Prishtinė, 17 mars - AAK-ja ėshtė nė finalizim tė lėndės ndaj Presidentit Behgjet Pacolli nė Gjykatėn Kushtetuese. Nėnkryetari Ahmet Isufi thotė se janė duke argumentuar pretendimet edhe pėr shkelje tė Kushtetutės nga Pacolli, kur votoi pėr zgjedhjen e Qeverisė. Nė Presidencė thonė se nuk janė nė dijeni pėr kėtė nismė.
Gjykata e Kushtetuese e Kosovės ende pa e pėrfunduar “gjykimin” e nisur ditė mė parė, nėse gjatė zgjedhjes sė Presidentit Behgjet Pacolli janė shkelur procedurat nė Parlament dhe Kushtetuta, shumė shpejt mund ta pranojė edhe njė lėndė tė dytė pikėrisht pėr pretendime pėr shkelje kushtetuese nga ana e Presidentit tė ri tė Kosovės.

Kėrkesėn pėr interpretim nėse ka pasur shkelje, e ka bėrė LDK-ja me mbėshtetje tė deputetėve tė AAK-sė, ndėrsa kėrkesa tjetėr qė po pėrgatitet tė dorėzohet ėshtė iniciuar nga AAK-a, e cila tani kėrkon ndihmėn e deputetėve tė LDK-sė.

Deputeti i AAK-sė, Ahmet Isufi ka konfirmuar tė mėrkurėn pėr “Express” se janė nė fund tė pėrpilimit tė lėndės, tė cilėn, sipas tij, brenda afatit tė paraparė duan ta dorėzojnė nė Gjykatėn Kushtetuese.

Me gjithė dėshirėn dhe pėrpjekjet pėr ta ēuar Pacollin nė Kushtetuese, AAK-ja ende nuk ėshtė e sigurt nėse pėr kėtė nismė do tė arrijė t’i mbledhė 30 nėnshkrime tė deputetėve.

“Po pėrgatitet qė lėnda sa mė mirė tė jetė e argumentuar. Mbledhja e nėnshkrimeve tė deputetėve ende nuk ka filluar, sepse ende jemi nė konsultime”, ka thėnė Isufi.

Afati i fundit pėr ta deponuar kėrkesėn nė Gjykatė ėshtė 22 marsi.
Lėnda qė po pėrgatit AAK-ja pėr tė dėrguar nė Gjykatėn Kushtetuese, ka tė bėjė me votimin e Pacollit pėr zgjedhjen e Qeverisė, pak kohė pasi ishte betuar si President.

Njė zyrtar i lartė i LDK-sė ka thėnė me kusht anonimiteti se ekziston mundėsia qė deputetėt e kėsaj partie mos ta mbėshtesin iniciativėn e AAK-sė, pasi mendojnė se nuk mund tė kenė sukses.

Nė AAK, ndėrsa zyrtarė tė tjerė qė s’kanė dashur t’’u pėrmendet emri kanė thėnė se janė duke u zhvilluar takime mes deputetėve tė AAK-sė dhe LDK-sė pėr tė siguruar numrin e nevojshėm tė nėnshkrimeve, nė tė kundėrtėn, ata thonė se AAK-ja do tė tėrhiqet dhe nuk do tė procedojė kėtė lėndė.

Shefi i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, Ismet Beqiri tė mėrkurėn gjatė gjithė ditės nuk ėshtė lajmėruar nė telefonin e tij.

Nė anėn tjetėr, Presidenti Behgjet Pacolli vazhdon tė punojė me njė agjendė tė pėrditshme dhe me planifikime pėr vizita jashtė vendit edhe nė muajin qershor.

Nė Presidencė nuk janė nė dijeni pėr iniciativėn e AAK-sė pėr njė lėndė tė dytė ndaj Presidentit nė Gjykatėn Kushtetuese.

Ibrahim Gashi, kėshilltar i parė i Presidentit, ka thėnė se nuk janė nė dijeni, por sipas tij, ėshtė e drejtė e deputetėve tė kėrkojnė ēėshtje tė ndryshme.

“Ne nuk kemi as informacion pėr nismėn qė po thoni. Sigurisht qė Presidenti e ka thėnė mendimin e vet, se nuk na takon neve t’i komentojmė. Njėfarė mėnyre ėshtė e drejtė e deputetėve. Ėshtė ēėshtje e tyre se duan apo nuk duan ta ngrenė dhe ne nuk duam tė interferojmė as me komentet tona te puna e Gjykatės. Ne vazhdojmė punėn”, ka thėnė Gashi tė mėrkurėn pėr Express.

Ai megjithatė ėshtė shprehur i bindur se Presidenti e ka legjitimitetin dhe legalitetin e plotė nė punėn qė kryen.

“Megjithėkėtė ne nuk dėshirojmė tė interferojmė nė nismat e askujt, sepse jemi shumė tė bindur se autoriteti i pavarur qė ėshtė i thirrur pėr tė interpretuar respektimin pėrkatėsisht mosrespektimin e kushtetutshmėrisė, do ta thotė fjalėn e vet”, ka thėnė Gashi.>>>burimi: KohaNet