshjen e Detit. Dhe në rast se i rijepet karrikja, do ta gradojë edhe Ikonomun “qytetar nderi” si Janullatosin.
    Por grekët nuk duhet të harrojnë se trashëgimtarët e korçarëve të krishterë-atdhetarëve shqiptarë Themistokli Gërmenjit, Mihal Gramenos, Petro Nini Luarasit, etj. janë gjallë dhe me të drejtë kërkojnë largimin e menjëhershëm të tij nga toka shqiptare.
    Në vitin 1996 Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë emëron si Konsull të Shqipërisë në Janinë Petrit Kasemin, por për “çudi” Greqia refuzon pranimin e tij pa ndonjë shkak. Petrit Kasemi ishte profesor universiteti dhe nuk kishte ndonjë deklaratë kundër Greqisë, por megjithatë ai kishte një “njollë faji”, e cila ishte fakti se prinderit e tij ishin dëbuar fëmijë nga shtëpitë e tokat e tyre në Çamëri, mbasi u kishin vrarë të afermit më 1944. Pra Petrit Kasemi nuk lejohej të hynte në Greqi sepse ishte bir i prindërve të lindur shtetas grekë. Arsyen e këtij “qëndrimi miqësor” të një miku strategjik të vendit tonë mund ta shpjegojë vetëm qeveria shqiptare.
    Kohët e fundit, zëdhënësi i ministrisë së jashtme greke e quan shtyrjen e rregjistrimit te popullsisë në Shqipëri si reagim të qarqeve nacionaliste shqiptare. Ndërhyrja e grekëve i ka kaluar tërë kufinjtë e mirësjelljes midis dy vendeve aq më tepër fqinje. Komplotizmi grek vazhdon me “pensionet humanitare” që u japin emigrantëve të tyre në Shqipëri. Do ishte shumë humanitare që t’i ndihmonin ata që e quajne vehten grekër po qe se kishin para. Fjala e urtë e popullit thotë: “Kur s'ke dritë në shtëpi, s'ke pse ndez qiri në xhami”. Greqia vjedh paratë e taksapaguesve europianë dhe ato para i përdor për komplote në vendet tjera.
    Më 1889, Kongresi i Berlinit me anullimin e vendimit të tij të mëparshëm krahinën shqiptare të Çamërisë e la të pashkëputur nga trojet e tjera shqiptare. Atëherë autoritetet greke të frymëzuara nga mendimet mesjetare bizantine filluan në të gjithë qytetet e fshatrat e Çamërisv të hapin shkolla greke nëpërmjet kishës së tyre. Në këtë mënyre urdhëronte peshkopi grek që vajzat të futen detyrimisht në shkolla se nesër kur të bëhen nëna duhet t’u flasin fëmijëve greqisht dhe jo shqip si flitej nëpër shtëpitë e tyre. Edhe sot prapë nën urdhërat-porosi të peshkopit grek Janullatos u hapën shkolla greke edhe aty ku s'ka asnjë minoritar grek. Për këtë duhet “falenderuar” zëvendës-kryeministri Genc Pollo që u kujdes për hapjen e shkollave greke ashtu si edhe tani për formularin e regjistrimit mbi baza etnike e fetare (Pollua mirë që nuk është gjerman, se përndryshe duhet të kërkonte shkarkim nga detyra se formularin e ka kopjuar nga urdhër-porosia e Janullatosit). Politikanët shqiptarë nuk duan të kujtojnë se 60,000 fëmijët shqiptarë në Greqi presin t’iu hapen shkollat që iu mungojnë.
    Çamët e krishterë që vazhdojnë të jetojnë, megjithëse një pjesë i kanë shpërngulur, në tokat e tyre në Çamëri iu ndalohet edhe të flasin Shqip. Ishte vërtetë shume mallëngjyese kur në Shtator 2010, domethënë pas 66 vjetësh i dëbuar, takova dhe bisedova me shumë bashkëvendas të mij në Paramithi, Filat, Pargë, Gumenicë e Margëlliç. Ata kanë shumë mall e deshirë të “fjalosen në gluhën e ëmbël shqipe”, por “demokracia greke” prej të cilës mësojnë politikanët e Shqipërisë rrugën drejt Europës, iua ndalon dhe njëkohësisht iu “harrohet” nga politikanët shqiptarë. Kjo ndodh kështu edhe pse Greqia e Shqipëria kanë nënshkruar një “Pakt Miqësie” që në vitin 1966.
    Revolution 1848

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Nuk ka per zotin krim me te rende qe po ben kupola e ndyre e PD me ne krye Saline.
    Tenatativen per dhenien e detit ku do kalonte gazsjellesi nderkombetar e ti merte parate Greqia per te kaluar krizen.
    Dhe se fundmi regjistrimin e popullsise sipas oreksit te grkerve qe ta bejne Shqiperine nga nje vend me rrace te paster pezallge ne nje shtet multietnik me greke, serbe, arumune etj etj
    Thjesht qe te ruhet karrikja e ndyre e Saliut lyer me gjakun e shqipove qe jane vrare ne emer te tij.
    Me vjen shume keq qe Shqiperia postkosmuniste eshte kaq poshte qe e le kete kriminel te kombit Sali te gjalle.
    Me vjen shume keq qe luften per atdhe po e bjne vetem pak vete te cilet nen terrorin e diktatures barbare te Salise kercasin e ikin jashte sic iku Kolonel Pasha i cili pati kurajen e denoncoi aferen a ndyre antikombetare te faljes se detit. Iku i ziu Pasha ne USA kekoi sterehim atdhetar dhe ja dha USA.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Nuk ka per zotin krim me te rende qe po ben kupola e ndyre e PD me ne krye Saline.
    Tenatativen per dhenien e detit ku do kalonte gazsjellesi nderkombetar e ti merte parate Greqia per te kaluar krizen.
    Dhe se fundmi regjistrimin e popullsise sipas oreksit te grkerve qe ta bejne Shqiperine nga nje vend me rrace te paster pezallge ne nje shtet multietnik me greke, serbe, arumune etj etj
    Thjesht qe te ruhet karrikja e ndyre e Saliut lyer me gjakun e shqipove qe jane vrare ne emer te tij.
    Me vjen shume keq qe Shqiperia postkosmuniste eshte kaq poshte qe e le kete kriminel te kombit Sali te gjalle.
    Me vjen shume keq qe luften per atdhe po e bjne vetem pak vete te cilet nen terrorin e diktatures barbare te Salise kercasin e ikin jashte sic iku Kolonel Pasha i cili pati kurajen e denoncoi aferen a ndyre antikombetare te faljes se detit. Iku i ziu Pasha ne USA kekoi sterehim atdhetar dhe ja dha USA.
    Jo vetem me Saliun, por me te gjith udheheqesit tone , ka qen i njejti problem
    Revolution 1848

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ke te drejte qe edhe pjesa e majte me Nanon ure jane bere grekerve. Dhe sot Rama seshte se po shfaq ndonje sensibilitet te duhur per kete pune.
    Po konkrete dhe teper te uleta sot jane tentativa e dhenise se detit dhe regjistrimi popullsise si pas megalidhese, shto dhe bemat e trathtareve Bollano e Ksera te perkrahur hapur nga Berisha kane totalisht vulen e Sali tradhetarit.
    Albania Uber Alles

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Paturpesine e nenshtrimit ndaj te huajve nuk e solli saliu, apo klani salist qe sundon sot ne PD.

    Saliu ka sofistikuar nenshtrimin e paturpshem ndaj kujtdo te huaji qe ka ndikim ne ceshtjen Shqiptare, vetem e vetem per te mbajtur kolltukun e pushtetit.

    I ka tejkaluar parashikimet e caqeve te mundshme te mungeses totale te paturpesise dhe te demit kolosal qe po i shkakton brezave te ardheshem.

  8. #8
    Cila do ishte zgjidhja ne kete rast ?

    Sepse gjat gjith ketyre viteve pritje, nuk kemi vene re asnje ndryshim te qendrimit indiferent te qeverive tona, perkundrazi, vetem perkeqsim dhe moskokcarje per problemet kombetare dhe po behen nje pale me anen e huaj , duke i lene terren te huajve ne kerkesat e tyre,detyrimisht duket sikur ato kan te drejte ose jan ne epersi dhe keshtu vazhdon pafundesisht deri ne zhdukjen e cdo pretendimi shqiptar kundrejt tyre
    Revolution 1848

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •